Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Bibla
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Bibla Besimtarėt qė i pėrkasin besimit tė Krishtere mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar mbi mėsimet e nxjerra nga Bibla dhe jeta



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-10-06, 07:28   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Don Shtjefėn Kurti, nė 40 shenjtorėt martirė

Don Shtjefėn Kurti, nė 40 shenjtorėt martirė
Me rastin e 35-vjetorit tė pushkatimit tė Don Shtjefėn Kurtit

Mbi njė akuzė qesharake u pushkatua 35 vjet mė parė Don Shtjefėn Kurti. Dje nė ambientet e Muzeut Historik Kombėtar, u zhvillua njė takim pėrkujtimor, pėr njė nga klerikėt e shquar tė fesė katolike, i burgosur e mė tej pushkatuar nga regjimi komunist. Studiues, arkivistė dhe tė afėrm tė Don Shtjefėn Kurtit kujtuan njeriun me zemėr tė madhe, atė qė bekoi pėr herė tė parė shenjtoren shqiptare Nėnė Terezėn, i cili nė moshėn 73 vjeēare u pushkatua sepse pagėzoi njė fėmijė. Don Shtjefėn Kurti lindi nė Prizren nė vitin 1889. mėsimet e para i mori nė vendin e lindjes, ndėrsa gjimnazin nė qytetin e Shkodrės. Studimet teologjike i filloi nė Austri, pėr t’i vazhduar mė tej pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Romė nė kolegjin “Propaganda Fide”. U shugurua nė qytetin e shenjtė, ku mbajti edhe tė parėn meshė. Mė pas u kthye nė vendlindje ku punoi nė zyrėn ipeshkvnore e mė pas nė Gjakovė. At Shtjefni nuk ndiqte vetėm jetėn fetare. Ai ishte i shqetėsuar edhe pėr fatin e vendit tė vet, ndaj nė 5 maj nė vitin 1930, sė bashku me dy famullitarė i dėrgojnė njė peticion sekretarit tė pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara nė Gjenevė, ku pėrshkruante situatėn qė po kalonte Shqipėria. Por ditė tė vėshtira do ta prisnin pas Luftės sė Dytė Botėrore. Arrestohet nė vitin 1946 dhe njė vit mė vonė dėnohet me 20 vjet burg si agjent i perėndimorėve. Lirohet nga burgu i tmerrshėm i Burrelit nė vitin 1966, por arrestohet sėrish nė vitin 1971 pėr spiunazh, sabotazh dhe kryerjen nė fshehtėsi tė riteve fetare. Kėtė herė dėnimi ishte i pakthyeshėm. U pushkatua nė njė vend qė ende nuk dihet edhe sot. Atėherė shumė gazeta tė huaja shkruan pėr kėtė krim, ndėrsa qeveria komuniste e quajti reagimin e vatikanit e mė gjerė si “antikomunizėm patologjik”. Sot pas 35 vjetėsh Don Shtjefėn Kurti ėshtė njė ndėr 40 kandidatėt martirė shqiptarė qė priten tė kanonizohen nga Vatikani.




Marre nga
gazetashkodra


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 07-10-06 nė 11:10
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-10-06, 21:41   #2
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shpejt e paske korigjue,.. tė lumt por spo e kuptoj se pse mu fshie postimi a nuk egziston shprehja e lirė a ? ...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 07-10-06 nė 23:30
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 23:21   #3
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
Shpejt e paske korigjue,.. tė lumt por spo e kuptoj se pse mu fshie postimi a nuk egziston shprehja e lirė a ? ...

Kur te dilet nga tema postimet fshihen andaj mos dilni nga tema dhe mos perdorni fjale fyese.


Giovanni
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 23:21   #4
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Preshevar
Shpejt e paske korigjue,.. tė lumt por spo e kuptoj se pse mu fshie postimi a nuk egziston shprehja e lirė a ? ...
po more se si nuk ekziston shprehja e lire po jo ne ate shprehje tane ..........

ja po ti sjelli disa shenime per se per qhar i kam thane Martir ....dhe lexoi me vemndje !!
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 23:26   #5
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shtjefėn Kurti, kleriku qė ēoi nė OKB rezolutėn shqiptare

Tragjedia e `71: Pagėzoi njė fėmijė, u dėnua me pushkatim, “Nuk e pranova ofertėn e mbretit Zog pėr njė post politik, se i pėrkas kishės”


