Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-10-05, 23:05   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mbrojtja e Plaves dhe e Gucise (tetor 1879-janar 1880)

Mbrojtja e Plavės dhe e Gucisė (tetor 1879-janar 1880)

Me revoltėn e armatosur tė Gjakovės dhe me aksionin diplomatik tė pranverės sė vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portės sė Lartė de facto tė drejtėn qė tė fliste nė emėr tė Shqipėrisė. Veē kėsaj, me qėndresėn e saj energjike, ajo bėri qė tė zvarriteshin e tė mos zbatoheshin menjėherė dy vendimet e rėndėsishme tė Kongresit tė Berlinit, qė cenonin interesat kombėtarė tė Shqipėrisė, njėri nė favor tė Malit tė Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri nė dobi tė Greqisė (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
Megjithatė Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotėsuar ende pėrfundimisht programin e saj. As gjashtė Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė prirura t’i anulonin vendimet qė kishin marrė nė Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndėrmend tė hiqnin dorė nga viset qė u kishin premtuar Fuqitė e Mėdha. Si rrjedhim, lufta pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrė fund, pėrkundrazi, parashikohej qė ajo tė merrte trajta tė pėrgjakshme.
Pas vrasjes nė Gjakovė tė mareshal Mehmet Ali pashės, Porta e Lartė u dha tė kuptojnė Fuqive tė Mėdha se e kishte tepėr tė vėshtirė tė pėrmbushte kundrejt Malit tė Zi detyrimet territoriale qė rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte tė dinte pėr asnjė justifikim. Nga frika se me kalimin e kohės mund tė ndryshonin rrethanat ndėrkombėtare nė dėm tė saj, Cetina kėrkonte vazhdimisht ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane tė dorėzonte sa mė parė krahinat e Podgoricės, tė Shpuzės, tė Zhabjakut, tė Plavės, tė Gucisė e tė Rugovės, tė cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhėnė Malit tė Zi. Veē kėsaj, si kundėrpeshė ajo po e vononte dorėzimin e Ulqinit, tė Dinoshit dhe tė Bregut tė Bunės, tė cilat i mbante tė pushtuara qysh nga koha e luftės, por qė sipas Traktatit tė Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisė Osmane.
Presionin mė tė fortė ndaj Perandorisė Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtėzonte tėrheqjen e ushtrive tė saj pushtuese nga Traka me dorėzimin e krahinave qė i qenė premtuar Malit tė Zi. Fuqitė e tjera tė Mėdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetėsim qėndrimin e mėtejshėm tė ushtrive ruse nė afėrsi tė Stambollit. Kėshtu, nė fund tė vitit 1878, Porta e Lartė vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit tė Zi.
Vendimi i Stambollit ngriti pėrsėri nė kėmbė shqiptarėt. Pėr tė shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjėherė, nė fillim tė janarit 1879, Komiteti Kombėtar i Lidhjes, i cili ripohoi qėndrimin e vet tė caktuar mė parė. Sipas kėsaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorėzimin e Podgoricės, tė Shpuzės e tė Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi tė pėrziera sllavo-shqiptare, por do ta kundėrshtonte me armė lėshimin e Plavės dhe tė Gucisė, popullsia e tė cilave ishte nė masėn dėrrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombėtar e miratuan tė dy komitetet ndėrkrahinore tė vilajeteve tė Shkodrės dhe tė Kosovės, tė cilat po nė janar 1879 mblodhėn kuvendet e tyre tė jashtėzakonshme, pothuajse nė atė kohė qė zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndėrkrahinor i Prevezės. Meqenėse Plava e Gucia bėnin pjesė nė vilajetin e Kosovės, barrėn e drejtimit dhe tė organizimit tė luftės pėr mbrojtjen e tyre e mori pėrsipėr Komiteti Ndėrkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi njė shtab ushtarak tė posaēėm, me Ali pashė Gucinė nė krye.
