Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-03-07, 16:16   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Arratisje nga Liria

PĖRMBLEDHJE E SHKURTE E VEPRĖS


“ARRATISJE NGA LIRIA”


Tė autorit ERICH FROMM




1) LIRIA , DETERMINIZMI , ALTERNATIVIZMI


A ėshtė njeriu i lirė tė zgjedhė tė mirėn nė njė tė qenėt tė caktuar , apo nuk e ka kėtė liri zgjedhjeje, sepse ėshtė i kushtėzuar nga forca tė brendshme dhe jasht tij ?
Nėse lirinė e kuptojmė liri zgjedhjeje , atėherė ēėshtja zgjidhet duke pyetur nėse jemi tė lirė tė zgjedhim, psh: midis A dhe B.
DETERMINISTĖT – thonė se nuk jemi tė lirė sepse njeriu, ashtu si gjithė gjėrat e tjera nė natyrė, ėshtė i kushtėzuar nga rrethanat… Ashtu edhe njeriu ėshtė i determinuar tė zgjedhė midis A ose B.., pėr shkak tė motiveve qė kushtėzojnė pėr tė zgjedhur A ose B.
Kundėrshtarėt e determinizmit mbėshtesin tė kundėrtėn …
a) S’pari - pohohėt mbi bazėn fetare , qė Zoti i dha njeriut lirinė pėr tė zgjedhur midis sė mirės dhe sė keqės – pra njeriu e ka kėtė liri !!
b) S’dyti - - pohohėt , se njeriu ėshtė i lirė … pėrndryshe nuk mund tė bėhet i pėrgjegjėshėm pėr aktet e tij .
c) S’treti – njeriu ka pėrvoj subjective tė tė qenit i lirė …Pra kjo vetėdije e lirisė ėshtė njė provė e ekzistencės sė lirisė .

Pėrderisa Postulati i Determinizmit- ėshtė i njohurą qė njeriu nuk ėshtė i lirė tė zgjedhė qė vendimet e tij janė nė ēdo cast tė shkaktuara dhe tė pėrcaktuara nga rrethana e brendshme dhe tė jashtme .

Liria e Njeriut - qėndron nė mundėsitė e tij pėr tė zgjedhur midis mundėsive konkrete ekzistuese (alternativave).
Nė kėtė kuptim liria mund tė pėrkufizohet jo si “veprim nė vetėdijen e domosdoshmėrisė”…Por si njė veprim mbi bazėn e vetėdijės sė alternativave dhe pasojave tė tyre ..

Nuk ka kurr indeterminizum ; Ka ndonjėherė DETERMINIZĖM ndonjėherė ALTERNATIVIZĖM.



2. LIRIA : NJĖ PROBLEM PSIKOLOGJIK ?
Kur shikojmė aspektin njerėzor tė lirisė , dėshirėn e nėnshtrimit dhe etjen pėr pushtet, na dalin pėrparėsi kėto pyetje tė pashmangėshme :
Ēfarė ėshtė liria si pėrvoj njerėzore ?
Liria ėshtė vetėm mungesa e presioneve tė jashtme apo ėshtė edhe prania e diēkaje?
Cilėt janė nė shoqėri faktorėt socialė dhe ekonomik qė shpiejnė nė favorė tė lirsė?
Analiza e aspektit human tė lirisė dhe autoritarizmi na detyron tė shikojmė rolin qė faktorėt psikologjik qė zhvillohėn si forcė e procesit shoqėror e cila na qon nė ndėrveprimin e faktorėve ekonomik ,ideologjik dhe psikologjik,nė procesin shoqėrorė
Nė shekujt e fundit imazhi i zakonshėm pėr njeriun ishte a ii njė qenie tė arsyeshme , veprimet e tė cilit pėrcaktohėn nga interesi egoist dhe nga aftėsia pėr tė vepruar nė pėrputhje me tė … Edhe shkrimtarė si Hobsi , qė shikonin tek vullneti pėr pushtet dhe armiqėsinė – forcat lėvizėse tė njeriut e shpjeguan praninė e kėtyrė forcave si rezultate logjike tė egoizmit .
Meqenėse njerėzit janė tė barabartė dhe kanė tė njėjtėn dėshirė pėr lumturi dhe meqė nuk ka pasuri tė mjaftueshme pėr t’i kėnaqur tė gjithė nė tė njėjtėn masė, domosdoshmėrisht luftojnė me njėri-tjetrin dhe dėshirojnė pushtetin pėr tė siguruar realizmin e ardhshėm tė asaj qė kanė .



