|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
02-03-06, 10:11
|
#1
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Kryesia e LDK-sė shkarkon kryekuvendarin Nexhat Daci
Kryesia e LDK-sė shkarkon kryekuvendarin Nexhat Daci

Prishtinė, 1 mars - Kryesia e LDK-sė me 15 vota pėr dhe 4 abstenime sot ka shkarkuar Nexhat Dacin nga posti i kryektarit tė Kuvendit tė Kosovės. Para se Kryesia e LDK-sė ta merrte kėtė vendim ajo e ka njoftuar paraprakisht kryekuvendarin Daci me kėtė mundėsi, dhe se sipas Eqrem Kryeziut nėnkryetar, ai ėshtė deklaruar se do tė pranonte ēfarėdo vendimi tė LDK-sė.
Kryesia e LDK-sė ka marrė njė vendim tė vėshtirė, por tė domosdoshėm, tha Kryeziu. Dhe pikėrisht ky vendim konsiston nė faktin qė Kolė Berisha ta zėvendėsojė Nexhat Dacin, si kryetar i Parlamentit tė Kosovės.
"Ne vazhdimisht themi se e duam njė Kosovė demokratike dhe tė pavarur nė emėr tė Zotit, ndėrsa kur vjen puna, nuk e kam fjalėn pėr Nexhat Dacin, karrigen mė shumė apo demokracinė, aty vėhen nė dyshim, dhe nuk po them vetėm pėr njerėz nė Kosovė, por nė krejt Ballkanin. Dhe pikėrisht kėto teste qė nuk janė tė lehta, janė shumė tė vėshtira, janė dėshmi e orientimit institucional tė shoqėrisė kosovare dhe tė institucioneve pėr tė treguar praktikisht dinamizimin se nė ecjen demokratike tė Kosovės mund tė bėhen edhe kėso ndryshime pa pėsuar tronditje as subjekti politik as shoqėria kosovare", tha Kryeziu.
Ai kėtė e quajti njė vendim tė rėndė pas njė debati tė vėshtirė.
Kryeziu shpreson qė nesėr z.Daci tė vijė nė LDK dhe tė ofrojė dorėheqjen. Ndėrsa, i pyetur nėse ndodh qė z.Daci tė mos tėrhiqet, ai tha se edhe pėr kėtė ėshtė biseduar paraprakisht. "Para se tė hynim nė mbledhje unė dhe Naim Jerliu (nėnkryetar i LDK-sė) e kemi takuar zotin Daci dhe ai tha se ēdo vendim tė kryesisė e pranon", tha Kryeziu.
Nėnkryetari i parė i LDK-sė Eqrem Kryeziu shkarkimin e z.Daci e ka quajtur test pėr demokracinė e vendit, nė kuptimin pozitiv.
Ndėrkohė qė AAK-ja pritet brenda ēastesh ta bėjė publik vendimin e saj pėr shkarkimin e kryeministrit Bajram Kosumi.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
02-03-06, 10:13
|
#2
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Daci nuk do tė pranojė vendimin e Kryesisė sė LDK sė pėr shkarkimin nga posti, thotė kėshilltari i tij

Prishtinė, 2 mars - Kėshilltari i Kryeparlamentarit Ramush Tahiri ka thėnė se Nexhat Daci nuk do tė pranojė vendimin e Kryesisės sė LDK sė pėr shkarkimin e tij nga ky post, duke e vlerėsuar kėtė vendim si "stalinist" dhe tė ndikuaar nga presionet e jashtme.
Tahiri citon Dacin tė ketė thėnė se anėtarėt e Kryesisė sė LDK sė i kanė bėrė presion atij pėr tė dhėnė dorėheqje. Ramush Tahiri po ashtu citon Dacin tė ketė thėnė se Kryesia e LDK sė nuk ėshtė organ legjitim pėr tė vendosur pėr shkarkimin e tij.
"Tash mbetet qė tė zgjidhet nė forumet mė tė larta se sa qė ėshtė Kryesia e partisė. Mundet qė edhe nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK sė do tė jetė vendimi i njėjtė, mundet qė do tė jetė vendimi i ndryshėm, por mundet qė nė ndėrkohė, si tė themi edhe nėn udhėzimet ndėrkombėtare qė Kuvendi me aklamacion t'i zgjedhė anėtarėt e rinj nė Kryesi dhe ta shkarkojė kryeparlamentarin Daci.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
02-03-06, 15:22
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Kryesia e FR tė LDK sė: Shkarkimi i Nexhat Dacit ėshtė i paanalizuar dhe jo valid

Prishtinė, 02 mars - Kryesia e Forumit tė Rinisė tė LDK sė nė mbledhjen e sotme tė jashtėzakonshme ka diskutuar rreth zhvillimeve tė fundit nė skenėn politike nė Kosovė dhe reflektimin e tyre nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės.
Nėpėmjet njė komunikate pėr shtyp, "Kryesia e FR tė LDK sė shpreh qėndrimin e saj unanim se vendimi i Kryesisė sė LDK sė pėr propozim shkarkimin e akad. Nexhat Dacit nga posti i Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė i paanalizuar dhe jo valid".
"FR i LDK-sė ēmon punėn dhe angazhimin politk tė akad. Nexhat Daci nė LDK dhe nė institucionet e Kosovės dhe njėkohėsisht kėrkon mbledhjen urgjente tė Kėshilit tė Pėrgjithshėm tė LDK sė pėr tė shqyrtuar situatėn e krijuar dhe marrjen e vendimeve me qėllim tė ruajtjes sė unitetit dhe funksionimit normal tė partisė si dhe ruajtjes sė besimit nė elektorat.
Forumi i Rinisė i LDK sė gjithmonė do t'i qėndrojė besnik rrugės sė Presidentit Rugova", thuhet nė fund tė komunikatės.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
02-03-06, 15:50
|
#4
|
Anėtarėsuar: 08-10-03
Postime: 76
|
Qekjo pun po me duket si ajo tregtia e Nasradinit,
"Shit Atllar e blej magar"
|
|
|
02-03-06, 15:57
|
#5
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Daci duhet te pranoj vendimin e Kryesise se LDK-se, pasi nje vendim i tille ka ardh nga shumica e Kryesise. Madje asnje nuk votoi qe ai te mbetet ne ate post.
Ata qe i besuan kete post, pas tri vitesh kane arsyet e tyre qe te vendosin per shkarkimin e tij. Ne baze te votimit te Kryesise se LDK-se, verehet se nuk ekziston me besimi i mjaftueshem ne punen e tij ne ate post.
Nese ai kembengul per te mos pranuar shkarkimin atehere ai edhe nje here tregon se ato "shuplakat" qe ai ia dha disa here LDK-se, nuk ishin te rastesishme.
Vota e popullit, dhe e kryesise se LDK-se ia besoi ate post, tani po ata kane drejte te zbresin Dacin nga ai post.
Z. Daci ka meritat me punen e tij ne Parlament, e sidomos ne kembenguljen e tij perballe "lojerave" qe opozita vazhdimisht perpiqej te bente ne parlament, per ta shenderruar ate ne nje "shesh te lojerave te femijeve."
Jane per per te vleresuar nderhyrjet e tij ne fjalime femijesh te opozites, qe vazhdimisht ka luajtur rol dekonstruktiv ne Parlament. Ai u tregua trim dhe iu nenshtrua asnjehere sulmeve te vazhdueshme te Enveristeve...
Po ashtu Daci u tregua kembengules para nderkombetareve, qe ata te marrin me seriozisht njerezit e institucioneve te Kosoves.
Me disa qendrime te tij te ngutura humbi besimin tek nderkombetaret dhe zyrtaret e UNMIK-ut.
Vlen te vleresohet larte puna e tij ne organizimin e shkelqyer te Ceremonise Mortore te Presidentit.
|
|
|
02-03-06, 16:49
|
#6
|
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
|
E huazova kėtė postim te XENINI, tė cilin e kisha postuar dje (ėshtė IMI), dhe mendoj qė mund tė shėrbej tė publikohet edhe kėtu...
