|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
10-04-06, 00:35
|
#1
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
LDK dhe zgjedhjet (?!?)
Te nderuar/a diskutues/e,
pasiqe ne shtyp dhe media tashme eshte paralajmeruar se brenda qershorit do te perfundojne zgjedhjet brenda LDK-se, ne te gjitha nivelet, me intereson te dij mendimin tuaj ne lidhje me keto zgjedhje dhe qka prisni nga to...
Kush mendoni se duhet (do) t'i prije LDK-se?
Kush brenda LDK-se e mishėron me se miri frymėn e dr. Rugoves?
((personalisht) duke qene i vetedijshem se secili prej nesh sot ka mundesi dhe qasje ne informacione, nuk parapelqej te sjell shkrime e analiza qe (tashme) publikohen ne internet dhe ne shtyp dhe qe jan te hapura per secilin... pra mundesisht secili diskutues (te pakten ne kete teme), duke u bazuar ne informacionet qe ka per kete qeshtje, te jape MENDIMIN E VET.)
poashtu jam i vetedijshem se (ndoshta) brenda nen-forumit mund te kete nje teme te perafert, por le t'i permbahemi "trendit" "temė e freskėt, mendime (postime) tė freskėta"
ju pershendes
|
|
|
10-04-06, 06:46
|
#2
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
LDK ishte dhe mbetet njera prej forcave qe jo rralle i takoj te barte mbi supe shume cka qe here ,here ,ne dukje te pare mendohej se nuk do i tejkalonte .Ishte merite e kesaj force apo merit e Dr.Rugoves ,kjo aftesi dhe pjekuri politike , mbetet te shihet tash , ku Presidenti Rugova nuk eshte me ne mesin tone e as ne mesin e LDK-se.
Fryma qe ,kushtimisht , ne po e quajm Rugovjane eshte dhe do te mbetet gjat brenda kesaj force politike, kuptohet me levizje cfare i imponon koha dhe momenti.
Ajo qe pritet dhe duhet te ndodhe eshte qe kjo .LDK, te ruaj antaresine, te jet e matur ne levizjet qe do i beje sepse momenti ne te cilin gjindemi i kerkon qe te dyat .
Secili antare i saj ,sot , ka vleren e vet .Secili udheheqes ne strukturat e LDK-se e edhe ne nivelin shtetrore duhet te jet i pergjegjeshem dhe i ndergjegjeshem ne keto momente.
Dhe duhet thene pa hezitim , se per momentin , asnje force tjeter politike nuk eshte ne gjendje te udheheq shtet sepse ato qe ne numer jan te konsiderueshme ,ne casjen ndaj problemeve aktuale , ende qendrojn larg nga nje force politike e pjekur per te udheheq shtet.
Me te gjitha levizjet brenda LDK-se , qe une me qellim nuk po i quaj thyerje ,kjo eshte transparente me problemet brenda saj , dhe me kuadrin qe ka tregon se mund te ece perpara .Perkunder forcave tjera te cilat edhe me kuader , edhe me levizjet e brendeshme , edhe me konfrontimet e thella ,qe ende mbesin brenda udheheqejeve te larta partiake , nuk ofrojn as kualitet e as qasje reale ne ballafaqimet qe Kosoven e presin.
Nese ne qershor LDK do te dali unike ,kjo do te jete nje shenje e mire per Kosoven dhe do te tregoj se per momentin LDK, eshte forca kryesore dhe me e pergaditura per te udheheq.
Pamvaresisht se kush do te vije ne krye te LDK, nese kjo behet me nje strategji te perbashket te udheheqsis se saje ,sukseset nuk do te mungojne, por mendimi im eshte se nese deshirohet qe vertete te mbetet nje pari e forte ather duhet te shihen mundesite qePresidenti Sejdiu dhe zot. Nexhat Daci, ne bashkpunim me te gjithe te tjeret tejen ata qe do te vendos se kush duhet , dhe kush mund te vij ne krye te LDK-se.
Thyerjet mund te ndodhin dhe te jen shume te damshme kurse thyerjet dhe ndryshimet te forcat tjera politike jan te pa evitueshme.