Ndėrkaq u mblodh nė fshatin Virpazar, nė afėrsi tė liqenit tė Shkodrės, komisioni turko-malazez, i cili mė 2 shkurt 1879 nėnshkroi marrėveshjen dypalėshe pėr formalitetet e dorėzimit brenda njė jave tė krahinave tė vilajetit tė Shkodrės, qė i takonin njėra-tjetrės sipas Traktatit tė Berlinit. Nga frika e kryengritjes sė shqiptarėve, Porta e Lartė nuk pranoi ta pėrfshinte nė marrėveshje dorėzimin e Plavės e tė Gucisė, duke e lėnė ēėshtjen e tyre pėr t’u zgjidhur mė vonė. Sipas marrėveshjes, dorėzimi i Podgoricės, i Shpuzės dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vėshtirėsi. Po ashtu u bė edhe dorėzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut tė Bunės nga ana e autoriteteve malazeze.
Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punėn tė zgjatej mė tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjėherė Fuqive tė Mėdha, duke kėrkuar prej tyre qė ta detyronin Perandorinė Osmane t’ia dorėzonte dy krahinat shqiptare (Plavėn dhe Gucinė) Malit tė Zi. Nga ana e vet Porta e Lartė u kėrkoi Fuqive tė Mėdha tė dėrgonin nė Plavė e nė Guci njė Komision Ndėrkombėtar pėr t’u bindur pėr vėshtirėsitė qė gjente te shqiptarėt e egėrsuar nga padrejtėsitė e Kongresit tė Berlinit. Nė vend tė tij ato dėrguan Komisionin Ndėrkombėtar pėr caktimin e vijės sė kufirit, tė pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė gjashtė Fuqive tė Mėdha dhe tė dy shteteve tė interesuara. Komisioni filloi nga puna nė maj 1879 dhe pėr disa muaj me radhė u mor me caktimin e pikave tė kufirit turko-malazez nė vilajetin e Shkodrės. Por gjatė verės, kur Komisioni Ndėrkombėtar donte tė shkonte nė Plavė e nė Guci, pėrfaqėsuesit e Komitetit Ndėrkrahinor tė Prizrenit u paraqitėn Fuqive tė Mėdha, mė 22 gusht 1879, njė notė me shkrim, me tė cilėn deklaronin se nuk do tė njihnin asnjė ndryshim tė kufirit me Malin e Zi pa pjesėmarrjen nė Komisionin Ndėrkombėtar tė krerėve tė Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithė” Shqipėria. Pas kėsaj note tė rreptė, Komisioni Ndėrkombėtar e ndėrpreu punėn e vet, pezulloi udhėtimin e tij pėr nė Plavė e nė Guci.
Me kėtė rast filluan pėrsėri protestat e Malit tė Zi dhe ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha pėr ta detyruar Perandorinė Osmane qė ta zgjidhte sa mė parė ēėshtjen e Plavės e tė Gucisė. Porta e Lartė provoi t’i bindte banorėt e dy krahinave kufitare qė tė hiqnin dorė nga qėndresa e mėtejshme, duke u premtuar familjeve, qė nuk dėshironin tė jetonin nėn sundimin malazez, se do t’u jepte tokė nė vendbanime tė reja dhe se do t’i ēlironte nga taksat pėr dhjetė vjet. Por shqiptarėt nuk u lėkundėn nga vendimi i tyre. Atėherė knjaz Nikolla filloi tė kėrcėnonte se do ta zgjidhte kėtė ēėshtje me anėn e luftės sė armatosur dhe se nė njė rast tė tillė nuk do tė aneksonte vetėm Plavėn e Gucinė, por edhe vise tė tjera shqiptare.
Nė kėto rrethana, marrėdhėniet shqiptaro-malazeze erdhėn duke u keqėsuar vazhdimisht. Gjatė muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi pėrqendrimin e ushtrive nė kufi, duke e ēuar numrin e tyre nė 5 600 veta. Kėtyre masave Lidhja e Prizrenit iu pėrgjigj duke vėnė nė gatishmėri luftarake forcat e saj tė armatosura.
Sipas vendimit qė Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes kishte marrė mė 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nėn kryesinė e Ali pashė Gucisė, i krijuar nga Komiteti Ndėrkrahinor i Lidhjes Shqiptare pėr Kosovėn, shpalli pėr zonėn e Plavės e tė Gucisė gjendjen e luftės. Tė gjithė burrat plavianė e gucianė tė aftė pėr armė u shpallėn luftėtarė qė do tė qėndronin nė gatishmėri nė shtėpitė e tyre. Po nė tetor 2 mijė gjakovarė tė armatosur u nisėn pėr nė Guci. Nė fund tė tetorit mbėrritėn kėtu edhe vullnetarė nga Shkodra e Malėsia.