Kjo ėshtė matematikė e thjeshtė. Sa do tė duket "fantastike" skenari ėshtė ky; "Realizimi(krijimi) i pashmangshėm i UNIONIT DEMOKRATIK TĖ KOSOVĖS"! Tani, Daci do tė tėrheq njė pjesė tė "ithtarėve" brenda LDK-sė, dhe bashkė me Ramushin ta krijojnė UNIONIN (kėtu Daci do tė zė njė vend mė "meritor", dhe nuk do tė jetė "i pa-bazė" siē ishte nė LDK! Derisa do tė ndodh e gjithė kjo, do tė ketė "shkarravitje" andej e kėndej, por megjithatė LDK do tė copėzohet... Nejse, kėshtu e ka demokracia, dhe duhet tė mėsohemi edhe me kėso lajme tė MIRA! Proceset si Ky, i kam parashikuar nė njė shkrim nė po kėtė Forum "XENINI" (kishte komente idioteske nga Zuzari, Urban-kanalizimi...) por ja qė doli profetike (analitike-politike bre)!
E kam thėnė, (akoma mbetet dilemė, kush do ta shaloj alamet veturėn)???
E thotė njė shkrimtar i madh; "ASGJĖ NUK ĖSHTĖ MĖ FANTASTIKE SE SA REALITETI" !
__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 02-03-06 nė 16:58
|
|
|
02-03-06, 17:02
|
#7
|
...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Ėshtė tejet interesant zhvillimi i ngjarjeve politike nė kėto dy ditėt e fundit!
Lidhur me vendimin e Kryesise se LDK-se pėr shkarkimin e Dacit nga posti i kryeparlamentarit tė Kosovės, shihet qartas qė e kanė tėrhequr fijen e shtjellimit tė lėmshit e drejt shkatėrrimit, ju lumtė kėsaj here ju pėrkrah bile ju uroj shkatėrrim sa mė tė shpejt dhe komplet, mė mirė nuk e meriton njė kastė injorantėsh e debilash e quajtur Kryesi e LDK-se!
Po tė isha nė pozitėn e Dacit nuk do e pranoja e as do e njihja kėtė vendim, pamvarėsisht se a vjen nga kryesia dhe individėt mbrenda saj! Kam lexuar e dėgjuar se bien qeveri e legjislatura, ndėrrohen e vjen tjetra, por kjo risi me kryetarin e parlamentit ėshtė e paparė.
Ose nėse kanė vendosur tu prijnė zhvillimeve demokratike, tė shpallin zgjedhje tė reja parlamentare dhe shqiptarėt kanė si shumė nevojė pėr zhvillime demokratike mu para procesve vendimtare e vendimmarrėse u japin luks vehtes tė eksperimentojnė !!!
Nuk ėshtė edhe aq keq qė tė shpėrndahen letrat edhe njėherė nga fillimi dhe tė shihet se kush ku ėshtė dhe ku po mbetet?!
|
|
|
03-03-06, 20:53
|
#8
|
Moderator
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 11,038
|
Mirė e paska pasė ai gazetari i Epokės sė re kur tha nė lidhje me vdekjen e Dr. Ibrahim Rugovės: "LDK-ja hala nuk di se ēka e ka gjetė"
__________________
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė mbesin pėr gjithmon I MADHI i Kosovės!
|
|
|
03-03-06, 21:49
|
#9
|
Anėtarėsuar: 01-08-05
Postime: 358
|
Selam pej meje.
Mas pari pom vjen mier qi u qel kjo od se kogjo moti skemi mujt me ja msy.
Sa per muhabetin qi e paskni nis spo mun durohna pa e than edhe une menjen teme.
Mas pari per me fol per mat madhin e parlamentit duhet bile pak me ju afrue me dijeni e me shkoll,po masi jan qel kto oda pe thojn menimin krejt qysh po jau mer menja e sa din,po thom sa po din se kerkush nuk po thot qi nuk din.
Pej qi i ka pri parlamentit si maj madhi shum i neruemi Daci veq smrami ja kam pas zan per tmadhe qi me shok tvet e ban njet mej prit sabit qi i paten marr udht e dynjas,e u deshke qato dit per me emnue fatmirin nven mat madhit tkosovs.
SA PER AXHEN QYSH PO DOKET QYSH JA KAN NIS KTA TPARTIS MAT MADHE QITASH PER QITASH SE PER MA VON SI DIHET SA TMDHAJ KAN ME KAN VEQ BANE ZOT HAJR E QAQ.
NJA DIHET QI NA SMUJM MEJ DIT KREJT PUNT PSE ERDH E QYSH ERDH KJO PUN VEQ PO FLASIM QKA U DOKT E QKA U NIE PEJ MAT MADHIT TPARLAMENTIT SIMAS AXHE SU DESHT MEJ ARDH PUNA KSHTU MAT MADHIT TPARLAMENTIT.
THOJSHIN KTYNE HERE PLEQT MET BA DIKUSH ME LLAFE SKA GEJLE PO ME BA TI VET ME LLAFE NJERIN TAN PARTIN TANE ASHT PAK MA NRYSHE.
KUR E NISI NI MUHABET KJO SORRA ME ZOJT E VET U DOKT QI GATI KREJT I DUELEN NKRAH MAT MADHIT TPARLAMENTIT,PO U DOKT SE PAK VET PEJ KSAJ PARTIE SU NIEN QI JAN GJALL AT DITE E TASH PO DOKET PSE NUK JAN NIE SE TEK JAN KAN TU JA GATUE MAT MADHIT TPARLAMENTIT KULAQIN E SE DIN QI TE AXHA E KAN MARUE KIT KULAQ PER VETI.
PSE PO THOM TE AXHA SE TJETER SMUJM MEU BA POS QI QAT KOKERR QI E KAM QIT DEJMA NKIT PARTI SE QES KERKUN HIIIIIIIIIIIIIIIQQQQQ.
EDHE NI TJETER PUN SPOM DOKET TEJ DJE SAKE GJALL MAJ MADHI I KOSOVS BANI MAJ MADHI I PARLAMENTIT E SOT JOOOOO,A SMUJTEN HIQ MA SHUM ME PRIT PER KTO TQITNE E THASH E MTHE POS QIKAQ PAK DIT MASI QI DIQ MAJ MADHI I KOSOVS AAAAA.
PAJ NKOFT QI KA PAS FAJ MAJ MADHI I PARLAMENTIT QKA PRITEN TEJ TASH AJ FAJET NI PAQ BA I KA BA SA ASHT KAN GJALL MAJ MADHI I KOSOVS SE MAS DEKS TINA POS FATMIRIN QI E EMNUEN TJETER SDI QI KA NODH.
SAQI JA KA PRISH TIMIN KUJNA PEJ KTYNE TJASHTIT SKA MUJT ME KAN MA SHUM E PRISHNE SE QI KREJT E LYPSHIN MOS ME BA RAMUSHIN MAT MADHIN E QEVERIS EEEEEEEEEEEEE QKA NODHE,SA E DIN AXHA KURGJA JAN DATH VET.
PO TUTNA QI PO VJEN AJ VAKTI I ATI MAGJUPIT QI KUR ISH BA I MADH JA KISH KAJT DERRTIN MAS PARI BABS TVET PER ME JU TUT E ME MLEDH MEN TJERT MEDEMEK PER MEU BA I MIER NMAS,JA SI MA SHKURT ME KALLZUE TRIMNI SE QKA MUJN ME BA DIKUSH DIKUSHI KUR TJU VJEN NKUTI.
