Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-10-05, 01:24   #1
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim Nata e Kadrit (rendesia dhe vlerat e tij)

Allahu thote:

1. Pasha librin sqarues (te se drejtes nga e kota)!

2. "Ne e zbritem ate ne nje nate te bekuar (ne naten e Kadrit). Ne deshiruam t'u terheqim verejtjen, e njerezit te jene te gatshem."

3. Ne ate (nate) zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere.

4. Urdher i percaktuar nga Vete Ne. S'ka dyshim se Ne derguam te Derguar dhe, nen....,

5. (E zbritem) Nga Meshira e Zotit tend; Ai eshte degjuesi, i dijshmi. [al-Duhan 44:1-6]

Sic eshte i shenjte muaji i Ramazanit, desha te vecoja me nje pershkrim te shkurter dhe Naten e Kadrit, e cila ka vleren me te madhe se cdo gje tjeter per nje besimtare te devotshem.



Allahu dergoi Kur'anin ne kete nate te cilen Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Ne naten e Kadrit zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere, ne kete nate fati i te gjitha krijesave vendoset per vitin e ardhshem. Ne kete nate shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te percaktohet ne Xhennet, e kush do te percaktohet per ne Xhehenem, e kujt do ti dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, dhe cdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu ate vit.

Kuptimi i "Kadr" eshte nderim ose respektim, dmth. ajo eshte nata e cila nderohet per shkak te karakterisitkave te saja te vecante, dhe pasi qe personi i cili rrin zgjuar gjate kesaj nate ( duke bere ibadet-adhurim Allahu) behet njeri i nderit. Dhe eshte thene se Kadr don te thote shtrengim, ne kuptimin se dituria kur eshte sakte kjo nate, eshte e fshehur. El-Haliil ibn Ahmed ka thene: eshte quajtur Lejlet ul-Kadr (Nata e Kadrit) pasiqe bota shtrengohet nga numri i madhe i melaikeve ne kete nate, dhe Kadr don te thote shtrengim. Allahu thote (perkthim i kuptimit).

Allahu e ka quajtur Lejlet ul-Kadr, per shkak te vleres se madhe te saj dhe statusit te larte me Allahun, dhe pasi qe aq shume mekate falen dhe aq shume te meta fshehen gjate kesaj nate. Pasi qe ajo eshte nate e faljeve. sic eshte percjellur ne el-Sahiihejn nga Ebu Hurejre (Allahu qofte i kenaqur me te) se i Derguari a.s. ka thene: "Kush e fale naten e Kadrit me besim dhe shpresim i falen mekatet qe i ka bere me pare." ( el-Buhaari, 1910; Muslim, 760)

"Allahu dergoi Kur'anin ne nje kohe prej el-Leuh el-Mahfuuz ne Bejt el-'Izzah ne qiellin e pare, dhe pastaj ju shpall te Derguarit te Allahut a.s. ne periudha sipas ngjarjeve gjate njezet e tre vjeteve." (Tefsiir Ibn Kathiir, 4/529)

Ne kete nate, melaiket dhe Shpirti (er-Ruuh), zbresin. dmth, shume melaike leshohen poshte ne kete nate pasi qe eshte shume e bekuar, dhe melaiket zbresin poshte kur bekimi dhe meshira e Allahut vijne poshte, posikur atehere kur recitohet Kur'ani, dhe ato i rrethojne qarqet e dhikrit (tubimet ku perkujtohet Allahu), dhe ato me respekt ndaj tij, i rrahin krahet e tyre per ate i cili sinqerisht kerkon dituri. (Shif Tefsiir Ibn Kathiir, 4/531). Shpirti (er-Ruuh) eshte Xhibrili (alejhi selam), i cili vecanerisht permendet ne kete menyre si shenje respekti ndaj tij.

Kjo nate pershkruhet si paqe, dmth., eshte e sigurte, pasi qe Shejtani nuk mund te ben asnje te keqe ose te shkakton dem ne kete nate. Ne kete nate, shume njerez shpetohen prej denimit per shkak te veprave te tyre per te adhuruar Allahun, Qofte i Lartesuar.

