Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
In Memorium ...!!
Editoriale E Update'ueme: Dec 7th, 2006 - 13:05:38
PĖR PA U BA BLLACE PUNA, ZOR KOSOVARI MERR VESH DIĒKA
Nga Migjen Kelmendi
Dec 7, 2006, 12:34
Email'o
Print'o
BERISHA DHE EMBARGO. Sa isha nRTK, Baton Haxhiu, si gjithmonė, me ate aftėsi tė hatashme tė tij me u pėrēbirue e me ba gjana qė sta pret mendja, ma kishte sjell nė Beta video-kasetė, intervistėn ekskluzive tė tij me njanin nga protagonistat e shtetit shqiptar, qė ishte politikani ma i urryem nKosovė asokohe, menjihere mbas lufte - Fatos Nano. Nano, me ate elokuencė tė veten dhe me nji qetėsi tė nji njeriu koshient se ka krye dhe ba nji punė tė madhe pėr Kosovėn, flitte dhe kallxonte, nė veten e parė, se si e ka ndihmue luftėn e UĒKs, se si e ka armatos UĒKn, si i ka hapė depot, si e ka urdhnue ushtrinė shqiptare me ndihmue
nji kallxim tė hatashėm dhe autentik pėr luftėn, qė opinioni kosovar kurrė se ka ndi e as kurrė spati rastin me e pa. E ndiqja me vemendje nji rrėfim tė rrallė pėr nji politikan, qė asht krejt koshient se gjuha dhe sinqeriteti i rrėfimit nuk i shkojnė karrierės sė tij prej politikani e diplomati. Por, ai flitte me autoritetin e njeriut qė asht i bindun se ka ndihmue shumė lirinė e pėrgjithshme tė qytetarėve tė Kosovės, andaj as nuk i jepte randėsi se si mujn me tingllue kėto fakte nė zyrat diplomatike nė Kosovė e Shqipni. Intervista duhej me i parapri nji vizite triumfatore tė Nanos nKosovė, andaj kjo intervistė edhe duhej me e ēplue se kush nė tė vėrtetė ishte MasterMind i luftės dhe lirisė sė Kosovės. E keqja e intervistės ishte se Nano jo vetėm sjellte dėshmi e zbulonte sekrete, por edhe kualifikonte persona me asi shprehje tė randa, sa ishin tė paemitueshme. I bindun se ka drejtė me sha, sepse, qe, Kosova asht e lirė dhe ai asht njani prej atyne qė ka ba ma sė shumti, Nano shprehej me fjalor rruge pėr Ibrahim Rugovėn dhe sidomos Bujar Bukoshin, tue i akuzue se e kanė huq luftėn, se tue mosveprue e kanė ndihmue Milosevicin, etj.etj. Une isha i gatshėm ate intervistė me emitue, por tue i heq pjesėt e mėdha me kualifikime e shamje
diēka qė u kuptue si cungim, andaj disi krejt kjo punė u shtye
.pėr tmos u emitue kurrė.
Nano nuk erdh nė Kosovė, edhe pse e kishte paralajmėrue vizitėn. Kosova e reprezentueme pėrmes LDKs dhe zotit Rugova nuk e donin Nanon. Pėr pjesėn e madhe tė tyne Nano ishte po ai njeri i komenteve, karikaturave e kualifikimeve tė gazetės Bota Sot. Njeri i urryem. E nė tė njajtėn kohė, po kjo Kosovė e adhuronte dhe e donte Sali Berishėn, sepse e merrnin pėr mik tė Rugovės, e rrjedhimisht edhe tė Kosovės. Kosova e urrente njeriun qė u ka ndihmue, Nanon, e nga ana tjetėr e adhuronte njeriun qė i shitte naftė Milosevicit gjatė embargos, Berishėn! Askush nuk e dinte pos njerėzve tė interesuem me ngjarjet nė Tiranė, se ishte po ky Sali Berisha qė jo nuk e pėrkrahu luftėn e UĒKs, por gjatė mesit tė viteve 90, ai kishte thy embargon ndėrkombėtare dhe furnizonte makinerinė luftarake tė Malit tė Zi dhe tėrthorazi tė Milosevicit, me karburant.
Kjo thyemje e embargos qė sot u ba eksplicite dhe zoti Berisha e pranoi publikisht, dihej. Por, si gjithmonė, kosovarėt nuk e dinin. Kosovarėt vetėm nė fund tė tregimeve, vetėm kur arrijnė nBllace e kuptojnė se sa tė huqun e tė dėshtuem janė, e ēka i ka gjetė. Pėr pa u ba Bllace puna, zor kosovari merr vesh diēka.
Krejt kėte tregim e nisa pėr me e ritheksue nji feler, tė metė tė kosovarit tė rėndomtė: aftėsinė e hatashme me u habitė. E me huq.
Personalisht, tue i dijtė kėto histori e fakte, gjithmonė mka ardhė keq qė Kosova nuk dijti me e njoftė e me e pa njeriun qė ju ka ndihmue, Nanon. E di, pėr nji kosovar tė rėndomtė kjo asht aq e pabesueshme sa zakonisht e pabesueshme din me qenė e vėrteta. Si kjo e vėrtetė se Berisha i ka shitė naftė Milosevicit. Si e vėrteta pėr Kongresin e Drejtshkrimit. Si e vėrteta pėr Kadarenė
Skanė fund habitė e nji kosovari.
Por, po them, pėr pa u ba Bllace puna, zor kosovari merr vesh diēka.
|