SA ME SEVDA E TRIMNI DUELEN KTA TRET QI PEJ PRIN PARTIS MAT MADHE NIHER PER NIHER PO STU KA SHKUE LARG QYSH JA KAN NIS JOOOOOOO,PO A MUNET DIKUSH ME JA QIT NMEN AXHS SA HER JAN DOKT BASHK KTA TRE AZGANA KUR U VRAJSHIN MAT MEQMIT E KOSOVS,A JAU KA NIE KUSH ZANIN,SAQI KAN PUNUE PER MEU RUEJT MAT MEQMIT E KOSOVS SA VET I KAN HJEK JA I KAN NRRUE QI SKAN MUJT MEJ RUEJT QYSH DUHET,JA SA VET JAN ZAN QI I KAN VRA MAT MEQMIT E KOSOVS.
QKA ASHT NJA E ZEZ E KAN THAN DO PAK VET QI KEN DAL PEJ PARTIS MAT MADHE TKOSOVS E KUSH SJAU NJEV ZANIN KTYNE FAR AZGANASH A KSI HOVI DUELEN SI ATO GRAT E KEQE ME LLAFET BOLL SHTIR PO PO DUHET ME BA,POOOOOOOOJ MA LET E KAN PAS ME KALLZUE PSE DUHET ME HJEK SE QKA KAN BA MOREEEEEEEEEE.
KEQ JAN KAN PAS RREJT ATA QI VRAJSHIN MAT MEQMIT E KOSOVS SE LIGET PARTIA MA E MADHE E KOSOVS,POOOOOOOOOO ATA MUJN MEU GZUE SE PARTIA MA E MADHE E KOSOVS LIGET ME QISO PUNSH QI SI KA PAS TEJ TASH,SI MA SHKURT SILL E BIR VETIT.
KURGJA MOS TISH KAN DESHT MEU BA NJA ASHT DESHT MEU BA,U DESHT KJO PUN MEU KRYE E QATHERE ME KALLZUE SE JO QYSH PO DOKET SE I ERDH PUNA KSAJ PUNE,JOOOO KEM, JOOOOOO NA THA,JOOOOOOOO TVIN ME NA THAN,JOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO SE KAM LLAFIN PER TA PO PER TJERT NBALLKAN SE KTA TRET KU ME DIT KU PO RRNOJKAN,JOOOOOOOOOOO AJ PER MUE ASHT DIKUSHI JO KSHTU E JO ASHTU,QI MOS ME ZGAT MAS PARI MEJ KRYE PUNT NERMJEVETI SE GJAKSA NUK JAN KAN,E JOOOOOOOO DIKEN ME SHTI ME KESH E DIKUJT SI AXHS MEJ SHTUE MERZI.
ME MA BA HALLALL JU SHUM TNERUEM MUSAFIR ME ZOT E SHPIS SE E ZGATA KOGJO SHUM KSI HOVI PO QYSH THASH EDHE KUR JA NISA NJERI FLET SA JA MERR MENJA E SA MUNOHET ME DIT,MEDEMEK AXHA ASHT NJA PEJ ATYNE QI QKA TA KEN E THOT HIQ PA MENUE SE DIKUJNA I JET HATRI JA MA ZEN PER TMADHE.
SHUM TNERUEM MUSAFIR EDHE JU ZOT E SHPIS JAM PEJ SHUM ATYNE QI ME ZEMER E KA DASHT EDHE E DON PARTIN MAT MADHE NKOSOV,JOOOOOOOOOO PSE SHUM PEJ JUSH E KAN DASHT PO MA KA MARR MENJA SE DUHET ME DASHT,PER QATA JAU DI SHUM PER FALEMINERES SI JUVE SI ATA QI MENOJN NRYSHE SE MKENI NERUE NMUHABETE QI I KAM PAS ME JU,SE VALLAHI BILAHI TE NI OD NKOJSHI JO VEQ TSHAME PO EDHE PLUMIN MA KAN MANUE.
PSE I THASH QITO LLAFE MA NALT SE QYSH KAM PAS DREJT ME DASHT EDHE ME QEF ME SHKRUEJT PER PARTIN MAT MADHE NKOSOV NIHER PER NI HER MU KA PRISH QEFI PER ME HI MA NKIT OD TE POLITIKA.
MIER U NJEFSHMI E JAU NJEFSHA TMIEREN SHUM TNERUEM MUSAFIR ME JU ZOT E SHPIS.
__________________
AXHA M`THOJN
|
|
|
04-03-06, 01:23
|
#10
|
...
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
|
Pėrshėndetje o AXHA,
Megjithėate duhet tė hyjmė edhe nė odėn e politikės, pamvarėsisht formės sė ligėshtisė dhe sulmit tė hijenave nga kryesia e LDK-sė ndaj Dacit.
Dje u kyēa shkurtimisht, nė mungesė kohe nė temė.
Skena politike nė Kosovė ėshtė pėrplot zhurmagjinjė politikanė qė bėjnė zhurmė nė jetėn politike dhe institucionale, por pak, shumė pak e pothuaj aspak politikan tė tillė qė kanė fjalė, vepra,mendje, sjellje dhe qėndrim burrash sikur Nexhat Daci.
Pikėrisht ėshtė kjo qė u ka penguar dhe pengon zhurmagjinjėve, injorantėve njerėzve tė vdekur pėr sė gjalli, anėtarėve veteranė tė kyēur nė parti me vite duke bartur funksione mbrenda partisė e asgjė e vlefshme nga ata me vite tė tėra.
Nexhat Daci ėshtė figurė komplete, nė mbrendinė e sė cilės ka njerėzi, menēuri, vendosmėri, trimėri, dinjitet njerėzor e parasėgjithash shqiptar i ngritur intelektualisht nė piedestalin e shkencės dhe i menēur tu paraprijė dhe drejtojė proceset me vendosmėri. E kėte nuk e kanė pasur, nuk e kanė e ndoshta shkojnė shumė e shumė kohėra tė gjindet dikush nga ata, qė shkarkojnė Dacin nga posti i kryeparlamentarit. Me njė fjalė dhe shkurt Nexhat Daci me gjitha ato veēori qė i ceka, ka kapacitet qė nė njėrin xhep ta bartė komplet kryesinė bashkė me kėshillin e LDK-sė e nė xhepin tjetėr ta fus tėrė kapacitetin e atyre qė janė tė ulur dhe ulen nė ulėset e parlamentit tė Kosovės.
Ėshtė pikėrisht, po ky Nexhat Daci i cili i mėsoi dhe i tregoi fillimisht partisė sė tij, si udhėhiqet dhe drejtohen institucionet, atyre qė me vite kanė shpurthur nė strukturat partiake, pa e ditur as vehtė se pse janė aty dhe ēka bėjnė. Ėshtė pikėrisht Nexhat Daci, i cili u tregoi dhe e mėsoi edhe opozitėn e sidomos udhėheqėsit e saj Thaqin e Haradinan, se si duhet komunikuar dhe drejtuar nė parlament, nė tė kundėrtėn nuk i kalojnė muhabetet sikur nė oda!
Pamvarėsisht se a mbetet a shkon Nexhat Daci, nga funksioni qė ka, Ai ka treguar pjekurinė e tij intelektuale, burrėrore para popullit dhe e ka kryer atė Provim. I mbetet kotillės sė mjerė zuzare tė vrapojnė mu sikur hijenat nė grupe e grupacione klanesh e kryesish nė kėrkim tė ndonjė ngordhėsire - posti qė do e zėnė, pa e ditur pėrsėri se pse janė nė atė post, ēka bėjnė dhe ēka duhet tė bėjnė.
Pėr fund, mė duhet tė shtoj se shpesh herė mė ka ndodhur qė ia kam nxėnė pėr tė madhe tė ndjerit President Rugova, pėr shumė gjėra e raste, por tani jam bindur dhe i pastė ndjesė shpirti Dr Rugovės, qė shumė i madh i paska qėlluar ai bėrllog individėsh afėr vehtes dhe i lumtė atij qė ka mundur tė funksionojė me kėta individė qė janė tė mėrzitshėm ti takosh edhe para dyerve tė tualetit, se lėre mė ti kesh pranė vehtes dhe tė kyēur nė parti...
|
|
|
04-03-06, 08:19
|
#11
|
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Australia-Prishtine
Postime: 3,019
|
e besa mir u flitke ktynehere,, Ish Kryetari Rugova pi mban ne kemb LDK-istat, se te gjith jan kafegji, ishalla vetem mu vra nuk vriten nermjet veti,, se si duket pi vie fundi kesaj partie te njohur kinse si partia me e madhe ne Kosove
__________________
Get Rich Or Die Trying
|
|
|
04-03-06, 13:55
|
#12
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Kush do ti rezistojė stuhisė politike nė Kosovė ?