Manjola Bregasi


Dėnim me vdekje. Ishte ky vendimi qė mori Gjykata Ushtarake nė vitin 1971, ndaj tė pandehurit Dom Shtjefėn Kurti. Akuzat qė rėndonin mbi tė ishin ato tė sabotazhit dhe spiunazhit nė favor tė tė huajve. Por e vėrteta ishte vetėm njė: prifti dioqezian kishte pagėzuar njė fėmijė, nė njė kohė kur Shqipėria ishte shpallur vend ateist dhe kur feja ishte e ndaluar me ligj. Pėr Dom Shtjefėn Kurtin nuk ishte hera e parė qė pėrballej me dyert e burgjeve dhe tė hetuesisė shqiptare. Dhe pėr mė tepėr, ky ishte dėnimi i dytė. Fillimisht me akuzėn si agjent i shėrbimeve franceze, amerikane e angleze, ai ishte dėnuar 20 vjet burg, dėnim tė cilin e kishte vuajtur nė burgun famėkeq tė Burrelit. Por cila ėshtė historia e plotė e priftit kosovar, qė sot qėndron nė listėn e miratuar nga Vatikani pėr t’u shpallur martir? Veprimtaria e tij fetare nė Shqipėri dhe jashtė saj. Bindjet nacionaliste dhe qėndrimi kundėr komunizmit, qė do e ēonin drejt fundit tragjik: pushkatimit. Pėr herė tė parė, historia e Dom Shtjefėn Kurtit vjen e plotė pėrmes materialeve tė siguruara dhe tė pėrpunuara nga studiuesi Pjetėr Pepa, i cili ėshtė duke punuar mbi njė libėr voluminoz pėr fatin e klerikut katolik nė Shqipėri gjatė viteve tė regjimit komunist. Duke qenė ambasador i vendit tonė nė Vatikan, nė vitet ‘90, Dr. Pepa ka pasur mundėsinė tė hulumtojė me kujdes nė shumė prej arkivave qė disponojnė materiale, pėr jetėn dhe veprimtarinė e klerikėve nė Shqipėri, mes tė tjerėve edhe pėr Dom Shtjefėn Kurtin, i pushkatuar nė moshėn 73-vjeēare.
Takimi me Papa Benediktin XV
Pasi shugurohet prift mė 13 maj tė vitit 1921, Dom Shtjefėn Kurti pėr njė kohė tė gjatė do tė shoqėronte Imzot Lazėr Mjedėn, gjatė lėvizjeve tė tij nga Shkupi nė Romė e mė pas nė Shkodėr. Ishte dhjetori i viti 1921, kur Imzot Mjeda ndodhej nė njė audiencė me Papa Benediktin e XV. Sė bashku me tė ėshtė edhe Dom Shtjefni. Nė kėto ēaste Papa i kėrkon tė shkėputet nga Arqidioqeza e Shkupit e tė vazhdojė nė Shkodėr me detyrėn e sekretarit tė Imzot Mjedės, por Dom Shtjefni, pasi e falėnderoi, i shprehu dėshirėn tė vazhdonte tė punonte pėr popullin e Shkupit. Kėto fjalė me sa duket i pėlqyen Papės, i cili iu pėrgjigj: “Mirė, kthehu e puno mes atij populli!”.
Pas disa ditėsh nė Romė, Papa vdes dhe nė vendin e tij emėrohet i riu kardinal Ratti, me emrin Piu XI. Nė takimet me Papėn e ri, Imzot Mjeda dhe Dom Shtjefni morėn bekimin nė detyrat e tyre dhe u ndanė, duke u pėrqafuar shqiptarēe.
