Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-04-06, 14:14   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Historiku i bibliotekave te Shkodres

Tradita e bibliotekave nė Shkodėr ėshtė shumė e hershme, madje fillesat e saj shkojnė qysh prej periudhės ilire. Njė shqiptaro-kroat i njohur me emėr Aleksandėr Stipēeviē, nė “Historinė e librit” shėnon se nė Iliri ka pasur 72 biblioteka dhe disa syresh kanė qenė edhe nė Shkodėr. Nga ana tjetėr, nė veprėn e Marin Barletit, “Rrethimi i Shkodrės” thuhet se ka pasur anale tė shkruara nė gjuhėn e popullit. Sipas tė dhėnave tė Farlatit nė “Illyricum Sacrum”, “qendra tė rėndėsishme tė administratės e kulturės me arkiva e biblioteka tė famshme kanė qenė arqipeshkėvitė e Durrėsit, Tivarit, Shkodrės e Shkupit”. Madje nė Shkodra njihet edhe si bėrthama e parė e bibliotekave publike nė Shqipėri. Nė vitin 1917, u hap e para bibliotekė shtetėrore e quajtur Biblioteka e “Komisisė letrare”, qė u drejtua nga shkrimtari dhe publicisti Hil Mosi, qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e krijimit tė bibliotekave, pasi ai pėr herė tė parė futi konceptin e kopjes sė detyruar. Disa vite mė vonė, kur u krijua shteti shqiptar, banorėt e Shkodrės ia falėn kėtė bibliotekė Tiranės dhe nė 28 nėntor 1922 u krijua Biblioteka Kombėtare me njė fond prej 6 mijė librash. Sipas rendit kronologjik bibliotekat e Shkodrės i pėrkasin viteve: 1683, Biblioteka Bogdani, 1750 Biblioteka e Myftiut tė Tabakėve apo Kėllyēit, e cila fatkeqėsisht nuk ekziston mė, sepse u dogj. Ka qenė shumė e pasur me dorėshkrime nė gjuhėn orientale dhe ka tėrhequr gjithnjė vėmendjen e studiuesve tė huaj, 1834 biblioteka e Vakėfit, nė 1858 biblioteka e Etėrve Jezuitė, 1875 Biblioteka e Franēeskanėve, 1899 e Shoqėrisė “Bashkimi”, 1901 e Shoqėrisė “Agimi”, 1911 e Klubit “Gjuha jonė”, nė vitin 1917 e “Komisisė letrare”, 1919 e Shoqėrisė Vllaznia. Duhet theksuar qė nė kėto biblioteka kanė shėrbyer albanologė nga mė tė shquarit, si Hil Mosi, Zef Valentini, i cili edhe pse ka qenė italian, e ka quajtue veten gjithnjė shqiptar, apo Gjergj Fishta, Hamdi Bushati, Kolė Kamzi, etj.
Por Shkodra njihet edhe si qyteti i shtypshkronjave tė para. Thuhet qė njėfarė Shtjefni nga Shkodra pruri nga Venediku dhe ngriti njė shtypshkronjė dhe nė vitin 1563 shtypi njė libėr kishtar. Duhet pėrmendur mė pas shtypshkronja e Jezuitėve nė vitin 1871, ku sipas studiuesit e gjuhėtarit Hamdi Bushati, nė kėtė shtypshkronjė, qė nga viti 1871 e deri nė 1938 janė shtypur 411 tituj. Pas kėsaj u hapėn edhe tė tjera si “At Gjergj Fishta”, apo e Franēeskanėve. Kjo traditė nė fushėn e bibliotekave dhe tė shtypshkronjave bėri qė nė Shkodėr tė dalin dhe gazetat e para zyrtare. “Shkodra”, quhej organi zyrtar i vilajetit tė Shkodrės, pėr tė vazhduar me tė tjera gazeta jozyrtare si “Ylqija e zemrės sė Krishtit”, apo me revistat mė tė njohura pėr kohėn “Hylli i dritės” dhe “Leka”, si dhe revista tė tjera fetare, mes tė cilave dhe “Kultura islame”

Alma Mile
Gazeta Shekulli


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.