Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-04-07, 15:16   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqipėri t'paēa falė, tė kam nėnė e mė ke djalė

Tė dashur miq,...

” Shqipėri t’paēa falė, tė kam nėnė e mė ke djalė” ėshtė njė varg nga njė poezi popullore ēame e vitit 1913,...!!!

Po e hapi kėtė temė (me kėtė titull) mbase lexova njė artikull tė zotri Faik Miftarit nga Prizreni, i cili kishte pasur njė shėtitje nė Shqipėriė dhe kur bėn udhėpėrshkrimin dhe mbresat qė i ka lėnė Shqipėrija ėmė, e titullon kėshtu shkrimin e tij.

Nė kėtė temė mund tė postojmė tė gjithė shkrime/udhėpėrshkrime me kėtė tematikė, pra mbresat, kujtimet, kėnaqėsitė, qė kemi pasur e qė kemi shijuar kur kemi vizituar nėnėn Shqipėri.

Dikush nga ne e ka vizituar Shqipėrinė pėr turizėm, e dikush pėr panaire, e dikush pėr studime... dikush pėr tė parė nga afėr historinė tonė gjigante... e dikush pėr eksurzione... e dikush pėr ndonjė festival... e dikush pėr ndonjė manifestim...!!! ...pra le tė shohim se si po i nxjerrim nė shkronja ndjenjat tona pėr dashurinė ndaj nėnės Shqipėri...!!!

Pėr fund do ju citoja ca vargje tė Naim Frashėrit pėr Shqipėrinė:

Shqipėri, o mėma ime, ndonėse jam i mėrguar,
Dashurinė tėnde kurrė zemra s'e ka harruar.


Ju pėrshėndet
Experti


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-04-07, 15:18   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ja kėtu poshtė e keni udhėpėrshkrimin e zotri Miftarit nė eksurzionin e tij nė Shqipėri!
SHQIPĖRI T’PAĒA FALĖ,TĖ KAM NĖNĖ E MĖ KE DJALĖ (Udhėpėrshkrim nga Shqipėria)
Nė organizim tė Fondacionit Atmosfera nga Kosova zhvilluam njė ekskursion 3 ditor nė Shqipėri, pėr nder tė programit festiv qė u organizua me rastin e ditėlindjes sė pejgamberit tonė tė dashur Muhamedit a.s. nė Pallatin e Kongreseve me datė 21.04.2007 ditė e shtune nė ora 11.oo me titull “Profeti Muhamed- Krenaria e njerėzimit”.

Nė orėn 15.oo ditė e premte u nisėm nga stacioni i autobusėve grupi nė pėrbėrje prej 37 vetave me autobus pėr nė Shqipėri, rrugės na u bashkėngjit edhe minibusi me 13 studentė qė u nisėn nga Prishtina, ishim gjithsejtė 50 veta, kryesisht nga Prizreni, Prishtina,Mitrovica, Rahoveci, Vushtria dhe Mamusha. Nė autobus koordinatori i Fondacionit hoxhė Talibi sė bashku me ndihmėsin e tij hoxhė Vetonin na njoftuan me programin e ekskursionit qė do tė zhvillohet gjatė vizitės sonė nėnės Shqipėri. Qė nė fillim u organizua njė kuiz i shkurtėr i diturisė nė autobus me ē’rast ai qė epke pėrgjigje tė saktė shpėrblehej me njė libėr mbi Muhamedin a.s. Nė Ferizaj arritėm nė ora 17.oo me ē’rast falėm iqindinė nė xhamin me dy minare tė Ferizajit. Xhamia e bukur dhe impozante e Ferizajit me ē’rast vjet iu shtua edhe minarja e dyte, simetrike me tė parėn. Sa pėr kuriozitet tė cek se nė tė njėjtėn oborr thuajse tė pėrbashkėt gjendet edhe kisha ortodokse dhe ėshtė njė rast specifik qė dėshmon se shekuj me rrallė kanė bashkė ekzistuar gjė qė tregon edhe tolerancėn fetare qė e ka islami ndaj feve tjera hyjnore. Pėr shkak tė rrugės sė vėshtirė nėpėrmes Kukėsit, ne udhėtuam nėpėrmes Maqedonisė dhe nėpėrmjet vendkalimit kufitar Qafathan kemi kaluar pėr nė Shqipėri.
Me shpresė qė sa mė shpejtė tė pėrfundojė autostrada Durrės- Prizren e cila i ka nisur punimet nė fund tė vitit 2006, kjo rrugė pas mbarimit do tė na lehtėsojė dhe shkurtojė pa masė rrugėn e gjatė dhe me plot mundime, ashtu qė vetėm pėr 3 orė do tė kemi mundėsi tė arrijmė nė Tiranė apo Durrės nė njė autostradė bashkohore.

