Kryeministri i Kosovės tha se Berisha do ta kthejė vizitėn nė mes tė qershorit
N. P

TIRANĖ- E treta dhe e vėrteta duhet tė jetė pėr kryeministrin Sali Berisha vizita qė ky i fundit ka parashikuar pėr tė zhvilluar nė Kosovė. Radio Kosova ka cituar nė njė kronikė tė saj njė deklaratė tė kryeministrit kosovar, Agim Ēeku, i cili me tė mbėrritur nė aeroportin e Prishtinės, pas vizitės sė zhvilluar nė Tiranė, ėshtė shprehur se kryeministri Sali Berisha do tė kthejė vizitėn nė Prishtine mė 15 qershor. Gjatė njė deklarimi pėr mediat e Kosovės, kryeministri Ēeku u shpreh se me kryeministrin Sali Berisha janė diskutuar mjaft tema, tė cilat do tė trajtohen edhe gjatė vizitės qė kreu i ekzekutivit shqiptar do tė realizojė nė datėn 15 qershor. Kryeministri Ceku shtoi se Shqipėria ėshtė gjithashtu e gatshme qė tė ndihmojė Shqipėrinė me pėrvojat e saj drejt integrimit nė institucionet ndėrkombėtare. Ndėrkohė, pėr kryeministrin Sali Berisha ėshtė hera e tretė qė planifikon njė vizitė pune nė Prishtinė. Pak kohė mė parė, kryeministri Berisha hodhi idenė e njė tryeze mes kryeministrave tė Malit tė Zi, Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė qė ishte parashikuar tė mbahej nė Kosovė, njė iniciativė kjo qė u anulua mė vonė nga Maqedonia. Mė pas, kryeministri Sali Berisha konfirmoi se do tė realizonte nė Kosove njė vizitė me njė axhendė krejtėsisht tė pėrcaktuar, por vdekja e ish-presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, bėri qė gjithēka tė shtyhej sėrish. Madje kryeministri Sali Berisha, ditėn qė ishte parashikuar vizita e tij, merrte pjesė bashkė me njė delegacion shqiptar nė funeralin e ish-presidentit Rugova. Sė fundmi, duket se vizita e tij do tė realizohet zyrtarisht vetėm nė datėn 15 qershor, njė datė kjo e konfirmuar nga kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku. Ndėrkohė, nga Kryeministria e vendit tonė nuk ėshtė konfirmuar asgjė zyrtarisht, pra nėse ėshtė parashikuar ose jo njė vizitė e tillė. Kryeministri Sali Berisha do tė jetė i pranishėm nė Luksemburg nė datėn 12 qershor pėr nėnshkrimin e marrėveshjes se stabilizim-asociimit dhe menjėherė pas kėsaj date tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė, Berisha pritet qė tė niset mė pas pėr nė Kosovė.
30/05/2006
Gazeta Shekulli