Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-03-06, 13:00   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim KULUMBRI emėr SHPENDI dhe SHKURRE nė gjuhėn shqipe

Shtresime latine – romane, pėr emrin e shkurres dhe tė shpendit Kulumbri nė gjuhėn shqipe
29 mars 2006 /TN

Dr.
Skėnder
GASHI - Vjenė (Austri)
Pėr pėrgjithėsisht i pranuar si huazim nga fjala latine palumbes „pėllumb i egėr” zool. cŏlumba vlen fjala pullumb / pėllumb e shqipes, e cila nė asnjėrin nga dy kryedialektet e shqipes dhe as nė asnjė idiomė krahinore apo trevė mė tė ngushtė tė hapėsirės etnolinguistike tė shqiptarėve nuk ka ndonjė dubletė, pėrkatėsisht ndonjė korelat shqiptar. Mirėpo, po nga burimi latin apo roman, njė fjalė tjetėr e cila nė shqipen nuk e shenjon drejtpėrdrejt pėllumbin, porse njė shkurre - frytet e sė cilės mbase i ha pėllumbi apo ndoshta ngjyra e fryteve tė asaj shkurrje ėshtė e krahasueshme me ngjyrėn e puplave tė pėllumbit - ka hyrė nė gjuhėn shqipe edhe njė herė tjetėr (mė heret apo mė vonė se fjala pullumb / pėllumb, pėr kėtė sh. mė poshtė). Me kėtė rast kemi tė bėjmė me emrin kulumbri, -a pėrkatėsisht kulumri,-a bot. Prūnus spinosa tė shkurres sė familjes sė kumbullės.

Nė hapėsirėn e dialektit gegė, pėrkatėsisht nė tė gjitha idiomat gege tė Kosovės, emri i kėsaj shkurrje ndeshet nė variantet: kulumri e therrė kulumrije, [sipas Shefki Sejdiu: Fjalorth Etnobotanik i Shqipes, Prishtinė, 1984, fq. 190] ndėrsa nė pjesė tė tjera tė kėsaj hapėsire dialektore si psh. nė Malėsi tė Madhe, kjo fjalė del nė trajtėn kulimėri [N. Gazulli, Fjalorth i Ri, Fjalė tė rralla tė pėrdoruna nė Veri tė Shqipnis, Tiranė 1941, fq.223 e ka shėnuar kėtė emėr si kulmri dha kulmėri,-ja me emrin gabim tė sistemaizimit botanik Crathaeus oxacantha dhe sqarimin se gjermanisht e quajnė Weisdorn. Kėshtu, Weisdorn, gjermanisht i thonė murrizit e jo kulumbrisė]; nė Fushė - Krujė si kulmri;nė krahinėn e Matit si kulumbri e kulumri; nė Kurvelesh e nė Tropojėsi kulumbri e kulumri, ndėrsa nė arealin e toskėrishtes del nė trajat kullumbri; kullumbridhe e kullumbrinė (tek shqiptarėt nė Kalabri) dhe kumlėri e kumri (nė Selit’ e Vogėl tė rrethinės sė Tiranės dhe nė vetė Tiranėn).[ Sipas Ilia Mitrushi, Drurėt dhe shkurret e Shqipėrisė, Tiranė, 1965, fq.148].
