Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-03-07, 14:12   #1
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Elvir Muriqi Vs Antonio Tarver am 22.04.07


27-vjeēari i lindur nė Pejė tė Kosovės dhe qė nė ringunb profesionist qė nga 19 qershori i vitit 1998 paraqitet me flamurin kombėtar ka falenderuar tė gjithė adhuruesit e tij shqiptarė anembanė botės qė i kanė dhėnė pėrkrahje dhe i ka ftuar ata qė tė jenė prezent nė “Boardwalk Hall” tė Atlantic City nė Shtetet e Bashkuara mė 22 prill. “Besoj se tė gjitha do t’ua kthejė me njė fitore tė madhe kundėr Tarverit”.

“Jam krenar qė jam shqiptar e qė mbroj ngjyrat e kombit tonė”, e ka mbyllur mesazhin e tij pėr tifozėt shqiptarė Elvir Muriqi.



ELVIR MURIQI

Kombėsia: Shqiptar

Alias: Kosova Kid

Kategoria: Gjysmė e rėndė

Renditja botėrore: 46 / 620

Datėlindja: 1979-04-29

Trajner: Colin Morgan


Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-03-07, 14:40   #2
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim

Presim Fitoren ?!!
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-04-07, 06:11   #3
Vulverin_USA
 
Anėtarėsuar: 02-04-07
Vendndodhja: USA
Postime: 12
Vulverin_USA i vlerėsuar jo keq
Gabim

Urime i qoft ktij djaloshi , respekt nga Michigan USA .

Tung
__________________
Senza Parole
Vulverin_USA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-04-07, 15:18   #4
arton121
 
Avatari i arton121
 
Anėtarėsuar: 13-12-06
Vendndodhja: gjermani
Postime: 119
arton121 i dashurarton121 i dashurarton121 i dashur
Gabim

po shpresoj qe kete vit elviri te behet kampion bote!
__________________
"PSE UNE FRYHNA?? FRYHNA SE JAM KATOLIK QE 2000 VJET, SIKUR GJERGJ KASTRIOTI..."
arton121 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-04-07, 14:03   #5
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim

Presim Fitore nga Elvir Muriqi





tarvermuriqiposter.jpg
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-09, 11:41   #6
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Hahahahahah Kamera e Fshehur ....

Moleri vs. Muriqi - Prall me Tupan "Valamala" Kamera fshehur

http://www.youtube.com/watch?v=kZTX-34EB_E
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-09, 11:45   #7
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Tim Shkupi: Hello…am I speaking to Elvir Muriqi…
Elvir Muriqi: Yes, Elvir speaking. Who’s that?

Tim Shkupi: Tim Shkupi from Albanur…

Elvir Muriqi: Po, fol shqip oj shqipe. New York-u eshte krejt kuq e zi ne keto dite festive per flamurin tone kombetar. New York-u di te flas edhe shqip. Bronx-i eshte i shqiptareve. Tash edhe Manhattan-i.

Tim Shkupi: Mire Elevir, ka mundesi te zhvillojme nje bisede te shkurter permes internetit me ju per AlbaNur? Apo mos je i zenur?

Elvir Muriqi: Jo, jo.. nuk jam i zanun, vetem urdheroni… A mund te refuzohet Tim Shkupi.

Tim Shkupi: FLM Elvir, kete do ta kuptoje si kopliment. Ne fillim, pra. Urime feste e 28 Nentorit.

Elvir Muriqi: Urime edhe juve Tim Shkupi dhe mbare shqiptareve kudo qe jane ne kete planet. Urime te posacme edhe vizitoreve te AlbaNurit dhe te Dashurise.

Tim Shkupi: Elvir ka mundesi te na tregoni pak a shume si po e kaloni ne keto dite festive ne New York?

