Margaritari i Pėrzgjedhur Rreth Vlerave tė Fesė Islame
Autor: dijetari i njohur Abdu-Rrahman bin Nasir Seadi
Pėrshtati nė shqip: Bledar Aliu
Synimi i kėtij libri - Vlerat dhe bukuritė e fesė janė tė pėrgjithshme nė tė gjitha ēėshtjet dhe argumentet e fesė
Falenderimi i takon vetėm Allahut, Atė e falenderojmė dhe vetėm prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojte nga Allahu prej ēdo tė keqe tė vetes sonė dhe punėve tona tė kėqia. Atė qė e udhėzon Allahu ska kush qė ta humbė, e atė qė e humb Allahu ska kush e udhėzon. Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka tė adhuruar tjetėr (qė e meriton adhurimin) pėrveē Allahut, i Cili ėshtė i vetėm dhe pa ortak; dėshmoj se Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.
Feja Islame me tė cilėn u dėrgua Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem ėshtė feja mė e pėrsosur dhe mė e mirė, mė e larta dhe mė madhėshtorja. Ajo ka pėrfshirė prej vlerave madhėshtore tė pėrsosmėrisė, mbarėvajtjes, mėshirės, drejtėsisė, menēurisė dhe urtėsisė aq sa dėshmon se Allahu i Lartėmadhėruar ėshtė i pėrsosur, qė ka dituri tė gjithanshme dhe menēuri e urtėsi. Po ashtu ky fakt dėshmon edhe pėr pejgamberin e Tij sala Allahu alejhi ue selem se Ai ėshtė besnik (i vėrtetė), qė flet gjithmonė tė vėrtetėn dhe i besojnė tė tjerėt pėr ēka flet. Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dėshira e tij por ėshtė vetėm shpallje qė i shpallet.
Feja Islame ėshtė fakti mė madhėshtor dhe dėshmia mė e qartė qė argumenton se Allahu ėshtė veēuar me pėrsosmėri. Po ashtu kjo fe dėshmon pėr profetėsinė dhe besnikėrinė e pejgamberit tė Tij sala Allahu alejhi ue selem. Synimi im me shkrimin e kėtyre rreshtave ėshtė tė paraqes kulmin e diturisė sime tė cilat pasqyrojnė madhėshtinė e kėsaj feje duke sqaruar bazat e vlerave tė saja. Megjithėse dituria ime ėshtė shumė e paaftė tė paraqesė gjithēka qė pėrfshin kjo fe prej madhėrisė, bukurisė e pėrsosmėrisė. Fjalėt e mia janė tė paafta ta shpjegojnė atė nė mėnyrė tė pėrgjithshme, e sigurisht janė akoma mė tė paafta pėr shpjegimin e hollėsishėm tė saj. Porse diēka qė nuk tė pasqyrohet tėrėsisht apo pjesa mė e madhe e saj, nuk duhet lėnė plotėsisht, aq mė tepėr atė qė njeriu e di dhe ka mundėsi ta paraqesė. Allahu nuk ngarkon njeri mbi mundėsitė qė ai ka sipas fjalės sė Tij: فاتقوا اللة ما استطعتم "Kini frikė Allahun dhe pėrmbushni detyrimet ndaj Tij aq sa tė keni mundėsi."
Duhet ditur se me njohjen e kėsaj diturie kemi pėrfitime tė shumta. Nė rreshtat qė vijojnė do tė paraqes disa prej kėtyre pėrfitimeve.
- Tė merresh me kėtė temė e cila ėshtė tema mė madhėshtore, ėshtė prej punėve mė tė mira. Pra, studimi i kėsaj teme, hulumtimi rreth saj dhe ndjekja e ēdo metode qė tė orienton tek njohja e saj ėshtė gjėja mė e mirė nė tė cilėn njeriu e shpenzon kohėn e tij.
Po ashtu ajo kohė qė e kalon duke u marrė me kėtė temė ėshtė nė dobinė tėnde dhe nuk ėshtė nė dėmin tėnd.
