Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-06-05, 00:41   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim FILOZOFIA E LIRISĖ

LIRIA - MOHIM APO PĖRĒUDNIM I NATYRĖS SĖ INDIVIDIT

“Ėshtė e zakonshme nė kohėn tonė tė mos kesh asnjė dėshirė tė fortė pėr asgjė...”

JohnStuartMill

Sibel Halimi



Tė diskutuarit mbi lirinė nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė alarm se ajo ėshtė rrezikuar nė formėn mė tė vrazhdė. Nėse liria ėshtė “banesė e brendshme”, siē shkruan Hannah Arendt, atėherė dikush e ka atakuar brendėsinė e saj. Vėshtruar nga prizmi i Kantit, nė qoftė se liria ėshtė mė e kapshme prej shqisave pėrmes tė cilave ne njohim dhe e kuptojmė botėn, atėherė ai qė moti e ka ndjerė nevojėn pėr lirinė, pėrmes sė cilės ka mundur ta sigurojė mė mirė unin e lirė. Individi dhe liria, si dy koncepte filozofike qėndrojnė nė lidhje kauzale, sepse ėshtė individi ai qė cenon, mbron apo ndėrton lirinė.

Fillet e lirisė i gjejmė nė filozofinė antike dhe atė pikėrisht nė pėrvojėn e ndryshimit tė fesė, e nisur sė pari me Palin dhe e pasuar me Augustinin. Nė kėtė kontekst, nė kuptimin e thjeshtė tė saj, liria ėshtė e shprehur nė pėrditshmėri, ēka do tė thotė se ėshtė element i jetės sė pėrditshme. Kjo mė sė miri ilustrohet me fjalėt e Aristotelit nė “Politika”, sipas tė cilit “liria do tė thotė qė njeriu ta bėjė atė qė i pėlqen”. Megjithėse, marrė nė kuptimin e kundėrt, nėse njeriu bėn ashtu siē thotė Aristoteli, pėr Hobbesin, shoqėria nuk do tė ishte gjė tjetėr veē njė “xhungėl egėrsirash”. Kjo ėshtė forma mė tipike e cenimit tė lirisė, kur individi pėrmes realizimit tė dėshirave tė tij krijon pengesat pėr tė tjerėt - rrezikon lirinė e tyre. Sipas filozofėve klasikė nė kėtė formė liria e mė tė dobtėve do tė asgjėsohet nga liria e tė fortėve. Rrjedhimisht, kjo ka determinuar krijimin e njė kornize ligjore pėrmes sė cilės do tė rregullohej hapėsira e shtrirjes sė lirisė, sepse individi duhet t`i njohė kufijtė e lirisė. Shumė veprime tė individit mund tė bėhen pre e lirisė sė pakufishme, apo e asaj qė njihet si “Liri negative”. Kjo formė e lirisė ėshtė zbatuar nė Kosovėn e paraluftės, kur popullsia pakicė (serbe), pėrmes ushtrisė dhe policisė ka siguruar lirinė pėr pakicėn, duke shkelur mbi lirinė e shumicės shqiptare, si dhe pakicave tjera joserbe. Domethėnė, kėtu nuk ka ekzistuar liria e barabartė pėr grupacionin, e cila ka rezultuar me kufizimin e hapėsirės sė pėrgjithshme tė lirisė pėr shumicėn dhe pėrpjekjen e saj pėr tė mos lejuar ndėrhyrjen e pakicės. Nė momentin mė kritik, nė vitin `99, liria trandet dhe cenohet si koncept i pėrgjithshėm dhe vihet nė vend pėrmes luftės. Sot liria nė Kosovė nuk ėshtė liri tipike pėr asnjė banor tė saj. Sipas Millit, liria nuk ėshtė njė gjė absolute, prandaj atėherė kėtė nuk e kemi as sot dhe sipas tij as qė duhet ta kemi, sepse ai kėrkon tė hiqet dorė pjesėrisht nga liria personale pėr t`i ruajtur tė tjerėt. Dhe kjo, ende nuk po ndodh, sepse frika nga liria ende po e mbyt dėshirėn pėr tė qenė i lirė. Nė vendin tonė, fatkeqėsisht askush nuk dėshiron qė njė pjesė tė lirisė sė tij t’ia dhurojė tjetrit! Megjithatė, liria nuk duhet kuptuar si dhuratė, por si njė pėrpjekje pėr ta krijuar atė, e atė mund ta kesh pėr aq sa e pretendon! Nė kohėn e funksionimit tė njė lloj metastaze tė lirisė, Bashkėsia Ndėrkombėtare i ka shtruar Kosovės para vetes, plotėsimin e njėrit nga tetė standardet – e qė ėshtė ai i lirisė sė lėvizjes.

