Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-09-05, 23:51   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nata (e madhe) E BERATIT ( Lejletul – berat )

MBI NATĖN E BERATIT ( Lejletul – berat )
All-llahu i madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė :

“Ha-mim . Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)! Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar “ (Ed Duhanė , 1-3)

Ibn Abbasi r.a ka thėnė qė “Ha-mim” d.m.th. All-llahu ka pėrcaktuar, ēfarė do tė ndodhė deri Ditėn e Kiametit. “Betohem nė Librin e qartė” d.m.th Kur’ani.

“Ne e kemi zbritur “, d.m.th Kur’anin, “ nė natėn e bekuar“ d.m.th nė natėn e gjysmės sė Sha’banit, gjegjėsisht – Berat. Kėtė e pohojnė shumica e mufesinėve pėrveq Ikrimes i cili thotė se kjo ėshtė Lejletul Kader.

Nata e beratit ėshtė quajtur e bekuar (mubarek) sepse nė kėtė natė lėshohet mėshira (rahmet), begati (bereket), mirėsi, falje gabimeve (avf) dhe falje pėr banorėt e Tokės.

Transmetohet nga Ali Ibn Ebu Talibi r.a. qė Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: “All-llahu i Madhėrishėm lėshohet natėn e gjysmės sė sha’banit nė qiellin e dunjasė dhe falė ēdo mysliman, pėrveē idhujtarėve, tė kėqinjėve, atyre qė ndėrpresin lidhjet familjare dhe gruas e cila bėnė mėkat me vendin e turpshėm tė saj”.

Aisha r.a. transmeton qė Pejgamberi s.a.v.s i ka thėnė: “O Aishe, a e dini cila ėshtė kjo natė? I thashė “All-llahu dhe i dėrguari i Tij e dinė mė sė miri”, dhe ai tha: “Nata e mesit tė Sha’banit. Nė kėtė natė ngriten veprat e njerėzve dhe nė kėtė natė All-llahu i liron nga zjarri sa ka qime tė kipeve tė fisit Keleb , andaj mė lejo qė tė jem me ty kėtė natė ?” I thashė: “Po” dhe ai u falė duke lexuar nė kijam “Fatihan” dhe njė sure tė shkurtėr, pastaj qėndroi nė sexhde deri nė gjysmėn e natės, u ngrit nė rekatin e dytė dhe lexoi shkurt si nė rekatin e parė dhe qėndroj nė sexhde deri nė sabah. U afrova dhe ndėgjova se nė sexhde thoshte :

“EUDHU BI AFVIKE MIN UKUBETIKE, VE EDHU BI RIDAKE MIN SUHTIKE, VE EDHU BIKE MINKE , XHEL – LE VEXHHEKE, LA AHSA THENA EN ALEJKE , ENTE KEMA ETHNEJTE ALA NEFSIKE.”

“Kėrkoj falje prej Teje nga dėnimi yt, kėrkoj nga kėnaqėsia Yte nga hidhėrimi Yt, kėrkoj mbrojtje prej Teje nga Ti , e lartėsuar ėshtė fytyra Yte dhe nuk mund t’i numėroj falėnderimet Tua , ashtu si Ti e ke falėnderua vetėn Tėnde”.

Unė i thashė: “O i dėrguar i All-llahut kėtė qė dėgjova sonte nė sexhden tėnde nuk e kam dėgjuar asnjėher mė parė.” Ai mė tha: “A e mbajte mend kėtė ?” i thash: “Po”, ndėrsa ai mė tha: “mėsoj kėto fjalė dhe mėso tė tjėret, sepse Xhibrili a.s. mė urdhėroi qė t’i pėrmendi kėto fjalė nė sexhde!” Pastaj e pyeta: “Ēfarė ka nė kėtė natė?” ai tha: “Nė kėtė natė regjistrohen tė gjithė qė do tė lindin nė kėtė vit, nė kėtė natė regjistrohen tė gjithė ata qė do tė vdesin kėtė vit, regjistrohen furnizimet e tyre dhe nė kėtė natė ngriten veprat dhe punėt”.