Allahu i fale gabimet e meparme te atij i cili qendron zgjuar dhe falet gjate nates me besim dhe shprese per ta fituar shperblimin nga Ai. Transmetohet ne hadithin e Ebu Hurejres (Allahu qofte i kenaqur prej tij) se i Derguari a.s. ka thene: "Cilido qe agjeron muajin e Ramazanit nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme do te falen, dhe cilido qe rrin zgjuar gjate Lejlet ul_Kadr (Naten e Kadrit) nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim, te gjitha mekatet e tij te meparme falen." (Buhaari,Muslim). Shprehja "nga besimi dhe shpresa per te fituar shperblim" don te thote, besim ne premtimin e Allahut per kete veper, dhe kerkimi i shperblimit, pa asnje synim ose qellim tjeter, sic eshte kryerja e saj me qellim qe te te shofin te tjeret, etj." (Fet'h el-Beeri, 4/251)

Allahu ka shpallur nje sure qe ka te beje me kete nate e cila do te perseritet deri ne Diten e Ringjalljes, ne te cilen Ai permend nderin dhe vleren e madhe te kesaj nate. Kjo eshte sureja ne te cilen Ai thote:

" Ne e zbritem ate (Kur'anin) ne naten e Kadrit. E c'te beri ty te dijsh se c'eshte nata e Kadrit? Nata e Kadrit eshte me e rendesishme se nje mije muaj! Me lejen e Zotit te tyre (ate nate) te zbresin engjejt dhe shpirti (Xhibrili) per secilen ceshtje. Ajo (qe percakton Zoti) eshte paqe deri ne agim te mengjesit." (El-Kader: 1-5).

I Derguari a.s. e kerkonte kete nate, me shprese se do te perfiton te mira prej eksaj nate dhe ai eshte shembull per kete Ummet (popull).

Nata e Kadrit eshte ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit, sic eshte permendur ne hadithin e Ebu Sa'iid dhe sic eshte permendur ne hadithin e 'Aa'ishes dhe ne hadithin e Ibn 'Umar i cili ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni naten e Kadrit ne dhjete ditet e fundit te Ramazanit".

Eshte me e mundshme te jete njera prej neteve tek, per shkak te hadithit te 'Aa'ishes e cila ka thene se i Derguari a.s. ka thene: "Kerkoni naten e Kadrit ne ditet tek nga dhjete ditet e fundit te Ramazanit." (el-Buhaari, 4/259).

Allahu ka fshehur kete nate ashtu qe roberit e tij do te perpiqen ta kekrojne, dhe do te perpiqen ne adhurimin e tyre, ashtu sikur ka fshehur edhe oren e xhum'ase. Keshtuqe besimtari duhet te perpiqet me kembengulesi gjate diteve dhe neteve te ketyre dhjete diteve, duke kerkuar naten e Kadrit, dhe duke percjellur shembullin e te Derguarit tone a.s., dhe ai duhet te perpiqet te ben du'a dhe te kerkon afrimin ndaj Allahut.

Transmetohet se 'Aa'isheja ka thene: "Une thash, O i Derguari i Allahut, cka mendon nese deshmoj-perjetoj naten e Kadrit, cka duhet te them?" Ai tha (i Derguari a.s.):

Thuaj: "All-llahumme inneke Afuw-wun Keriimun tuhibbul afwe fe'fuanni"

Perkthimi: "Allahu im, Ti je fales, Bujar dhe e do faljen, ndaj me fal mua." (Imaam et-Tirmidhi (3515) isnedi i tij eshte sahih (i sakte).

Nuk eshte thelbesore per ate i cili e "zene" naten e Kadrit te din se e ka "zene". Qellimi eshte te perpiqet shume dhe te jete i sinqert ne adhurimin e tij, pa marre parasysh se a e din ai se a e ka "zene". Eshte e mundur qe disa prej tyre te cilet nuk e din kete mund te jene me mire me Allahun dhe ne pozite me te lartesuar sesa ata te cilet dinin se cila eshte kjo nate, pasi qe te paret (sahabet-populli i Muhammedit a.s.) u perpoqen shume.
Ne lusim Allahun te pranoje agjerimin tone dhe namazin tone gjate nates., dhe te na ndihmon te perkujtojme Ate dhe te falenderojme Ate dhe te adhurojme Ate ashtu sic duhet. Allahu e bekofte Te Derguarin tone Muhammedin a.s.


