Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-06-05, 01:09   #1
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim ELITA KULTURORE DHE HEGJEMONIA POLITIKE

Ardian Ndreca

Kriza e Eperme e Qytetit te Veriut
Elita Kulturore dhe Hegjemonia Politike

«Vetėm tarafi fitues thirret qeveri, e bash pse āsht taraf pėrmban nė vetvete domosdoshmėninė e fundit tė vet».
Hegel

1. Mundohem pėr arsye higjiene kulturore mos me lexue analiza dhe sprovė (esč) qė botohen ndėr tė pėrkohshmet shqiptare, jo pse po ka rrezik me hupė rrugėn e arsyes, por pse kam frikė se mos humbi besimin te misioni i letrės sė shtypun. Megjithatė, herė mbas here s'e la pa e marrė dozėn e blasfemive mendore, qė mė bān me u kujtue se pėrderisa vazhdohet me u shkrue nė atė mėnyrė, jetojmė endč nė nji periudhė kalimtare, sė cilės ndoshta nesėr indekset e historisė sonė kombėtare nuk kanė me i kushtue shumė rreshta.

Dihet se kush ka me shitė mall tė dorės sė dytė, āsht i interesuem me ul ēmimet e nė kėtė mėnyrė me paraqitė edhe mallnat e cilėsisė sė parė si landė tė randomta. E njejta gja ndodh edhe nė kulturė, shi atėherė ku tensioni biologjik shtyn individin me pėrligj pararendėsit e vet natyrorė, apo idealė - tue pėrdorė ēdo mjet, edhe atė tė uljes sė pėrgjithshme tė vlerave e tė barazimit tė tyne nė nji minimum tė pėrbashkėt. Kjo gja quhet: demagogji.

2. Tashma nė vendin tonė ka kalue stina kur e keqja ushtronte sistematikisht dhunėn, sot ajo kufizohet tue ushtrue banalitetin e vet, i cili ndryshon prej pėrpikmėnisė burokratike tė dhunės vetėm nė mjetet e veta mā tė rafinueme. Detyra e banalitetit āsht me e kthye disfatėn intelektuale tė asaj shtrese qė pėrfaqesoi kulturėn hegjemone komuniste nė diēka dinjitoze, duke njohtė ndonjiherė edhe fajtorėt e rastėsishėm, por jo fajin nė vetvete, i cili s'ishte nji fatkeqsi natyrore e shekullit XX, por ishte efekti i drejtpėrdrejtė i veprimtarisė sė tyne irracionale.

E gjithė kjo tregon se historia nuk pėrban nė vetvete nji lėvizje pozitive (prej sė keqes tek e mira), por ka periudha nė tė cilat mishnohet i gjithė primitiviteti i kombit, sadizmi dhe kufizimet mendore tė individėve dhe tė shtresave tė caktueme, e nė tė njejten kohė zhbahen e shuhen sakrificat, veprat e mira, miqėsija, familja, ndjenjat qytetare. Kah ana tjetėr, mungesa absolute e lirisė nuk mundet me krijue veēse qenie tė dobėta (tė pazojat me krye akte morale), tė cilat kryejnė vetėm vepra tė detyrueshme prej rrethanave: nė jetė, nė art, nė shkencė, nė politikė e kudo tjetėr.

3. Nė Shqipni, nė fund tė shekullit XIX, idetė mā tė qarta pėr shelbimin e kombit mund t'i kishin vetėm ata qė mbėrrijshin me dalė pėrtej kufijve tė ngushtė tė vendit. Ndėrmjet atyne qė mbėrrijshin me ra nė kontakt me botėn - pėrveē argatėve dhe muratorėve stinorė qė shkojshin nė Vllahi, pėrveē tregtarėve tė vegjėl e tė mėdhaj qė frekuentojshin tregjet e Stambollit, Greqisė, Rumanisė dhe Egjiptit, e posė familjeve tė pasuna bejlere qė hurbshin me andje sherbetin e sulltanit - pakkush kishte rasėn me mėsue disi se ēka ishte shehri, nahija, sanxhaku, valilleku dhe bota e jashtme, aq mā pak me dijtė diēka pėr origjinėn, kombin, autonominė etj.