3 mars 2006 /TN
- Daci viktimė e koalicionit tė gabuar, tė cilin vetė e ka dashur aq shumė, Kosumit i skadoi afati i prodhimit, Ēeku do ta ketė me vėshtirė se nė Zhepė tė Kroacisė kur t'i vijė dita tė kėrkoj tė kthehet nė TMK.
- Kolė Berisha zgjidhje adekuate pėr Kryetar Parlamenti. Ai nėnjė post tė kėtilla ėshtė dashur tė zgjidhet edhe mė herėt.
Shkruan : Sefedin KRASNIQI
Kosova mė njė mars 2006 u pėrfshi nga njė stuhi e fuqishme politike nga e cila rezultuan njė dorėheqje e njė shkarkim i krerėve tė institucioneve mė tė larta tė vendit. Kjo stuhi politike edhe sikur tė ishte batutė e Njė Prillit do tė ishte tepėr pėr qytetarėt e Kosovės pėr situatėn delikate qė po kalon vendi kah pavarėsia. Shkarkimi i Dacit prej postit tė kryeparlamentarit nga ana e Kryesisė sė LDK-sė qiti nė shesh shumė gjėra nga marrėveshjet e koalicionit tepėr tė pėrfolur, si jo normal, nė mes tė LDK- sė dhe AAK-sė pėr qeverisje te pėrbashkėt.
Nė tė vėrtetė, Daci marrėveshjen pėr qeverisje tė pėrbashkėt me AAK-nė nuk e ka ēua deri nė fund. Dihet qė ai vetėm kishte arritur ta bind Presidentin Rugova pėr ta nominuar Haradinajn kryeministėr tė Kosovės, derisa ministrat nga radhėt e LDK-sė i ka zgjedhur tjetėrkush. I njėjti apo tė njėjtit, nė vend qė t'i dalin tash nė ndihmė z. Daci, bashkė me ish-ministrat e LDK-sė, ka (kanė) zgjedhur strukjen pas Forumit Rinor tė LDK-sė tė z. Sejd Tolaj dhe Lulėzim Zenelit.
Ata qė kryetarin e Forumit Rinor tė LDK-sė e kishin zgjedhur me telefona pėr njėzet minuta, nga prapaskena po ia kompozojnė Forumit simfoninė e kukuvajkave pėr ta kundėrshtuar vendimin e Kryesisė sė LDK-sė. Koha do tė tregojė shpejtė, se tė tillėt, luftėn do ta humbin mė shpejt sesa betejėn nėse urgjentisht nuk e braktisin kurdisjen e kurtheve dhe kėrcėnimeve nga shpella ndaj fytyrave tė dėshmuara tė LDK-sė, sidomos tash qė s'po munden mė tė manipulojnė NE dhe ME emrin e Presidentit Rugova.
Bumerangu mbledhjes urgjente tė 2 marsit tė Forumit Rinor tė LDK-sė, i erdhi njė ditė mė vonė nga 18 kryetarė tė Degėve tė po kėtij forumi, tė cilėt me nėnshkrimet e tyre pėrkrahin vendimin e Kryesisė sė LDK-sė pėr shkarkimin e z. Dacit nga kryetari i Parlamentit dhe kėrkojnė dorėheqjen e z. Tolaj dhe z. Zeneli nga Forumi Rinor.
Kėtu duhet cekur edhe njė gjė, se nga kėto qarqe, nga kėta njerėz kanė dalė informacione se kundėrshtitė nė mes tė z. Daci dhe « njė qytetarit amerikan » kanė filluar kur ky qytetari, nė cilėsinė e diplomatit amerikan, e paska interceptue njė letėr tė z. Dacit, qė ky ia paska drejtuar Administratės sė Shteteve tė Bashkuar pėr presionin qė i paska bėrė pėr tė mos pėrkrahte kandidaturėn e Haradinajt pėr kryeministėr.
Dashuria e tepėrt del hidhėrim
Akademik Daci i di tė gjitha kėto. Nėse vėrtetė e ka pėr zemėr ti dalė hakut LDK-sė, por edhe veti bazuar nė situatėn delikate qė ndodhet, ai duhet tė zbut qėndrimin, tė qetėsojė situatėn, tė pranojė vendimin e Kryesisė se LDK-sė pėr shkarkimin e tij dhe sa mė shpejt tė kthehet kah partia e cila politikisht e ka ngritur dhe e ka bėrė atė qė ishte dje dhe mund ta bėj edhe nesėr. (Shembull konkret ėshtė rikthimi nė pushtet i z. Sali Berishės).
Por, pėr njė kohė, nėse vėrtetė ka vendosur tė mbetet anėtar i LDK-sė, siē tha nė njė intervistė nė RTK, veē kthimit, ai duhet ta shikoj nė fytyrė LDK-nė e jo nga lartėsia. Nė tė ardhmen, nė cilėsinė e shkencėtarit duhet t'i llogarisė mė shumė precizitet koalicionet politike, sepse ,,historia pėrsėritet". Nėse do njė rifillim tė mbarė nė LDK do tė duhej ta vizitojė familjen e Sali Ēekut dhe té lapidari i tij tė vej kurora me lule. Duhet tė kuptoj edhe njė gjė ; dashuria e tepėrt me Ramushin i doli hidhėrim.
Kosumi ėshtė bėrė kryeministėr me afat tė skaduar
Kredoja prej njė tė burgosuri politik, Bajram Kosumit nuk i ka mjaftuar ta kryej me sukses postin e kryeministrit tė vendit tė trashėguar prej njė komandanti tė UĒK, tė njė Zone Operative shumė tė rėndėsishme. Prandaj me kohė ėshtė ditur se Kosumi nė kėtė punė jo vetėm qė ėshtė me kontratė tė pėrkohshme por edhe me afat tė skaduar. Krahasuar me Dacin, Kosumin s'do te ketė as kush ,,ta vajtojė", nėse vėrtetė ka rėnė nė kundėrshtim me tė parin e AAK-sė e cila pėr hatėr te Ramushit do ta harroj shpejt.
Me njė fjalė, Kosumi erdhe nė postin e kryeministrit vetėm pasi Ramushi kur iu dorėzua Tribunalit te Hagės, para se te ikte atje me aeroplan, kishte lėnė porosinė qė trashėgimtar i tij duhej tė ishte Kosumi. Njė gjė dihet, Kosumi e ka me vėshtirė se Daci, sepse rėnia nė konflikt me Ramushin, nėse ėshtė e vėrtetė, mund tia mbyllė dyert edhe nė Parlamentin e Kosovės aq me tepėr kur anėtarėsia e ish-Parlamentares praktikisht mė nuk ekziston.
Rrezikut tė koalicioneve, me shkrirje partish, iu ka frikėsuar mė herėt edhe Emrush Xhemajli i LPK-sė, vetė LKĒK , si dhe Muhamet Kelmendi i UNIKOMB-it. Pa pasur as mė tė voglin qėllim tė rrezojmė gurė mbi Ramushin, vetvetiu imponohet pyetja ; pas kėtyre dėshtimeve tė koalicioneve tė ndryshme, ēfarė do tė sjell koalicioni i ri LDK-AAK.