Elvir Muriqi: Feste, Feste Kombetare, po ka mbremje dhe manifestime te ndryshme per diten e flamurit. Po vlon New York-u. Por, une nuk kam edhe aq kohe t’i percjelli te gjitha per shkak te ushtrimeve intensive qe kam cdo dite…

Tim Shkupi: Pikerisht kjo eshte arsyeja edhe pse ju thirrem. Te shohim se deri ku ka arrit me pergatitje “The Kosova Kid” Elvir Muriqi nga Bronx-i i New Yorku-t. Pasi mecin e boksit e keni me 8 dhjetor ne Paradise Theater ne New York?

Elvir Muriqi: Pergatitjet jane mire dhe po ushtroj per cdo dite ne menyre intensive. Kam besim ne veteveten se jam pergatitur shume mire, ndihem mire dhe i qete dhe nuk dua kesaj radhe te le te vendosin per mua gjyqtaret, por dua ta vendosi mecin vet.

Tim Shkupi: E dini se me kend do te boksoni te premten me 8 dhjetor ne Paradise Theater. Keni njohuri se kush do te jete kundershtari i juaj?

Elvir Muriqi: Po, po. DERICK REED. Kam njohuri per kundershtarin, por, ne keto momente ajo per mua pak ka rendesi. Une ju thashe se jam ka pergatitem per te gjithe dhe do te jem gati t’i sfidoje te gjithe. Nuk do te kete kush qe do te mund te me ndale hovin ne kategorine time. Ky eshte synimi im, dua qe familja ime, shoket, komunitetit shqiptar ne Amerike dhe shqiptaret ne Evrope dhe Atdhe te krenohen me mua. Une jam sportist dhe dua permes sportit dhe boksit te jem nje perfaqesues i perkushtuar i vendit tim.

Tim Shkupi: Mendoni i Kosoves!

Elvir Muriqi: I shqiptarise Tim Shkupi. Kosova eshte pjesa me e madhe e vendit tim qe ndryshe quhet edhe Shqiperi Etnike. Cdohere ne ring kam dale me flamur kombetar, me flamurin kuq e zi dhe shqiponjen dykrenare. Nje nga arsyet qe e dua web faqen e juaj eshte simboli i tokave shqiptare qe duhet te bashkohen: SHQIPERIA E BASHKUAR E VETMJA ALTERNATIVE.

Tim Shkupi: Mediat perendimore, sidomos BBC, ne fillim te karrieres suaj, ne fund te viteve 90, te kane quajtur “The Kosova Kid”, qe e ke perdorur boksin te zgjosh interesimin e amerikaneve per luften e drejte te shqiptareve dhe te UCK-se ne Kosove. Deri sa baba yt Ramizi dhe motra kane lene biznesin ne New York dhe jane kthyer dhe kane ndihmuar luften e UCK-se ne Kosove. Si e ndieni veten tash pas 7 vjeteve? Keni deshire qe edhe sot te ju quajn njejte sikur atehere “The Kosova Kid”

Elvir Muriqi: Nuk eshte me rendesi si do te me quajne. Atehere ka qene kohe tjeter. Sot tjeter. Atehere Kosova ka qene ne lufte me serbet, kurse sot Kosova pret te behet shtet dhe shqiptaret bashke me amerikenet presin te njejten. Une do te kisha pas qejf te me quajne sic me kane quajtur atehere, “The Kosova Kid”. Por, “Im proud to be albanian”, ashtu sic eshte edhe kenga e “Etno Engjujve” Une jam ndier keq kur baba im eshte ndare prej meje dhe ka marr rugen e kthimit per ne Kosove, ne lufte. Mua me kane bindur qe te mbes ne New York se Kosoves edhe ndryshe mund t’i ndihmohet. Kosova ka nevoje edhe sot per ndihme. Lufta jone nuk ka perfunduar. Ajo vazhdon deri ta bejme Kosoven nje vend te mire dhe shume te perparuar.

Tim Shkupi: A eshte Elvir Muriqi edhe politikan ne New York?

Elvir Muriqi: Jo, jo… nuk jam politikan. Nuk eshte profesion i imi. Une sot jam vet sportist dhe dua qe ne ring te tregoj se kush jam. Une jam shqiptar dhe bej boks me flamurin tim kombetar. Kjo nuk eshte politike. Amerika neve shqiptareve na ka hapur dyert dhe ne jemi mirenjohes. Keto dyer i kane hapur shume shqiptare para nesh, me dekada dhe bile edhe shekuj. Ne vec po vazhdojme nje pune qe disa shqiptare e kane nisur shume heret para nesh.