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
10-04-06, 14:16
|
#3
|
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
Unė po ndalem tek kandidatėt e mundshėm pėr kryetar tė LDK-sė.
Si kandidat tė mudnshėm do tė jenė:
Anonim, Nexhat Daci, Fatmir Sejdiu, Sabri Hamiti, Alush Gashi, Nekibe Kelmendi, Lutfi Haziri, Eqrem Kryeziu, ndoshta edhe ndonjė kandidat tjeter.
Anonim, ėshtė njė kandidat i cili nuk ka qenė nė strukturat udheheqese tė LDK-sė asnjėherė por as nė struktura tė ish sitmemit, bart njė bagazh titujsh e gradash shkencore, nuk i takon ndonjenit krah brenda subjektit, ėshtė anėtar i LDK-sė dhe sipas mendimit tim do tė ishte zgjedhja mė e preferuar, por ky ėshte mendim i imi dhe si i tillė nuk ka mbeshtetje prandaj edhe sikur tė kandidohet kam bindje se nuk do tė ketė mbėshtetje pasi qė veq ėshtė duke u zhvilluar luft e njė rrethi tė ngusht apo me konkretisht tre kandidatve.
Nexhat Daci, sipas mendimit tim ėshtė kandidat potencial, serioz dhe kuadri me i kompletuar nė tė gjitha aspektet pėr ketė post, edhe pse nuk pėrjashtohet mundesia tė ketė bėrė far gabimi nė dem tė LDK-sė, e nėse kryesia e LDK-sė kan vendosur tė humbin ketė kuadėr pėr mendimin tim do tė ishte shum dėm i madh pėr vet LDK-nė.
Largimi i Nexhat Dacit nga LDK-ja do tė dukej njejtė sikur tė i shkputet njė pjesė e mir e territorit Kosovės.
Fatmir Sejdiu, po dihet, perndryshe 100% ėshtė i deshirueshėm dhe pa asnje fije dyshimi e kisha zgjedh nė ketė post.
Sabri Hamiti, kandidat plotesisht i pershtatshėm dhe i pranueshėm.
Alush Gashi, i plotėson kushtet, por e kam njė verejtje nuk po e them publikisht, por (ja konda femrat fort).
Nekibe Kelmendi, nuk besoj tė hyjė nė ketė garė, ėshtė shpirti i demokracisė, simbol i shenjtė
.
Lutfi Haziri, kam pershtypje se ai do tė zgjedhet kryetar i LDK-sė, asgje nuk mund tė them pėr te, nėsė mirret njė vendim i tillė pėr mua do tė jet i pranuehėm.
Eqrem Kryeziu, kėtė njeri e shof si kopje tė Adem Demaqit, nėse LDK-ja pėrcaktohet pėr ketė person do tė jet njė gabim fatal.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|
|
|
10-04-06, 19:43
|
#4
|
Anėtarėsuar: 07-04-06
Postime: 10
|
LDK dhe zgjedhjet .
Une si nje antare me i ri i kesaj faqe eletronike ju pershendes,dhe ju falenderoj per mundsin qe po na jepni te gjihtve te shprehim mendimet dhe pikpamjet per te gjitha zhvillimet aktuale qe po debatohen ketu,andaj respekte per te gjihte.
Se pari titulli me dy pikepytje dhe nje pikequditse flet ne vetveta apo eshte rastesi.
Se LDK-ja nuk e ka kete kongresin e pare,dhe se probleme te tilla ajo kishte dhe ne te kaluren,por ishte ndryshe rrethanat dhe protoganistet,ne ate kohe ish-presidenti Rugova ,ishte ai qe binte vendime te dhimbshme per individe,por te pranushme per partin dhe elektoratin,andaj kjo kohe per nje stratege dhe udheheqes te tille do te kemi nostalgj te gjithe elektorati i tij ,por jo rrethanat ne te cilat vepruam ne ate kohe ,dhe te gjithe ata te cilet vepruane ne kundershtime me politiken e presidentit Rugova ,u vete fliuan dhe ne kohen e fundit ndoshta edhe u penduane .
