Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-06-05, 08:22   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim SA PĖR NJOHURI

Disa tė dhėna nė :

SIDA/ HIV
HIV (Virusi i mungesės sė imunitetit njerėzor) ėshtė njė virus qė shkatėrron mbrojtjet e trupit kundėr infeksioneve. HIV prek nė mėnyrė tė veēantė qeliza tė caktuara tė bardha tė gjakut, qė quhen limfocite, tė cilat janė tė domosdoshme pėr mbrojtjen e trupit. Kur trupi infektohet me HIV, antitrupat formohen kundėr HIV, e cila ėshtė njė shenjė e pagabueshme qė virusi ndodhet nė trup. Njė person me HIV quhet "HIV pozitiv". Antitrupat mund tė mbajnė tė ulėt nivelin e virusit pėr shumė vjet, por ato nuk mund ta vrasin dot, pjesėrisht sepse ai ngulitet nė genet e qelizave tė infektuara.

Kur virusi shumėzohet, qelizat e bardha tė gjakut shkatėrrohen. Nė tė njėjtėn kohė, disa viruse tė tjera pėrhapen nė organet e limfės dhe sulmojnė qeliza tė tjera tė bardha tė gjakut. Mė nė fund, njė sasi e madhe qelizash tė bardha tė gjakut shkatėrrohen nga infeksioni HIV. Kjo bėn qė trupi tė humbasė njė pjesė tė madhe tė aftėsisė sė tij pėr tė mbrojtur veten kundėr disa infeksioneve zakonisht tė padėmshme dhe kundėr tumoreve tė kėqija. Kjo faza e fundit e infeksionit HIV quhet SIDA (AIDS), e cila do tė thotė Sindromė e Ngjitur e Mangesisė sė Imunitetit. Nė disa raste duhet njė kohė e gjatė qė nga infeksioni deri nė shfaqjen e simptomave tek i infektuari. Sidoqoftė, virusi po shumėzohet nė trup gjatė gjithė kėsaj kohe dhe ky person mund tė infektojė tė tjerėt. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė jeni infektuar me HIV, duhet tė ekzaminoheni nga njė doktor.

Si transmetohet HIV?

HIV mund tė transmetohet nėpėrmjet gjakut, spermės ose sekrecioneve vaginale tė infektuara. Ai mund tė transmetohet me anė tė marrėdhėnieve tė pambrojtura, shkėmbimit tė gjilpėrave tė pista si dhe nga nėna nė fėmijė gjatė shtatzėnisė, lindjes ose dhėnies sė qumėshtit. Njerėzit mund tė infektohen edhe me anė tė transfuzioneve tė gjakut. Megjithatė, nė Suedi rreziku i kėsaj ėshtė gati zero ngaqė i gjithė gjaku analizohet.

Cilat janė simptomat e HIV?
Shumė prej atyre qė infektohen me HIV mbeten pa probleme pėr disa vjet. Megjithatė, disa mund tė paraqesin shenja tė infeksionit tė mprehtė viral me ethe pas nja dy javėsh, dhimbje tek qafa, lodhje, nyja tė fryra tė limfės dhe disa herė skuqjen e lėkurės. Kėto probleme zhduken vetė. Pas njė periudhe e cila mund tė zgjatet nga disa muaj nė disa vjet, i infektuari mund tė pėrjetojė njė ose mė shumė nga kėto probleme: nyja tė fryra tė limfės, infeksione mykore nė membranėn me mukozė tė gojės, herpes, djersitje tė rėnda gjatė natės, ethe tė qėndrueshme, kolla, humbje e madhe e peshės, diareja dhe lodhja problematike dhe tė qėndrueshme.

Qė tė dyshohet diagnoza e SIDA-s, personi i infektuar me HIV duhet tė infektohet me diēka qė njerėzit normalė dhe tė shėndetshėm nuk e kanė. Nė Suedi, mė i zakonshmi ėshtė lloji i pneumonisė qė shkaktohet nga virusi Pneumocystis carinii, ndėrsa nė vende nė zhvillim tuberkuloza ėshtė mė e zakonshmja. Njė sėmundje tjetėr qė mund t’u ngjitet atyre qė vuajnė nga SIDA ėshtė sarkoma e Kaposit, e cila ėshtė njė tumor enėzor nė lėkurė, membrana me mukozė ose njya tė limfės.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Qė tė vėrtetohet nėse dikush ėshtė i infektuar me HIV, doktori merr njė analizė tė zakonshme gjaku, e cila shqyrtohet nė laborator. Rezultati jepet pas afro njė jave. Testimi bėhet falas.

Si trajtohet HIV/SIDA?
Nuk ka aktualisht kurim pėr SIDA-n, por ilaēe tė ndryshme antivirale mund tė pengojnė rritjen e virusit nė trup. Shumica e infeksioneve qė ndodhin gjatė fazės sė SIDA-s mund tė trajtohen.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe tė gjithė partnerėt e mėparshėm tė cilėt mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen. Njė person i infektuar ne HIV duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit pėr parandalimin e infektimit tė tė tjerėve.

Mbani mend!
Njė prezervativ siguron gjithmonė mbrojtje tė mirė kundėr HIV/SIDA-s. Megjithatė, ekziston rreziku i infeksionit nga marrėdhėniet e pambrojtura vaginale dhe anale. Ekziston gjithashtu njė rrezik nėse sperma ose sekrecionet vaginale futen nė gojė.


Sifilisi
Sifilisi, i cili mund tė ketė shumė simptoma tė ashpra, shkaktohet nga bakteret. Sot kjo sėmundje ėshtė shumė e pazakontė nė Suedi. Sifilisi ndodh sidomos tek njerėzit qė kanė patur kontakte seksuale nė Azinė Juglindore, Evropėn Lindore, Afrikė ose nė qytetet e SHBA-sė dhe tė Evropės. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė keni sifilis, duhet tė kėrkoni ekzaminim nga njė doktor.