Tim Shkupi: Ku e kalon kohen e lire Elvir Muriqi?

Elvir Muriqi: Kohe te lire ka pak, por kur ka, jam ne shoqeri me shoke dhe vellezerit e mi shqiptar. Por shpesh marr pjese edhe ne jeten e show biznesit ne New York. Jam ne shoqeri me njerez te ndryshem te sportit, muzikes dhe filmit. Ju e dini se jeta ne New York eshte e gjalle dhe me plote argetim.

Tim Shkupi: Ka kohe Elvir per Argetim?

Elvir Muriqi: Me ju thane te drejten jo edhe aq shume, por disi argetimin dhe jeten e kam pak si qejf. Atje takon njerez te ndryshem, njerez te profileve te ndryshem, keshtu qe kjo eshte mire.

Tim Shkupi: Ka te dashur apo ndonje goce qe kalon kohen e lire Elvir Muriqi?

Elvir Muriqi: Tim Shkupi e leme kete bisede per ndonjehere tjeter. Jam para mecit. Jam i koncentruar me mendje dhe me shpirt t’i pergezoje shqiptaret me fitore te premten ne Paradise Theater ne New York. Ndonjehere tjeter per kete.

Tim Shkupi: Cili eshte pra koncentrimi shpirteror i Elvir Muriqit para mecit?

Elvir Muriqi: Besimi. Besimi ne Zot ne te cilin une besoj. Kam nje Kuran shqip dhe e lexoj shpesh kur jam vetem. Me pelqen. Gjej nje qetesi shpirterore. Tani e kam kuptuar pse legjenda e boksit Muhamed Ali e ka pasur kete besim. Me siguri se ka gjetur qetesi. Prej ku ka marr fuqi per te luftuar ne ring, ne jete per te drejtat dhe lirite e njerzve, per te qene promoter i barazise dhe drejtesise per vlera jo vetem ne amerike por kudo ne bote.

Tim Shkupi: Elvir ne ju bejme me dije se Dashuria dhe AlbaNuri kane venduar reklamen e juaj ne faqet e tyre dhe ju garantojne se Paradise Theater ka me qene krejt “Red and Blck”. Te gjithe ne kemi me pasur syte te premten ne ty, ne fitoren e Elvir Muriqit.

Elvir Muriqi: FLM nga ju Tim Shkupi dhe FLM Sadik Vatovcit, pronarit te Dashuria.Com. Une ju pershendes sic ju pershendet cdo shqiptar per punen e juaj. E une permes faqeve te juaja i pershendes te gjithe shqiptaret ne planet. Se jemi ghithkah te shperndare.

Tim Shkupi: ELVIR MURIQ ZOTI TE NDIHMOFTE DHE FITORE TE PREMETEN NE PARADISE THEATRE NE NEW YORK”
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-09, 11:46   #8
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

BIOGRAFIA


Elvir Muriqi ka njė histori shumė tė veēantė. Ai ka udhėtuar drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1996, ndėrsa nė Kosovė ishte shpallur kampion nė kikboks qė nė moshėn 15-vjeēare.
Ka emigruar nė Bronks tė Nju Jorkut, lagja e famshme nga e cila kanė dalė shumė boksierė tė klasit botėror.
Nė fakt edhe nė Shtetet e Bashkuara fillon me sportin e kikboksit dhe atė me mjaft sukses. Shpallet kampion i Amerikės Lindore si dhe kampion i tri shteteve federale amerikane Nju Jork, Nju Xhersi e Konektikat. Tė gjitha kėto i arrin me njė rekord prej 18 fitoresh tė njėpasnjėshme pa pėsuar asnjė humbje tė vetme.


