Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-10-06, 20:38   #1
FUKAJAMA
 
Anėtarėsuar: 13-09-06
Vendndodhja: gostivar
Postime: 37
FUKAJAMA i vlerėsuar mirė
Gabim Skenderbeu Edhe Ne Prilep

INICIATIVE PER NDERTIMIN E NJE BUSTI TE RI TE SKENDERBEUT NE PRILEP
Iniciativa e ndertimit te bustit te ri te Skenderbeut ne Prilep kesaj rradhe jo si shqiptar por si maqedon.Kjo ide dhe qendrimi kontraverz per prejardhjen maqedone te Skenderbeut ishin te prezentuara ne akademine e shkencave nen organizimin e Kongresit Boteror Maqedon.
Sipas tyre , ky personalitet eshte perfaqesuar rrejshem ne histori dhe emri i tij eshte Georgie Kastriot Iskender.
"Regjistrimin e popullsise qe turqit e beren ne vitin 1583 ne te gjitha vendet e Shqiperise se sotme, flasin se atje ka jetuar nje popullsi dukshem e madhe maqedone" , deklaroi Petar Popuvski , autor i librit Gjorgjija Kastriot Iskender.
Profesori Petar Bashevski sulmoi edhe pjese nga akademiket te cilet para nje viti deklaruan se Skenderbeu eshte shqiptar.
"Vetem nje akademik i jone e turperoi Maqedonine duke e bere shqiptar Skenderbeun.Ai eshte akademiku Gane Todorovski " , tha Petar Bashevski , profesor univerzitar.
Prilepasit pa ndonje interes te vecant dhe dituri rreth kesaj ceshtjeje.
Iskender ne turqisht d.t.th. Aleksander.Kete emer per te paren here Gjorgjija Kastriotit ua jep sulltani Murati i II.
Ne kete mbledhje u kerkua qe te behet renovimi i kishes Sveta Lidija Makedonka , ne vend te xhamise se djegur ne qendren e Prilepit.
Perkthehu nga Maqedonishtja ;H N
matriali eshte huazuar nga
http://www.a1.com.mk/vesti/default.asp?VestID=68422


FUKAJAMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-10-06, 08:01   #2
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Se shpejti keta "akademike" do "zbulojne" edhe dokumenta qe tregojne se Skenderbeu mbiemrin e ka pas Kastriotovski, lol.
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-10-06, 08:03   #3
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Nga ana tjeter kemi greket qe e quajne Georgios Kastriotis e paska qen grek, se fjala Kastro domethen keshtjelle ne greqisht. Pra dhe Fidel Kastro i Kubes na del grek
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 17:18   #4
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim I kuptoj...!

I vėshtirė ėshtė konstituimi i njė shteti falso : maqedonasit sllavo-ortodoks e kanė kuptuar se emri i popullit maqedonas ėshtė ilirian; flamuri qė pėrdorin ėshtė poashtu ilirian(i Aleksandrit tė madh). Tani paskanė zėnė tė pranojnė se edhe Skėnderbej, natyrisht shqiptar, duhet tė ketė bustėn e vet nė Prilep.
Personalisht, gjithėmonė kam qenė optimist se vetė sllavo-maqedonasit do tė pranojnė tė gjithė simbolet shtetformuse shqiptare nė Maqedoni : toponimin (Maqedoni, fis ilir, kuptohet; flamurin e njė prijsi tjetėr ilir; heroin kombtar gjithėshqiptar, Skėnderbeun, mė nė fund).
Mendoj se akademikėt e hamamit do t'a harrojnź edhe gjuhėn e tyre prej bastardi dhe do t'a adoptojnė definitivisht shqipen, me gjithė historin dhe simbolet e saja.
Kėshtu do pėrfundojė kjo republikė-bananesh qė shtrihet nė qendėr tź shqiptarizmit.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-06-07, 03:33   #5
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Red face Edhe nuk ėshtė pėr t'u habitur

Kur Malazezėt n'a i morrėn Balshajt dhe u'a dhan shtesėn "iq" edhe prejardhėjen i'a bėjn vllahe tė serbizuar dhė pastaj i konsiderojn si krijues tė shtetit malaze. Nuk ėshtė pėr t'u habit kur maqedonėt e ripagėzojn Kastriotin me "ovski" dhe Moisiun me "Misha", atėherė i'u kompeltohet historia sepse akademikėt tanė si gjithėmon janė ende tė pėrgjumur dhe do tė zgjohen aty diku afėr mesditės.

