Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-10-05, 12:58   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Grupi Nagociator i Kosovės merr kahjen e dėshtimit

Koordinatori Shala thotė se takimi i GN merr kahjen e dėshtimit pasi Daci rreshtohet me Thaēin

Prishtinė, 31 tetor - Takimi i dytė i Grupit Nagociator tė Kosovės, i mbledhur tė premten e fundit, pėr tė avancuar procesin e pėrgatitjes sė bisedimeve, ėshtė kthyer nė pėrplasje tė fuqishme dhe asgjė nuk ka ndodhur siē pat paralajmėruar kryekuvendari Nexhat Daci, se do tė "thyhen" mosmarrėveshjet. Sipas pohimeve nė mediat e sotme, ka qenė vetė rreshtimi i Dacit, pro qėndrimeve tė Thaēit, qė tė takimi tė shkojė nėpėr kahjen e dėshtimit, duke rrezikuar misionin e Grupit Negociator tė emėruar edhe si "dream team" (ekipi i ėndrrave) nga Nėnsekeratari amerikan i Shtetit Nikolas Bėrns.
Vetė koordinatori Blerim Shala, ka akuzuar hapur se shkaktarė pėr frenim tė procesit, qė rrezikon edhe tėrė procesin, ėshtė kryekuvendari Daci dhe Thaēi.
Kjo ėshtė pasqyra e shtypit tė sotėm nė Kosovė, tė pėrcjellė nga dy gazetat mė tė mėdha "Koha ditore" dhe Zėri". Qė tė dyja kėto gazeta, kabinetin e z.Daci e akuzojnė edhe pėr shkelje tė konfidencialitetit, pas tė dy takimeve, megjithė kėrkesėn e Presidentit Rugova pėr respektim tė saj, dhe pajtimit tė delegacionit me kėtė.
Blerim Shala, koordinator i grupeve punuese tė delegacionit, dhe Skender Hyseni, kėshilltar i Presidentit Rugova, qė tė dy e vlerėsojnė takimin e tė premtes si tė rėndė, me njė atmosferė fyerjesh dhe sjellje qė aspak nuk i takon anėtarėve tė kėtij delegacioni, njerėzve qė kanė pėrsipėr fatin e Kosovės.
I pari qė ka filluar me kundėrshtimin e rrjedhės sė punės sė takimit tė delegacionit, ishte kryetari i partisė opozitare Hashim Thaēi, i cili ka kundėrshtuar vijimin e rendit tė ditės sipas kėrkesės sė Presidentit Rugova, me miratimin e propozimeve pėr strukturėn e ekipeve tė grupeve punuese, jo pa miratimin e rezolutės pėr rikonfirmim e vullnetit tė popullit pėr pavarėsi. Presidenti Rugova, ashtu edhe siē ėshtė raportuar tė premten, kishte kėrkuar qė delegacioni t'i drejtohej me njė letėr Grupit tė Kontaktit, qė pritet tė mblidhet tė mėrkurėn nė Uashington, pėr ta njoftuar me punėn dhe qėndrimet e e delegacionit. Ndėrsa, Thaēi kishte vazhduar edhe me kėrkesa tė tjera, disa tė bėra publike, qė delegacioni tė pasqyronte fuqinė e Kuvendit, nė raportin prej 9 anėtarėsh, ku LDK tė kishte 4 anėtarė, PDK 3 anėtarė, dhe nga njė AAK-ja dhe Ora, ose me 7 anėtarė, ku LDK do tė kishte 3, PDK, 2 dhe tė tjerat me nga njė sėrish. Ai poashtu kishte kėrkuar rimodelimin e funksionit tė koordinatorit tė grupit punues, tė cilin e udhėheq Shala, qė tė ndahej nė tri funksione me tre udhėheqės. Pra, tė kishte njė koordinator politik, njė organizativ dhe njė teknik. Ai poashtu kishte kundėrshtuar edhe vendin e mbajtjes sė takimeve, pra nė rezidencėn e Presidentit Rugova, kėrkesė kjo e mbėshtetur edhe nga kryekuvendari Daci. Thaēi kishte pėrmbyllur fjalėn me akuza dhe fyerje tė njohura nė opinion nė adresė tė Presidentit Rugova. Presidenti Rugova ia kishte kujtuar Thaēit se gjyqet janė ato qė ndriēojnė tė drejtėn dhe zgjedhjet e lira ato qė zgjidhin ēėshtjet politike, duke u pėrpjekur mė pas pėr rikthimin e rendit tė ditės.
Nė diskutimin e tij, Nexhat Daci, pas kritikave qė i kishte bėrė punės dhe sjelljes sė koordinatorit Shala, pėr takimin nė Zyrėn amerikane me nėnsekretarin Bėrns, ka paraqitur propozime krejtsisht tė reja pėr grupet punuese.
Nė takimin me z. Bėrns Shala kishte folur i pari, me kėrkesėn e nėnsekretarit tė Shtetit.
Daci kishte kėrkuar qė nė grupet punuese tė inkuadroheshin ministra e deputetė, qė do tė koordinoheshin nga Shala, gjė qė nuk ėshtė mirėpritur nga ky, pasi tre anėtarėt e delegacionit, Presidenti Rugova, kryeministri Kosumi dhe kryetari i Ora-s, Surroi, kanė pėrkrahur punėn e Shalės. Surroi kishte kėrkuar qė koordinatori Shala ta mbante takimin e parė tė grupit politik, qė sipas tij do tė mund tė pėrbėhej prej katėr nėnkryetarėve tė partive pjesėmarrėse nė delegacion. Ndėrsa, kryeministri Kosumi kishte pėrkrahur njė propozim tė Surroit qė tė krijohej grupi konsultativ i komuniteteve.
Para pėrfundimit tė mbledhjes Thaēi kishte kėrkuar edhe njė mirėkuptim pas gjithė asaj sjelljeje, qė t'i jepte kohė atij, meqė nuk e ka pėrfunduar procesin zgjedhor partiak me krijimin e kryesisė sė re. Presidenti Rugova kishte paralajmėruar takimin e ardhshėm mė 4 nėntor, duke pėrfunduar takimi me njė ndarje tė papritshme tė delegacionit, tre me dy, nė njėrėn anė Presidenti Rugova, kryeministri Kosumi dhe Surroi, ndėrsa nė anėn tjetėr, kryekuvendari Daci me Thaēin, shkruan shtypi i sotėm.
"Nė takim ka pasur edhe sjellje tė pahijshme dhe nė momente ka pasur atmosferė tė rėndė, e cila shpresoj se nuk do tė pėrsėritet mė kurrė", ka thėnė pėr media Skender Hyseni, kėshilltar i lartė i Presidentit Rugova, edhe vetė pjesėmarrės nė takim.
Ndėrkaq, koordinatori Shala, thotė: "Ėshtė mirė qė opinioni tashmė tė dijė se ka ngecje. Ka arsye pėr shqetėsim. Jemi nė ngecje tė plotė dhe pėrgjegjės pėr kėtė janė Nexhat Daci dhe Hashim Thaēi". Shala thotė se dalja e Dacit me njė listė propozimesh tė reja, megjithė faktin se nė takimin e parė e kishte pėrkrahur propozimin e tij, ishte befasi pėr tėrė Grupin. Kėtė propozim, sipas Shalės, kryekuvendari Daci e kishte motivuar me akuzėn, se Shala kinse po anashkalonte institucionet me propozimet e tij. Shala e kundėrshton kėtė duke thėnė: "Sa i pėrket procesit negociator delegacioni i Kosovės bashkė me grupet punuese i pėrgatit dokumentet themelore, tė cilat duhet ta kenė pėrkrahjen e Kuvendit tė Kosovės". Shala pėr shkelje tė konfidencialitetit, por edhe pėr shpifje e akuzon kėshilltarin e z.Daci, Ramush Tahirin, qė sipas tij, koalicioni qeverisės ishte kundėr propozimeve tė koordinatorit tė grupeve punuese. Gjė qė takimi i tė premtes kishte dėshmuar tė kundėrtėn, se Presidenti Rugova dhe kryeministri Kosumi kanė mbėshtetur propozimet e tij. Megjithė pėrplasjet, Shala ėshtė shprehur me vlerėsim pozitiv pėr strukturėn e delegacionit, duke thėnė se "pėrbėrja e Grupit Negociator ėshtė mė e mira e mundshme". Ndėrkaq, edhe Hyseni edhe Shala, tėrheqin vėrejtjen, se nuk ka kohė kohė pėr mosmarrėveshje dhe tė harmonizohen qėndrimet sa mė parė, nė tė kundėrtėn ngadalėsimin e procesit tė pavarėsismit, po e rrezikon vetė pala shqiptare.

