Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-03-06, 14:46   #1
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Cfarė muzike preferon Shqipėria !

Po e postoj kėtu njė "copy-paste" nė mėnyrė qė forumistėt tė kenė njė ide se ēfarė muzike preferon (psh. Mustafaj, Kalti i forumit, e shumė tjerė). Lexoni gjithė mizerjen intelektuale, boshllėkun artistik, zhveshjen nga ēdo ndjenjė kombtare tė disa horave tź ēoroditur :
"O Zot sa e kisha ėndėrruar kėtė koncert nė Tiranė
Nga: Fjodora Fjora Atė mėngjes marsi, kur koha mė nė fund ishte hapur dhe shiu qė na kalbi pėr dy muaj me radhė kishte shteruar u nisėm drejt aeroportit te Rinasit! Destinacion kishim Beogradin. Arsyeja e vajtjes atje ishte fantastike. Njė intervistė ekskluzive me Goran Bregovic, muzikantin dhe kompozitorin e njohur, i cili mė nė fund do tė vijė nė Tiranė, nė njė koncert tė madh, i cili do tė trasmetohet nė Tv Klan. Kėshtu, ėndrrėn e ēdo shqiptari qė i pėrkiste njė brezi tė marrosur pas “Bijelo Dugme”, pėr tė takuar idhullin e tyre , liderin e kėtij grupi do ta realizoja unė, qė fati mė kish buzėqeshur aq shumė saqė njė kolegu im mė uroi me shaka “ shpresoj tju bjerė ai avion se Goranin duhet ta takoja unė e jo ti”! Deri nė atė moment nuk kisha menduar kurrė seriozisht se sa njerėz e dėgjonin dhe e pėlqenin muzikėn e Bregovic. Mendoja se vetėm njė pjesė e vogėl e shqiptarėve pėlqenin muzikėn jugosllave, por kisha ngatėrruar brez. Kur dėgjonim ne “Bjello dugme” ti luaje me kukulla mi goc, mė tha me ironi njė mik i familjes tė cilit nuk pata mundėsinė as ti shpjegoja se edhe pse nuk e njihja pėr fytyrė Bregovicin e adhuroja muzikėn e tij, sidomos tė viteve tė fundit me orkestrėn e tij cigane pėr Martesa dhe Funerale. Por ajo qė do tė mė shokonte mbi tė gjitha ishte njeriu, qė fshihej pas artistit, tė cilin po shkoja tė takoja.
Ne fakt mberritėm shėndoshė e mirė nė Beograd. Njė qytet gjysmė i rrėnuar nga lufta por edhe i bukur njėkohėsisht. Edhe nė avion fakti qė njė trupė xhirimi shqiptare po shkonte tė takonte Bregovicin, bėri aq bujė saqė njė zotėri nga Maqedonia na ofroi makinėn e tij pėr tė na shoqėruar deri nė destinacion, nė shtėpinė diskografike “Music Star”, e cila kishte ekskluzivitetin e Goran Bregovic.
Emocionet nuk mund ti fshihja kur pashė se rreth e pėrqark meje ishin tė paktėn 5 menaxherė tė Goran Bregovic, dhe tė gjithė plus njė staf shumė tė gjerė nėnpunėsish, punonin ekskluzivisht pėr tė. Dukej se tė gjithė e pėrjetonin nė mėnyrė tė vecantė faktin qė Goran do tė jepte njė koncert nė Tiranė pėr herė tė parė nė jetėn e tij. Madje agjenti i tij pėr Serbinė, i cili kishte 30 vjet qė punonte pėr tė mė tha se Tirana ishte njė ngjarje e madhe. Fati dhe njė herė mė kish buzėqeshur. 22 marsi ishte dhe dita e ditėlindjes se Bregovic dhe unė isha e para gazetare qė do tė mund tė bėja intervistėn e parė me tė, pasi nė ato pak orė qė gjendej nė Beograd do tė jepte mbi 5 intervista pėr trupa televizive italiane, greke por edhe nga vendlindja e tij Sarajeva.
Bregovic mbėrriti vetėm pak minuta mė pas, dhe me njė natyrshmėri qė vetėm njė artist i madh mund tė ketė na ftoi nė makinėn e tij pėr njė xhiro rreth Beogradit, e mė pas drejt shtėpisė sė tij ku do tė bėnim dhe intervistėn.
Sa e kam ėndėrruar Tiranėn!
“Jam i emocionuar”, mė rrėfeu teksa ecnim nė makinė. “Ky koncert nė Tiranė ėshtė njė ėndėrr, mė besoni, o zot sa vite e kisha menduar”.
