Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-06-06, 12:51   #1
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vuajtjet nga dhembja-Si ti ndihmoni?

Ē'nėnkuptohet me dhembje?


Dhembja paraqet vujatje fizike dhe psiqike, qė krijohet si rezultat i dėmtimit tė indeve dhe organeve tė ndryshme, i shkaktuar nga faktorė tė ndryshėm. Mė parė ėshtė menduar se fėmijėt kanė tolerancė mė tė madhe ndaj dhembjes, pėr shkak tė mospjekurisė biologjike, se reagojnė mė mirė ndaj anelgjetikėve dhe se tregojnė prirje mė tė madhe ndaj kėtyre barėrave.

Cilat janė shkaqet pėr dhembje?
  • Dhembja mund tė ndodh pėr shkak tė ndonjė intervence ose pas operacionit. Nė situata tė tilla, zakonisht jepen analgjetikė-barėra qė i pėrshkruan mjeku, tė cilat ndikojnė pėr ta zvogėluar dhembjen.
  • Disa gjendje, siē janė sėmundjet malinje ose disa sindrome tjera me dhembje karakterizohen me dhembje tė fortė. Tek ata, nė tretmanin e dhembjes, pėrveē mjekut, nė mėnyrė aktive janė tė inkuadruar edhe prindėrit. Ėshtė e rėndėsishme tė dihet, se te sėmundjet malinje, barėrat opijate nuk duhet tė rruhen pėr stadin e fundit, por nėn kontrollin e mjekut, duhet tė aplikohen mė herėt, atėherė kur dhembja bėhet intenzive.
Ē'duhet tė dinė prindėrit kur japin barėra kundėr dhembjes?

Mjeku dhe prindėrit duhet t'ju pėrmbahen kėshillave qė vijojnė:


Ekziston njė shkallė me tre nivele tė barėrave pėr qetėsimin e dhembjeve:
-barėra pėr dhembje tė dobėta – analgjetikė joopioid (paracetamola),
-pėr dhembje mesatare –analgjetikė opioid pėr dhembje tė dobėta deri mesatare (kodeina),
-pėr dhembje shumė tė forta – analgjetikė opioid pėr dhembje mesatare deri tė forta (morfium)
,Nėse dhembjet janė mė tė lehta, sidomos dhembje tė muskujve dhe kockave ose kokėdhembje, mund tė jenė efikase barėrat tė cilat pėrndryshe pėrdoren pėr uljen e temperaturės, si aspirina, aminopirina, kofan, brufen, naprosin, flugalin etj. Edhe gjatė dhėnies tė kėtyre barėrave mund tė krijohet shprehi (krijimi i tolerancės) dhe krizė apstinenciale e lehtė, nėse ndėrrpriten pėrnjėherė. Nė mesin tonė si bar kundėr dhembjes (analgjetik) a ndonjėherė edhe si bar pėr uljen e temperaturės (antipiretik) ėshtė i njohur bari metamizol (i nohur si analgin ose novalgetol), ndėrsa nė kombinim si baralgin.
  • Pėr shkak tė efekteve tė padėshirueshme, barėrat qė shfytėzohen pėr shėrimin e dhembjes, nuk duhet tė jepen me vetėiniciativė. Ēdoherė duhet ta konsultoni mjekun tuaj. Pėrdorimi i analgjetikėve paraqet vetėm njė pjesė e planit terapeutik. Pėrveē analgjetikut duhet tė aplikohen edhe procedura plotėsuese, siē janė dhėnia e barėrave tjerė, procedura fizikale, akupunktura, fiksim i pjesės sė lėnduar etj. Ėshtė i rėndėsishėm edhe momenti psikologjik, prindėrit duhet fėmijės t'ia tėrhekin vėmendjen nga dhembja me aktivitete tjera (p.sh. leximi i pėrrallave, lojėra tė ndryshme ose bisedė).
  • Para futjes nė terapi tė njė bari mė tė fortė, duhet tė kontrollohet a ėshtė dhembja e shkaktuar nga pėrparimi i sėmundjes (sidomos nėse bėhet fjalė pėr dhembje te fėmijė me sėmudje malinje). Nė rast tė tillė, ndėrrimi i barėrave specifike pėr sėmundjet malinje mund tė sjellin deri nė zvoglimin e dhembjes.
  • Barėrat qė jepen pėr dhembje tė forta, i japin prindėrit sipas marrėveshjes dhe kėshillės sė mjekut. Bari duhet tė jepet nė dozė tė mjaftueshme, e cila duhet tė pėrcaktohet individualisht. Nėse dhembja nuk qetėsohet me dozė tė plotė tė njė anelgjetiku mė tė dobėt, doza mėtutje nuk duhet zmadhuar, por duhet tė ndėrrohet bari. Ēdo herė kur ėshtė e mundshme bari duhet tė jepet pėrmes gojės.
  • Duhet tė jepet rregullisht, nė njė interval tė caktuar, e jo tė pritet qė dhembja tė bėhet e padurueshme e pastaj tė jepet. Nė kėtė mėnyrė arrihet kontroll mbi dhembjen, me dozė mė tė vogėl.
  • Kur jepen opijatet, kapsi ėshtė dukuri e shpeshtė, andaj njėkohėsisht duhet tė jepen edhe laksativė.
  • Morfina aplikohet tek dhembjet e forta. Mund tė jepet nė mėnyrė venoze, muskulare, nėn lėkurė ose pėrmes gojės. Ėshtė e nevojshme tė jepet nė intervale kohore tė rregullta, mė sė shumti 4 orė mes dozave. Shkakton plogėshti, vjellje, kaps por edhe eufori. Efekt i padėshirueshėm, mė i rrezikshėm ėshtė ndėrprerja e frymėmarrjes, nė qoftė se predozohet. Prandaj ėshtė rrezik, me vetėiniciativė tė zmadhohet doza. Morfina jepet vetėm nėn mbykqyrjen e mjekut (caktimi i dozės, pėrshtatja e dozės).
  • Me efekt tė ngjashėm, mund tė shfrytėzohen barėrat sintetike tė ngjashme me morfinėn: meperidin ose metadon.
  • Tė gjitha kėto barėra duhet tė aplikohen me shumė kujdes, ndėrsa nė fazėn kur ndėrpriten, ėshtė i mundshėm reakcion e a.q. kriza apstinenciale.
  • Kodeina, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e shumė barėrave kundėr kollės, ka gjithashtu efekt analgetik tė kėnaqshėm, sidomos nėse kombinohet me acetaminofenėn (Panadon). Prindėrit duhet tė dijnė se ky bar nuk ėshtė i parrezikshėm dhe se mund tė shkaktojė krizė apstinenciale opiate, ngjashėm si opiatet tjera. Pėrdoret vetėm me mbykqyrjen e mjekut.
Ku tė drejtoheni pėr ndihmė

Pediatri juaj

Klinika e Pediatrisė


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.