Si transmetohet sifilisi?
Sifilisi transmetohet kryesisht me anė tė marrėdhėnieve seksuale, por edhe disa kontakte tė tjera shumė intime mund tė transmetojnė bakteret, p.sh. tė puthurit me njė ulcerė sifilisi rreth gojės. Edhe gjaku mund tė transmetojė kėtė infeksion.

Cilat janė simptomat e sifilisit?
Sifilisi fillon me njė ose mė shumė ulcera tė forta, tė padhimbshme, tė mbushura me lėng, 1-4 javė pas infektimit nė atė vend ku bakteret kanė hyrė nė trup. Nė rast se ulcera ndodhet nė vaginė ose zorrėn e trashė, nė disa raste ajo zbulohet vetėm me vėshtirėsi. Pa trajtim, ulcera zhduket pas 3-6 javėsh, por bakteret mbeten nė trup. 1-3 muaj pas infektimit, sėmundja do tė shfaqet pėrsėri si puērra mbi lėkurė. Simptoma tė tjera pėrfshijnė ethet, krupa, lodhja, dhimbja tek nyjat dhe rėnia e flokėve. Atėherė sėmundja mund tė mos shfaqė mė simptoma, dhe tė shfaqet pėrsėri vetėm pas disa vjetėsh.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Nė qoftė se lėngu po del nga ulcera, njė mostėr mund tė ekzaminohet nėn mikroskop. Sifilisi mund tė zbulohet edhe gjatė njė analize gjaku por vetėm disa javė pas infektimit.

Si trajtohet sifilisi?
Sifilisi mund tė kurohet me injeksione peniciline gjatė 10-20 ditėsh. Pas trajtimit, kontrollet pėrsėriten pėr tė paktėn njė vit tjetėr. Testimi dhe trajtimi bėhen falas.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe tė gjithė partnerėt e mėparshėm tė cilėt mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen dhe tė trajtohen nė rast nevoje. Gjatė periudhės sė trajtimit ndalohen marrėdhėniet, si dhe para ekzaminimit dhe trajtimit tė partnerit tuaj. Njė person i infektuar duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit pėr parandalimin e infektimit tė tė tjerėve.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė sifilisi?
Kjo sėmundje ėshtė shumė e rėndė. Pėr shembull, nė rast se sifilisi mbetet i patrajtuar, ai mund t’i bėjė dėm trurit dhe zemrės. Njė grua me sifilis e cila mbetet shtatzėnė mund t’ia transferojė bakteret fetusit nėpėrmjet shtratit. Fetusi atėherė mund tė dėmtohet rėndė. Njė nga problemet e sifilisit ėshtė fakti qė infeksioni mund tė mos zbulohet gjatė fazave tė tij tė para.

Mbani mend!

Nėse gjeni ulcera nė zonėn gjenitale, mos u pėrpiqni t’i trajtoni vetė, por kėrkoni menjėherė kėshillėn e njė doktori. Mbani mend gjithashtu qė njė prezervativ siguron gjithmonė mbrojtje tė mirė kundėr sifilisit.

Pėr abortin
Ky informacion ėshtė kontrolluar pėr saktėsinė nga Dr Lotti Helström, gjinekologe konsulente pranė Spitalit Karolinska, Stokholm.



Asnjėherė, njė vendim i lehtė

Ēėshtja e mbarimit tė shtatzėnisė ka shqetėsuar njerėzit qė nga fillimi i kohės. Aborti, fjalė kjo e cila vjen nga fjala latinisht pėr lindjen e parakohshme, ėshtė debatuar nė ēdo kulturė – nga Kisha, nga profesioni mjekėsor si dhe avokatėt dhe gjykatėsit nė tėrėsi.
Nė Suedi, nėn legjislacionin qė hyri nė fuqi nė vitin 1975, aborti pas kėrkesės lejohet deri nė fund tė javės sė 18-tė tė shtatzėnisė. Ky legjislacion thotė qė vendimin e fundit duhet ta marrė gruaja, dhe askush tjetėr. Ajo ėshtė pėrgjegjėse pėr trupin e saj si dhe pėr tė ardhmen e saj.
Aborti ėshtė e drejta e gruas, dhe ajo nuk ėshtė e detyruar tė paraqesė arsye ose tė mbrojė vendimin e saj pėr njė abort.
Aftėsia pėr tė ngjizur, mbartur dhe lindur fėmijė ėshtė njė forcė e fuqishme dhe e qenėsishme, ku pėrfshihen edhe emocione tė forta. Vendimi pėr tė vazhduar ose pėr t’i dhėnė fund njė shtatzėnie ka tė bėjė me individėt dhe shkencėtarėt nė shumė nivele: ato emocionale dhe etike, teknike dhe mjekėsore.
Njė vendim me nėnkuptime kaq tė thella pėr ekzistencėn – ku kufiri midis jetės dhe vdekjes duket kaq qartė – nuk ėshtė kurrė njė vendim i lehtė.
Vetė legjislacioni nuk e bėn vendimin aspak mė tė lehtė pėr gruan individuale. Ajo ka nevojė pėr ndihmė dhe mbėshtetje. Kujt duhet t’i drejtohet ajo? Si kryhet aborti? Cilat janė nėnkuptimet e vendimit tė saj?
Gruaja me tė shoqin duhet tė ketė nė dispozicion kėshillues me pėrvojė tė cilėt do t’u japin pėrgjigje pyetjeve tė tyre dhe do tė bisedojnė me ta pėr kėtė ēėshtje.
Ky informacion synon t’u japė grave individuale njėfarė baze kur ato pėrballen me vendimin pėr tė mbaruar ose vazhduar shtatzėninė