Pėrshėndetje
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-07, 23:57   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Shih ?! Edhe per bugaret qenka Skenderbeu figure pozitive historike, ne kundershtim me disa "shqiptare" ?!






__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-07, 23:59   #7
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Te gjith duan te na i marrin heronjte, ne vet nuk i duam, ne kemi clirimtarin Mehmet Kasap Fatihun qe shkruante fermane per liri, lol.

http://www.youtube.com/watch?v=XJtmBns7w-0

:)
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 19:59   #8
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Skėnderbeu mes strategėve tė mėdhenj
Dorėshkrimi i rrallė ėshtė shkruar nga njė mik i afėrt i Mediēėve, i pėrket vitit 1451 dhe ruhet nė Firence. Emri i Gjergj Kastriotit mes atyre tė Belisarit, Atilės, Guiskardit e Timur Lengut.

Anisa Papleka GSH

Numri i veprave tė botuara nė gjuhė tė ndryshme qė bėjnė fjalė pėr kryeheroin tonė ėshtė shumė i madh, megjithatė, bibliotekat dhe arkivat e ndryshėm tė Evropės ruajnė dorėshkrime tė pabotuara dhe tė panjohura, nė tė cilat, autorė tė njohur e anonimė kanė lėnė dėshmi dhe fakte tė gjalla me vlerė tė jashtėzakonshme qė na mundėsojmė tė ndriēojmė dhe tė njohim rrethanat shoqėrore-ekonomike, funksionimin e shtetit, organizimin politiko-ushtarak, veprimtarinė e kancelarisė diplomatike, tė drejtėn zakonore; por edhe tė kaluarėn dhe biografinė e pėrgjithshme tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.


Nė Bibliotekėn Kombėtare Qendrore tė Firencės, (La Biblioteca Nazionale Centrale di Firenze), ruhet njė vėllim me dorėshkrime, me titull: "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė/, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe njė dorėshkrim - biografi, pėr Skėnderbeun. (Pėr kėtė dorėshkrim ka shkruar L. Marlekaj, L. Malltezi, M. Ahmeti etj).

Nė fund tė faqeve, anash, por edhe nė mes tė rreshtave, ka korrigjime e shėnime tė ndryshme, (veēanėrisht tė shumta, nė biografinė e Giovani Corvinos), tė bėra nga persona tė panjohur, shkrimi i tė cilėve dallohet nga ai i autorit, ngase ėshtė i dobėt, e nė disa raste edhe i palexueshėm, derisa shkrimi i autorit ėshtė i qartė, i bukur dhe lexohet lehtė, gjė qė vėrehet edhe prej kopjes sė origjinalit nga fleta 141r, tė cilėn po e botojmė ne, si ilustrim.

Dorėshkrimi i biografisė /jetės/ sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ėshtė i renditur i shtati. Numri i rreshtave nė faqe nuk ėshtė i njėjti, ai varion nga 23 nė 27, pėr faqe. Nė gjithė dorėshkrim ka shėnime anėsore (margina), por edhe mes rreshtash, nga njė dorė e dytė, e panjohur. Shėnimet kryesisht janė pėrmirėsime gabimesh drejtshkrimore, e vetėm nė dy raste ndreqje emrash. Nė tėrėsi, dorėshkrimi lexohet lehtė dhe pa vėshtirėsi. Sipas zakonit tė kohės, ka iniciale (nistore) dhe shkurtesa tė shumta. Nė dorėshkrim, nuk ka vizatime e as zbukurime.

Vepra e Anonimit, "Vite d‘uomini illustri antichi e moderni" /"Jetė njerėzish tė ndritur tė lashtė e bashkėkohorė"/, mund tė datohet nė bazė tė njė tė dhėne shumė tė rėndėsishme, e cila ndodhet nė faqen e parafundit, nė tekstin e dorėshkrimit tė biografisė sė Skėnderbeut, (faqe 149r nė dorėshkrimin origjinal), ku autori ynė Anonim shkruan: "As pas lumturisė sė pafundme e tė papėrshkrueshme tė shtėpisė sė Otomanėve nga viti MĒCLIII /1353/, (sipas tė gjitha gjasave, kėtu kemi tė bėjmė me njė lėshim tė autorit, ngase mendojmė se, bėhet fjalė pėr vitin 1453, data e rėnies sė Konstantinopolit, e jo siē ėshtė shėnuar nė dorėshkrim, viti 1353), e deri mė sot, MDXLI /1541/, nuk gjendet dikush, nė historinė e vėrtetė, qė nėn emrin e krishterė, me aq pak forca e ndihma, tė ketė luftuar Turkun e Madh, sa i ndrituri Skėnderbe (...)", pra sipas kėtij shėnimi, biografia e Skėnderbeut ėshtė shkruar nė vitin 1541! Datė kjo, qė sipas mendimit tonė, pėrbėn edhe fundin e shkrimit tė tė gjitha biografive tjera.