Porta e Lartė, pėr tė mėnjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinės qė nė vend tė krahinave shqiptare tė Plavės e tė Gucisė t’i jepte disa vise sllave tė Hercegovinės. Por propozimin e Stambollit, tė cilin e kundėrshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, qė ndodhėn gjatė tetorit, knjaz Nikolla vendosi mė nė fund tė kalonte nė sulme tė hapura. Mė 31 tetor dhe 1 nėntor 1879 forcat malazeze, duke dashur tė tėrheqin vėmendjen e Fuqive tė Mėdha dhe, njėherazi, tė matnin pulsin e shqiptarėve, kryen dy inkursione kundėr vijės mbrojtėse tė forcave tė Lidhjes, tė parin nė fshatin Pepaj dhe tė dytin nė fshatin Arzhanicė. Nė kėtė tė fundit vranė nė befasi 30 fshatarė dhe dogjėn mjaft shtėpi, por pas disa orė luftimesh u dėbuan nga forcat e Lidhjes. Nė tė vėrtetė kėto qenė sulme demonstrative, tė cilat shqiptarėt i pėrballuan pa ndonjė vėshtirėsi. Edhe pse dėshtoi, sulmi malazez nxiti njė valė tė madhe mobilizimi nė tė katėr anėt e Shqipėrisė. Me mijėra vullnetarė tė tjerė vrapuan nė krahinat e Gjakovės, tė Pejės, tė Dibrės e tė Shkodrės. Gatishmėria e shqiptarėve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes sė Prizrenit, i vendosur nė Guci, u detyrua tė pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojėn dhe nuk kishte mundėsi pėr t’i sistemuar.
Nė fillim tė muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenė rreshtuar gjatė vijės kufitare, nė fshatrat Murinė, Pepaj, Arzhanicė e Velikė, kurse forcat shqiptare pėrballė tyre nė fshatrat Guci, Kolenivicė, Martinaj, Plavė e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare nė sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetėm me njė urė prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndėrsa nė atė shqiptare dominonte pllaja e Plavės.
Mė 4 dhjetor 1879, pjesa mė e mirė e ushtrisė malazeze prej 4 mijė ushtarėsh, nėn komandėn e Mark Milanit, ndėrmori njė sulm tė furishėm nė sektorin e Nokshiqit, nė drejtim tė Plavės e tė Gucisė. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i pėrbėrė nga Ali pashė Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Ēeka, Jusuf Sokoli e tė tjerė, midis tė cilėve kishte edhe disa oficerė tė karrierės, u pėrgjigj duke hedhur nė sulm rreth 2 mijė luftėtarė. Luftimet mė tė ashpra u bėnė nė luginėn e Nokshiqit, ku u angazhuan forca tė shumta malazeze. Luftėtarėt u pėrleshėn aq ashpėr me njėri-tjetrin, sa qė tė dy palėt lanė mėnjanė hutat dhe nxorėn jataganėt, duke u pėrleshur trup me trup. Pėrleshja vazhdoi disa orė me radhė. Forcat vullnetare tė Lidhjes ndalėn sulmin e ushtrisė malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatė nė Nokshiq, duke e detyruar tė tėrhiqej brenda kufijve tė Malit tė Zi. Edhe pse tė dhėnat pėr humbjet e tė dy palėve janė kontradiktore, mund tė nxirret si pėrfundim se nga malazezėt pati 300 tė vrarė e tė mbytur nė lumė gjatė tėrheqjes, ndėrsa nga shqiptarėt 300-400 veta. Nė kėto luftime u vra edhe njė nga komandantėt e shquar tė ushtrisė sė Lidhjes, Jakup Ferri.