3. DALJA INDIVIDIT DHE AMBIGUITETI I LIRISĖ

Historia sociale e njeriut (individit) fillon nė momentin kur ai , duke dalė nga njė gjendje uniteti me botėn natyrore, u bė i ndėrgjegjėshėm pėr vetvetėn si njėsi e ndarė nga natyra dhe njerėzit tjerė .
Individualizmi ka arritur kulmin e vet nė historinė moderne, nė shekujt qė shkojnė nga reforma nė kohėn tonė .
Njė aspekt i arratisje sė indidividualizmit ėshtė edhe UNI – personal si njėsi autonome integruese e njė identiteti fizik, emocional dhe mendorė tė njeriut .
Aspekti tjetėr i individualizimit ėshtė VETMIA- nė rritje . Njeriu bėhet i ndėrgjegjėshėm se ėshtė vetėm , se ėshtė njė njėsi e ndarė nga gjithė tė tjerėt. Kjo ndarje nga njė botė qė pėrballė ekzistencės sė vet individuale ėshtė tepėr e fortė dhe e fuqishme... dhe shpesh kėrcėnuese dhe e rrezikshme qė krijon ndjenjė pasigurie , pafuqie dhe ankthi qė shtynė qė individi tė shtyhet nė vetmi .
Pikėrisht nga presionet e papėrballueshme nga ana e botės sė jashtme dhe nga pafuqia individuale pėr tė hezituar tek individi, burojnė disa impulse pėr tė hequr dorė nga vetė individualiteti , pėr t’a kapėrcyer ndjenjėn e vetmisė dhe pafuqisė duke u mbytur plotėsisht nė botėn e jashtme .
Nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme njeriu mund tė ndahet i sigurt dhe i knaqur , por nė mėnyrė tė pandėrgjegjėshme llogarit qė ēmimi qė paguan heqja dorė nga forca dhe integriteti i unit tė tij .
Prandaj rezultati nėnshtrimit ėshtė i kundėrt nga ajo qė duhet tė ishte : nėnshtrimi e shton pasigurinė tek njeriu dhe nė tė njėjtėn kohė krijon armiqėsi .



4. LIRIA NĖ EPOKĖN E REFORMĖS


(Bota Mesjetare dhe Rilindja)

