|
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ... |
04-08-06, 02:31
|
#1
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
Lulja E Shpėtimit [p O E Z I]
MILAZIM KRASNIQI
LULJA E SHPĖTIMIT
Poezi
POEZI SHQIP LULJA E SHPETIMIT
NGA MILAZIM KRASNIQI
PER SHQIPTARET QE LEXOJNE SHQIP, FLASIN SHQIP DHE MENDOJNE SHQIP
ALBANUR
POEZIA MĖ NDIHMOI QĖ TĖ KONSUMOJA ILUZIONET
I nderuari Adnan,
Botimi nė kėtė vėllim i poezisė sime tė plotė, sipas seleksionimit qė kam bėrė vetė dhe sipas formės pėrfundimtare qė u kam dhėnė kėtyre poezive, mė jep njė kėnaqėsi tė veēantė, si kėnaqėsia qė ka secili njeri kur e pėrfundon njė punė tė mundimshme e tė gjatė.
Poezia ime qė botohet nė kėtė vėllim, ėshtė finalizimi i tėrė njė projekti estetik qė kam pasur si poet pėr mė shumė se tridhjetė vjet.
Korrigjimet qė kam bėrė nė shumė poezi, janė rezultat logjik i ndryshimit tė koncepteve tė mia estetike, fetare dhe jetėsore, nė udhėn e vėshtirė tė kėrkimit tė sė vėrtetės dhe tė kuptimit tė jetės sonė njerėzore.
Tash e di se e kam gjetur udhėn e vėrtetė, e cila mė mundėson vetėrealizimin si njeri nė kėtė botė dhe shpresoj edhe shpėtimin nė botėn tjetėr.
Kėrkimi im i gjatė poetik dhe jetėsor, shumė herė ka qenė si i pėrhanshėm, kaotik dhe plot vuajtje, e kjo ka ardhur si pasojė e faktit se nuk e pata zbuluar me kohė tė Vėrtetėn.
I jam mirėnjohės poezisė sime, e cila mė ndihmoi qė tė konsumoja iluzionet dhe tė gjendesha nė njė truall, ku zgjedhja nė mes tė humbjes dhe shpėtimit, nuk ishte mė e vėshtirė.
Dhe mė duket se nė poezi mė nuk kam ēka tė them.
Kjo ėshtė forma pėrfundimtare e poezisė sime, tė cilėn do tė dėshiroa ta kisha si njė lutje tė pėrhershme pėr veten time dhe pėr tė gjithė njerėzit.
Lutem qė edhe fjala poetike tė jetė nė shėrbim tė afrimit tonė me Krijuesin tonė.
Vetėm poezia qė ėshtė e shkruar me idenė qė tė jetė adhurim ndaj Allahut dhe falėnderim ndaj Tij, pėr tė mirat me tė cilat na e ka mundėsuar dhe zbukuruar ekzistencėn nė kėtė botė, ėshtė e denjė qė tė ribotohet.