QIK


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 31-10-05, 22:50   #2
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KJO ESHTE PER ME U ULE E ME E VAJTU!

Nuk e dij pse por kjo me ktheu per nja shtate vite me heret dhe me kujtoj nje ngjarje e cila atehere me dukej qesharake por ja sot po e kuptoj thelbin e saje.
Ishim ne nje tubim dhe behej zhurme rreth rendit te dites.
Nje mergimtare , bukur ne moshe , papritur dhe pa pytur e mori fjalen e po n'a thot;
Ju koki djeme te mire, keshtu ju don axha.
Pse Axhe e pyeti dikush
Sepse po bani zhurum per ren te dites e duhet me pas ren.Une , vazhdoj ai, njezete vjete kam punu si mullingji . Mulli; po ren ka pas.
A ka ndodhe me e prishe renin , foli dikush.
Po tha plaku. Vjen azgani me gjyse thesi dhe thote une due me blu.
Ani?
Ani , i them more une t'a bluj po gurin e kam pa cakat e tutna nuk t'a qet mire.
S'di , une due me blu.
Shkoj e e qoj gurin veq pak e ja qes drithin e veq ja daj dy copa edhe me hjeke qafesh e edhe mos me prite te tjeret shume.
A guxon ashtua e pyeti dikush tjeter.
Pse jo tha plaku , Ai qe nuk e din cka ashte reni banja ballgur se ai tybe nuk e merr vesh.
Edhe ketu, na me blu pa ren po, veq qysh po shihet, po me n'a e ba edhe neve ballgur- e hajt.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 31-10-05, 23:32   #3
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Grupi Nagociator i Kosovės merr kahjen e dėshtimit

Jo tre me dy, por zero me zero ėshtė pėr t`ia punuar kėtij grupi negociator.

Njėrin dėrgoje nė pushim tė dhunshėn mjekėsorė
tjetrit i jep vendimin e pensionit nė dorė e tjerėt shqelma e shuplaka deri tek dera dhe krijo delegacion ekspertėsh qė pėrfaqėsohet nė nivel institucional e jo kopalla me grupe punuese.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 07:40   #4
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kto far rrebelimet e grupit negociator nuk jan dicka fort e re ne skenen politike ne Kosove se jemi deshmitar te kesaj dukurie. Po cka me i ba se kshtu na ka shku dajm e na jemi keta qe jemi, tjer smuj bahemi. Besa edhe kushedi se cfar ekspertash me hy ne ket grup qikjo kang ish knue apet se apet.
Me kan se e kemi fiqirin me pune mar e mire, po pse a po ia ndal kush grupit negociator qe me u konsultue me eksperte e specialiste?! Jo hiq valla.
Perkundrazi keta anetare te grupit negociator e kan obligim me u konsultue me eksperte sepse nuk jane aty nga aresyja se jane te gjithdijshem por nga aresyeja se jane politikan dhe lidere te partive. Si te tille keta duhet te kene keshilltare eksperte edhe ne punen e tyre te perditshme ne rolin qe kane se lene ma per rolin qe kane si anetar te grupit negociator.
Me ia ba si po thot Gentiani nuk pajtohem sepse atehere ish desht me ia nis prej se pari dmth prej 1989 diku e nuk i kemi ato rene tash kur jemi ne prag te deres se shpise. Me ba si thoni ju i nderuar Gentiani simbas mendimit tim don te thote me i mshue shkelem ketyre 16 viteve e me ia nise prej kohes shkaut edhe nihere.
Ishalla e kam keq!!!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 14:58   #5
Andon
 
Anėtarėsuar: 19-10-05
Postime: 13
Andon e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Grupi Nagociator i Kosovės merr kahjen e dėshtimit

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gentiani
Jo tre me dy, por zero me zero ėshtė pėr t`ia punuar kėtij grupi negociator.

Njėrin dėrgoje nė pushim tė dhunshėn mjekėsorė
tjetrit i jep vendimin e pensionit nė dorė e tjerėt shqelma e shuplaka deri tek dera dhe krijo delegacion ekspertėsh qė pėrfaqėsohet nė nivel institucional e jo kopalla me grupe punuese.
Po, po. Mirė e ke, shumė mirė, ti Gentiani, "Grupe ekspertėsh" - propozon ti, e ku ti lėmė "baballarėt e Kombit"?