S’ka dyshim se trajta kulumri, -a e kėsaj fjale ka dalur nga kulumbri si rezultat i fenomenit tė njohur tė reduktimit tė togut bashktingullor -mb- nė dalektin gegė nė -m- (khs. sa pėr shembull: geg. mjell pėr mbjell; mush pėr mbush; shkrum pėr shkrumb, shkumė pėr shkumbė etj.) Ēėshtja qenėsore nė kėtė mes ėshtė koha e depėrtimit tė kėsaj fjale nė shqipen. Zgjidhja e kėsaj enigme mund tė kėrkohet mbase tek pararendėsit ilirė, pėrkatėsisht dardanė tė shqiptarėve tė periudhės sė para invazionit sllav tė Dardanisė. Pikėnisje e kėtij hulumtimi do tė mund tė ishte mbase emri Kolubara i lumit nė Serbinė lindore. Kjo nė rend tė parė pse psh. dijetari bullgar Ivan Duridanov ka dėshmuar se emri Kolubara i lumit tė Serbisė lindore nė rrethina tė qytetit tė Valjevo -s ėshtė me prejardhje ilire. Ky dijetar bullgar i nxjerr pėrfundimet: „1. Ilirėt ishin banorėt mė tė vjetėr tė kėsaj treve. 2. Nė kohėn e dyndjes sė sllavėve nė tokat nė lindje tė Danubit e tė Savės - rreth fundit tė shek. 5 - popullata ilire i ishte nėnshtruar njė procesi tė fortė tė romanizimit, gjė qė vėrtetohet nga trajta e paravenduar e kryeherėshme Kolubara si Kolumbar(ia) e lumit kryesor tė regjionit dhe 3. Pas vendosjes sė sllavėve (serbėve) nė regjionin e Kollubarės, kėta pjesėrisht i morėn emrat ilirė tė lumenjėve dhe pjesėrisht sajuan emėrtime tė reja sllave . Rrethana qė emrat ilirė tė 9 lumenjėve janė ruajtur deri nė ditė tonat, sqarohet me rrethanėn e njė bashkėjetese shumėvjeēare tė sllavėve me ilirėt e romanizuar, tė cilėt porse ishin shkrirė plotėsisht”[ sh. Ivan Duridanov, Illyrische Flussnamen in Serbien, nė Balkansko ezikoznanie / Linguistque balkanique VI, Sofia 1963, fq. 117.]. Duridanov paravendon se trajta e kryeherėshme, ilire, e emrit tė kėtij lumi do tė ketė qenė Katabara qė nė ilirishten do tė jetė reflektuar nga ieur.*Kolobara. Dijetari bullgar vėren mė tej se sikur ky emėr tė ishte zhvilluar sipas ligjeve fonetike tė sllavishtes, atėherė do tė duhej pritur njė trajtė Kolobara. Trajta sllave (Kolubara) ka dalė, sipas Duridanov -it, me ndėrmjetėsimin e gjuhės sė popullatės romane tė kėsaj pjese tė hapėsirės gjuhėsore tė ilirishtes.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-03-06, 13:02   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Ky paravendon se, si rezultat i etimologjisė popullore,: „Nėn ndikimin e romanishtes trajta ilire Kalabara u ndryshua sė pari nė Kolumbar(i)a, thuase kjo na paska qenė njė trajtė shumėsi e latinishtes columbarium” „(i,e) pėllumbave”.[poai, poaty, fq. 101 - 104.] Nė tė mirė tė kėsaj hipoteze Duridanov e sjell rrethanėn qė emra vendesh qė e kanė prejardhjen nga lat. columabrium dėshmohen nė hapėsirėn gjuhėsore romane si psh. nė Francė Colmar (njė zhvillim i Columbarium); nė Italinė Veriore, pėrkatėsisht nė friulishten, Colombąr, Colombąra si edhe nė venecianishten Colombąra.

Kėtyre unė po ua shtoj edhe mbiemrat e dėshmuar gjithandej nėpėr Francė duke filluar qė nga viti 722 e deri nė shek. 13: Colomars, Colombe(s), Colombelles, Colombey, Colomier(s), Colombičre, Columbičs, Columbotte dhe Collumberum, Columbarensi, Columbaris, Colombe, Columbeium, Columbarium,Columbario, Columbey,Columbei Columbarius,, Columbarios, Columbaria, Columberium, Columbaria, Columberiis etjdhe Columba, de Columbis. Tė gjithė kėta emra autorėt e kėtij fjalori i nxjerrin nga lat. shm. columbarium fr. pigeonnier „pėllumb i voėl, zog pėllumbi”prej nga rrjedh fem. columbaria.[ khs.A. Dauzat et Ch.
