Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-05-06, 22:23   #1
Shkelqimi
 
Anėtarėsuar: 07-04-06
Vendndodhja: Gjilan
Postime: 40
Shkelqimi i vlerėsuar jo keq
Gabim Privatizimi-Shkatrrues Ekonomik

Fillimisht kerkoj falje nese eshte diskuatuar ndoshta me heret per kete teme se nuk po e di .
Deshta te flasim rreth privatizimit , valave e valave te cilat po e shkatrrojne industrine dhe ekonomine kosovare.

E dini shume mire , te gjithat parat nga shitjet e fabrikave gjinden te bllokuara dikun dhe askush nuk e din bile nese ende gjinden dikun, perveq se thot ashtu AKM.
Qka ka shkaktuar privatizimi,ASgje perveq shkatrrimit me te madh ekonomik qe do ti ndodh ndonjher Kosoves, nga te gjitha nderrmarrjet e privatizuara vetem nje perqindje e vogel e tyre ka vazhduar punen, ka investuar dhe punesuar qytetaree, shumica jane mbyllur, jane kthyer ne depo, dhe keqperdoren per sherbime personale, duke thyer rregullat e shitblerjes nga AKM.KATASTROF

E vemtja qe ia vlen te permendet per te mire ne gjithe kete dallaver eshte SILCAPOR


Shkelqimi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-05-06, 22:18   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Shkelqimi
Fillimisht kerkoj falje nese eshte diskuatuar ndoshta me heret per kete teme se nuk po e di .
Deshta te flasim rreth privatizimit , valave e valave te cilat po e shkatrrojne industrine dhe ekonomine kosovare.

E dini shume mire , te gjithat parat nga shitjet e fabrikave gjinden te bllokuara dikun dhe askush nuk e din bile nese ende gjinden dikun, perveq se thot ashtu AKM.
Qka ka shkaktuar privatizimi,ASgje perveq shkatrrimit me te madh ekonomik qe do ti ndodh ndonjher Kosoves, nga te gjitha nderrmarrjet e privatizuara vetem nje perqindje e vogel e tyre ka vazhduar punen, ka investuar dhe punesuar qytetaree, shumica jane mbyllur, jane kthyer ne depo, dhe keqperdoren per sherbime personale, duke thyer rregullat e shitblerjes nga AKM.KATASTROF

E vemtja qe ia vlen te permendet per te mire ne gjithe kete dallaver eshte SILCAPOR
Privatizimi i prones eshte hapi me i domosdoshem drejt rruges per krijimin e shtetit demokratik.
Krahas me krijimin e institucioneve te pavarura, paralelisht duhet te ecet me transformimin e prones, pra kalimin nga prona socialo-jugosllav-komunist-vetqeverisese ne ate te private, qe eshte dhe baza e ekonomise se tregut te lire.
Kush bllokon transformimin e prones dhe kush perpiqet ta pengoje ate, ka bere nje nga krimet me te medha te historise se shqiptareve.
Sikur te ishte e mundur, duhej te kalohej ne nje privatizim intensiv dhe teper urgjent, per te shpetuar shqiptaret dhe qytetaret e Kosoves nga megallomania e pronesise kardelo-titiste.
Nga shitja e pronesise shteterore ose asaj te ashtuquajtur aksionero-veteqeverisese, Kosova dhe qytetaret e saj fitojne nje dimension te munguar, dimensionin e shtetit perendimor.
Synimi i privatizimit nuk eshte pasurimi i shtetit nga shitja e pronave, por synimi duhet te jete transformimi i prones, rivendosja e prodhimit, lehtesirat tatimore per bleresit e asaj prone, ndihma ndaj tyre me kredi te buta, ndihmese ne krijimin e koncepteve moderne te menaxhimit dhe marketingut, krijimi i kushteve per levizje te lire, hapja e tregut per te nxitur konkurencen, lehtesira doganore dhe tatimore (mundesisht zero) per ata qe blejne dhe importojne teknologjine e fundit dhe e zbatojne ate ne Kosove, punesimin e njerezve etj.
Pra privatizimi eshte hapi i pare dhe keto qe permenda me lart jane hapat mbeshtetes dhe shoqerues qe do te duhet ta shoqerojne kete biznes qe te ngjallet dhe te marre veten.
Vetem kjo forme e ekonomise do ta shpetoje Kosoven dhe do t'i jape asaj pavaresine e shumekerkuar.
Pavaresia politike dhe shteti ligjor, pa nje ekonomi te tregut te lire do te jete si nje trup me nje kembe, pra sakat dhe si i tille ai nuk do te mundet te gjeje kurre ekuilibrin, por do te mbetet i varur nga patericat e huaja (greke, serbe, maqedone, turke, bullgare etj).
Respekt per te gjithe ata qe kane guximin dhe blejne pronat ne Kosove!
Kosova nuk po shkaterrohet (pasi me e shkaterruar sec ishte, nuk behet dot), por ajo po transformohet dhe po rilind.
Bile nese ka mundesi, te behen shitje me cmime simbolike ose dhe te falen ato prona, aty ku eshte e veshtire te gjenden bleres (sepse teknologjia eshte teper e vjeteruar dhe teper pa interes), ashtu sic u veprua dhe ne ish-Gjermanine lindore, pas bashkimit me pjesen tjeter te vendit (ka patur objekte qe jane shitur per 1DM por me kusht qe aty te ndertohet nje objekt me teknologji bashkekohore).
Kosova duhet te krijoje nje klase te re ekonomike, nje klase menaxheresh kapitaliste, qe dijne te ndertojne dhe te investojne dhe jo nje klase te re neoburokratesh dhe njerezish pasive qe jane te mesuar vetem te presin me sy nga qielli dhe nga buxheti shteteror.
Ajo kohe ka mbaruar! Pervishjuni kraheve!


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.