Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-07-05, 17:56   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shkolla moderne/Kosovė

Shkolla moderne (Kosovė)

Ka tė bėjė me autorė tė Kosovės, dhe do tė quhej moderne, por meqė njė e tillė dukej mė parė, tani cilėsimi moderne rimerr tendencėn e njė kujtese letrare, qė lidhet me letėrsinė e njė gjysmė shekulli mė parė. Pra, kėrkon kontinuitet strukturor e letrar.
Kjo shkollė pėrpiqet tė sintetizojė pėrvojat e pėrparshme letrare. Pėrjashton ideologjinė e sundimit aktual (robėrinė), ngre kultin e temės sė lirisė nė vėshtrimin individual e nacional. Ndėrton korrespondenca tematike e ligjėrimore me letėrsinė moderne shqipe dhe letėrsitė moderne tė Perėndimit.
Gjuha letrare e figuruar bėhet esencė e letėrsisė e nė tė njėjtėn kohė mbrojtje e dyfishtė: nga censura dhe nga rrėshqitja nė militantizėm. Kjo procedurė letrare ėshtė e mbėshtetur edhe nė rimarrjen dhe rindėrtimin e figurės e tė tematikės popullore, njėsoj si nė fenomenet e modernitetit.
Pėr pasojė, shfaq forma tė estetizuara letrare, nė poezi, nė prozė e nė dramė. Ndėrsa nė fushė tė kritikės diskutohen problemet themelore tė interpretimit e tė ligjėrimit teorik tė letėrsisė bashkėkohore.

Ndėr autorėt mė tė njohur tė kėsaj shkolle letrare janė:

Martin Camaj (1925-1992), gjuhėtar e poet, autor qė ka fatin tė lidhė letėrsinė moderne shqipe nė Shqipėri, nė Kosovė e nė diasporė. Ėshtė nisur si lirik ambiental, por vepra e tij kryesore janė madrigalet, Dranja (1981), ku kėrkon rrėnjėt e identitetit personal e nacional, si dhe dhembjen e dramatikėn e ndryshimeve.

Anton Pashku (1937-1995), pa dyshim prijatari i letėrsisė moderne nė Kosovė. Mjeshtėr i madh letrar, qė letėrsinė e bėn kult, besim, Antoni rrok tema tė rėnda tė njerėzimit, nė tė kaluarėn e nė aktualitet, duke zhvilluar brenda veprės njė dialog tė kohėve. Nė kėtė vėshtrim, vepra e tij merr trajtėn e sintezės e tė kujtesės historike. Ai krijon njė ligjėrim letrar tė mbėshtetur tėrėsisht nė figurė, tė ngjashėm nė tregime, Tregime fantastike, nė roman, Oh, dhe nė drama, Tragjedi moderne. Njė autor i papėrsėritshėm i letėrsisė shqipe.

Azem Shkreli (1938-1997) nė poezi nis idilėn e katundit, pėr tė arritur te poezia e meditimit, sidomos mbas librit Nga Bibla e heshtjes (1975). Nė prozė e krijoi karakterin vendės te romani nė dy variante Karvani i bardhė (1961 dhe 1997). Ai gjeti strehėn letrare nė formulėn, moralitetin e zhargonin e gjuhės popullore tė vendit, tė cilėn e rikrijoi me pasion pėr ta ngritur nė vepėr arti.

Ali Podrimja (1942) poet nė fillim e nė fund. Fillimisht poet me ndjenjė tė rebeluar, po me njė shprehje mė tė drejtpėrdrejtė tė klithjes, Thirrjet (1961), mė vonė, e sidomos mbas librit Torzo (1971), poezia e tij ndėrtohet mbi dilema njerėzore, dhembje e kėrkime tė pėrhershme, me gjuhė krejt tė figuruar e formė eliptike, pėr tė shpėrthyer nė fund prapė me ndjenjėn personale tė fortė dhe elegjiake, Lum lumi (1982).