Nė Prishtinė,
1 nėntor 2004
Me respekt,
Milazim Krasniqi
|
|
|
04-08-06, 02:32
|
#2
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
KRONIKĖ
Kėto gėrmime i bėnė
do arkeologė tė egėr
Tė tyret janė shifrat
mbishkrimet
edhe ato qė sthuhen
Thonė kanė thėnė tė urtėt
thonė kanė thėnė tė marrėt
Dikujt duhet zėnė besė
Me sytė mes rrėnojash,
Kur harron besėn e vėrtetė
|
|
|
04-08-06, 02:32
|
#3
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
DETI
Det o det det o gjėmė e kaltėr
kėlthitur nga ėndrrime tė mėdha
Tė shikoj si fėrgėllohesh
dhe njėsohem me dallgėt e shqetėsimeve tė tua
qė vijnė nga ora qiellore qė mat kohėn tonė
Mbi kokat tona
Edhe nė ty e shoh mrekullinė e krijimit
Tė qiejve e tė tokės
Dhe tė jetės sonė
Tė cilės Krijuesi i tha: Bėhu dhe ajo u bė
Qė ti jep kuptim mrekullisė
Pėrmes adhurimit
|
|
|
04-08-06, 02:33
|
#4
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
NATA E QIRAVE
Sonte kanė zbritur nė kulmin e shtėpisė
shpirtrat e engjėjt
Ne si shohim dot me sy
Sonte kanė ardhur shpirtrat e engjėjt
pėr tė na dashur o gjykuar
Lehtė ia bėjmė me kėto tė mira nė sofėr
Po si tia bėjmė
me varfėrinė e shpirtit
|
|
|
04-08-06, 02:33
|
#5
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
GURI I MEGJĖS
Bėn po atė gjumė guror
Tė shekujve tė fjetur
Nė faqen e tij tė rrahur nga era e shirat
si nė njė skenė filmi tė tmerrit
zgėrdhihet nofull e vdekjes
Qėndron nė njė bucė tė rėndomtė dheu
Po njerėzit ia bartin peshėn nė zemėr
Qė kur humbėn paqen nė shpirt
|
|
|
04-08-06, 02:33
|
#6
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
DASMĖ
Ja po vijnė dasmorėt po vijnė
shtegmalit e breglumit gjithkah
tė gjithė tė buzėqeshur
Nė oborr ėshtė ndezur zjarri
pėr busull e mirėseardhje
edhe atyre qė sjanė tė ftuar
Porta ėshtė sofėr pėr tė gjithė
gėzimi daulle e tė gjithėve
njė shtėpi kalamaj miq uroni
Dhe dritė nė tė gjitha anėt
Dritė qė na shpėton nga humbja
Nėpėr udhėkryqet e lumturive
Tė rreme
|
|
|
04-08-06, 02:34
|
#7
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
IM ATĖ
Kur flitet pėr arat
im atė luan nga vendi
Shikon qiellin
sikur kėrkon mendimet nė re
Palon duart e ēara
si pėr bekimin e fėmijėve
Nė atė dramė tė tij
diēka gjithmonė mbetet e paparė
diēka gjithmonė mbetet e pathėnė
Kur flitet pėr arat
nė shpirtin e tim eti
Mėshira e tė Mėshirshmit
Ringjall besimin
si shiu tokėn e vdekur
|
|
|
04-08-06, 02:34
|
#8
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
HIJA E TIM ETI
Dritarja kap njė cop qiell
tė mugėt si fytyrė gruaje me dhembjet e lindjes
Ka kohė qė e vėshtroj kėtė sfond tė plumbtė
gjelbėr tė shkyer nga degėmollėt
e tė qepur etshėm nga pipėtima e gjetheve
Nė kėtė soditje tė qetė
papandehur mė shfaqet porteti i tim eti
me atė shqetėsimin e pėrjetshėm
qė lidhte tokė e qiej
Dhe mi shpalon vrragėt e duarve e tė buzėve
tė ashpra e tė thella si tė tokės
sa unė vėrtet smund ta di
i mori ai tė tokės apo toka tė tij
Im atė i mirė im atė i etshėm
ende endet hije arave duke u lutur
pėr diell shi e bukė
Dhe paqe nė shpirt
Tash nga gjethet po bien pikat e para tė shiut
tė kthjellėta si lot gėzimi
Tė dikujt qė kthehet pėrgjithmonė
Nga mėrgimi
|
|
|
04-08-06, 02:35
|
#9
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
DITA E TREGUT
Zbresin burrat nga malet
me zemile e thasė
me mushka e kuaj
Qyteti ėshtė i tyre kėtė ditė