Nė ora 20.30 arritėm nė Gostivar me ē’rast aty falėm namazin e akshamit dhe jacisė nė xhaminė e Sahatit nė qendėr tė Gostivarit. Ishte njė xhami e bukur dhe impozante dhe e rinovuar tėrėsisht, pran saj gjendej edhe Sahat kulla e mirėmbajtur mirė, pėr ē’arsye edhe xhamia e ka marrė emrin e saj. Aty hėngrėm edhe darkėn dhe bėmė njė shėtitje tė shkurtėr nė qendėr tė Gostivarit. Me tė vėrtete m’u duk tejet i bukur Gostivari sidomos natėn kishte njė pamje tė mrekullueshme. Nė ora 4 tė mėngjesit arrimė nė hotelin”Euro Drini” nė Durrės afėr bregdetit shqiptar nė tė cilin u vendosėm dhe kaluam 2 net. Nė ora 10.00 tė mėngjesit ditė shtunė arritėm nė Pallatin e Kongreseve, njė pallat impozant dhe shumė i bukur e i gjere. Njė orė pėrpara pallati ishte i mbushur pėrplot me mijėra besimtar qė kishin ardhur nga tė gjitha viset e Shqipėrisė, por edhe nga Kosova e Maqedonia, si dhe edhe njė numėr bukur i madh mysafirėsh nga Turqia. Ashtu qė me vėshtirėsi gjetėm vende, edhe pse tė rezervuar i kishim, disa prej grupit tonė mbetėn nė kėmbė duke e pėrcjell kėtė spektakėl tė vėrtete. Saktėsisht nė ora 11.oo nisi programi festiv i titulluar “Profeti Muhamed- krenaria e njerėzimit” organizuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar dhe Fondacioni Sema.. Atmosfera e veēantė, spektakėl i vėrtetė, mijėra vetė prezent nė mesin e tyre edhe kryeministri i Shqipėrisė zotėri Sali Berisha dhe kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar H.Selim Muqa.

Nė fjalėn e tij pėrshėndetėse H.Selim Muqa theksoi” rendėsin e lindjes sė Muhamedit a.s.si dhe porosinė hyjnore- po tė mos ishe ti(Muhamed) nuk e kisha krijuar gjithėsinė. Ardhja e tij ishte shpėtim dhe udhėrrėfim pėr mbarė njerėzimin”. Kryeministri i Shqipėrisė z.Sali Berisha nė fjalėn e tij pėrshėndetėse pėrveē tjerash ceku” tolerancėn fetare ndėrshqiptare qė duhet tė jetė shembull pėr civilizimin njerėzor nė pėrgjithėsi si atij evropian ashtu edhe atij botėrorė”. Mė pas programi vazhdoi me leximin e citateve nga jeta e pejgamberit Muhamedit a.s., kėngė me pėrmbajtje fetare, ilahi, kaside nė interpretim tė artistit tė merituar Reshat Arbana, tė aktorėve Freskid Ēerkorja dhe Gėzim Rudi, si dhe emra tė skenės shqiptare Medi Zena,Sidrir Bejleri, Sabahat Vishnja,Myfarete Laze etj .nė pėrcjellje tė korit tė pėrbėrė nga nxėnėsit dhe nxėnėset e medreseve tė Tiranės, Shkodrės, Kavajės dhe Cėrrikut. Tirana kryeqendra e nėnės Shqipėri, mė la pėrshtypje shumė mė tė bukur nė krahasim me vizitėn bėrė para 5 vitesh, njė pamje dhe bukuri mahnitėse. Pas pėrfundimit tė programit vazhduam vizitėn nė Tiranė me ē’rast pikėsėpari vizituam kolegjin “Turgut Ozall” i cili ishte njė kompleks i tėrė me ē’rast ishte nė ndėrtim e sipėr edhe aneksi nė tė cilin do tė startojė prej vitit tė ardhshėm shkollor edhe gjimnazi klasik. Aktualisht aty zhvillohej mėsimi parashkollor, cikli i ultė dhe i mesėm tė shkollės fillore, nė tė cilin frekuentojnė rreth 900 nxėnės dhe nxėnėse nga tė gjitha vendet e Shqipėrisė.