Nė njė pjesė Kosove, njė grup mund tė lėvizė i lirė, por kjo hapėsirė e lirisė nuk vlen pėr grupin tjetėr qė jeton jashtė kėsaj hapėsire. Kėtu kemi tė bėjmė me minimunim e hapėsirės sė lirisė pėr individin apo grupin, sepse liria ėshtė kuptuar si diē personale dhe e cila mund t`i lihet nė dispozicion dikujt, varėsisht nga teket. Duke qenė kaq e shtrenjtė mbrojtja e lirisė indivduale dhe asaj kolektive, Milli e ka konceptuar kėtė si pengesė pėr pėrparimin e qytetėrimit. Nė kėtė kontekst ka shtruar edhe nevojėn e pasjes sė “Lirisė pozitive”. Shumė thjeshtė, kjo nėnkupton tendencėn e individit pėr ta qeverisur vetveten - pėr tė qenė zot i vetvetes!

Parimisht, individi mund tė jetė zot i vetvetes, por praktikisht jo?! Kjo ngase pėrherė ekziston dikush qė tė rri mbi kokė dhe ta kufizon lirinė...

Tė qenėt i lirė ndoshta mė shumė i pėrshtatet individit, tė cilin Rusoi e pėrkufizonte si “gjendje natyrore”. Pėrpjekja pėr tė qenė zot i vetes ėshtė kundėrshtim i tė qenit skllav. Sido qė ta marrėsh, individi zakonisht ka njė lidhje vartėsie me dikė tjetėr ose me faktorė tė jashtėm. Kanti thotė se askush nuk mund tė mė detyrojė te jem i lumtur sipas mėnyrės sė tij, ēka do tė thotė se mohon shndėrrimin e individit nė njė gjė, e cila mund tė pėrdoret sipas dėshirės sė dikujt tjetėr.

“Individi ėshtė mė i lirė nė nivelin ekonomik se sa nė atė politik, mė i lirė nė atė politik se sa nė atė moral”, shkruan Robert Park. Nuk ėshtė aspak i lehtė trajtimi i lirisė sė individit nė kėto tri sfera tė larttheksuara nga Parku, sepse pėrderisa nė nivelin ekonomik shumėherė rregullat janė tė renditura me anė tė kontratave tė shkruara, nė atė politik me ligje dhe nene, nė tė tretin liria ėshtė e kufizuar me anė tė normave morale tė pashkruara, tė cilat kufizojnė lirinė e individit nė nivelin e rregullave shoqėrore, qė pėrvetėsohen nėpėrmjet agjencive tė socializimit, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve janė primitive e arkaike. Kur jemi te niveli ekonomik, nuk mund tė flasim pėr liri, sepse pikėrisht mungesa e ligjeve qė Parku i ka ranguar nė nivelin politik, ka shkaktuar qė nė kėtė sferė tė ketė shkelje tė shpeshta tė lirisė. Nga pamundėsia pėr tė realizuar tė drejtat e tyre, grupet e individėve pėrjetojnė pjesėn negative tė lirisė.

Mirėpo, ēėshtja themelore e mendimit sociologjik ėshtė padyshim raporti ndėrmjet individit dhe normave sociale. Kėtė raport Ernest Gellner e ka krahasuar me shoqėritė, tė cilat sipas tij lindin tė lira, mirėpo, kudo janė nėn vargonj. Edhe Jose Ortega Y Gasset kur e ka trajtuar ēėshtjen e lirisė dhe duke vėnė njė paralele me jetėn ėshtė pėrpjekur tė gjejė kuptimin e saj. Sipas tij “jeta ėshtė rrėnja origjinale, nė saje tė sė cilės njeriu i hedhur diku, jashtė vetvetes, larg intimitetit tė tij, gjendet rrjedhimisht nė njė ekzistencė jo tė tijėn karakteristike, nė njė objektivitet tė kufizuar nė kohė dhe hapėsirė qė pėrbėn pikėrisht rrethanshmėrinė e tij”.

