Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-09-06, 16:14   #1
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim Letrat e Profetit Muhamed (a.s) pėr Mbreterit (628 e.s)

Letrat e Profetit Muhamed (a.s) per Mbreterit (628 e.s)




Profeti (a.s) dhe ndjekesit e tij ishin te zene me germimin e llogores ne pregatitje per mbrojtjen e qytetit te tyre, Medines, nga sulmi i nje ushtrie te fuqishme Mekase me me teper se dhjete mije ushtare i cili do te ndodhte vetem disa dite me vone. Ngjarja qe do te ndodhte me prapa ka mbetur ne histori e njohur me emrin "Beteja e Hendekut" (627 e.s). Ishte pikerisht gjate ketij germimi kur Omeri r.a. kerkoi ndihme per te shkulur nga vendi nje shkemb te madh. Profeti (a.s) i dha shkembit nje goditje me nje kazme nga e cila doli nje shkendije e madhe njesoj si rrufeja e cila ndricoi qytetin dhe ishte e drejtuar nga jugu. Ne nje perpjekje tjeter per ta levizur gurin sadopak, ai dha nje goditje tjeter dhe perseri doli nje shkendije por kete radhe ishte e drejtuar nga mali Uhud dhe me tej ne veri. Nje goditje e trete e ndau shkembin ne grimca te vogla, dhe kete radhe drita ndricoi nga lindja. Selman Farsi r.a, nje persiani i pa keto tre drita, dhe i bindur qe keto duhej te kishin ndonje kuptim pyeti Profetin (a.s) per nje interpretim. Profeti (a.s) u pergjigj:


Me driten e pare une pashe keshtjellat e Jemenit; me driten e dyte pashe keshtjellat e Sirise; me driten e trete pashe pallatet e bardhe te Kisras (Chosroes, Mbreti i Persise) ne Mada'in. Me te paren Allahu (Zoti i vetem i vertete) me ka hapur mua Jemenin; me te dyten Ai me ka hapur mua Sirine dhe Perendimin; dhe me te treten Lindjen.


Vitin qe vijoi pas marreveshjes se Hudejbies, Profeti (a.s) vendosi tu shkruante mbreterve fqinje, perfshi ketu ata te dy superfuqive, duke i ftuar ata ne Islam. Ne menyre qe te bente zgjedhjen e ambasadoreve qe do te dergoheshin te keta sundues, ai kerkoi qe shoket e tij te mblidheshin ne xhami. Pas faljes se zakonshme, ai u tha atyre:


"O njerez! Allahu me ka derguar mua si nje qe eshte i meshirshem me njerezit dhe profet mbi kete bote. Atehere predikoni (mesazhin e Islamit) ne emrin tim, Allahu do te kete meshire mbi ju..."


Profeti atehere zgjodhi disa nga shoket e tij me te pergatitur si ambasadore per te mbreterit dhe kryetaret e shteteve. Disa prej tyre permenden me poshte:


Dihjah ibn Khalifah el-Kalbi (r.a) Herakliu, Perandor i Bizantineve (Perandoria Lindore Romake)
Abdulla bin Hudhejfe (r.a) Chosroes II (Perandor i Perandorise Persiane)
Amr bin Umejjeh (r.a) Negus, Mbreti i Abisinise
Hatib' bin Abi Baitah (r.a) Mukaukis, Sundimtar i Egjyptit
Shuxha bin Vehab el-Esadi (r.a) Harith Gassani, guvernator i Sirise
Ala bin Hadrami (r.a) El-Mundhir bin Saua, Sundimtar i Bahreinit



Fjalet e Profetit (s) neper keto letra ishin te ngjashme. Teksti i letres derguar Herakliut ishte si me poshte:


"Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit.
Kjo leter eshte nga Muhamedi robi i Allahut dhe Apostulli i Tij per Herakliun, sunduesin e Bizantit. Paqja qofte mbi ate qe ndjek rrugen e drejte. Me tej, une te ftoj ty ne Islam dhe ne qofte se behesh nje musliman ti do te shpetosh, dhe Allahu do te te dyfishoje shperblimet, dhe ne se ti refuzon kete ftese ne Islam ti je duke bere nje mekat duke i cuar ne rruge te gabuar arisijinet (fshataret). Dhe une te recitoj ty fjalen e Allahut:


"O Njerez te Librave te Shenjte! Ejani ne nje fjale te perbashket per ju dhe per ne qe ne nuk do te adhurojme asgje tjeter vec Allahut dhe se nuk i bashkangjitim asgje tjeter Atij ne adhurim, dhe asnje nga ne nuk duhet te njohe mbreter te tjere pervec Allahut. Atehere nese ata te kthejne shpinen, thuaju: deshmo se ne jemi muslimane (ata qe i jane dorezuar Allahut). (sure 3, ajeti 64)."



Te gjitha letrat e Profetit (s) ishin te vulosura me fjalet: "Muhamed Resulu-llah" (Muhamedi i Derguari i Allahut). Tre nga keto letra jane ruajtur deri me sot.


amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-10-06, 12:44   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Shume bukur, vetem ke harru me tregu si i shkroi ai keto letra kur vet ishte analfabet ?


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:09.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.