Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-05-06, 20:28   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Imunizimi

Ē'ėshtė imunizimi(vaksinimi)?

Imunizimi (vaksinimi) ėshtė procedurė me tė cilėn mundėsohet mbrojtja nga sėmundjet ngjitėse. Imunizimi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr mbrojtjen e fėmijėve nga sėmundjet e rėnda qė mund tė shkaktojnė edhe vdekje. Nė Kosovė, fėmijėt vaksinohen pa pagesė kundėr:

Hepatitit B
Tuberkulozit
Paralizės sė fėmijėve
Difterisė
Kollės sė bardhė
Rubeolės

Si ndikojnė vaksinat?

Vaksinat pėrmbajnė shkaktarė sėmundjesh tė dobėsuar ose tė vrarė. Tė pėrgatitur si vaksinė, ata nuk mund tė shkaktojnė sėmundje te fėmija.


Me injektimin e vaksinės nė organizmin e fėmijės krijohet mekanizėm mbrojtės natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtėse. Nėse gjatė jetės fėmija infektohet me sėnundjen kundėr sė cilės ėshtė i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbrojė nga sėmundja e rėndė dhe komplikimet.


Pėr mbrojtje komplete dhe tė qėndrueshme tė fėmijės, ėshtė e nevojshme tė jepen njė numėr i ndryshėm i dozave tė vaksinave, nė intervale kohore tė caktuara dhe nė moshė tė ndryshme tė fėmijės. Pėr kėtė qėllim ekziston kalendari i vaksinimit.

Si jepen vaksinat?

Varėsisht nga lloji, vaksina jepet me:

Injeksion (nė muskul, nėn lėkurė)
Lugė (te pihet)

Kur mund tė vaksinohet, dhe kur duhet tė shtyhet ose tė mos vaksinohet aspak njė fėmijė?

Para ēdo vaksinimi, fėmija kontrollohet detyrimisht. Njė infeksion i zakonshėm dhe i lehtė i rrugėve tė frymėmarrjes, me njė temperaturė lehtė tė ngritur, nuk duhet tė jetė shkak pėr shtyrjen e termit tė rregullt pėr vaksinim. Pediatrit tuaj gjithsesi duhet t'i tregoni nėse fėmija ka patur:

Reaksion tė rėndė pas dozės paraprake tė vaksinės

Njė formė tė rėndė tė alergjisė

Imunitet tė dobėsuar (pėr shkak tė sėmundjes ose pranimit tė barėrave)

Ka pranuar gjak ose produkte tjera tė gjakut

Pengesa nė zhvillimin neurologjik

Nė bazė tė tė dhėnave nga biseda me prindėrit dhe kontrolli i fėmijės, mjeku do tė vendos ė se a do tė vaksinohet fėmija.

Si tė veproni nėse e lėshoni termin e rregullt pėr imunizim ?

Mė sė miri ėshtė imunizimi tė realizohet sipas kalendarit pėr imunizim, pasi qė vetėm imunizimi i rregullt dhe i plotė jep njė mbrojtje tė sigurtė tė fėmijės.

Nė qoftė se pėr shkaqe tė arsyeshme lėshohet termi i rregullt, pediatri juaj sipas rekomandimeve qė vlejnė pėr situatėn konkrete, do tė rekomandojė kur tė vazhdohet me imunizimin.

Ē'do tė ndodh nėse fėmija nuk vaksinohet?

Nėse gjatė tėrė jetės sė tij nuk vjen nė kontakt me shkaktarėt e sėmundjeve tė rėnda ngjitėse, nuk do t'i ndodh asgjė.

Por, nėse eksponohet nė cilėndo nga kėto sėmundje, sigurisht do tė sėmuret, dhe janė tė mundshme komplikime dhe vdekje.

Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet qė sėmundja sigurisht do tė transmetohet te fėmijėt dhe te tė riturit nė rrethinė, tė cilėt nuk janė rezistent pasi qė nuk janė tė vaksinuar ose nuk e kanė kaluar sėmundjen. Kjo do tė thotė, paraqitje e epidemisė me numėr tė paparashikueshėm tė pėrfundimeve me vdekje.

Me imunizimin, nuk i mbrojmė vetėm fėmijėt tanė, por edhe nipėrit edhe stėrnipėrit. Si ilustrim, sėmundja e rėndė e njohur si lia e vėrtetė (Variola vera), mė nuk ekziston, nė falė tė imunizimit. Prandaj, sot mė, fėmijėt nuk vaksinohen kundėr kėsaj sėmundjeje. Me realizimin komplet tė programit pėr vaksinim, sė shpejti pritet edhe ērrėnjosja e paralizės sė fėmijėve, e pastaj edhe e fruthit.

A mund tė shfaqen efekte tė padėshirueshme nga vaksinimi?