Pėr dallim nga Parku, Ortega raportin nė mes njeriut dhe gjėrave qė jeton e quan problematik, sepse sipas tij njeriu i jeton gjėrat qė e rrethojnė sikur tė jenė tė huaja pėr tė - gati armiqėsore, duke ua pėrkulur atyre madje edhe nevojat e veta mė jetėsore. Kjo tregon qartazi kompleksitetin dhe kufirin kritik nė mes tė individit dhe normave morale (kultura), prandaj Heideggeri konceptin e lirisė e mbėshtet mbi tė shpjeguarit e jetės, pėr tė shtuar se individi jetėn e projekton vetėm nė cakun e lirisė.

Derisa, liria trajtohet nė kuadėr tė shumė mendimeve, Herman Hess duket se ka dhėnė pėrfundimisht pėrgjigjen nė favor tė normave morale. “Secili prej nesh duhet tė pėcaktojė vetė atė qė i lejohet dhe atė qė i ndalohet”, thotė Hess, pėrderisa pėr Hanah Arendt, kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė “Unė dua”, por edhe njė trasformim nė “unė dua tė jetė ashtu si duan”. Nga ana tjetėr kemi Lokun, Adam Smithin dhe Millin qė skicojnė rrafshin e gjerė tė hapėsirės sa mė tė madhe tė lirisė, pėr tė shtuar se progresi dhe paqja mund tė pajtohen me ekzistencėn e njė hapėsire tė gjerė pėr jetėn private, nė tė cilėn as shteti dhe as ndonjė autoritet tjetėr nuk do tė lejoheshin tė ndėrhynin.

Idenė se njeriu ėshtė thelbėsisht antisocial e mbronte edhe Frojdi, sipas tė cilit shoqėria duhet ta zbusė, duhet t`i plotėsojė disa kėnaqėsi qė vijnė nga impulset biologjike, “qė si tė tilla janė tė domosdoshme, por nė pjesėn mė tė madhe shoqėria duhet tė rafinojė dhe tė frenojė, nė mėnyrė tė shkathėt, impulset themelore tė njeriut”, ka vėnė nė spikamė Frojdi duke u bazuar mė sė shumti nė fjalėn sublimim pėr tė pėrshkruar raportin e individit, respektivisht natyrės sė tij dhe normave morale qė nė pėrgjithėsi nėnkuptojnė shoqėrinė. Kjo qartazi tregon se ky psikanalist pranon idenė tradicionale pėr njė dihotomi thelbėsore midis njeriut dhe shoqėrisė, si dhe doktrinėn tradicionale tė ligėsisė sė natyrės njerėzore.

Pėr dallim nga shumė mendimtarė tė tjerė, Frojdi dhe Frommi dhanė edhe njė mendim tjetėr tė konceptimit tė lirisė. Madje, sipas Fromit “Tė gjitha zakonet dhe besimet, sado absurde dhe degraduese qė tė jenė, mjaft qė e lidhin individin me tė tjerėt”, ėshtė shprehur ai pėr tė shtuar mė tej se ato janė strehė pėr ta mbrojtur individin nga ajo qė trembet mė shumė - nga izolimi. Ndėrkaq Emil Dyrkemi, pėr dallim prej tyre, qytetėrimin e mbėshtet mbi bazėn e lirisė. Ndonėse nė teorinė e tij ēėshtja e lirisė nuk ėshtė objekt i veēantė, ajo trajtohet nė kuadėr tė ndarjes sė solidaritetit nė: solidaritetin mekanik dhe atė organik, i cili nxjerr nė pah kufizimin e lirisė sė njeriut nė nivelin e aspektit empirik. Nė tė parėn, “kufizimi” arrihet nėpėrmjet njė norme tė pėrgjithshme qė personifikohet me “vetėdijen kolektive”, meqė nė tė dytėn kjo zėvendėsohet me “ndarjen e punės”, ku liria e njeriut kufizohet me anė tė ligjeve. Nė kėtė kontekst, Epikteti qenien njeri donte ta pavarėsonte, nė mėnyrė qė “Individi tė jetė zot i vetes”, madje duke e konceptuar lirinė deri nė atė shkallė saqė tė ekzistojė njė luftė mes individit dhe vetes. Kjo e para ėshtė pjesa qė ndikohet nga normat morale dhe ngrit konfliktin, ndėrkaq “vetja” na paraqitet si njė cilėsi natyrore.