Nga Ikrime , robi i liruar Ibn Abbasit transmetohet se fjalėt e All-llahut xh.sh.

“Nė atė ( natė ) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė “

(Ed Duhanė, 4)

i ka shpjeguar: “Kjo ėshtė nata e mesme e muajit tė Sha’banit, nė tė cilėn All-llahu i Madhėrishėm pėrcakton punėt pėr vitin tjetėr, i zėvendėson tė gjallėt me tė vdekur, pėrcakton kush do tė kryen Haxhin, dhe askush nuk mund tė shtojė apo mungojė diē

Thuhet se melekėt i kanė dy bajrame nė qiej: Lejletul – berat dhe Lejletul – kadėr.

Thuhet se urtėsia qė All-llahu e ka fshehur Lejletul – kadėr dhe nuk e ka fshehur Lejletul – berat ėshtė se Lejletul kadėr ėshtė nata e mėshirės, faljes dhe lirimit nga zjarri dhe njerėzit tė mos mbėshtetėn nė te, ndėrsa Lejletul berat nuk e ka fshehur sepse kjo ėshtė nata e pėrcaktimit, nata e kėnaqėsive, pranimit, nata e lumturisė dhe e nderimit. Nė kėtė natė dikush ėshtė i lumtur e dikush i pa lumtur, dikush merr shpėrblim e dikush refuzohet. Sa ka qefina tė pėrgatitur e njerėzit blejnė gjėra tjera nė qarshi. Sa ka varreza tė hapura e banorėt e tyre tė lumtur jetojnė nė shtėpi, sa robėr shpresojnė nė thevabe ndėrsa i pret dėnimi, sa robėr shpresojnė nė lumturi ndėrsa i pret dėnimi, sa robėr shpresojnė nė xhennet i pret zjarri, sa robėr shpresojnė nė shpėrblim ndėrsa i pret katastrofa.

Thuhet se El – hasan el – Basriu, All-llahu e mėshiroftė, njėher doli nga shtėpia nė ditėn e mesme tė muajit sha’ban me fytyrė tė zverdhur sikur tė kishte dalur nga varri. Dikush e pyeti pėr kėtė gjendje (hal) dhe ai u pėrgjigj: “Pėr mėkatet e mija jam i vetėdijshėm, por po dridhem pėr veprat e mira se nuk e di a do tė mė pranohen.”

Sa i pėrket namazit qė bėhet nė kėtė natė, aj pėrbėhet prej njėqind rekateve, nė secilin nga dhejtė “Kulhuvullahu ehad“ dhe ky namaz quhet Namazi i mirėsisė (salatul – hajėr).

Transmetohet nga Hasan el – Basriu All-llahu e mėshiroftė se ka thėnė: tridhjet sahab tė Pejgamberit s.a.v.s mė kanė treguar se ai i cili falė kėtė namaz nė kėtė natė, All-llahu xh.sh do ta shikoj me shtatėdhjetė shikime (nazar) dhe me ēdo shikim do t’i plotėsohen shtatėdhjetė nevoja prej tė cilave mė e vogla ėshtė falja (magfiret).



Dr. Ali Iljazi

16.09.2005.Islamgjakova.net


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-10-05, 23:38   #2
Guest
 
Postime: n/a
Gabim

Falėnderojmė All-llahun, i Cili na e ka plotėsuar fenė, na i ka plotėsuar dhuntitė, kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Pejgamberin, Muhammed, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Pejgamberi i mėshirės dhe teubes.

Shaban ėshtė emėr i muajit (tė tetė tė kalendarit lunar), kėshtu ėshtė emėrtuar sepse arabėt shpėrndaheshin pėr tė kėrkuar ujė, ose sipas disave pėr shkak tė shpėrndarjes nėpėr shpella, e sipas tė tretėve pėr shkak se gjendet mes muajit Rexheb dhe Ramazan. Shumėsi i kėtij emri ėshtė Shabanat ose Sheabiin.