E ne kongresin e qeshorit si shume te perfolure nga opozita dhe disa pretendent per pushtet ,nuk besoje qe do te marrin frytet e ketij kongresi por vete ndonje te marterizuare si ishi do para kongresev te tjera te partise ,por aman ,mund te marri vetm vete indivit pa elektorate se jashte kesaj ombrelle kandidati ,ka shume pake vlera ne elektorat.
Ne kete kongres do te kete kandidim vlerashe ,dhe per te gjithe kandidatet pas kongresit do te kete vende per veprime te tyre te me tutjeshme ,po se cdo devijim nga koncepti i ideatorit te partise ,pra ish-Presidentit RUGOVA do te jete vetem humbje kohe dhe humbje identiteti te fituare nen ombrellen e tij.,dhe largimi nga partija do te kushtoje edhe me kariere politike .
E ne si shembull me te mire munde ta marrim ish-kryeparlamentarin Ak.Nexhat Dacin i cili ne fillim u hamend pake por me vone e thret mendja e veproje si eshte me se miri per ta dhe partin dhe ne kete forme edhe munde te jete nje pretendent per kryetarin e ardhshem te partise .
Une mendoje se tradita do te vazhdoje pra LDK-ja do te mbete partija me e madhe ne Kosove ,por ndoshta prap dikushe do te largohet ,por jeta vazhdone.
|
|
|
11-04-06, 16:34
|
#5
|
Anėtarėsuar: 10-03-06
Postime: 9
|
Une mendoj se Fatmir Sejdiu nuk do te hyje ne gare. Ai veqse eshte kryetar i nje shteti dhe nuk do te konkuroje per kryetar te nje partie. E kete nuk e lejon as korniza kushtetuese, sepse po ta lejonte mendoj se nuk ka njeri me te kompletuar ne LDK se ai si me dije ashtu edhe me moral.
Kuptohet me kete shkrim nuk deshta te them se te tjeret jane te keqij por Sejdiu ua kalon ne cilindo aspekt.
|
|
|
11-04-06, 18:33
|
#6
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Ja nje artikull nga QIK-u qe ka te bej me temen...
Nė pritje tė zgjedhjeve nė LDK
Shkruan: Sabit Rrustemi
Nė verėn e vitit 1990 po mbaheshin zgjedhjet e para nė LDK. Nė tė gjitha nivelet, nga aktivi, nėndega, dega e deri nė Qendėr.
Pak muaj mė parė isha kthyer nga ish armata jugosllave dhe, paksa i fascinuar me zhvillimet plurale dhe erė demokracie nė Kosovė, pata bėrė shkrimin e parė, pas njė ndalese gati dhjetėvjeēare, shkrim i cili u pat botuar nė tė pėrjavshmen ‘Zėri’, me titull ‘Votat e sė nesėrmes’.
Ky shkrim mund tė ketė qenė indikatori i parė qė dikush tė mė propozojė mua mė vonė dhe tė zgjidhem nė strukturat drejtuese tė LDK-sė sikur qė mund tė ketė qenė indikator i kundėrt qė, dikush mė mos tė llogaris nė mua, duke mė menduar pėr bindje krejt tjera.
Ishte njė atmosferė masive popullore, njė lėvizje shumė e fuqishme demokratike e cila mė pat pėrvetėsuar dhe mua e, natyrshėm nuk mund tė ndahesha prej saj.
Po shkrimin nuk e kisha bėrė pėr t’i ra nė sy dikujt. Po, ishte njė emocion, ishte njė obligim imi edhe si qytetar tekefundit pėr tė artikulluar atmosferėn nė vetvete po edhe jashtė vetevetes rreth atyre zgjedhjeve.
Mė pas, sa herė janė mbajtur zgjedhjet nė LDK, nuk kanė kaluar edhe pa ndonjė koment timin, paraprak apo edhe pas mbarimit tė tyre.
Pse m’u kujtua apo e nxorra kėtė storie tė para 16 viteve? Sepse, ngjashėm si atėherė, edhe sot zgjedhjet nė LDK janė mė se tė rėndėsishme. Janė zgjedhje qė do duhej tė pėrcaktojnė mė fuqishėm frymėn rugoviane tė LDK-sė, qė do duhej shfrytėzuar pėr ta pėrforcuar edhe mė shumė partinė, sepse edhe mė tutje ėshtė interes i vetė Kosovės qė LDK tė mbetet parti e madhe, e fuqishme dhe parti vendosėse pėr proceset nėpėr tė cilat po kalon, veēma tash, procesin e pavarėsimit tė saj, sepse mbi kėtė synim edhe u ngrit, u zhvillua, u masivizua dhe u besua LDK.