Beqir Musliu (1945-1996), shkrimtar me fantazi tė pakufi, nė kohė e nė hapėsirė, qė krijon njė tekst letrar si pyll tė simboleve, qoftė nė poezi, prozė apo dramė. Ai ka krijuar metaforat e rimave tė shqetsueme (1965), tė lulėkuqeve tė gjakut dhe bukurinė e zezė (1968), tė krahasueshme me lulet e ligėsisė apo bukurinė llaftare tė Lasgushit.

Zejnullah Rrahmani (1952), romansier i lindur. Qysh si njėzetvjeēar ėshtė bėrė i njohur pėr trajtime romansore tė temės sė lirisė, tė vendit e tė kombit. Nė romanet e tij mė tė njohura: Sheshi i Unazės (1978), Udhėtimi arbdhetar (1992), e Romani pėr Kosovėn (2000), dominon njė ligjėrim i ēuditshėm ku situatat dramatike artikulohen me gjuhė lirike dhe njė shqipe tepėr tė pasur e tė studjuar.

Vetė autor, pretendues i ligjėsimit kritik e teorik tė kėsaj shkolle konsiderohet autori i kėtyre rreshtave (Sabri Hamiti).

Figurat dominante tė kėsaj shkolle letrare janė Metafora e Metonimia.


B. MODELET

Pėrkundėr shkollave letrare qė, nė kontinuitet tė kohės, shėnojnė transformimet e letėrsisė kombėtare shqipe, qoftė edhe kur korrespondojnė me shkolla letrare tė letėrsive tė tjera, Modelet krijuese tė letėrsisė shqipe janė poashtu modele shkrimore universale. Ne dallojmė tri modele tė tilla tė mėdha qė i referohen gjithė letėrsisė shqipe, qė nga fillimet deri mė sot, pa njohur referenca tė kohės e tė konteksteve tė tjera, thjesht si zhvillime tė mbrendshme autentike tė krijimit letrar:
1. Modeli i letėrsisė nė shkallėn zero ose modeli i Imitimit;
2. Modeli i letėrsisė nė shkallėn e parė ose modeli i Krijimit;
3. Modeli i letėrsisė nė shkallėn e dytė ose modeli i Rikrijimit.

Gjetja e referencave tė kėtyre modeleve nė letėrsinė shqipe, duke pasur nė konsideratė tematikat, ligjėrimet, format letrare, autorėt e veprat, ėshtė njė kėrkim qė pret tė bėhet tjetėr herė.

Letėrsia shqipe, nė vėshtrimin e zhvillimit e tė komunikimit universal, si dhe letėrsitė e tjera kalon nėpėr tė tri shkallėt, qė po i quaj: 1. Letėrsi nė shkallėn Zero, 2. Letėrsi nė shkallėn e parė dhe 3. Letėrsi nė shkallėn e dytė. Kėto shkallė tė letėrsisė janė karakterizuese e jo vlerėsuese, prandaj janė njėsoj tė larguara nga qendra dhe duhet tė vendosen nė rreth e jo nė rrafsh. Shkallėt e letėrsisė nuk pėrfaqėsojnė shkallė tė zhvillimit: ato nuk lidhen me stile tė epokave; me mosha tė krijuesit; as me kultura tė veēanta.

Shkalla Zero e letėrsisė (termi ėshtė analog me tė Rolan Bartit: shkalla Zero e shkrimit) karakterizohet nga imitimi (mimesis). Paramodeli i saj ėshtė nė Natyrė e nė Jetė, shkrimi i saj don ta pėrkthejė kėtė model nė modelin letrar. Mėnyra e imitimit bazohet nė krahasim e nė vėrtetdukshmėri. Suksesi i saj matet me mundėsinė qė t’i afrohet modelit. E karakterizon gjuha e dėftimit, format e shkrimit i afrohen tė tė folurit, qė shpien kah shkrimi veridik e asertiv. Qėllimi i saj ėshtė njohja. Me kontratėn e vet tė pashpallur kjo letėrsi jep Vendin e identifikuar, Ngjarjen tė ndodhur e Kohėn tė shpallur, Personazhin tė njohur. Shembuj nė shqip: Bardha e Temalit e Pashko Vasės, Lumi i vdekur i Jakov Xoxės, Malėsorja e Nazmi Rrahmanit.