Nga ēu tha mė lartė , LDK s'ka asnjė arsye tė merret me Kosumin, pėr arsyen e thjeshtė, mjafton ta kujtojmė fjalorin e tij ofendues qė ky e ka pėrdorur me qindra herė ndaj Presidentit Rugova kur ishte kryetar i Partisė Parlamentare. Vetėm pasi e shkriu partinė e vet nė AAK tė Ramushit, ky i fundit ia ndaloi ofendimet dhe sharjet ndaj figurave historike-nė kėtė rast ndaj Rugovės
Ēeku nuk ėshtė Petar Graqanin sepse Presidenti Sejdiu nuk ėshtė Milloshviq
Hedhja e paraleleve nė mes tė gjeneral Ēekut dhe Graqaninit, siē e bėri dikush kėto ditė ėshtė pa shije dhe non sens ani pse ardhja e ushtarakėve nė politikė, nė mėnyrėn e Ēekut, nuk ėshtė pėr duartrokitje. Graqanini ėshtė aktivizuar nė politikė nga Millosheviqi pėr ta shkelur Kosovėn me tanke, ndėrsa Ēeku, veē propozimit te AAK-sė, vjen me bekimin e Presidentit Sejdiut dhe njeriut tė pare tė UNMIK-ut, z. Petersen pėr ta bėrė Kosovėn shtet.
Shikuar nė retrospektivė, pas vizitės qė gjeneral Ēeku i pati bėrė Shteteve tė Bashkuara gjatė verės, ai duket tė ketė qenė i planifikuar pėr postin e Presidentit tė Kosovės, pas vdekjes se Presidentit Rugova, por refuzimi i zbatimit tė urdhrave nga komandanti i Gardės sė TMK-sė, me rastin e varrimit tė tė ndjerit, i qiti probleme tė paplanifikuara atij dhe Bashkėsisė Ndėrkombėtare.
Kjo mos dėgjueshmėri ushtarake, i shtjerri zėrat e analistėve te pavarur", qė bėnin thirrje nė shumė mediume qė Ēeku tė kandidohet pėr president tė Kosovės si dhe zbehu tė gjitha lėvdatat qė i thurnin pėrmbushjes sė standardit nga ana e TMK-sė. Dy arsyeve tė para u shtohet edhe fakti qė tė kandidohej gjeneral Ēeku pėr president pa qenė anėtar i LDK-sė - fituese e tė gjitha zgjedhjeve - edhe pėrkundėr pėrkushtimi i tij rreth varrimit tė Presidentit Rugova qė ishte evident, ka qenė krejt jo normale.
Si do qoftė, pėr momentin gjeneral Ēeku ėshtė zgjidhja mė e pėrshtatshme pasi nė Parlament nuk do tė kalonte asnjė tjetėr me lehtė se kandidatura e tij pėr Kryeministėr tė Kosovės nė rrethanat e krijuara. Megjithatė, pas kyējes nė politikė si kandidat i njė partie tė vogėl siē ėshtė AAK dhe reputacionit tė saj jo tė mirė pėr koalicione tė dėshtuara, gjeneral Ēeku nėse njė ditė do tė ketė nevojė tė kthehet nė krye tė TMK-sė do ta ketė mė vėshtirė sesa kur ėshtė emėruar nga Thaēi Komandant i UĒK-sė. Fakti qė derisa tė merr votat e duhura nga Parlamenti pėr tu bėrė Kryeministėr i Kosovės nuk do ta zhvesh uniformėn e TMK-sė, ai e ka kuptuar mė mirė se tė gjithė se si (s)funksionojnė koalicionet partiake nė Kosovė.
Kalkulimi i tij pėr tu kyēur nė politikė duket tė jetė i qartė, sepse e di mirė se nėse donė tė mbetet nė politikė qė tash duet tė mendojė pėr ardhmėrinė e vet tė post kryeministerllėkut. Ndryshe, rikthimi si ushtarak (komandant) nė TMK do jetė i vėshtirė sepse Thaēi me PDK nuk e ndihmon mė, pėr faktin qė nominimi i tij nga Presidenti Sejdiu pėr kryeministėr, ia ka dėmtuar edhe takimin e zellshėm nė Greqi me Boris Tadiqin e Serbisė. Pikėrisht pėr takimet e huqura, ditėn e revolucionit te stuhisė politikė nė Kosovė, Thaēi dukej shumė i zymtė ne fytyrė.
Baca Kolė pionier i LDK-sė ...
Pėr disiplinėn qė ka treguar dhe punėn e pėrkushtuar nė radhėt e LDK-sė, Baca Kolė ka merituar shumė mė herėt njė avancim nė pozitė mė tė lartė, sesa nėnkryetar i LDK-sė dhe spektator i heshtur i Parlamentit. Ai ėshtė nga tė parėt qė iu ka bashkuar Presidentit Rugova nė ditėt mė tė vėshtira dhe i ka qėndruar besnik nė tė gjitha betejat. Propozimi i tij nė postin e Kryetarit tė Parlamentit ėshtė njė rekompensim krejt normal dhe i domosdoshėm.
Pėrvoja e tij nė politikė na siguron qė, pėr Pavarėsinė e Kosovės, do tė dijė tė jetė i urtė dhe i dėgjueshėm aty ku duhet dhe kur duhet. Ai e din edhe njė gjė tjetėr se Surroi sikur qė fshehurazi iu ka gėzuar vdekjes sė Presidentit Rugova e haptas vdekjes parlamentare tė Dacit, nesėr do ti gėzohet ēdo vdekjes se ēdo kundėrshtari politik-pra edhe tė Bacės Kolė.
Pastaj, koha e ka vėrtetuar se nga gjithė spektri i raportueseve tė zyrave diplomatike, Vetoni ėshtė treguar mė i zhdėrvjellėti. Sa herė ka marrėveshje tė rėndėsishme, me parti e pa parti, nė emėr tė ndonjė organizate humanitare apo jo qeveritare, ai ėshtė aty-mjafton tė kujtojmė Rambujen. E deshėm se deshėm Vetoni na ka rėnė hise, ai bėnė sherr vetėm kur i thonė tė huajt.
|
|
|
04-03-06, 13:57
|
#13
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Njė grip partiak nė kėtė fund dimri
3 mars 2006 /TN /QIK
Shkruan: Sabit Rrustemi
Zhvillimet e fundit nė LDK , pėrkatėsisht nė kryesinė e saj si organ politiko ekzekutiv, pas vdekjes sė Presidentit Rugova, emblemės sė pazėvendėsueshme nė historinė mė tė re tė Kosovės dhe nė vetė LDK nė, nuk janė veē interesante, po edhe shumė dramatike.
Njė kryesi, tėrėsisht nėn hijen e deritashme tė vetė Presidentit tashmė tė ndjerė, si duket, ka zėnė sė tepėrmi t'i ekspozohet rrezitjes nėn diell, pavarėsisht stinės nė tė cilėn ndodhemi. Prandaj, edhe ėshtė krejt normale qė njė ekspozim thuaja i pėrnjėrshėm para opinionit, me njė vrull mė tė madh tė punės shkaku i dinamikės sė ngjarjeve, qofshin tė vonuara apo atyre qė janė nė vijim, manifestohet, me ngrohje ftohje, ngėrēe, tė kollitura po, edhe temperature, tamam me ato shenja qė reflektojnė njė grip partiak nė kėtė fund dimri.
Njė "sėmundje" kjo e pritshme nė periudhėn postrugoviane, meqė, njė pjesė e mirė e kėtyre zhvillimeve qė sot po ndodhin nė skenėn politike tė Kosovės, sidomos ato nė qeveri, kishin qenė nė njė mėnyrė, zhvillime tė paralajmėruara muaj mė parė por qė, sėmundja e Presdientit, pėrballja e tij dinjitoze me njė betejė disamuajshe kundėr kancerit nė mushkėri e, mė pas edhe vdekja e tij fizike, i kishin lėnė pėr mė vonė Kryesia aktuale e LDK sė, domosdoshmėrisht ėshtė detyruar tė pėrballet me zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve tė akumuluara mė herėt apo edhe tė atyre qė rodhėn nė ndėrkohė, siē ishte rasti me kandidimin dhe zgjedhjen e Presidentit tė ri tė Kosovės, pastaj me ndarjet ministrore me partnerin nė koalicion (AAK) dhe propozimin pėr kandidatin pėr Ministėr tė Punėve tė Brendshme.