Mbrojtja e Mirė
“Mė mirė tė bėsh dashuri pa fėmijė sesa fėmijė pa dashuri.” Ky deklarim, sot nuk ėshtė aspak i debatuar, por para mė pak se 90 vjetėsh, ai mjaftonte pėr tė futur nė burg deklaruesin, Hinke Bergegren. Cili ka qenė krimi i tij? Lartėsimi i prezervativave si armė kundėr varfėrisė, sėmundjes dhe shtypjes. (Ligji Suedez qė ndalonte botimin e informacionit pėr prezervativat nga viti 1911 deri 1938 njihej si Lex Hinke.)
Para njė qind vjetėsh, varfėria ishte ende e pėrhapur. Puna e rėndė e krahut, mungesa e ushqimit dhe e gjumit, familjet e mėdha si dhe kushtet e ngushta tė banimit ishin qė tė gjitha pjesė tė jetės sė pėrditshme pėr njė pjesė tė madhe tė popullsisė Suedeze. Shėndeti i dobėt ishte shumė i pėrhapur dhe ritmet e vdekshmėrisė ishin tė larta, sidomos mes grave me barrė, grave kur lindnin dhe foshnjave tė sapolindura. Sėmundjet seksualisht tė transmetuara pėrhapeshin pa pėrmbajtje nėpėr Evropė, dhe Suedia nuk pėrjashtohej prej kėsaj. Nė kėto rrethana, ekzistonte njė nevojė urgjente pėr edukimin e publikut nė lidhje me shėndetin seksual.
Nismėtarėt e edukimit seksual panė mundėsinė qė individėt tė fillonin tė komandonin shėndetin e tyre seksual, duke zgjedhur se sa fėmijė do tė lindnin dhe duke ditur se si tė parandalonin infeksionet. Nė vitin 1933 njė militante e pėrkushtuar e quajtur Elise Ottesen Jensen u bashkua me disa doktorė dhe shoqata profesionale pėr tė krijuar RFSU (Shoqatėn Suedeze pėr Edukimin Seksual), e cila punoi pėr tė pėrhapur kontraceptimin, edukimin seksual nėpėr shkolla, abortin sipas dėshirės dhe legalizimin e homoseksualitetit.
Qysh atėherė, janė pėrhapur forma tė reja kontraceptimi dhe njohuri tė pėrmirėsuara tė metodave mė tė vjetra. Koncepti bazė i edukimit pėr shėndetin nė lidhje ne riprodhimin mbetet i njėjtė dhe i pandryshuar: t’u jepet njerėzve njohuria pėr tė zgjedhur atė lloj kontraceptimi qė u pėrshtatet atyre mė sė miri.
Njerėzit e ndryshėm kanė nevoja tė ndryshme. Kontraceptimi synon tė parandalojė shtatzėninė e padashur dhe abortin e mundshėm, si dhe pėr tė bėrė marrėdhėniet intime mė tė sigurta – duke siguruar mbrojtje kundėr infeksioneve seksualisht tė transmetuara (ISTs) dhe duke ruajtur pjellorinė dhe oreksin seksual. Zgjidhja mė e mirė ndryshon sipas individit dhe situatės pėrkatėse.
Asnjė kontraceptiv nuk ėshtė 100 per qind i sigurt, por ēdo metodė ėshtė mė e sigurt sesa mungesa e kontraceptimit. Disaherė njė kombinim metodash ėshtė zgjidhja mė e mirė.
Kjo librushkė pėrshkruan format e kontraceptimit qė disponohen aktualisht nė Suedi, bashkė me anėt e tyre pozitive dhe negative.

Pavarėsisht nga lloji i kontraceptimit qė ju pėrdorni, duhet ta trajtoni partnerin tuaj me dashuri dhe respekt.



Fekondimi
Njė burrė prodhon sperma (qeliza mashkullore riprodhuese) pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij pasi tė ketė arritur pjekurinė seksuale. Spermat krijohen nė testikujt e burrit, brenda qesės sė tyre. Testikujt prodhojnė gjithashtu edhe hormonin seksual mashkullor, tė quajtur testosteronė, njė steroidė anabolike e dobėt e cila nevojitet pėr krijimin e spermave. Lloje tė ndryshme steroidash anabolike gjenden natyrisht nė trup. Marrja e steroidave anabolike shtesa mund tė ngatėrrojė prodhimin e testosteronės dhe mė nė fund edhe tė spermės. Rreth 150 miliona sperma krijohen ēdo ditė, dhe duan mė shumė se dy muaj pėr t’u zhvilluar plotėsisht. Ato lėnė testikujt pėrmes kanalit ‘vas deferens’ dhe pėrzihen me lėngun seminal i cili prodhohet nė gjėndrėn prostate dhe nė kanalet e spermės. Njė derdhje e vetme pėrmban zakonisht disa qindra miliona sperma. Sperma mnud tė jetojė nė tubat fallopiane tė gruas deri pesė ditė. Kur tė ndodhė fekondimi, sperma e burrit bashkohet me qelizėn e vezės tė gruas.

Njė grua lind me qindra mijėra qeliza vezė nene. Gjatė jetės sė saj nuk krijohen tė tjera. Kėto qeliza shumė tė vogla mbahen nė vezoret, tė cilat ndodhen nė fund tė legenit, secila nė njėrėn anė tė mitrės. Mitra e ka trajtėn si tė njė dardhe tė kthyer pėrmbys. Pjesa mė e poshtme, qafa e mitrės, mund tė ndihet nė majė tė vaginės. Pjesa e sipėrme e mitrės ėshtė e lidhur me vezoret me anė tė dy tubave fallopiane.
Kur gruaja tė ketė arritur pjekurinė seksuale, njė vezė piqet zakonisht ēdo muaj dhe lėshohet prej njė nga vezoret. Procesi i ovulimit (lėshimit tė vezės) drejtohet nga hormonet. Gratė kanė dy hormone seksuale, estrogjenėn dhe progjestogjenėn, tė cilat prodhohen nė vezore. Veza merret nga njė prej tubave fallopiane, i cili e ēon drejt mitrės. Veza jeton vetėm 24 orė. Nė rast se nuk pllenohet, niveli i progjestogjenės bie nė mėnyrė drastike pas dy javėsh, duke shkaktuar gjakosjen – menstruacionin – nga mitra.

