I sinqertė me tė gjithė.
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
|
Meditime
MENDIME TĖ TRAZUARA
Emigrimi i netėve pafund, net e ashtuquajturat tė mia ėndėrrime. Ecejake dhe rropatje pa asnjė dyshim nė meditimet mė tė errėta qė mund tė bėhen. Pėrsėri errėsira shfaqet nėn kėmbėt e mia. Kėrkoj tė gjej dritėn, por fundi tunelit akoma s’i ka ardhur. Shumė e gjatė kjo rruge, thua s’do tė pėrfundojė kurrė. Mendime tė trazuara sa herė qė njeriu mundohet tė kuptojė veten me gjuhėn e tė tjerėve. Ajo ēka realiteti na pėrplas nė fytyrė janė brejtjet e njėpasnjėshme tė ndėrgjegjes pėr atė ēka ka kaluar. Kurrė nuk arrijmė dot tė gjejmė vetveten, edhe pse mundėsitė qė na ofrohen janė aq tė shumta, por jemi ne ata tė verbėtit tė cilėt nuk shohin, e si rrjedhojė nuk dimė t’i shfrytėzojmė ashtu siē duhet. Ēdokush mundohet tė dėgjojė zėrin e sė vėrtetės. Ajo ėshtė aty, qėndron si njė shtatore e humbur nė ndėrgjegjen e gjithkujt, por aq edhe e gjallė e veshur me fytyrėn e realitetit. Askush s’mund ta mohoje ekzistencėn e saj, pavarėsisht se sjelljet tona janė ato tė njė fėmije kapricoz qė tenton tė marrė gjithēka pa respektuar caqet e tė tjerėve. Lėvizja e gjėrave rreth nesh mbetet nė mendjen tonė si njė perfeksion i paarritshėm. Vallė, a ėshtė ky perfeksion qėllimi ynė bazė? Kėtė askush s’mund ta pohojė, pėr arsye se rrethi i kujtesės, i ngritur mbi shtyllat e ekzistencės, konsiderohet si njė ēark qė hera-herės, pėr t’mos thėnė gjithmonė, mundohet tė “lokalizojė” apo tė “kurth” brenda vetes tėrė qenien tonė: sa tė hutuar nga zhurma monotone e ditėve qė duken sikur s’kanė tė sosur, aq edhe tė mbėshtjellė nga mburoja e “paqes” apo “amnezisė” ekzistenciale. Kur arrin njeriu ta humbasė ndėrgjegjen e tij? Atėherė kur ai fillon tė harrojė? Apo kur nuk e vret mė mendjen pėr atė ēka mund t’u ndodhė tė tjerėve, qoftė edhe pėr faj tė tij? A mundet vallė qė vijimėsia e gjerave tė pėrditshme tė ndikojė mbi atė ēka quhet fati ynė, sikurse shumė e mendojnė? A mjaftojnė kaq pak gjėra, sado tė vogla qofshin, pėr tė arritur tė shkundet njė qenie kaq “madhėshtore” apo e “brishtė” me emrin Njeri? Pėr sa kohė ekzistenca do t’i nėnshtrohet fatit apo ėshtė thjesht njė loje tė zakonshme fjalėsh, tė cilat shėrbejnė si benzen pėr elokuencėn apo si guace boshe pėr shpirtin? Pėr sa kohė?
A mundet vallė tė matet ajo, apo ēka i pėrket ekzistencės nuk arrihet dot tė matet? Po edhe sikur tė bėheshin matje, nuk do tė mund tė shpreheshin nė njėsi, pasi sado ekzakte tė jenė, nuk do tė arrinin dot tė shprehnin saktė, pa deviacione, sasinė e kohės ekzistenciale. Rropatemi ecejakeve, fjalėve… ah kėto tė shkreta, buka jonė e pėrditshme. Aq tė shumta dhe tė domosdoshme janė, saqė po tė matnim apo tė kishim njė peshore pėr tė matur veprat dhe fjalėt tona, duke i vendosur njėrėn nė njėrėn anė tė peshores dhe tjetrėn nė anėn tjetėr tė saj, menjėherė kahu i saj do anonte kah fjalėt tona, tė cilat, tė shprehura nė njėsi, nuk do arrinim dot ta bėnim, pasi nuk do tė kishim gurė peshe tė mjaftueshėm. Sa e ēuditshme kjo ēėshtja e njeriut. Gjithmonė nė kėrkim tė diēkaje tė cilėn brendėsia e shpirtit e kėrkon me aq shumė kėmbėngulje, e cila hera-herės i pėrngjasin mallit. Ē’tė jetė vallė? Pjesė e qenies sė tij apo diēka pėrtej saj, por pėr tė cilėn haste njė fili e paparė. Cila mund tė jetė mbretėria e zemrave? Ajo depo gjaku qė pompohet pa reshtur apo ajo ndėrthurje e jashtėzakonshme ndėrmjet asaj ēka shihet dhe asaj ēka mbetet nė fshehtėsi, por qė zbulohet apo ndihet e zbuluar pėrballė dimensionit tė tretė tė njeriut?!
Lojėra fjalėsh, tė cilat fare thjesht mund tė paraqiten me njė prezantim mė tė kuptueshėm dhe mė tė arritshėm. Por natyra njerėzore qenka e atillė veē pėr t’u futur nė telashe, madje fusin dhe tė tjerėt, me njė fjalė: ngatėrron gjithė dynjanė me komplekset e veta, prej tė cilave nuk mund tė heqė dot dorė. Duam tė jetojmė me ēdo kusht, prandaj nuk mund tė ngarkohemi me barrėn e ndjenjave, tė cilat nė kohė paqeje mund tė jenė ndoshta dekorative, por qė kėtu s’e kanė fare vendin. Kjo frazė mbetet pėr kohėrat e luftės. Ēudi! Ne veē luftė po shohim. Ku mund tė jetė fshehur paqja? A mund tė ma tregoni? A mund tė keni aq mirėsi, sa tė mė tregoni vendndodhjen e paqes, apo tė paktėn rrugėn pėr tek ajo? Jeta ime mė dha njė tjetėr shuplakė Toka seē u nxi, qielli u pėrflak Eh, se ē’hiqka i ziu njeri Veē pėr tė gjetur pak dashuri e qetėsi…
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 29-03-06 nė 15:47
|