Duke e analizuar sunnetin dhe hadithet e tė Dėrguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė mėsojmė pėr disa vepra me tė cilat i Dėrguari e veēonte kėtė muaj prej tė cilave mė i potencur ishte:

Agjėrimi nė muajin Shaban

Aisheja, radijall-llahu anha, thotė: "Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjėronte sa qė mendonim se aspak nuk ėshtė duke ngrėnė, dhe nuk agjėronte sa qė thonim se aspak nuk agjėronte. Nuk e kam parė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke agjėruar njė muaj tė plotė pėrveē Ramazanit, kurse mė sė shumti e kam parė duke agjėruar nė muajin Shaban". (Buhariu dhe Muslimi). Nė transmetimin tjetėr tė Muslimit qėndron: "E agjėronte gjithė Shabanin, pėrveē njė pjesės sė vogėl".

Njė grup i dijetarėve, prej tyre ėshtė edhe Abdull-llah ibėn Mubareku, kanė anuar nga mendimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurrė nuk e ka plotėsuar muajin e Shabanit me agjėrim, por e ka agjėruar pjesėn mė tė madhe. Kėtė mendim e pėrforcon hadithi tė cilin e transmeton Muslimi nga Aisheja, radijall-llahu anha, ku thotė: "Nuk di se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka agjėruar muaj tė plotė pėrveē Ramazanit", ose nė transmetimin tjetėr: "nuk e kam parė duke agjėruar njė muaj tė plotė prej ditės qė ka ardhur nė Medinė, nė pėrjashtim tė Ramazanit".

Kurse Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, thotė: "Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka agjėruar asnjė muaj tė plotė pėrveē Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi). Andaj Ibėn Abbasi, radijall-llahu anhu, e urente tė agjėron muaj tė plotė pėrveē Ramazanit.

Ibėn Haxheri, rahimehull-llah, thotė: "Agjėrimi i tij vullnetar ishte mė i shumtė nė muajin e Shabanit sesa nė muajtė tjerė. Ai agjėronte pjesėn mė tė madhe tė Shabanit".

Usame ibėn Zejdi, radijall-llahu anhu, thotė: i thashė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: tė shoh qė mė sė shumti je duke e agjėruar muajin e Shabanit? Mu pėrgjegj: ky ėshtė muaji qė njerėzit e neglizhojnė, sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit. Ky ėshtė muaji qė ngriten veprat te Zoti i botėve, kurse unė dėshiroj qė tė mė ngriten veprat duke qenė agjėrueshėm". (Transmeton Nesaiu. Shiko: "Sahihut-Tergibi vet-Terhibi", tė Shejh Albanit, rahimehull-llah, fq. 425). Kurse nė transmetimin e Ebu Davudit, Aisheja, radijall-llahu anha, thotė: "Muaji mė i dashur pėr ta agjėruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte muaji Shaban, pastaj e vazhdonte me muajin Ramazan". (Shejh Albani, rahimehull-llah, thotė se ky hadith ėshtė i vėrtetė. Shiko: "Sahih Sunen Ebi Davud", 2/461).

Ibėn Rexhebi, rahimehull-llah, thotė: "agjėrimi i muajit Shaban ėshtė mė i vlefshėm se agjėrimi i muajve tė shenjtė, kurse agjėrimi mė i mirė vullnetar ėshtė ai qė ėshtė mė afėr Ramazanit, qoftė para ose mbrapa, ashtu sikurse namazet vullnetare me farzet, ato qė falen para edhe ato qė falen mbrapa, domethėnė i plotėsojnė mangėsitė e farzeve. E njėjta gjė vlen edhe pėr agjėrimin. Pastaj ashtu sikurse qė sunetet e rregullta janė mė tė vlefshme sesa namazi vullnetar, ashtu edhe agjėrimi para Ramazanit dhe pas ėshtė mė i mirė sesa ai qė ėshtė mė larg.

