Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-10-05, 11:53   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim BESIMI I EHLI SUNNETIT (pjesa e dyte)

Ne pamundesi te vazhdimit te shkrimit nga ana ime te ketij libri tek tema e pare Besimi i Ehlil Synetit , vendosa te vazhdoj me nje teme te re ne menyre te mos lihet ne gjysem tema e hapur.Nese ka mundesi operatori i dhomes apo edhe i forumit le ta barte kete teme si vazhdim tek tema e mehershme e hapur pra Besimi i Ehlil Sunnetit.

Vazhdim i kapitullit Besimi ne Profetet eshte ky shrimi i meposhtem deri te kapitulli tjeter.


* Besojmė se Allahu xhele shanuhu (shpalljen) e fundit ia ka zbritur Muhamedit alejhi selam dhe e ka bere atė profet per mbarė njerėzimin: kėtė e kuptojme nga fjala e Allahut:
{قل يا أيها الناس إني رسول الله إليكم جميعا الذي له ملك السموات والأرض لا إله إلا هو يحي ويميت فآمنوا بالله ورسوله النبي الأمي الذي يؤمن بالله وكلماته واتبعوه لعلكم تهتدون}
الأعراف: 158.
Thuaj (Muhamed): "O ju njerėz ! Unė jam i derguari i Allahut pėr tė gjithė ju, Allahut,qė vetėm i Tij ėshte sundimi i qiejve e i Tokes, s`ka tė adhuruar tjeter pos Tij. Ai jep jetė dhe ai jep vdekje, pra besoni Allahun dhe tė derguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, qė beson Allahun dhe shpalljet e Tij, ndiqni rrugėn e tij qė tė gjeni tė vertetėn.

* Besojmė se sheriati?ligji i Muhamedit Sallahu alejhi ve selam, eshtė feja islame , tė cilėn Zoti xhele shanuhu deshi dhe e beri fe per roberit e Tij dhe nuk pranon prej askujt fe tjetėr pos Islamit.
{إن الدين عند الله الإسلام} آل عمران: 19.
Feja e vetme e pranuar tek Allahu ėshte Islami.
{اليوم أكملت لكم دينكم وأتممت عليكم نعمتي ورضيت لكم الإسلام دينا} المائدة 3
Sot pėrsosa pėr ju fene tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju Islamin fe.
{ومن يبتغ غير الإسلام ديناً فلن يقبل منه وهو في الآخرة من الخاسرين} آل عمران: 85.
E kush kerkon fe tjetėr pervef fesė islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai nė boten tjetėr eshtė nga tė shkatėrruarit.

Mbas ketyre argumenteve tė Kuranit mund tė perfundojmė lirisht se, ai qė mendon se ndonje fe tjetėr pos Islamit ėshtė e pranuar tek Allahu psh. si feja e krishtere ose hebraike , endonjė tjeter, ai eshtė pabesimtar?qafir dhe besimin e ka tė kotė.
Gjithashtu mund tė perfundojmė qė, ai qė mohon fene e profetit tonė, Muhamedit a.s Islamin, ka mohuar tė gjithė profetėt, bile edhe profetin qė e beson, sepse tė gjithe profetėt frymėzimin e kanė prej njė burimi dhe ata jane vellezėr qė tė gjithė, prandaj ai qė mohon njė, i ka mohuar tė gjithe.
Kėtė e vėrtėton Kurani kur flet pėr Nuhun dhe popullin e tij. Aty tregohet se populli i tij pėrderisa e kanė genjyer Nuhun dhe nuk e ka besuar atė pėr profet, atėherė, i numrohet sikur t’i ketė gėnjyer e t`i ketė mohuar tė gjithė profetėt. I thotė Zoti xhele shanuhu:
{كذبت قوم نوح المرسلين} الشعراء: 105.
“Populli i Nuhut gėnjeu tė dėrguarit.”

Nė njė ajet tjetėr thotė:
{إن الذين يكفرون بالله ورسله ويريدون أن يفرقوا بين الله ورسله ويقولون نؤمن ببعض ونكفر ببعض ويريدون أن يتخذوا بين ذلك سبيلاً. أولئك هم الكافرون حقاً وأعتدنا للكافرين عذاباً مهينا} النساء 150 - 151
Ska dyshim se ata qė nuk besojnė Allahun dhe tė dėrguarit e Tij, dėshirojnė tė bėjnė dallim nė mes Allahut dhe tė dėrguarve tė Tij e thonė:
"Ne i besojmė disa e nuk i besojmė disa tė tjerė" e mes kėtij duan tė marrin njė rrugė. Tė tillėt janė pabesimtarė tė vėrtetė, e Ne pėr pabesimtarėt kemi pėrgatitur dėnimin nėnēmues.

* Besojmė se profeti Muhamed ėshtė i fundit dhe se nuk do tė ketė Profet pas tij dhe ai qė thotė se, une jam profet ose i beson dikujt qė thotė se jamė profet, ai ėshte pabesimtar?qafir, sepse Profeti yne, Muhamedi alejhi selam, ka thėnė se ėshtė profeti i fundit.

