meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Nje kishe jo fort ortodokse
Pse eshte lekundur besimi i Kishes Ortodokse pas nje numri skandalesh me protagoniste klerike nga Athina ne Tirane. Si i perjeton komuniteti aktet e turpshme dhe si po mundohen autoritetet kishtare te rikuperojne imazhin e demtuar
***
I ngjan shume nje perpjekjeje per te demonstruar qetesi atehere kur gjithcka perreth shkundet nga termeti, por ne Kishen Ortodokse e ndjejne goditjen. Kryepeshkopi Anastas Janullatos lidh duart ne shenje beselidhjeje me kolegun katolik dhe me ata te dy riteve tradicionale myslimane shqiptare. Tolerance midis besimeve. Vellazerim midis te ndryshmeve. Simbolike e forte barazie.
Megjithate, ka njerez sot ne Shqiperi qe ose vrenjten ose vene buzen ne gaz, sa here qe shohin ndonje rraso te zeze ortodokse. Perfshire ketu edhe ate te nje Fortlumturie. Autoritetet kishtare ortodokse ne siperfaqe nuk tregojne ndonje shenje shqetesimi, por realisht midis ritit te tyre dhe nje pjese te opinionit qe preferon thjesht te vezhgoje menyren sesi funskionojne lidhjet mes besimit dhe publikut, eshte ngritur nje mur alienimi. Reperkursionet vijne nga matane kufirit jugor. Kryepeshkopi grek Kristodhulos eshte vene ne furine e shtypit vendas per nje numer skandalesh ku jane perfshire anetare te larte te insititucioneve kishtare ne varesi te tij. Hije dyshimi varen edhe mbi ate vete. Ne rreshtin e pare qendrojne skandalet e arqimandritit Jakovos Iosakis, i cili mesohet te kete nderhyre per lirimin nga burgjet te disa te denuarve per vepra te ndryshme kriminale dhe mashtrime, pasi mesa duket autoritetet kishtare kane pasur lidhje me keta persona. Gjykatat i jane bindur vullnetit te Kishes, duke treguar shkallen e larte te kontrollit qe kisha ushtron mbi ato vete dhe mbi shtetin grek i cili ende nuk eshte ndare nga Kisha sikunder kane bere te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Me pas vijon skandali i trafikut ilegal te ikonave te shenjta dhe tregetimi i tyre jashte Greqise. Lakohet perseri arqimandriti Iosakis, nen mbrojtjen e Kristodhulos. Hapet nje hetim, por perseri gjykatat tregojne qe njohin si ligj paresor Biblen dhe jo Kodin penal. Iosakis transferohet prift ne ishullin Cytheras, por banoret rebelohen kunder tij duke kerkuar qe ta largojne pasi ai shfaq tendenca homoseksuale. Kisha e dergon ne Cikago te SHBA-ve, por ai zhduket papritur prej andej pasi ka boshatisur me pare arken e Kishes nga 650 mije dollaret qe gjendeshin aty. Rikthehet ne Greqi, pas nderhyrjes se mitropolitit te Panamase, i kontrolluar nga Kisha greke. Rreshtimi i skandaleve te Iosakis rrezon maskat e shume te tjereve. Perfliten menjehere peshkopet e Thesalise dhe te Atikes, per abuzime te ngjashme financiare, por sidomos seksuale. Kisha greke ndjen ethet qe i rriten. Kristodhulos, primati i Kishes se atjeshme, eshte edhe ai ne shenjester, pasi i permendin faktin djersites, te dergimit te Apostolos Vavilis, nje ish-agjent i spiunazhit grek tanime ne sherbim te Kishes Ortodokse, me misionin e manipulimit te zgjedhjeve per mitropolitin e Jeruzalemit. Vavilis siguron emerimin ne ate post te te bindurit te Kristodhulosit dhe nje traume e rende kaplon tere ndergjegjen e Sinodit te shenjte grek. Media vendase dhe personazhe te shumte te jetes publike kerkojne gjithmone e me fort ndarjen e kishes nga shteti. Realisht e gjitha ngjan si nje kerkese per nje lokalizim te infeksionit. Por eshte teper vone. Imazhi i ortodoksise greke ka pesuar nje krisje te forte. Nuk mjaftojne me apelet televizive apo veprat e bamiresise. Cdo rraso e zeze shihet tanime me dyshim. Afro njemije vjet pas skizmes se madhe te kristianizmit dhe mikroskizmave ortodokse, duket se jane pikerisht me fanatiket e tradites bizantine, greket, ata qe po i bejne demin me te madh vete konceptimit te "ortodoksise" si dogme spartane dhe gjeneratore e moralit hyjnor ne formen me te kulluar. Nje goditje kjo "poshte brezit" per punen e shume klerikeve te ndershem anekend botes ortodokse, ku edhe ata te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, po paguajne me kete rast, nje fature.