Vendosmėria e shqiptarėve pėr tė qėndruar deri nė fund dhe kėmbėngulja e Cetinės pėr tė vazhduar mė tej luftėn alarmuan si Fuqitė e Mėdha, ashtu edhe Perandorinė Osmane. Nga frika e ndėrlikimeve tė reja, Porta e Lartė vendosi ta zgjidhte me ēdo kusht dorėzimin e dy krahinave kufitare. Pėr kėtė qėllim ajo nisi menjėherė pėr nė Kosovė mareshal Ahmet Muhtar pashėn, i cili atė kohė ishte komandanti i Armatės osmane tė Rumelisė me qendėr nė Manastir. Mareshali, i shoqėruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarė), sapo arriti nė Prizren thirri nė takim anėtarėt e Komitetit Kombėtar tė Lidhjes pėr t’i bindur qė t’i nėnshtroheshin vendimit tė sulltanit. Por ata nuk pranuan. Mė 14 dhjetor 1879 lėshoi njė shpallje, me tė cilėn u kėrkonte shqiptarėve qė tė merrnin nė konsideratė gjendjen kritike tė Portės sė Lartė dhe tė mos pengonin dorėzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qėndresėn e tyre po shkaktonin shkatėrrimin e Perandorisė Osmane, por as lutjet, as kėrcėnimet nuk dhanė rezultat. Mė 15 dhjetor 1879 u mblodh nė Guci Kuvendi i pėrfaqėsuesve tė Komitetit Ndėrkrahinor tė Kosovės, i cili vendosi qė ta kundėrshtonte me armė deri nė fund dorėzimin e kalasė sė Gucisė. “Ne, banorėt e Plavės e tė Gucisė, - thuhej nė memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane qė u japin malazezėve tokat e trashėguara nga prindėrit tanė. Ne do ta kundėrshtojmė me armė dorėzimin e tokave tona”.
Sipas porosisė qė kishte dhėnė Porta e Lartė, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake pėr tė penguar vajtjen e vullnetarėve shqiptarė nė Plavė e nė Guci. Pėr kėtė qėllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione tė tjera, tė cilat i vendosi nėpėr shtigjet e rrugėve. Pas kėsaj u nis pėr nė Gjakovė, ku gjeti njė gjendje mė tė acaruar se nė Prizren. Gjakovarėt e paralajmėruan se, po ta vazhdonte mė tej rrugėn drejt kufirit, do tė pėsonte fatin e Mehmet Ali pashė Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugėn pėr nė Plavė e nė Guci, mareshali osman e ndėrpreu misionin e vet, hoqi dorė nga vajtja nė Guci dhe u kthye nė Prizren.
Dėshtimi i misionit tė Ahmet Muhtar pashės e bindi pėrfundimisht knjaz Nikollėn tė mos shpresonte mė as te ndėrhyrjet e Fuqive tė Mėdha. Si rrjedhim, ai vendosi tė ndėrmerrte kundėr forcave tė Lidhjes Shqiptare njė mėsymje tė pėrgjithshme, e cila u zhvillua javėn e parė tė muajit janar 1880. Nė kėtė mėsymje u hodh pothuajse e gjithė ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijė veta, qė u rreshtuan pėrballė Plavės e Gucisė.


Sapo u njoftua pėr pėrgatitjet ushtarake tė Cetinės, Shtabi Ushtarak Shqiptar i pėrforcoi masat mbrojtėse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijėra vullnetarė nga e gjitha Shqipėria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat mė tė largėta tė Shqipėrisė sė Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashė Gucia, qė mori vetė nė dorė drejtimin e operacioneve luftarake, pėrqendroi nė zonėn kufitare me Plavėn e Gucinė 4 mijė luftėtarė vendas dhe 3 mijė vullnetarė tė tjerė, gjithsej 7 mijė veta.
Komanda malazeze kishte rreshtuar nė vijėn e parė tė frontit forcat vullnetare tė komanduara nga Mark Milani, tė cilėt do tė fillonin sulmin sipas taktikės sė tyre tradicionale qė kishte pasur kurdoherė sukses pėrballė ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin pėrqendruar nė njė sektor tė ngushtė (Velikė-Pepaj), me qėllim qė t’i shpartallonin shqiptarėt qė me sulmin e parė, nė drejtim tė Plavės. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezėve nė mėnyrė tė papritur iniciativėn. Mė 6 dhe 7 janar 1880 njėsi tė vogla shqiptarėsh, me qėllim qė tė tėrhiqnin vėmendjen e komandės ushtarake malazeze, ndėrmorėn dy sulme nė verilindje tė Malit tė Zi, nga ana e sanxhakut tė Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarėt do tė vazhdonin tė sulmonin nga verilindja, pėr t’u dalė forcave tė tyre prapa shpine e tėrhoqi ushtrinė nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke pėrfituar nga kjo rrethanė, forcat shqiptare, tė rreshtuara nė sektorin e Plavės, shpėrthyen mė 8 janar njė sulm tė furishėm kundėr pozitave tė armikut qė ndodhej nė Velikė, nė Pepaj e nė Arzhanicė.