* Besojmė se Muhamedi alejhi selam ka lėne pas vetes kater kalife,(1) tė cilet e kanė zėvendėsuar atė pas vdekjes dhe se ata e kanė zbatuar Islamin ne pushtet ashtu si Pejgamberi alejhi selam.
I pari i kźtyre kalifėve, njėheresh me i vlefshmi e mė i miri kalif, ka qenė Ebu Bekri, pastaj vijnė Omeri, Othmani dhe ne fund Aliu. Ata sipas radhitjes se tyre nė pushtet, janė radhitur edhe sa i pėrket vlerės sė mirėsisė, edhe pse s`ka dyshim qė tė katėr janė tė mirė, bile janė njerėz mė tė mirė nė botė pas Pejgamberit alejhi selam, mirėpo ata pak a shumė dallohen nė mes tyre , radiallahu anhum. (1)

* Besojmė se tė gjithė shokėt e Pejgamberit alejhi selam janė me shkallė dhe kanė vlerė tė ēmueshme, por vijnė pas atyre tė katėrve qė i pėrmendėm mė lart".

* Besojmė se ky popull(2) ėshtė populli mė i mirė dhe mė i dobishėm, edhe mė i ndershmi tek Zoti xhele shanuhu, kėtė e vėrteton fjala e Allahut:
{كنتم خير أمة أخرجت للناس تأمرون بالمعروف وتنهون عن المنكر وتؤمنون بالله} آل عمران 110
Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė miren e njerėzve , tė urdheroni per tė mirė, tė ndaloni nga veprat e keqija dhe tė besoni Allahun.
E mė tė mirėt e kėtij populli janė sehabėt, shokėt e Profetit alejhi selam, pastaj vijnė shokėt e shokėve tė tij, dmth. brezi i dytė pas Profetit, e pastaj vijnė brezi i tretė, e kėshtu me radhė.
Edhe sot e kėsaj dite, po edhe mė vonė do tė ketė njerėz qė ndjekin rrugėn e tė parėve tanė, tė Profetit alejhi selam e tė shokėve tė tij.
Mendojmė se gabimet qė kanė bėrė shokėt e Pejgamberit alejhi selam, janė gabime tė vogla, dhe se ato gabime nuk i kanė bėrė me qėllim, por duke e kėrkuar tė vėrtetėn, e ne si myslimanė duhet tė heshtim, tė mos merremi me ato gabime, por t'ua pėrmendim tė mirat qė i kanė pasur, sepse ata i ka levduar Allahu me Kuran (si shembull pėr ne):
{...لا يستوي منكم من أنفق من قبل الفتح وقاتل أولئك أعظم درجة من الذين أنفقوا من بعد وقاتلوا وكلاً وعد الله الحسنى ...} الحديد: 10.
Nuk janė tė barabartė prej jush ata qė dhanė nga pasuria e tyre dhe luftuan para ēlirimit, sepse tė tillėt kanė vlerė mė tė madhe nga ata qė dhanė dhe luftuan pas, por tė gjithėve Allahu u premtoi tė mirat.
{والذين جاءوا من بعدهم يقولون ربنا اغفر لنا ولإخواننا الذين سبقونا بالإيمان ولا تجعل في قلوبنا غلا للذين آمنوا ربنا إنك رؤوف رحيم} الحشر: 10.
Edhe ata qė kanė ardhur pas tyre e thonė: "Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė, qė u pajisen me besimin para nesh dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan; Zoti ynė Ti je i bute, Mėshirues"

(1) Kalif ėshtė i pari i muslimaneve, qė udhėheq popullin ne aspektin fetar dhe politik. Te njejtin rol e luan pothuaj edhe Sulltani.
(1) Kjo shprehje perdoret ne shenjė nderimi pėr shoket e pejgamberit alejhi selam. Nė gjuhen shqipe do te thotė: kenaqėsia e Zotit qofte' mbi te ose mbi ta.
(2) Me fjalėn popull quajmė tė gjithė njerėzit pjesėtarė tė fesė Islame, pa dallim kombi, gjuhe, ngjyre etj.