Tė dy u kthyen nė Shkodėr, ku nė muajin shkurt Imzot Mjeda mori detyrėn e re. Njė muaj mė pas, Dom Shtjefni kalon nė Bari, ku do tė njihej me Luigj Gurakuqin; nė Venedik e Vjenė do tė takohej me Imzot Luigj Bumēin, tė cilin kryeministri dhe ministri i Punėve tė Brendshme, Ahmet Zogu, e kishte larguar nga Shqipėria; njihet nė Vjenė me Aqif Pashėn, ish-regjent i Shqipėrisė, i ftuar pėr ēaj nė shtėpinė e tij, e pas katėr muajsh kthehet prapė nė Arqidioqezėn e tij. Pak kohė pas kthimit nė Shkup e dėrguan pėr ndihmė nė Prizren e mė pas nė Gjakovė, si famullitar i Novoselės. Atje ndėrtoi dhe themeloi famullinė dhe kishėn, Kongregacionin e Zojės, Shoqėrinė e Rinisė “Zoti me ju”, formon korin e sjell njė organium. Nė kėtė periudhė iu ofrua nga Imzot Mjeda detyra e ndihmėsfamullitarit tė Pjetėr Gjurės nė Shkodėr, por Dom Shtjefni s’e pranoi.
Angazhimi nė ngjarjet politike
Ngjarjet politike lidhur me keqtrajtimin e shqiptarėve janė nė qendėr tė vėmendjes e tė aktivitetit tė tij. Pėr kėtė ēėshtje tė shqiptarėve ankohet tek Ahmet Zogu, qė pas largimit nga Shqipėria qėndronte nė Beograd, por pėr kėtė e shumė veprimtari tė tjera shihet me sy tė keq nga autoritetet e nėnprefekturės. Dikush nga autoritetet e Prefekturės, (nėpunės Jovani) pas vrasjes sė Padėr Shtjefėn Gjeēovit, i jep tė lexojė njė letėr ku jepej porosi tė gjurmohej dhe i thotė: “S’kam ēka me t’ba, je nė listėn e zezė...!”
Kryemėsuesi i shkollės sė Novoselės ngre padi kundėr tij se paska dėrguar shtėpi mė shtėpi shėrbėtorin, duke i kėshilluar njerėzit tė mos i ēojnė fėmijėt nė shkollėn serbe, ndėrsa e vėrteta ishte se ai u ndante libra shqip dhe u mėsonte gjuhėn e nėnės. Duke qenė nė kėtė situatė e rrezikshme, me dy shokėt e tij, Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bizakun, nė mesnatėn e 2 janarit 1930 kalon kufirin shqiptar nė piramidėn 11, nė Letaj.
Memorandumi i dėrguar nė Lidhjen e Kombeve
I nis njė telegram Ahmet Zogut pėr t’u pranuar nė Shqipėri dhe me urdhėr tė tij pėrcillen pėr nė Krumė, Kukės, Bicaj, Peshkopi e Tiranė, kalim qė bėhet objekt gazetash, pėr mjaft kohė. Mė pas hartojnė njė memorandum mbi shkeljen e tė drejtave shqiptare, katolike e myslimane nė Kosovė, nga autoritetet serbe. Ky memorandum i dėrgohet Lidhjes sė Kombeve. Nė prill tė po kėtij viti nisen pėr nė Gjenevė dhe mė 5 maj 1931 e dorėzojnė kėtė te sekretari i Lidhjes sė Kombeve, z.Enrih Drumont, me titull “Situatat e shqiptarėve nė Jugosllavi”. Nė janar 1930, njė material prej 52 faqesh nė frėngjisht, me tė njėjtėn temė, ka jehonė tė fuqishme ndėrkombėtare.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 23:27   #6
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Arrow