Megjithatė, duhet thanė se vėllaznit Frashėri e shumė patriotė tė tjerė kuptuen se fati jonė s'ishte i lidhun as me Turqinė e as me Greqinė, por vetėm me vetveten dhe me qytetnimin e vėrtetė. Bāhej fjalė me zbulue dhe me kultivue pėrkatėsinė kulturore shqiptare.

Ndėr ata burra qė kėrkojshin me dijtė pėrkatėsinė kulturore tė kombit, mā i squeti dhe mā i mprehti prej tyne, pati guximin me u nėnshkrue: Faik Dominique Konica. Nė nji kohė qė shumė tė tjerė ishin nė mėdyshje a me e shkrue shqipen me alfabet turk apo me shkronja greke.

Kah ana tjetėr, nė veri tė vendit vegjelia nė vetvete ishte shumė mā statike se nė jug e nuk ishte e dhanun mbas shtegtimesh ekonomike. Prapseprap, disa familje tė mėdhaja tregtare kishin tradicionalisht marrėdhanie me Trieshten dhe Venedikun, por shpirti tregtar nuk e ka si qėllim tė parė tė vetin idenė kombėtare dhe veprimin pa interesa landore nė tė mirėn e kombit.

Ekzistonte edhe nji element tjetėr, qė ishte kleri katolik, i cili pėr arsye shkollimit dėrgonte tradicionalisht anėtarėt e vet me studiue kryesisht nė Shtetin e Papės, nė Itali e nė Austri.

Kėta priftėn e fretėn mbasi studionin ktheheshin nė vendin e tyne e shpeshherė nisnin nji punė kapilare pėr zgjimin e popullit dhe pėr rritjen e tij morale.

Nė veri kishte tagėr, siē e dijmė, nji ligj i pashkruem: Kanuni, i cili nė themel tė vetin kishte barazinė absolute midis njerzve; ndėrsa nė pjesėn tjetėr tė vendit ligjin e ushtronte mā i forti, e kėshtu beu, qehajai, kapodaija mujshin me grabit gra e vajza e me ēnjerzue kėdo pa pasė frikė se nji individ apo komuniteti vetė mund t'i vente me shpatulla pėr mur. Sado primitiv qė ishte Kanuni, si gjithė ligjet mesjetare, prapseprap kishte nji vlerė normative qė s'e merrte forcėn e vet te frika e sanksioneve materiale, por te ndjenja e parahershme (primordiale) e «nderit».

Pjesa tjetėr e vendit, qė dikur kishte pasė kanunet e veta - siē e tregojnė reliktet e «Kanunit tė Papa Zhulit» - tashma qeverisej me ligjėt e pushtuesit turk, tė cilat nuk synonin me e rritė moralisht shqiptarin, apo me e drejtue nė rrugėn e qytetnimit e tė vetvendosjes. Mā vonė, regjimi komunist, edhe pse luftoi Kanunin, mori prej tij parimin mā primitiv: hakmarrjen, tė cilen e aplikoi nė mėnyrė shkencore tue bā raprezalje, duke vra dhe tue internue familjarėt e miqtė e kundėrshtarėve tė vet politikė. Nė ketė mėnyrė «ēlirimtarėt» identifikonin figurėn e «kundėrshtarit» me atė tė «anmikut».

4. Tue fillue prej viteve '20-'30 tė shekullit tė kaluem, shtypi dhe propaganda katolike (shih: «Hyllin e Dritės», «Lekėn», «Lajmtarin...», «Zānin e Shna Ndout»), mundohej me dėshmi, me shembuj, me predikime, me konferenca e me statistika me i hapė sytė lexuesve tė vet rreth rrezikut bolshevik. Kah ana tjetėr, nji pjesė publicistash, fletorarėsh e njerzish pak a shumė tė alfabetizuem (prej tė cilėve mā vonė dolėn krenat e kulturės komuniste) tregoheshin tė dashunuem marrėzisht mbas idesė bolshevike e mbas idealeve tė nalta tė barazisė, vllaznisė dhe lirisė. Shumė prej tyne ajo dashuni ua hangri kryet, ashtu siē ua hangri edhe atyne qė atė ide ishin mundue me e luftue me argumenta e me pasion - por pėr tė «dashunuemit» ai fat tingėllonte ironik, mbasi kishin qenė farkėtuesit pozitiv tė shortit tė tyne.

