Rezolutė pėr Kosovėn
REZOLUTĖ PĖR KOSOVĖN
Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, duke ndjekur me vėmendje tė veēantė fazėn pėrmbyllėse tė pėrgatitjeve pėr diskutimin e statusit tė Kosovės,
- duke pėrshėndetur vendimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr fillimin e bisedimeve pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės;
- duke vėrejtur progresin e dukshėm nė krijimin e bazave tė njė shoqėrie tė hapur dhe tė konsolidimit tė shtetit ligjor nė Kosovė, pasqyruar edhe nė Raportin Aide;
- duke vlerėsuar pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės, Presidentit, Kuvendit, Qeverisė, partive politike dhe banorėve tė Kosovės nė ndėrtimin e njė Kosove demokratike e multietnike;
- duke falėnderuar bashkėsinė ndėrkombėtare dhe nė veēanti NATO-n, pėr angazhimin nė pėrballimin e krizės kosovare, si dhe UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė pėr kontributin nė stabilizimin gradual tė situatės nė vend, si dhe nė ndėrtimin e institucioneve;
- duke shprehur bindjen se roli i bashkėsisė ndėrkombėtare do tė vazhdojė tė mbetet esencial edhe nė tė ardhmen pėr njė Kosovė tė integruar nė strukturat europiane dhe euroatlantike;
- duke nėnvizuar nevojėn e kalimit nga statusi aktual nė krijimin e njė shteti tė ngritur mbi parimet ndėrkombėtare tė paqes sociale, sundimit tė ligjit e bashkėjetesės multietnike;
- duke vlerėsuar rolin shumėplanėsh tė Shqipėrisė qysh me pėrballimin e krizės politike, humanitare nė Kosovė, si dhe nė sigurimin e vazhdueshėm tė paqes dhe stabilitetit nė rajon;
- duke inkurajuar e mbėshtetur nisma e projekte konkrete tė Qeverisė, qė do tė ndihmonin zhvillimin ekonomik, shoqėror dhe kulturor tė Kosovės, si dhe do tė intensifikonin dialogun dypalėsh e shumėpalėsh nė rajon;
- duke mbėshtetur vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, i cili tashmė ėshtė shprehur pėr pavarėsi;
- duke vlerėsuar rėndėsinė qė kanė qėndrimet e shtetit shqiptar pėr zhvillimet nė Kosovė;
- mbetet i angazhuar nė veprimin e tij politik diplomatik gjatė gjithė periudhės sė negociatave pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės;
- shpreson fuqishėm se nga procesi i bisedimeve do tė dalė njė rezultat i qėndrueshėm, i cili reflekton aspiratat dhe vullnetin e lirė tė qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė pavarur, demokratik, europian;
- u kėrkon institucioneve shtetėrore dhe fton organizatat e shoqėrisė civile dhe mediat tė dėshmojnė kohezion dhe pėrgjegjėsi gjatė kėtyre zhvillimeve.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|