Mendon ti se kėta, Ba... e Ko... tėrhiqen a? Jo more jo. Pėr ta pak ėshtė shuplaka, qoftė te dera e qoftė nė prag tė derės. Meritojnė mė shumė (jo vezė tė prishura fyryrės. Ndoshta do tė ishte mė mirė njė tė pėrmjerme apo, disa grumbuj, pėgėr fytyrės sė tyre. Vallahi e meritojnė.
Andon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 15:07   #6
Andon
 
Anėtarėsuar: 19-10-05
Postime: 13
Andon e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira
Kto far rrebelimet e grupit negociator nuk jan dicka fort e re ne skenen politike ne Kosove se jemi deshmitar te kesaj dukurie. Po cka me i ba se kshtu na ka shku dajm e na jemi keta qe jemi, tjer smuj bahemi. Besa edhe kushedi se cfar ekspertash me hy ne ket grup qikjo kang ish knue apet se apet.
Me kan se e kemi fiqirin me pune mar e mire, po pse a po ia ndal kush grupit negociator qe me u konsultue me eksperte e specialiste?! Jo hiq valla.
Perkundrazi keta anetare te grupit negociator e kan obligim me u konsultue me eksperte sepse nuk jane aty nga aresyja se jane te gjithdijshem por nga aresyeja se jane politikan dhe lidere te partive. Si te tille keta duhet te kene keshilltare eksperte edhe ne punen e tyre te perditshme ne rolin qe kane se lene ma per rolin qe kane si anetar te grupit negociator.
Me ia ba si po thot Gentiani nuk pajtohem sepse atehere ish desht me ia nis prej se pari dmth prej 1989 diku e nuk i kemi ato rene tash kur jemi ne prag te deres se shpise. Me ba si thoni ju i nderuar Gentiani simbas mendimit tim don te thote me i mshue shkelem ketyre 16 viteve e me ia nise prej kohes shkaut edhe nihere.
Ishalla e kam keq!!!
Ah moj Domira moj Domira. Pogaqja e thyer asnjėher nuk ngjitet, nuk kthehet nė gjendjen e pėrparshme.
Andon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 17:44   #7
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

He bac he baccccc,negocimin keta duhet se pari me fillue me veteveten e tani me kqyre pak rreth vetes.


Artisti
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-11-05, 18:05   #8
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Koment

Anėtarėt e Grupit negociator duhet tė ngritėn mbi interesat personale


1 nėntor 2005 /TN

Rexhep Elezaj

Grupin negociatorė i emėruar nga presidenti I. Rugova pėr tė biseduar me palėn serbe gjatė negociatave qė do tė mbahen rreth pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės, siē kanė njoftuar mediat e sotme shqiptare, pra me 31.10.2005, pėr fat tė keq e paska zėnė sherri i mospajtimeve dhe pėrēarjeve, e paska kapluar zjarri i ambicieve karrieriste, ose me njė fjalė “e paska ngrėnė dreqi tė zonė” dhe disa nga anėtarėt e kėtij grupi i paska pėrfshirė murtaja e epsheve politike pėr t’u futur me dhunė nė histori, sepse nė bazė tė informatave nga shtypi ditor del se disa anėtarė nė takimin e fundit qenkan sjellė me papėrgjegjėsi, bile paskan pėrdorė edhe fjalė fyese ndaj presidentit Rugova..!?

Tė gjithė e dimė se presidenti ynė vuan nga njė sėmundje e rėndė, por megjithatė nuk epet, nuk dorėzohet, nuk pranon qė ta lė popullin e vetmuar nėn mjegullat e rėnda politike dhe para furtunave tė mėdha tė historisė siē janė kėto para hyrjes nė bisedime pėr statusin final tė Kosovės. Pra, atė nuk e lejon ndėrgjegjja dhe morali politik qė tė gjunjėzohet para ultimatumeve politike si dhe kėrcėnimeve tė ndryshme qė Kosovės dhe shqiptarėve po u vijnė nga serbėt si dhe nga disa qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare.

Pra, ashtu i rėnduar nga sėmundja ai nuk po largohet dot nga fronti kryesor i lutės, ndoshta pėrfundimtar me shkanė, front nė tė cilin ka qėndruar i paepur qė nga fillimi i tė 90-tave e deri mė sot, sepse ėshtė i vetėdijshėm se atdheu ka nevojė pėr tė deri nė ēastin e fundit tė jetės sė tij. Ibrahim Rugova e dinė fortė mirė se Kosova dhe populli i cili ia ka dhėnė votėn ka nevojė pėr presidentin e vetė i cili qe 15 vite bėri ēmos qė ta shoh atė tė pavarur dhe njėherė e pėrgjithmonė tė liruar nga kthetrat e regjimit kriminal tė Beogradit.

Ndaj, nė bazė tė asaj qė raportuan mediat nė kėtė ditė, si gjithherė nė vitet dhe ēastet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, nė skenėn politike shqiptare do tė dalin ata tė cilėt e penguan ēdo nismė dhe iniciativė shtetėrore e cila ēonte drejt zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, nisma dhe veprime institucionale qė ēonin drejt kėputjes sė zinxhirėve tė robėrisė shekullore sllave mbi tokat shqiptare, do tė paraqiten, pra ata tė cilėt pėr motive karrieriste hynė nė luftė por qė nuk e fituan atė vetėm me forcat e tyre, ata tė cilėt nė dhomat e fjetjes mbajnė uniformėn e UĒK-sė, por qė nuk e ndezėn asnjė plumb kundėr armikut, ata tė cilėt bėnė emėr nė politikė, por kurrė nuk e kishin mėsuar politikėn, qė kishin arritur pozita liderishipi, por pa mbulesa vetjake, qė i kishin pėrfituar masat popullore, por me meritat e tė tjerėve..!

