Shkaqet aktuale tė shkurorėzimeve nė Kosovė
Si ēdo shoqėri nė tranzicion edhe shoqėria kosovare po pėrjeton ndryshime tė thella tė institucioneve dhe sistemit tė vlerave. Ajo qė na shtyri pėr tė kryer kėtė hulumtim kualitativ pėr shkaqet aktuale tė divorcit nė Kosovė ishte numri nė rritje i kėtyre rasteve, interesimi ynė pėr tė parė se si ka ndikuar ndryshimi i organizimit tė brendshėm familjar, si dhe ndikimi i ndryshimit tė sistemit tė vlerave nė shkaqet e divorcit. Hulumtimi i kėtij problemi ishte njė sfidė pėr ne, pėr shkak tė natyrės prekėse dhe emocionale tė vetė dukurisė dhe pėr shkak se ėshtė dashur tė kontaktojmė me persona tė cilėt kanė pėrjetuar divorcin, persona tė cilėt ende i vuajnė pasojat emocionale tė ndarjes. Insistimi ynė pėr tė mėsuar mė shumė rreth rastit bėnte qė ata tė rikujtojnė ndoshta momentet mė tė pakėndshme tė jetės sė tyre.
Fillimisht, me qėllim tė sigurimit tė disa informacioneve bazė mbi dukurinė e divorcit nė Kosovė, kemi biseduar me z. Afrim Krasniqi, koordinator i ekipit pėr hulumtime sociale pranė IPS (Instituti pėr Politikė Sociale) nė Prishtinė, ish punėtor social pranė Qendrės pėr Punė Sociale nė Prishtinė.
QĖLLIMI DHE OBJEKTIVAT
Hulumtimi mbi shkaqet e divorcit nė Kosovė ka synuar tė kuptojė aspekte tė ndryshme tė kėtij problemi si dhe tė japė disa sugjerime pėr atė se ēfarė duhet bėrė me qėllim tė zvogėlimit tė numrit tė divorceve nė Kosovė, si dhe njohjen e pasojave tė kėtij problemi.
Objektivat e hulumtimit tonė kanė qenė:
Tė mėsojmė se si ndikon pėrvoja e jetės para martesore nė mėnyrėn se si bashkėshortėt e ardhshėm do tė organizojnė jetėn familjare dhe si do tė zgjedhin problemet eventuale?
Si vendosin tė rinjtė pėr martesė?
Si fillojnė problemet dhe ēfarė bėhet me qėllim tė zgjidhjes sė tyre?
Cilat janė shkaqet mė tė shpeshta tė divorcit?
Si pėrjetohet divorci nga ish-bashkėshortėt dhe nga anėtaret e familjeve tė tyre?
METODOLOGJIA
Ky hulumtim kualitativ ėshtė realizuar me intervista tė thella gjysmė tė strukturuara .
Fillimisht ėshtė bėrė njė rishikim i shkurtėr i aspekteve tė ndryshme tė shoqėrisė kosovare qė janė tė lidhura me shkaqet e divorcit si dhe njė analizė e shkurtėr e divorcit nė tė kaluarėn duke u bazuar nė burime nga literatura.
Janė realizuar katėr intervista tė thella me dy meshkuj dhe dy femra tė divorcuara. Tė intervistuarit janė kontaktuar me ndėrmjetėsimin e tė afėrmve tė tyre, kanė qenė tė moshės 25-35 vjeēare, me njė shkallė mesatare tė arsimimit dhe jetonin nė familje me standard mesatar.
Gjatė intervistave fillimisht iu ėshtė kėrkuar tė intervistuarve qė tė japin njė biografi tė shkurtėr tė jetės sė tyre, pastaj iu kėrkua tė flasin nė hollėsi pėr rastet e tyre duke filluar nga njohja me ish-bashkėshortin/en e deri te ndarja e tyre , si dhe pėr ndryshimet nė jetėn e tyre pas ndarjes. Intervistuesi ka ndėrhyrė me pyetjet e pėrgatitura mė parė nga grupi hulumtues vetėm nė rastet kur i intervistuari ėshtė ndalur dhe nuk ka vazhduar tė rrėfejė, pėrndryshe tė intervistuarit janė lėnė tė flasin spontanisht pėr rastin e tyre .
Mė pas kėto intervista janė transkriptuar dhe analizuar secila veē e veē, pastaj ėshtė bėrė njė analizė e pėrgjithshme e shkaqeve tė divorcit nė Kosovė, si dhe janė dhėnė sugjerimet e tė intervistuarve pėr ēiftet e martuara.
|