Rėndėsia iu shtohet kėtyre zgjedhjve pėr faktin se ėshtė hera e parė qė do tė shpallen, organizohen dhė kryhen pa presdientin historik tė LDK-sė dhe Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn.
Me statutin e LDK-sė qė ėshtė ende nė fuqi, vendimin pėr shaplljen e zgjedhjeve e merr Kėshilli I Pėrgjithshėm njė organ qė nuk ėshtė mbledhur asnjėherė qė prej miratimit (me vėrejtje ) tė listės sė deputetėve pėr Kuvendin e Kosovės (Verė 2004).
Kryesia e LDK-sė mund tė propozojė kohėn si dhe kriteret apo udhėzimet rreth
kėtyre zgjedhjeve, akte kėto qė poashtu do duhej diskutuar dhe miratuar pėrmes Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
A do tė thirret Kėshilli i Pėrgjithshėm
Realisht Kėshilli i Pėrgjithshėm ėshtė dashur tė thirret rregullisht, sipas dinamikės sė paraparė edhe me statut e, edhe mė zhvillimet e ndodhura brenda LDK-sė e, edhe vetė Kosovės. Po, nuk ėshtė thirrur. Dhe, me njė pauzė tė pasivizimit prej gati dy vjetėsh s’ di sa do tė jetė e efektshme mbledhja e tij, formalisht vetėm sa pėr t’i shpallur zgjedhjet dhe kinse po respektohet statute kur ai, nė raport me kėtė Kėshill nuk ėshtė respektuar fare.
Tash, vetėm sa pėr sy e faqe, mund edhe tė mos thirret sepse, ka gjasė tė dalin ‘telashe’ nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Dikush mund tė kėrkojė llogari pėr mosthirrje tė kėtij organi, si organ mė i lartė i partisė, dikush tjetėr mund tė kėrkojė llogari pėr tė gjitha vendimet e marra e qė nuk kanė kaluar nėpėr kėtė Kėshill. Dikush tjetėr mund tė kėrkoj raport tė punės sė kėsaj kryesie dhe tė hap debat. Mund tė kėrkohet dhe tė vendoset edhe pėr votbesimin (tė mos them shkakrkimin) e kėsaj kryesie, sidomos nė raport me zhvillimet e fundit pas vdekjes sė Rugovės etj etj.
Kėshtu qė, pėr t’ ju shmangur krejt kėtyre fėrkimeve qė mund t’i trashin edhe mė tej plasaritjet e, nuk ėshtė interes I LDK-sė e as i Kosovės (po e pėrsėris) pėrēarja brenda LDK-sė, ka gjasė qė zgjedhjet tė shpallen vetėm pėrmes Kryesisė sė partisė.
A do tė ishte kjo njė shkelje e hapur statutare apo njė veprim i pėrshtatshėm nė situatėn e krijuar, mendoj se nuk do duhej prejudikuar para kohe.
Pėr veten time, e kam thėnė edhe mė parė, e pėrsėris edhe tash, thirrja dhe mbledhja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm nuk do tė ketė mė kurrfarė efekti nė prag tė zgjedhjeve por s’ e pėrjashtoj mundėsinė e thirrjes sė tij vetėm si njė respektim i cektė statutar.
Mbase, me Kėshillin tjetėr qė do tė vij pas zgjedhjeve dhe, pėrmes Kuvendit apo Kongresit tė partisė, nuk do tė mund tė luhet kjo lojė dhe, sigurisht qė nuk do tė luhet.