Prej kėndej, vėrehet qartė se autori ynė, pėrpara se tė shkruante pėr jetėn e udhėheqėsit shqiptar, kishte shkruar pėr jetėt e kalorėsve tė tjerė tė nderuar dhe tė shkėlqyer tė asaj kohe si: Attendolo, Piēinino, Montefeltro, Sforza, Corvino dhe Hunyadi. Pėr tė nxjerrė njė pėrfundim tė tillė na ndihmon vetė autori, i cili nė dorėshkrimin: "Alberti di famiglie illustrissime", nė kapitullin e fundit: "Aragones Hispaniarum Reges", i cili ndodhet i renditur si i fundit nė lidhjen e tanishme, shkruan: "Karli i V-tė dhe bashkėshortja e tij, e vdekur para pak kohe, dmth. nė muajin maj tė vitin 1539...". (Ex Carlo quinto Germaniae, ac Hispaniarum rege Siciliaeque, et eius coniuge nuper defunctae Videlicet anno M.D.XXXIX mense maio, quae Portugalliae Regis Filia fuerat, proles gentia vivit).

I gjithė dorėshkrimi pėrfshin 20 zėra, 17 biografi tė personaliteteve luftarake dhe 3 kronika historike, tė cilat nuk janė shumė tė gjata, por janė shumė tė pasura me tė dhėna biografike tė sakta, si dhe pėrshkrime interesante luftėrash, por edhe momente episodike tė ndryshme si p.sh., mbi origjinėn, traditėn familjare, stemat, flamujt, betejat, kėshtjellat dhe kalorėsit qė ishin nė shėrbim tė tyre etj. Stili ėshtė tradicional pėr kohėn kur u shkrua dorėshkrimi. Fjalitė janė tė gjata, e nganjėherė edhe mjaft tė komplikuara. Gjuha ėshtė mjaft e rrjedhshme, me disa veēori tė caktuara, qė na bėjnė tė mendojmė se autori ynė Anonim ishte me origjinė nga Sicilia, ose tė paktėn atje kishte jetuar njė kohė tė gjatė.

Nga 17 luftėtarėt qė pėrshkruan Anonimi ynė, shtatė janė italianė: Giovanni de Medici, /ose Giovanni delle Bande Nere/ (1468-1526), Castruēio Castracani, (1281-1328), Micheletto Attendolo, (1377-1446), Jacopo Piēinino, (1386-1464), Ezzelino III da Romano, (1194-1259), Frederico da Montefeltro, (1422-1482); Muzio Attendolo, /ose: Sforza/ (1386-1423); dy bizantinė: Belisari, (505-565); dhe Narseti (512-568); dy normanė: Boemondo, (1050-1111); dhe Roberto Guiscardo, (1014-1085); dy hungarezė: Giovanni Hunyadi (1387-1456); dhe Mattia Corvino (1440-1490); njė longobardas: Alboino, (ka jetuar nė shekullin e VI, dihet vetėm viti i vdekjes, 572); njė shqiptar: Giorgio Castriota Scanderbeg, (1403-1468); njė hun: Attila, (ka jetuar nė shekullin e V, dihet vetėm viti i vdekjes, 469); dhe njė mongolas Tamerlano /ose: Timur lang/, (1336-1447).

-vazhdon-
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-06-07, 20:00   #9
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Renditja e dorėshkrimeve nė gjendjen e sotme, si duket nuk ėshtė bėrė nga dora e autorit, por nga njė dorė e dytė! Kjo gjė mund tė jetė bėrė kur ėshtė bėrė lidhja e dorėshkrimeve nė kėtė volum, nga ana e bibliotekistit, ose ndonjė personi tjetėr, ngase nuk ėshtė ruajtur as rendi alfabetik, e as ai kronologjik i personave dhe ngjarjeve. Pra, mendojmė se autori, nuk i ka shkruar me kėtė renditje dorėshkrimet e tij. Kėtė gjė e ilustrojmė me dorėshkrimin e "Vita di Scanderbego", i cili ėshtė i renditur si i shtati, e duhej tė ishte ndėr tė fundit, nė mos i fundit fare.