me sheshe me kafene me kėnde
pale a ua zė tė gjithat qė kanė e skanė
Nė vend e kohė tė caktuar
takohen miq e myshterinj
dredhin fjalė e cigare
Dikush shet lopėn dikush
blen rrobe pėr nuset
Kur ia lidhin kėrthizėn
ditės sė tyre tė shėnuar
marrin udhėt kah malet
me veten e tyre pėr tu ritakuar
|
|
|
04-08-06, 02:35
|
#10
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
PASDITE ME SHI
Nisėn tė bien pikat e para tė shiut
era i hedh tutje me tėrbim
Lagjja ka rėnė nė njė gjumė klinik
rrugėt prehen si tė sėmurėt nė komė tė thellė
Gjithė pamja qė kap syri nėpėr xham ėshtė
e akullt
si pėrfytyrimi i hedonistit pėr vdekjen
Qė edhe mund tė vdes pa e kuptuar
Se kjo ėshtė vėrtet mėshira e premtuar
|
|
|
04-08-06, 02:35
|
#11
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
NJĖQIND VJET VETMI
Kot po i sjell numrat
thirrjet i pėrbin nata
Bota ka rėnė nė gjumė
Ora e murit bėn grevė
Ētė bėj nėse duhen bėrė
flijime mė tė mėdha se vetvetja
Tė hesht edhe unė si muret
tė kotem me saksitė
Si ti shpėtoj vetmisė
qė mė mbulon me harrim
E dhoma qė lėngon e bota qė fle
tė ma bėjnė njė vdekje mė njerėzore
Ah
Vetmia qenka brendas vetes
Kur humbim lidhjen me Shpėrblyesin
Dhe unė qenkam vetė prodhuesi i saj
Si merimanga
kur pa dashje kurthohet nė rrjet
|
|
|
04-08-06, 02:36
|
#12
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
ĖNDĖRR
Pėrtej muzgut bie briri
nė pluhurin e pėrfytyrimit gjurmė
mamutėsh kryqesh avionėsh
Gjymtyrėt fluturojnė nėpėr qiell
duke ndjekur gjahun
E nė boshėsinė e akullt pastaj
fėmijė epruvetash luajnė me baltė
prerja e artė me thikė
pikturon bukurinė e verdhė tė murtajės
Dil prej kėsaj ėndrre me ngut
Nėpėr portėn e hapur nga engjėjt
Ajo tė rikthen nė sprovėn fitimtare
Kur me zemėr zgjohesh
|
|
|
04-08-06, 02:36
|
#13
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
BALADĖ TROTUARESH
Me delikatesė bie mbrėmja
siē bie perdja e kadifenjtė
pas njė akti tė kryer nė dramė
Ndanė rrugėve ndizen neonėt
nė farfurinė e dritave tė tyre
Qyteti merr frymė si astmatik
Nėpėr markete kafene librari
hyjnė e dalin njerėz
pėr tė marrė a lėnė shqetėsimet e veta
Nė tė gjitha anėt njerėzit nxitojnė
dhe ēuditėrisht u ngjajnė pantomistėve
tė harruar nė rolet e tyre
E gjitha kjo gjalllėri ėshtė rrenė e fantazisė
Nėse nata nuk pėrqafohet nė paqe
Si jastėku i butė
Ku pushojnė edhe ėndrrat
|
|
|
04-08-06, 02:37
|
#14
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
METROPOLI
Ku ta hedhėsh hapin do tė shkelėsh
nė gjethe tė verdha e fjalė tė rreme
Kah ta kthesh kokėn do tė shohėsh
reklama verbuese e fytyra tė ngrira
Ētė zė veshi do tė dėgjosh
zhurmė motorėsh e rrėfime triviale
Ik kah tė ikėsh do tė shkosh
drejt vdekjes nėn rrotat e mitit modern
I cili pikė faji nuk tė ka
|
|
|
04-08-06, 02:37
|
#15
|
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
|
ANTIPOEZIA
Sot pasdite nė shitoren Gėrmia
kam parė poetin. Mė tė famshmin poet
Kish tė veshur seksi-pallto. Farmerka Texas
e kėmishė brilantini. Njė minikravatė e
borsalino kauboji. Kėmbėzbathur.
Buzėqeshte. Pėrshėndeste me duart plastike.
Shkėlqente nga dritat shumėngjyrėshe
Tė vitrinės
Dhe derisa e shikoja atė tė ngrirė
dhe njerėzit kundruall tij tė ngrirė
mė bėhej se e ndieja tė recitonte
njė antipoezi pa fund
me zėrin joshės tė reklamės
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:48.
|
|