Kur burri derdh spermė gjatė marrėdhėnieve seksuale, spermat arrijnė shpejt tubat fallopiane nėpėrmjet vaginės dhe mitrės. Spermat mund tė mbeten nė mitrėn dhe/ose tubat fallopiane pėr tre deri pesė ditė. Nė rast se gruaja lėshon njė vezė gjatė kėsaj kohe, veza mund tė pllenohet. Prandaj fekondimi mund tė ndodhė menjėherė ose deri disa ditė pas marrėdhėnieve seksuale. Fekondimi ndodh zakonisht nė tub fallopian. Atėherė veza e pllenuar ēohet poshtė, drejt mitrės, ku ajo ngulitet rreth njė javė pas pllenimit. Pas pllenimit tė vezės, gruaja nuk ka mė gjakra, sepse atėherė trupi i saj vazhdon tė prodhojė progjestogjenė.
Vini re qė lėshimi i vezės ndodh dy javė para gjakrave, dhe jo njė periudhė tė caktuar kohe pas gjakrave tė mėparshme tė gruas. Prandaj, nė qoftė se ju keni njė cikėl tė parregullt, ėshtė e pamundur tė parashikoni se kur do tė lėshoni prapė vezė.


Probleme specifike pėr burrat
Nxjerrjet nga uretra, nganjėherė bashkė me njė ndjenjė djegėse gjatė urinimit, mund tė shkaktohen nga: Klamidia, gonorreja, kondiloma tek uretra, trikomonas, ulcerat e urdhjes tek uretra, skuqja nėn lafshėn e penisit, skuqja e prostatės ose cistiti.

Ndjenja qė kruhet tek organet gjenitale ose rreth tyre mund tė shkaktohet nga: Kondiloma, morrat gjenitale, zgjebja, ndonjė infeksion mykor ose ekzema.

Ulcerat tek organet gjenitale ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga: Kondiloma e sheshtė, urdhja, sifilisi, skuqja e lafshės, gėrryerja gjatė marrėdhėnieve seksuale, masturbimi ose rrobat shumė tė ngushta.

Ndryshimet si lytha tek organet gjenitale ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga: Kondiloma ose molluskumi (njė sėmundje virale e lėkurės me njolla ngjyrė rozė).

Dhimbja nė zonėn gjenitale ose nė kurriz mund tė jetė simptomė e:
Skuqjes sė epididimit tė shkaktuar nga klamidia ose gonorreja e pamjekuar. Dhimbja mund tė shkaktohet edhe nga skuqja e prostatės.

Problemet e zorrės sė trashė si p.sh. kur kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund tė shkaktohen nga:
eczema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.


Gonorreja

Infeksionet e gonorresė shkaktohen nga bakteret, tė cilat dėmtojnė membranėn me mukozė tė uretrės si dhe atė tė qafės sė mitrės. Mund tė preken edhe gryka dhe zorra e trashė. Sot nė Suedi zbulohen vetėm pak raste, por numri i tyre ėshtė rritur kėto vite tė fundit. Shumė prej atyre qė kanė vuajtur nga gonorreja nė Suedi infektohen nė vende tė tjera. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė keni gonorre, ju duhet tė kėrkoni ekzaminim nga njė doktor.

Si transmetohet gonorreja?
Gonorreja transmetohet me anė tė marrėdhėnieve vaginale, anale si dhe gojore.

Cilat janė simptomat e gonorresė?

Burrat dhe gratė nxjerrin njė lėng jeshil verdhosh nga uretra dhe mund tė ndiejnė djegie gjatė urinimit. Gratė mund tė pėrjetojnė edhe nxjerrje me gjak. Simptomat shfaqen zakonisht 3-5 ditė pas infektimit. Nė disa raste, shfaqja e simptomave do 20 ditė. Disa njerėz nuk paraqesin asnjė simptomė.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Njė mostėr merret me njė shtupė pambuku nga uretra dhe qafa e mitrės, nganjėherė edhe nga gryka dhe zorra e trashė. Disa doktorė mund tė jenė nė gjendje t’ju tregojnė menjėherė nėse jeni i infektuar, megjithatė, mė zakonisht do t’ju duhet tė prisni disa ditė. Ndalohen marrėdhėniet intime deri sa tė kryhet njė diagnozė e saktė, edhe partneri juaj nuk duhet tė bėjė marrėdhėnie para se tė ekzaminohet.

Si mjekohet gonorreja?

Shumė nga bakteret e gonorresė tė cilat ndodhin nė Suedi mund tė trajtohen me penicilinė. Megjithatė, shpeshherė gjenden baktere tė qėndrueshme. Nė kėtė rast duhen pėrdorur lloje tė ndryshme antibiotikash. Njė mostėr e re merret 1-2 javė pas mbarimit tė trajtimit pėr tė parė nėse infeksioni ėshtė zhdukur. Testimi dhe trajtimi bėhen falas.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe tė gjithė partnerėt e mėparshėm tė cilėt mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen dhe tė trajtohen nė rast nevoje. Gjatė periudhės sė trajtimit ndalohen marrėdhėniet. Njė person i infektuar duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit pėr parandalimin e infektimit tė tė tjerėve.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė gonorreja?
Gonorreja e patrajtuar mund tė shkaktojė skuqjen e tubave fallopiane tek gratė. Burrat mund tė vuajnė nga skuqja e epididimit dhe/ose gjėndrės prostate. Kjo sėmundje mund tė ēojė nė shterpėsi tek tė dyja sekset.

Mbani mend!

Tregojani doktorit nėse jeni infektuar jashtė shtetit ose nga dikush i cili ka qenė jashtė shtetit kohėt e fundit. Kjo ndihmon nė sigurimin e trajtimit tė duhur pėr ju. Mbani mend gjithashtu edhe qė njė prezervativ ju siguron gjithmonė mbrojtje tė mirė kundėr gonorresė.


Klamidia

E shkaktuar nga bakteret, klamidia mund tė shkaktojė infeksione tė dhimbshme nė zonėn gjenitale. Kjo sėmundje ėshtė njė nga infeksionet seksualisht tė transmetuara mė tė zakonshme tek burrat dhe gratė nėn moshėn 25. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė keni njė infeksion me klamidia, ju duhet tė kėrkoni njė ekzaminim nga doktori.