Racionalizmim modern e ka konsideruar mesjetėn njė periudhė thellėsisht tė errėt . I ka shtuar mungesėn e madhe tė lirisė personale, shfrytėzimin e masės sė popullėsisė nga ana e njė minorance tė vogėl .
Ajo qė e karakterizon shoqėrinė mesjetare nė lidhje me atė moderne ėshtė mungesa e lirisė individuale.
Nė fillim tė gjithė ishin tė rreshtuar sipas vendit qė zinin nė rendin social. Kishin pak mundėsi pėr t’u zhvendosur shoqėrisht nga njė klasė tek tjetra ... dhe madje ishte e vėshtirė tė arrinin tė zvendoseshin gjeografikisht nga njė qytet nė tjetrin .
Njeriu mesjetarė me pak dallime duhej tė qėndronte aty ku kishte lindur , shpesh madje nuk ishte i lirė as edhe tė vishej siq dėshironte ose tė hante atė qė pėlqente.
Shoqėria mesjetare nuk privonte individin nga liria e tij, sepse “individi” nuk ekzistonte akoma ; njeriu ishte akoma i lidhur me botėn me lidhjet fillestare ... Njeriu nuk kishte vlerė veqse si njė anėtarė i njė familje, populli partie, korporate, njė race ose ēfarėdo lloj kolektiviteti tjetėr.
Nė mesjetėn e vonshėm struktura e shoqėrisė dhe personaliteti i njeriut pėsuan njė transformim ... Uniteti dhe centralizmi i shoqėrisė mesjetare u dobėsuan .
Kapitali, iniciativa ekonomike individuale dhe konkurrenca morėn rėndėsi :u zhvillua njė klasė e re tė pasurish. Njė individualizėm nė rritje u shfaq nė tė gjitha klasat shoqėrore dhe kjo influencoj nė tė gjitha sferat e aktivitetit njerėzorė — mbi shijet, mbi modėn , mbi artin , mbi filozofinė dhe mbi teologjinė.
Zhvillimi i ri ekonomik dhe kulturor filloj nė Itali me intensitet mė tė madh dhe me reperkusione mbi filozofinė mbi artin dhe mbi cdo stil tė jetės mė shumė se sa nė Europėn – Perėndimore- Qendėrore .
Fakti qė shoqėria mesjetare u shpėrbe ne Itali mė parė se nė Epokėn-P-Q, varet nga njė varg faktorėsh ekonomik politik. Midis tyre ishte pozicionin gjeografik i Italisė dhe avantazhi tregtarė qė buron prej saj , nė periudhėn kur Mesdheu ishte rruga e madhe tregtare Evropės .
Nga kėto dhe kushte tjera u shfaq nė Itali njė klasė e fuqishme pasanikėsh, antarėt e sė cilės ishin plot shpirt, iniciativė, vullneti pėr pushtet ambicije . Me c’rast shtresėzimi klasor feudal do tė bėhet mė pak i rėndėsishėm... Nga shek: XII dhe mė pas fisnikėt dhe borgjezėt jetonin sė bashku brenda mureve tė qytetit . Mardhėnjet shoqėrore , do tė fillojnė t’i injorojnė dallimet e kastave .
Rilindja ishte qytetrim i njė klase superiore tė fuqishme dhe tė pasur , qė u gjend mbi majat e valėve tė krijuara nga shtrėngata e forcave tė reja ekonomike .
Ėshtė e qartė se kjo zgjedhje e problemit tė pasigurisė individuale ishte e mundshme vetėm pėr njė grup shoqėrorė, anėtarėt e tė cilit zotronin mjetet konkrete pėr t’a fituar famėn....Nuk ishte njė zgjidhje e arritshme pėr masat e pafuqishme tė kėsaj epoke, por nuk e gjejmė dhe nė klasn e mesme qytetare qė ka qenė shtylla kurrizore e reformės ...
U nisėm nga shqyrtimi i RILINDJES – sepse kjo periudhė shėnon fillimin e individualizmit modern... Siq e ka argumentuar Max Webber – ishte klasa e mesme qytetare, qė u bė shtylla e zhvillimit modern kapitalist nė botėn perėndimore .
Vendosja e klasės sė mesme midis shumė tė pasurve dhe shumė tė varfėrve , e bėntė reaksionin kompleks dhe kontradiktor...Anėtarėt e kėsaj klase donin mbrojtjen e ligjit dhe rendit ., megjithėse ishin ata vetė tė kėrcėnuar nė interesat nga ngritja e kapitalizmit ...

4. DY ASPEKTET E LIRISĖ PĖR NJERIUN MODERN

Struktura e shoqėrisė moderne ndikon mbi njeriun, njėkohėsisht nė dy mėnyra : individi bėhet mė i pavarur , i vetė-mjaftueshėm dhe kritik... dhe nė tė njėjtėn kohė bėhet mė i izoluar , i vetėm dhe i frikėsuar . Mundėsia pėr tė kuptuar tėrė problemin e lirisė varet pikėrisht nga aftėsia pėr t’i parė sė bashku aspektet e procesit dhe pėr tė mos humbur nga shikimi njė drejtim , nė ndjekjen e tjetrit ....Kapitalizmi vazhdoi nė planin intelektual , shoqėror dhe politik ; - Vepėrn qė protestantizmi kishte filluar duke e qliruar njeriun shpirtėrisht .
Liria ekonomike ishte baza e kėti zhvillimi , klassa e mesme ishte mbrojtėsi i saj ... Individi nuk ishte mė i lidhur me njė sistem shoqėror fiks, bazuar mbi traditėn dhe tillė pėr tė ofruar njė pjesė relativisht tė vogėl nė progresin personal pėrtej limiteve tradicionale .
Nė sistemin feudal , kufijtė brenda tė cilave individi mund ta shtrinte jetėn e tij ishin tė vendosura qė para lindjes ... por nė sistemin kapitalist individi dhe nė veqanti anėtari i klasės sė mesme , kishte mundėsinė – pėrveq shumė kufizimeve tė arrinte suksesin nė saje tė veprimeve dhe meritave tė veta .
Njerėzit u bėnė tė barabartė , dallimet nė kasta dhe fe qė dikur kishin qenė kufij natyror qė pengonin bashkimin e racės njerėzore, do tė zhduken dhe njerėzit do tė mėsojnė ta pranojnė njėri-tjetrin si qenie njerėzore...Bota u bė gjithnjė e mė e lirė nga mistifikimet ; njeriu filloi a shikoj mė objektivisht dhe gjithnjė e mė pak iluzione ... Madje e rriti lirinė politike, krijon mundėsi mė tė madhe pėr progres ekonomik.
Kulmi i evolucionit tė lirisė nė sferėn politike , ishte SHTETI MODERN DEMOKRATIK- i bazuar mbi barazinė e tė gjithė njerėzve dhe mbi tė drejtėn e barabartė tė cdo njeriu pėr tė marrė pjesė nė qeveri pėrmes pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij ...
  • Shkurt kapitalizmi jo vetėm qė liroj njerėzit nga lidhjet tradicionale, por edhe ka kontribuar jashtzakonisht nė rritjen e lirisė pozitivem, nė zhvillimin e personalitetit aktiv, kritik dhe tė pėrgjegjshėm.
  • Mirėpo nė tė njėjtėn kohė e la individn mė tė vetmuar dhe tė izoluar ... tė cilin e pėrshkon njė ndjenjė paqėndrueshmėrie dhe pafuqie .
  • Ku si pasoj e pėrpjekjeve tona pėr t’i shpėtuar vetmisė dhe pafuqisė jemi tė prirur tė shkatrrojmė UNIN – tonė pėrmes nėnshtrimit ndaj formave tė reja tė AUTORITETIT ose pėrmes njė KONFORMIZMI obsesiv ndaj modeleve ekzistuese .