Por Kisha ortodokse ne Shqiperi, po vuante prej kohesh prej nje kontaminimi nga efektet skandaloze te asaj cka po ndodhte ne Greqi. Te pakten ne nje rast (Courrier International, 24 mars 2005) mediat nderkombetare duke cituar ato greke, kane permendur nje lidhje te forte midis asaj qe permendet si "vellazeria e manastirit te Hrisipigjias", nje grupim ky klerikesh te larte ortodokse greke qe dikur punonin ne kete manastir, emrat e te cileve po lakohen ne skandalet e fundit. Midis tyre eshte emri i kryepeshkopit te Greqise, Kristodhulos. Por edhe ai i kryepeshkopit te Shqiperise, Janullatos. Me nje imazh sidoqofte te paatakueshem moralisht dhe nje dijetar me fame ne qarqet teologjike, eshte kombesia e tij greke ajo qe i ben te ngrene supet me dyshim shume kritike qe mendojne se "autoqefalia" e kishes ortodokse shqiptare, nuk do te thote aspak pavaresi e saj e enderruar prej kontrollit grek, por vetem nje autonomi formale brenda te se ciles ortodoksia e ketushme perfiton tere te mirat dhe te keqiat e "memes" se saj nga Athina. Forma te ndryshme rebelimi jane shfaqur me kalimin e viteve, ku rasti i shpalljes se nje "autoqefalie" tjeter brenda autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare, nga ana e At Nikolla Markut qe kontrollon nje fraksion te ortodokseve elbasanas, eshte vetem episodi me i mediatizuar. I dorezuar prift ne Maqedoni - e cila brenda vetes ka probleme te medha identiteti kishtar e lekundur midis ndikimeve bullgare e serbe - at Nikolla e refuzon autoritetin e Janullatos mbi kishen e tij duke e akuzuar ate si "teper grek per t'i besuar kryqin e shqiptareve". Pasues i frymes patriotike te Fan Nolit dhe eterve te tjere themelues te ortodoksise shqipfolese, ai ndjehet i distancuar nga gjithcka qe po ndodh ne Greqi dhe ka te drejte ta quaje shqetesimin qe ndjejne autoritetet ortodokse nga Tirana per keto ndodhi, si shenje te vasalitetit te tyre ndaj sinodit grek. Sikur te mos mjaftonte tere ky diskutim qe ve ne pikepyetje identitetin e kishes shqiptare, ia kane behur prej disa kohesh edhe skandalet e mirefillta, seksuale dhe financiare, te cilat jane kujdesur te bejne lidhjen e shkurter midis "te semures" ne Athine dhe "kollitesve" ne Tirane. Si per te vertetuar ne kete menyre akuzat e kritikeve se autoqefalia shqiptare eshte thjesht nje klishé pa baze. Nje numer jo i vogel prifterinjsh greke, sherbejne ne isntitucionet e kishes ortodokse shqiptare dhe ky eshte nje fakt qe autoritetet e ketushme nuk e fshehin duke e trajtuar kete si nje ndihme bujare qe Kisha moter greke po i jep kishes shqiptare qe eshte ne rindertim e siper. Meqe edhe Patriarkana e Stambollit eshte e ndergjegjshme per sensitivitetin qe shqiptaret tregojne ndaj etnicitetit te udheheqesve te tyre, perpjekje vertet serioze po behen per te afruar ne sherbim te Kishes sone sa me shume klerike qofte edhe me origjine te larget shqiptare, te cilet ose kane sherbyer deri tani per llogari te komuniteteve ortodokse te diaspores, ose kane qene ne fazen e pergatitjes se nevojshme teologjike per te marre persiper pergjegjesi ne hierarkine kishtare. Sidoqofte, ju mund te konstatoni pa asnje veshtiresi se ne shume kisha te lokaliteteve