Si transmetohet klamidia?
Klamidia transmetohet zakonisht gjatė marrėdhėnieve vaginale ose anale, por ajo mund tė transmetohet edhe nėpėrmjet marrėdhėnieve gojore.

Cilat janė simptomat e klamidias?
1) Bakteret shumėzohen aktivisht. 3-20 ditė pas infektimit, ju mund tė keni probleme tė tilla si nxjerrjet dhe djegia gjatė urinimit.
2) Bakteret shumėzohen dhe shkaktojnė shumė pak probleme. Gjysma prej tė gjithė tė infektuarve kanė kaq pak probleme saqė nuk shohin asnjė nevojė pėr tė vizituar doktorin. Sidoqoftė, edhe nėse nuk keni simptoma, pėrsėri mund tė infektoni tė tjerėt.
3) Bakteret shumėzohen ngadalė dhe nuk shkaktojnė probleme. Nė disa raste bakteret nuk zbulohen fare gjatė testimit por mund tė jenė "tė fjetura" pėr disa vjet. Megjithatė, ka arsye tė ndryshme pse bakteret mund tė fillojnė papritur tė shumėzohen mė shpejt dhe tė sjellin probleme.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Qė tė pėrcaktojė nėse dikush ėshtė i infektuar me klamidia, doktori merr njė mostėr nga qafa e mitrės dhe nganjėherė edhe nga uretra dhe zorra e trashė me shtupė pambuku. Edhe njė mostėr urine mund tė pėrdoret. Pas pak ditėsh, pacientit i tregohet nėse ėshtė i infektuar apo jo.

Si trajtohet klamidia?
Klamidia trajtohet me antibiotika. Doktori mund t’i kėrkojė pacientit tė kthehet pėr njė kontroll tė radhės. Testimi dhe mjekimi jepen falas qė tė dy.

Po partneri im?
Partneri juaj aktual si dhe partnerėt e mėparshėm qė mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen dhe tė mjekohen nė rast nevoje. Hiqni dorė nga marrėdhėniet intime gjatė periudhės sė mjekimit. Njė person i infektuar duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit qė tė parandalohet infektimi i tė tjerėve.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė klamidia?

Klamidia e patrajtuar ėshtė shkaku mė i zakonshėm i skuqjes sė tubave fallopiane. Nė rastin mė tė keq, ajo mund tė ēojė nė shterpėsinė e femrės. Nė raste tė tjera, tubat fallopiane mund tė jenė tė dėmtuara mjaft sa tė rritet rreziku i shtatzėnisė ektopike (d.m.th. nė tub dhe jo nė mitėr). Njė grua shtatzėnė me klamidia mund tė infektojė fėmijėn e saj gjatė lindjes. Atėherė fėmija mund tė vuajė nga skuqja e syve ose e mushkėrive, dhe tė mbartė rrezikun e astmės mė vonė nė jetė.

Tek meshkujt, kjo sėmundje mund tė shkaktojė skuqjen e epididimit me simptoma tė tilla si p.sh. ndjeshmėria e tepėrt ose dhimbja dhe fryrja e mprehtė tek gjysma e infektuar e qesės sė testikujve. Nė disa raste tė rralla mund tė ndodhė ndjenja e presionit nė zonėn gjenitale si dhe ethet. Klamidia mund tė shkaktojė edhe skuqjen e syve, zakonisht nga njėri sy.

Mbani mend!
Klamidia ka shpeshherė shumė pak simptoma, nganjėherė asnjė simptomė. Pėrdorimi i prezervativit ėshtė njė mėnyrė e efektshme e mbrojtjes kundėr infeksionit.

Urdhja

Urdhja shkaktohet nga njė virus dhe shfaqet si fshika dhe ulcera nė lėkurė ose membrana me mukozė. Virusi gjendet nė dy forma. Njėra formė shfaqet shpesh tek buzėt (forma 1). Forma tjetėr shfaqet kryesisht tek organet gjenitale (forma 2). Virusi i formės 2 ėshtė aktualisht njė shkak i zakonshėm i infeksioneve gjenitale. Nė fakt infeksioni ėshtė shumė i zakonshėm, dhe rreth 75% e tė gjithė atyre qė janė tė infektuar me urdhje nuk paraqesin simptoma, ndonėse ata mund tė infektojnė tė tjerėt.

Si transmetohet?

Tė dyja format transmetohen njėsoj, nėpėrmjet lėngut nė fshika. Kontakti i ngushtė si p.sh. tė puthurit dhe marrėdhėniet intime ėshtė mėnyra mė e zakonshme e transmetimit dhe duhet tė shmanget nėse shfaqen fshikat. Urdhja tek buzėt mund tė transmetohet nė organet gjenitale nėpėrmjet puthjes dhe urdhja gjenitale mund tė transmetohet nė buzėt nė tė njėjtėn mėnyrė (ndonėse kjo ėshtė e pazakontė).

Cilat janė simptomat e urdhjes?
Urdhja fillon me njė njollė tė vogėl qė krijon nevojėn pėr t’u kruajtur. Pastaj fshikėza tė vogla tė mbushura me lėng krijohen dhe plasin shpejt, duke lėnė ulcera tė mbushura me lėng. Nė rastin e infektimit pėr herė tė parė, personi mund tė ketė edhe ethe dhe ndjeshmėri tek nyjat e limfės. Ulcerat shfaqen zakonisht brenda dy javėsh pas infektimit dhe zhduken pa mjekim pas rreth 3 javėsh. Pas infektimit, infeksioni mbetet i fjetur nė trup, d.m.th. ai mund tė shfaqet pėrsėri pas intervaleve tė ndryshme kohe.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Disa herė fshikėzat mund tė shihen pa mikroskop. Qė tė sigurohet njė diagnozė e saktė, njė mostėr merret direkt nga fshikėza dhe ekzaminohet nė laborator. Njė analizė gjaku mund tė pėrcaktojė nėse jeni duke mbartur kėtė virus.

Si trajtohet urdhja?

