Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-01-06, 19:52   #1
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kush janė vendlindjet tona?

Te nderuar diskutues,ne kete teme le te shkruajme secili ndonje te dhene per vendlindjet tona.Besoj se eshte me interes te njohim me mire viset tona!Pasi ka diskutues nga mbare bota shqiptare,qofte nga qytetet apo fshatrat,ju ftoj te sillni shkrime ku do te pasqyrohej historia,gjeografia,demografia,kultura,territori etj.,e vendlindjeve tuaja!


__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-01-06, 19:55   #2
Barbaroza
Miss Dardania 2004
 
Avatari i Barbaroza
 
Anėtarėsuar: 09-01-04
Vendndodhja: Nė zemėr tė Kosovės!
Postime: 12,508
Barbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėmBarbaroza i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FERIZAJ(komuna) (vendasit edhe Ferizaj) ėshtė qytet nė nė jug tė pjesės qendrore tė Kosovės dhe ėshtė njė udhėkryq i rėndėsishėm, nėpėr tė cilin kalojnė rrugėt kryesore lindje-perėndim dhe veri-jug. Nėpėr kėtė qytet kalojnė rrugėt kryesore magjistrale qė shkojnė edhe jashtė Kosovės. Ferizaji (komuna) ėshtė njė qytet relativisht i ri. Ka filluar tė zhvillohet prej vitit 1873, kur kėtu u ndėrtua hekurudha dhe stacioni hekurudhor. Nė atė kohė kėtu ekzistonte njė han (bujtinė), pronar i tė cilit ka qenė Feriz Shashivari. Ferizaj e ka marrė emrin sipas pronarit tė kėtij hani.

Pak histori

Qyteti i Ferizajt, ėshtė vedbanim relativisht i ri. ėshtė njė ndėr qendrat mė tė reja tė Kosovės, andaj ekonomia e kėti qyteti ėshtė zhvilluar nė vitet e vonshme.

Njė ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm nga e kaluara historike pėr formimin e qytetit tė Ferizajt dhe tė zhvillimint ekonomik tė tijė, ėshtė padyshim ndėrtimi i vijės hekurudhore (1873) dhe stacionit hekurudhorė, linjė kjo shumė e rėndėsishme pėr transportimin e udhėtarėve dhe tė mallrave, qė njė kohėsisht ndikoi shumė nė ndryshimin e fizionomisė sė vendbanimit shėndrruar atė nė qytet.

Zanafilla e ekonomisė sė qytetit tonė fillon me disa veprimtari, kryesisht zejtare dhe tregtare. Kėshtu p.sh nė vitin 1900, Ferizaj nga 400 shtėpi sa kishte nė atė kohė, 200 prej tyre ishin dyqane. Pėrveq fabrikės sė tjegullave, tė gjitha ndėrrmarrjet tjera qė egzistojnė nė Ferizaj, janė themeluar nė kohėn e pas luftės sė dytė botėrore.

Gjeografia
Ferizaj shtrihet nė jug tė pjesės qendrore tė Kosovės. Paraqet njė udhėkryq tė rendėsishėm, sepse nėpėr Ferizaj kolojnė tė gjitha rrugėt e rendėsishme qė e pėrshkojnė Kosovėn nga veriu nė jug dhe nga lindja nė perendim. Kėto rrugė pastaj vazhdojnė edhe nė shtetet fqinje dhe nė rajon. Komuna e Ferizajt ka 720 km katrorė,ka gjithsejt 44 fshatra, nė tė cilat jetojnė gjusma e popullatės sė kėsaj komune.