Shkallėn e parė tė letėrsisė e karakterizon krijimi (poiesis). Kjo letėrsi nuk ka model paraprak. Shkrim i saj ėshtė njėherėsh fakt, esencė e procedurė, qė krijon modelin e parė, vetanak. E pushton subjektiviteti e fantazia e pakufizuar, nuk do t’i ngjajė askujt, prandaj e ngrit nė vete kultin e autenticitetit e tė origjinalitetit. Qėllim ka Vetėnjohjen dhe zbulimin e Esencės. Shkrimi i saj personal e pasional ngritet mbi trajta tė reja, duke iu shmangur formulave idiomatike. E zotėron shkrimi qė ērėndomėson, shikimi i parė i habitshėm, si i Adamit. Koha, Vendi, Ngjarja, Personazhi janė tė krijuara e tė figuruara. Kjo letėrsi ka njė kontratė tė pashpallur me vetėveten. Shembuj: Kronikė nė gur e Ismail Kadaresė, Oh e Anton Pashkut, Sheshi i unazės e Zejnullah Rrahmanit.

Shkalla e dytė e letėrsisė karakterizohet nga rikrijimi (metapoiesis). Ajo njeh modelet e pėrparshme, qė janė modele tė letėrsisė. Pėrpiqet tė rikrijojė modelet duke i transformuar nėpėr sprova. Shkrimi i ri mbi shkrimin e vjetėr. Njė palimpsest (tė pėrdorim termin homolog tė Zherar Zhenetit). Kjo letėrsi kėrkon metoda e procedura dhe paragjykon njė njohje tė madhe letrare. Dija e lidhur mė tepėr me kohėt moderne, por jo: Homeri rikrijon mite poashtu si Xhojsi rikrijon tekstin e Homerit. Shembuj nė letėrsinė shqipe: Mitrush Kuteli, Tat Tanushi, Anton Pashku, Nėn qarr po rrinte vasha, Ismail Kadare, Prilli i thyer, Kush e solli Doruntinėn.

Shembujt pėrkujtues po sillen nga proza, si zhanėr referencial, pėr tė provuar shkallėt e procedurave letrare. Nė anėn tjetėr nuk po pėrmendim shembuj nga poezia, e cila ėshtė personale e universale duke i ikur referencialitetit, ashtu si dhe shembuj nga dramatika e cila e mban mė vete iluzionin e imitimit total tė modelit jetėsor.


LITERATURA

1. Sabri Hamiti, Kritika letrare, nė Vepra letrare 6, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
2. Sabri Hamiti, Letėrsia filobiblike,Letėrsia romantike, nė Vepra letrare 7, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
3. Sabri Hamiti, Letėrsia moderne, nė Vepra letrare 8, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
4. Sabri Hamiti, Letėrsia bashkėkohore, nė Vepra letrare, 9, 10, Faik Konica, Prishtinė, 2002;
5. Eqrem Ēabej, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, MĒM, Tiranė, 1994;
6. Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi, I, II, III, Rilindja, Prishtinė, 1990.
7. Roland Barthes, Le degré zéro de l’écriture, Seuil, Paris, 1953;
8. Gérard Genette, Palimpsestes, Seuil, Paris, 1982;
9. Northrop Frye, Le Grand Code, Seuil, Paris, 1984.








__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-07-05, 11:10   #2
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

''shkolla moderne (Kosove)''... ēka do te thot ky titull, per cilin modernitet behet fjale ky titull konfuz?

''Ka tė bėjė me autorė tė Kosovės, dhe do tė quhej moderne, por meqė njė e tillė dukej mė parė, tani cilėsimi moderne rimerr tendencėn e njė kujtese letrare, qė lidhet me letėrsinė e njė gjysmė shekulli mė parė. Pra, kėrkon kontinuitet strukturor e letrar.''