Pra, edhe sot kur Kosova gjendet para ultimatumit diplomatik “me qenė apo mos me qenė” (To be or not to be) na paraqitėn por tani pa maska tė njėjtit njerėz, me tė njėjtat ambicie politike dhe me surrogatin e tyre tė vėrtetė prej tregtarėsh politikė tė cilėt janė nė gjendje edhe popullin t’ia falin armikut dhe atdheun ta shesin, vetėm e vetėm qė tė vijnė nė “fronin mbretėror”, pra qė tė bėhen bajraktarė dhe ta sundojnė botėn pėr rreth vetėm sipas kutit tė tyre magjik, sepse gjithnjė sipas imagjinatės sė tyre tė sėmurė politika shqiptare ka filluar me ta dhe do tė pėrfundojė me vdekjen e tyre... Duan pra qė ta sundojnė popullin sipas stilit monist i cili duhet t’iu nėnshtrohet interesave personale tė tyre, sepse ata janė (prapė sipas tyre) strumbullari i kėsaj bote rreth tė cilit duhet tė sillet i gjithė lėmshi dhe planeti njerėzor..!?

Duhet ta dinė mirė tė gjithė anėtarėt e GN se me pranimin e detyrės brenda kėtij organi institucional dhe legjitim shtetėror i Kosovės mbi vete kanė marrė pėrgjegjėsinė mė tė madhe historike dhe politike si para popullit shqiptar ashtu dhe para Zotit, sepse duke qenė pjesė e delegacionit shqiptar gjatė negociatave tė ardhshme me armikun tonė shekullor rreth pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės po ashtu kanė vėnė mbi supet e tyre barrėn mė tė rėndė politike qė kur ėshtė kurdisur Kosova, ndaj gjatė bisedimeve nuk guxojnė t’i shmangen as pėr asnjė milimetėr vullnetit politik tė popullit nė emėr tė te cilit edhe e kanė pranuar kėtė rol tejet tė vėshtirė politik dhe kombėtar.

Prandaj, tė shfaqurit me kapriciozitetit politik si dhe me sjellje ekstravagande nė stilin e kaubojve si nė filmat Western tė Amerikės, ose tė mbivlerėsimit vetjak mbi tė tjerėt dhe pranė tė tjerėve, tė ushqyerit me iluzionet politike se e ardhmja i takon vetėm atyre qė shohin ėndrra si adoleshentė politikė, kurse ata me pėrvojė tė gjatė nė politikė duhet tė largohen nga skena politike, etj, shfaq fund e krye papjekurinė intelektuale, politike dhe kombėtare tė tyre. Ngase mėnyra e kėtillė e tė menduarit, sidomos nė kėto ēaste tė vėshtira politike pėr shqiptarėt, ėshtė indikatori kryesor i cili fletė se ky soj i ”politikanėve” nuk ka lindė nga feniksi i popullit, por nga hiri i njė mentalitetit periferik dhe mjaft primitiv.

Koha e injorantėve nė politikėn shqiptare ka perėnduar qė moti, ndaj vazhdimi me logjikėn e imoralitetit politik qė po shfaqin disa aventurierė nė politikėn shqiptare, duke e ngritur vetėn dhe nėnēmuar tė tjerėt, ėshtė pa dyshim helmi mė i rrezikshėm qė po godet mendėsinė dhe unitetin e mirėfilltė politik tė shqiptarėve tė Kosovės, tė cilin patjetėr duhet dekontaminuar me mjete pėrkatėse. Pėrndryshe, rreziku nga dėshtimi i mundshėm i politikės shqiptare mu nė prag tė fillimit tė zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės, ėshtė latent dhe shumė i madh. Prandaj pėrgjegjėsinė pėr ndonjė dėshtim eventual duhet ta marrin ata tė cilėt interesat e tyre i qesin mbi interesat e Kosovės.

Se pėrēarjet dhe mos uniteti nė qėndrime brenda kėtij grupi ėshtė si njė kancer qė mund t’i shkatėrrojė pėrgatitjet e nevojshme pėr t’u ballafaquar me palėn serbe dhe atė ndėrkombėtare gjatė bisedimeve tė ardhshme pėr Kosovėn, nė kėtė nuk mund tė dyshojė askush, prandaj ata tė cilėt nuk e ndjejnė vetėn se janė rritur politikisht pėr njė angazhim tė tillė historik dhe qė nuk ndjehen tė aftė qė ta bartin kėtė rol kaq historik siē ėshtė pjesėmarrja, diskutimi dhe mbrojtja e pavarėsisė sė Kosovės nė harmoni me vullnetin politik tė popullit shqiptar i shprehur me referendum nė vitin 1991 gjatė bisedimeve tė ardhshme me armikun shekullor, iu rekomandojmė se do tė ishte shumė mė e ndershme pėr ta qė tė largohen nga ky grup dhe vendin e tyre t’ua lėshojnė atyre tė cilėt mund ta kryejnė me sukses kėtė mision historik pėr Kosovėn dhe gjithė kombin shqiptar.

Trepca
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 07:19   #9
Krokodilli
 
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Australia-Prishtine
Postime: 3,019
Krokodilli e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Krokodilli
Gabim

Grupi negociator i Kosoves ka marr kahje deshtimi tash, e qe 100 vite


nese grupi negociuer (dhe politikanet Kosovar) merr kahje te duhur dhe te mire,, te na tregoni se na gezoni,, se deshtimi nuk eshte risi per ne Kosovaret
:cry:
__________________
Get Rich Or Die Trying
Krokodilli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 08:03   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Miti i pėrēarjes ndėrshqiptare

Ndue Ukaj

Pėrēarja ndėrshqiptare, si fenomen, nuk ėshtė vetėm mos aftėsi e pėrbashkimit tė prijėsve dhe popullit drejtė idealeve dhe qėllimeve tė pėrbashkėta. Pėrēarja tek ne, ka kaluar suazat e normales. Duke marr gjithherė e mė shumė shenjat e njė mendėsie kulturore, qė pėr pandehmė ka mendėsinė bizantine-orientale, qė s’ka asgjė tė pėrbashkėt me synimet e proklamuara tė shqiptarėve pėr integrim nė Familjen Perėndimore.


Pėr tė mos thėnė, pėrēarja te ne ėshtė bėrė mit, sė cilės verbėrisht i shėrbejnė apo edhe i besojnė shumė segmente shoqėrore brendashqiptare. Madje edhe prijės politikan, njerėz tė kulturės, qeveritar e diplomat ane e kėnd hapėsirave shqiptare, politikėn dhe angazhimet i ndėrtojnė mbi pėrēarje. Dhe asnjėherė nuk shtrohet pyetja dhe s’kėrkohet pėrgjigja, nga vjen gjithė ky sinrdrom?