Dy fshatrat mė mėdha janė Gremja dhe Komogllava, nė tė cilat jetojnė nga 6.000 banorė. Komuna e Ferizajt ka afro 145.000 banorė ,prej tyre gjysma jetojnė nė qytet dhe gjysma nė fshatra. Nga komunitetet tjera jetojnė rreth 3700 banorė, kryesisht Ashkalinjė,Romė,Goranė,Musliman,Serbė, nė tė cilat pėrbėjnė rreth 2.06% tė
[b]

Ekonomia

Ferizaji sot ėshtė shėndrrruar nė qendėr tė rėndėsishme ekonomike . Sot ende funksionojnė fabrikat dhe ndėrrmarrrjet e dikurshme ,tė cilat ishin bazė pėr zhvillimin ekonomik tė komunės ,siq janė Fabrika e Tubave tė Qelikta ,Fabrika e Vajit , Kombinati i Drurit , Fabrika pėr Pėrpunimin e Frutave Ekzotike ,Fabrika e Tullave ,etj. Komuna kishte gjithsejt 19 ndėrmarrje shoqėrore . Kėto ndėrmarrje edhe sot funksionojnė por me vėshtėrsi dhe presin tė privatizohen .Sot,ekonomija private paraqet bartėsen kryesore tė zhvillimit ekonomik tė komunės .Nė komunėn e frizajt janė tė regjistruara rreth 4000 biznese , ndersa numri i tė punsuarve nė ekonominė private ėshtė mbi 7000 mijė dhe ėshtė mė i madh se numri i tė punsuarve nė ekonomin shoqėrore .Komuna e Ferizajt ka njė pjesė malore dhe ,tė mbuluar me drunjė dhe kjo paraqet njė pasuri natyrore tė saj .Mė herėt kishte me qindra hektare plantacion pemėsh , por tash pėr shkak tė rrethanave nėpėr tė cilat ka kaluar ,janė lanė pas dore .Nė fshatrat e Ferizajt kultivohet gruri,misri,luledielli,soja,patatja etj.



Amblema e qytetit
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
Barbaroza Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-06, 17:51   #3
krijuesiii
 
Avatari i krijuesiii
 
Anėtarėsuar: 20-11-05
Vendndodhja: ne bote gjitheandej
Postime: 1,005
krijuesiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

...Barbaroza te pershendes per kete teme dhe keto njoftime mbi Ferizajin, vetem nje gje paske harruare me e shtue se Ferizaj ka edhe qika shume te bukura...


tungiii
__________________
I kam mbytur zhgenjimet.
I kam harruar vuatjet, mjerimet, dhimbjet.
SHQIPETARE dua tju shoh te bashkuar...
SHQIPERI A ALBANI emer qe me knaqe shpirtin
krijuesiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-06, 23:05   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PEJA

Historia

Zhvillimi urban i Pejės, ka kaluar nėpėr periudha tė ndryshme historike, duke filluar nga kohėt mė tė hershme gjė qė dėshmohet nga trajtat e thirrjeve. Nė literaturėn e deritanishme, nė lidhje me emėrtimin e Pejės ekzistonin disa periudha tė emėrtimeve; ajo antike dhe ajo e mėvonshme.



Emėrtimin “Siparantum” e gjejmė tė Ptolemeu (87-150), nė veprėn e tij “Gheographia”, qė mbėshtesin edhe shumė historian, arkeolog, gjeograf,publicist etj. Siparantum, sipas burimeve arkeologjike-antike ishte nė rang tė “Muniupiumit” (qytetit), pėr ndryshe lokaliteti i dytė me rendėsi nė territorin e Kosovės, pas Ulpianės. Procopi historian bizantin me (565), jep pėshkrimin pėrlokalitetin e shėnuar si “Pentza” qė zėvendėson emėrtimin si Siparantum e qė mė vonė merr trajtėn “Pek-Pekia-Peja”. Territori i Pejės ka qenė gjatė historisė sė vet, se pari pjesė e Dardanisė Ilire, pastaj nė kuadėr tė Romės, Bizantit, Mesjetė e Serbisė, e mė vonė e perandorisė Turke. Pėr historin antike tė Pejės, rėndėsi tė madhe ka pasur vendbanimi antik nė lokalitetin “Gradina”, qė padyshim paraqet vazhdimsinė e vendbanimit tė mėparshėm Dardan. Ėshtė zbuluar edhe njė numėr objektesh arkeologjike qė na shtynė tė konstatojmė se kėtu duhet tė ketė qenė njė qendėr administrative municipiale e tėrė Rrafshit tė Dukagjinit.