shqiptare, kryesisht ne jug te vendit, mungesa e prifterinjve vendas ben qe sherbesat te kryhen nga kolege te tyre greke. Gjithcka eshte nderkohe e ligjshme dhe ne perputhje me marreveshje shume transparente qe Kisha Shqiptare ka bere me ate greke e cila eshte ofruar te jape ndihmen e saj ne personel derisa koleget shqiptare te jene te gatshem per ta marre vete persiper kete pune me kapacitet te plote. Mesues te shumte te teologjise kristiane, dergohen nga Athina per te ofruar kontributin e tyre ne formimin profesional te gjeneratave te para te prifterinjve, psallteve dhe dhjakoneve shqiptare te cilet do te dergohen pastaj fshat me fshat e qytet me qytet per te marre ne dore drejtimin e kishave te atjeshme ortodokse. Ceshtja eshte, ankohen kritiket, se se bashku me pervojen e tyre nga Greqia, keta prifterinj dhe mesues po importojne ne Shqiperi edhe problemet dhe krizen e atjeshme te ortodoksise. Ishte grek, at Efremi, prifti i cili tronditi thuajse nje vit me pare opinionin publik shqiptar, me pamjet e publikuara ku ai shfaqej me nje femije ne preher. Pamjet u fotografuan ne mjediset e nje parku natyror rrotull manastirit te Shen Prokopit ne periferi te Tiranes. Prifti ne fjale, ishte pervecse asistues i procesit te veshtire te rindertimit te kishes shqiptare edhe lektor ne akademine ortodokse. Autoritetet e kishes i quajten manipulime akzuat e ngritura rreth at Efremit dhe u munduan ta shpetojne imazhin e tij. Megjithate, sipas burimeve, nje gjykate shpirterore e cila u vu ne funksionim per te vendosur rreth fatit te tij, e ka vleresuar te padenje gjithcka qe ai ka bere dhe e ka larguar perfundimisht nga Shqiperia.
Tronditese edhe historia tjeter permes se ciles autoriteti i hierarkeve ortodokse ka marre goditje te forte ne Shqiperi, per shkak te shoqerizimit - ndoshta te parapelqyer edhe nga ata vete - qe u behet atyre me koleget e matanekufirit. Kesaj radhe ne histori do te perfshihen nje numer emrash te pervecem dhe do te ngacmohet ndoshta plaga me e dhembshme per shqiptaret e 50 viteve te fundit. Piramidat. Ose me mire, piramidat dhe Apostolos Vavilis. Ky i fundit, permendej edhe nga mediat greke si nje "permbarues" i puneve te dyshimta te kryepeshkopit te kritikuar Kristodhulos. Nderkohe po ai, eshte shfaqur ne nje seri te pafundme fotografish qe e shfaqin gjate kontakteve te tij ne Shqiperi me boss-et e firmave piramidale. Vavilis duket e zhduket here me veshje sportive e here me veladon prifti, here prane Vehbi Alimucajt e here afer kryepeshkopit Kristodhulos. Zbulohet se ai ka qene bashkepunetor i Alimucajt dhe dyshohet se se bashku kane pergatitur disa afera ne perfundim te te cilave miliona dollare kursime te shqiptareve, kane fluturuar drejt Greqise, para se shqiptaret ta zbulonin se kishin humbur kursimet dhe t'i vinin ne zemerim e siper, zjarrin vendit. Thuhet se i veshur prift, Vavilis fshihet ne Gjirokaster. Pak dite me pare ai eshte shfaqur ne nje televizion grek per te mohuar faktin se ndodhet ne Shqiperi. Por jo faktin se eshte nje prift ortodoks. E ndersa opinioni publik eshte i shushatur nga deshmite qe ofrojne mediat, besimi i religjiozeve tek rroba e udheheqesve shpirterore tundet edhe me fort.