Kushtet pėr mėsim dhe zhvillim tė aktiviteteve jashtėmėsimore i kishin jashtėzakonisht tė mira, posedonin edhe konviktin pėr fjetje si dhe restorantin pėr ushqim, me ē’rast edhe pėr neve u shtrua dreka. Nė aneksin qė ishte nė ndėrtim tė sipėr do tė hapet gjimnazi me kapacitet prej 300-400 nxėnės. Krahas kolegjit tė “Turgut Ozallit” nė Tiranė ėshtė nė funksionim tė sipėr edhe kolegji i “Mehmed Akif Ersojit”.Krahas kėsaj vizituam edhe xhaminė e Et-hem beut nė qendėr tė Tiranės, tė vetmen xhami tė cilin Enver Hoxha nė Tiranė nuk e rrėnoi, e cila qėndronte stoik nė qendėr tė sheshit tė Skėnderbeut. Pas kėsaj shkuam pėr vizitė nė Medresenė e Tiranės H.Mahmut Dashi”, ku drejtori i saj na dha njė pėrshkrim tė shkurtėr tė historisė dhe veprimtarisė sė saj. Medreseja e Tiranės u hap nė vitin 1924, ndėrsa u mbyll nė vitin 1964 nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. U rihap nė vitin 1991 dhe tani vazhdon punėn e saj me plot sukses. Medreseja e Tiranės ka njė rėndėsi historike tė saj pėr popullin shqiptar dhe Shqipėrinė, nė kohėn e mbretit Zog ka qenė Medreseja mė me zė e Shqipėrisė, nė tė cilin kanė kryer me plot sukses mėsimet emrat e njohur tė figurave tė ndritshme .
Nė medrese mėsimet i vijojnė edhe djemtė edhe vajzat .Momentalisht nė medrese ndjekin mėsimin gjithsejtė 340 nxėnės, prej atyre 180 vajza dhe 160 djem. Prej lėndėve qė mėsohen 20% janė lėndė fetare dhe 80% lėndė shoqėrore e sociale, do tė thotė mėsohet edhe pėr dynja edhe pėr ahiret.
Lėndėt shoqėrore kryesisht zhvillohen nė gjuhėn angleze,nė kuadrin e kėsaj gjendet edhe xhamia nė tė cilin e falėm namazin e iqindisė. Pėr shkak tė programit tė ngjeshur nuk m’u dha rasti tė takohem me z.Fisnik Krujėn kryetarin e Forumit Musliman tė Shqipėrisė si dhe z.Ramadan Qipuri botues i gazetės”Start” tė Tiranės tė cilat i kisha paraparė, por mbetem me shpresė se herėn tjetėr kur do tė vizitojė Tiranėn edhe do tė takohem me ata koftė kismeti. Pas kėsaj vazhduam rrugėn pėr nė Cėrrik i cili gjendej pranė Elbasanit, ku arritėm nė ora 19.oo pėr tė vizituar medresenė”Liria” tė Cėrrikut. Nė medrese falėm namazin a akshamit dhe jacisė, dhe hėngrėm darkė, ku pastaj asistuam nė programin e pėrgatitur enkas pėr neve mysafir nxėnėsit medresesė. Nė fillim tė programit drejtori i medresesė ceku rėndėsinė e shėnimit tė ditėlindjes sė Muhamedit .a..s. nė Pallatin e Kongreseve pėr mbarė besimtarėt e Shqipėrisė. Medreseja”Liria” e Cėrrikut u hap nė vitin 1995 de gjer tani kanė diplomuar gjithsejtė 300 nxėnės, ndėrsa momentalisht mėsimet ndjekin 160 nxėnės meshkuj, prej tė cilėve 135 nxėnės janė tė strehuar nė konviktin e medresesė. Pėrveē lėndėve fetare normalisht zhvillohen edhe lėndėt shoqėrore sipas plan programit tė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė.Nė fund tė programit nė emėr tė mysafirėve nga Kosova fjalėn e rastit e mbajta nė tė cilin theksova rėndėsinė e jetės fetare nė trojet tona shqiptare, tė mbijetuar edhe nė ēastet mė tė vėshtira tė periodės sė komunizmit.