BESIMI NE DITĖN E GJYKIMIT

Besojmė nė Ditėn e Gjykimit, atė ditė kur do tė ngjallen tė gjithė njerėzit pėr tė dhėnė llogari para Allahut pėr veprat qė kanė bėrė nė kėtė botė e pastaj do tė shkojnė disa nė Xhenet e disa nė Xhehenem.
Pra, Allahu xhele shanuhu pasi tė shkatėrrohet kjo botė, i ngjall njerėzit prapė, pasi tė ketė dhėnė Israfili: shenjė me sur pėr ringjallje.
{ونفخ في الصور فصعق من في السموات ومن في الأرض إلا من شاء الله ثم نفخ فيه أخرى فإذا هم قيام ينظرون} الزمر: 68.
Dhe i fryhet surit (borisė) dhe bien vdekur ē'ka ka nė qiej dhe ēka ka nė Tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur atė qė tė gjithė tė ngritur e presin (urdherin e Zotit).
Pastaj do tė ngrihen njerėzit prej varreve pėr tė dalė para Zotit, tė xhveshur, tė zbathur, tė pabėrė synet, ashtu siē kanė lindur:
{يوم نطوي السماء كطي السجل للكتب كما بدأنا أول خلق نعيده وعداً علينا إنا كنا فاعلين} الأنبياء: 104.
Ashtu sikundėr e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmė. Ky ėshtė obligimi yni, e ne e bėjmė kėtė.
Dhe pasi tė ringjallen njerėzit, atyre u shpėrndahen fletushka (apo libra), ku janė tė shenuara tė gjitha veprat e njeriut. Kėto fletushka dikujt i jipen nga ana e djathtė, e dikujt nga e majta e pastaj:
{فأما من أوتي كتابه بيمينه فسوف يحاسب حسابا يسيرا وينقلب إلى أهله مسروراً وأما من أوتي كتابه وراء ظهره فسوف يدعو ثبورا ويصلى سعيرا}الانشقاق: 7 - 12.
E per sa i perket atij qė i jepet libri i vet nga e djathta, ai do tė llogaritet me njė llogari tė lehtė. Do tė kthehet te familja e vet i gezuar, kurse pėr sa i pėrket atij qė i jipet libri i vet pas shpinės (nga e majta) ai do t'i ndjellė vetes shkatėrrim dhe do tė hyjė nė zjarr tė ndezur.
{وكل إنسان ألزمناه طائره في عنقه ونخرج له يوم القيامة كتابا يلقاه منشوراً. اقرأ كتابك كفى بنفسك اليوم عليك حسيبا} الإسراء: 13 - 14.
Secilit njeri i kemi ngjeshur nė qafė fletushkėn (shenimin pėr veprimin e tij) e nė Ditėn e Gjykimit Ne do t'ia prezentojmė atij librin e hapur. Lexo librin tėnd, mjafton tė jesh sot vet llogaritės i vetvetės.
Atje ndodhen peshojat, tė cilat do tė vlerėsojnė veprat e njeriut, sa ka bėrė mirė e sa keq; Zoti askujt nuk i bėn tė padrejtė; ēkado qė tė ketė bėrė, do ta gjejė:
{فمن يعمل مثقال ذرة خيرا يره. ومن يعمل مثقال ذرة شراً يره} الزلزلة: 7-8.
E kush punoi ndonjė tė mirė qė peshon sa njė grimė, atė do ta gjejė. E kush punoi ndonjė tė keqe, qė peshon sa njė grimė, atė do ta gjejė.
{فمن ثقلت موازينه فأولئك هم المفلحون. ومن خفت موازينه فأولئك الذين خسروا أنفسهم في جهنم خالدون. تلفح وجوههم النار وهم فيها كالحون} المؤمنون: 102 - 104.
E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat (veprat e mira), ata janė tė shpetuarit.
Ndėrsa atyre qė u peshojnė lehtė peshojat (veprat e mira) ata janė qė humbėn vetveten dhe janė nė xhehenem pėrgjithmonė.
Zjarri do t'ua djegė atyre fytyrat dhe do tė duken shumė tė shėmtuar brenda tij.
{من جاء بالحسنة فله عشر أمثالها ومن جاء بالسيئة فلا يجزى إلا مثلها وهم لا يظلمون} الأنعام: 160.
Kush vjen me njė (punė) tė mirė, ai (nė Ditėn e Gjykimit) shpėrblehet dhjetėfish, e kush vjen me (veper) tė keqe, ai ndeshkohet vetem pėr tė. Atyre nuk u bėhet e padrejtė.
Kur te ringjallen njerėzit nė Ditėn e Gjykimit, tė zhveshur e tė zbathur, qė tė gjithė do tė gjenden nė njė shesh, dielli do t'u afrohet mbi kokat e tyre, do tė bėhet vapė shumė e madhe, e padurueshme, secili do tė ndiejė vapėn sipas veprave qė i ka bėrė. Aq i madh do tė jetė mundimi pėr njerėzit saqė nuk do tė mund ta durojnė dhe vetė do tė duan qė sa mė parė t'u bėhet llogaria, pavarėsisht se ku do tė shkojnė, nė Xhenet apo nė Xhehenem. Do tė mendojnė se as Xhehenemi nuk ėshte mė i mundimshėm e mė i vėshtirė, mendojnė se atje do tė qendrojnė disa vjet e pastaj do tė shkojnė te Ademi alejhi selam e do t'i thonė atij:
"Ti je babai Ynė, kėrko prej Zotit qė tė na bėjė llogarinė se nuk mund tė qendrojmė kėtu tė kėtillė".
Ademi iu pergjigjet: Nuk guxoj tė kerkojė njė gjė tė tillė nga Allahu, sepse Ai sot ėshtė shumė i hidhėruar, dhe nuk kam guxim tė kerkoj njė ndermjetėsim tė tillė, por shkoni te Nuhu, se ndoshta ai ju ndermjeteson te Zoti xhele shanuhu.
Atėherė njerzit shkojnė te Nuhu alejhi selam. Kėrkojnė prej tij ndėrmjetėsim te Zoti siē kerkuan tek Ademi, mirėpo edhe Nuhu alejhi selam iu pėrgjigjet njėsoj dhe i drejton tek Ibrahimi alejhi selam, e Ibrahimi alejhi selam i drejton te Musai alejhi selam, kurse ky i drejton tek Isai alejhi selam, e Isai i drejton te Muhamedi alejhi selam, pra qė tė gjithė e heqin barrėn nga vetja, po pejgamberi ynė, Muhamedi alejhi selam, pranon qė tė ndėrmjetėsojė tek Allahu Xhele shanuhu, nė mėnyrė qė tė fillojė gjykimi i njerėzve, e Allahu xheleshanuhu i pėrgjigjet ndėrmjetesimit tė tij dhe jep lejen pėr fillimin e gjykimit".
Gjithashtu pejgamberi ynė alejhi selam ndėrmjetėson pėr ata myslimanė qė kanė hyrė nė Xhehenem, qe t'i nxjerrė Zoti prej Zjarrit.
E Zoti xhele shanuhu do tė nxjerrė shumė njerėz prej Xhehenemit nga mėshira e Tij.
Atje, nė botėn tjetėr, ekziston njė pus i madh, i Profetit tonė alejhi selam, ujėt e tė cilit ėshtė mė i bardhė se qumėshti, mė i ėmbėl se mjalti. Ai pus, burim ėshtė i gjatė njė muaj, ecje dhe po kaq i gjerė. Kush pi prej tij njė herė, ate nuk do ta marrė etja kurrė mė.
Mbi Xhehenem gjendet ura e Siratit. Ata qė janė pėr Xhehenem, nuk mund ta kalojnė atė urė kurrsesi, por tėrhiqen drejt zjarrit, ndėrsa myslimanėt do ta kalojnė atė, por nė mėnyra tė ndryshme, sipas veprave qė kanė bėrė.
Dikush prej tyre do ta kalojė shpejt si vetėtima, tė tjerė me shpejtėsinė e erės, ndonjė tjetėr si zogu e kėshtu me radhė derisa tė vijė dikush qė do ta kalojė duke u hequr rrėshqanas. Gjatė asaj kohe Pejgamberi alejhi selam qėndron permbi urė dhe e lut Zotin pa ndėrprerė qė t'ia shpėtojė popullin- (ymetin).
Pra, ne si myslimanė, besojmė nė tė gjitha kėto gjėra qė u pėrmenden, i besojmė ēdo lajmi qė na ka dhėnė Kurani ose Profeti alejhi selam, qė ka tė bėjė me botėn tjetėr.