Peja si qytet pėrmendet qė nga viti 1202, gjatė periudhės sė feudalizmit tė zhvilluar, kurse nė kartėn e Stevan Prvovenēanit rreth vitit 1215, pėrmendet si fshat nė rrefshin e Hvosnos. Kah fundi i shek. XIII, pėrmendet si “Pek” dhe “Pek arhiepiskupova”. Nė shek. XIV Peja pėrmendet nga Raguzanet dhe Kotorasit qė shkonin pėr tė tregėtuar nė pejė “in Pecho”, kurse nė vitin 1378 pėrmendet karvani “in novam montem Pech et Prisren”. Tė dhėnat historike rreshtojnė se Peja me rrethinė pas betejės sė Kosovės 1389 e deri me 1462 administrohet njėherė nga Balshajt e pastaj nga Dukagjinėt.

Pas betejės sė Kosovės (1389), filloi depėrtimi turk nė Ballkan. Peja deri mė 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrė pjesė edhe nė betejėn e Kosovės tė pushtuar nė kohėn e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ē’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVI, Peja numėron 142 shtepi tė kontensionit islam dhe vetėm 15 shtepi tė pėrkatėsisė fetare tė krishterėve. Islamizimi u pėrqafua prej njė pjese tė aristrokracisė shqiptare pėr tė ruajtur privilegjet e veta klasore. Mahmut Pash Dukagjini, me tu berė musliman ishte emėrua pėr Sanxhakbe tė Sanxhakut tė Dukagjinit, prej tė cilit edhe u krijua dega e re e Dukagjinasve musliman me emėrin Mahmut Begollajt e Pejės. Gjatė shekullit XVII, Peja vazhdimisht zhvillohej dhe duke i krahasuar me gjendjen e njė shekulli mė parė, qyteti i pejės u rrit nme 600 shtepi dhe 130 fshatra dhe pėrjetoi njė zhvillim tė hovshėm tė zejtarisė dhe tregtisė.

Gjatė shek. XVII, ndodhėn edhe trazirat dhe luftėrat austro-osmane qė e pėrfshinė edhe territorin e Pejės (1683-1690). Kėtė kohė e karaktirizon lufta nė mes Begollajve tė Pejės, Ēaushollajve dhe Bushatlijve pėr sundimin e Shkodrės qė vazhdoi gati gjysem shekulli. Gjatė viteve 1782-1784, epidemia (kolera) perfshiu edhe Pejėn, e cila shkaktoi shumė viktima. Ndersa nė vitin 1835 mori zjarrė kryengritja e pėrgjithshme qė pėrfshiu edhe Pejėn. Mirpo, Turqia, ia doli qė ta shunė kryengritjėn shqiptare, nė kėtė situatė pushtuesi turk hyri nė periudhėn e tanzimatit dhe reformave. Nė kėtė kohė qyteti i Pejės numronte 12.977 banorė dhe 193 fshatra, kurse pazari i qytetit (ēarshia) kishte 550 dyqane tė regjistruara. Po nė kėtė kohė qyteti kishte hyrė nė rrugėn e njė zhvillimi tė dukshėm shoqroro-ekonomik. Krijimi i njė rrjeti tė gjėrė dyqanesh e punimesh, marrėdhėniet ekonomike me botėn e jashtme e kishin kthyer qytetin nė njė qendėr tė rėndėsishme. Qyteti i Pejės nė kėtė kohė ishte njė nga qytetet mė tė pasura tė Rrafshit tė Dukagjinit.