Fjala e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Shabani ėshtė muaj qė e neglizhojnė njerėzit sepse gjendet mes Rexhebit dhe Ramazanit", domethėnė se pasi qė kufizohet me dy muaj tė mėdhenj, muaji i shenjtė dhe muaji i agjėrimit, njerėzit angazhohen nga ky muaj, andaj bėhet i neglizhuar. Shumica e njerėzve mendojnė se agjėrimi i Rexhebit ėshtė mė i vlefshėm se agjėrimi i muajit Shaban, sepse muaji Rexheb ėshtė muaji i shenjtė, mirėpo kjo nuk ėshtė e saktė.

Nė hadithin e lartėpėrmendur tregohet se mundet disa kohėra, vende ose persona tė njihen si mė tė vlefshėm edhe pse gjinden kohėra, vende ose persona qė janė mė te vlefshėm se to.

Nė kėtė hadith gjithashtu ka argument se ėshtė e pėlqyeshme qė tė shfrytėzohen me ibadet kohėrat qė i neglizhojnė njerėzit. Pėr kėtė disa nga selefi (muslimanėt e parė) e shfrytėzonin kohėn mes Jacisė dhe Akshamit me ibadet, sepse shumica e njerėzve janė neglizhent nga ibadeti nė kėtė kohė. E njejta vlenė edhe pėr pėrmendjen e All-llahut, subhanehu ve teala, nė treg, sepse e pėrmendin All-llahun nė vend tė neglizhencės dhe mes neglizhentėve. Tė shfrytėzosh me ibadete kohėn qė zakonisht njerėzit e neglizhojnė, ka shumė dobi, prej tyre janė:

Dobitė e adhurimeve nė kohėra qė i neglizhojnė njerėzit:

- Mė lehtė e ke ta fshehėsh kėtė ibadet, kurse te veprat vullnetare fshehja e tyre ėshtė mė i mirė. Sidomos agjėrimi, i cili ėshtė ibadet i fshehur me robit dhe Zotit tė vet, pėr kėtė edhe ėshtė thėnė se nė te nuk ka mundėsi tė ketė rija, syfaqėsi. Ka pasur njerėz nga selefi qė kanė agjėruar me vite, askush nuk e ka ditur. Kur ka dalur nga shtėpia pėr nė treg ka marrė me vete bukėn, rrugės i jepte ato sadaka, kurse ai vet agjėronte. Kėshtu, familja e tij mendonte se ka ngrėnė bukėn, kurse njerėzit e tregut mendoni se ka ngrėnė nė shtėpi. Pėr kėtė, selefi e kanė pėlqyer pėr atė qė agjėron qė tė tregon gjėra me tė cilat do ta fshehė agjėrimin e tij. Abdull-llah ibėn Mesudi, radijall-llahu anhu, thotė: "nėse agjėroni, pėrdorni vajra (nė fytyrė dhe flokė)". Kurse Katadeja, rahimehull-llah, thotė: "ėshtė e pėlqyer pėr agjėruesin qė tė pėrdorė vajra, qė tė largon nga vetja pluhurin e agjėrimit".

- Veprat e mira nė kohėn e neglizhencės janė tė rėnda pėr nefsin, kurse prej shkaqeve qė njė vepėr e bėjnė mė tė vlefshme, ėshtė vėshtirėsi e tyre pėr nefsin, sepse kur njė vepėr e bėjnė shumė njerėz, atėherė ėshtė ma e lehtė, kurse nėse e neglizhojnė njė vepėr shumica e njerėzve, atėherė u bėhet e rėndė tė zgjuarve. Transmeton Imam Muslimi nga Ma’kel ibėn Jesari, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Ibadeti nė kohėn e fitnes ėshtė sikur tė bėsh hixhret tek Unė". Sepse nė kėtė kohė njerėzit i pasojnė epshet e tyre, andaj ai qė kapet pėr tė vėrtetėn ėshtė duke bėrė njė vepėr tė rėndė.