Sulmin e nisėn luftėtarėt e Nokshiqit tė komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mėsymja ishte e furishme dhe pas luftimesh tė ashpra e trup mė trup forcat malazeze, tė pėrbėra nga 4 mijė luftėtarė, u detyruan tė tėrhiqeshin. Ushtritė e Lidhjes, pasi thyen edhe njėsitė malazeze tė komanduara nga Mark Milani, hynė nė tokėn malazeze, shtinė nė dorė Arzhanicėn, Velikėn e Pepajn dhe u drejtuan pėr nė Murinė. Luftimet mė tė pėrgjakshme u bėnė nė Velikė e nė Pepaj, prandaj pėrpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tėrhoq nė Sutjeskė. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndėrmend tė vazhdonte pėrparimin nė thellėsi tė tokės sė Malit tė Zi. Mė 9 janar ai urdhėroi forcat shqiptare, qė nuk hasėn ndonjė kundėrshtim nga ushtritė malazeze, tė tėrhiqeshin nė kufirin e vjetėr.
Gjatė betejės sė Pepajt e tė Velikės, tė dyja palėt patėn dėme nė njerėz, por, sipas tė dhėnave tė ndryshme, ato tė Malit tė Zi qenė mė tė shumta. Shqiptarėt lanė nė kėto luftime edhe dy kapedanėt trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.
Vrulli patriotik qė pėrshkoi luftėn nė Velikė e nė Pepaj dhe fitorja qė shqiptarėt korrėn kundėr ushtrive malazeze mė 8 janar 1880, la pėrshtypje tė thellė nė opinionin ndėrkombėtar. Disa ditė mė vonė, kryekonsulli austro-hungarez nė Shkodėr, Shmuker, i cili e ndoqi sė afėrmi zhvillimin e betejės, i raportonte qeverisė sė vet: “Vetė malazezėt pohojnė se nė luftėn e Velikės e tė Pepajt shqiptarėt luftuan burrėrisht dhe fituan mbi ta. Dhe me tė vėrtetė, fuqia e Lidhjes (sė Prizrenit - shėn. i aut.) e theu atė ushtri malazeze qė ka qenė kurdoherė e zonja t’u bėjė ballė forcave turke. Shqiptarėt luftuan tė shtyrė nga ideja kombėtare”. Pas kėsaj, opinioni publik evropian filloi tė interesohej pėr historinė e popullit shqiptar dhe pėr tė drejtat e tij kombėtare. Veē kėsaj, disa publicistė kritikuan Kongresin e Berlinit qė nuk i kishte pėrfillur tė drejtat e njė kombi aq trim dhe aq liridashės, siē ishte populli shqiptar.
Me fitoren qė korrėn nė Nokshiq, nė Pepaj e nė Velikė shqiptarėt i dhanė tė kuptonte diplomacisė evropiane se Perandoria Osmane, sado qė po e mbante Shqipėrinė prej pesė shekujsh nėn zgjedhė, nuk ishte zonjė e trojeve tė saj dhe se zotėr tė kėtyre trojeve ishin banorėt shqiptarė.
Disfata qė pėsoi nė front e bindi qeverinė malazeze se ajo vetė nuk ishte nė gjendje ta thyente qėndresėn e Lidhjes Shqiptare me anėn e luftės sė armatosur. Pėr kėtė arsye knjaz Nikolla shpalli menjėherė se i kishte pezulluar veprimet luftarake nė kufi dhe se zbatimin e Traktatit tė Berlinit nė kėtė pikė po ua linte pėrsėri nė dorė Fuqive tė Mėdha. Madje ai kėrkoi nga konsulli britanik nė Shkodėr qė tė ndėrhynte pranė autoriteteve qeveritare tė vilajetit, me qėllim qė edhe shqiptarėt t’i pezullonin veprimet e mėtejshme luftarake.

Vijon.....


doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-10-05, 06:01   #2
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Disa nga keto ngjarje mund ti gjeni te pershkruara ne topikun tim me artikuj te vjeter nga New York Timez.


http://www.dardania.de/v2/board/viewtopic.php?t=5398


King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.