Nexhat Daci nė "LDK" apo me Parti tė re?
Fraksioni i kryesuar nga ish-kryetari i Kuvendit Nexhat Daci do tė dalė nga Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) nė pushtet dhe do tė formojė parti tė re.
Kėtė sot e transmetojnė mediumet e Prishtinės, duke iu referuar qarqeve anonime tė afėrta me Dacin. Sipas burimeve tė njėjta, formimi i partisė sė re ėshtė e sigurtė, pasi qė udhėheqėsia e LDK-sė refuzoi negociatat pėr zgjidhje kompromise me fraksionin e Dacit. Nė kėtė drejtim interpretohet edhe vendimi nė seancėn e sotme tė Kėshillit kryesor tė LDK-sė nė tė cilin ėshtė zgjedhur kryesia e re e partisė, pa asnjė anėtar tė fraksionit tė Dacit.
Organet e reja tė zgjedhura nga Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), pėr ekipin e akademik Nexhat Daci janė jolegjitime. Vetėm pak minuta pas pėrfundimit tė mbledhjes sė kėshillit, Adem Salihaj, njeri nga njerėzit me tė afėrt tė Dacit, nė njė prononcim pėr Kosovapress nuk e pėrjashtoi mundėsinė e krijimit tė njė partie tė re politike, pas tė gjitha pėrēarjeve qė kanė ndodhur brenda LDK-sė pas Kuvendit tė VI-tė Zgjedhor.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
|