Mirėpo, ēėshtja themelore e mendimit sociologjik ėshtė padyshim raporti ndėrmjet individit dhe normave sociale, tė cilat sipas Robert Parkut gjithherė janė nė konfrontim me njėra - tjetrėn dhe nė kėtė mėnyrė lindin forma tjera tė organizimit njerėzor. Ndryshe nga Xhon Stjuart Milli qė shoqėrinė do ta shihte si “Shtypje nėn peshėn e mediokritetit kolektiv”, sociologu Park mbron tezėn se civilizimi ėshtė nė saje tė kontrollit dhe shtypjes, prandaj qytetėrimin e mbėshtet mbi bazėn e lirisė.

Karakteri paradoksal i kėsaj pikėpamjeje ėshtė vėnė nė dukje disa herė. Madje, Isaiah Berlin lufton me faktorėt e ndryshėm qė e pengojnė realizimin e lirisė sė tij. Edhe pse Berlin ishte i vetėdijshėm se “liria natyrore” do ta shpiente shoqėrinė nė njė kaos social, ai pėrpiqet qė hapėsira e individit tė jetė edhe mė e gjerė, mirėpo gjithmonė duke e patur parasysh se “liria e disave ėshtė e varur domosdoshmėrisht nga kufizimet pėr disa tė tjerė”. Tė jetuarit nėntė muaj nė fetus ėshtė vetėm njė robėri nė njė hapėsirė mė tė vogėl dhe kėmbim i saj me njė robėri mė tė madhe.

Liria e fiton kuptimin qė nė momentin e daljes nė kėtė botė, kur individi shpėrthen membranėn citoplazmatike dhe thyen kufirin nė mes lirisė dhe “robėrisė”, sepse je i lirė pėr tė mos qenė i tillė. Nė kėtė kuptim individi ėshtė nė kufirin e zgjedhjes nė mes lirisė, qė ėshtė produkt i natyrės njerėzore, nė njė anė, dhe nė anėn tjetėr pėrshtashmėrisė qė eviton izolimin, qė do tė thotė njė privim nga liria pėr tė cilėn individi do ta zgjidhte mė mirė vdekjen se sa robėrimin, qė ėshtė njėkohėsisht edhe pohimi mė i lartė i individualitetit tė tij. Izolimin kėsisoj tė individit Balzaku do ta quante tė tmerrshėm!


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-06-05, 09:33   #2
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

"Jeni te lire nese e keni ndergjegjjen e pastert".

GETE
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-08-05, 22:31   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: FILOZOFIA E LIRISĖ

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
Tė diskutuarit mbi lirinė nuk ėshtė gjė tjetėr pos njė alarm se ajo ėshtė rrezikuar nė formėn mė tė vrazhdė. Nėse liria ėshtė “banesė e brendshme”, siē shkruan Hannah Arendt, atėherė dikush e ka atakuar brendėsinė e saj. Vėshtruar nga prizmi i Kantit, nė qoftė se liria ėshtė mė e kapshme prej shqisave pėrmes tė cilave ne njohim dhe e kuptojmė botėn, atėherė ai qė moti e ka ndjerė nevojėn pėr lirinė, pėrmes sė cilės ka mundur ta sigurojė mė mirė unin e lirė. Individi dhe liria, si dy koncepte filozofike qėndrojnė nė lidhje kauzale, sepse ėshtė individi ai qė cenon, mbron apo ndėrton lirinė.
Ekzistojn shume mendime , pikepamje te filozofeve , sociologeve , psikologeve , historianeve te periudhave te ndryshme - lidhur me pikepamjen e lirse !
Liria mundeson nje specter te gjere zgjedhjesh dhe eshte e vertete se njekohesisht eshte gjendja me e paperballueshme per njeriun kritik,mirepo nuk lejon individin te determinoj se qka mund te zgjidhet dhe qka eshte e zgjedhur!


LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.