Kėto dy ēėshtje ishin me urgjencė
E para, qė vendi tė prezentohej dhe udhėhiqej nga Presidenti i zgjedhur dhe legjitim nė procesin tashmė tė filluar tė negociatave pėr pavarėsinė e Kosovės, duke ua mbyllur kėshtu rrugėn manipulimeve dhe kalkulimeve tė ndryshme politike.
E dyta, qė shtyrja rreth ndarjes sė dy ministrive dhe pėrcaktimi pėr kandidatin nuk mund tė shtyhej nė pafundėsi, sepse kaluan tashmė dy muaj e sa qė nga bartja e kėtyre dy pėrgjegjėsive shumė tė ndijshme nė institucionet vendore dhe, ēdo zhagitje e mėtejshme vetėm do tė vinte nė dyshim seriozitetin e koalicionit qeverisės. E, kur jemi kėtu, pėrgjegjėsia mė e madhe s'do mend, bie mbi vetė LDK nė si forca mė e madhe qeverisėse nė koalicion.
Por, nė gjetjen e kėtyre dy zgjidhjeve, aspak tė lehta, duke i ditur dhe u pėrballur me apetitet e brendshme, dolėn nė sipėrfaqe dhe hyrėn nė rend dite, pėr mendimin tim edhe ēėshtje tė tjera " tė paplanifikuara", apo tė heshtura pėrbrenda kryesive partiake tė koalicionit qeverisės, tė imponuara edhe nga faktori ndėrkombėtar, i cili si njė vėzhgues i vėmendshėm i kėtyre zhvillimeve, pėrdori momentin politik pėr mėnjanuar disa figura publike nė institucionet kosovare, tė cilat ose ishin pėrfolur pėr korrupsion e keqpėrdorim detyre apo edhe pėr kundėrvėnie faktorėve mė ndikim nga bashkėsia ndėrkombėtare, nė veēanti nga SHBA ja.
Faktori ndėrkombėtar, nė veēanti SHBA ja pėrmes Zyrės amerikane nė Prishtinė, nuk ėshtė e interesuar ta ketė njė kryesi kaq heterogjene, tė cilėn pėr momentin e ka LDK ja, pėr vetė faktin se parti jo vetėm qė ėshtė partia mė e madhe nė Kosovė, por, edhe ka qenė bartėsja kryesore e proceseve tė pavarėsisė sė Kosovės nė kėto 16 vite.
Duket, po kjo edhe la pėrshtypje nė opinion e, edhe nė mesin e aktivistėve tė vetė LDK sė, se, pėrbrenda kryesisė kishte dy tri pozicionime anėtarėsh pėr dy apo tri figura qendrore tė LDK sė, duke u thirrur bashkėrisht nė emrin e Rugovės.
Kėto pozicionime, sado qė ka mundur tė supozohen, pėr tė gjallė tė Rugovės nuk kanė reflektuar dukshmėri. Bashkėrisht janė strehuar nėn ombrellėn e Presidentit dhe emrit tė tij, ngjashėm si tash por me njė ndryshim, qė, pėrmes emrit tė Tij, t'i realizojnė ato synime tė fshehura pėr vite.
Momenti qė i nxori nė sipėrfaqe kėto pozicionime ishte kandidimi i zotit Fatmir Sejdiu pėr president, kandidim qė realisht ishte mė i qėlluari dhe pranuari por qė nxori me vete edhe disa apetite tė papėrpunuara dhe tė parakoshshme, tė cilat, fatmirėsisht u neutralizuan apo, thėnė mė troē u tėrhoqėn nga njė betejė pėr ta fituar tjetrėn.
Duke i vėrejtur nga afėr (mbase edhė mė afėr se ē'mund tė merret me mend) kėto zhvillime nė kryesinė e LDK sė, faktori ndėrkombėtar, indihmuar edhe nga opozita kosovare, riktheu nė axhendė rikomponimin e qeverisė, pėr tė cilėn nė disa tė pėrditshme tona tė pėrafėrta me opozitėn, u patėn paralajmėruar nė vjeshtėn e kaluar.
Nė paketėn e rikomponimit tė qeverisė, po nėn tė njejtėn trysni u fut edhe emri i kryekuvendarit, akademik Nexhat Dacit, pėr dikė, hap i pritshėm, pėr dikė, pak befasues e, pėr dikė, shumė i panevojshėm.
Meqė shumėēka nga kėto zhvillime shumė tė bujshme e, tamam dramatike, u zien dhe kavėrdinė larg syve tė opinionit dhe pa shpjegime adekuate e bindėse, hapėsira pėr tė manipuluar me tė vėrteta, gjysmė tė vėrteta po edhe me gėnjeshtra si rėndom, u krijua si kurrė mė parė.
Kryesia e LDK sė, e kuptoj shumė drejt, u gjend ndėr sprovat mė tė rėnda tė saj. Sepse, pėrkundėr presioneve tė mėdha pėr t'u pėrcaktuar pėr njė kandidat nga njė varg i gjatė pretendėsh qė pop resin pėr Ministrinė e Rendit, tash, do t'i duhej tė pėrballet, thuaja me komplet garniturėn e saj nė qeveri, punė kjo aspak e lehtė pėr ta kapėrcyer me dinjitet apo siē thuhet nė popull, me faqe tė bardhė.
Plus, kur t'i shtohet kėsaj qė, tashmė i mungon njė udhėheqės autoritativ siē realisht ishte vetė Presidenti Rugova, po, edhe kontestimi shumė i vonshėm i legjitimetit tė saj si kryesi, situatėn e bėnė shumė tė ndėrlikueshme dhe, dashakeqėt presin edhe thyerje tė mėdha.
Sado qė ėshtė inkurajues dinamizimi i saj si kryesi, heterogjeniteti brenda saj, lė vend pėr rreshtime tė ndryshme, pavarėsisht mekanizmit tė votės, qė tashmė shumė vonė poashtu ka hyrė nė funksion si masė demokratike pėr t'i zgjidhur ēėshtjet e ndieshme kadrovike kur ke mė shumė se dy e tre kandidatė.
Tjetra, qė mund t'i kthehet si bumerang kėsaj kryesie, ėshtė fakti se, mė parė, kėto ēėshtje brenda saj janė aminuar dhe, pastaj janė mjaftuar me njė mbėshtetje nga kryetarėt apo pėrfaqėsuesit e degėve, si njė organ i paparapėr pėr vendime nė statutin e partisė po, qė realisht, me mbėshtetjen e tyre, pastaj nuk ėshtė kaluar fare aty ku, realisht ėshtė dashur tė vendoset, nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK sė.
Mos funksionalizimi i organit mė tė lartė tė partisė nė kėto dy vite tė fundit, i cili nuk ėshtė mbledhur mė asnjėherė prej kohės kur mbėshteti nė parim listėn pėr kandidatėt pėr deputetė(me ndryshimet qė u kėrkuan e u votuan dhe, realisht nuk ndodhėn, me pėrjashtim tė njė rasti dhe, atij nėn trysni tė theksuar dhune)e bėrė kėtė organ, organ tė djegur brenda partie, anise, me statut ėshtė organi mė i lartė i saj dhe, pa bekimin nė kėtė Kėshill nuk ėshtė dashur tė merret asnjė vendim i rėndėsishėm i partisė, siē ishte rasti me formimin e koalicionit qeverisės, pastaj marrėveshjen rreth koalicionit dhe ndarjes sė posteve nė qeveri, me kandidatėt pėr ministra e zėvendės ministra, me hierarkinė nė kryesinė e kuvendit, anėtarėt e kryesisė dhe tė kryetarit tė kuvendit e, deri te rasti i fundit, pėrcaktimi i kandidatit pėr president tė Kosovės.