Tė kapitalizohet interesimi i madh i anėtarėsisė pėr zgjedhjet
Interesimi, si i aktivistėve, anėtarėsisė , simpatizantėve po, edhe i oponentėve pėr kėto zgjedhje ėshtė i jashtėzakonshėm.Ėshtė interes i LDK-sė, pavarėsisht ambicieve pėr kreun e saj, qė tė dijė ta kapitalizojė kėtė interesim pėrmes zbatimit tė mirėfillt dhe shumė demokratik tė procesit zgjedhor Brenda partisė. Zgjedhjet nė tė gjitha nivelet t’i zhvillojė nė harmoni me normat statutare dhe, pse jo edhe me monitorim ndėrkombėtar e, edhe tė shoqėrisė civile, kėtu. LDK ka rastin dhe unė e pres kėtė, qė pėrmes zbatimit tė njė demokracie tė tejdukshme zgjedhore dhe me lista me mė shumė kandidatė pėr tė gjitha nivelet e, veēmas pėr nivelet udhėheqėse drejtuese tė partisė (nivel dege e, edhe Qendre) pretendetėt pėr kryetar tė dalin me programe pune dhe, pėrmes tyre tė kėrkojnė votat e delegatėve, duke u bėrė kėshtu model edhe
pėr partitė tjera, tė cilat detyrimisht do tė ndiqnin rrugėn e saj, njėsoj siē e kanė ndjekur edhe deri mė sot, madje edhe duke e kopjuar nė shumė forma. Demokracia edhe ashtu mund tė transmetohet si model tek tė tjerėt, njėsoj siē k ardhur edhe tek ne, pėrmes gjakimesh tė vazhdueshme e, unė do doja qė LDK-ja nė kėtė kontekst, tė jetė vėrtetė shembull. Megjithatė, nė politikė e, edhe nė partitė politike, dėshirat mund tė ngelin shpesh vetėm dėshira. Po, LDK pėr tė mirėn e saj, pa iu frikėsuar konkurencės po duke e kėrkuar atė e ka rastin jetik, mbase atė rastin e vitit 1990-tė qė , ta masivizojė dhe zhvillojė edhe mė shumė veten. Tekefundja, ndryshimet e mirėfillta nė parti qė dikush I quan mė shpesh reforma, mė sė miri ndodhin pėrmes proceseve zgjedhore. Vetėm se, qė mė parė, duhet krjuar pajtim apo konsenzus nė pranimin e vullnetit tė shumicės, pavarėsisht kandidimeve dhe emrave tė mėdhenj qė mund tė kandidohen.
Fraksionet e mundshme mund tė ndodhin por, ato duhet paraprakisht tė legalizohen sepse, partitė e mėdha mė sė miri zhvillohen pėrmes fraksioneve por, atyre fraksioneve qė veprojnė nė pėrputhje me programin dhe statutin e partisė.
Pėr momentin, me statut nuk parashihet legalizimi I fraksioneve por, kjo mund tė propozohet dhe votohet nė Kuvendin apo Kongresin e radhės tė LDK-sė.
Nėse kalon nė forumin e pėrgjithshėm tė partisė, propozimi pėr legalizimin e
fraksioneve, atėherė bartėsit e tyre duhet ta arrijnė koncenzusin pėr veprim
nė pėrputhje me dokumentet e partisė dhe nė respektim tė vullnetit tė shumicės.
Po e shtoj kėtė element tė ri nė jetėn tonė politike sepse realisht ky element ėshtė i pranishėm, e pranuam apo jo. Nuk shoh ndonjė tė keqe qė mos ta pranojmė realitetin ekzistues.
Si ilustrim I kėsaj, paraprakisht, qofshin pjesė integrale tė partisė( nė kėtė rast (kryesia e FR) po edhe struktura degėsh qė tash janė rreshtuar pro kėtij apo atij kandidati.
Demokracia e brendshme partiake nė Kosovė po pasurohet edhe me kėtė element
tė ri veprimi dhe neve duhet ta institucionalizojmė pėrmes akteve partiake dhe forumeve tė larta.
Bile, me kėtė akt neve do t’ i nxjerrim mbi sipėrfaqe edhe formacionet e pėrfolura parapolitike. Le ta kenė mundėsinė qė hapur dhe pa pengesa po, nė norma statutare tė bėjnė fushatė pėr kėtė ose atė kandidatė I cili mendohet se ofron zgjidhje mė tė mira pėr LDK-nė nė sfidat qė e presin. Pjesė e trashėgimisė politike tė Rugovės nė LDK ėshtė pikėrisht demokracia e brendshme dhe konkurrenca e vlerave (jo e moshave) dhe, pse kjo mos tė zbatohet dhe avansohet edhe mė tej.