Nuk kishte njė arsye tė veēantė qė e kish penguar tė vinte deri mė tani nė Tiranė. Thjesht nuk kishte patur njė ftesė serioze. Sepse Goran Bregoviē kushton shumė. Dhe jo vetėm ai, por edhe grupi prej 50 muzikantėsh qė e shoqėron. Vetėm se duhet thėnė, pavarėsisht parave, ai bėri njė pėrjashtim tė madh nga axhenda e tij tepėr e ngjeshur dhe e mbyllur qė para 1 viti qė tė mund tė vinte nė Tiranė. Sepse siē mė shpjegoi dhe ai vetė realizonte njė seri prej 150 koncertesh nė vit.
“Ne japim koncerte nga Izraeli nė Finlandė, Itali e Nju jork” mė thotė Goran teksa mė rrėfen se atė pasdite edhe pse ėshtė ditėlindja e tij ėshtė i ftuar nė Kroaci pėr koncert.
“I adhuroj femrat”
Telefoni i tij bie papushim. Ndėrsa menaxherja e tij kryesore ėshtė njė femėr. “I adhuroj femrat”, mė thotė duke qeshur. “Kur punon me to je mė i qetė, mė produktiv. Kudo qė ka femra puna shkon vaj”. Madje mė rrėfen se nė moshėn 15 vjecare pavarėsisht dėshpėrimit tė babait tė tij, i cili ėndėrronte qė djali tė bėhej violinist, kishte marrė nė dorė kitarėn.
“Se ti e kupton menjėherė, njė kitarist ju pėlqen mė shumė femrave se njė violinist”, mė thotė. “Madje vetė Onasis i cili punonte tėrė jetėn me paratė thoshte se kur paratė e fituara nuk shpenzohen pėr tju sjellė kėnaqėsi femrave, janė para tė hedhura kot”. Hisorinė e tij me femrat e vazhdon edhe mė tej, kur thotė se nė moshėn 16 vjecare kishte filluar tė punonte si muzikant nė klubet e striptizit. Qesh teksa kujton atė kohė, dhe lutjet e babait pėr tė hequr dorė nga ky profesion cigani.
Marrdhėnia me drogėn
“Kur mbusha 18 vjec gjendesha nė Itali, ku punova pėr ca kohė” mė tregon. Ishte kjo periudha kur provova gjithcka, -thotė Bregovic,- duke nisur qė nga droga. Reagimit tim sapo dėgjova fjalėn drogė i pėrgjigjet shpejt, “ E fillova por dhe e lashė shpejt drogėn”. Tė gjitha brenda vitit tė 18-tė. E kush artist i atyre viteve nuk e ka provuar. Pastaj rikthim nė Jugosllavi pėr tė arritur suksesin mė tė madh tė jetės sė tij, duke u kthyer nė njė super yll tė vėrtetė me grupin “Bjello Dugme”.
Njė kėngė pėr shqiptarėt
“Ėshtė e cuditshme historia ime me shqiptarėt”, mė rrėfen teksa nuk harron tė thotė se “popujt tanė janė fqinj paksa tė cuditshėm. Qė kur isha nė ushtri mė intrigonte fakti qė shqiptarėt rrinin mėnjanė dhe kėndonin kėngėt e tyre. Atėherė nė ish-Jugosllavi pėrpiqeshim tė bashkėjetonim me njėri tjetrin. Por kurrė, mbase nuk na lanė ta donim njėri tjetrin. Veē mua nuk mė ėshtė shqitur kurrė nga vetja muzika juaj, e kam patur lightmotiv nė shumė kėngė tė miat. Lėrini ata qė e cilėsojnė muzikėn time si nacionaliste. Ata nuk dinė asgjė. Ata harrojnė se nė albumin tim tė parė unė kisha njė kėngė shqiptare, qė e kompozova pikėrisht pėr hir tė dashurisė qė kisha pėr shokėt e mi tė ushtrisė. Mė pas kam kėnduar edhe nė Greqi, mė grupin tuaj Projekt Jon, dhe kėngėtarin Ardit Gjebrea nė projektin tim “Silent Of Balkan”. Unė e adhuroj muzikėn e vendit tuaj, sidomos polifoninė. Tashmė muzika ime ėshtė orientuar shumė ndaj gjėrave tė veēanta ballkanike siē jane grupet e koreve tė meshkujve dhe polifonia juaj ėshtė unike”.
Mė kėrkon qė kur tė vijė nė Tiranė ti mundėsoj gjetjen e ndonjė albumi me kėngė polifonike, dhe unė padyshim qė i premtoj se diēka do tė gjejmė.
E kam urryer luftėn
Ndėrsa kemi ndaluar nė vilėn e tij, nė zonėn e ish Bllokut nė Jugosllavi, ku ende nuk ėshtė tharė njė kurorė me lule pėrballė shtėpisė sė Millosheviē-it, ish-liderit serb, i ndarė nga jeta pak kohė mė parė, mė rrėfen se gjithmonė e ka urryer luftėn. “Unė vij nga nja martesė mikse thotė Bregovic, kam nje baba katolik kroat, nėnė serbe dhe gruaja ime ėshtė myslimane nga Bosnja. Se kam kuptuar asnjėhere pėrse mes kėtyre tė trejave duhet tė kishte kufij, ashtu siē u vunė nė Ballkan pėr fatkeqėsinė e popujve tanė”.