Rostaing, Dictionaire des noms de leiux de France, Librairie Larouse, Paris 1963, fq. 201.].Mua mė duket se trajta romane Columbarium do tė ketė qenė njė emėrtim sintagmatik X + columbarium nė kuptimin „X + i pėllumbave”. Se edhe nė Gadishullin Ilirik, pėrkatėsisht tė Ballkanit kishte emra vendesh tė sajuar nga emri i pėllumbit e tregon edhe emri i malit Pelister nė Maqedoni pėrkatėsisht nė Bullgarinė e Jugut i cili [sipas I. Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 711] rrjedh nga greq. e mesme pėrkatėsisht bizantine περιστερά „pėllumb”. Nga trajta romane *Kolumbar(i)a u zhvilluan mė vonė trajtat sllave Kolbara e, mė tej, Kolubara - sqaron dijetari Duridanov. Duke e shkokluar kuptimin e mirėfilltė tė emrit tė kėtij lumi, autori ynė e lejon mundėsinė qė kuptimi i kryehershėm i emrit ilir *Kalabara tė kėtij lumi tė ketė qenė „Lumė i errėt; i zi”, kuptim qė ndeshet edhe tek emri sllav Tamnava - siē quhet njė degė e madhe e Kollubarės.[ Duridanov, poaty, fq. 101 - 104] Nė dritėn e trajtės sė rikonstruktuar *Kolumbar(i)a e cila do tė ketė dalė si rezultat i etimologjisė popullore tė popullatės romanishtfolėse duke e interpretuar emrin ilir *Kalabara jo nė kuptimin e tij tė mundshėm tė mirėfilltė „lum i errėt; lum i zi” porse sikur ai tė kishte diē tė pėrbashkėt me lat. columbarium „i, e pėllumbave”; nė dritėn e ekzistimit nė hapėsira nė tė cilat fliten gjuhė bija tė latinishtes tė emrave tė vendeve Colmar, Colombąr e Colombąra e tė shumė mbiemrave (sh. mė lart) rezulton qė emri kulumbri / kulumri i shkurres, pėr tė cilėn po bėhet fjalė nė kėtė skicė, ėshtė njė huazim i shqipes nga lat. cŏlumba „pėllumb; vidė” i cili, nė shqipen nuk ka hyrė nė funksion tė emėrtimit tė pullumbit nė pėrgjithėsi, porse ėshtė ruajtur vetėm nė funksion tė emėrtimit tė shkurres kulumbri, -a bot. Prūnus spinosa. Aspekt me rėndėsi nė kėtė mes ėshtė motivimi semantik i emėrtimit tė shkurres kulumbri / kulumri. Mė duket se ka arėsye qė kėtu tė paravendohetqė ilirėve tė romanizuar pėrkatėsisht folėsve tė romanishtes, pėr shkak tė mungesės sė vazhdimėsisė sė folėsve tė ilirishtes tė cilėt do tė jenė romanizuar apo do tė jenė vėrshuar nga romanė tė Dakisė tė cilėt nė shek. 10 zbritėn nė kėtė pjesė tė Ballkanit, pėrkatėsisht nė rrjedhėn e poshtme tė Danubit, pėr motiv bazė tė emėrtimit do t’u ketė shėrbyer nocioni i pėllumbit si motivim pėr t’i emėrtuar frytet e shkurres kulumbri (edhe) me tė cilat ushqehet pėllumbi. Dhe, pikėrisht nga pararendės tė romanizuar tė tyre apo nga popullata romanishtfolėse shqiparėt do ta kenė marrė e vazhduar emrin e kėsaj shkurrje.

Kjo sepse sikur nė shqipen tė kishte hyrė njė leksem columba pėr pėllumbin, atėherė pėr nė shqipen do tė pritej qė emri i shkurres tė dilte njė emėr dypjesėsh si psh.