Shkaku i agjėrimit tė shpeshtė nė Shaban

Dijetarėt kanė shumė mendime pėr shkakun e agjėrimit tė shumtė tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė muajin Shaban, prej tyre janė edhe kėto mendime:

1- Nuk mundej ti agjėron ēdo herė nga tre ditė tė ēdo muajit pėr shkak tė udhėtimit, andaj tė gjitha kėto i kompensonte nė muajin Shaban. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur e bėnte ndonjė vepėr vullnetar e vazhdonte, e nėse i kalonte e kompensonte.

2- Disa kanė thėnė: gratė e tij, i kompensonin ditėt e mbetura nga Ramazani i kaluar nė muajin Shaban, edhe ai agjėronte me to. Kėtė e vėrteton edhe Aisheja, radijall-llahu anha, e cila e vononte kompensimin e agjėrimit tė ditėve tė mbetura nga Ramazani deri nė Shaban, sepse ishte e angazhuar me Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

3- Disa tė tjerė kanė thėnė: sepse ėshtė muaji qė shumica e njerėzve e neglizhojnė. Ky ėshtė mendimi mė i saktė, duke u mbėshtetur nė hadithin e Usame ibėn Zejdit qė e pėrmendėm pak mė lartė.

Nė kėtė rast duhet t’ua tėrheqim vėrejtjen se atij qė i ka mbetur diē pa agjėruar nga muaji i kaluar i Ramazanit, duhet ta kompensoj para se tė hyjė muaji i ardhshėm i Ramazanit dhe nuk i lejohet ta vonojė, pėrveē se me ndonjė arsye. Ai qė ka mundėsi ta kompenson para Ramazanit tė ardhshėm dhe nuk e ka bėrė, pėrveē kompensimit duhet bėrė teube dhe pėr ēdo ditė duhet ushqyer nga njė tė varfėr. Ky ėshtė mendim i Malikut, Shafiut dhe Ahmedit.

Prej dobive tė agjėrimit tė muajit Shaban ėshtė se agjėrimi i kėtij muaji e stėrvitė njeriun para ardhjes sė agjėrimit tė muajit Ramazan, qė mos ti vjen i rėndė agjėrimi i muajit Ramazan, por i vjen muaji i Ramazani, kurse ky ėshtė i pėrgatitur dhe aktiv.

Agjėrimi nė fund tė Shabanit

Tregon Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Mos agjėroni para Ramazanit njė ose dy ditė, pėrveē atij qė ka agjėruar ditė tė zakonshme". (Buhariu dhe Muslimi)

Sipas argumenteve qė i kemi nė disponim agjėrimi para muajit Ramazan i ka tre situata:

A) Tė agjėron me nijet qė mos tė gabon fillimin e muajit Ramazan, kjo ėshtė haram.

B) Tė agjėron me nijet tė zotimit, ose kompensimit, etj, kjo ėshtė e lejuar sipas shumicės sė dijetarėve, dhe

C) Tė agjėron me nijet tė agjėrimit vullnetar, nėse e ka pasur traditė ti agjėron ato ditė, siē ėshtė e hėnė dhe e enjte, atėherė i agjėron, pėrndryshe jo.

Nėse ndokush thotė: pse urrehet tė agjėrohet nė ditėt para muajit Ramazan, si pėrgjigje mund tė themi, se kjo ėshtė kėshtu pėr shumė aspekte:

1- Pėr mos t’i shtuar muajit tė Ramazanit ditė qė nuk janė tė tij. Pėr kėtė shkak ėshtė i ndaluar edhe agjėrimi i ditės sė bajramit, qė mos tė bėjnė muslimanėt siē kanė bėrė pasuesit e librave, tė cilėt kanė shtuar sipas mendimeve dhe epsheve tė tyre. Pėr kėtė edhe ka ndaluar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjėrimin e ditės sė dyshimtė.

2- Pėr tė ndarė agjėrimin vullnetar nga ai obligueshėm, edhe kjo ėshtė njė gjė e ligjshme. Pėr kėtė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar ngjitjen e namazit obligueshėm me atė vullnetar pa i ndarė ato me selam ose fjalė, sidomos sunnetet para namazit tė sabahut.