Nuk ka aktualisht kurim pėr urdhjen. Megjithatė, disa trajtime mund tė zbusin simptomat dhe tė ulin problemet qė shkakton infeksioni. Njerėzit qė vuajnė nga shfaqje tė shpeshta dhe tė rėnda mund t’i parandalojė me anė tė mjekimit tė pėrditshėm. Ndonėse ulcerat zhduken vetė, ėshtė e rėndėsishme qė ato tė mbahen tė pastra.

Po partneri im?
Infektimi bėhet vetėm njė herė nė jetė, dhe njė partner i cili ėshtė infektuar qė mė parė nuk preket nga shfaqja e infeksionit tek ju. Nė rast se fshikėzat shfaqen pėrsėri, rreziku i infeksionit ėshtė i lartė gjatė ditėve tė para por bie ndėrsa ulcerat zhduken vetė. Prandaj, njė prezervativ duhet tė pėrdoret gjatė marrėdhėnieve intime gjatė kohės qė ulcerat po shėrohen vetė. Ka rėndėsi gjithashtu tė mėsoni tė njihni fillimin e njė shfaqjeje tė re (kruajtja-djegia dhe pastaj skuqja, fryrja dhe krijimi i fshikėzave) qė tė hiqni dorė nga marrėdhėniet intime dhe tė ulni rrezikun e transmetimit tė infeksionit.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė urdhja?
Njė grua shtatzėnė me fshikėzat e urdhjes nė zonėn gjenitale mund t’i transferojė foshnjės, gjatė lindjes, njė infeksion qė ia kėrcėnon jetėn. Kjo ėshtė tepėr i rrallė, por pėr shmangien e rrezikut, disa gra zgjedhin tė lindin me prerje cezariane.

Mbani mend!
Gratė shtatzėna tė cilat kanė urdhje qė shfaqet herė pas here duhet tė njoftojnė maminė dhe doktorin e tyre pėr kėtė.

Kondiloma (lythat gjenitalė)
Kondiloma shkaktohet nga njė virus i cili krijon lytha me ngjyrė rozė tė zbehtė ose ngjyrė lėkure. Ata mund tė identifikohen kollaj kur janė tė ngritur, me lob dhe rriten tufa-tufa. Megjithatė, lythat mund tė jenė edhe tė vegjėl, tė sheshtė dhe tė padukshėm pa mikroskop. Ky infeksion ėshtė shumė i pėrhapur.

Si transmetohet kondiloma?
Kondiloma transmetohet kryesisht nėpėrmjet marrėdhėnieve intime. Ajo mund tė transmetohet edhe nėpėrmjet pėrkėdheljes intime dhe kontakteve tė tjera seksuale.

Cilat janė simptomat e kondilomės?
Nė shumicėn e rasteve, kondiloma nuk shfaq simptoma, por tek burrat dhe gratė kondiloma mund tė shkaktojė kruarjen, djegien, nxjerrjet, gjakosje tė lehtė, ēarjen e lėkurės si dhe infeksione gjenitale. Lythat mund edhe tė formohen gjithashtu rreth dhe brenda anusit si dhe nė zorrėn e trashė.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Lythat e mėdhenj dhe me lob janė tė lehtė pėr t’u parė nga doktori pa ndihmėn e mikroskopit. Ata tė sheshtė, tė cilėt shihen vetėm me vėshtirėsi, mund tė ngjyrosen gjatė ekzaminimit me njė solucion i cili i bėn tė bardhė dhe tė dukshėm. Atėherė doktori pėrdor shpeshherė njė instrument tė veēantė zmadhues pėr t’i parė lythat mė qartė.

Si trajtohet kondiloma?
Lythat mund tė trajtohen lehtė me njė solucion tė veēantė. Lythat mund edhe tė digjen ose tė hiqen pasi ngrihen. Nėse ndodhen nė sipėrfaqe, trajtimi me laser mund tė arrijė rezultate tė mira. Lythat mund tė kthehen pas trajtimit. Nė kėtė rast ju duhet tė kontaktoni prapė me doktorin tuaj.

Po partneri im?
Partneri juaj afatgjatė duhet tė kontrollohet gjithmonė. Duhet tė kontrollohen gjithashtu edhe ish-partnerėt tė cilėt mund tė kenė transmetuar infeksionin.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė kondiloma?
Disa lloje tė virusit qė shkakton kondilomėn mund tė shkaktojnė ndryshime tek qelizat e qafės sė mitrės. Prandaj mostra tė qelizave duhet tė merren rregullisht nėse njė grua ka kondiloma.

Mbani mend!
Pėrdorni gjithmonė njė prezervativ nėse bėni marrėdhenie gjatė mjekimit. Jo tė gjithė lythat dhe njollat e ashpra nė zonėn gjenitale janė kondiloma. Megjithatė, ju duhet tė kontaktoni gjithmonė me doktorin tuaj nėse bėheni me rritje si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre.

Zgjebja
Zgjebja ėshtė njė parazit i vogėl dhe pothuaj i padukshėm i cili zhbiron dhe futet nė lėkurė, ndėrzen dhe lė vezėt e tij nė kanalet e krijuara nė lėkurė. Mbushja e lėkurės me kėtė parazit shkakton nevojė pėr t’u kruajtur. Parazitėt e zgjebes gjenden shpeshherė tek duart, sidomos midis gishtave, rreth thitheve, nė sqetulla dhe rreth gjenitaleve.

Si transmetohet zgjebja?

Zgjebja transmetohet nėpėrmjet kontaktit tė ngushtė tė trupave, pėr shembull kur njerėzit flejnė sė bashku si dhe gjatė marrėdhėnieve seksuale.

Cilat janė simptomat e zgjebes?
Zgjebja krijon njė nevojė tė fortė pėr t’u kruajtur pėr rreth 2-3 javė pas infektimit. Kruajtja, e cila ėshtė reagim alergjik ndaj parazitit tė zgjebes, ėshtė mė keq nė mbrėmje dhe gjatė natės.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Doktori ekzaminon kanalet e zgjebes dhe nxjerr parazitėt e zgjebes me gjilpėrė.