Efektet e padėshirueshme nga imunizimi janė tė rralla dhe rreziku nga komplikimet ėshtė shumė mė i vogėl pėr fėmijėn dhe pėr shoqėrinė, se sa tė mos realizohet imunizimi aspak.

Gati se gjysma e fėmijėve tė vaksinuar do tė shfaqin ndonjė reaksion nė vendin ku e kanė pranuar vaksinėn. Mė sė shpeshti kjo ėshtė kruarje me tė skuqur, ėnjtje ose dhembje. Rreth 25% do tė shfaqin shqetėsim dhe temperaturė tė lartė. Kėto reaksione tė padėshirueshme menjanohen me venien e kompresave tė ftohta dhe dhėnien e antipiretikėve dhe analgjetikėve (panadon, eventualisht brufen dhe ngjashėm). Pėrveē kėsaj, si edhe gjatė ēdo sėmundje tjetėr, fėmijės duhet t'i jepet ushqim i lehtė dhe shumė lėngje. Dhėnia gji atėherė ėshtė gjėja mė e ēmueshme.

Rreth 15% e fėmijėve qė kanė pranuar vaksinė kundėr morbilit, 7-10 ditė pas vaksinimit mund tė shfaqin simptoma qė i ngjasojnė formės sė lehtė tė infeksionit me morbili - morbili mitigant (shpėrthim atipik nė lėkurė, temperaturė e lehtė).

Rreth 10% e fėmijėve tė vaksinuar kundėr rubeolės, pas 2-8 javė mund tė shfaqin reaksion nė formė tė dhembjes dhe ėnjtje e lehtė e nyjeve.

Vaksinimi kundėr shytave rallė jep komplikime.

Shumė rrallė, pas vaksinimit mund tė shfaqen efekte tė padėshirueshme mė tė rėnda: encefalopati akute, konvulsione nė tre ditėt e para pas vaksinės, temperaturė e lartė me tė qamur tė pandėrprerė dhe njė gjendje e ngjashme me shokun dhe reaksion anafilaktik, menjėherė pas pranimit tė vaksinės. Nė rast tė shfaqjes sė kėtyre simptomave, fėmija duhet menjėherė tė dėrgohet te mjeku. Pranimi i sėrishėm i sė njejtės vaksinė, te kėta fėmijė ėshtė i ndaluar (kontraindikuar).

Ku tė drejtoheni pėr ndihmė

Pediatri juaj.

Klinika e Pediatrisė – Ambulanca Konsultative e Imunologjisė

Klinika pėr Sėmundje Infektive


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-06-07, 14:11   #2
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vaksinimi i femijeve

Ndoshta detyra me e rendesishme e mjekut te sherbimit te detyrueshme ne fshat dhe mjekut te pergjithshenm dhe te familjes eshte perparimi dhe percaktimi i veprimtarive per rritjen e nivelit shenedetsor nepermjet parandalimit primar.
Vaksinimi i infanteve dhe femijeve perben proceduren me te thjeshte dhe rezulatative te prandalimit primar. Ne tabelen 9,3 vaksinat nderkombetare, rruga e administrimit, efeketet anesore, si dhe menyre e ruajtjes se tyre.
Gjithashtu ne tabelat 9.4, 9.5 dhe 9.6 permendet kalendari i vaksinimeve sipas moshes dhe gjendjes se vaksinimit. Duhet te shenohet qe numri me i vogel i dozave te domosdoshme per imunizimin baze per DTP eshte 4 doza , ne moshat me te vogla e se 4 vjec dhe 3 doza per te gjitha moshat.
Tabela 9.4. Kalendari i vaksinimit per femijet.

Mosha
Vaksina
Ne lindje ose deri ne 1 muaj
HBV
2 muaj
DTPIPV, Hib, HBV
4 muaj
DTPIPV, Hib
6 muaj
DTP, Hib
7 muaj
HBV
12 muaj
Hib
15 muaj
MMR
18 muaj
DTP, OPV
4-6 vjec
DTP, OPV, MMR
6 vjec
BCG
11-12 vjec
MMR (ne qofte se nuku be ne 4-6 vjec)

Td



Tabela 9.5. kalendari i vaksinimit per femijet nen 7 vjec qe jane vonuar te vaksinohen

Periudha midis vaksinimeve
Vaksinat
Vizita 1
DTPIPV, Hib, HBV, MMR
1 muaj mbas vizites 1
DTPIPV, HBV
2 muaj mbas vizites 1
DTP
8 muaj mbas vizites 1
HBV
16 muaj mbas vizites 1
DTP, OPV
4-6 vjec
DTP, OPV
6 vjec
BCG
11-12 vjec
MMR
10 vjet me vone
Td


Tabela 9.6. kalendari i vaksinimeve te femijeve me te rritur se 7 vjec qe vonuan te vaksinohen

Periudha midis vaksinimeve
Vaksinat
Vizita 1
Td, OPV, MMR, HBV
2 muaj mbas Td –1
Td, OPV, HBV
8-14 mauj mbas Td - 1
Td, OPV, HBV
11-12 vjec
MMR
10 vjet me vone dhe cdo 10 vjet per pjesen tjeter te jetes.
Td




Tabela 9.7. Kunderindikacionet sipas llojit te vaksines .