Mediat shkojne edhe me tutje dhe per disa nete me radhe Top Channel, prezanton nje maratone te turpshme ku nje prift grek nga Selaniku, i prezantuar si Papa Jani, befason syte e besimtareve te cilet e shohin duke kerkuar favore seksuale nga te rinj ne nje hotel te qytetit te Korces. Prifti vinte nga kufiri juglindor here pas here, me pretekstin se ishte i derguar i mitropolise se Selanikut ne rolin e korrierit midis kishave shqiptare e greke. Kohen e lire e kalonte duke njollosur rroben e priftit. Kisha shqiptare ka reaguar menjehere, duke e quajtur gjithcka qe Papa Jani ka kryer ne Shqiperi, nje akt qe s'ka lidhje me te, pasi ajo nuk e ka ftuar kurre ate ne territorin tone. Kisha greke vendos ta qethe dhe rruaje publikisht duke e zhveshur menjehere nga te gjitha funksionet. Ne fund te historise, qendrojne me mijera besimtare ortodokse te cilet tani nuk dine se si t'u besojne prifterinjve te tyre. "Dhe" - thote peshkop Ilia qe drejton akademine teologjike te Shen Vlashit - "kush mund t'i binde tani prinderit qe t'i dergojne femijet e tyre per shetitje me priftin e fshatit, ose per te mesuar shkrimet e shenjta? Si te besojne ata tani se asgje e keqe nuk do te ndodhe?". Si peshkopi Ilia i cili ka mberritur vitet e fundit nga Shtetet e Bashkuara, shqetesimi eshte i madh edhe tek kleriket e tjere shqiptare. "Nje dru i shtrember vertet nuk i shtremberon drute e tjere, por rrezon gjithe stiven", thote Mihal Dhavidhi, prift i nje rangu me te ulet i cili sherben si ekonomat i manastirit te famshem prane Durresit. Tek studentet e Akademise teologjike, deshperimi perzihet me zhgenjimin. "Kjo qe ka ndodhur eshte e turpshme dhe e pamoralshme", thote njeri prej tyre i veshur me rrason e zeze qe eshte njekohesisht edhe uniforma e studenetve. "Kisha jone orthodhokse nuk ka fare te beje me keto sjellje te uleta", shton nje tjeter. Ne manastirin e Shen Vlashit, ku funksionon edhe akademia teologjike ortodokse, po mundohen ta perballojne sa me denjesisht kete krize, sidomos ngaqe ajo ka te beje me dinjitetin e rrobes se priftit qe neser do ta mbajne veshur te gjithe studentet e kesaj shkolle fetare. Shenjat e humbjes se ketij dinjiteti jane me pak te dukshme ketu sidoqofte. Manastiri vazhdon i qete jeten e tij plot fruta e uje te bollshem dhe aty eshte perhere kenaqesi te te bjere rruga. Ne kishim qene aty nje vit me pare, dhe pasi tregoi nje mikpritje te lavderueshme duke na gostitur me kafe turke e embelsira e duke na shetitur neper mjediset e manastirit, peshkop Ilia na tha nen nje qetesi qe e prishnin vetem puhizat e fushave aty prane, se sfida me e madhe qe ortodokset shqiptare duhet te perballin eshte ruajtja e besimit shpirteror perballe tundimeve te nje epoke materialiste. Nje vit me vone ai mendon te njejten gje. "Etja per para, deshirat e trupit dhe dobesite e tjera. Te gjitha keto na tregojne se edhe prifterinjte jane ne fund te fundit krijesa njerezore me te gjitha te mirat dhe te keqiat e tyre", flet si perhere me nje ze te perhumbur me theks anglosakson peshkopi - dhe shpresoj, miku - Ilia.
A do te bejne skandalet e renda te kishes ortodokse qe delet e Perendise ta humbasin besimin tek ajo? "Jo nese e perballim cdo problem me realizem duke mos thene qe s'ka ndodhur asgje kur realisht dicka ka ndodhur. Jo, nese tregohemi te sinqerte me publikun duke pranuar qe edhe radhet e prifterinjve ka njerez qe dorezohen para tundimit, sikurse ka te tille edhe ne radhet e mjekeve, avokateve, inxhiniereve dhe gazetareve. E pra, nuk hiqet dore nga mjekesia vetem sepse nje mjek mund te kete gabuar", thote mencurisht peshkopi. I ndergjegjshem se ato qe disa prifterinj greke bene duke mbjelle dyshim tek besimtaret shqiptare, jane thjesht, gabime.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|