*
Besojmė se Profeti alejhi selam do tė ndėrmjetėsojė te Zoti pėr ata qė janė pėr Xhenet, qė tė hyjnė nė tė sa mė parė.

* Besojmė nė Xhenetin, parajsėn dhe nė Xheheneminferrin. Xhenetin Zoti xhele shanuhu e ka pėrgatitur pėr besimtarėt myslimanė, tė cilėt e besojnė Zotin dhe pejgamberin e Tij, ashtu siē i ka urdhėruar Zoti xhele shanuhu. Xheneti ka aq tė mira, sa qė syri i njeriut nuk ka parė kurė tė mira tė tilla, as veshi i tij nuk i ka dėgjuar mė parė, bile njeriu as me mend s'ka mundur ta marrė se mund tė ketė tė mira tė tilla. Thote Allahu, kur e pėrshkruan Xhenetin:
{فلا تعلم نفس ما أخفي لهم من قرة أعين جزاء بما كانوا يعملون} السجدة: 17.
Pra, pėr ata qė kanė vepruar (mirė) nuk di askush pėr atė kėnaqėsi (te zemrės e tė shpirtit), qė u ėshtė caktuar atyre si shpėrblim.
Xhehenemin qė ėshtė vend mundimi e dėnimi, Allahu xhele shanuhu e ka pėrgatitur pėr pabesimtarėt, mizorėt; nė tė ka ndėshkime tė vėshtira saqė njeriu as qė mund t'i marrė me mend:
{.. إنا أعتدنا للظالمين نارا أحاط بهم سرادقها وإن يستغيثوا يغاثوا بماء كالمهل يشوي الوجوه بئس الشراب وساءت مرتفقا} الكهف: 29.
Ne kemi pėrgatitur pėr pabesimtarėt zjarr dhe muret e tij (te flakės) i rrethojnė ata, e nėse kėrkojnė shpėtim, ndihmohen me njė ujė si katran, qė pėrzhit fytyrat; e shėmtuar ėshtė ajo pije, dhe vend i keq ėshtė ai.
Xheneti e Xhehenemi qysh tash janė tė krijuara, dhe ata nuk do tė zhduken kurrė, do tė jenė pėrgjithmonė, si Xheneti pėr besimtarėt, ashtu edhe xhehenemi pėr pabesimtarėt:
{ومن يؤمن بالله ويعمل صالحا يدخله جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها أبدا قد أحسن الله له رزقا} الطلاق: 11.
Kush i beson Allahut dhe bėn vepra te mira, Ai e shpie atė nė Xhenete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj, aty do tė` jenė gjithmonė e kurrė pa kėputur. Allahu i ka dhėnė atij furnizimin e mirė.
{إن الله لعن الكافرين وأعد لهم سعيراً خالدين فيها أبدا لا يجدون وليا ولا نصيرا. يوم تقلب وجوههم في النار يقولون يا ليتنا أطعنا الله وأطعنا الرسولا} الأحزاب: 64 - 66.
Allahu i ka mallkuar pabesimtarėt dhe pėr ta ka pėrgatitur zjarr tė ndezur fort. Aty do tė mbeten pėrgjithmonė dhe nuk do tė gjejnė kėnd qė ti mbroj ose t'i ndihmojė. Ditėn kur fytyrat e tyre do tė sillen nė zjarr e tėthonė: "Te mjerėt ne, ta kishim adhuruar Allahun e ta kishim respektuar te dėrguarin".
E pėr sa u pėrket banorėve te Xhenetit, ne jemi tė lejuar qė tė dėshmojmė pėr ata qė i ka pėrmendur Kurani ose Syneti(1) , pavarėsisht nėse i ka pėrmendur me emra apo me cilėsi.
Nga ata tė cilėve u ėshtė garantuar Xheneti me emėr janė: Ebu Bekri, Omeri, Othmani, Aliu e disa tė tjerė. Nderkaq, me cilėsi, ne dėshmojme se ēdo besimtar do tė shkojė nė Xhenet, por pa u veēuar me emėr.
Edhe sa i pėrket Xhehenemit, mund tė pohojmė se ata qė i ka pėrmendur Kurani ose Syneti do tė jenė nė Xhehenem. Si Firauni, Ebi Luhebi, Amr Bin Luhaj etj.
Por dėshmojmė po ashtu se ēdo pabesimtar e politeist do tė hyjė nė Xhehenem.
Besojmė qė secili do tė provohet nė varr atė natė qė do tė vdesė, secilit, nga ana e engjėjve, do t'i bėhen kėto tri pyetje:
1 - Kush ėshtė zoti yt?
2 - Cila ėshtė feja jote?
3 - Cili ėshtė pejgamberi yt?