Nga pikpamja etnike qyteti i Pejės ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila pėrbėnte pjesėn dėrmuese tė banorve tė saj me kulturė, gjuhė, traditė dhe zakone tė veta tė lashta. Nė Pejė nė pallatin e Ismet Pashės dukej edhe bibloteka turko-franqeze prej vitit 1836. Peja mė 1881-1912 bėhet qendėr e sanxhakut tė Pejės, kurse mytesarif u emrua Ali Pashė Gucia. Nė kėtė kohė dokumentat e shumėta tregonin shkallėn e organizimit tė lėvizjes kombtare shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqipetare tė Prizrenit nė qytetin e Pejės.Historia e Pejės nė fund tė shek.XIX ,ėshtė e lidhur ngusht me mbajtjen e Kuvendit tė Pejės. Duke qenė sė rreziku i copėtimit tė tokave shqiptare po rritej, rrethet patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė organizate tė re, qė tė vihej nė krye tė Levizjės Kombėtare. Nė krye tė lėvizjes u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqsit mė tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė Vilajetin e Kosoves dhe nė mbarė Shqipėrinė. Pėr kėtė qellimė nė vitin 1899 nė Pejė u mblodh njė Kuvend, ku moren pjesė delegat nga gjithė Kosova. Kuvendi formoj njė Besėlidhje, qė u quajt “Besa-Besė” ose Lidhja e Pejės. Besėlidhja e re udhėheqej nga atdhetari Haxhi Zeka. Lidhja e Pejės i kėrkoj Sulltanit qė tokat shqiptare tė drejtoheshin nga shqiptarėt, dhe nė shkolla e nė zyra tė flitej gjuha shqipe. Perandorija Osmane, e frikėsuar, dėrgoj ushtri tė mėdha dhe e shpėrndau


Lidhjen e Pejės, me ē’rast, vrau edhe shumė patriotė shqiptar, midis tyre edhe udhėheqsin Haxhi Zeka me 1902.Perpjekjet e popullit shqipėtarė pėr ēlirim vazhduan edhe mė vonė. Nė kėto rrethana qyteti i Pejės pas lufterave Ballkanike u pushtua nga Serbija dhe Mali i Zi, me ē’rast, populli shqipėtarė i’u nėnshtrua gjenocidit, shkombėtarizmit dhe asimilimit. Me 1913 nė rrethinat e Pejės dhe tė Gjakoves, u pushkatuan 400 banorė qė refuzuan tė ndėrrojnė fenė e tyre Myslimane, ose Katolike dhe kombėsin e tyre shqiptare. Shumė prej kėtyre nuk pranuan tė ndėrronin fenė, kėshtu qė, nė mėnyrė mė tragjike e humbnin jetėn mbi stufen e skuqur.


Pozita Gjeografike

Karakteristike e pėrgjithshme e pozitės sė Pejės ėshtė se; ajo shtrihet nė skajin veri-prendimorė tė luginės sė plleshme tė Dukagjinit, para grykės piktoreske, nėn shpatėt e Alpeve shqiptare (Albanian Alps).Peja shtrihet nė luginėn e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tėrė Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndėrmjet gjerėsisė veriore gjeografike 45-50 shkallė dhe 42-53 shkallė dhe gjatėsisė gjeografike lindore 19 shkallė, 58’ 30’ gjer mė 21 shkallė. Qyteti i Pejės ėshtė i vendosur nė teracėn neogjene aluviale nė lartėsi mbidetare 505-520m. Ky qytet ngritet nė fushėn e rrafshit tė Dukagjinit dhe rrenzė bjeshkve tė larta.Peja nė pikpamje gjeomerfologjike pėrbėn njė tėrsi ekonomike dhe nė vete ruan e kultivon traditė tė njė historie tė lashtė. Peja lidhet me ēarkullimin rrugor me Prishtinėn, Mitrovicėn, Gjakovėn, Rozhajėn e Plavėn.