vazhdim


Refuzim postit qė i ofroi Ahmet Zogu
Nė kthim, vizitojnė Ahmet Zogun, qė i ofron Dom Shtjefnit cilėndo detyrė i pėlqen, por prej tij merr pėrgjigjen: “Jam prift e dėshiroj t’i shėrbej vetėm kishės!” Pas shtrėngimit miqėsor tė duarve, mbreti i premton: “Unė tė ēmoj e kam me tė dashtė gjithmonė. Pėr ēdo nevojė, ke me ardhė te unė!”
Nė vitin 1930 ėshtė famullitar nė Shna Prende, i emėruar nga Arqipeshkv Gjura, ku bėn shumė pėr pronat dhe pasuritė e Kishės. Nė vitin 1932 vjen nė Gurėz dhe fillon ndėrtimin e kishės, tė cilėn, me ndihmėn e fshatarėve, arrin ta pėrfundojė me mikun e tij, Dom Luigj Gashin. Nė vitin 1933 ndėrton qelėn e re, nė 1935 kishėn e re dhe themelon Kongregacionin “Zoja e Kėshillit tė Mirė” etj.
Konflikti pėr meshėn pėr Geraldinėn
Mė 21 prill 1938 merr nė dorėzim famullinė e Tiranės (para tij ishte Jul Andreini, jezuit italian) qė atė mėngjes ishte nisur pėr nė Itali.
Fillon edhe atje veprimet pėr ndėrtimin e kishės e ngritjen e jetės kishtare nė qytet. Ka konflikte me delegatin apostolik Leoni De Nigris pėr meshėn pėr Geraldinėn nė pallatin mbretėror, konflikt qė e fiton vetė. Punon me rininė, me tė rriturit, vajzat e gratė. Njeri qė di dhe mundet tė bėjė e tė japė shumė, i ngarkuar me shumė impenjime e detyra, gjatė gjithė periudhės, para e pas luftės. Pasi shėrben si famullitar nė Tiranė pėr shumė vite, nė 1946 i propozohet nga qeveria drejtimi i Kishės Unite, por ai nuk e pranon.
Akuzat si agjent i tė huajve
Por pavarėsisht punės dhe veprimtarisė nė drejtim tė kishės, erdhi momenti kur edhe pėr Dom Shtjefėn Kurtin do tė gjendeshin akuza dhe mėnyra pėr ta shkatėrruar aktivitetin e tij. Mė 27 tetor tė vitit 1946, Dom Shtjefėn Kurti
U arrestua nė Tiranė sė bashku me At Pjetėr Meshkallan. Gjykata Speciale Ushtarake dha dėnimin me vdekje, qė mė pas u kthye nė 20 vjet heqje lirie, duke u akuzuar si “agjent i shėrbimeve franceze, amerikane e angleze”. Dėnimin e kreu nė burgun famėkeq tė Burrelit, nga ku i lirua pas 17 vjetėsh, mė 2 maj 1963.
Dėnimi me vdekje, pėr pagėzimin e fėmijės
Pas daljes nga burgu Dom Shtjefėn Kurti shkon nė Gurėz tek i vėllai, Kel Kurti, ku bėn jetė private. Mė pas, si anėtar kooperative i jepet njė dhomė nga kryesia, po nė Gurėz. Aty detyrohet tė punojė si punėtor nė kooperativėn bujqėsore tė fshatit. Por sėrish do tė vinin ditėt e vėshtira pėr Dom Shtjefnin. Arrestohet sėrish mė 11 qershor 1971. “Pagėzoi njė fėmijė” kur feja ishte e ndaluar, pas revolucionit kultural tė 1967-ės. Sigurimi e akuzoi se donte edhe tė helmonte popullin nė furrat e bukės. Prifti i moshuar u akuzua, bashkė me tė tjerė, pėr aktivitetin e sabotazhit dhe spiunazhit nė favor tė tė huajve. Akuza ishte qesharake, por qėllimi ishte tjetėr, duhej likuidimi i tij fizik. Autoriteti i tij ishte i padiskutueshėm, ai u ndodhej afėr njerėzve tė varfėr tė Gurėzit, pėr tė dėgjuar rrėfime e pėr tė mbėshtetur shpirtrat e vuajtur nga shtypja, varfėria dhe ndalimi i ēdo praktike fetare. Dom Shtjefėn Kurti kishte pagėzuar fėmijė me kėrkesėn e prindėrve, si nė Gurėz, Laē e Shkodėr dhe pėr kėtė “krim”, ai u gjykua e dėnua me pushkatim. Gjykatėsi e pyeti nėse me tė vėrtetė kishte pagėzuar fėmijė(!) Dom Shtjefni u pėrgjigj: “Po, unė jam prift dhe detyra ime ėshtė tė kremtoj pagėzimin dhe sakramentet e tjera, pėr gjithė ata qė i kėrkojnė”. Pas 7 muajve birucė, nė moshėn 73-vjeēare e ekzekutuan nė njė vend sekret, nė mėnyrė tė fshehtė, aq sa edhe sot nuk dihet varri i tij.