Si mjekohet zgjebja?
Zgjebja mjekohet me njė vaj, Tenutex, qė mund tė merret pa recetė, qė lyhet nė gjithė trupin pėrveē kokės. Kruajtja, e cila mbetet disa herė madje edhe pas heqjes sė parazitėve, mund tė zbutet me anė tė njė vaji ose melhemi tė veēantė.

Po partneri im?
Familjarėt dhe partneri juaj duhet tė ekzaminohen. Ata me tė cilėt flini nė njė krevat duhet tė mjekohen nė tė njėjtėn kohė. Pėr parandalimin e riinfektimit, kėshillohet mjekimi i partnerit tė tė infektuarit si dhe i familjarėve tė tjerė qė kanė patur kontakt tė ngushtė me tė infektuarin.


Trikomonasi
Trikomonasi ėshtė njė skuqje vaginale relativisht e panjohur nė Suedi, e cila shkaktohet nga njė parazit.

Si transmetohet trikomonasi?
Trikomonasi transmetohet kryesisht nga marrėdhėniet seksuale, por edhe disa mėnyra tė tjera kontakti intim mund ta transmetojnė parazitin.

Cilat janė simptomat e trikomonasit?
Dy tė tretat e grave tė cilat infektohen me trikomonasin kanė nxjerrje erėkeqe, zakonisht me shkumė dhe nganjėherė tė pėrziera me gjak. Edhe fryrja dhe ndjenja e djegies mund tė ndodhin nė zonėn gjenitale. Njė e treta e tė infektuarave nuk pėrjetojnė probleme. Burrat me trikomonasin zakonisht nuk paraqesin simptoma, edhe pse janė infektues. Megjithatė, problemet e uretrės dhe tė prostatės mund tė shkaktohen falė infeksionit me trikomonasin.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Merren mostra tė nxjerrjes nė vaginė pėr gratė dhe nė uretėr pėr burrat dhe kėto ekzaminohen nėn mikroskop. Nė qoftė se rezultatet nuk janė tė qarta, mostrat mund tė dėrgohen nė laborator qė tė krijohet njė koloni.

Si mjekohet trikomonasi?
Trikomonasi mjekohet me kokrra antibiotike.

Po partneri im?
Edhe partneri juaj duhet gjithashtu tė kontrollohet dhe tė mjekohet.

Mbani mend!
Shumė njerėz me trikomonas kanė edhe njė IST tjetėr. Pėrdorimi i prezervativit ėshtė gjithnjė njė mėnyrė e efektshme e parandalimit kundėr infeksionit.



Probleme specifike pėr gratė
Ai lėngu i cili nxirret zakonisht nga vagina dhe qafa e mitrės ėshtė pa ngjyrė ose i verdhė i zbehtė, me erė pak tė thartuar. Nė rast se lėngu i qafės sė mitrės shtohet ose ndryshon ngjyrėn ose erėn, kjo mund tė jetė shenjė e njė IST (infeksion seksualisht i transmetuar).

Nxjerrjet, ngutja dhe/ose ndjenja e djegies gjatė urinimit mund tė shkaktohen nga:
Klamidia, gonorreja, kondiloma, ulcerat e urdhjes nė uretėr, trikomonasi ose cistiti. Kėto probleme mund t’i shkaktojė edhe skuqja vaginale e shkaktuar nga njė infeksion mykor ose ērregullimi i florės normale bakteriale.

Ndjenja e kruajtjes/djegies tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohet nga:
Njė infeksion mykor, kondiloma, zgjebja, morrat gjenitalė, ekzema.

Ulcerat tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
Kondiloma e sheshtė, urdhja, sifilisi dhe gėrryerja gjatė marrėdhėnieve seksuale, masturbimit ose rrobave shumė tė ngushta.

Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
Kondiloma ose molluskumi.

Dhimbja nė zonėn gjenitale mund tė shkaktohet nga:
Skuqja e vaginės, skuqja e mitrės ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund tė shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere tė tjera.

Gjakosja ndėrmenstruale mund tė shkaktohet nga:
Ērregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nėse gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.

Problemet e zorrės sė trashė si kur tė kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund tė shkaktohen nga:
Ekzema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.


Hepatiti B
Hepatiti B ėshtė njė virus i cili njihet gjithashtu si tė verdhėt ngjitėse. Nėse keni arsye pėr tė besuar qė jeni infektuar me Hepatitin B, duhet tė ekzaminoheni nga njė doktor.

Si transmetohet Hepatiti B?
Hepatiti B mund tė transmetohet me anė tė gjakut dhe lėngjeve tė trupit. Kjo mund tė ndodhė nėpėrmjet kontaktit seksual ose gjilpėrave qė pėrdoren nga njė person i infektuar me Hepatitin B. Infektimi mund tė bėhet edhe nėpėrmjet transfuzioneve tė gjakut. Sidoqoftė, rreziku i kėsaj nė Suedi ėshtė gati zero ngaqė i gjithė gjaku analizohet.

Cilat janė simptomat e Hepatitit B?

Hepatiti B shkakton lodhje, kruajtje nė tė gjithė trupin, zverdhjen e tė bardhave tė syve dhe humbjen e oreksit. Kjo sėmundje mund tė shkaktojė edhe dėmtim tė pėrhershėm tė mėlēisė. Simptomat e para shfaqen zakonisht 2-6 javė pas infektimit.

Cila ėshtė procedura e testimit?
Qė tė shohė nėse dikush ėshtė i infektuar me Hepatitin B, doktori merr njė mostėr gjaku nga krahu. Mostra e gjakut mund tė ndihmojė edhe pėr tė pėrcaktuar nėse mėlēia ėshtė dėmtuar nga sėmundja.

Si trajtohet Hepatiti B?

Nuk ka kurim pėr Hepatitin B. Sėmundja zhduket vetė zakonisht pas disa muajsh. Pas kėsaj, nuk ka mė rrezik infektimit pėr tė tjerėt.