Qyteti ėshtė i rrethuar me Bjeshkėt, qė janė pjesė e masivit dinamika qė pėrfshinė tėrė Ballkanin prėndimorė. Kėto bjeshkė formojnė njė kurorė majesh tė larta siē janė: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlėn (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjėsisht Guri i Verdhė (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj.

Me rrjedhė tė shpejtė grykės shkėmbore tė Rugovės, lumi “Lumbardhi” fillon tė gjarpron fushės sė Pejės, duke kaluar nė mes tė qytetit dhe duke e ndar nė dy pjesė. Lumbardhi i cili gjatė rrjedhjės formon fusha pjellore, derdhet nė lumin mė tė madh tė qujtur ‘ “ Drini i Bardhė” qė buron nga bjeshkėt e Zhlepit nė fshatin Radac. Lumbardhi ka njė sasi uji prej 300 m-3 nė sekond. Por malėt e Pejės janė tė pasur edhe me liqenjė si: Liqeni i Niēinatit dhe Liqeni i Ridit. Vetitė klimatike tė Dukagjinit, pra edhe tė Pejės, karakterizohen me klimė tė mesme kontinentale tė modifikuara, me komponente tė klimės mesdhetare. Pozita gjeografike shumė e volitshme si dhe vetitė e relievit dhe tė klimės, kanė ndikuar nė banimin e ketyre territoreve qysh nga fillimi i indo-evropizmit tė Gadishullit Ballkanik. Dardanet, janė formuar si kombėsi sipas E. Qabej, para shek. XII p.e.s.

Kur bėhet fjalė pėr treven e Dardanisė, nė tė cilėn pėrfshihet edhe Peja, Dardanet sipas studiueses F. Papazoolu, trajtohen nė suazat e fiseve tė Ballkanit qendror nė kohėn para Romake. Dardanėt, pėrmenden si luftėtar tė fortė, xehtar shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtar tė njohur. Dardanet ishin fisi mė i madh Ilir qė u vue nė krye tė mbretėrisė dardane, nė Ballkanin qendror, kryesisht nė Kosovė.

Peja-Qendėr regjionale e Dukagjinit verior, identike pėr nga numri i banorėve me pandanin e vet jugor Peja me 181.130 banorė para fillimit tė luftės, ka po ashtu tė pėrfaqėsuar mirė grupin terciaro-kuartar tė popullatės, me tė cilin qėndron para Prizrenit dhe e dyta pas Prishtinės, ndėr qendrat kosovare me (32,6%). Dendėsia e popullsisė ėshtė e madhe me rreth 300 banorė nė 1 (njė) km-2. nataliteti ėshtė 34, kurse mortaliteti 7.Peja ėshtė qendėr e njė regjioni tė gjerė me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ tė Komunės sė Pejės ka 97 vendbanime tė organizuara nė 28 bashkėsi territoriale. Komuna e Pejės kufizohėt me: Istogun, Klinėn, dhe Deēanin. Kurse me komunėn e Plavės, Beranės dhe Rozhajės kufizohėt me Malin e ZI. Nė anėn tjetėr, kufizohėt me Republikėn e Shqiperisė.Territori i Komunės sė Pejės pėrbehėt nga dy terėsi gjeografike: njėra me klimė kontinentale tė shprehur klimė mesdhetare qė pėrfshin pėrafėrsisht 30% tė siperfaqės sė pėrgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare nė veriprendim, me njė rrjet hidrografik tė zhvilluar qė ndikon si modifikim i klimės nė kėtė pjesė.


Kultura

Nė Pejė, jeta kulturore shtė mjaft e bujshme. Peja ka Kino-teatrin, “Jusuf Gėrvalla” Tatrin e Qytetit, Biblotekėn Rajonale, “Azem Shkreli”, Muzeun Etnografik, Arkivin, Institutin pėr Mbrojtjėn e Monumentėve, Qendren Mutiprofesionale ne Fierz,e shume monumente me vlera tė medha kulturore e historike.