Ne nuk jemi asnjėherė tė bashkuar. Ky do tė mund tė ishte pėrfundim, aspak i vėshtirė pėr ēdo njėrin qė vėshtron zhvillimet e tanishme nė Kosovė, Shqipėri dhe hapėsirat tjera shqiptare. Madje ky mendim, do tė sillej pa vėshtirėsi, edhe kur analizohet fenomeni nė planin historik.

As nė ditė tė vėshtira, as nė ditė gėzimi, politikanėt tanė, mediat tona, elitat (nėse i kemi) intelektuale nuk i gjejmė tė bashkuara. Kjo pėrligj mendimin gjenial tė Faik Konicės, se “Shqiptarėt nė histori gjithmonė vonohen”, pėr tė shtuar se “armiku mė i madh i shqiptarėve ėshtė vetvetja”. Mendime tė cilat nė shumė nivele korrespondojnė me tė vėrtetėn qė pasqyron nė vete gjenda e brendshme shqiptare sot, por edhe nė tė kaluarėn. Vetėm si shkak i pėrēarjes, ne kemi pėsuar sa e sa tragjedi, prej sė cilave asnjėherė nuk kemi nxjerr mėsim. Katharsis pėr ne mbete larg, i urryer, i pa nevojshėm.

Madje pėr tė thelluar mjerimin e kėsaj gjendje, kjo pėrēarja jonė, kėrkon bashkimin e tė tjerėve, pėr interesa tona. Nė kėtė rast, ėshtė mė sė e ēuditshme, tė shihet se si klasa politike dhe institucionale kosovare, kėrkon pa vetėdijshėm kompromis mes vendeve botėrore pėr jetėsimin e Pavarėsisė sė Kosovės, dhe nuk arrin kompromis mes vete. Madje as pėr ēėshtje elementare- krijimin dhe bekimin e njė grupi reprezentativ pėr bisedime nga Parlamenti. Ėshtė mė se absurde, tė shihet, se mė lehtė merr vendime Kėshilli i Sigurimit, SHBA-tė, Grupi i Kontaktit, Bashkimi Europian, pėr ēėshtjen e Kosovės, se sa arritja e njė konsensus pėr statusin e ardhshėm politik brenda Kosovės.

Po e njėjta situatė paraqitet edhe nė Shqipėri. Kjo, e gjendur nė tranzicion, nė politikė dhe institucione ka krijuar polaritete ekstreme.

Qeveria shqiptare kėrkon miratim dhe agjitacion nga qeveritė perėndimore, pėr tė ndihmuar nė rrugėn e integrimit nė BE dhe NATO, ndėrsa brenda nuk mund tė ndėrtoj konsensusin minimal nė ēėshtje jetike, apo nė mėnyrė indirekte kontribuon kundėr kėtyre vlerave dhe kundėr kėtyre interesave.

Kėsaj i ndihmon edhe pėrpjekja tejet absurde e Kryeministrit Berisha pėr tė ndėrtuar aleanca me Teranin, njė qeveri destruktive, e cilėsuar si e kėtillė nga SHBA dhe BE. Absurd! Berisha kėrkon pranim nė kėto vlera, duke u angazhuar me vetėdije apo pa tė, kundėr kėtyre vlerave. Njė gjė tė kėtillė e bėri edhe ministri Mustafaj me emėrimin e njė antiamerikane ambasadore nė Amerikė, pa pėrfillė vėrejtjet e shumta, jo vetėm tė opozitės, por edhe opinionit tė gjerė publik. Dhe jo vetėm kaq, ēėshtja nė fjalė merr pėrmasa mė shqetėsuese, nga fakti se kur ėshtė nė pyetje interesi i ngushtė, te shumica e politikave tanė asnjėherė nuk vjen nė shprehje interesi kombėtar.

Interesi kombėtar pėrhumbėt para njė qėllimi tė vockėl. Kėshtu sillet kėsaj here qeveria e Berishės, parashenjat e sė cilės janė njė indikator mjaft shqetėsues edhe pėr orientimet e vetė kreut qeveritar nė politikat ndėrkombėtare.

Ēėshtja mė e komplikuar e pėrēarjes paraqitet brenda spektrit politik tė Kosovės, i cili vazhdon tė jetė i pėrēarė edhe nė kėto ditė mjaft dramatike pėr tė ardhmen e Kosovės. Politika kosovare vazhdon me avazin e vjetėr.

Duhet njė iniciativė ndėrkombėtare (Amerikane kryesisht) qė kėrkon unitet.

Po ashtu duhet njė iniciativė e huaja qė tė arrihet njė kompromis brenda faktorit shqiptar. Kjo ēėshtja ishte mjaft e njohur nė Rambuje, dhe me pasoja. Si e kėtillė u reflektua edhe pas Rambujes, nė gjitha nivelet politike. Kjo bėri pėrpjekjet pėr mėkėmbje, mė tė vėshtira se c’ishin nė fakt. Kostoja e sė cilės ka pėr ekuivalencė njė gjendje tė mjerė ekonomike, njė korrupsion nė shkallė tė lartė, institucione larg tė qenit profesionale, njė familjarizim nė politikė dhe institucione. Njė kulturė demokratike, larg tė qenit e kėnaqshme.

Lėvizjet e liderėve kosovar para njė hapi tė rėndėsishėm, duken tamam lojna fėmijėsh, qė posa t’i merr me tė mirė i ati, qetėsohen. Spektrit politik dhe institucional, qė ka marr pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e Kosovės, duhet qė z. Petersoni, shef i UNMIK-ut, dhe njė punėtor i shkėlqyeshėm nė Kosovė, t’iu kujtoj se atyre ju duhet tė miratojnė rezolutėn nė Kuvendin e Kosovės, pėr t’i dhėnė dritė ekipit negociator pėr statusin e Kosovės. Ekip qė me gjithė mangėsitė, duhet tė diskutohet dhe tė votohet ne Parlament, duke u zgjeruar edhe me pėrfaqėsimin e subjekteve tjera politike parlamentare.

Nė tė kundėrtėn, situata posnegociatave do tė jetė mjaft e komplikuar, dhe do tė ketė koston e vetė. Kėtė thirrje publike u deshtė ta pėrsėris disa herė edhe shefi i zyrės Amerikane nė Prishtinė, z. Filip Goldberg. Dhe gjitha kėto, pėr klasėn tonė me dije mesatare politike dhe intelektuale, nuk do tė thonė asgjė. Politikanėt tanė vazhdojnė avazin e tyre tė injorancės politike dhe lojės me fjalė tė mėdha retorike “patriotike”, duke dhunuar votėn e qytetarit, tė cilėn nuk e kanė marr pėr tė shėrbyer, por pėr tė abuzuar me tė. Ky ėshtė stadi i kulturės politike, qė mbetet larg nga tė qenit nė pėrkim me vlerat demokratike dhe civilizuese perėndimore.