Pas kėsaj fillon boksin amator duke boksuar nė kategorinė gjysmė tė rėndė dhe tė rėndė. Shpėrthimi i tij i parė nė ringun e boksit ngjan nė prill tė vitit 1998 kur fiton nė arenėn e famshme tė “Madison Square Garden” turneun prestigjioz “Golden Gloves”, turne tė cilin e kanė fituar tė gjithė boksierėt qė mė vonė kanė bėrė historinė e boksit profesionist (Rocky Marciano, Muhammad Ali, George Foreman, Joe Frazier, Sugar Ray Leonard, Sonny Liston, Roy Jones Jr, Evander Holyfield, Mike Tyson, Oscar de la Hoya etj.). Nė ndeshjen finale tė kėtij turneu Muriqi bėn njė paraqitje tė mrekullueshme saqė komentatori i famshėm amerikan Gil Clancy e quan “talenti mė i mirė qė kam parė ndėr vite”.


Pavarėsisht interesit tė madh nga promoterė tė ndryshėm, Muriqi nėnshkruan kontratė me njė menaxher lokal nga Nju Jorku nė mėnyrė qė tė qėndrojė mė afėr familjes sė tij.


Nė ringun profesionist debuton mė 19 qershor tė vitit 1998 duke shėnuar fitore me nokaut nė rundin e parė pėrballė Nick Robles nė njė duel tė zhvilluar nė Atlantik Siti nė Nju Xhersi. Qė atėherė ai bokson nė rang profesionisti duke regjistruar fitore pas fitoreje. “Kosova Kid” shėnon njė fitore tė paharrueshme mė 23 korrik tė vitit 2002 kundėr Sam Ahmad. Nė rundin e parė shėnohen tre nokdaune, dy nga Ahmad dhe njė nga Muriqi. Muriqi bie nė dysheme edhe dy herė tė tjera nė rundin e dytė por tregon se ėshtė njė luftėtar me zemėr tė madhe duke u ngritur nė kėmbė dhe duke fituar duelin me nokaut nė rundin e tretė. Ky duel do tė vlerėsohet mė pas dueli mė i mirė i vitit nga televizioni prestigjioz amerikan ESPN.


Pas dy humbjeve zhgėnjyese nė vitet 2004 dhe 2005 pėrballė Danny Santiago dhe Oleksandr Garashchenko, Muriqi braktis kampin e “Don King”, pjesė e tė cilit ishte bėrė kohė mė parė dhe nėnshkruan njė kontratė me “Star Boxing”. Nė korrik tė vitit 2006 rikthehet si fitimtar duke mposhtur njė kundėrshtar tė fortė si Marlon Hayes.


Nė qershor tė vitit 2007 Muriqit mė nė fund i vie shansi qė tė boksojė kundėr njė kampioni si Antonio “The Magic Man” Tarver, njė duel tė cilin edhe sot e kėsaj dite Muriqi dhe jo vetėm ai ėshtė i bindur se e ka fituar. Sė fundmi kjo ndeshje ėshtė vlerėsuar si dueli mė i mirė i vitit 2007 nė kategorinė gjysmė tė rėndė nga revista prestigjioze amerikane “The Ring Magazine”.


Megjithė humbjen e padrejtė qė pėsoi nga Antonio Tarver, adhuruesit e Muriqit mund t’i gėzohen tė paktėn faktit se kjo “humbje” nė fakt ka qenė “fitore” , sepse Muriqi fiton miliona adhurues tė ri dhe i tregon botės se ai ėshtė njeri ndėr bokserėt mė tė mirė nė kategorinė gjysmė tė rėndė. Aktualisht ai ėshtė i 12-ti nė botė nė kategorinė gjysmė tė rėndė, ndėrsa nė renditjen e boksierėve evropianė renditet nė pozitėn e 7-tė

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Peja-Boy : 03-03-09 nė 11:49
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-03-09, 11:48   #9
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

HUMBJET


Humbjet e pėsuara nga Elvir Muriqi janė njė histori nė vete. Jo rrallė boksieri shqiptar ka pasur kundėr vetes pėrveē kundėrshtarit nė ring edhe faktorė tė tjerė qė kanė ndikuar direkt apo indirekt nė epilogun e disa prej dueleve tė tij.