*X +e kolumbit. Korrektėsisė sė paravendimit se fjala latine cŏlumba nuk ka hyrė nė shqipen si fjalė mė vete dhe pikėrisht jo si sinonim i fjalės pullumb / pėllumb do t’i ndihmonte edhe vetė arqitektura e fjalės, pėrkatėsisht ruajtja e saj nė shqipen nė njė trajtė nė tė cilėn prapashtesa latine –arium ėshtė tjetėrsuar krejt pak, pėrkatėsisht ruajtja e formantit roman tė fjalės latine cŏlumba. Rrethana qė do tė ketė ndodhur pikėrisht kėshtu e lė tė hapur shtegun edhe pėr paravendimin se nocioni pullumb nga latinishtja hyri pra dy herė nė shqipen: njė herė nga lat. palumbes pėr ta shenjuar „pėllumbin e egėr” dhe herėn tjetėr nga lat. cŏlumba vetėm si emėr shkurrje i motivuar me pėllumbin qoftė pėr ngjyrėn e ngjashme tė frytit tė shkurres me ngjyrėn e puplave tė pėllumbit apo pse frytet e kėsaj shkurrje i ha pėllumbi. Edhe kjo veēori e emrit tė shkurres sonė flet nė tė mirė tė paravendimit se ky ėshtė njė huazim mė vete i shqipes nga latinishtja, pa mbėshtetje tek huazimi tjetėr i mėparshėm apo i mėvonėshėm pullumb, pėllumb. Duket se shqipfolėsit nuk do tė mund ta kenė marrė emrin e kėsaj shkurrje nga romanė tė vendosur nė rrjedhėn e poshtme tė Danubit, pėrkatėsisht nga aromunėt, sepse nė rumanisht nga latinishtja ka hyrė vetėm varianti palumbes „pėllumb i egėr” qė nė kėtė gjuhė ka dhėnė: porumbel „pullumb” e porłmb. Kjo e fundit i ka nė rumanishten kuptimet: 1. „pullumb”; 2. „kulumbri” zool Streptoelia decaocto / Columba risoria pėrkrah tė cilit pėrdoret edhe emri sintagmatik porumbel pestriţ „pėllumb i larėm” dhe 3. „kulumbri” bot. Prunus spinosa khs. sa pėr shembull formimin me prapashtesėn sllave –ište: parumbişte „shpendi kulumbri, kumri” nė dakorum., arom. dhe meglenorum, ndėrsa nė kuadrin e vendit tė rumanshtes nė rrethin e gjuhėve romane khs. formimin ital. palumbaru dhe dakorum. porumbar.[sh. Rosetti, Al. : Istoria limbii romāne e la origini pīnă in secolul al XVII-lea, Bukuresht, 1968, fq. 325, 590]. Kėsaj rrethane duhet shtuar edhe faktin se nocioni i shkurres i dalur nga lat. columba(rium) nuk pėrdoret nė rumanishten pėr ta emėrtuar edhe shpendin kulumbri; kumri.(pėr kėtė sh. mė poshtė)
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-06, 13:05   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Areali gjeografik i shtrirjes se fjalės kulumbri / kulumri nė gjithė hapėsirėn etnolinguistike tė shqipes sikur e anulon edhe mundėsinė qė kjo tė ketė depėrtuar nė shqipen nga popullata romane e qyteteve tė Drishtit, Ulqinit, Tivarit nė tė cilat kishte njė bashkėjetesė midis romanėsh e shqiptarėsh. Pėr shkak tė mungesės sė shkrimeve nė gjuhėn shqipe tė kohėve mė tė mugėta, dėshmitė mė tė vjetra tė pranisė sė kėsaj fjale latine ndėr shqiptarė i ndeshim vetėm nė funksion mbiemrit familiar tė disa qytetarėve tė vendbanimeve qė dėshmohen nė Kadastrin venecian tė Shkodrės tė viteve 1416 – 1417 khs. mbiemrat e banorėve: Stefano Palombi nė katundin e quajturGleros; Nicola Columpsa, banor i katundit San Serzi (Shėn Sirgji?); Pali Columpsa, banor i katundit Trompsi grandi - Trumshi i Madh ?; Andrea Columpsa - banor i katundit Tusani dhe Martin Columpsa banor i kat. Varsi. [khs. Skadarski Zemljišnuik od godine 1416, Priobćio u sjednici fiologičko-historičkoga razreda jugoslavenske akademije znanosti i umjetnosti dne 10. studenoga 1881, Pravi član SIME LJUBIĆ, nė STAINE, JAZU, Knj. XIV, Zagreb 1882, fq. 42, 47, 51, 52.] Regjistrimi