Nė Pejė, veprojnė edhe shumė shoqėri kulturore e artistike siq janė Kori i Qytetit, Ansambli Autokton “Rugova”, “Sofra Pejane” etj. tė cilat zhvillojnė veprimtari tė qmueshme kulturore artistike.


Sporti



ka Pallatin e Sporteve “Karagaēi” dhe njė numėr tė madhė klubėve tė futbollit, basketbollit, henbollit, karates, xhudos, skitaris, bjeshkatarisė etj. tė cilat zhvillojnė aktivitee tė shumta kulturore e sportive.


Ekonomia

Peja, ėshtė njėri nga qytetet mė tė pasura tė Kosovės. Nga 603km 2, po thuaj gjysma e teritorit ėsht zonė malore- Rugova, e pasur mė pyje e kullosa dhe e pėrshtatshme pėr zhvillimin e blegtorisė. Pjesa tjetėr qyteti mė rrethin ėshtė tokė e plleshme dhe e punueshme, e pėrshtatėshme pėr zhvillimin e bujqėsisė, pemtarisė, vreshtarisė etj. Peja ishtė qytet industrial mė me se 10 fabrika por pėr momentin ato kryesisht janė tė inactive. Nė Pejė, po zhvillohėt mė suksesė biznesi privat mė me se 4.000 biznese tė regjistruara. Mė procesin e privatizimit pritėt qė nė Pejė tė hapėn vende tė reja puna dhe tė mėkėmbet zhvillimi ekonomik Pejė.


Galeri


Korza diten


Bankosi i ri


Komiteti


Hotel Gold


Bukuri Natyrore


Parku
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-02-06, 12:07   #5
Prishtinasja_
 
Avatari i Prishtinasja_
 
Anėtarėsuar: 15-06-05
Vendndodhja: Larg Prishtines
Postime: 11,617
Prishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėmPrishtinasja_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prishtina


Statistika
Popullsia : 400.0001 banorė
Sipėrfaqja : 572 km²

Administrata
Shteti : Kosovė
Qarku : Prishtina
Posta : 10 000
Prefiksi telefonik: 0381 - 38 - ?

Politika
Kryetar : Ismet Beqiri
Partia udhėheqėse: LDK



Pak histori

Gjurmėt e banimit nė Prishtine dhe rrethine i gjejmė qė nė parahistori. Lokalitetet e Neolitit tė hershėm, si nė Matiēan, Graēanicė, Ulpianė etj. pastaj nė epokėn e bronzit, deri te etnokultura dardane qė nga shek. VIII e VI p.e. sonė e vėrteton ketė.
Nė tė dhėnat historike tė shkruara deri nė shek. XIV, pėr Prishtinėn kemi tė dhėna tė pakta e fragmentare. Shkrimet e para pėr Prishtinėn si njė fshatė janė bėrė nga Johan Kantakuzes, perandor i Bizantit i cili pėrmend kishėn e Shėn Mėrisė. Duket se qendra e Prishtinės sė sotshme gjatė periudhave historike ka lėvizur nga kohėrat e vjetra si Ulpiana (Ulkiana) deri te mesjeta e hershme Artana si qytet xehetarėsh.
Gjatė sundimit Osmane qyteti fillon tė fitoi edhe rendėsin tregtare pėr regjionin. Nga popujt e regjionit tė Ballkanit, Prishtina ėshtė e njohur si tregu i arit.

Amza e banorėve tė regjistruar qė jetonin nė Prishtinė ndėr shekuj:
1486 - 392 familje
1569 - 692 familje
1669 - 2.060 familje
1685 - 3.000 familje
1689 - 4.000 familje
1850 - 3.000 banorė (12.000 familje)
1902 - 18.000 banorė (3.760 familje)
1921 - 14.338 banorė
1948 - 19.631 banorė (4.667 familje)
1961 - 38.593 banorė (9.059 familje)
1971 - 69.514 banorė (14.813 familje)
1981 - 108.083 banorė (21.017 familje)

Gjeografia

Komuna e Prishtinės pėrfshinė njė sipėrfaqe prej 572 kilometra katrorė. Prishtina ndodhet nė pjesėn veriperėndimore tė Kosovės dhe shtrihet buzė rrafshnaltės sė plleshme rrėzė maleve tė argjendta. Ka pozitė tė pėrshtatshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimet parėsore kontinentale.