Ndokush mund tė mendojė se ngrėnia para Ramazanit ka pėr qėllim ngopjen me ushqim dhe ngopjen e epsheve para se ta ndalon nga ushqimi me agjėrim, por kjo ėshtė gabim dhe injorancė, nėse ndokush kėshtu ka menduar.

Leximi i Kur’anit dhe lėmosha

Pasi qė muaji Shaban ėshtė paralajmėrues i muajit Ramazan, atėherė edhe ky muaj duhet tė ketė disa gjėra qė i ka muaji i Ramazanit, siē ėshtė agjėrimi, leximi i Kur'anit dhe dhėnia e lėmoshės. Seleme ibėn Suhejli thoshte: Muaji i Shabanit ėshtė muaj i lexuesve tė Kur'anit".

Edhe Habib ibėn Ebi Thabit kur hynte muaji Shaban thoshte: Ky ėshtė muaji i lexuesve tė Kur'anit. Kurse Amr ibėn Kajs el-Mulai kur hynte muaji i Shabanit, e mbyllte dyqanin e tij dhe lirohej nga angazhimet tjera pėr tė lexuar Kur'an.

Festimi i natės nė mes tė muajit Shaban (Lejletul Berat)

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe”. (El-Maide: 3).

“A mos kanė ata ortakė (zota ose idhuj) qė u pėrcaktuan atyre fé, tė cilėn nuk e urdhėroi All-llahu?”. (Esh-Shura: 21).

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Aisheja, radijall-llahu anha, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Kush shpikė nė fenė tonė gjėra qė s’janė prej sajė, kjo vepėr ėshtė e refuzuar”.

Transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatė hutbes sė tij thoshte: “Biseda mė e mirė ėshtė, Libri i All-llahut e udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kurse gjėrat mė tė kėqija janė ato tė shpikurat, kurse ēdo bidat ėshtė delalet”. (Muslimi).

Shumė ajete dhe hadithe flasin nė kėtė drejtim.

Prej bidateve qė i kanė shpikur njerėzit ėshtė edhe festimi i natės nė mes tė muajit shaban (nata e beratit), duke e veēuar kėtė ditė me agjėrim, duke mos pasur pėr kėtė argument nė tė cilin mundet tė mbėshtetemi. Mbi vlerėn e kėsaj dite ekzistojnė disa hadithe, mirėpo janė tė dobėta, kurse sa i pėrket namazit nė kėtė ditė, tė gjitha janė apokrife, siē e kanė treguar kėtė shumė dijetarė. Disa prej tyre do t’i pėrmendim pak mė poshtė.

Sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve festimi i kėsaj dite ėshtė bidat dhe se hadithet qė flasin pėr kėtė ditė janė tė dobėta, e disa janė edhe apokrife. Prej dijetarėve qė e kanė treguar kėtė gjė ėshtė edhe Ibėn Rexhebi, rahimehull-llah, nė librin “Letaiful-Mearif”. Sipas disave ka mundėsi tė punohet me hadith tė dobėt, mirėpo nėse pėr kėtė vepėr ka bazė tė shėndoshė nė hadithet e vėrteta, kurse pėr kėtė ditė nuk ka bazė tė shėndoshė, qė ta forcojmė me hadith tė dobėt. Kėtė rregull e ka sqaruar shumė mirė Shejhul-Islam, Ibėn Tejmijje, rahimehull-llah.

Tė gjithė dijetarėt janė tė pajtimit se nėse muslimanėt kanė mendime tė ndryshme pėr ndonjė ēėshtje, duhet kthyer nė Kur'an dhe Sunnet, e ēka tė gjykojnė ato, ose njėri prej tyre, ajo ėshtė sherijat dhe fe qė duhet ta pasojmė, kurse ajo qė ėshtė nė kundėrshtim me te duhet refuzuar. Nėse pėr ndonjė ibadet nuk ka bazė nė Kur'an dhe Sunnet, atėherė ėshtė bidat tė cilin nuk lejohet ta bėjmė, e mos tė flasim pėr davet nė te ose t’i nxisim njerėzit nė kėtė vepėr. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė”. (En-Nisa: 59).

