Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 11-06-06, 09:58   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim «Puset e vdekjes...» - e vėrteta e njė tė huaji pėr Kosovėn

«Puset e vdekjes...» - e vėrteta e njė tė huaji pėr Kosovėn

PRISHTINĖ, 9 QERSHOR - Krimet dhe masakrat ēnjerėzore, tė bėra nga serbėt, kanė tronditur botėn demokratike. Shqiptarėt e Kosovės u mbytėn nė mėnyrėn mė tė tmerrshme dhe me format mė brutale qė ka ditur t’i aplikojė njė pushtet vrastar kriminal, siē ishte ai i Milosheviēit. Pjesė tė kėtyre krimeve ka paraqitur autori Josef Martinsen nė librin “Puset e vdekjes nė Kosovė”, i cili ėshtė pėruruar nė ambientet e hotelit “Grand”, nė prani tė familjarėve dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė.
Libri “Puset e vdekjes” paraqet njė pėrmbledhje tė zbulimeve tė tmerrit qė ndodhėn nė Kosovė gjatė periudhės 1998 – 1999. “Puset e vdekjes” synon t’ia shpalosė botės dimensionin e sė keqes sė shkaktuar nė Kosovė, duke ofruar sugjerime se kjo mund tė kontribuojė pėr t’i dhėnė procesit tė pajtimit dhe faljes njė qasje tė re. Fillimisht, libri ėshtė botuar nė gjuhėn norvegjeze dhe nė atė angleze dhe ka bėrė njė jehonė tė madhe nė vendin prej nga vjen autori.
Hakif Bajrami tha se duke lexuar kėtė libėr, njeriu nuk mund tė ketė ndonjė zemėrgjerėsi pėr gjithė atė qė ka ngjarė. Ai me kėtė rast rikujtoj se tragjeditė shqiptare nuk patėn tė ndalur. Vepra e Leon Trajmningut dhe e Josef Martinsenit janė njė pėrmendore dhe qė tė dy meritojnė respekt, sepse kanė thėnė tė vėrtetėn.
Arif Muēolli, kėshilltar i kryeministrit tė Kosovės, pėrshėndeti nė emėr tė kryeministrit dhe tė institucioneve tė Kosovės, si dhe falėnderoi autorin pėr punėn e palodhshme. “Ėshtė shkėputur njė pjesė e asaj tragjedie ku autori ka paraqitur mėnyrėn e ekzekutimit tė mijėra qytetarėve gjatė kohės sė luftės nė Kosovė. Janė shumė qytetarė tė pafajshėm tė mbytur nė mėnyrėn mė mizore nė puse. Por, nė ēfarė forme u ekzekutuan edhe shumė e shumė tė tjerė dhe ku gjinden edhe shumė e shumė tė tjerė?”, tha Muēolli.
Tragjedinė e patėm ne, e pėrjetuam ne - populli i Kosovės. Ky libėr ėshtė njė sinjal i mirė qė e jep autori dhe duhet tė shėrbejė edhe pėr tė tjerėt, sepse realiteti duhet tė publikohet dhe tė informohen tė gjithė se ēka ka pėrjetuar populli i Kosovės. Familjarė tė viktimave tė fshatit Kotlinė, ku nė vitin 1999 22 trupa u masakruan dhe u hodhėn nė puset e kėtij fshati, ishin tė pranishėm nė kėtė aktivet promovues.
Esat Loku, pėrfaqėsues i fshatit, falėnderoi autorin pėr librin dhe pėr pasqyrimin e realitetit. “Ky libėr na kthen prapa tek tmerri qė pėrjetuan banorėt e fshatit Kotlinė, me afėr 600 banorė. Kemi qenė bashkėpjesėtarė tė kėtyre tmerreve. Kontributi i autorit dhe i shumė organizatave humanitare u dėshmuan me kėtė libėr dhe shumė kontribute tė tjera na ngjallėn shpresėn se njė ditė do tė zbulohet e vėrteta pėr masakrėn qė ndodhi nė fshat. Shpresoj se historia e Kosovės do ta shėnojė me shkronja tė arta emrin e kėtij autori qė e ka thėnė tė vėrtetėn pėr masakrėn”, ka thėnė Loku.
Rexhep Loku, babai i dy djemve qė pėsuan nė kėtė tragjedi, falėnderoi autorin e librin dhe i dhuroi njė gur, tė nxjerrė nga puset e fshatit.
Autori i librit u shpreh se kurrė mė parė nuk kishte shkruar libra. “Ky libėr ėshtė bazuar nė fakte tė vėrteta, dhe nuk ka dyshime. Nė vitin 1999 kur isha nė Kosovė, ajo kishte njė pamje jo tė mirė. Ishte njė pamje shumė e keqe pėr mua. Megjithatė, ishte edhe puna qė do ta bėja. Pastrimi i puseve me njerėz tė vdekur”, tha ai. Martinsen mė tej u shpreh: “Ėshtė e drejtė legjitime qė popullit shqiptar botėrisht t’i pranohen torturat dhe vrasjet qė i janė bėrė nga ushtria serbe. Konsideroj pėr obligim timin moral qė opinionin e gjerė ta informoj, me fakte, pėr tė kėqijat qė i janė bėrė popullatės sė pambrojtur shqiptare. Vrasjet nė puse, prerjet e gjymtyrėve tė trupit, nė mė shumė raste edhe dhunime, meritojnė vėmendjen tonė, sepse ato prezantojnė shembuj tė pastėr tė dhunės”.

/Ajete ZOGAJ


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:41.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.