Myslimanit do t'i mundesojė Allahu qė tė pergjigjet:
{يثبت الله الذين آمنوا بالقول الثابت في الحياة الدنيا وفي الآخرة ويضل الله الظالمين ويفعل الله ما يشاء} إبراهيم: 27.
Allahu i forcon ata qė besuan nė fjalėn e fortė (tė mirė), nė jetėn e kėsaj bote, edhe nė botėn tjetėr.
I forcon me fjalė tė fortė, dmth. ua mundėson t'u pergjigjen atyre pyetjeve, pra besimtari pergjigjet:
1 - "Zoti im ėshtė Allahu"
2 - "Feja ime ėshtė Islami"
3 - "Pejgamberi im ėshtė Muhamedi"

Pabesimtari nuk mund tė pėrgjigjet por do tė thotė:
"Nuk e di, i kam dėgjuar njerėzit duke thėnė diēka, e kam thėnė edhe unė".

Pastaj, pas ketyre pėrgjigjeve varri i myslimanit do tė jetė si njė kopsht i Xhenetit, ku do tė ketė shumė kėnaqėsi.
{الذين تتوافهم الملائكة طيبين يقولون سلام عليكم ادخلوا الجنة بما كنتم تعملون} النحل: 32.
Te cilėve, duke qenė tė pastėr, engjejt ua marrin shpirtin, duke u thėnė "Selamun alejkum" - gjetėt shpėtimin, hyni nė Xhenet, pėr hir tė asaj qė vepruat".

Ndėrsa varri i pabesimtarit e i mizorit do tė jetė njė gropė prej gropave tė Xhehenemit, nė tė do tė ketė dėnim tė dhembshėm:
{..ولو ترى إذ الظالمون في غمرات الموت والملائكة باسطوا أيديهم أخرجوا أنفسكم اليوم تجزون عذاب الهون بما كنتم تقولون على الله غير الحق وكنتم عن آياته تستكبرون} الأنعام: 93.
E sikur t`i shihje mizorėt kur janė nė agoni tė vdekjes, engjėjt kane shtrirė duart e veta (me ndėshkim) e (u thonė): "shpėtoni, pra vetveten (nėse mundeni)".

"Tash pėrjetoni dėnimin e turpshėm pėr shkak se thoshit tė pavėrtetėn pėr Allahun, dhe, ndaj argumenteve tė Tij, keni qenė kryeneēė".
Pėrpos kėtyre ajeteve tė Kuranit qė u permendėn mė lart, ka edhe hadithe tė shumta qė flasin pėr gjithė ato qė cekėm deri mė tani. Ėshtė e detyrueshme pėr ēdo besimtar qė tė besojė nė ēėshtjet e fshehta qė kanė pėrmendur Kurani e Syneti, siē janė Xheneti, Xhehenemi etj. Poashtu nuk duhet tė pėrsiasim rreth gjėrave tė asaj bote, sepse ato nuk mund tė krahasohen me gjėrat e kėsaj bote. Atje ėshtė njė jetė tjetėr, prandaj edhe ngjarjet e ndodhitė janė fare tė tjera. Ne si myslimanė i besojmė tė gjitha ato pa farė kundershtimi.
Allahu na ndihmofte!

(1) Fjala e Pejgamberit.



BESIMI NĖ KADA DHE KADER (PARACAKTIMIN E ZOTIT)

Besojmė nė paracaktimin e Allahut, nė kaderin e tij, ēfarėdo qoftė i mirė a i keq.
Kaderi ka katėr shkallė:

Shkalla e parė: DITURIA
- Besojmė se Allahu xhele shanuhu di ēdo gjė, di ē`ka ndodhur, ē`do tė ndodhė, edhe po tė ndodhte ēka s`ka ndodhur, si do tė ndodhte, pra Dituria e Tij ėshtė e pakufizuar. Ai e ka diturin e plotė, nuk ka nevojė pėr ta shtuar, por as nuk harron asgjė.