Ka shumė ajete qė flasin nė kėtė drejtim dhe janė vendimtare se gjatė mendimeve tė ndryshme duhet kthyer nė Kur'an dhe Sunnet, dhe se duhet kėnaqur me kėtė gjykim, dhe se kjo ėshtė argument i imanit tė njė besimtari dhe e mirė pėr robin nė dunja dhe ahiret.

Hafidh Ibėn Rexhebi, rahimehull-llah, nė librin e tij, “Letaiful-Mearif”, thotė: “Namazi gjatė natės nė mes tė muajit shaban nuk ka bazė nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga shokėt e tij”.

Kurse ēdo gjė qė nuk ka bazė nė argumente tė shėndosha nuk i lejohet muslimanit ta shpikė nė fe, pa marrė para sysh a ėshtė duke e bėrė vet ose nė grup, pa marrė para sysh a e bėnė publikisht ose e fshehė, duke u bazuar nė pėrgjithshmėrinė e fjalės sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Kush shpikė nė fenė tonė gjėra qė s’janė prej sajė, kjo vepėr ėshtė e refuzuar”.

Imam Ebu Bekr Tartushi nė librin e tij, “Shpikjet dhe bidatet”, thotė: “transmetohet nga Ibėn Vedahi, e ky nga Zejd ibėn Eslemi, i cili ka thėnė: asnjė hoxhė i yni e as fukahatė tonė nuk i kanė dhėnė asnjė vlere natės sė mesme tė muajit shaban, nuk e kanė zė gjė hadithin e Mekhulit, nuk e kanė konsideruar natė me vlerė. Kur Ibėn Ebi Melikeja e ka dėgjuar njėrin duke thėnė: fulani thotė se nata e Beratit ka vlera sa nata e Kadrit, ia ktheu: po ta dėgjoja do ta goditja me shkop”.

Shevkaniu, rahimehull-llah, nė librin e tij, “Dobi tė pėrmbledhura”, thotė: “Hadithi qė fletė pėr namazin e natės sė mesme tė muajit shaban ėshtė i trilluar”. E nė disa libra tjerė ka thėnė se ėshtė i kotė, i pa bazė, i dobėt etj.

Disa dijetarė janė mashtruar me kėto hadithe, siē ėshtė rasti me Ebu Hamid Gazalin dhe disa dijetarė tė tefsirit.

Hafidh Irakiu thotė: Hadithi qė flet pėr namazin nė natėn e mesme tė muajit shaban ėshtė i trilluar mbi Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ėshtė gėnjeshtėr mbi te”.

Imam Neveviu thotė: “Namazi i Regaibit dhe namazi i natės sė beratit janė bidate dhe nuk duhet tė mashtrohet ndokush nga fakti se janė tė pėrmendura nė librin “Kutul-Kulub”, ose “Ihaju ulumud-din”, e as nga hadithet qė janė pėrmendur atje, sepse krejt ato janė tė kota, e as me shkrimet e disa dijetarėve qė u ėshtė pėrzier kjo ēėshtje, sepse ata kanė gabuar nė kėtė rast”.

Shejhu Ebu Muhammed, Abdur-Rahman ibėn Ismail El-Makdisiu ka shkruar libėr shumė tė vlefshėm mbi kėtė temė, ku ka vėrtetuar kotėsinė e sajė nė mėnyrė tė zgjeruar dhe tė mirė. Dijetarėt kanė folur shumė rreth kėsaj teme, po tė dėshironim t’i pėrmendim do ta zgjatnim shumė. Mirėpo kjo qė kemi pėrmendur, mendojmė se mjafton pėr ate qė e kėrkon tė vėrtetėn.

Ajetet, hadithet dhe fjalėt e dijetarėve qė i pėrmendėm mė lartė i sqarojnė kėrkuesit tė tė vėrtetės se: festimi i natės nė mes tė muajit shaban, me namaz ose gjėra tjera, veēimi i ditės sė sajė me agjėrim, ėshtė bidat i urrejtur sipas shumicės sė dijetarėve dhe nuk ka bazė nė sherijatin e pastėr, bidat i cili ka dalur pas shekujve tė sahabeve, radijall-llahu anhum.