Vazhdon.........!!!!
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 15:19   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Natėn vonė u kthyem nė hotelin tonė ku ishim tė vendosur pran bregdeti shqiptar nė tė ashtuquajturin vend Shkėmbi i Kavajės nė Durrės. Ditėn e dytė tė qėndrimit tonė nė Shqipėri e shfrytėzuam nė mėngjes pėr shėtitje nėpėr qytetin e vjetėr antik dhe bregdetar shqiptar Durrėsin. Me tė vėrtetė Durrėsi ėshtė duke u ndėrtuar me tė madhe, pothuajse ėshtė njė kantier i tėrė i ndėrtimit. Nga vizita ime para 5 vitesh nė Durrės, mund tė konkludoj se Durrėsi kishte pėrjetuar njė pamje krejtėsisht tė re si nė ndėrtim, njashtu edhe nė rregullimin e infrastrukturės sė qytetit.

Shfrytėzuam momentin dhe nė shėtitoren mu pran detit shqiptar nė njė restorant pimė ka njė kafe tė bukur makiato tė Durrėsit. Vizituam edhe xhaminė nė qendėr tė Durrėsit e cila gjendej mu pranė Bashkisė sė Durrėsit dhe dhamė njė intervistė tė shkurtėr pėr pėrshtypjet dhe mbresat tona pėr qytetin e Durrėsit televizionit “Teuta“ tė Durrėsit. Destinacioni i ynė i ardhshėm pas Durrėsit ishte Kavaja nė tė cilin arrimė nė ora 13.oo. Vizituam medresenė e Kavajės “Hafiz Ali Korēa” ku pėrjetuam njė pritje vėllazėrore si nga stafi drejtues i medresesė dhe nxėnėsit e saj qė na pėrgatitėn njė program enkas pėr neve. Aty e falėm namazin e drekės dhe hėngrėm drekė nė restorantin e medresesė. Drejtori i shkollės na informoi pėr historikun e shkurtėr tė medresesė, me ē’rast ceku se medreseja”Hafiz Ali Korēa” daton nga viti 1998, gjer mė tani kanė diplomuar gjithsejtė 170 nxėnės ndėrsa janė duke vijuar tani 187 nxėnės nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė. Stafi mėsimor pėrbėhet nga 15 arsimtar nga Turqia, 5 kujdestar si dhe 8 arsimtarė vendės. Mėsimi zhvillohet nė katėr gjuhė:nė gjuhėn shqipe, angleze, turke dhe arabe .Kėtu ėshtė mishėruar zemra me mendjen, besimi me dijen.
Besimtari i mirėfilltė di tė ēmojė, respektojė, nderojė, babėn, nėnėn, tė afėrmit e vet, komshinjtė e vet, familjen, atdheun, ummetin dhe civilizimin njerėzor nė pėrgjithėsi. E ceku kontributin e hoxhės Talib si iniciator dhe kreator i hapjes sė medresesė sė Kavajas duke ndezur shkėnditė e dijes tė cilėt u shėndrruan nė dritė pėr dije tė gjeneratave e gjeneratave qė do tė vijojnė dhe do tė kryejnė medresenė dhe do tė japin frytet e saja jo vetėm Shqipėrisė por edhe me gjerė. Nė programin e pėrgatitur nga nxėnėsit pėrshtypje tė veēantė la njė maturant nė moshėn 18 vjeēar pėr pėrshtypjet e tija pėr regjistrim dhe vijim nė kėtė medrese. Ai medresenė e parafrazoi si anije, ndėrsa nxėnėsit e saj si vela me ē’rast lundrojnė nėpėr detin e trazuar tė Shqipėrisė .Njashtu recitoi njė poezi pėr Mehmet Akif Ersojin dhe Ēanakkalen i cili na le me gojė tė hapur qė si njė bilbil i recitoje vargjet e gjata tė poezive. Pas kėsaj bėmė njė vizitė xhamisė nė qendėr tė Kavajas, e cila xhami qė rrėnuar nė kohėn e Enver Hoxhės, ndėrsa u rindėrtua nė vitin 1994, tani nė oborrin e saj sėrish janė vendosur shtyllat e ish xhamisė sė dikurshme tė cilit ishin ruajtur nė muze, dhe paraqesin njė vlerė tė ēmuar tė arkitekturės sė periudhės osmane. Mė erdhi shumė keq qė nuk kam mundur tė takohem me z.Nexhmi Haveriku njė besimtar dhe donator i njohur i Kavajas, por faji ishte i imi, pasi qė njė natė pėrpara nuk desha me e trazua, por e thirra nė mėngjes, ai sapo e kishte marrė rrugėn pėr nė Shkodėr.