Fundja, konkurrencėn po e kėrkojnė, bazuar sipas intervistave nėpėr gazeta edhe disa nga pretendentėt e identifikuar. Ishalla, nuk e kanė vetėm sa pėr ta thėnė kėtė komonnentė mjaftė tė rėndėsishme tė demokracisė. Andaj, kryesia aktuale e LDK, pavarėsisht prej trysnive si nga Brenda ashtu edhe nga jashtė, nuk duhet tė hezitojė mė rreth zgjedhjeve nė LDK, sepse vonesa nė kėtė drejtim mund tė interpretohet pastaj edhe ndryshe, siē nuk ka nevojė qė edhe mėtutje t’i lejojė postet e dy e trefishta nė qeveri, kuvend dhe gjetiu, sepse me kėtė po e zbeh edhe imazhin e partisė po, edhe pafuqinė e saj politike pėr ta penguar pangopshmėrinė me shumė poste. Ēėshtja e lirimit nga postet e dyfishta sigurisht qė do tė jetė pjesė e procesit zgjedhor dhe, pikėrisht pėr kėtė, kryesia e LDK-sė do duhej tė manifestojė me shembullin e saj.
Nė pritje tė zgjedhjeve nė LDK janė thuaja tė gjithė. Po, mė sė shumti ata qė hyrėn dhe mbetėn brenda lėkurės sė LDK -sė. Zgjedhjet nuk do ta pėrēajnė LDK-nė. Ato vetėm sa do ta forcojnė dhe rrisin fuqinė e LDK-sė dhe emblemėn e pavdekshme tė saj, dr. Ibrahim Rugovėn.Zgjedhjet vetėm sa do ta pėrhapin dhe shtresojnė edhe mė shumė kėtė frymė dhe, kryesia s' ka ēka pret mė.
Gjilan, 7 Prill 2007
Autori ėshtė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė
|
|
|
11-04-06, 22:33
|
#7
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Pershendetje!
desha qe sinqerisht te falenderoj dhe t'i pergezoj diskutuesit e kesaj teme, per postimet (mendimet) mjaft konstruktive dhe te matura, edhe njeher ju falenderoj per kontributin dhe mirkuptimin...
ps: ne mungese te kohes (gjate kesaj jave), mendimin (postimin) tim do ta bej se shpejti...
mbeteni te nderuar!
|
|
|
12-04-06, 10:56
|
#8
|
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
|
LDK-ja ka rastin me te mire qe te shnderrohet ne nje parti te mirefillte politike!
Ajo nuk ka qene dhe ende nuk eshte e tille, por nje levizje me karakter gjitheperfshires.
Ne ate kohe kur u krijua ajo, ishte e justifikueshme qe te mbartte vlerat e nje levizje, mirepo tash koha eshte krejtesisht tjeter.
Se pari, LDK-ja duhet te verifikoje anetaresine e vet dhe te krijoje regjistrin e anetaresise.
Se dyti, ajo ka nevoje te kryeje zgjedhje te reja te degeve neper komuna.
Se treti, ajo ka nevoje te hartoje nje program te ri partiak.
Se katerti, ajo ka nevoje te zgjedhe strukturat e reja drejtuese.
Pra, nese kryhen keto zgjedhje pa verifikuar anetaresine (parimi nje anetar - nje vote) dhe pa rinuar strukturat ne baze, ajo nuk ka bere asgje, pervecse ka perligjur nje lufte individesh se kush e kush te jete "prijesi legjendar".
Nese Rugova nuk arriti te shnderroje LDK-ne ne nje parti politike, kjo justifikohet nga kushtet ne te cilat ishte Kosova deri ne nderhyrjen e trupave te NATO-s, mirepo tash eshte koha dhe momenti i duhur per ta bere nje gje te tille.
LDK-ja nuk duhet ti frikesohet rinimit te saj!
