Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-06-06, 13:27   #1
Kreshniku
 
Anėtarėsuar: 27-06-06
Postime: 15
Kreshniku i vlerėsuar jo keq
Gabim Origjina e gjuhės shqipe

Origjina e gjuhės shqipe




Problemi i origjinės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njėrės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka. Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe gjuhėsore. Ajo ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė veprėn e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike, arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Teza e origjinės ilire tė shqiptarėve ėshtė mbėshtetur nga albanologu i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij Albanesische Stidien,publikuar mė 1854.
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njėri tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga kėto argumente themelore, janė:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr t’u vendosur nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur, rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 28-06-06 nė 14:29 Arsyeja: Me shkronja te zmadhuara
Kreshniku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.