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 06-03-07, 16:26   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

5. MEKANIZMAT E ARRATISJES




a) AUTORITARIZMI

Prirja pėr tė hequr dorė nga vetė pavarėsia qenies individuale dhe pėr t’u shkrirė me dikė ose me dicka jashtė vetės ...
Format mė tė qarta tė kėti mekanizmi takohen nė vullnetin pėr nėnshtrim dhe pėr mbisundim , ose siq ėshtė ndoshta e parapėlqyer tė thuhet , nė prirjet MAZOHISTE dhe SADISTE.
Format mė tė zakonshme ku shfaqen prirjet mazohiste - janė ndjenjat e inferioritetit, tė pafuqisė , tė pakuptueshmėrisė personale ... Analiza e personave qė janė tė mbėrthyer nga kėto ndjenja do tė tregojnė se ata brengosėn nga kėto ndjenja dhe do tė donin tė clirohen prej tyre , por disa forca tė pandėrgjegjėshme brenda tyre i nxisin tė ndihen iferior dhe tė pakuptimtė .
Nė tė njėjtin tip karakteri haset rregullisht , pėrvec kėtyre prirjeve mazohiste, e kundėra e tyre – prirja sadiste ... Hasim tri lloj prirjesh sadiste :
  • E para, ėshtė ajo pėr t’i bėrė tė tjerėt tė varur nga ne dhe tė paturit e njė pushteti absolut dhe tė pakufizuar mbi ta .
  • Tjetra konsiston nė impulsin jo vetėm pėr tė mbisunduar tė tjerėt nė mėnyrė absolute , por edhe pėr t’i shfrytėzuar, pėr t’i pėrdorur , pėr t’i njohur, pėr t’i shkatrruar .
  • Dėshira pėr t’i bėrė qė tė vuajnė tė tjerėt ose pėr t’i parė qė vuajnė...
Kjo Kjo vuajtje mund tė jetė fizike...Por mė shpesh ėshtė morale.Qėllimi i tij ėshtė qė tu bėjė keq tė tjerėve , pėr t’i poshtruar , pėr t’i vėnė nė pozitė tė vėshtirė ose pėr t’i parė nė situatė vuajtjeje dhe poshturese ....Kemi pohuar se destruktiviteti ėshtė njė ikje nga ndjenja e patolerueshme e pafuqisė , sepse synon nė kapėrcimin e tė gjitha objekteve me tė cilat individi duhet ndeshet .