Vatikani vajtoi zyrtarisht
Kur lajmi i ekzekutimit arriti nė Perėndim, Vatikani e vajtoi zyrtarisht atė. Agjencitė e lajmeve italiane, austriake, amerikane, angleze etj, i bėnė jehonė kėtij akti tragjik. Gazetat prestigjioze dhe diaspora shqiptare, kudo nė botė, protestuan fuqishėm ndaj kėsaj barbarie. Pas njė periudhe heshtjeje, qeveria komuniste dhe mediat e saj reaguan. Ata pranuan pushkatimin e Dom Shtjefėn Kurtit, por e prezantuan si sabotator dhe e cilėsuan protestėn e Vatikanit “antikomunizėm patologjik”. Me ardhjen e demokracisė filloi zbardhja e figurave tė ndritura tė kombit dhe nė nderim tė jetės e veprės sė tij, Gurėzi i ngriti lapidar martirit.
Lufta e papajtueshme me idetė komuniste
Arkiv:
...Kėrkesa e Dom Shtjefėn Kurtit pritet me gėzim nga Ipeshkvia e Durrėsit. Jo shumė kohė mė pas vjen pėrgjigja pozitive pėr pranimin e tre meshtarėve dioqezanė nė shėrbim meshtarak. Dom Shtjefni pati fatin e mirė tė fillojė detyrėn e shenjtė nė famullinė e Kurbinit, pikėrisht nė kishėn e Shna Prendes.
Kjo kishė kishte njė histori tė lavdishme, prandaj Dom Shtjefni punoi me pėrkushtim pėr rritjen e lavdisė sė saj. Fakti se nė kėtė kishė, nė vitin 1636 ishte hapur shkolla e parė shqipe dhe mėsuesi i parė kishte qenė meshtari i njohur Mark Skura, e bėnte krenar pėr tė ecur me guxim dhe krenari nė rrugėn e paraardhėsve tė tij. Dimri i vitit 1942 erdhi i egėr. Populli kishte filluar tė zgjohej dhe kishte nisur lėvizjen kundėr pushtuesit. Njėherazi kishin nisur tė pėrhapeshin kudo idetė komuniste, me tė cilat Kisha Katolike ishte nė luftė tė papajtueshme. Lufta kundėr ideologjisė komuniste diktohej edhe nga orientimet qė i jepeshin asaj nga Selia e Shenjtė. Pikėrisht atė vit, kur kėto ide u pėrhapėn se tepėrmi, kleri katolik shqiptar ndėrmori njė fushate tė egėr, duke dalė haptas kundėr “murtajės sė kohės”, siē e kishte quajtur Papa Piu XII. Kundėr komunizmit u pėrfshinė tė gjithė njerėzit e fesė, edhe autoritetet e hierarkisė kishtare, qė kėtė vit ishin njerėzit mė tė shquar tė fesė, ata qė nuk kursenin asgjė pėr lirinė dhe barazinė e kėtij populli.
Se cilėt ishin kėto njerėz tė shquar, antikomunistė tė vendosur, e marrim vesh nga letra nr.24/42, datė 15.01.1942, e Dom Shtjefėn Kurtit, dėrguar agjencisė “Drini”: Zyra Famullitare e Kishės Katolike, Tiranė.
Pra. Nr.24/42 PT. Agjencia Turistike “Drini”, Tiranė 15.01.1942.
Nė pėrgjigje tė shkresės suaj, dt. 14 tė kėtij muaji, kjo Zyrė Famullitare e Tiranės ka nderin me nxitė pėrgjigjen mbi kėrkesėn qė na sillni:
Gjerarkija e naltė katolike nė Shqipni, asht kjo:
1- Imzot Leon Giovanni Battista Nigris, Delegat Apostolik, Shkodėr
2- Imzot Gaspėr Thaēi, Arqipeshkėv Metropolit i Shkodrės
3- Imzot Vinēenc Prennushi O.F.M., Arqipeshkėv i Durrėsit
4- Imzot Luigj Bumēi, ipeshkėv i Lezhės
5- Imzot Bernardin Shllaku O.F.M. ipeshkėv i Pultit-Dukagjin
6- Imzot Frano Gjini, ipeshkvi – abat i Mirditės
7- Imzot Anton Harapi O.F.M., Provincial i franēeskanėve tė Shqipnise.
Me nderime
Famullitari Katolik i Tiranės
Dom Shtjefėn Kurti
..Tiranė, mė 27.III.1946-1-
1- AQSH, Fondi 131, viti 1942, dosja 2, fleta 13.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Giovanni : 07-10-06 nė 23:30
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-10-06, 23:30   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Arrow