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
|
|
|
12-04-06, 11:12
|
#9
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Se LDK eshte Shkoll e Demokracis kjo tashme eshte deshmu per 16 vite rresht.
Ne keto zgjedhje edhe nje her do te deshmohet nje fryme e Demokracis ne LDK pamvarsisht konkurrences.
Une mendoj se njeriu qe ka autoritet ne popull,njeriu i cili me vendosmeri do ta ndjek rrugen e Mitit te Shqiptarve Dr.Ibrahim Rugoves,eshte Akademik Nexhat Daci.
Ai perveq qe ka perkrahjen nga shumica e Degeve te LDK-se, e se fundi edhe nga diaspora,kurse si informacion me i ri se shpejti Akademik Nexhat Daci do ta vizitoj edhe Ameriken me ftes te bere nga LDK-ja ne Amerik.
Pra mendoj se me Nexhat Dacin ne krye te LDK-se,LDK-ja edhe per shum vite do te jet Partia me e fuqishme ne Rajon.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
12-04-06, 13:19
|
#10
|
Anėtarėsuar: 20-12-05
Vendndodhja: Ne dardh
Postime: 344
|
Na ka knaq ani ne kan qeka pas met populli ikosoves ne shkollen e domokracis ne Ldk heheh anrra
ne ldk vetem e dhe dy persona kan mbet Fatmir sejdiu edhe Lutfi haziri te tjeret veq po presin me ju ardh reni me hyp me naj ministri e me vjedh shtetit po me duket se ma ldk sdo te jet as ne tefter
|
|
|
12-04-06, 21:18
|
#11
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arben-ks
Na ka knaq ani ne kan qeka pas met populli ikosoves ne shkollen e domokracis ne Ldk heheh anrra
ne ldk vetem e dhe dy persona kan mbet Fatmir sejdiu edhe Lutfi haziri te tjeret veq po presin me ju ardh reni me hyp me naj ministri e me vjedh shtetit po me duket se ma ldk sdo te jet as ne tefter
|
pershendetje i nderuar,
krahasoje pak nivelin e postimeve te mesiperme me nivelin e postimit tend dhe do ta kuptosh pse:
"LDK ESHTE AKADEMI PER PARTIT E TJERA..." (akad. Nexhat Daci)
tung
|
|
|
13-04-06, 08:53
|
#12
|
Moderator
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
pershendetje i nderuar,
krahasoje pak nivelin e postimeve te mesiperme me nivelin e postimit tend dhe do ta kuptosh pse:
"LDK ESHTE AKADEMI PER PARTIT E TJERA..." (akad. Nexhat Daci)
tung
|
Nje pergjigje e kerkuar dhe e merituar.............
__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
|
|
|
13-04-06, 18:58
|
#13
|
Anėtarėsuar: 20-12-05
Vendndodhja: Ne dardh
Postime: 344
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
pershendetje i nderuar,
krahasoje pak nivelin e postimeve te mesiperme me nivelin e postimit tend dhe do ta kuptosh pse:
"LDK ESHTE AKADEMI PER PARTIT E TJERA..." (akad. Nexhat Daci)
tung
|
Ani de akademiku hajduki ma i madhi i kosoves paska mbet me na dhan akademi
Jo shokit nese juve ju duhet nje akademi hajduke ather perkrahne dhe msoni hajni se moti skeni vjedh pushtetitn  Ne qfar akademije paskan mbet Ldk me na msu me vjedh
|
|
|
13-04-06, 21:48
|
#14
|
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arben-ks
Ani de akademiku hajduki ma i madhi i kosoves paska mbet me na dhan akademi
Jo shokit nese juve ju duhet nje akademi hajduke ather perkrahne dhe msoni hajni se moti skeni vjedh pushtetitn  Ne qfar akademije paskan mbet Ldk me na msu me vjedh 
|
...ateher pse po e mundon veten o i nderuar, askush nuk te detyron me force as te zgjedhesh as te votosh e as te postosh... ka parti t'tjera sa te duash... i lirė je!
gjith' te mirat
|
|
|
13-04-06, 23:47
|
#15
|
Kafir Arrnaut
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
|
Jasht teme.
Ndryshuar
Bond
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 14-04-06 nė 12:01
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:27.
|
|