Akti i parė i dramės qė po niste nė pėrfundim tė Luftės sė Dytė Botnore ishte vėllavrasja, kjo gjamė qė ndjek si mallkim gjinķnė njerzore qysh prej fillimeve tė saj. Ka sot prej atyne qė kėtė vėllavrasje duen me na e paraqitė si «veprim» kombtar, nė nji kohė qė pjesa tjetėr e shqiptarėve paska mbetė pasive ndaj ngjarjeve tė kohės. Por filozofia na mėson se veprimi qė nuk ka si pararendės tė vetin mendimin e pastėr dhe idetė e nalta āsht vetėm nji spazėm epileptike qė herėt a vonė ēon drejt vdekjes individin ase turmat. Nji pjesė jo e vogėl e shqiptarėve nė atė moment historik nuk qe e gatshme moralisht me krye vėllavrasje, mbasi besonte nė parimet e qytetnimit e tė drejtėsisė. Pėr ketė gja, shumė prej kėtyne orėpremėve, tue mos e ndie veten fajtorė para ndėrgjegjes sė kombit, nuk e braktisėn vendin por qindruen tue mbarue nėn bataren e logjikės sė «ēlirimtarėve». Edhe Sokrati, shumė shekuj mā parė, s'kishte pranue me ikė prej Athinet mbasi besonte se pėr nji njeri tė ndershėm āsht mā mirė me e pėsue tė keqen sesa me e krye atė.

5. Mā e madhja fitore prej sė cilės s'ka heqė dorė asnjiherė kultura hegjemone āsht marrja e pushtetit apo «ēlirimi» i vendit. Mbas vitit 1944 nuk kishte mā as turkoman e as grekoman, e as xhonturq dhe esadista - por kishte jugofila, sllavofila, rusofila e kinezofila. Sė parit «ēlirimi» pėrkonte me instaurimin e nji regjimi popullor, kurse vetė populli duhej tė kishte si shprehje tė sovranitetit tė vet «qeverinė demokratike».

«Sovranitet», «ēlirim» - kumbojshin si fjalė tė mėdhaja - sidomos pėr ata qė kishin njohtė tanė jetėn vetėm veprimin arbitrar tė beut dhe arrogancėn e qehajait, kopuksinė e tregtarit e padrejtsinė e pashmangshme qė rrjedh prej tė qenunit rajė. Po a ka sovranitet nji popull qė s'gėzon liritė elementare, e si mund tė legjitimohet nji regjim qė pėr 50 vjet nuk āsht zgjedhė asnjiherė me votime tė lira! Sovraniteti nuk bazohet mbi forcėn, por mbi mėnyrėn sesi ka burue dhe ka lindė pushteti. Sovran āsht nji pushtet qė rrjedh vetėm prej popullit, por si mund tė rridhte prej popullit nji pushtet qė s'lejonte asnji parti tjetėr e asnji kandidat tjetėr - posė tė vetėve - me konkurue!? Si mund tė quhet i lirė nji popull qė s'gėzonte asnji liri, pėrveē asaj qė me brohorit e me u shkye tue bėrtitė pėr regjimin nė fuqi!? Vetė Shteti komunist, zanafilla e ēdo legaliteti tė matejshėm, ishte i pajustifikuem juridikisht - mbasi e drejta e mā tė fortit nuk bāhet kurrė themeli i nji fuqije (pouvoir) tė drejtė.

6. Kėshtu zuni fill procesi i shurdhimit tė shpirtit shqiptar, i cili u ndėrmor me ndihmėn e hegjemonisė kulturore tė regjimit komunist. Helmi e handraku qindavjeēar qė ishte mbledhė nė formėn e urrejtjes dhe tė topitjes shpirtnore, tė shterpėsisė dhe tė barbarizmit, gati sa nuk mbėrrijti me e kthye edhe njeriun e thjeshtė nė nji adhurues tė sė keqes.