Humbja e parė e pėsuar mė 24 mars tė vitit 2000 kundėr Dan Sheehan vjen si pasojė e diskualifikimit nga ana e gjyqtarit tė ndeshjes pėr shkak tė goditjes nėn brez. Njė vendim skandaloz pėr faktin se Muriqi ishte duke fituar bindshėm me pikė, ashtu si edhe e dėshmon nė revanshin e zhvilluar nė 7 korrik tė po atij viti duke shėnuar fitore.


Edhe humbja pėrballė Danny Santiago mė 2 tetor 2004 vjen me njė vendim skandaloz tė gjyqtarit i cili e ndėrpret ndeshjen nė mėnyrė tė pa arsyeshme nė rundin e katėrt edhe pse Muriqi ishte nė gjendje qė tė vazhdojė duelin. Qė prej asaj dite Muriqi nuk ka heshtur sė kėrkuari njė duel revanshi, por deri mė tani Santiago gjithnjė ka refuzuar njė pėrballje tjetėr me tė.


Humbja e tretė dhe mė skandalozja ėshtė ajo kundėr ukrainasit Oleksandr Garashchenko mė 30 prill 2005. Muriqit i duhet qė tė qėndrojė pėr mėse 9 orė duke pritur fillimin e ndeshjes sė tij si pasojė e organizimit tė padenjė tė duelit. Si pėr tė mos mjaftuar kjo, Muriqi merr njė tjetėr goditje nga gjyqtarėt. Dueli po fliste pėr tė dhe dy gjyqtarė e gjykojnė ndeshjen si barazim, ndėrsa i treti i vlerėson si fitore tė Muriqit, por gjyqtari i ringut nė rundin e fundit i jep njė vėrejtje teknike duke i hequr njė pikė, edhe pse mė parė nuk e kishte paralajmėruar asnjėherė. Njė duel revanshi kundėr Garashchenko ishte planifikuar pėr nė dhjetor tė vitit 2006 po nė momentet e fundit ukrainasi ishte tėrhequr.


Humbja e fundit pėrballė Antonio Tarver mė 9 qershor tė vitit 2007 ėshtė afėrsisht njė histori e ngjashme. Boksieri shqiptar dominon nė shumicėn e kohės gjatė 12 rundave tė duelit, por pavarėsisht kėsaj gjyqtarėt e vlerėsojnė ndeshjen me rezultatin 114-114, 116-112 dhe 115-113 pėr Tarverin. Njė vendim qė ėshtė quajtur i padrejtė apo kontravers jo vetėm nga Muriqi dhe adhuruesit e tij por edhe nga njė pjesė e mirė e mediave dhe analistėve amerikanė tė boksit profesionist
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-09, 15:21   #10
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Muriqi: "Mė pėlqen tė luftoj"


Nė ditėn e fundit tė sparingut nė Florida, konkurenti i titullit botėror nė kategorinė gjysmė tė rėndė Elvir Muriqi me gėzim nxjerr nga bagazhi i makinės sė tij pajisjet e boksit derisa ėshtė duke kėnduar "Ready or not" (I gatshėm apo jo).
Derisa e sheh kėtė tė duket sikur ėshtė duke u bėrė gati pėr njė lojė golfi dhe jo qė do tė shkėmbejė goditje nė kokė dhe trup.
Kėnga tė cilėn ai e kėndon, njė hit i vitit 1996, e tregn mė sė miri situatėn nė tė cilėn ai gjendet para duelit kundėr ish-kampionit botėror Clinton Woods, qė do tė zhvillohet kėtė tė shtune mė 14 shkurt nė Jersey tė Britanisė sė Madhe. I gatshėm apo jo Muriqi do tė ketė mbase rastin e fundit pėr titullin botėror nė kategorinė gjysmė tė rėndė.


