Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Shkenca & Teknologjia
Emri
Fjalėkalimi
Shkenca & Teknologjia Zhvillimi i shkencės, tė rejat dhe tė arriturat e fundit nga shkenca dhe teknologjia.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-02-07, 20:33   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Piramidat mė tė vjetra nė botė "nė zemėr tė Bosnjė-Hercegovinės"

Piramidat mė tė vjetra nė botė



Nė zemėr tė Bosnjė-Hercegovinės, vetėm rreth 30 kilometra larg nga Sarajeva, fshihen mes kodrave piramidat mė tė vjetra qė mendohet se janė rreth 10 mijė vjet tė vjetra, tė ndėrtuara me teknika misterioze dhe nga qytetėrime vėrtet antike, pėr tė cilat nuk dihet thuajse asgjė. Njė nga mbėshtetėsit mė tė fortė tė kėsaj teorie ėshtė Semir Osmanagiē, njė boshnjak i pasionuar pas arkeologjisė, qė po punon sė bashku me njė grup vullnetarėsh pėr tė hedhur dritė mbi ndėrtimin dhe format e tyre.
Por, nėse janė ndėrtuar nga njeriu, kjo duket se do tė "sjellė" njė revolucion nė dijet tona arkeologjike.




Nė majė ėshtė njė qytet
Nė fakt, gjithēka filloi nė vitin 2005, kur Osmanagiē u rikthye nė vend, pasi kaloi shumė vjet nė Amerikėn Qendrore, ku kishte studiuar me kujdes qytetėrimet parakolumbiane dhe piramidat e tyre. Pas ardhjes sė tij nė Bosnjė, Osmanagiē e ktheu vėmendjen e mbarė botės mbi Visocican, afėr me qytetin e bukur tė Visocicas, njė vend qė mbart nė vetvete karakteristika interesante. Nė fakt, kodra qendrore, nėse vėzhgohet nga kėnde tė ndryshme, ngjan vėrtet me njė piramidė, dhe nė majė gjenden rrėnojat e qytetit antikk mbretėror Visoki, qytet me rėndėsi shumė tė madhe, sidomos nė vitet 1300 dhe 1400 pas Krishtit. Visoki nuk ėshtė studiuar akoma tėrėsisht, por i takon njė kohe mė tė vonshme se ajo e tė ashtuquajturave piramida, qė sipas Osmanagiē i pėrket njė periudhe rreth 10 mijė vjet mė parė, me pak fjalė rreth 5500 vjet para atyre egjiptiane (edhe pse arkeologu amator nuk e ka pėrjashtuar aspak faktin se piramidat mund tė jenė ndėrtuar pikėrisht nė kohėn e Visokit antik). Megjithatė, nė ēdo rast Osmanagiē mbėshtet me forcė faktin se janė tė paktėn 3 ndėrtime piramidale nė kėtė zonė, qė ai i ka quajtur kėshtu: Piramida e Diellit (kryesorja, qė ėshtė e lartė tė paktėn 200 metra: 60 metra mė e lartė se Cheope), Piramida e Hėnės dhe Piramida e Dragoit.






Portė pėr botė tė tjera
Gėrmimet kanė filluar prillin e kaluar, tė financuara sidomos nga radio dhe televizione lokale dhe me siguri qė nuk do tė pėrfundojnė para vitit 2012. Osmanagiē mbėshtet se ka "nxjerrė nė dritė" gjatė muajve tė parė tė punės shtrime dhe blloqe shkėmbore tė vendosur artificialisht njėri mbi tjetrin. Tuneli, sipas mendimit tė tij, duhet tė jetė ndėrtuar pėr tė transportuar ajrin nė brendėsi tė piramidave dhe shpreson se mund tė gjejė kohėn e ndėrtimit tė tyre, duke studiuar stalaktitet qė janė formuar mbi tavan.
Edhe pse pėr njė moment mund tė mendosh se e gjithė kjo ėshtė e vėrtetė, del njė problem akoma mė i madh. Kush mund t‘i ketė ndėrtuar kėto piramida? Nė fillin Osmanagiē tregonte se bėhej fjalė pėr tė njėjtin popull (fakt shumė misterioz ky), qė kishte ndėrtuar edhe piramidat nė Egjipt dhe nė Amerikėn Qendrore. Megjithatė, nė kohėt e fundit arriti nė pėrfundimin se piramidat boshnjake janė "mė tė vjetrat e tė gjithė piramidave nė botė". Nė librin e tij tė fundit "The world of the Maya", me tė cilin ka shėnuar njė sukses tė paimagjinueshėm, Osmanagiē guxonte tė shkonte edhe mė tej. Ka arritur deri aty sa ka thėnė se piramidat boshnjake, ashtu si qytetėrimet e supozuara tė Atlantide dhe Lemurias (njė tjetėr
kontinent i humbur) gjenden nė njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė planetit, e kanė shėrbyer si porta drejt botėve dhe dimensioneve tė tjera.