Shkalla e dyte: SHĖNIMI
- Besojmė se Allahu Xhele shanuhu ka shėnuar ēdo gjė nė LEHVI MAHFUDH, nė tė ėshtė regjistruar ēdo gjė qė do tė ndodhė deri nė Ditėn e Gjykimit.(1)
{ألم تعلم أن الله يعلم ما في السماء والأرض إن ذلك في كتاب إن ذلك على الله يسير} الحج: 70.
A nuk e ke ditur se Allahu di ēka ekziston nė qiell e nė Tokė, e tėrė ajo ėshtė e shenuar nė libėr; ajo pėr Allahur ėshtė shumė lehtė"

Shkalla e tretė: DĖSHIRA, PĖLQIMI
- Besojmė se ēdo gjė qė ekziston nė qiej e nė Tokė ėshtė me dėshirėn dhe me pėlqimin e Allahut. Pa dashtur Allahu dhe pa u pajtuar Ai, s`mund tė jetė dhe as tė ndodhė asgjė.

Shkalla e katėrt: KRIJIMI
- Besojmė se Allahu:
{الله خالق كل شيء وهو على كل شيء وكيل. له مقاليد السموات والأرض} الزمر: 62 - 63.
Eshtė krijues i ēdo sendi dhe Ai ėshtė mbikėqyrės ndaj ēdo gjėje; vetėm tek Ai janė ēelėsat e qiejve e tė Tokės, ndėrsa ata qė nuk i besuan argumentet e Allahut, tė tillėt janė ata tė dėshtuarit.

Kėto katėr shkallė ose faza tė kaderit pėrmbledhin ēdo gjė qė ndodhė nga ana e njeriut qofshin fjalė ato a vepra, qė tė gjitha janė tė njohura pėr Allahun Xhele shanuhu, tė shėnura qė mė parė:
{لمن شاء منكم أن يستقيم. وما تشاؤون إلا أن يشاء الله رب العالمين} التكوير: 28 - 29.
Pėr atė nga mesi juaj, qė dėshiron tė gjendet nė tė vėrtetėn, po ju nuk mundeni vetėm nėse dėshiron Allahu, Zoti i botėve.
{ولو شاء الله ما اقتتلوا ولكن الله يفعل ما يريد} البقرة: 253
E sikur tė dėshironte Allahu, ata nuk do tė mbyteshin, por Allahu punon ēka dėshiron.
{ولو شاء الله ما فعلوه فذرهم وما يفترون} الأنعام: 137.
E sikur tė donte Zoti yt, ata nuk do tė bėnin atė (armiqėsi), po ti lėri ata me ato trillime.
{والله خلقكم وما تعملون} الصافات: 96.
Allahu ju krijoi ju dhe atė qė punoni.

Mirėpo, me tėrė kėtė qė thamė, ne besojmė dhe jemi tė bindur se njeriu ėshtė i lirė nė vepra, kėtė e dėshmojnė shumė ēėshtje:

Sė pari: Urdhėresat dhe ndalesat qė i drejton Zoti njeriut. Sikur njeriu tė mos ishte i lirė, do tė ishte njė ngarkim i madh pėr tė me ato gjėra qė s`ka mundėsi t`i mbajė, sepse si ėshtė e mundur qė nieriu tė mos jetė i lirė tė veprojė ēka tė dojė dhe nė tė njėjtėn kohė t`i drejtohen atij urdhėresa e ndalesa? Kjo ėshtė e palogjikshme dhe njė gjė e kėtillė nuk mund tė ndodhė nga Allahu.

Sė dyti: Nė shumė vende nė Kuran e nė Hadith lavdėrohet bamirėsi pėr veprat e mira qė ka berė, dhe ofen - dohet e poshtėrohet keqbėrėsi pėr veprat e kėqija qė ka bėrė. E sikur tė mos ekzistonte dėshira e njeriut pėr vepra dhe mundėsia qė ai tė zgjedhė, edhe lavdėrimi edhe dėnimi do tė ishin tė padrejtė, e Allahu Xhele shanuhu ėshtė i zhveshur nga njė veprim i tillė (i padrejtė).

Se treti: "Allahu i Lartmadheruar ka dėrguar profete".
{رسلاً مبشرين ومنذرين لئلا يكون للناس على الله حجة بعد الرسل وكان الله عزيزا حكيما} النساء: 165.
"Tė dėrguar qė ishin lajmėtarė pėrgėzues e kėrcėnues, nė mėnyrė qė njerėzit pas dėrgimit tė (profetėve) tė mos kenė fakte (arsyetim) para Allahut".
Dhe sikur njeriu tė ishte i detyruar tė veprojė, dėrgimi i profetėve do tė ishte i kotė, sepse qėllimi kryesor i dėrgimit tė tyre te njerėzit ėshtė qė t`ua shpjegojnė atyre (njerzėve) tė mirėn tė keqėn dhe pastaj ata tė zgjedhin cilėn tė duan.