Tė gjitha kėto vendime tepėr tė rėndėsishme, deri mė tash janė mjaftuar vetėm nė suazat e kryesisė dhe asnjėri prej kėtyre nuk ka kaluar nė Kėshill tė Pėrgjithshėm. Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, askush as nuk ka reaguar deri mė tash (madje as unė vetė si anėtar i kėtij Kėshilli) mendoj publikisht, anise nė strukturėn e partisė sipas hierarkisė, kjo ēėshtje ka mund pėr t'u biseduar, siē e kam biseduar dhe unė por, rezultati ka munguar.
Askush deri dje nė LDK nė kėto dy vite nuk e ka kėrkuar Kėshillin e Pėrgjithshėm pėr t' u tubuar dhe pėr ta vendosur njė ēėshtje me rėndėsi tė madhe politike jo vetėm pėr partinė po, edhe pėr vetė Kosovėn.
NUk e ka kėrkuar pėr fat tė keq, as akademik Nexhat Daci e, as Forumi i Rinisė IiLDK sė e, lėre mė dikush tjetėr qė sot na e pėrkujton se qenka edhe njė organ mė I lartė se kryesia e LDK sė, njė organ qė paska mundėsi pėr t' I ndryshuar dhe anuluar vendimet e kėsaj kryesie, madje edhe kryesinė vetė.
vazhdim
|
|
|
04-03-06, 13:59
|
#14
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Pėrse ndodh kjo tash
Thėnė drejtė, sepse dikush nuk ėshtė I kėnaqur me vendimet e kryesisė sė partisė.Dhye, e kėrkon tash si "xhoker" Kėshillin e Pėrgjithshėm, qė, pėr mendimin tim, ėshtė organ krejtėsisht i djegur tashmė, me vetė faktin se pėr dy vite, nė gjithė kėto procese tė mėdha politike pėr Kosovėn , nuk ėshtė tubuar asnjėherė, nuk ėshtė pyetur asnjėherė, nuk ka vendosur pėr asgjė, asnjėherė dhe, tash, pse ka nevojė tė thirret e tė tubohet? Pėr ta bėrė edhe mė llugė? Apo pėr t'i ndarė nė taborre, kush nė kėtė krah apo kush nė atė krahė? Dhe, ē' ėshtė mė e keqja, pėr t' u thirrur secili nė emrin e Rugovės, nė realizimin e njė qėllimi qė nė esencė mund tė jetė krjetėsisht personal?
Unė, pikėrisht tash mendoj se, nuk ekziston fare kjo nevojė. Meqė, kjo trandje e partisė duhet me mbetė dhe me u mbyll nė suazat e kryesisė sė partisė, tė cilėn, e deshėm apo nuk e deshėm , vetė e kemi legjitimuar, edhe me heshtjen tonė dhe, qė nga viti 1998, duke e harrnuar krejt nė mėnyrė jostatutare me 2004, ia kemi vazhduar jetėgjatėsinė.
Ajo kryesi, e tillė ēfarė ėshtė, e ka rastin dhe nderin pėr ta respektuar programin e partisė dhe statutin e saj. Nė ēėshtjet pėr tė cilat nuk ka koncenzus, mund ta pėrdorė mekanizmin e votės. Gjėrat pėr tė cilat, nė formė propozimi e jo vendimi, duhet me I bartė nė Kuvend, duhet t'i bartė pėrmes Grupit tė saj parlamentar, me kėrkesėn qė t' ia votojnė, gjė qė s' mund t'i detyrojė deputetėt.
Ndėrsa, detyrėn kryesore, pėr mua, e ka pėrgatitjen e zgjedhjeve nė parti, nė njė afat sa mė tė afėrt kohor dhe, pėrmes mekanizmit zgjedhor dhe, mbi tė gjitha tė votės sė lirė e jot ė stupcit dhunues apo ryshfetit, tė garojnė kush tė dojė, burrėrisht e ndershmėrisht dhe, nė frymėn e atij qė po e pėrflasim mė sė shumti, Presidentit tonė historic.
Deri sa tė ndodhin zgjedhjet nė parti, kryesia mund ta pėrdorė mandatin e saj nė pajtim me statutin e partisė dhe, amanetet e Rugovės, duke e ruajtur mbi tė gjitha, frymėn pavaresiste tė saj, demokracinė pėr tė cilėn ka gjakuar dhe sakrifikuar shumė, tolerancėn e mirėkuptimin si virtytet mė tė mėdha tė kėsaj demokracie. E, kuptohet edhe atė miqėsine e pėrhershme me SHBA nė por, jo nė funksion tė realizimit tė apetiteve personale po, tė pavarėsisė sė Kosovės.
Nė pėrmbushjen e krejt kėtyre detyrave tė mėdha dhe , aspak tė lehta, ajo duhet tė hapet mė shumė me anėtarėsinė e saj, duke i neutralizuar presionet e grupeve tė caktuara tė interesit, nė ēfardo niveli qofshin ato dhe, grupet tjera pak mė tė padukshme apo tė dukshme qė, sorollaten nėpėr koridoret dhe zyrat e partisė me llojė llojė hekurash si nėpėr duar, brez apo edhe nė gjuhė.
Fryma dhe filozofia e Rugovės nė LDK asnjėherė nuk ėshtė identifikuar me presionin dhe, aq mė keq dhunėn, siē nuk ėshtė identifikuar as edhe me kundėrshtimin joparimor apo vendimin e njėanshėm.
Filozofia dhe fryma vepruese e Rugovės nė LDK, ka qenė afria, krijimi i hapėsirės pėr tė gjithė e, edhe pėr tė rinjtė sipas kualiteteve dhe vlerave po, mbi tė dhitha, ka qenė dhe mbetet hapėsira e paqes dhe mirėkuptimit pėr tė arritur nė qėllimin final, pėr tė cilin po them I se ėshtė afėr, pavarėsinė e Kosovės.
Le ta besojmė kėtė, le tė punojmė pėr kėtė dhe, nė kėtė mėnyrė nderojmė Rugovėn, Kosovėn po, edhe vetveten.
Gjilan, 3 mars 2006
|
|
|
04-03-06, 14:00
|
#15
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
KARAMBOLLI POLITIK NĖ KOSOVĖ
Ēka pas dorėheqjes sė Kryeministrit tė Kosovės dhe pas vendimit pėr shkarkimin e Keyetarit tė Kuvendit
3 mars 2006 /TN
Ndodhėn si nė filma: kryeministri dha dorėheqje, e nga kryetari i Kuvendit tė Kosovės kėrkohet dorėheqje pas vendimit tė kryesisė sė LDK-sė pėr shkarkimin e tij! E gjitha ndodhi brenda ditės! Brenda ditės u caktua edhe mandatari pėr formimin e qeverisė sė re, si dhe u caktua kandidati pėr kryetar tė Kuvendit!Brenda ditės Kosova mbeti pa qeveri dhe me njė kryetar Kuvendi tė kontestuar nga partia e tij. Ēfarė po ndodh me tė vėrtetė?
Rexhep KASTRATI
Kosova po bėhet njė vend shumė interesant dhe po ia kalon edhe vendeve me demokraci den baba den pėr sa i pėrket vakive politike. Nė asnjė vend tė botės nuk di tė ketė ndodhur qė nė tė njėjtėn ditė kryeministri tė japė dorėheqje, kurse kryetari i Kuvendit tė kontestohet, pėrkatėsisht tė mohohet nga partia e tij. Kjo ndodhi nė Kosovė, e cila pėr mė tepėr, ėshtė nė pėrmbyllje tė njė procesi politik qė ka tė bėjė me statusin e saj.