Autori ynė Anonim, ėshtė njė historian /kronist, biograf/ italian, identitetin e tė cilit, me gjithė pėrpjekjet tona tė shumta, nuk kemi mundur ta zbulojmė. Disa tė dhėna tė pakta mbi autorin mund tė nxirren nga vetė dorėshkrimi. Ka shkruar dy vepra, njėra ka humbur, ndėrsa pėr dorėshkrime tė tjera nuk kemi tė dhėna. Fillimisht, mund tė themi se autori ishte sicilian ose kohė tė gjatė ka jetuar nė Sicili. Nė kėtė pėrfundim na shtyn dialekti karakteristik sicilian nė tė cilin janė shkruar tė gjitha dorėshkrimet.

Lidhjet e ngushta me familjen de Medici vėrehen nga letra pėrkushtuese qė shoqėron biografinė e Giovanni di Medicit, e cila u paraprin jetėve tė tjera dhe i drejtohet djalit tė tij, Cosimo, dukė i madh i Toskanės. Me njė kujdes tė veēantė, autori ngre lartė tė bėmat e kėsaj familjeje, duke vėnė nė pah meritat e saj, pėr pėrkrahjen dhe zhvillimin e letėrsisė latine e greke, por edhe arteve tė bukura e poezisė veēanėrisht. Kėsaj familjeje, autori ynė i kushton njė vepėr tė tėrė, e cila fatkeqėsisht ka humbur.

Nga dorėshkrimi i biografisė sė Frederico da Montefeltro-s, mėsojmė se autori ishte i lidhur edhe me familjen e dukės sė Urbinos, qė kishte mbledhur rreth vetes njė numėr tė madh humanistėsh. Prej kėndej mund tė argumentohet qė ai ishte i njohur nė rrethet kulturore tė kėtyre dy qendrave tė rėndėsishme humaniste tė kohės. Nga literatura e pėrmendur nė dorėshkrimin qė shqyrtojmė, mėsojmė se autori ka njohur shumė autorė tė kohės, e ndėr ta edhe veprat e humanistėve shqiptarė: Marin Barletit, Dhimitėr Frėngut e Marin Beēikemit etj.

****

Anonimi, fillimisht kishte hezituar tė shkruajė pėr jetėn e heroit shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, dhe pėr kėtė gjė tregon edhe motivet e tij! Sė pari, vėren ai, se disa shkrimtarė dhe historianė tė njohur tė kohės sė Papės Eugen i IV-tė, (1432-1447), nuk pėrmendin as Skėnderbeun e as veprat e tij tė shumta luftarake. Shkrimtarė dhe historianė tė tjerė kishin shkruar pėr Skėnderbeun, "vetėm nė mėnyrė fragmentare, gjė qė nuk i pėrkiste realitetit historik", shkruan Anonimi ynė. Ai thotė: "qeshė duke lėnė nė heshtje jetėn e tij...", por mė vonė ka ndėrruar mendje, ngase disa miq e kishin kėshilluar qė: "tė mos hiqja dorė nga renditja e kėtij kavalieri nė mesin e shumė kavalierėve tė tjerė tė nderuar, e tė shkėlqyer tė asaj kohe; jetėt e tė cilėve dhe bėmat e tyre, i kam renditur mė sipėr". Ėshtė interesant njė pohim i Anonimit se: "njė autor anonim venecian, kishte shkruar pėr Skėnderbeun njė biografi jokomplete dhe me njė gjuhė vulgare, tė trashė; e cila ishte vėshtirė tė kuptohej". Ne nuk kemi njohuri pėr njė vepėr tė tillė! Ndėrsa pėr Marin Barletin dhe veprėn e tij pėr Skėnderbeun tė shkruar nė gjuhėn latine ai ka mendim tė lartė dhe pohon se vepra: "ishte shkruar me elegancė, kreativitet tė lartė, stil tė veēantė me njė gjuhė tė bukur, por gjithsesi, edhe me disa tė meta tė ndjeshme rreth ngjarjeve dhe gjykimeve, tė cilat nė disa raste, nuk janė tė paanshme". Megjithėkėtė, Anonimi ynė vazhdon: "ngaqė isha i nxitur nga shenjtėria e tij, Papa Pius II, (1458-1473); nga Sabellico, /1436-1506/, (i ati i tė cilit ishte takuar me Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun gjatė ekspeditės sė tij nė Itali, qė kishte vajtur t‘i ndihmonte mbretit tė Arragonės, Fredinadit II-tė nė gusht tė vitit 1461); nga Callimaco; nga Niēolo Secondino; nga Pontano, /1426-1503/; si dhe nga Volaterrano, /1434-1516/; tė cilėt, nė veprat e tyre shkruajnė pėr famėn dhe bėmat e kėtij burri fisnik, edhe unė, vendosa qė ta renditja nė mesin e jetėve, tė kalorėsve tė tjerė, tė nderuar dhe tė shkėlqyer edhe princin shqiptar, Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun..."