Popullit tonė si duket i ėshtė bėrė sindrom i rrezikshėm ndjenja e tė jetuarit nė pėrēarje. Nė mos njė kancer vdekjeprurės, qė ēdo ditė e mė tepėr po bluan shpirtin shqiptar.

Si rezultat i kėsaj kemi prodhuar nė historinė tonė tradhtar tė shumtė, emrat e sė cilėve do jenė tė panevojshėm nė kėto opinione. Si rezultat i kėsaj jemi i vetmi popull nė Europė, qė nuk kemi unifikim tė kokave, ndėrsa shpeshherė, nė mėnyrė absurde, kėrkojmė t’i bashkojmė tokat, pa i bashkuar kokat: ne jemi i vetmi popull qė nuk identifikohemi me tė njėjtat vlera kombėtare.

Madje as heroin e pėrmasa botėrore Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, nuk e vlerėsojmė njėsoj. Dhe kėtė pėrēarje tashmė nė Kosovė e bėn nė mėnyrė publike njė shkrolės demagog deri nw fund (shkrimtar i kuzhinave sllavo-lindore), Milazim Krasniqi, i cili duke u identifikuar me fenė, pėrjashton segmentet qė kanė formėsuar identitetin shqiptar. Duke u nisur nga interesa parciale, dhunon autorėt qė na mundėsuan sot tė kemi gjuhė e kulturė shqiptare, ne emėr tė autorėve tė proveniencės islame.

Po tė shkojmė mė tutje me shembuj: ne nuk kemi pėr model tė njėjtat figura kombėtare, nuk kemi unifikim tė gjuhės (ēėshtje kjo qė ka mjaft nevojė pėr diskutim), nuk kemi njė histori unike, njė histori tė letėrsisė sė pranueshme tėrėsisht. Ne nuk e shohim tė ardhmen tonė njėsoj. Pra ne jemi tė copėtuar. Dhe copėtimin, ēka ėshtė mė tragjikja, ju atribuojmė tjerėve: asnjėherė nuk na shkon mendja tė kthejmė gishtin tregues nga vetja, tė vetėrrėfehemi me vetėn tonė pėr gabimet dhe tė metat tona, kundruall vetės dhe historisė sonė. Pėr ne gabimi ėshtė i huaj, falja ėshtė turp.

Ėshtė njė proverb qė thotė, tė gabosh ėshtė njerėzore, por tė jetosh nė gabime ėshtė djallėzore. Ne shpeshherė jemi tė vetėdijshėm pėr gabimet qė i kemi kundrejt historisė, por nuk kemi kurajo tė mos i pėrsėrisim: ra ne vetėdijshėm jetojmė nė gabime. Nuk mund tė ndėrtojmė tė ardhmen tonė mbi mashtrime, gėnjeshtra tė vetvetes, interesa bejlerėsh, e qėllime bajraktarėsh. Ne duhet tė formėsojmė tė ardhmen mbi tė kaluarėn. Ky ėshtė binom i shenjtė i qdo kombi tė pėrparuar. Nė kėtė kėndvėshtrim, duhet shoqėrisė sonė ti jepet njė shpirt i mirėfilltė perėndimor.

Problematika nė fjalė sipas mendimtarit tė madh Dr. Krist Malokut “Lufta e ardhme asht luftė e djalėrisė shqiptare kundra anmikut nė zemėr tė vet, asht luftė mendsie krijuese kundra anmikut destruktiv, asht luftė botėkuptimi drite kundra njė botėkuptimi errsine, asht lufta e okcidentalizmės shqiptare kundra orientalizmės shqiptare” shkruan Kristė Malkut nė eseun e famshėm “Oreitnal apo okcidenta?”.

Ky soli i njeriut ėshtė orientali shqiptar nė mendėsi e mentalitet. Duke mos i dhunė kualifikim religjioz, sepse ky soj njeriu gjendet kudo, edhe ndėr shqiptar qė shtirėn si oksidental.

Nisur nga fakti se kombi kishte plagė tė mėdha shpirtėrore, qė erdhėn nėpėrmjet pushtimit anadollak, Atė Gjergj Fishta i madh thoshte se pėrderisa sa nuk i japim kombit njė shpirt oksidental nė mendėsi, nuk mund tė pritet pėrparimi i kombit. Kėtė mendim qė e thoshte me ngulim Fishta, e sforcon pėrmes njė analize mikroskopike nė shpirtin dhe psikologjinė shqiptare Krist Maloku.

Ēėshtja e jounitetit, pėrēarjeve ka diēka tė dimensioneve etno-psikologjike.

Kėto nė mėnyrė brilante i shkoqit profesori dhe intelektuali i kalibrit europian Kristė Maloku, nė esetė e tij pėr natyrėn e shqiptarit. Diskutimi nė fjalė ėshtė pjesė e debateve tė shumta qė u zhvilluan, nė periudhėn mė tė ndritshme tė emancipimit tė kulturės sonė (vitet 30-tė).

Duke analizuar ēėshtjen e kombit nė suaza tė dallimeve, dijetari bėn njė analizė antropologjike dhe psikologjike dy kategorive kulturore, shqiptarėve me prirje orientale dhe oksidentale. Dhe ky njeriu me prirje orientale, pėr ēudi del sot gjithandej nė politikėn shqiptare, nė kulturė, e ku jo gjetiu, pa asnjė ndryshim nga ai qė na jepte Maloku para mė se shtatė dekadave. Ai ėshtė zėmadh e retorikė pėr atdheun, tė cilin aspak nuk e ndihmon, por e dhunon, e shfrytėzon pa fije turpi.

Pyetjes sė parė, nėse ka ose s’ka ideale njeriu ynė publik, pėrgjigja e Malokut sjell pyetjen, ēfarė janė kėto ideale? Idealet qė i ka tipi i orientalit shqiptar, i ka pėr vete, jo pėr tjerėt. Ato i ruan pėr gjithfarė interesash, por jo pėr interesa madhore qė lidhėn me kombin. Nė fakt, cilėsia e parė qė triumfon, si njė pėrbindėsh, brenda portretit tė njeriut tonė publik, mbetet fakti se ai ka ideale tė sofistikuara pėr kulltuk, pėr pushtet, pėr tė ushtruar manipulimin, mashtrimin kundėr ēdo gjejė qė lidhet me pėrparimin.