A mund tė merren si tė befasishme? Nėse kihen parasysh kritikat qė i janė bėrė qeverisė dhe kryetarit tė Kuvendit gjatė kėsaj kohe e mė herėt, nuk ėshtė pėr tu befasuar, por kur tė kihet parasysh mėnyra kaq e shpejt e kėtyre veprimeve, atėherė mund tė thuhet se po. Ėshtė kėshtu pėr faktin se kryeministri tashmė i dorėhequr, vetėm njė natė mė parė la tė nėnkuptohej se nuk e kishte ndėrmend tė jepte dorėheqje, kurse kryetari i Kuvendit pati njė mbrojtje fanatike, e nė raste edhe me debate tė ulėta nga deputetėt e partisė sė tij. Atėherė ēka po ndodh nė tė vėrtetė?
Fakti se edhe dorėheqja e kryeministrit u duk se ishte e imponuar, pasi kėtė e shfaqte si toni me tė cilin e kumtoi ai dorėheqjen, ashtu edhe pamja e tij, si dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės u gjend para njė vendimi tė kryesisė sė partisė sė tij pėr shkarkim, me kėrkesėn qė ai tė ofrojė vetė dorėheqjen, lė pėr tė kuptuar se kėto veprime kanė prapavijė tė fortė politiko-partiake. Kur them kėtė mendoj nė faktin tashmė tė bėrė publik sipas tė cilit AAK ka qenė e pakėnaqur me punėn e njeriut tė tyre qė drejtonte qeverinė e Kosovės, kurse kėtė pakėnaqėsi ndaj njeriut tė saj nė krye tė Kuvendit tė Kosovės, kryesia e LDK-sė e shfaqi me votimin kundėr tij, flet se gjithēka ėshtė imponuar.
Nėse ky imponim ka qenė thjesht vetėm nga partitė nė fjalė, kjo mund tė merret edhe si vendosje e autoritetit tė partisė kundruall njerėzve tė tyre rebelė, qė mund tė jetė shumė mirė, pasi qė si kryetari i Kuvendit, ashtu edhe kryeministri e pse jo edhe nė tėrėsi qeveria, shpesh kanė dhėnė shenja tė mospėrfilljes sė bazės partiake qė i ka emėruar dhe qė i ka zgjedhur.
Ėshtė folur shumė pėr njė afrim tė z. Daci me Hashim Thaēin, si dhe njė ftohje me Veton Surroin, kurse kryeministri i vendit ka vepruar shpesh i shkėputur nga baza e tij partiake. Por a ėshtė vetėm kjo arsyeja? Natyrisht se jo. Kur ėshtė fjala te trysnitė, duhet thėnė se bashkėsia ndėrkombėtare me shumė vėshtirėsi ka gėlltitur koalicionin LDK AAK dhe njė kryeministėr si Ramush Haradinaj. Bashkėsia ndėrkombėtare mė shumė ka pėlqyer njė bashkėqeverisje si nė mandatin paraprak. Nė kėtė drejtim trysnitė kanė qenė tė vazhdueshme.
Nė anėn tjetėr, raportet shpeshherė tė acaruara tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės me pėrfaqėsuesit specialė tė OKB-sė nė Kosovė, e kanė vėnė nė vėshtirėsi bashkėpunimin e institucioneve vendore me ato tė administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė. Tė gjitha kėto, sdo mend se kanė ndikuar nė dobėsimin e pozitave tė kryetarit tė Kuvendit dhe tė kryeministrit tė Kosovės.
Krah i gjithė kėtyre, natyrisht, janė bėrė edhe dy partitė opozitare PDK dhe Ora, e para me njė antipropagandė tė bėrė edhe nė bashkėsinė ndėrkombėtare, kurse e dyta me njė vajtim tė shpeshtė tė zyrtarėt e UNMIK-ut dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. PDK-ja, jo vetėm nė Kuvendin e Kosovės, jo vetėm nė mediat vendore dhe nė shtrirjen e saj territoriale, por edhe nė institucione ndėrkombėtare, nė media tė huaja dhe nė forume tė ndryshme, i ra shumė mė qafė qeverisė sė Kosovės, duke e paraqitur atė si tė paaftė dhe tė korruptuar.
Vizitat e shpeshta tė kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēit nėpėr botė, takimet e tij me pėrfaqėsues tė shteteve tė ndryshme, tė mbetura nė tė shumtėn e rasteve misterioze, duket se e kanė bėrė tė veten. Nė anėn tjetėr ankesat e shpeshta tė Veton Surroit nė drejtim tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės te UNMIK-u dhe te zyrtarėt e tjerė ndėrkombėtarė qė e kanė vizituar Kosovėn, pėr drejtim jodemokratik tė seancave tė Kuvendit tė Kosovės, ishin njė faktor shtesė nė dobėsimin e pozitave tė kryeministrit dhe tė kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės si te bashkėsia ndėrkombėtare, ashtu edhe tek vendėsit.
Tė gjitha kėto ndodhėn kėshtu, pėr shkak se dy partitė e koalicionit qeveritar: LDK-ja dhe AAK-ja, tė mbetur pa kryetarėt e tyre historikė: dr. Ibrahim Rugovėn dhe Ramush Haradinajn, edhe pse ky i fundit zyrtarisht ende kryetar partie, nė tė vėrtetė, u dukėn si anije pa timonierė, dhe tė cilat i drejtonte kushdo dhe si dėshironte, apo thėnė mė saktė, u krijua njė situatė ku ishte e lehtė tė rebeloheshe dhe tė punoje kokė mė vete.
Shikuar nga ky aspekt, mungesa de facto e drejtuesve tė tyre, kėto parti i vuri para njė rikonsiderimi tė identitetit tė vet: LDK-ja nga njė parti-lėvizje qytetare e politike, jepte shenja tė afrimit me rryma radikale-militariste, kurse AAK-ja nga njė aleancė partish marksisto-militariste, jepte shenja tė afėrsisė me koncepte qytetare demokratike.
Koalicioni LDK-AAK, nė kėtė mėnyrė, u bė koalicioni shumė interesant i dy partive me bazė tė ndryshme konceptuale, pse jo edhe ideologjike. Qėndrueshmėria e kėtij koalicioni u vė nė dyshim qė nė fillim, gjė qė ndikoi edhe nė punėn e qeverisė, por edhe tė vetė Kuvendit tė Kosovės.
Pėr ta mbajtur situatėn nėn kontroll, pėrveē kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, i cili nėpėrmjet kėtij koalicioni e realizoi dėshirėn e tij qė vendi tė kishte pozitė dhe opozitė, me ērast do tė krijoheshin kushte pėr njė debat politik dhe institucional, u kujdesėn edhe kryetari i Kosovės, akademik Nexhat Daci dhe kryeministri, Ramush Haradinaj, qė thėnė tė drejtėn, para se tė kishte miqėsi me Nexhat Dacin, pati takime me ndonjė kėshilltar tė kryetarit Rugova.
Situata mori tjetėr kahje kur Ramush Haradinaj dha dorėheqje marsin e vitit tė kaluar dhe nė vend tė tij erdhi Bajram Kosumi, i cili thėnė tė vėrtetėn, nuk arriti kurrė tė kishte autoritetin e Ramush Haradinajt, as nė qeveri e as nė parti. Me koncepte marksiste fillestare, qė gjatė viteve 90 ti moderojė dhe ti modelojė nė njė socialdemokraci gjysėmperėndimore gjysėmmoskovite, Bajram Kosumi pati shumė vėshtirėsi nė krijimin e njė imazhi tė njė burrėshteti modern dhe tė tipit perėndimor.
Prandaj ishte shumė e lehtė qė tė kritikohej. Kritika qė iu bė pėr kthimin nga Turqia pėr tu takuar me Kai Aiden, dhe paaftėsia pėr tu mbrojtur si duhet, e zbehu shumė edhe atė troh autoritet qė kishte. Ai kurrė nuk diti ta pyesė Hashim Thaēin se nga po i merr gjithė ato para qė tė bėjė udhėtime aq tė shpeshta sa nuk bėnte as gjithė administrata shtetėrore e Kosovės marrė sė bashku me atė tė UNMIK-ut dhe nė kėtė mėnyrė tė lehtėsonte barrėn e kthimit tė tij nga Turqia.
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:42.
|
|