Kjo hyrje e shkurtėr, qė i paraprin jetėshkrimit tė Skėnderbeut, sqaron, jo vetėm qėndrimin e pasigurt e hezitues tė Anonimit, para se tė fillojė veprėn, por nė tė njėjtėn kohė, manifeston sensin kritik nga i cili ai ėshtė udhėhequr, por nė tė njėjtėn kohė tregon edhe burimet e shfrytėzuara dhe tė konsultuara pėr shkrimin e jetės sė Heroit Kombėtar shqiptar, Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Kėto burime janė tė shumta, tė nduarduarshme, duke filluar qė nga veprat e botuara, kronikat e biografitė e ndryshme, por edhe dokumentet e kohės, rast i rrallė ky, ngase pėr pėrpilimin dhe shkrimin e biografive janė dhėnė vetėm tė dhėnat mė kryesore, nė formė shumė tė shkurtėr ose krejt fragmentare. Kjo gjė e dallon Anonimin nga autorėt tjerė tė periudhės pararendėse dhe veprat e tyre analoge, si p.sh., "Vite di uomini illustri del secolo XV" e Vespasiano da Bistiēi-t, /1421-1498/; "Vitea virorum illustrium" e Paolo Giovi-t, /1483-1552/, tė cilat i kemi konsultuar. I pari, siē vėrehet nga vetė titulli, shkroi pėr jetėt e njerėzve tė ndritur tė kohės sė vet, pra shekulli i XV, dhe i dyti, shkroi pėr jetėt e njerėzve tė ndritur tė ēdo kohe, e tė ēdo vendi. Por, si njėri ashtu edhe tjetri, krahas biografive tė njerėzve tė ndritur dhe tė njohur, pėr bėmat e tyre luftarake, shkruajnė edhe biografi personalitetesh tjera, tė cilėt kanė tė bėjnė me veprimtari tė ndryshme, si religjion, letėrsi, politikė, art, kulturė, burrėshtetas tė ndryshėm etj. E kundėrta ėshtė me Anonimin tonė. Ai pėrshkruan vetėm biografitė e luftėtarėve tė famshėm dhe personaliteteve tė mėdha qė shkėlqyen nė luftėra dhe nė pėrdorim tė armėve, qė nga antika e largėt, e cila padyshim se na ofron shembuj madhėshtorė tė njė heroizmi mitik, e deri nė kohėn e tij, e cila nuk mbetet gjė mbrapa kėsaj epoke, duke pėrfshirė kėtu edhe Heroin tonė Kombėtar me luftėrat e tij madhėshtore! Autorėt e cekur kanė ruajtur renditjen kronologjike tė personaliteteve, biografitė e tė cilėve i kanė shkruar, derisa tek Anonimi, nuk ndodh kėshtu. Autori ynė Anonim, ndėrtoi tregimin e tij, /biografinė pėr Skėnderbeun/, duke pasur si synim, jo vetėm efektin narrativ, por edhe hetimin historik, tė mbėshtetur nga njė literaturė e pasur, e plotėsuar me dokumente tė ndryshme, me dėshirė qė tė krijojė njė figurė sa mė tė gjallė, por nė tė njėjtėn kohė, duke u munduar tė mos bjerė nė lėshimet e Marin Barletit dhe autorėve tė tjerė tė kohės. Autori e ndjek Skėnderbeun nė provat e kurajės dhe tė karakterit, por disi vė anash jetėn shpirtėrore dhe atė politike, duke lėnė mundėsi debati pėr autoritetin dhe madhėshtinė e tij!

iliriaplus


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:44.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.