Portreti i orientalit shqiptar, ideal sublim ka kolltukun (karrigia), pėr tė sunduar dhe abuzuar me tjerėt: bėhet kur e do nevoja patriot (pa pasur as mė tė voglėn vetėdije si konceptohet patrioti dhe ēdo tė thotė tė jesh patriot), bėhet kur e do puna tradhtar, pa e ditur tė ligat qė ja sjell vendit tė tij, popullit tė tij, vetės sė tij. Dhe, mė tutje orientali shqiptar kur e do puna bėhet bashkėpunėtor me tė gjithė. Vetėm e vetėm qė t’i ec kungulli mbi uj, dhe t’i funksionojnė telat e karadyzenit.

Njeriu i kohės sonė, sipas analizės sė mendimtarit tė madh: ėshtė kryekėput shkatėrrimtar, rrėnimtar, asht destruktiv...dhe bashkohet me tė tjerėt si njata ujqit qė vihen sė bashku nė pre...porse edhe si njata ujq qė shkyejn shokun e vet, kur tė dobėsohet apo plagoset udhės. Dhe ky njeri ashtu sikur nė tė kaluarėn edhe tash jetėn e ka sipas thanjės sė famshme: “kudo rafsha, mos u vrafsha”. Dhe po vazhdoj tė citoj tė mendimtarin e madh kur thotė sė vendi ku ushqehet dha majet ky soj njeriu ėshtė Atdheu.

Por jo pse e don, por sepse e shfrytėzon nė mėnyrėn mė barbare, pa mėshirė, ashtu sikurse njerėzit tanė publik. Mu ashtu sikur sot shumė syresh. Dhe ky soj njeriu si ushujzė ngjitet trupit kolektiv dhe shoqėror, ja thithė gjakun pa asnjė drojė e skrupull. Ky njėri, mė tej, nė vend qė tė turpėrohet pėr veprimet e veta shkatėrrimtare, bėhet kryenaltė. Ndėrsa ēka ėshtė mė tragjikja, ky soj njeriu, ashtu siē na pėrshkruan mendimtari i madh s’njeh turp e marre, sepse ai ėshtė i zoti pėr tė gjitha... po, po pėr tė gjitha turpet-shkruan Maloku!

Gjitha turpet i ka tė perfeksionuara! Shet bab’e nanė, besė e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetėm e pėrvetėm qė t’i shkoj kungulli mbi uj, vetėm qė mos tė prishen telat e karadyzenit. Ky sol i njeriut tonė gjendet kudo, nė politikė, nė arsim, nė kulturė, nė arte, nė letėrsi. Dhe ky soj njeriu, ėshtė murtaja shpirtėrore, tė cilėn e sheh ēdo ditė spektatori ynė, nė teatrin tragjikomikė.


Plaga e hapur e pėrēarjes

Plaga e pėrēarjes, nėse vazhdon me kėtė avaz do tė bėhet kancer i pashėrueshėm, veēanėrisht pėr Kosovėn, e cila po shėnon pėrpėlitje drejtė konsolidimit dhe ndėrtimit tė njė rendi demokratik. Njė gjė e tillė ka parashenja tė rrezikshme edhe nė Shqipėri, dhe gjetiu nė hapėsirat shqiptare.

Pikėrisht nga ky problem dhe mendėsia e formėsuar mbi pėrēarje, kemi pasur probleme me pėrēarje edhe nė tė kaluarėn e lashtė. Pikėrisht nga mosbashkimi ynė nė ēėshtje esenciale ka ndodhur ajo qė ka ndodh me ne: ne jemi ēliruar tė fundit nga Perandoria Otomane, sepse njė pjesė e madhe e popullit, vetėm e vetėm pėr t’u bėrė pashallarė e bejlerė identifikoheshin me fenė e pushtuesve barbar.

Andaj edhe pėrkundėr rezistencės ne Turqinė e shporrėm vetėm atėherė kur ajo u dobėsua nė planin global. Ėshtė kjo nata e zezė, siē e quan Kadare, e cila pėrdhosi idealet tona, krijoj njė shpirt tė ngushtė pėr shqiptarėt, njė mendėsi anadollake, qė pėr fajin tonė u ndėshkua nga perėndimi. Dhe pikėrisht si rezultat i kėsaj mendėsie, tė fundit u liruam nga ideologjia lindore komuniste. Po ashtu tė fundit po bėjmė pėrēapjet pėr nė terminalin politik: integrimin nė strukturat transatlantike.

Pėrēarja nga njė plagė, ėshtė bėrė mit, tė cilit verbėrisht i kontribuojnė shumė prijės. Krizat e mėdha politike dhe shoqėrore, popujt i kalojnė tė bashkuar, ndėrsa ne tė kundėrtat, nė kriza ndahemi edhe mė tepėr. Ndahemi dhe punojmė, me vetėdije apo pa tė, kundėr njėri tjetrit. E gjithė kjo rrjedh nga vobektėsia e shpirtit tonė intelektual, qė nuk del nga lėvozhga e primitivizmit katundaresk, qė mė parė kėrkon lavdinė personale, se sa atė tė pėrtejmė: nacionale.


Trepca
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 09:28   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėshilltari i Presidentit Rugova u ka bėrė thirrje anėtarėve tė grupit negociator pėr mė shumė konfidencė

Prishtinė, 1 nėntor - Kėshilltari i parė politik i Presidentit Ibrahim Rugova, Skender Hyseni, duke komentuar mospajtimet aktuale tė Grupit Negociator, ka shprehur besimin se bėhet fjalė pėr mospajtime tė ēastit.

"Unė nuk besoj qė nė asnjė mėnyrė do tė pengohet procesi". Megjithatė tha z. Hyseni tani ka nevojė tė jashtėzakonshme qė tė gjithė ta japin maksimumin dhe tė pėrqėndrohen nė substancė e tė mos merren me segmente anėsore dhe tė parėndėsishme tė procesit.

Ai u ka bėrė thirrje anėtarėve tė ekipit negociator pėr konfidencialitet me qėllim tė ruajtjes sė substancės. Ai shfaqi besimin se kėto probleme do tė tejkalohen nė takimin e ardhshėm tė delegacionit, ndoshta tė premtėn e ardhshme, kur do tė miratohen grupet punuese me apo modifikime siē u shpreh z. Hyseni.