Ekonomia

Numri i pėrgjithshėm i bizneseve tė regjistruara nė Komunėn e Prishtinės, sipas llojit tė pronės ėshtė 8.735 biznese me 75.089 punėtorė. Saktėsisht numri i punėtorėve nuk dihet, pėr faktin se regjistrimi tashmė ėshtė nė kompetencė tė Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, pėrkatėsisht Agjencisė pėr Regjistrim tė Bizneseve. Pėr biznese merret vetėm leja, mirėpo ka shumė tė atillė qė nuk e kanė kryer kėtė procedure tė domosdoshme. Aktualisht nė sektorin e gjuetisė dhe pylltarisė janė 27 biznese me 29 punėtorė, ndėrsa nė atė tė peshkimit janė 31 punėtorė dhe dy biznese. Nė sektorin e industrisė nxjerrėse ekzistojnė 16 biznese me 107 punėtorė, nė industri pėrpunuese janė 600 biznese me 4.527 tė punėsuar, ndėrkaq sektori i furnizimit me energji elektrike, gas dhe ujė numėron 5 biznese me 12.836 punėtorė. Nė fushėn e ndėrtimtarisė janė 329 biznese me 3.976 tė punėsuar, ndėrsa tregtia me shumicė dhe pakicė, i riparimit tė biēikletave, motoēikletave dhe artikujve pėr pėrdorim personal e shtėpiak ka 4.203 biznese me 21.026 punėtorė. Njė biznes mjaft i pėrhapur nė kryeqytetin e Kosovės ėshtė edhe ai i hotelerisė, ku aktualisht veprojnė 781 restorane dhe hotele me 6.584 tė punėsuar.

Biznesi i transportit, magazinimit dhe i komunikacionit pėrfshinė 1.672 biznese me 18.351 tė punėsuar, ndėrkohė me biznes tė ndėrmjetėsimit financiar janė tė punėsuar 285 persona dhe kjo veprimtari ka 26 biznese. Nė shėrbimin e afarizmit ekzistojnė 273 biznese me 285 tė punėsuar. Numri i pėrgjithshėm i bizneseve nė Prishtinė ėshtė 8.412, ndėrkaq numri i pėrgjitshėm i tė punėsuarėve kap shifrėn nė 73.429. Vetėm gjatė vitit tė kaluar nė Komunėn e Prishtinės janė regjistruar 2.908 biznese, kanė njoftuar nė media zyrtarė nga Agjecia pėr Regjistrim tė Bizneseve nė MTI. Ata kanė thėnė se rreth 50 pėr qind tė bizneseve janė regjistruar nė veprimtarinė e tregtisė me shumicė dhe pakicė.

Nga rreth 3 mijė biznese tė reja dhe tė regjistruara gjatė vitit 2004, tregtia ėshtė biznesi mė i preferuar edhe nė kryeqytetin e Kosovės.

Sipas listės sė MTI-sė pėr biznese dhe klasifikimit tė tyre nė bazė tė veprimtarive, nė nivel tė Kosovės tregtia me shumicė merr pjesė me 11 pėr qind, derisa ajo me pakicė 37 pėr qind, apo shprehur nė shifra ka 5837 biznese tė tregtisė me shumicė dhe pakicė.

Sipas kėsaj liste radhiten: Me 12 pėr qind transporti tokėsor, ajror, i udhėtarėve, pastaj shėrbimet hoteliere, restaurantet, hotelet, motelet, menzat ushqimore me 9 pėr qind, veprimtaritė publike shėrbyese me 5 pėr qind, ndėrsa prodhimi i ushqimit dhe pijeve merr pjesė me vetėm 3 pėr qind.