i kėtyre mbiemrave nė njė kadastėr venecian bėn tė shihet, mė parė se ndonjė pėrkthim roman (qė mund tė hetohet fort rrallė apo asnjėherė) i ndonjė emri Pėllumb tė shqiptarėve, pėr emėr i qytetarėve shqiptarė tė romanizuar apo tė romanėve tė mirėfilltė tė kėtij qyteti. Fundja, murgu Brocardus i ngarkuar pėr t’i inkuadruar shqiptarėt e besimit tė kirishter tė ritit romak nė kryqėzata kundėr Serbisė shkizmatike, banorėt e qyteteve Kotorr, Ulqin, Shas, Shkodėr e Drisht i i quante nė vitin 1332, mbase pa tė drejtė, pėr romanė. [Kėtė ide e pėrqafoi, pėr mendimin tim, kallėp - pa e pas shestuar kėtė temė mė githanėshėm, edhe I. Popović i cili nė punimin e tij : Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 709 shkruantese „PėrDalmacinė dhepėrShqipėrinė kjo ėshtė krejteqartė, sepsekėtuuruajtedhepėrnjė kohė tė gjatė njė popullatė edendurromane e cila dėshmohet bollshėm nėpėr burime: nė Dubrovnik flitej edhe nė shek. 15 edhe romanisht dhe pikėrisht njė idiomė romane e cila nuk ishte importuar nga Italia por qė, bashkė me rumanishten qė flitet largė nė lindje, mund tė vlejė pėr si gjuhė romane-ballkanike”] Ky shkruante: „Nė tė mirė tė pushtmit lehtė tė mbretėrisė pėr tė cilėn po flas shkon edhe rrethana se: aty janė dy popullata, pėrkatėsisht shqiptarėt dhe latinėt tė cilėt kėmbėngulin nė besimin e tyre, ritin dhe dėgjueshmėrinė karshi kishės sė Romės. Nė pėrputhmėri me kėtė ata kanė kryeipeshkvė, ipeshkvė, abatė, njerėz rregujsh dhe klerin laik tė rangut tė ulėt. Latinėt kanė 6 qytete me ipeshkvė: sė pari Tivarin, selinė e kryeipeshkėvit, pastaj Kotorrin, Ulqinin, Shasin, Shkodrėn, Drishtin; kėto qytete banohen vetėm nga latinėt, popullata pėrjashtė qyteteve pėrbėhet nė gjithė dioqezėn nga shqiptarėt. Ka edhe katėr qytete tė shqiptarėve, pėrkatėsisht Pulti i Madh, Pulti i Vogėl, Sabbate (SG. Sapa ?) dhe Albanopolis (S.G.: Kruja), qė tė gjitha kėto (bashkė) me qytetet e pėrmendura tė latinėve i nėnshtrohen arqipeshkvit tė Tivarit si mitropolit dhe kishės sė tij. Dhe, sado qė shqiptarėt e flasin njė gjuhė krejt tjetėr nga latinishtja, i kanė nė pėrdorim shkronjat latine dhe i pėrdorin kėto nė tė gjitha librat e tyre. Pushteti i latinėve ėshtė pra i kufizuar nė rrethinat e qyteteve tė tyre. Jashtė qyteteve ata kanė, ē’ėshtė e drejta, vreshta e ara nė pronėsi tė tyre, porse asnjė kėshtjellė, asnjė katund ku do tė jetonin vetėm latinė.”[ khs. origjinalin: Hoc inter cetera facit ad dictum regnum facilius capiendum, quod sunt ibi due naciones, una videlicet Albanensium et alia Latinorum, qui omnes sub 483 fide, ritu et obediencia Romane Ecclesie perseverant1. Et secundum hec habent archeipiscopos, episcopos et abbates, ac inferioris status et gradusreligiosos et clericos seculares. Latini habent sex civitates cum suis episcopis: prima Antibarum, archiepiscopalem; deinde Chatarensem, Dulcedinensem, Suacinensem, Scutarensem et Drivascensem, quas quidem soli Latini inhabitant; populus vero earum sunt Albanenses in tota ipsarum diocesi extra muros. Sunt eciam Albanensium quator civitates, videlicet Polati Majoris, Polati Minoris, Sabatensis et Albanensis, que1 omnes cum predictis civitatibus Latinorum Anthibarensi archiepiscopo et ecclesie jure metropolito sunt subjecte. Et licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris”, Ky citat u nxor nga botimi Directorium ad passagium faciendum, nė Recueil des historiens des