"Ndjehem mirė pėr kėtė ndeshje", thotė Muriqi (34-4-0) pėr duelin eliminator. "Ėshtė ēmenduri. Boksierėt marrin miliona dollarė pėr t'u pėrballur me kėtė boksier, ndėrsa po shkoj nė vendin e tij pėr tė boksuar gati falas. Kam pasur disa probleme me pasaportėn dhe udhėtimin, por krahas kėsaj stėrvitjet kanė shkuar pėr mrekulli".


29-vjeēari shqiptar ėshtė nė humor tė mirė dhe kėtė e tregon duke kėnduar muzikėn hip-hop qė lėshohet nė palestrėn e Buddy McGirt. Nė kėtė ditė trajneri i tij nuk ėshtė me tė. Mėsohet se ka shkuar me pushime.


Sparing-partneri i zgjedhur pėr kėtė ditė ėshtė Anthony Greenidge, njė boksier 21-vjeēar i kategorisė sė mesme nga Nju Jorku qė ka njė bilanc prej 13 fitoresh dhe vetėm 1 humbje nė ringun profesionist. Greenidge po stėrvitet edhe vetė pėr duelin e tij tė radhės mė 28 shkurt pėr tė mbrojtur titullin e kampionit amerikan pėr peshėn e mesme. Pėr gjashtė runde sparing, nė dy prej tyre boksierėt zhvillojnė njė luftė tė mirė, megjithėse ėshtė mjaft e qartė se Muriqi ėshtė mė i fuqishėm dhe mė me pėrvojė. "Kosova Kid" duket se kėnaqet pa masė derisa bokson.
"Ishte mirė", thotė ai pas sparingut. "Djaloshi ėshtė i shpejtė. Po kontrolloja shumicėn e rundeve. Ky ėshtė i kategorisė sė mesme dhe ka kombinime tė mira. Mė ndihmon shumė pasi Clinton Woods nuk do tė jetė kaq i shpejtė".


Muriqi tregon se ka zhvilluar sparing edhe me boksierėt e kategorisė "cruiser" Ehinomen Ehikhamenor (13-3-0), Alfredo Escalera Jr (16-2-1) dhe Francisco Palacios (16-0-0) gjatė pėrgatitjeve tė tij. Ai nuk pėrton madje qė tė tregojė tė gjitha detajet pėr duelin e tij tė radhės.
"Tė gjithė e dimė se ai ėshtė i fortė, por mendoj se shpejtėsia ime dhe tė qenit mė i ri do tė bėjė diferencėn. Unė nuk kam qenė kampion botėror ndonjėherė, ai ka qenė tre herė. Mendoj se kam aftėsitė dhe karakterin e nevojshėm pėr tė fituar duelin. Ai nuk duhet tė turpėrohet tė tė mundet nga unė".


Muriqi ka kaluar nėpėr duart e disa trajnerėve gjatė karrierės sė tij, para sė gjithash tė Teddy Atlas, i cili e ka stėrvitur atė qė tė fitojė turneun "Golden Gloves" nė Nju Jork nė vitin 1998 si amator dhe nė filimet e karrierės sė tij si profesionist. Mė pas ka punuar me Colin Morgan dhė sė fundmi me Buddy McGirt, njė ndėr mė tė mirėt tė boksit nė Amerikė. Muriqi tregon se pėrshtatja me tė ka qenė pa probleme.
"Unė e njoh Buddy-n prej dhjetė vitesh dhe gjithnjė kemi pasur marrėdhėnie tė mirė. Mė ka ndihmuar mjaft qė tė pėrmirėsoj aftėsitė e mia. Gjėra tė vogla, por qė kanė rėndėsi tė madhe. Ky njeri ia ka dalė mbanė edhe si boksier edhe si trajner", thotė Muriqi pėr trajnerin e tij tė ri.
Nė kampin e McGirt nė Vero Beach tė Floridas, Muriqi ka punuar qė tė arrijė maksimumin e kondicionit tė tij fizik.


Nė skenėn e boksit nė Nju Jork, aty ku ai bashkė me familjen jeton qė prej vitit 1996, Muriqi ka boksuar gati nė tė gjitha mbrėmjet e organizuara duke filluar nga "Madison Square Garden" deri nė "Park Central Hotel". Por ishte njė duel me Antonio Tarver njė vit e gjysmė mė parė qė e rriti reputacionin e tij nė mesin e tifozėve tė boksit. Muriqi humbi me vendim tė ngushtė tė gjyqtarėve, por ishte shumė dinjitoz nė atė duel.