A keto jane fjalet e Sabri Hamitit? Ketu ne keta rreshta asgje nuk ka ne rregull ne pikepamje sintaksore, konfuzion total (''shkolla moderne (Kosove)...kerkon kontinuitet strukturor e letrar''), ēfare jane keto mendime, sinqerisht nuk perkojne me realitetin e gjuhes as te sintakses!

Po kjo ēfare don te thot: ''Kjo shkollė pėrpiqet tė sintetizojė pėrvojat e pėrparshme letrare. Pėrjashton ideologjinė e sundimit aktual (robėrinė), ngre kultin e temės sė lirisė nė vėshtrimin individual e nacional. Ndėrton korrespondenca tematike e ligjėrimore me letėrsinė moderne shqipe dhe letėrsitė moderne tė Perėndimit. '' E perjashton ideologjine e sundimit aktual (roberine)? E cfare roberie ka sot ne Kosove?
Ēka na qenkan ato ''korrespondenca tematike e ligjerimore'' - a keshtu po shkruajka Sabir Hamiti?

Po kjo kunderthenie: ''Gjuha letrare e figuruar bėhet esencė e letėrsisė e nė tė njėjtėn kohė mbrojtje e dyfishtė: nga censura dhe nga rrėshqitja nė militantizėm. ''...jo bac, shkrimtarin, letrarin askush nuk mund ta detyroj se si te shkruaj - ai pasuron e drejton vet gjuhen edhe vet gjuhen letrare!
Shkrimtari e drejton gjuhen!


E vijon shkrimi: ''Ndėr autorėt mė tė njohur tė kėsaj shkolle letrare janė:

Martin Camaj (1925-1992), gjuhėtar e poet, autor qė ka fatin tė lidhė letėrsinė moderne shqipe nė Shqipėri, nė Kosovė e nė diasporė. Ėshtė nisur si lirik ambiental, por vepra e tij kryesore janė madrigalet, Dranja (1981), ku kėrkon rrėnjėt e identitetit personal e nacional, si dhe dhembjen e dramatikėn e ndryshimeve. ''

Nese eshte fjala, per shkollen moderne letrare shqipe ne Kosove, atehere
Martin Camaj, nga vepra e tij e pare NJI FYELL NDER MALE e deri tek e fundit, jane vepra gegenishte, persa i perket modernitetit, te nje shkolle letrare. Po fjala - ''madrigalet'' ēfare na qenka ky topuz se! E cfare e per cilen dramatike te ndryshimeve, ka tek DRANJA? Merrni lexonie njehere, e tevona e kuptoni (ti sabri hamiti). Ēka e si e lidhi Martin Camaj, 'letersine moderne shqipe ne Shqiperi, ne Kosove e diaspore' - ai mbrojti burrerisht
dialektin e gegenishtes, si Gjuhe Shqipe ne Kosove!

Po Anton Pashku, e paska bere kult, besim (fetar) letersine shqipe? Sipas ketij shkrimit; ''Anton Pashku (1937-1995), pa dyshim prijatari i letėrsisė moderne nė Kosovė. Mjeshtėr i madh letrar, qė letėrsinė e bėn kult, besim,''... po ''prijatari'' ēka ke ne shqip, prijesi (princi), e jo prijatari - Anton Pashku eshte prijesi i prozes psikologjike dhe themeluesi i romanit psikologjik ne Kosove! Vepra e Anton Pashkut e Martin Camajt, jane me dimenzione krejt te kunderta, gjuhesore e letrare, sipas gjinive letrare!

Po vepra e Azem Shkrelit KARVANI I BARDHE, qe fillon me rreshtin e pare te faqes se pare keshtu:''Dorezohu, Dyl Mehmeti! - Dhe gryka e automatikut i shkrepi ne balle neper terr...'' - kush eshte Dyl Mehmeti - ai ishte nje ballist, atdhetar e ēlirimtar i popullit shqiptar dhe e dorezoi 'gryka e automatikut partizan'... Per cfare shkolle moderne behet fjale ketu te hamiti... pse nuk merret poezia e tij E HERSHME para '72-shit, kur po u behka fjale per nje shkolle moderne - kur BIBLA E HESHTJES then modernitetin e Gegenishtes, te Camajt!