Pas Kavajas rrugėn e vazhduam pėr nė Elbasan, ēdoherė nė ambient dhe atmosferė tė shkėlqyer duke dėgjuar leximin e Kur’anit , ilative, kasideve nė ekzekutim tė hoxhės Veton, tė hoxhės Amir dhe tė tjerėve nė autobus. Bėmė njė vizitė xhamisė “Mbret”ku falėm namazin e iqindisė, e cila gjendej nė kuadėr tė mureve tė kalasė sė Elbasanit, e cila daton qė nga viti 1492, dhe e ka ndėrtuar sulltan Bajazidi i II-tė, ėshtė njė nga faltore mė tė hershme tė Shqipėrisė, xhamia ėshtė mbyllur nė vitin 1967, dhe u rihap nė vitin 1990, ėshtė xhami e stilit tė vjetėr dhe nė tė njėjtėn formė tė ekzistimit qė nga fillimi i saj i themelimit. Emri i qytetit Elbasan ka burimin nga gjuha turke qė do tė thotė”dorė vėnės” emrin ja ka vu sulltan Fatihu i cili e ka ndėrtuar edhe xhaminė nė vitin 1466 nė kalanė e Elbasanit. Elbasani ka pasur dikur 30 xhamia,e tani i ka vetėm 4 apo 5 xhamia. Elbasani ėshtė qytet i madh me rreth 200.000 banorė, nė kohėn e komunizmit ka qenė njė qytet tipik industrial nė tė cilin ka qenė e zhvilluar industria e metalurgjisė. Ėshtė njė thėnie e urtė tek ne nė Prizren nga tė vjetrit tonė qė thonė” verėn kaloje nė Prizren, ndėrsa dimrin nė Elbasan”.