croisades, Documents arméniens II., III: Brocardus, Paris 1906 , fq. 367 - 517. I pėrcjellur me pėrkthimin gjermanisht sė pari u botua nga unė nė DARDANIA, Zeitschrift für Geschiche, Kultur und Information, Wien, 4/1995 fq. 36 - 51] Ky njoftim jashtėgjuhėsor e lė tė hapur mundėsinė qė tek mbiemrat Palombi e Columpsa tė qytetarėve tė Drishtit tė shohim qytetarė romanė ose shqiparė me mbiemėr tė romanizuar si rezulat i modės sė kohės apo romanė tė mirėfilltė jo porse kurrėsesi si dėshmi tė depėrtimit tė fjalės romane cŏlumba nė gjuhėn shqipe pėr si pjesė e leksikut aktiv tė saj. Sado qė apo pikėrisht pse kjo nuk ishte bėrė pjesė e fondit aktiv tė leksikut tė shqipes, nė kėtė burim kėtė fjalė e gjejmė vetėm nė funksion tė mbiemrit familiar dhe pikėrisht nė trajtėn latine, romane tė tij: khs. pėr kėtė edhe mbiemrin modern Kolombi nė qytetin e Shkodrės i cili do tė jetė pėrhapur si rezultat i migrimeve tė mėvonėshme brendashqiptare.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-06, 13:06   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Se kjo fjalė ka hyrė nė shqipen nė periudhėn e para ngulitjes sė sllavėve nė Ballkan, jo nė kuptimin e pėllumbit por vetėm tė shkurres kulumbri nga fjala latine columbarium e popullatės ilire tė romanizuar e tregon mbase nė rend tė parė mungesa e kėsaj fjale latine nė serbishten e nė bullgarishten. Nė kėto gjuhė, shkurrja kulumbri nuk ka ndonjė emėrtim tjetėr pėrpos shprehjes vetėm me nocionin trn „therrė” khs. pėr kėtė serb. kroat. trnina;[ sipas Gustav Šamšalović, Njemačko - hrvatskosrpski rječnik, Zagreb, 1968, fq. 822.] rus. klaljuēaja, tjorn. [sipas Ilia Mitrushi, Drurėt dhe shkurret e Shqipėrisė, Tiranė, 1965, fq.148.] bullg. trănka.[ sipas Rumănsko - bălgarski rečnik / Dicţionar romān - bulgar, Sofia - Bucureşti - 1972, fq. 309] tė cilėt emra e shenjojnė shkurren Prunus spinosa. Nocionin therrė tė kėtij emri e pėrmbajnė si pjesė tė dytė, pėrshkruese, edhe gjerm. Schlehdorn, [Sipas Ilia Mitrushi, Drurėt …, fq. 148] Schlehenstrauch „shkurre e kulumbrisė” e Schwarzdorn [sipas Der große Brockhaus, Bd. 15, Leipzig 1933, fq. 194] „therrė e zezė” dhe nėnvarianti kosovar therrė kulumrije i shėnuar vetėm nė tri katunde tė krahinės sė Llapit.[ sipas Sh. Sejdiu ..., Fjalorth etnobotanik ..., fq. 190]

Ėshtė pėr t’u vėrejtur qė as nė rumanishten nuk qenka huazuar fjala latine columba sepse as nė kėtė gjuhė nuk ka njė emėr tė veēantė pėr shkurren e kulumbrisė qė do ta kishte pėr bazė latinizmėn columba, sepse nė rumanishten kjo shkurre quhet me emrin e pullumbit, pėrkatėsisht porumb.„pėllumb”. Ndryshe qėndron puna nė gjuhė tė tjera romane. Kėshtu, nė frengjishten kjo shkurre quhet Prunier épinieux (Prunellier) „Trup kumbulle” dhe nė italishten Prugnolo dhe qė tė dyja lidhen me lat. prunum; „fryti i kumbullės” dhe prunus - „druri i kumbullės” angl. Blamkthorn.
Kjo fjalė e latinishtes do tė ketė hyrė nė shqipen ndoshta krahas me fjalėn palumbes „pėllumb i egėr” sepse zhvillimi fonetik qė e ka pėsuar kjo fjalė ėshtė nė pėrputhje me reflekset shqiptare tė zanoreve tė patheksuara tė latinishtes. Pėrkitazi me reflektimin e o -sė sė patheksuar latine tė huazimeve tė shqipes ka dy mendime tė ndryshme. Sipas A. Thumb o -ja pastonike e latinishtes reflektohet nė shqipen rregullisht nė u : khs. lat. lepore(m) shq. lepur; lat. dracone(m) shq. drangua dhe lat. daemōn e greq. daķmon shq. geg. djemėn.