Aktualisht nė Komunėn e Prishtinės si pronar tė vetėm janė tė punėsuar 29.605 punėtorė me 7.936 biznese, ndėrkaq nė partneritet janė 7.037 tė punėsuar nė 339 biznese. Si kompani tė pėrbashkėta janė 54 biznese dhe 10 kooperativa me 131 tė punėsuar. Nė pronėn private me pėrgjegjėsi tė kufizuar, nė kryeqendrėn e Kosovės aktualisht janė 183 veprimtari me 1.375 tė punėsuar, kompani publike janė 13, kurse ekzistojnė edhe 57 prona shtetėrore me 15.472 punėtorė dhe 143 biznese shoqėrore me gjithėsej 14.137 punėtorė.


Demografia

Komuna e Prishtinės i ka gjithėsej 48 fshatra. Pėrposė shqiptarėve nė Komunėn e Prishtinės jetojnė edhe disa komunitete tjera siq janė: Serbėt, turqit, boshnjakėt, romėt, ashkalinjėt etj.

Kultura

Stadiumi i Qytetit - kapaciteti i tij ėshtė rritur
gjatė periudhės sė artė tė KF PrishtinaMuzika klasike
Prishtina si kryeqender e Kosovės ėshtė njėherit edhe qyteti nė tė cilėn gjendet edhe instituti i Operės dhe Filharmonisė sė Kosovės qė udhėhiqet nga dirigjendi Arbėr Dhomi.

Objekte turistike dhe kulturore

Ndėr objektet turistike dhe kulturore mė tė vizituara nė Konunen e Prishtinės janė:

Monumenti „Skėnderbeu“
Ky monument i pėrkushtruar heroit kombėtarė Gjergj Kastriot-Skenderbeut gjendet nė qendrėn administrative tė qytetit dhe ėshtė ndėrtuar pas luftės sė fundit. Banorėt e shumtė qė jetojnė nė diasporė e viztojnė kėtė objektė dhe vendasit qė me njė ceremoni e kanė pėrcjellur sjelljen e satujės sė Skenderbeut e konsiderojnė si ardhje tė lirisė.



Teatri Kombėtar
Teatri kombėtar gjendet pėrballė monumetit "Skendebeu" dhe i argėtonė Prishtinait me shfaqjet e shpeshtuara pas luftės.

Biblioteka Kombėtare Universitare e Kosovės
Vetė objekti i kėsaj Biblioteke ka njė hstori tė veten qė paraqet rrethanat politike e shoqėrore kosovare tė viteve tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar. Objekti nga pamja e jashtėme ėshtė i ndėrtuar me disa kupe tė cilat nė kohrat e kaluara pėr vendasit simbolizonin "Plisin" simbol i veshjes kombėtare. Pėrndryshe nė kėtė objekt ruhen libra tė ndryshėm tė cilėt qytetarėt kanė mundėsi ė i lexjnė brenda objektit!


Muzeu historik



Parku Nacional „Gėrmia“
Ėshtė vendi nė tė cilin Prishtanisit e kalojnė kohen e lirė kryesisht gjatė ditėve tė ngrohta. Ky parkė ėshtė i paisur me liqenin dhe restorante e pushimore tė ndryshme rreth tij.




Politika
Partia dominuese nė komunėn e Prishtinės ėshtė "Lidhja Demokratike e Kosovės" - LDK. Kryetarė i komunės ėshtė Ismet Beqiri anėtarė i partisė dominuese.


Disa pamje nga qyteti i Prishtines :

Monumenti i Nėnė Terezės







__________________
Rendesia e njeriut nuk matet me vendin qe ai ze,por me boshllėkun qe krijon kur ai iken....!!!!
Prishtinasja_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:33.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.