Shkup, sulmohet me granata stacioni i policisė
Nga shpėrthimi u shėnuan dėme tė shumta materiale, por jo viktima nė njerėz. Policia, vazhdojnė hetimet
Shkup, sulmohet me granata stacioni i policisė
Ngjarja ndodhi nė Bit Pazar, pak orė pas miratimit nga parlamenti tė ligjit pėr pėrdorimin e simboleve etnike
Shkup Mbrėmjen e sė premtes ėshtė sulmuar me granta stacioni policor nė Bit Paraz tė Shkupit nė Maqedoni. Shpėrthimi, ndodhur nė pjesėn veriore tė stacionit policor, rreth orės 23.30 minuta tė mbrėmjes, shkaktoi dėme tė shumta materiale, por fatmirėsisht nuk u shėnuan viktima nė njerėz. Sipas deklaratės sė Ministrisė sė Brendshme, godina 5-katėshe ku ndodhet komanda e policisė, ėshtė goditur me dy predha, nga shpėrthimi i tė cilave janė thyer tė gjitha xhamat e stacionit policor duke shkaktuar edhe dėme nė pjesėn e brendėshme tė tij. Menjėherė, nė vendngjarje ka shkuar njė grup ekspertizė me zėvendės prokuroren e Shkupit, Liljana Misheva shoqėruar nga grupi i anti terrorit. Pas ngjarjes, kryeministri maqedonas Vlado Buēkovski mbajti njė takim urgjent me ministrin e Brendshėm Ljubomir Mihallovski dhe ministren e Jashtme Ilinka Mitreva. Burimet zyrtare bėjnė tė ditur se qėllimi i kėtij takimi ishte marrja e masave konkrete pėr zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorėve tė saj. Po lidhur me kėtė incident, partia maqedonase VMRO DPMN i ka kėrkuar kryeministrit qė ngjarja tė zbardhet sa mė parė dhe personat pėrgjegjės tė vihen pėrpara ligjit. Ndėrsa forcat policore dhe grupet antiterror janė vėnė nė lėvizje pėr zhvillimin e hetimeve, zona e banuar kryesisht nga shqiptarė gjendet e rrethuar nga policia.
Ligji pėr simbolet etnike
Shpėrthimi nė Bit Pazar, ndodhi pak orė pasi Parlamenti i Maqedonisė miratoi me shumicė votash ligjin pėr pėrdorimin e simboleve etnike. Sipas ligjit tė ri, bashkėsitė etnike nė komunat ku pėrbėjnė mbi 50 pėrqind tė popullsisė do tė mund tė pėrdorin zyrtarisht simbolet e tyre kombėtare. Shqiptarėt nė 16 komuna tė Maqedonisė janė shumica. Miratimi i kėtij ligji ėshtė pėrshėndetur nga zyra e OSBE-sė nė Maqedoni, sipas sė cilės ligji paraqet njė zgjidhje tė balancuar tė arritur pėrmes dialogut. Sipas ambasadorit Karlosh Paish, shef i misionit tė OSBE-sė nė Maqedoni, pritet qė ligji i ri tė zbatohet nė mėnyrė tė efektshme. Shpėrthimi i sė premtes nė mbrėmje, ėshtė rasti i dytė brenda javės qė sulmohen stacionet policore. Rasti i parė ishte katėr ditė mė parė kur rajoni policor i Vranicit nė Tetovė i cili u sulmua me minahedhės dhe armė automatike. Ndėrkohė qė vetėm nje ditė mė parė eshtė mbledhur Kėshilli i Lartė i Sigurisė nėn drejtimin e Presidentit Cervenkovski, i cili analizoi trazirat e vitit tė kaluar nė Kundovė.
Marre nga "Shekulli"
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|