Allahu dhe i dėrguari i Tij sala Allahu alejhi ue selem, na kanė urdhėruar ti njohim begatitė e Tij dhe tė jemi mirėnjohės karshi tyre, madje ky veprim ėshtė njė gjest i lartė. Nuk ka dyshim se hulumtimi rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė pohim, shprehje dhe mendim nė begatinė mė madhėshtore qė Allahu i ka dhėnė robėrve tė Tij, e cila ėshtė feja Islame. Allahu nuk pranon prej askujt fe tjetėr veē kėsaj (Islamit). Atėherė kjo shprehje ėshtė falenderim i Allahut dhe njėkohėsisht ėshtė dhe lutje qė tė na e shtojė kėtė begati. Pėrsa i pėrket Imanit (besimit) dhe pėrsosjes sė tij, njerėzit ndryshojnė nė tė me njė ndryshim tė theksuar. Njeriu sa mė shumė ta njohė kėtė fe, aq mė shumė do ta madhėrojė atė, e sa mė shumė i gėzuar dhe i lumtur tė jetė me tė, aq mė i pėrsosur ka pėr tė qėnė Imani i tij dhe siguria e tij ka pėr tė qėnė mė e plotė, sepse kjo gjė ėshtė argument pėr tė gjitha rregullat dhe bazat e Islamit.
- Nga mėnyrat mė madhėshtore tė cilat thėrrasin dhe ftojnė nė fenė Islame ėshtė shpjegimi i vlerave dhe bukurive qė pėrmban kjo fe, e kėto vlera e bukuri i pranon ai person qė ka mendje tė shėndoshė e natyrshmėri tė pastėr.
- Nėse disa burra i dalin ballė thirrjes nė kėtė fe duke shpjeguar parimet dhe realitet e saj dhe duke i sqaruar krijesave bukuritė dhe vlerat e saja, atėherė do tė ishte mė se e mjaftueshme pėr ti tėrhequr krijesat nė kėtė fe. Sepse kanė pėr tė vėnė re se kjo fe ėshtė nė pėrputhje tė plotė me interesat e kėsaj bote dhe botės tjetėr e gjithashtu me anė tė kėsaj feje ka pėr tu rregulluar pjesa e jashtme dhe e brendshme. E atėherė nuk do tė ishte e nevojshme qė tė merreshim me heqjen e dyshimeve tė cilat i mbjellin kundėrshtarėt dhe sdo tė kishim nevojė tė flisnim kundra feve tė kundėrshtarėve.
- Duke u sqaruar kjo fe, ka pėr tu larguar vetvetiu ēdo dyshim qė e kundėrshton atė, sepse ajo ėshtė fe e vėrtetė dhe shoqėrohet me fakte tė qarta dhe me argumente tė cilat tė ēojnė tek siguria e plotė, e cila nuk pranon asnjė ndjenjė pasigurie. Nėse zbulon vetėm disa realitete tė kėsaj feje ka pėr tė qėnė kjo gjė fakti mė i madh pėr pranimin e saj dhe pėr epėrsinė e theksuar qė ka nė krahasim me fetė e tjera. Vini re se, vlerat dhe bukuritė e fesė Islame janė tė pėrgjithshme, nė tė gjitha fushat nė ēėshtjet e faktet e saj, nė bazat e degėt e saj, nė shkencat e fesė e rregullat e saj, dhe nė dukuritė tė cilat argumentojnė pėr shkencat e gjithėsisė dhe sociolgjisė.
- Unė nuk kam pėr qėllim tė pėrfshij dhe tė shtjelloj tė gjitha kėto sepse kjo ka nevojė pėr zgjerim tė madh. Por kam si synim tė pėrmend disa shembuj tė dobishėm pėr tė qenė kėta shembuj si pishtar qė hedh dritė mbi shembuj tė tjerė. Gjithashtu dua qė kėta shembuj tė jenė si ēelsa pėr ti ēelur dyert atij qė do tė hyjė tek to. Kėta shembuj janė tė pėrhapur nė bazat dhe degėt e fesė, nė temėn e adhurimeve dhe (muamelateve) kontaktimeve dhe bashkėpunimeve.
Tani po filloj duke kėrkuar ndihmėn e Allahut dhe duke u mbėshtetur tek Ai. Shpresojmė qė Ai tė na udhėzojė dhe tė na mėsojė, tė na i ēelė portat e bujarisė dhe fisnikėrisė sė Tij qė tė rregullohet gjendja jonė dhe punėt e fjalėt tona tė jenė tė drejta.