Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 19-04-06, 18:32   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Projektrezolutė e qeverisė pėr kthimin dhe integrimin e minoriteteve nė Kosovė

Pėrfaqėsuesit e serbėve ankohen, se projektrezolutat e qeverisė kosovare mbesin shpesh vetėm tė shkruara nė letėr, ndėrsa nė terren nuk po ndryshon asgjė
Integrimi- Prioritet
Integrimi i pakicave nė shoqėrinė kosovare dhe kthimi i tė zhvendosurve vazhdon tė jetė njė ēėshtje prioritare pėr institucionet e Kosovės dhe administratėn ndėrkombėtare. Nė kėtė linjė qeveria e Kosovės ka miratuar njė projektrezolutė pėr pakicat me tė cilėn synohet garantimi i kthimit dhe integrimit tė tė gjitha minoriteteve nė Kosovė.
Qeveria e Kosovės rikonfirmon vullnetin dhe orientimin e saj pėr ndėrtimin e njė shteti funksional, ku tė gjithė qytetarėt do tė jetojnė tė lirė, nė siguri dhe paqe. Nė kėtė projektrezolutė u bėhet thirrje pakicave nė mėnyrė tė veēantė komunitetit serb, qė tė tregojnė gatishmėri pėr tė qenė pjesė e proceseve nė Kosovė.
Nė njė deklaratė tė qeverisė sė Kosovės, thuhet se ekzekutivit kosovar i takon tė bėjė njė hap tė tillė, sidomos duke iu pėrmbajtur parimeve qė vetė i ka pėrcaktuar. Tė tregohet zemėrgjerė nė qėndrimin ndaj minoriteteve, ndėrsa, u takon pakicave nė mėnyrė tė vecantė komunitetit serb qė tė integrohen nė shoqėrinė e kosovare dhe tė marrin pjesė nė institucionet e Kosovės.
Pala serbe e pakėnaqur
Nga ana tjetėr pėrfaqėsues tė serbėve tė Kosovės thonė se, projektrezoluta tė tilla, po mbesin vetėm tė shkruara nė letėr, ndėrsa, nė terren sipas tyre nuk po ndryshon asgjė. Udhėheqėsi i “Listės Serbe pėr Kosovė e Metohi”, Oliver Ivanoviq, shprehet pėr programin e Deutsche Welle-s: “Unė e vlerėsoj ēdo veprim tė qeverisė sė Kosovės apo tė ndonjė institucioni tjetėr qė janė nė frymėn e trendeve politike por nė tė njetėn kohė unė them se rezoluta tė tilla mbesin vetėm tė deklaruara ndėrsa, shumė pak punė bėhet. Unė ju kujtoj se mė 14 qeshor tė vitit 2004, udhėheqėsit kryesorė tė institucioneve tė Kosovės sė bashku me pėrfaqėsuesit e serbėve miratuan njė rezolutė tė njejtė, mirėpo, qė nga ajo kohė ėshtė arritur vetėm tė themelohet ministria pėr kthim dhe komunitete dhe asgjė tjetėr nuk ėshtė bėrė nė kthimin e serbėve dhe integrimin e tyre nė shoqėrinė kosovare”, thotė Oliver Ivanoviq.
Sipas tij, e rėndėsishme ėshtė qė nė terren tė argumentohet se ėshtė duke u punuar nė integrimin e serbėve dhe po krijohen kushte pėr kthimin e tė zhvendosurve. Oliver Ivanoviq, dyshon se nė kėtė moment dhe duke u bazuar sipas tij nė punėn e mėhershme tė institucioneve tė Kosovės do tė bėhet mė shumė nė integrimin e serbėve dhe kthimin e tė zhvendosurve.
Qėndrimi i UNMIKU-t
Por autoritetet e UNMIK-ut, nga ana e tyre, thonė se, integrimi i pakicave nė shoqėrinė kosovare dhe kthimi i tė zhvendosurve duhet tė jetė qėllim i pėrbashkėt qė duhet arritur dhe kjo cilėsohet si njė sfidė. Ata thonė se duhet punuar nė pėrmirėsimin e gjendjes sė sigurisė dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė cėshtjė ėshtė jo vetėm e forcave tė rendit, por e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe angazhimi i vendeve fqinjė tė Kosovės.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen: “Unė jam thellė i shqetėsuar qė Beogradi vazhdon me politikėn qė tė inkurajojė serbėt e Kosovės tė bojkotojnė institucionet e Kosovės dhe tė largohen nga kėto institucione. Nė kėtė linjė Beogradi po punon si njė opozitė pėr tė penguar integrimin e serbėve nė shoqėrinė kosovare dhe po pengon poashtu kthimin e tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre”, thotė Soren Jessen-Petersen. Ai mori shembull vendimin e fundit tė “Qendrės Koordinuese Serbe pėr Kosovė”, e cila u bėnė thirrje serbėve qė tė shkėpusin kontratat e punės me institucionet kosovare dhe mos tė marrin pagat nga buxheti i konsoliduar i Kosovės.
Mirėpo, UNMIK-u, ka hartuar njė strategji tė re pėr kthimin e serbėve nė Kosovė strategji kjo e cila ėshtė prezantuar edhe nė Beograd. Nė planin e UNMIK-ut, thuhet se janė pjekur kushtet qė personat e zhvendosur nė tė ardhmen tė mos trajtohen si kategori statistikore. Nė fokusin e planit tė ri ėshtė kthimi i serbėve nė komuna, pastaj sigurimi i mbrojtjes sė tė kthyerve nga diskriminimi, ofrimi i mundėsive pėr lėvizje tė lirė dhe qasja nė institucione. Nė plan ceken edhe pengesat e kthimit ku pėrmenden pasiguria dhe situata e keqe ekonomike, sepse tė kthyerve duhet siguruar edhe ekzistencėn. Autoritetet ndėrkombėtare thonė se, thelbi i strategjisė sė re tė kthimit qėndron nė zbatim qė nėnkupton ekzistimin e mekanizmave ligjore pėr mbrojtjen e tė kthyerve nga diskriminimi.