Loji i vaksines
Kunderindikacionet

MMR
Histori e reaksioneve anafilaktike ndaj vezes dhe nomicines. Shtatzani
OPV
Te semure me imunodeficience ne te afermit e te vaksinuarit Shtatzani
DTP
Encefalopati Brenda 7 diteve nga doza e meparshme, shkok, ose temperature > 40oC Brenda 48 oreve nga e qara e perparme ose kembengulese > 3 ore. Spazma Brenda 3 diteve nga doza e meparshme.
Hib
I semure me semundjen Hodgin qe merr kimioterapi
VARICCELA
Alergji nga neomicina. Te shmanget marrja e salicilateve 6 jave mbas vaksinimit dhe barra nje muaj mbas.
HEPATITIS Β
Njeri me histori reaksioni nga doza e pare e vaksinimit ose hipersensibilizim nga produktet e vaksines
IPV
Alergjina nga streptomicina ose neomicina.

Gjithashtu duhet te nenvizohet qe HBV bashke me imunoglobulines humane kunder hepatitit B (HBIG) domosdo administrohet menjehere mbas lindjes, ne femijet qe lindes nga nena positive per antigjenin e hepatitit B.

Hib ne femijet 7-11 muaj administrohet ne 3 doza, me largesi 2 muaj, ne femijet 12-14 muaj ne dy doza, kurse ne femijet 15- 59 muaj ne nje doze, ne viziten e pare ose ne cfaredo vizite.
Vecanerisht per vaksinene e hemofilus, kerkuesit mendojne se imunizimi mund te ndikohet nga ndryshimet ne vaksine nga prodhues te ndryshem gjate vaksinimit baze. Rekomandohet qe vaksinimi baze per hemofilus te behet gjithmone me vaksinte te te njejtes shoqeri prodhuese, kurse doza kujtese, mbas 12 muajsh, mund te behet me cfaredo vaksine.
Kunderindikacion per te gjitha vaksinat perben temperatura akute si dhe rekasionet e perparme alergjike ose te tjera nda vaksines ose te perbersve te asaj. Kunderindikacion per vaksinat me viruse te dobesuar dhe te gjalle perben barra, imunodeficienca (terapia inmudeficiente, insuficienca imunitare- pervec AIDS ku duhet te behet MMR, neoplazi malinje) dhe marrja kohet e fundit (3 muaj te pakten) gamaglobulines, plazmes, ose gjakut.
Duhet gjithashtu te shenojme qe administrimi i menjehershem i vaksinave nuk prek pergjigjen e antitrupave dhe nuk rrit efektet anesore dhe per arsyet e mesiperme rekomandohet. Per te pasur nje pergjigje imunitare te mjaftueshme eshte e domosdoshme te mbajme distancat kohore te vaksinimit. Ne qofte se keto jane me te medha se sa te kerkuarat nuk duhet te perseriten dozat por te vazhdohet vaksinimi per plotesimin e numrit te dozave.
Pothuaj te gjitha vaksinat qe perdoren gjere ne pediatri mund te administrohet ne bashku pa u rritur efektet anesore ose te zvogelohet rezultati. Keshtu DTP (DTdP), PV ose IPV, MMR Hib HBV mund te administrohen se bashku. Perjashtim perben BCG qe duhet te kete distance te pakten 2 muaj nga vaksinat e fruthit.
Tabela 9.8 Ne femijet me AIDS rekomandohen keto skema vaksinimi.
Lloji i vaksines PA SIMPTOMA ME SIMPTOMA
DTP PO PO
OPV JO JO
IPV PO PO
MMR PO PO
HbC V PO PO
Pneumonokokut PO PO
Gripit JO* PO
*nuk kunderindikohet
Rendesi te vecante ka kualifikimi i vazhdueshme i mjekut ne teknikat e vaksinimit dhe informimi per vaksinat e reja.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-06-07, 18:41   #3
lenna
 
Anėtarėsuar: 07-07-06
Postime: 95
lenna i dashurlenna i dashurlenna i dashurlenna i dashur
Gabim

Vlen te permenden dy llojet e ndryshme te menyres se vaksines:

-aktiv (personit i jepen shkaktare semundjesh te dobesuar,te cilet stimulojn krijimin e mbrojtjes)

-passiv (personit te caktuar i jepen direkt antitrupthat kunder semundjes perkatse)


lenna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.