Nė ketė kohė nji pjesė e popullit, qė nuk e njihte legalitetin e regjimit komunist, nisi me veprue: filloi Kelmendi e vijuene Postriba, Zhapokika, Dibra, Dukagjini e Mirdita, kjo e fundit bāni qindresė deri kah viti 1953. Mā vonė gjithēka u shue, edhe pse nuk u fashit. Por humbės prej kėsaj lufte doli i gjithė populli shqiptar, i cili e kuptoi me 45 vjet vonesė, atė qė disa malcorė tė pashkollė e kishin marrė vesht menjiherė.

7. A ka mujtė komunizmi nė Shqipni me krijue nji elitė tė mirėfilltė kulturore? Komunizmi nė vendin tonė deshti me instaurue nji kulturė, e cila nuk pranonte asnji ndėrmjetėsim (it. mediazione, gjer. Vermittlung - nė kuptimin hegelian) me tė kaluemen. Pėr mentalitetin hegjemon tė kulturės komuniste shekuj tė tanė histori ishin si hini qė ruhet nė nji urnė tė vogėl e qė nuk āsht asgja pėrpara madhnisė sė kohės aktuale. Por s'u kujtuen se ishin tepėr tė vorfėn me marrė pėrsipėr nji gja tė tillė. Mbi tė gjitha ishin tė vorfėn kah ana intelektuale, tue qenė se dogmat dhe anatemat nuk mund tė quhen ide, e po tė thirreshin sot me dėshmue kishin me qenė akt-akuza kryesore ndaj tyne.

Nji prej rekuizitave kryesore pėr me qenė elitė e vėrtetė āsht ndjeshmėnia e naltė morale, e cila shprehet nė sensin e pėrgjegjsisė para kombit, e ky sens nuk lejon me ndėrmarrė eksperimente shoqnore e pėrmbysje epokale pa rrugėdalje. Elita nuk ka tė bajė aspak me gjakun dhe me prejardhjen, por me mendjen dhe cilėsitė morale, tė cilat bajnė qė individi tė shkėlqejė nė atė fushė ku ushtron profesionin e vet. Nji mendimtar i shekullit tė kaluem, R. Aron, e ka pėrēansue elitėn si: «pakica qė afirmohet nė profesionin pėrkatės si mā e mira dhe mbėrrin me zanė vendin mā tė naltė».

Pra, nė qoftė se terrori mund tė konsiderohet nji profesion, mund tė thomi se Enver Hoxha, Koēi Xoxe, Bedri Spahiu, Kopi Niko, Vaskė Koleci e shumė tjerė, kanė qenė elita e kombit. Nė qoftė se servilizmi dhe falsifikimi i realitetit mund tė quhet profesion, nuk do tė ishte e lehtė se cilit prej artistave, shkrimtarve e njerzve tė kulturės hegjemone me ia dhanė ēmimin e parė.

Kultura hegjemone ishte fytyra tjetėr e oligarkisė partiake, e cila i kishte rranjėt te nomenklatura politike. Kėsodore partia mbronte edhe personalisht delfinėt e vet, tue u mundue me krijue nji legjitimitet kulturor pėr pėrmbysjet radikale dhe kaosin social tė shkaktuem nė vend. Nuk zotnonte pra elita, apo si e quejshin grekėt e lashtė, «oi aristoi» (mā tė mirėt), por ishin ēue sukat e sundojshin hyzmeqarėt e dhunės: «oi barbaroi». Nė vetė radhėt e kastės hegjemone zotnonte «diktatura impersonale» (H. Arendt) qė prodhonte hibridin kulturor, ndihej atmosfera e «shpirtit tė kazermės» pėr tė cilėn Rosa Luxemburg kishte kritikue Leninin e "madh" qysh nė vitin 1904. Kėsisoj edhe hegjemonia kulturore komuniste, si e vetmja mėnyrė pėr me konceptue kulturėn, ishte e pėrfshime nė mekanizmin e madh tė terrorit, tė atij terrori qė simbas Karl Marx-it ushtrohej pėr me ia shkurtue agoninė borgjezisė. Por terrori te ne ushtrohej pa pasė nevojė pėr qenien e borgjezisė. Nė ketė mėnyrė «elita» kulturore ndėrmori hyjnizimin e nji njeriu dhe tė idesė sė tij tė palakueshme, duke bā qė kultura jo vetėm tė mos ishte instrument i shpirtit, por tė kthehej nė burķ tė nji force infernale. Ndoshta ndonjeni prej tyne mund ta ketė pėrjetue dilemen: me u bā sherbtor apo viktimė, por rasat e viktimave pėr arsye parimore ndėr radhėt e hegjemonėve tė kulturės janė tepėr tė rralla. Ata qė kur u āsht dhanė mundėsia pėr me u djegė nė flakėn e idealeve tė lirisė s'kanė pasė guxim, sot qajnė e ankohen pse u ka hi tymi i idealeve nė sy.