Krejt ndryshe ishte ndeshja e Woods me Tarver. Woods u mposht nga amerikani me lehtėsi dhe me rezultat tė thellė. Madje shumėkush i kėrkoi anglezit qė pas kėtij dueli tė tėrhiqej nga boksi.
"Nuk dihet se si ėshtė pėrgatitur Woods pėr ndeshjen me Tarver. Nuk dihet se ēfarė ka pasur nė mendje. Ai tani do tė boksojė nė Angli dhe unė e konsideroj se ėshtė nė maksimumin e tij", thotė Muriqi.


Pėr ironi Tarver ėshtė duke pėrdorur tė njejtėn palestėr me Muriqin pėr t'u pėrgatitur pėr duelin e tij kundėr Chad Dawson. Qė prej duelit tė tyre tė fundit Muriqi ka shėnuar edhe njė fitore me nokaut ndaj Jameel Wilson dhe mė pas ka pasur njė pauzė tė gjatė. Por ai nuk ėshtė i shqetėsuar pėr kėtė. "Nuk ka arsye pėr shqetėsim. Ai nuk ka boksuar pėr 10 muaj, unė nuk kam boksuar pėr njė vit. Ai ėshtė 36-vjeēar, unė 29. Ai ka zhvilluar shumė luftėra, unė vetėm njė apo dy. Unė nuk kam pasur duele tė forta si ai, por njė ditė ai do tė thotė se me kaq mjafton"


Ėshtė e pamundur qė tė mos vėresh besimin qė Muriqi ka nė vete, sikur ai tė dijė diēka qė po e mban tė fshehtė. Askush nuk mund t'i thotė atij se nuk do tė dalė fitimtar nga dueli me Woods. Dhe askush nuk provon t'ia thotė kėtė.
Vetėbesimi i tij shihet nė mėnyrėn sesi flet, sesi ecėn.


"Nuk mendoj se ka ndonjė boksier tė kategorisė gjysmė tė rėndė nė botė qė mund tė mė mposhtė. Mė janė dashur 8 vite qė tė fitoj qetėsinė dhe profesionizmin qė kam tani. Ēdo situatė tė vėshtiė qė kam nė ndeshje apo sparing mė pėlqen. Asnjėherė nuk them qė nuk mund t'ia dal. Mė pėlqen tė luftoj".
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-09, 15:23   #11
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Muriqi humb duelin kundėr Woods


Elvir Muriqi ka humbur shansin qė tė luftojė pėr titullin botėror, tė paktėn pėr tani, pasi ai e ka humbur duelin nga Clinton Woods tė zhvilluar tė shtunėn nė mbrėmje nė Jersey tė Anglisė. Gjyqtarėt e kanė vlerėsuar duelin me rezultatin: 117:111, 117:111 dhe 119:109 pėr Woods.


Kjo ėshtė humbja e pestė e Elvir Muriqit nė karrierėn e tij si boksier profesionist, por mė i dhimbshėm ėshtė fakti se kjo humbje mund t'i kushtojė shtrenjtė me rėnie nė renditjet botėrore tė boksit profesionist.
Sportdashėsve shqiptarė u mbetet tė shpresojnė qė "Kosova Kid" do ta marrė veten shpejt pas kėsaj disfate, gjė tė cilėn e ka dėshmuar edhe mė parė, dhe nė tė ardhmen tė rikthehet pėrsėri triumfues.
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-09, 15:28   #12
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

Clinton Woods v Elvir Muriqi


http://www.youtube.com/watch?v=8q6oG...eature=related
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-09, 15:30   #13
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim Titulli: "Kosova Kid"- Elvir Muriqi

EXCLUSIVE: Elvir Muriqui vs Clinton Woods

http://www.youtube.com/watch?v=ywtR-...eature=related


Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.