b) KONFORMIZMI PREJ AUTOMATI

Individi pushon sė qenuri vetėvetja , pėrshtatė pėr vete krejt tipin e personalitetit qė i ofrohet nga modelet kulturore dhe prandaj , bėhet njėlloj si gjithė tė tjerėt .
Hendeku ndėrmjet <meje > dhe <<botės> zhduket dhe me kėtė edhe frika e ndėrgjegjėshme e vetmisė dhe e pafuqisė .
Personi qė heq dorė nga UNI – individual dhe qė bėhet automat – identik me miljona automatė tė tjerė qė e rrethojnė nuk duhet tė ndihet mė i vetmuar dhe i ankthshem ...
Por, cmimi qė paguan ėshtė i lartė , ėshtė HUMBJA E UNIT tė tij .
Kėto raste tė ndrydhjes sė dėshirave tė vėrteta tė njė personi dhe tė asimilimit - tė pretnendimve tė njė tjetri , tė cilat i shfaq si dėshirat e veta ... Mund tė themi se dėshira fillestare zėvendsohet nga njė pseudodėshirė ...
Ky zėvendėsim i pseudo-akteve nė akte-origjinale tė mendimit, tė ndjenjės dhe tė vullnetit nė fund qon nė zėvendsimin e unit tė vėrtetė me njė unė tė gėnjeshtėrt.

PSEUDOUNI – ėshtė vetėm njė agjent , qė nė realitet , pėrfaqėson rolin qė njė person do tė duhej tė luante; por ai e luan nėn emrin e unit ...Ėshtė vėrtetė qė njė person mund tė luaj shumė role dhe subjektivisht tė jetė i bindur se ėshtė vetja nė secilin rol ... (SINDROMA E PERSONALITETIT TĖ SHUMĖFISHT)
Humbja e unit , zėvendėsimi i tij me njė pseudoun , e lė individin nė njė gjendje tė thellė pasigurie ... Pėr tė mundur panikun qė buron nga humbja e identitetit , ėshtė i detyruar tė konformohet dhe tė kėrkojė identitetin e vet nė miratimin e vazhdueshėm dhe nė njohjen e vazhdueshme nga ana e tjerėve .
Shėndrrimi i individit nė njė automat nė shoqėrinė moderne e ka shtuar ndjenjėn e pafuqisė dhe tė pasigurisė sė njeriut tė mesėm ... Prandaj ky ėshtė gati pėr t’iu nėnshtruar autoriteteve tė reja, qė i premtojnė sigurinė dhe lirinė nga dyshimi .



6. PSIKOLOGJIA E NAZIZMIT


Nė diskutimet shkencore mbi nazizmin dhe akoma mė shumė nė ato jo-shkencore, shpesh pėrvijohen dy mendėsi tė kundėrta : E para ėshtė ajo , sipas sė cilės psikologjia nuk jep asnjė shpjegim pėr njė fenomen ekonomik dhe politik si fashizmi... ndėrsa e dyta – pohon se fashizmi ėshtė njė problem plotėsisht psikologjik ...
Mumford thotė : - burimet e vėrteta tė fashizmit duhen kėrkuar nė shpirtin njerėzor, jo tek ekonomia.....
Nazizmi ėshtė njė problem psikologjik, por edhe faktorėt psikologjik ndikohen nga faktorė shoqėrorė-ekonomik; Nazizmi ėshtė njė problem ekonomiko-politik , por ndikimim i tij mbi njė popull tė tėrė duhet tė shpjegohet nga pikėpamja psikologjike .
Thelbi i KARAKTERIT AUTORITAR- ėshtė pėrshkruar si prania e njėkohshme e impulseve sadiste dhe mazohiste ... Me sadizėm kemi kuptuar – prirjen pėr njė pushtet tė pakufizuar mbi njė person tjetėr ., pak a shumė i pėrzier me destruktivitetin, me mazohizėm , impulsin e tij pėr t’u shtrirė nė njė pushtet tė parezistueshėm dhe pėr tė marrė pjesė nė forcėn dhe lavdinė e tij .
Vetė HITLERI – ėshtė plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr kushtet qė prodhojnė dėshirėn pėr nėnshtrim dhe jep njė pėrshkrim tė shkėlqyer tė gjendjes sė individit qė merr pjesė nė njė mbledhje masash .
Mbledhja e masave ėshtė e domosdoshme, pėr pos tė tėrave, pėr arsye se aty individi, i cili i futur nė njė lėvizje tė re ndihet vetėm dhe fare lehtė bie pre e frikės sė qėnit i izoluar merr pėr herė tė parė, imazhet e njė komuniteti mė tė gjėrė qė ka njė pasojė inkurajuese mbi pjesėn mė tė madhe tė njerėzve ... (sugjestioni i masavae).
Formulimet e ARSIMIT – sipas HITLERIT , ai thotė se : Arsimi dhe zhvillimi i nxėnėsit duhet tė synoj qė t’u krijojė bindjen e tė qėnurit shumė mė tė lartė se tė tjerėt . (superior – nė raport me tė tjerėt).... Fakti qė diku deklaron se u duhet mėsuar fėmijėve pėr t’a duruar padrejtėsinė pa u rebeluar nuk do t’i duket mė e quditshme lexuesit , ose tė paktėn kėshtu shpresoj ... Kjo ėshtė ajo kontradiktė tipike e mbivendosjes sado-mazohiste, ndėrmjet vullnetit pėr pushtet dhe atij pėr nėnshtrim.