Jetėshkrimi
Rrėfyesi i parė i Nėnė Terezės


Dom Shtjefėn Kurti u lind nė Prizren, mė 24 dhjetor 1898, prej prindėrve Jak e Katrinė. Kryen shkollėn fillore nė Ferizaj dhe nė shtatorin e vitit 1909 shkon nė seminarin papnor nė Shkodėr, ku pasi mėson pėr njė vit italishten me maestro Dolcin, hyn nė seminar e mė pas, kalon pėr filozofi. Vjeshta e vitit 1917 e gjen nė Innsbruck, Austri, si konviktor nė “Canisianum”, ku studion teologji. Me kapitullimin e Austro-Hungarisė nė vjeshtėn e vitit 1918, nuk kthehet mė atje, por shkon nė Romė, nė kolegjin urban tė Propagande Fides, ku kryen studimet deri nė vitin 1921. Para se tė shugurohet meshtar, i pajisur gjithnjė me ndjenja nacionaliste, kėrkon qė sapo tė shugurohet, tė kthehet nė Arqidioqezėn e Shkupit pėr tė ndihmuar shqiptarėt, por rektori i kolegjit, Imzot Paolo Giobbe, mė pas kardinal, duke kuptuar rrezikun e mundshėm tė ndjenjave tė tij tė theksuara nacionaliste, e kėshillon tė shkojė nė Boston (SHBA) dhe tė kujdeset atje pėr tė mirėn e shqiptarėve. Por Dom Shtjefni ėshtė i vendosur. Nė korrik tė vitit 1921 ndodhet nė Kosovė e, pasi rri pak ditė te familja e tij nė Ferizaj, prezantohet te ordinari, Imzot Lazėr Mjeda, Arqipeshkv i Shkupit, me rezidencė nė Prizren, qė e emėron famullitar tė Novoselės, degė e famullisė sė Gjakovės. Por pasi e mban pėr njė muaj nė Arqipeshkvi, ai ndėrron mendim dhe vendos ta marrė sekretar personal.
Mė 13 maj 1921 shugurohet prift dhe fillon veprimtarinė baritore nė Shkup tė Maqedonisė. Aty, siē rezulton nga dokumentet, ėshtė rrėfyesi i parė i Nėnė Terezės. Nė nėntor tė vitit 1921, Imzot Lazėr Mjeda transferohet nga Selia e Shenjtė si Arqipeshkv nė Shkodėr dhe, nė rrugėn Shkup–Romė–Shkodėr, ka me vete edhe Dom Shtjefėn Kurtin. Nė 21 prill 1938 merr nė dorėzim famullinė e Tiranės. Pikėrisht vitet e qėndrimit tė tij nė Shqipėri do tė rezultonin mė tė vėshtirat dhe fatale. I arrestuar fillimisht mė 27 tetor tė vitit 1946 nė Tiranė, ai vuajti 17 vjet burg, duke i shpėtuar kėshtu dėnimit me vdekje. Me lirimin nga burgu nė vitin 1963, nisi tė punojė nė kooperativė. Por viti 1971 do tė sillte edhe fundin tragjik tė Dom Shjefėn Kurtit. Pas arrestimit tė dytė ai u dėnua me vdekje, sepse kishte pagėzuar njė fėmijė nė kohėn kur feja ishte e ndaluar.



“Tirana e vlerėsoi revoltėn e Vatikanit pėr vrasjen e Kurtit, njė antikomunizėm total”

Ndėrsa vritej barbarisht nė kushtet e njė fshehtėsie tė plotė, ish-nacionalisti dhe kleriku i njohur, Dom Shtjefėn Kurti, Tirana zyrtare dhe propagandistėt komunistė pėrpiqeshin t’i pėrgjigjeshin reagimit tė qarqeve perėndimore dhe veēanėrisht Selisė sė Shenjtė, tė sensibilizuara nga ky akt makabėr, me lloj-lloj justifikimesh e dogmash. As pėrpjekja e tyre pėr tė zbutur efektet negative tė kėsaj vrasje barbare, duke e motivuar si njė ndėshkim pėr sabotim dhe vepra tė tjera penale, nuk do tė mundte tė zbehte qėndrimin kritik dhe parimor tė opinionit ndėrkombėtar ndaj kėsaj barbarie tė pashembullt nė vitin 1971. Pėrballė kėtyre akuzave qė artikulonte media perėndimore, Tirana zyrtare do tė turfullonte si puna e strucit, duke e etiketuar revoltėn dhe protestėn e ndaj pushkatimit tė klerikut Kurti “antikomunizėm total”. Dhe kujtonte se e besonin. Paskrupuliteti i dogmave vulgare e identifikonte Shqipėrinė komuniste si ferrin e tė drejtave elementare tė njeriut. Gjithsesi, Dom Shtjefni do tė mbetej edhe pa varr. Vetėm nė vitet e demokracisė atij do tė mundej t’i bėhej nderimi, si njė figurė e dobishme dhe atdhetare. Ka vite qė nė nderim tė tij, nė fshatin Gurėzi, ėshtė ngritur njė memorial pėrkujtimi...


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.