Se katerti: Ēdo krijesė gėzon liri nė veprimtarinė e vet tė pėrditshme, psh. ulet kur tė dojė, ngrihet kur tė dojė, del, hyn, ha, pi, gjithēka bėn sipas dėshirės sė vet, dhe ėshtė i bindur plotėsisht se nuk e detyron askush tė bėjė diēka me dhunė, bile e dallon fort mirė lirinė nga dhuna. Psh., sikur t`i kėrcėnohej dikush se ose duhet te pijė alkool ose do ta vrasė, ai do tė pijė alkool, sado qė e ndien se ėshtė i detyruar pėr atė vepėr, qė nuk do ta bėnte po tė mos ishte i detyruar. Bile edhe Sheriati e dallon veprimin e njeriut kur ėshtė i lirė nga dhuna, dhe pėr njė vepėr qė bėn kur ėshtė i detyruar nga dikush, pra me dhunė, siē thamė mė lart pėr pirjen e alkoolit me kėrcėnimin se do tė vritet.
Pėr njė vepėr tė tillė nė raste tė tilla, Sheriati nuk e dėnon njeriun; po ta kishte bėrė me dėshirė, pa dhunė, pėr njė vepėr tė tillė do tė dėnohej kategorikisht.
Pra, shihet qartė se nuk ka arsye pėr mėkatarin qė tė thotė se ka vepruar keq sepse Allahu i ka paracaktuar njė gjė tė tillė, ia ka bėrė kader.
Ne do t`i thoshim atij, nga e ditka se Allahu i paskėsh paracaktuar njė gjė tė tillė dhe pse nuk anoi nga veprat e mira e tė thoshte se ia ka paracaktuar Zoti, por shkoi nga e keqja, pėrderisa si e mira si e keqja janė tė fshehura nė diturinė e Zotit xhele shanuhu dhe askush nuk di derisa tė ndodhė.
Gjithashtu, atij qė mbrohet duke thėnė se i ėshtė paracaktuar kėshtu, i themi se sikur njė person tė ishte nisur pėr nė Meke dhe dikush t`i tregonte se pėr nė Mekė ka dy rrugė, njėra e rrezikshme dhe pasigurt, e tjetra e sigurt, ai sigurisht do tė shkonte rrugės sė dytė, sepse nuk ėshtė normale tė merrte rrugėn e parė e tė thoshte se Allahu ia ka paraaktuar kėtė. Po tė bėnte njė gjė tė tillė, njerezit do ta merrnin pėr tė ēmendur.
Gjithashtu, po t`i jepej rasti njeriut tė zgjidhte nga dy vende pune, njėri prej tė cilėve ėshtė mė i mirė dhe mė i lehtė , sigurisht do ta zgjidhte pikėrisht vendin e mirė tė punės. E pra si ėshtė e mundur qė pėr botėn tjėtėr ta zgjedhė punėn, veprėn mė tė dobėt dhe pastaj tė arsyetohet se Zoti ia paskėsh paracktuar?
Gjithashtu, sikur ta kishte goditur ndonjė sėmundje, nuk do tė linte mjek pa kėrkuar nė mėnyrė qė tė shėrohet, do t`i pėrballonte dhembjet e operacionin. E pse nuk bėn njė gjė tė tillė pėr t`i shėruar sėmundjet e zemrės qė ėshtė mbushur me mėkate?
Duhet ditur njė gjė se sherri nuk i mvishet Zotit tė madhėruar nga mėshira dhe urtėsia qė ka. Kėtė e vėrteton Profeti alejhi salatu ve selem kur thotė nė njė hadith:
E keqja nuk tė mvishet Ty ( O ZOT).

Mirėpo, paracaktimet (kaderet) e Zotit nganjėherė pėrbėjnė diēka, qė njeriut i duket se ėshtė keq, pėr shembull, dėmet qė u bėhen tė mbjellave si thatėsia, sėmundjet e ndryshme, varferia etj, janė tė kėqija nė njė anė, mirėpo, nė anėn tjetėr, e mira e tyre ėshtė mė e madhe, sepse ato janė ndėr shkaqet qė njeriu tė kthehet tek Zoti e ta kujtojė se ai dėm qė e ka goditur e ka goditur pėr shkak tė veprave te kėqija qė ka bėrė, dhe tė largimit tė tij nga rruga e Zotit.
Njė shembull tjetėr: prerja e dorės sė vjedhėsit , ndėshkimi i atij qė bėn prostuticion, ėshtė njė dėm pėr fajtorėt, mirėpo nė tė njejtėn kohė ėshtė mirė pėr ta, sepse me ato denime i lajnė denimet e pėrjetshme pėr botėn tjetėr. Njėkohėsisht kjo ėshtė e mirė edhe pėr mbarė shoqėrinė sepse kėto dėnime bėjnė qė tė sigurohet pasuria e njerėzve dhe morali.

(1) Eshtė tashmė njė dukuri e njohur impresionimi dhe ruajtja e figurave nė hapėsirė.


Ky besim nė shtyllat e fesė, pėr tė cilat folėm deri mė tash,
ka tė mira e dobi tė shumta pėr besimtarin


Pėr shembull:


* Besimi nė Zotin e Madhėruar, nė emrat dhe nė cilėsitė e Tij, bėn qė besimtari ta dojė Zotin, ta madhėrojė Atė dhe mė pastaj t`i kryeje urdhėrat e Tij, tė largohet nga gjėrat qė ka ndaluar Ai. Ky veprim mystimanin e bėn tė lumtur nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
Kėtė e vėrteton fjala e Allahut:
{من عمل صالحاً من ذكر أو أنثى وهو مؤمن فلنحيينه حياة طيبة ولنجزينهم أجرهم بأحسن ما كانوا يعملون} النحل: 97.
Kush bėn vepėr tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, duke qenė besimtar, Ne do t`i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), (e nė botėn tjetėr) do t`u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre.