7. LIRIA DEMOKRACIA – ILUZIONI I INDIVIDUALIZMIT

Humbja e unit e ka shtruar domosdoshmėrisht pėr t’u konformuar , sepse prodhon njė dyshim tė madh rreth identitetit tė vet... Nė qoftė se unė nuk jam gjė tjetėr , veqse ky qė beson se ėshtė ai qė duhet tė jetė, kush jam UNĖ ?!
Nė dramat e tij Pirandela – ka shprehur nė mėnyrė efikase kėtė ndjenjė tė njeriut modern ...Ai e fillon me pyetjen : Kush jam unė ? Cfarė prove kam pėr identitetin tim , pėrveq vazhdimsisė sė qenies sime fizike ?!
Pėrgjigjėja e tij nuk ėshtė , si te Dekarti , pohimi i unit individual , por mohimi i tij..: ai nuk ka asnjė identitet , nuk ka asnjė UNĖ, me pėrjashtim tė faktit qė ėshtė pasqyrim i asaj qė tė tjerėt mendojnė se ai ėshtė : unė jam <<SI MĖ DO TI>>
Prandaj , humbja e personalitetit e bėn akoma mė tė domosdoshme nevojėn pėr t’u konformuar ... Kjo do tė thotė se mund tė jesh i sigurtė pėr veten vetėm nė qoftė se nuk zhgėnjen dėshirat e tė tjerėve .
Pėrmes tė konformuarit me dėshirat e tė tjerėve, pėrmes tė mosqėnurit ndryshe, kėto dyshime mbi vetė identitetin bėjnė qė tė heshtim dhe kėshtu fitohet njė farė sigurie ...Por cmimi qė paguhet ėshtė i lartė ... Tė heqėsh dorė nga spontaniteti dhe individualiteti do tė thotė t’i zėsh frymėn jetės .



- LIRIA DHE SPONTANITETI –

Deri mė tani ky libėr ėshtė marrė me njė nga aspektet e lirisė : pafuqinė dhe pasigurinė e individit tė izoluar nė shoqėrinė moderne
- Liria pozitive – konsiston nė aktivitetin spontan tė personalitetit total
- Aktiviteti spontan ėshtė liria qė arriht nga uni dhe nėnkupton , psikologjikisht , atė se rrėnja latine e fjalės SPONTE – nėnkupton : vetė vullnetin e lirė
- Megjithėse, spontaniteti ėshtė njė fenomen relativisht i rrallė nė qytetrimin tonė , nuk do tė thotė se ne jemi tė privuar plotėsisht prej tij .
- Sė pari , njohim individėt qė janė ose kanė qenė spontanė, mendimet e tė cilėve, ndjenjat dhe aktet janė shprehje tė vetė atyre dhe jo tė njė automati .
Nė kėtė libėr u mbėshtet teze se LIRIA – ka njė kuptim tė dyfishtė pėr njeriun modern :
1. Se ai ėshtė cliruar nga autoritetet tradicionale dhe ėshtė bėrė njė individ ..
2. por nė tė njėjtėn kohė ėshtė bėrė i izoluar , i pafuqishėm, instrument i qėllimeve tė jashtme, i tjetėrsuar nga vetvetja .