Po kjo ketu: ''Vetė autor, pretendues i ligjėsimit kritik e teorik tė kėsaj shkolle konsiderohet autori i kėtyre rreshtave (Sabri Hamiti).

Figurat dominante tė kėsaj shkolle letrare janė Metafora e Metonimia. ''

Vet(ė) ''autor, pretendues i ligjesimit kritik'', cfare ligjesimi kritik ka ketu, e cfare na qenka ajo - ''Metonimia'' se, e cfare ka te bej me ketu ne shkrim?

Tash ketu pjesa tjeter, krejt tjeterkushi autor: ''Perkunder shkollave letrare...shkrimore universale''... shkrimore te shkrime ne miniera... Ketu asgje nuk perkon me nje teme komplete origjinale, vetem copa-copa mendimesh pa asfare vlere - vetem kopjime te shkollave moderne franceze...!

Ka pune bac, me i njofte gjerat, jo shkeleshko!


Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-07-05, 19:00   #3
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Duhet tė respektohen figurat dhe veprat e autorėve ,Ndėr ta edhe Sabri Hamiti.
Nuk e shohė tė arsyeshėm ēė qdo postimė tė Forumistėve tė ngulfatet me Thumba,me pytje provokative tė nėnqmimit.
Kjo shkaktonė njė rezonancė tė paknaqesisė,dhe sjellė vetėvetiu njė alternativė tė padeshiruar .
Zt. ju vetėvetiu i largoni miqėsitė;Ka pune bac, me i njofte gjerat, jo shkeleshko!

Zt. Odise unė ushqehem nga Mendja dhe zemra e gėzuar,duke respektuar Identitetin tuajė,Punėn dhe gjėrat i Shohė me plurarizėm Nuk qelė pranvera me njė lule.

Me nderime naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-07-05, 20:29   #4
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Naki
Duhet tė respektohen figurat dhe veprat e autorėve ,Ndėr ta edhe Sabri Hamiti.
Nuk e shohė tė arsyeshėm ēė qdo postimė tė Forumistėve tė ngulfatet me Thumba,me pytje provokative tė nėnqmimit.
Kjo shkaktonė njė rezonancė tė paknaqesisė,dhe sjellė vetėvetiu njė alternativė tė padeshiruar .
Zt. ju vetėvetiu i largoni miqėsitė;Ka pune bac, me i njofte gjerat, jo shkeleshko!

Zt. Odise unė ushqehem nga Mendja dhe zemra e gėzuar,duke respektuar Identitetin tuajė,Punėn dhe gjėrat i Shohė me plurarizėm Nuk qelė pranvera me njė lule.

Me nderime naki

*******Mire, zt. Naki - nuk kishja ndermend ta vijoja kete teme matutje, po mbase u rihap, vetem dy fjale: mendoj se gjithmone duhet te thohet realiteti, por kesaj rradhe eshte ma se i domosdoshem dhe detyre mbi detyra per nje shqiptar, eshte ta mbaje paraqitjen sa ma reale te gjendjes
kulturore, ekonomike e politike edhe kombetare mbi te gjitha!

Nuk jam kunder personave, pse shprehu mendime te lira reale, per nje veper apo per nje inisiative, sikurse eshte ketu koncepti - SHKOLLE MODERNE! Plotesimet e permiresimet jane te nevojshme kudo ne meset, mediat tona, sepse ato hapin syte e veshet e mendjes, duke i thirrur mendjes - zgjohu sa ma e fresket e sa ma kuptimplote! Ka aq shume per te thene ne kete kontest, sa nuk do te mjaftonin as disa sympoziume shkencore - e lere ma nje forum si ky joni ketu!


SHKOLLA MODERNE FORMOHET ME NJEREZ MODERN!


__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.