ZEKATI I FITRIT

Zekat fitri eshte vaxhib (detyre) per cdo musliman, qofte i vogel apo i madhe, burre ose grua, i lire ose rob. Poashtu eshte e caktuar edhe sasia e caktuar per cdo person nje sa' (kater grushta) si dhe lloji nga ajo qe me teper ushqehen njerezit ne ate vend qofte gru, shiirija, hurma, ullinj apo tjeter.

Koha e dhenies se tij Zekati i Fitrit nxiret diten e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, asdhtu qe koha me e mire per dhenien fillon prej akshamit te nates se bajramit deri sa te falet namazi i Bajramit, mirepo duhet te jepet edhe para kesaj dite (nje ose dy dite), transmeton Buhariu (rahimehullah) se sahabet (populli i te Derguarit a.s.-sahabet) e kane dhene edhe nje dite ose dy dite para dhe kjo eshte ixhma nga ata.

Dhenia e Zekatit te Fitrit dinet e Bajramit para se te falet namazi i Bajramit, nese i kalon ajo kohe atehere obligohet ta jape ate si kompenzim. nga hadithi i ibn Abbasit: "Kush e jep ate para namazit ajo eshte sadaka e pranuar, dhe kush e jep ate pas namazit ajo eshte nje sadaka prej sadakave" dhe ka bere mekat me vonimin e dhenies nga koha e caktuar ngase ka vepruar ne kundershtim me urdherin e te Derguarit a s.

Muslimani e jep per vehte dhe per ata qe ai i furnizon nga grate dhe farefisin si pasoje e pergjithshmerise se fjales se te Derguarit a.s.: "jipne Fitrin per ata qe i mbani me pasuri"

Preferohet dhenia per femijen qe eshte ne bark per shkak se Othamni (Radijall-llahu anhu) ka vepruar ashtu.

Ibn Kajjimi, ka dhene nje shembull per llojin e dhenies te cilit ushqim ipet;

" dhe keto ishin ushqimi me i shpeshte ne Medine, dhe vendet dhe krahinat ku ushqimi eshte tjeter, atyre u takon te japin nje sa'a nga ai ushqim. Dhe nese ushqimi eshte nga grurerat sikur qumeshti, mishi dhe peshku; duhet te japin fitrat e tyre nga ushqimi qe kane ne ate vend cfaredo lloj qofte ai. Kjo eshte fjala e xhumhurit (shumica e dijetareve) dhe eshte e drejte qe nuk leviz dot. Pra lejohet edhe dhenia miell eshte pse hadithi nuk e cek ate, kurse sa i perket dhenies se ushqimit te gatshem ose bukes ajo edhe pse mundet me qene me e dobishme per te vobektit, nga shkaku i rendesise dhe ngase nuk qendron gjate kohe, munden dritherat te jene me te dobishme per ta ngase qendrojne me gjate"

Sa i perket dhenies se fitrave ne vleren e ushqimit, te jipet te holla ne vlere te asaj sasie.

SadakatulFitri duhet te arrije tek konsumuesi ne afatin e caktuar per dhenien e tij, ose tek i autorizuari i cili eshte caktuar per marje ne zevendesim te tij. Nese nuk gjen te autorizuar ne afatin e caktuar i obligohet dhenia e ndonje personi tjeter.

Ketu gabojne disa njerez kur lejne Zekatin e fitrit tek persona te cilet nuk jane te autorizuar nga konsumuesi dhe duhet pasur kujdes.

Marrur nga: "Kitabul MelhasulFikhi"-1

Salih bin Fevzan Fevzani

Perktheu dhe redaktoi: Ramadan Ramadani


__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:19.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.