QIk-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 16:07   #12
IB
 
Anėtarėsuar: 06-03-04
Vendndodhja: Suedi
Postime: 360
IB e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek IB
Gabim

Te pershendes ard per shume afishime te vlefshme. une kur u formuar ky grup i perbashket e pata pershendet por e pata shprehur edhe dyshimin tim sepse qe ne seancen e parlamentit perfaqesuesi i pdk.se jakup krasniqi pate deklaruar se grupi eshte i njeanshem se ne te nuk perfshihen perfaqesuesit e pakicave(une mendoj se fjala ka qene per pakicen serbe) dhe si duket dyshimi ime paska qene me vend dhe ende mendoj se deri sa ne kete grup nuk perfshihet pakica serbe perfaqesuesi i pdk.se do te beje qmos ta minoj kete grup duke gjetur arsyet ma banale per kete minim ( jo rendi i dites jo vendi ku do te mbahen takimet etj) sepse do ta rezikoj koalicionin e lidhur me pakicen serbe qysh ne ditet e para te hyrjes se natos ne kosove. por prap kame shpres se keto tendenca do te deshtojn si shume te tjera dhe nuk ka askushe mundesi ta pengoj pavarsin e kosoves.
IB Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 16:07   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova i shkroi njė letėr Grupit tė Kontaktit

Prishtinė, 2 nėntor - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar dje (e martė) njė letėr Nėnsekretarit Amerikan tė Shtetit, z. Niklas Bėrns dhe anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit pėr Kosovėn, qė pritet tė takohet sot (e mėrkurė, 2 nėntor) nė Uashington.


Mė poshtė po e japim tekstin e letrės sė Presidentit Rugova:

"I nderuari Nėnsekretar Burns,

Po ju shkruaj pėr t'ju falėnderuar edhe njė herė pėr takimin e mirė qė patėm gjatė vizitės suaj tė kohėve tė fundit nė Kosovė.

Nė kohėn kur po i bėjmė pėrgatitjet pėr zgjidhjen e statusit, vendimi qė mori kėto ditė Kėshilli i Sigurimit pėr tė nisur procesin pėr pėrcaktim tė statusit ka qenė njė hap i menēur dhe nė kohėn e duhur.

Si i tillė, ky vendim ėshtė ēmuar dhe mirėpritur gjerėsisht nė vendim tim, nė Kosovė. Nė kėtė vėshtrim, edhe takimi i Grupit tė Kontaktit qė do tė mbahet nė Uashington D.C. mė 2 nėntor ėshtė njė zhvillim tjetėr me rėndėsi pėr Kosovėn.

I nderuari z. Bėrns,

Tė nderuar anėtarė tė Grupit tė Kontaktit,

Unė si President, forcat politike dhe populli i Kosovės mbesim tė pėrkushtuar tė punojmė ngusht me ju gjatė muajve tė ardhshėm.
Populli i Kosovės ėshtė i pėrkushtuar pėr shtetitn e vet tė pavarur dhe sovran, i cili do tė bazojė tė ardhmen e vet stabile dhe prosperitetin nė:

1. Barazinė dhe respektimin e plotė tė tė drejtave tė qytetarėve tė vet, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike apo religjioze;

2. Marrėdhėnie shumė tė mira me shtetet fqinje, duke pėrfshirė edhe Serbinė, me respektim tė plotė tė integritetit tė tyre territorial;

3. Ekonominė me orientim tregu;

4. Luftėn kundėr korrupcionit, krimit tė organizuar dhe terrorizmit ndėrkombėtar;

5. Marrjen pėrsipėr dhe pėrmbushjen e tė gjitha obligimeve dhe detyrave ndėrkombėtare.

Nė fund tė fundit, Kosova si njė shtet i pavarur synon integrimin e plotė nė UE dhe nė NATO, duke qenė nė miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Takimit tė Grupit tė Kontaktit i dėshiroj punė tė suksesshme dhe mezi presim qė tė punojmė ngushtė me tė gjithė ju gjatė muajve nė vijim", thuhet nė fund tė letrės sė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 16:08   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kryesia e LDK-sė mbėshtet fuqishėm Presidentin Rugova nė procesin pėr realizimin e Pavarėsisė sė Kosovės

Prishtinė, 2 nėntor - Kryesia e LDK-sė nė mbledhjen e saj tė rregullt, nė mes ēėshtjeve tė tjera, analizoi edhe pėrgatitjet e deritanishme nė kuadėr tė procesit pėr realizimin e Pavarėsisė sė Kosovės.

Kryesia e LDK-sė mbėshtet fuqishėm Presidentin Ibrahim Rugova dhe angazhimin e tij qė, nė kuadėr tė kompetencave kushtetuese qė i ka si simbol i unitetit, t'u prijė me sukses kėtyre proceseve sikur deri mė tani.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-11-05, 16:11   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Surroi sulmon kreun e Kuvendit tė Kosovės

Prishtinė, 2 nėntor - Raportet e tendosura ndėrmjet Partisė Ora dhe kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės janė ashpėrsuar edhe mė tepėr pas refuzimit tė djeshėm tė kryesisė sė Kuvendit ndaj njė kėrkese tė kėsaj partie.

Lideri i Partisė Ora, Veton Surroi dje para mediave ka pėrmendur shumė raste kur ai mendon se partisė qė drejton i janė bėrė padrejtėsi nga ana e kryetarit tė Kuvendit, Nexhat Daci.

Surroi ka folur me tone kritike edhe pėr sjelljet e Dacit nė mbledhjen e fundit tė ekipit negociator, tė premten e kaluar.

"Edhe z. Daci duhet t'i respektojė rregullat themelore demokratike. Nėse ai hyn me mendimin qė tė na imponojė mendimet e tij, atėherė ai proces do tė dėshtojė dhe ne do tė hyjmė nė njė fazė konfrontuese.

Ne jemi nė fazė konfrontuese, ju vlerėsoni pse", u ka thėnė Surroi gazetarėve.

"Zoti Daci nuk mė pėrfaqėson mua si deputet nė Grupin Negociator. Por me sa di unė, ai nuk ka pėrfaqėsuar as mendimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės", ka thėnė Surroi, duke shtuar se "pėr fat tė keq, emri i z. Daci nuk lidhet me demokracinė".


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:22.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.