Mbi bazėn e shembujve qė mė vonė kishin sjellur dijetarė tė tjerė, N. Jokl e relativizonte kėtė qėndrim tė Thumb -it dhe konstatonte se tė gjitha zanoret e patheksuara latine po u reflektuakan nė shqipen (edhe) nė -ė. [Norbert Jokl,: Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen, Berlin, 1923, fq. 18 - 19] Jokl -i sjell pėr kėtė edhe shembujt: lat. cónsocer shq. krushk, fjalė e zhvilluar pėrmes shkallėve tė mundshme *kushkr, pėrkatėsisht *kushkėr; lat lepore(m) shq. lepur e lepėr dhe lat. palumbes shq. pullumb e pėllumb. Sido qė tė jetė, derisa pėr lat. palumbes nė shqipen ka lėkundje pėrsa i bie reflektimit si u e si ė tė vokalit latin a tė patheksuar, tek kulumbri / kulumri e kemi refleksin -u si tek shembujt qė i sillte A. Thumb tė cilėt, po qe se ky autor ka tė drejtė, do tė ishin gjithsesi karakteristike pėr fonetikėn e shqipes shumė kohė para ardhjes me dhunė tė sllavėve nė Dardani e nė pjesė tė tjera tė banuara nga „ilirėt e mirėfilltė” dhe nga ilirė tė tjerė. Njė mundėsi e sqarimit tė mungesės sė dėshmar tė kėtij kalimi do tė gjendej tek njė trajtė *kolumbri e cila nė tė folmen dialektore tė shqiptarėvė tė Dardanisė antike do tė ketė kaluar nė kulumbri - kulumri.
I pandashėm me emrin kulumbri / kulumri tė shkurres ėshtė mbase emri homonim i shpendit kulumbri, -a / kumri,-a zool. Streptoelia decaocto [Sistematizimi sipas botimit gjermanisht Atlas der Vogelwelt nga bot. Unipart Verlag GmbH, Remseck bei Stuttgart, 1994, fq. 137 tė librit anglisht tė botuar nga Sir Peter Scott e tė tjerė] qė gjermanisht po u quajka Türkentaube „pėllumb i turqėve”. Nė gjermanishten pėr kėtė shpend ka edhe njė emėr tjetėr pėrkatėsisht Lachtaube (kėtu me emrin e sistematizimit zool. Columba risoria).[sipas Gustav Šamšačović, Njemačko-hrvatskosrpsik rječnik, Zagreb, 1968, fq. 643] Nė fjalorin shqip - gjermanist tė Buchholz - Fiedler - Uhlisch,[ Khs. Wörterbuch albanisch-deutsch, Langenscheidt, Leipzig-Berlin etj., 1993, fq. 260] emri i kėtij shpendi ėshtė shėnuar nė variantet kulumbri,-a dhe kumri, -a (pa emrin e sistematizimit zoologjik) dhe ėshtė barazuar me korrespondenten gjermane Lachtaube. Nė Fjalor i gjuhės shqipe [bot. Instituti i Shkencavet, Sekcioni i Gjuhės e i Letėrsisė, Tianė 1954, fq. 248] dhe Fjalor shqip-greqisht, [autor Niko Gjini, Tiranė 1971, fq. 216] kulumbri quhet shpendi kumri,-a; nė qytete tė Kosovės kumria quhet edhe gugutkė, ndėrsa nėpėr katunde edhe gugujsuf. Nė asnjėrin nga fjalorėt e mėsipėrm nuk jepet emri i sistematizimit zoologjik i kėtij shpendi e as nuk ėshtė marrė si njėsi mė vete emri kulumbri i shkurres. Kulumbria / kumria po u kosideruaka shpendi mė i ri nė Europėn Juglindore. Ky shpend paska ardhur kėndej nė fillim tė shek. 20 nga Azia sė pari nė Bullgari. U shumėzua shumė shpejt, me shpejtėsi prej ere, dhe sė shpejti e populloi gjithė kontinentin e Europės. Nė vitin 1955 ky shpend arriti edhe nė ishujt britanikė. Nė Gjermani paska arritur nė vitet ’20 tė shekullit 20. Shkaku kryesor i pėrhapjes kaqė shpejt ėshtė se ky shpend ēel nga dy zogj 4 - 6 herė nė vit. Strofullin e bėn edhe nėpėr drunj halorė dhe ushqehet me korra frytesh dhe me drithėra, [Sipas Atlas der Vogelwelt ... fq. 137] mbase pra edhe me kokrra tė drizės kulumbri,-a.