* Besimi nė engjėjt, meleqtė, bėn qė:
1)- tė njihet Zoti xhele shanuhu si superfuqi dhe krijues i njeriut dhe i ēdo gjėje;
2)- tė falėnderohet Zoti pėr kujdesin e Tij ndaj njeriut, duke krijuar krijesa tė posaēme qė tė kujdesen pėr tė;
3)- t`i duam engjėjt, tė cilėt i bėjnė adhurim Zotit ashtu siē kėrkon Ai dhe nė tė njėjtėn kohė kėrkojnė prej Zotit falje pėr besimtarėt.

* Besimi ne librat e shenjtė bėn qė:
1)- tė njihet mėshira e Zotit, dhe pėrkujdesjea e Tij pėr njerėzit duke dėrguar ēdo populli librin e shenjtė qė tė jetė edhe udhėrrėtys pėr tė;
2)- tė njihet urtėsia, menēuria e Zotit xhele shanuhu, i Cili ka zbritur ēdo libėr me cilėsitė e veēoritė qė i pėrshtaten popullit qė i ėshtė zbritur, dhe e ka bėrė Kuranin libėr tė fundit e tė pėrshtatshėm pėr ēdo popull, pėr ēdo kohė e pėr ēdo vend deri nė ditėn e gjykimit.
Tė falėnderohet Zoti xhele shanuhu pėr kėto tė mira.

* Besimi nė tė dėrguarit, profetėt e Zotit, bėn qė:
1)- Tė njihet mėshira e Zotit dhe kujdesi i Tij, duke u dėrguar profetė krijesave tė Tij qė tė jenė drejtues dhe udhėzues;
2)- Tė falėnderohet Zoti pėr kėtė tė mirė qė na ka dhėnė;
3)- T`i duam profetėt, t`i madhėrojmė e t`i lavdėrojmė ashtu siē e meritojnė ata, sepse ata janė tė dėrguarit e Zotit, tė cilėt e kanė kryer misionin e tyre nė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė tė ndershme;

* Besimi nė Ditėn e Gjykimit bėn qė:
1)- Tė kujdesemi pėr zbatimin e urdhėrave tė Zotit, duke kėrkuar kėnaqėsinė e Tij dhe tė mirat e Tij nė Ditėn e Gjykimit. Po ashtu tė heqim dorė nga ato qė ka ndaluar Zoti xhele shanuhu;
2)- Tė mos brengoset myslimani pėr gjėrat dhe tė mirat e kėsaj bote, qė i ikn duke kėrkuar tė mirat e pėrjetshme nė botėn tjetėr.

* Besimi ne paracaktimin e Zotit, nė kader, bėn qė:
1)- Tė mbėshtetemi plotėsisht nė Zotin xhele shanuhu nė kryerjen e ēdo vepre;
1)- Tė ruajme qetėsinė e shpirtit dhe tė zemrės, ēkado qė tė ndodhė, sepse besimtari e di qė pa thėnė Zoti, s`mund tė bėhet asgjė; e kjo bėn qė besimtari tė jetė durimtar para ēdo ndodhie, tė jetė i lumtur nė jetėn e tij;
3)- Tė mos bėhemi mendjemėdhenj, kur tė na ndodhė ndonjė e mirė ose tė kryejmė ndonjė vepėr me sukses e tė themi se kėtė e kreva me djersėn e mundin tim, por tė bėhemi modestė e ta dimė se ajo e mirė ėshtė bėrė me dėshirėn e Zotit dhe si dhunti e Tij, prandaj ajo duhet tė na detyrojė ta falėnderojmė Zotin.
4)- Tė mos mėrzitemi e tė mos brengosemi nėse nuk arrijmė tė realizojmė ndonjė dėshirė ose ta kryejmė ndonjė punė, sepse e dimė qė ajo bėhet me dėshirėn e Zotit dhe vullnetin e Tij. Kėtė e dėshmon fjala e Allahut xhele shanuhu.
{ما أصاب من مصيبة في الأرض ولا في أنفسكم إلا في كتاب من قبل أن نبرأها إن ذلك على الله يسير. لكيلا تأسوا على ما فاتكم ولا تفرحوا بما آتاكم والله لا يحب كل مختال فخور} الحديد: 22-23.
Nuk ju godet ju asnjė ndodhi dhe as nė Tokė (nuk ndodh asgjė) qė tė mos jetė e shėnuar nė librin e caktuar (te Zoti), para se ta largojmė Ne atė. Me tė vėrtetė ajo (gjė) ėshtė e lehtė pėr Zotin. Kėshtu qė ju tė mos bėheni monotonė (tė dėshpėreheni) pėr atė qė nuk keni mundur ta realizoni. Dhe qė tė mos gėzoheni pėr atė qė ua ka dhėnė, (sepse) Allahu nuk e do mendjemadhin.

Allahu na i ēelnikostė e na i bėftė tė qėndrueshme zemrat tona nė Fenė Islame, dhe na e shtoftė besimin tonė e na mėshiroftė me mėshiren e Tij tė pakufishme!....!

Lutja jone e fundit eshte :
Falenderimi dhe i tere Suksesi i takon Allahut xh.h

Esselamualejkum musliman nga vellau juaj ne Islam


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.