Nė kėtė kontekst kėrkuesit tė tė vėrtetės i mjafton ajeti: “Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj..”. Dhe ajetet tjera qė flasin nė kėtė drejtim.

Edhe hadithi: “Kush shpikė nė fenė tonė gjėra qė s’janė prej sajė, kjo vepėr ėshtė e refuzuar”.

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Hurej¬re, radijall-llahu anhu, i cili thotė se Pejgam¬beri, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: “Mos e veēoni natėn e xhuma me namaz tė veēantė, e as ditėn e sajė me agjėrim tė veēantė, nė pėrjashtim tė rastit kur ju takon nė agjėrim tė zakonshėm”.

Po tė ishte e lejuar tė veēohet ndonjė natė me agjėrim, atėherė nata mė meritore do tė ishte nata e xhuma, sepse dita e sajė ėshtė dita mė e mirė nė tė cilėn ka lindur dielli, sipas haditheve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Pasiqė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka tėrhjekur vėrejtjen nga veēimi i natės sė xhuma me namaz tė veēantė, kjo tregon se veēimi i ndonjė nate tjetėr edhe mė parė ėshtė i ndaluar, nė pėrjashtim tė ndonjė rastit kur ėshtė veēuar me hadith tė vėrtetė.

Pasi qė sipas sherijatit ėshtė e ligjshme namazi i natės gjatė ramazanit dhe natės sė Kadrit, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ua ka treguar ummetit dhe i ka nxitur nė te, bile edhe vet i ka bėrė.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotė: “Kush falet gjatė netėve tė Ramazanit, me besim dhe shpresė tė shpėrblimit, i falen mėkatet e mėparshme”. (Buhariu dhe Muslimi).

“Kush e falėt Natėn e Kadrit me besim dhe shpresim tė shpėrblimit, i falen mėkatet qė i ka bėrė mė parė”. (Buhariu dhe Muslimi).

Kėshtu qė, po tė ishte nata nė mes tė muajit shaban dhe nata e parė e xhumasė sė parė tė Rexhebit (qė e quajnė Regaib), ose nata e Israsė dhe Miraxhit e ligjshme veēimi i tyre me festim ose me ndonjė ibadet tė veēantė, do tia tregonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kėtė mbarė ummetit ose do ta bėnte vetė, po tė ndodhte diē e tillė, kėtė do tė na e tregonin sahabet e tij e nuk do tė na e fshehnin, sepse ata kanė qenė njerėzit qė mė sė shumti kanė kėshilluar, pas Pejgamberėve. All-llahu qoftė i kėnaqur prej tyre.

Pak mė parė tė treguam fjalėt e dijetarėve se pėr kėtė gjė nuk ka asnjė hadith tė vėrtetė nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e as nga sahabet e tij,, radijall-llahu anhum, as pėr natėn e Regaibit e as pėr natėn e Beratit, atėherė na bėhet e qartė se festimi i kėsaj nate ėshtė bidat, gjė e shpikur nė Islam edhe veēimi me ibadet tė veēantė ėshtė bidat. Kjo vlenė edhe pėr natėn e Israsė dhe Miraxhit.

...

E lusim All-llahun qė ti udhėzojė mbarė muslimanėt qė tė kapen pėr Sunnet dhe tė pėrqėndrohen nė te dhe tė kujdesen prej bidateve dhe gjėrave qė i kundėrshtohen. Paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe mbi shokėt e tijė nė pėrgjithėsi.

"Lataiful-Mearif fima limevasimil-Ami minel-Vedhaifi", tė Ibėn Rexheb Hanbeliut

“Pėrmbledhja e fetvave” tė shejh Ibėn Baz, rahimehull-llah, vėll. 2, fq. 882

"El-Ilamamu bishejin min ahkamis-Sijami", Abdul-Azizi Raxhihi




  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.