__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-02-07, 20:42   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

http://www.bosnianpyramid.com/Archiv...MoonEarth.html








Tuneli dhe dyshemeja
Nė tė vėrtetė, tezat e hedhura nga Osmanagiē kanė bėrė qė shumė shkencėtarė, arkeologė dhe historianė t‘i quajnė ato si krejtėsisht tė pavėrteta. Por, si mund tė jepet njė shpjegim pėr shtrimet dhe tunelet e nxjerra nė dritė nga gėrmimet? Mund tė jenė formacione tė ēuditshme natyrore (siē janė ato tė zbuluara nė Okinavėn e largėt), ose mund tė jenė thjesht rrėnojat e qytetit antik Visoki ose tė ndėrtesave tė tjera pėrreth kėsaj qendre tė rėndėsishme shkėmbimesh tregtare. "Vetėm kėrkimet e zhvilluara nė mėnyrė shkencore mund tė vendosin me saktėsi kohėn kur ato janė zbuluar nga gėrmimet e Osmanagiē dhe, mbi tė gjitha, tė pėrcaktojnė se ato blloqe janė ndėrtuar vėrtet nga njeriu dhe nuk janė struktura gjeologjike natyrale", shpjegon Bruce Hitcher, drejtor i Departamentit tė Historisė sė Kohės Klasike nė "TUFTS Universsity" tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Kur ishin akujt
Pėr mė shumė, hipotezat se bėhet fjalė pėr piramida tė ndėrtuara nė njė periudhė kaq antike kanė shkaktuar shumė paqartėsi mes studiuesve. Curtis Runnels, historian pėr periudhėn e Greqisė antike dhe Ballkanit nė Universitetin e Bostonit, tregon: "Nė periudhėn mes 27 dhe 12 mijė vjetėsh, vendi I kėtyre ‘pseudo-piramidave‘ ishte i pėrbėrė nga akuj, njė periudhė jashtėzakonisht e ftohtė dhe e thatė.
Nė kėto zona jetonin vetėm gjuetarė, qė lanė gjurmėt e ekzistencės sė tyre nėpėr
shpella dhe nė fushat e hapura. Ata pėrdornin vegla prej druri dhe jetonin pėrreth zjarreve tė vegjėl dhe ushqeheshin me kafshė dhe rrėnjė bimėsh. Ishte e pamundur qė tė kishin mjete tė tjera pėr tė ndėrtuar vepra tė tilla si piramidat". Mė vonė, ai kujton se zona e Visokos ėshtė zemra historike e Bosnjės.
Kėtu janė zbuluar pesė vendbanime tė ndryshme neolitike, pėrveē fortifikimeve, rrugėve romane, varrezave mesjetare dhe plot sende tė tjera tė gjetura mė vonė. Pėr mė tepėr, nė kėtė zonė mund tė ketė ekzistuar edhe qyteti i Desnekut, vendbanimi i parė urban boshnjak, qė i pėrket periudhės sė viteve 900 pas Krishtit, pėr tė cilin vetėm supozohet, pasi akoma nuk dihet se ku ėshtė.

Rrezik nga dėmtimet
Pėrveē piramidave, e gjithė zona ėshtė njė vend i rėndėsishėm arkeologjik dhe pėr tė zbuluar gjithēka pėr historinė e saj mijėvjeēare ėshtė e nevojshme qė gėrmimet tė zhvillohen nė mėnyrė serioze. Mė 6 qershor shtypi ndėrkombėtar kishte raportuar se UNESCO kishte dėrguar njė grup ekspertėsh pėr ta vlerėsuar situatėn. Ndėrkohė, shumė arkeologė, gjeologė dhe historianė nga mbarė bota u kanė bėrė apel autoriteteve, mes tė cilėve edhe UNESCO-s, pėr ta ndaluar sa mė parė atė qė ėshtė duke bėrė grupi I "ekspertėve tė improvizuar". Kjo, sepse jo vetėm rrezikojnė seriozisht tė mos gjejnė asnjė piramidė, por edhe t’I shkatėrrojnė gjetjet e rėndėsishme tė historisė boshnjake. Madje, gjendja ėshtė aq serioze sa Enver Imamovic, ekspert nė Universitetin e Sarajevės, ka deklaruar: "Gėrmimet do t’i dėmtojnė vendet arkeologjike duke shkatėrruar nė mėnyrė tė pandreqshme thesaret e vėrteta tė historisė".




__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.