Bekim Shehu
Radio Deutsche Welle


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 20-04-06, 13:45   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Zonė mbrojtėse pėr Deēanin
Arber Vllahiu




Pėrfaqėsues tė qeverisė sė Kosovės kanė thėnė se krijimi i njė zone tė posaēme dhe tė mbrojtur pėrreth Manastirit tė Deēanit, 90 kilometra nė perėndim tė Prishtinės, nuk cėnon interesat e qytetarėve tė Kosovės.
Vendimi pėr mbrojtjen e njė zone prej 800 hektarėsh pėrreth Manastirit, ėshtė nėnshkruar nga shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Ardian Gjini ka thėnė se qėllimi kryesor i kėtij vendimi ishte mbrojtja e trashėgimisė kulturore dhe natyrore e kėsaj pjese tė Kosovės.
Ndėrkohė, drejtuesit e Manastirit kanė thėnė se krijimi i zonės mbrojtėse nuk ka prapavijė politike.
Ata kanė shtuar se pavarėsisht nga statusi politik Kisha Ortodokse Serbe angazhohet pėr mbrojtje tė pėrshtatshme institucionale me garanci tė vecanta ndėrkombėtare.
Por vendimi i shefit tė UNMIK-ut ka shkaktuar njė valė protestash tė Lėvizjes Vetėvendosja, qė mbledh rreth vetes njė numėr anėtarėsh kryesisht tė rinj.
Ata kanė protestuar dy ditė rradhazi nė Deēan kundėr vendimit pėr zonėn e veēantė pėrreth Manastirit.


BBC
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-04-06, 17:49   #3
laliloli
 
Avatari i laliloli
 
Anėtarėsuar: 18-03-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 9,134
laliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIP
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek laliloli Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek laliloli
Gabim

Pershendetje

Une shkurt do te pergjigjem .Po shihet se rrespektimi i te drejtave te minoriteteve eshte nje kusht themelore qe Kosova duhet te fitoje pavaresine.Bile po duhet edhe lutur qe te integrohen ne shoqerine kosovare qe besa edhe po krijohen privilegje per ta (serbet)te cilet dihen veprimet e tyre kriminale e gjenocidiale ndaj shqipetareve.
Le te durojme e ti lusim deri sa ta fitojme pavaresine ,ndersa perspektiva e tyre nuk eshte ne kosove sepse ata jane mesuar qe te jetojne ne kurriz te shqipetareve dhe te jene te privilegjuar perhere .Kjo kohe ka perfunduar dhe ata vetvetiu do ta leshoijne Kosoven sepse shumica edhe jane kolone ketu.

Perzemersisht Lali


__________________
Rrespekto tė tjeret ,
ashtu siq dėshiron tė jesh i rrespektuar
laliloli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.