Nė studion e tij sheh disqet e platinit qė ai ka marrė, ēmimin “Palma e Arte” fituar nė Kanė pėr muzikėn e filmit tė Emir Kusturicės, njė cmim nga Festivali i filmit nė Venecia, qytetar nderi i Buenos Aires dhėnė nga presidenti i Argjentinės. Madje nė homazh tė kėngės sė tij tė famshme Kallashnikov, presidenti i Bullgarisė i ka dhuruar njė kallashnikov tė vėrtetė dhe njė lahutė.
Njė debutant i pėrjetshėm
Teksa shoh kėto ēmime e pyes ku e ndjen veten mė mirė, nė rolin e kompozitorit, aktorit apo tani me orkestrėn e tij me tė cilėn madje ka filluar tė kompozojė edhe njė opera. Qesh dhe nis tė mė thotė se tani do tė mė rrėfejė ėndrrėn banale tė njė ylli rroku, kur ai ishte tėrhequr paksa nga jeta e tij si super star e kishte blerė njė shtėpi buzė adriatikut! Nė ato momente kur ai ishte “gjithkushi” nisi lufta nė Bosnje, dhe cdo gjė pėr tė nisi nga e para! U detyrua tė shkonte drejt Parisit ku sic thotė, nuk ishte me “askushi”, dhe e filloi sėrish karrierėn e tij si debutant. Ato kohė u mor mė tepėr me muzikėn e filmave, por vendosi se nuk do ta quante mė kurrė veten e tij njė profesionist. “Do tė mbetem njė debutant i pėrjetshėm, - mė thotė, -sepse kam zgjedhur gjuhėn mė tė thjeshtė tė njerėzimit, muzikėn. Para se tė shpikej feja e politka, muzika ishte gjuha jonė e e pėrbashkėt. Dhe ėshtė kjo gjuhė, tė cilėn unė dua ta nis cdo herė nga para, pėr tė sjellė njė komunikim mė tė mirė nė kėtė botė”.
“Karmen, me njė fund tė lumtur”
Rrėfen se tani ka nisur tė shkruajė njė opera, dhe nė fund tė kėtij viti do tė nxjerrė dvd dhe cd me tė. E ka quajtur “Karmen, me njė fund tė lumtur”, pėr ti bėrė oponencė operas sė Bize-sė e cila sips tij ėshtė e vetmja opera qė ka protagoniste njė cigane dhe vajza e mjerė vdes nė fund. Duke qeshur mė rrėfen, se nė operan e tij Karmen do tė jetojė, se ėshtė padrejtėsi fakti qė e vetmja heroinė cigane nė operan klasike tė ketė njė fund tė tillė. Madje mė thotė, se mbase nė tė ardhmen do tė mund tė vijė e ta vėrė edhe ne skenėn tonė njė ditė kėtė opera tė vecantė.
Nė Tiranė premton se do tė bėjė surpriza tė vėrteta, ndėrkohė mė pyet se si e presin koncertin e tij atje. I them tė rrijė i qetė, dhe se ne jemi njė popull qė muzikėn e kemi nė gjak, e sidomos muzikėn e tij tė cilėn e dėgjonim nė kohė tė vėshtira tė komunizmit!
Qesh dhe mė thotė, “mos harroni tė lini bakshish, se kjo ėshtė arsyeja qė unė bėra njė orkestėr ciganėsh. Tė kėnaqeni me ta, e nė fund tju lini bakshish”.
(GazetaShqiptare/Balkanweb) ".

Artisti i katuneve tona, fshatari !


Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-04-06, 00:08   #2
UniCorN
 
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
UniCorN me shokė shumeUniCorN me shokė shume
Gabim

Pse Shqiptaret e Shqiperise, gjysma e trungut tone, ndihen aq te privilegjuar kur te flasin me nje joshqiptar, qofte ai edhe barbar, kriminel. Me rendesi eshte qe nuk flet shqip dhe ai eshte i mire?

Ndoshta fajet i ka izolimi aq i madh dhe tash kur te flasin me nje te huaj ju duket se e kane prek qiellin me dore. Po duhet te kaloje nje kohe mjaft e gjate per ta kuptuar se askush nuk te don nese ti nuk e don vehten. Keq eshte kur njerezit vuajne nga ndjenja e inferioritetit. S'na mbetet tjeter vec te shpresojme se eshte sheruese.

E moj shqiperi e mjera shqiperi
Kush te ka qite me krye ne hi?


UniCorN Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.