8. KARAKTERI DHE PROCESI SHOQĖRORĖ
Nė kėtė libėr u shqyrtuan ndėrveprimet ndėrmjet faktorėve social-ekonomik, psikologjik dhe ideologjik, duke analizuar disa periudha historike si periudha e Reformės dhe ajo bashkėkohore ...
Nė kėtė libėr u studiuan reaksionet psikologjike tė njė grupi , nė thelb u morėn me strukturėn e karakterit tė antarėve tė grupit, pra tė personave tė veqantė , megjithėatė interesimi ishte jo qė tė mėsohet mbi veqansitė e dallimeve tė personave nga njėri tjetri , por ajo pjesė e strukturės...qė ėshtė e pėrbashkėt pėr masėn mė tė madhe tė anėtarėve tė grupit. Kėtė karakter mund ta quajm <<karakteri shoqėrorė>>
Me karakterin shoqėrorė – kuptojmė vetėm njė zgjedhje tiparėsh , bėrthama themelore tė strukturės sė karakterit tė pjesės mė tė madhe tė anėtarėve tė njė grupi
Rol tė rėndėsishėm nė formimin e karakterit shoqėror luan procesi i edukimit... Funksioni shoqėrorė i edukimit ėshtė qė ta pėrgadisė individin pėr tė vepruar nė rolin qė , nė vazhdim do tė duhet tė kryejė nė shoqėri : domethėnė tė modeloj karakterin e tij me qėllim qė t’i afrohet karakterit shoqėrorė... me qėllim qė dėshirat e tij tė koincidojnė me tė shoqėrisė .
Sektorė tjetėr i veqantė i procesit edukativ ėshtė familja.. Frojdi ka treguar se pėrvojat e para tė fėmijės kanė njė ndikim vendimtar nė formimin e strukturės sė karakterit tė tij .... Prandaj , familja mund tė konsiderohet agjenti psikologjik i shoqėrisė... duke pohuar se karakteri shoqėrorė ngjizet nga mėnyra e jetės .
Ndryshimi i kushteve shoqėrore , shkakton ndryshim tė karakterit shoqėrorė...ose nevoja dhe ankthe tė reja . Kėto nevoja tė reja bėjnė qė tė shpėrthejnė ide tė reja dhe si tė thuash i bėjnė njerėzit tė priren pėr t’i pranuar idetė e reja...nga ana e tyre orvatėn tė intensifikojnė dhe konsolidojnė karakterin e ri .
Me fjalė tė tjera, kushtet shoqėrore ndikojnė mbi dukuritė ideologjike pėrmes karakterit .

__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-03-07, 16:28   #3
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Disa fjalė autorin dhe vepren :

Fromi trajtimin e kėsaj vepre ( pėr shpjegimin , apo analizimin e sjelljeve tė njerėzve nė shoqėri) e bėnė nė dy rrafshe paralelisht : a)nė rrafshin shoqėrorė-ekonomik (pikėpamjet, interpretimi tij pėr kulturėn kapitaliste dhe ndėrlidhjet e saja me sjelljen e njeriut )… b) dhe rrafshin analitik-psikologjik (duke u pėrpjekur t’i theksoj sfidat –vėshtirėsit me tė cilat ballafacohet njeriut <si qenie individuale> si pjesė e njė shoqėrinė kapitaliste ).

Sipas tij , ky lloj formacioni ekonomik-shoqėorė, e ka gjveshur njeriun nga uni tij personal , duke e gjveshur , tjetėrsuar, nga ndjenjat qė burojnė nga brendia e tij… nė mėnyrė qė mbi tė gjitha ekonomia sa mė shumė tė avancohet… pse jo edhe nėse ėshtė nevoja njeriu tė tjetėrsohet nga vetja pėr tė … NJERIU T’I SHĖRBEJ EKONOMISĖ , e JO EKONOMIA – NJERIUT !!

Kjo casje e Fromit nė dy rrafshe njėkohėsisht nuk ėshtė e rastėsishme … Fromi , ka studiuar sociologjinė dhe psikologjinė … Interesimi i tij pėr psikologjinė, e posaqėrisht pėr psikoanalizė i dha njė drejtim edhe casjes , idesė sė tij pėr INTERPRETIMIN SHOQĖRORĖ.

Sipas Fromit , reduktimi i shpjegimeve vetėm nė dialektikėn materiale , ėshtė e pamjaftueshme pėr t’i dhėnė njė shpjegim sjelljeve njerėzore… Fromi me pikėpamjet e tij, sfidoj pikėpamjet materialiste tė S.FROJDIT dhe K.MARKSIT , duke i vu nė pah tė metat e teorive tė tyre…Me c’rast pikėpamjet e tė lartėpėrmendurve i kategorizoj duke i emruar si : Psikologji Materialiste- (Frojd) dhe Materializėm Historik (Marks).


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.