Ilaēi i popullit tonė tė mjerė: kultura, u ba helmi i tij, pse ata qė duhet tė thejshin prangat shekullore, nuk vonuene me farkėtue pranga tė reja, edhe mā tė randa - mbasi e dijshin mirė se nuk kishin forcė tjetėr pėr me mbajtė tė ndrydhuna mendjet e shpirtėnt - jo tė gegėve apo tė gogėve, por tė njerzve nė pėrgjithsi. Kur po demaskojshin nė aula magna tė Institutit Pedagogjik tė Shkodrės nji prift plak, Įt Pjetėr Meshkallėn, mbasi kishin thirrė tanė kulimat, laviret, shakllabanat dhe horrat pėr me e pėshtye dhe me e sha, i dėrguemi i Partisė iu drejtue tue i thanė: - A e sheh se ēka po tė ban populli? Kurse prifti plak tue ēue sytė me nji ndjenjė mirėkuptimi iu pėrgjegj: - I keni lidhė pėr bukėn e gojės, s'kanė ēka bajnė tjetėr.

Kėshtu hegjemonia kulturore mbėrriti qė t'ia bante shumicės shtyllėn kurrizore me plastelinen e mėsimeve dhe tė idealeve tė Partisė, tue bā qė tė sojmėt tė ligshtoheshin e tė ligshtėt tė verboheshin.

Hegjemonėt u mbajshin me tė madh, mbasi nė nji vend ku shumica ishin tė verbėt, ata qė kishin nji sy tė shtrembėt kujtojshin se kanė nji teleskop tė drejtuem kah e ardhmja. Pėrtypshin citate, mrekulloheshin, kalojshin fibrilacione erotike me veprat e paarritshme tė "udhėheqėsit tė ndritun", por vetėm pėr nji gja kishin kohė qė kishin reshtė sė pyetuni vetveten: a āsht e ndershme me jetue vetėm tue mbijetue?

Vlera e vėrtetė e hegjemonisė kulturore provohet sapo marrin fund kushtet politike qė e kanė mundėsue, pra, sapo vjen liria. Atėherė duhet me vėrejt se ēka mbėrrijnė me ba ish-hegjemonėt, pra ēka kanė ba nė kėto 14 vjet liri pėr kulturėn shqiptare? Ky āsht fundi i hegjemonisė - krejt i ngjashėm me fillimin e saj, por pa mujtė me qenė pėr asnji ēast elitė kulturore. Nė kushte tė tilla ish-hegjemonėt nuk janė nė pozitėn morale tė atyne qė munden me ēilė dhe me mbyllė debate, me u ngrehalucė si gjyqtarė apo me shprazė ex cathedra idena e pėrkufizime. Prej ish-hegjemonėve sot gjykohet me nji shpengesė tė hatashme edhe Gjergj Fishta, e gjykohet premas e pa apelim, ashtu siē mund ta gjykojnė teneqexhija muzikantin apo bojnaxhija piktorin. Gjykohet edhe kultura katolike "shkodrane", e cila vuloset si e izolueme. Gjykimi āsht i saktė, por i paplotė: ka qenė nji kulturė e izolueme ashtu siē āsht i izoluem nji oaz prej shkretinės.

Tashma ish-hegjemonėt e dinė mirė se parabola e tyne e ka majen e ngulun nė dhe. Nė kulturė nuk funksionon ligji biologjik i trashigimisė sė tipareve hegjemone, prandaj ndihena relativisht tė ēliruem mbas ēdo funerali e mbas ēdo medalje qė presidenti i Shqipnisė dekreton rregullisht post mortem. Ky āsht sot kuptimin i madh i datės 28 nandor.


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.