Nė drtėn e kėtyre tė dhėnave tė besueshme jashtėgjuhėsore mund tė pohohet me plotė gojė qė emri kulumbri, kumri i kėti shpendi ėshtė njė emėr i ri pėr njė shpend tė ardhur rishtaz (edhe) nė hapsirėn etnolinguistike tė shqipes me emrin tanimė tė njohur tė shkurres kulumbri. Emėrtimi i shpendit, kėshtu mė duket mua, do tė jetė motivuar ose nga ngjashmėria e ngjyrės sė fryteve tė shkurres apo pse edhe shpendi kulumbria, si edhe pėllumbi, pėllumbi i egėr e ndonjė tjetėr shpend ushqehet (edhe) me frytet e kėsaj shkurrje.
Nga sa di deri sot, nė asnjėrėn nga gjuhėt sllave tė Ballkanit emri i shpendit kulumbri, kumri nuk lidhet me emrin e shkurres kulumbri: nė tė gjitha kėto gjuhė emri i kėsaj shkurrje ėshtė i motivuar me therrė, drizė, ndėrsa shpendin e quajnė bullg. carevica; serb.e kroat grlica kumrija. Kjo qė u tha mė parė ka mundėsi tė vlej edhe pėrkundėr paravendimit qė nė serbishten e nė sllovenishten e re ėshtė dėshmuar apelativi kolobar lat. circulus, orbis „rreth, rruzull” dhe folja kolobariti, kolobarim „sillem rrotull, lat. circulo, rotundo, bėj rreth circulum facio” pėr tė cilėn Duridanov thotė se „sigurisht qė nuk janė fjalė ilire”, por qė lidhen me lat. columbarium me tėrrnim kuptimi si „kafaz pöllumbash”, vend nė tė cilin pėllumbat sillen rretherrotull; qė fluturojnė nė rreth”dhe nė pėrgjithėsi „rreth”.[ Illyrische Flussnamen in Serbien ..., fq. 105] Vetėm variantet rumune porłmb, porumbel pestriţ eparumbişte janė semantikisht diē mė tė afėrta me shqipen, pėrkatėsisht janė emėrtime tė kėtij shpendi qė lidhen me nocionin e pėllumbit porumb nė pėrgjithėsi, por qė kėshtu: porumb emėrtohet edhe shkurrja e kulumbrisė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-03-06, 13:07   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Varianti kumri,-a i shqipes, i cili ndeshet edhe nė gjuhėt sllave tė jugut (khs.) pėrkatėsisht nė serbisht, kroatisht e nė tė folmen sllave tė boshnjakėve rrjedh nga turq. kumru e kjo nga arab. Qumriyä.[ sipas Abdula Škaljić, Turcizmi.u srpskohrvatskom jezikzu, Sarajevė, 1966, fq. 425] Nėpėr tė folme kolale tė Kosovės dėgjohet edhe varianti gugutktė dhe guguisuf. Kur po e ndiqte etimologjinė e fjalės gugaēe dhe varaianteve tė tjera tė saj pėr kumrinė zool. Streptopella risoria dhe nėnllojin esaj zool. Columba palumbus prof. E. Ēabej nuk e mori pėr tė vyeshėm mendimin e G. Myer -it sipas tė cilit varianti gugaēe i emrit tė kėtij shpendi mund tė afrohet me fjalėn onomatopeike serbe/kroate gugutati „me gungatė pėllumbi”: (khs. serb., kroat. gugutka e grgutica) porse si kėtė sinonim ashtu edhe ato guguēkė, gugush,-e, gugaqe, gugeshė i merr pėr formime shqipe nga thirma onomatopeike gugu e pėllumbit.[sh. Studime etimologjike nė fushė tė shqipes, IV, Dh -J, Tiranė 1996, fq. 301][1] Variantin kosovar guguisuf e konsideroj poashtu pėr formim tė mundshėm onomatopeik tė motivuar e tė mbėshtjellė me kallėzimin popullor se ky shpend kur po kėnduaka nė tė vėrtetė po e vajtuaka tė vėllanė Isufin (!). Ky variant do tė ketė dalur mė parė si rezultat i dėgjimit tė tė kėnduarit tė pėllumbit si guguisu.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.