Po partneri im?
Partneri juaj afatgjatė mund tė mbrohet nėpėrmjet vaksinimit. Nė rast se bėhen kontakte tė tjera seksuale, njė prezervativ duhet tė pėrdoret. Njė person i infektuar duhet tė ndjekė drejtimet e doktorit qė tė parandalohet infektimi i tė tjerėve. Partneri juaj aktual si dhe tė gjithė partnerėt e mėparshėm tė cilėt mund tė jenė tė infektuar duhet tė ekzaminohen dhe tė trajtohen nė rast nevoje.

Cilat sėmundje dytėsore mund tė shkaktojė Hepatiti B?
Kjo sėmundje nuk zhduket vetė tek njė numėr i vogėl tė infektuarish. Nė kėtė rast, personi vazhdon tė jetė infektues gjatė gjithė jetės. Njė fėmije qė i lind njė nėne tė infektuar mund t’i jepet njė vaksinė kundėr sėmundjes. Sot ka njė vaksinė pėr tė parandaluar Hepatitin B.

Mbani mend!

Njė prezervativ siguron gjithmonė mbrojtje tė mirė kundėr Hepatitit B.



P.S.Kopjuar me lejen e Institutit shendetsorė tė Suedisė.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-04-06, 19:36   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ēka ėshtė autizmi?

Autizmi ėshtė paaftėsi zhvilluese e pėrjetshme e cila ndikon nė mėnyrėn se si personi komunikon dhe sillet me njerėzit rreth tyre. Fėmijėt dhe tė rriturit me autizm kanė vėshtėrsi tė kenė afėrsi me tė tjerėt nė mėnyrė tė thjeshtė. Nė pėrgjithėsi aftėsitė e tyre pėr tė zhvilluar shoqėri dhe aftėsia e tyre pėr tė kuptuar shprehjet emocionale tė njerėzve tė tjerė janė tė kufizuar.
Njerėzit me autizm shpesh mund tė kenė paftėsi tė tjera por ēdonjeri me kėtė gjendje ka vėshtėrsi tė kuptojnė gjėrat nė botė.
Ekziston edhe njė gjendje tjetėr qė quhet sindromi i Asperger, i cili i pėrshkruan njerėzit me lloj mė tė lartė tė autizmit. Pėr mė shumė informata lexoni fletushkėn Ēka ėshtė sindromi i Aspergerit?
‘Realiteti pėr personin me autizm ėshtė e pshtjelluar, njė grumbull i ngjarjeve bashkėvepruese, njerėzve, vendeve, tingujve dhe pamjeve. Duket qė nuk ka kufi tė qartė, rregull apo kuptim pėr asnjėgjė. Njė pjesė e madhe e jetės time e kaloj duke u munduar tė gjejė kuptim pasė ēdo gjėje.’
Personi me autizėm

Cilat janė karakteristikat e autizmit?

Nė pėrgjithėsi njerėzit me autizėm pėrjetojnė vėshtėrsi nė tri mėnyra kryesore, kėto njihen si treshi i dobėsive.
  • Bashkėveprimi shoqėror (i vėshtirė me marrėdhėnie shoqėrore, pėr shembull duket i ftoftė dhe indiferent pėr njerėzit e tjerė).
  • Komunikim shoqėror (vėshtėrsi me komunikim verbal dhe jo verbal, pėr shembull nuk i kuptojnė plotėsisht kuptimin e gjesteve tė zakonshme, shprehjeve tė fytyrės apo tingullin e zėrit).
  • Imagjinatėn (vėshtėrsi nė zhvillimin interpersonal tė lojrave dhe imagjinatės, pėr shembull aktivitete tė kufizuara imagjinative, mundėsisht tė kopjuara nė mėnyrė tė shtanguar dhe pėrsėritėse).
Si shtojcė tė treshit tė dobėsive shpesh si karakteristikė janė edhe sjelljet e pėrsėritura dhe kundėrshtime nėse gjėrat e pėrditshme ndryshohen.
Ēka e shkakton autizmin?

Shkaku apo shkaqet e autizmit janė ende tė panjohura por studimet tregojnė qė faktorėt gjenetik janė me rėndėsi. Poashtu nga studimet ėshtė e dukshme qė autizmi mund tė jetė i lidhur me gjendjet e tjera qė ndikojnė nė zhvillimin e trurit qė ndodhin para, gjatė apo menjėherė pasė lindjes sė foshnjes.
Diagnoza

Sa mė shpejtė qė bėhet diagnoza e autizmit aq mė shumė ka shansa qė personi tė merr ndihmė dhe pėrkrahje tė duhur.
A mund tė ju ndihmohet njerėzve me autizėm?

Arsimim i posaqėm dhe pėrkrahja e organizuar mund tė bėjė ndryshim tė madh pėr jeten e personit me autizėm, duke ju ndihmuar pėr t’i shtuar aftėsitė dhe pėr tė arritė potencial tė plotė mė vonė nė moshė.

Huazuar dhe pėrshtatur nga multikulti
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-04-06, 18:25   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Stresi i pėrkohshėm forcon imunitetin


Stresi i shkurtė dhe i pėrkohshėm mund tė forcojė sistemin imunologjik tė organizmit, tregojnė studimet e pėrbashkėta tė shkenctarėve Amerikan dhe atyre Kanadez.
Nga ana tjetėr, stresi konstant mund tė dobsojė organizmin qė tė lufotjė me infeksionet, thonė kėta shkenctarė nga University of Kentucky dhe University of British Columbia.
Kėta shkentarė kanė analizuar rreth 300 punime shkencore nė tė cilėn janė pėrfshirė 19,000 persona. Ėshtė vėrtetuar se streset e pėrkoshme dhe tė shkurta si psh gjatė kohės sė ndonjė provimi ndihmon organizmit qė tė luftojė me infeksionet tė cilat kanė si pasojė traumat.
Ata gjithashtu treguan se personat e moshuar tė cilėt kanė problem me shėndetin janė mė tė predispozuar rrezikut mė tė madh prej ndikimit tė stresit nė sistemin imunologjik.


marrė nga dodadent


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.