Karakterizohet me njė klimė tė butė gjatė dimrit, temperatura e sė cilės sillet rreth O gradė Celsijus. Pas Elbasanit vazhduam rrugėn drejt vendkalimit kufitar Qafathan dhe nė ora 21.oo arrimė nė Strugė ku falėm namazin e akshamit dhe jacisė, si dhe hėngrėm darkė dhe pas njė shėtitje e shkurtėr vazhduam rrugėn drejt kthimit nė Kosovė dhe qytetit tė Prizrenit. Rrugės tė gjithė tė pranishmit nė autobus, njė nga njė i treguan pėrshtypjet dhe mbresat nga ekskursioni 3 ditor nė Shqipėri, pėr shumicėn e tė pranishmėve kjo ka qenė vizita e parė nė Shqipėri, pas kėsaj vizite tė gjithė ishin tė mendimit se Shqipėria me tė vėrtetė ėshtė duke ecur rrugės mbarė si nė zhvillimin dhe pėrparimin e vet ekonomik ashtu edhe nė ripėrtėritjen e besimit dhe zbatimit nė praktikė tė fesė islame. Ndėrsa pėr mua ka qenė ekskursioni i dytė, pas atij ekskursionit tė parė zhvilluar shumė kohė mė parė , nė vitin 1991 nė Libi, kurrė nuk do ta harrojė kėto ēastet tė mrekullueshme me ē’rast pėr vetėm 2 ditė nė Shqipėri vizituam pesė qytetet e saja,Tiranėn, Durrėsin, Elbasanin, Kavajėn dhe Cėrrikun, pėrcollėm manifestimin fetar nė Pallatin e Kongreseve, 3 medrese, njė kolegj dhe shumė xhamia e vende me vlerė tė Shqipėrisė. Ekskursionet e tillė na bėjnė qė tė jemi mė tė pėrafėrt me vėllezėrit tanė nė Shqipėri, si nė shkėmbimin e mendimeve dhe ideve tė ndryshme pėr mbarėvajtjen sa mė tė mirė tė praktikimit dhe zbatimit tė kulturės islame, njashtu edhe nė afrimin nė mes vehte. Udhėpėrshkrimin nė Shqipėri e emėrtova me titullin” Shqipėri t’paēa falė, tė kam nėnė e mė ke djalė” qė ėshtė njė varg nga njė poezi popullore ēame e vitit 1913, me ē’rast e kam marrė si kompracion pėr tė treguar, se sa e kam dashur dhe kam vu pėr nėnėn Shqipėri qysh nga koha e komunizmit dhe regjimit tė Enver Hoxhės, por njashtu nė kėtė kohė nė tė cilin jetojmė e dua dhe mė duket shumė mė e bukur se qė ėshtė gjendja faktike nė tė vėrtetė. Shqipėri na rrofsh pėrherė dhe tė ruajt Zoti nga tė gjitha tė ligat dhe bėjė dua pėr tė sa herė tė kujtojė.
Nė pėrfundim tė kėtij udhėpėrshkrimi e falėnderoj prej zemrės Fondacionin Atmosfera e posaēėrisht koordinatorin e saj hoxhėn Talib si dhe ndihmėsin e tij hoxhėn Veton qė u bėnė sebep tė programohet dhe realizohet ky ekskursion dhe tė cilit gjatė gjithė rrugės janė treguar aq shumė tė pėrafėrt dhe tė dashur edhe pse herė e parė ka qenė qė jam takuar dhe njoftuar me tė. Zoti i shpėrbleftė me xhenetin Firdevs pėr mundin dhe sabrin e treguar pėr mbarėvajtjen dhe organizimin fenomenal tė ekskursionit nė fjalė.
Nuk mund tė mos i pėrmend edhe vėllezėrit qė ishim bashkė me ne gjatė gjithė kėsaj kohe dhe me tė cilėt pėrjetuam ēaste tė kėndshme si Qenani, Muharemi, Errolli, Sherefi, Rexhebi, Shaqiri, Nafizi, Aliu, Junusi nga Prizreni, Egzoni dhe studentėt nga Prishtina, Valbonin me shokė nga Mitrovica, Amiri, Sedati, Bashkimi nga Rahoveci si dhe Nexhatin me shokėt e vet nga Mamusha. Veqanėrsiht do tė ceki Raif Shamlin dhe Faridin Thaqin tė cilėt me hiqajet dhe shakatė e tyre na bėn qė pėr asnjė ēast tė vetme tė mos ndiejm monotoninė e udhėtimit. Poashtu e falėnderoj edhe shoferin e autobusit Xhevdet Ahmeti tė kompanisė turistike “Bashkimi Reisen” i cili me njė profesionalizėm tė lartė, me njė sabėr tė rrallė qė njė shofer mund tė ketė, gjatė gjithė kohės sė udhėtimit u sjell nė mėnyrė mė humane dhe njerėzore qė mund tė logjikojė mendja e njeriut nė ēaste tė kėtilla tė ekskursionit nė fjalė.

Faik MIFTARI
24.04.2007
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 15:46   #4
UniCorN
 
Anėtarėsuar: 16-01-06
Vendndodhja: Diku..
Postime: 196
UniCorN me shokė shumeUniCorN me shokė shume
Gabim

Me duket se Faik Miftari e paska gabuar pak kete poezine popullore came, se sa e di une ky varg eshte "Shqiperi te qofsha fale, te kam nene e me ke djale", sepse "Shqiperi te paca fale", ka nje kuptim krejt tjeter, ngase nuk kemi ne pse ta falim memedheun, se asgje nuk na ka borxh...nese une e kam kuptuar gabim, ndoshta dikush mund ta sqaroje me mire se cka saktesisht mendohet me kete varg.
UniCorN Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 15:52   #5
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga UniCorN
Me duket se Faik Miftari e paska gabuar pak kete poezine popullore came, se sa e di une ky varg eshte "Shqiperi te qofsha fale, te kam nene e me ke djale", sepse "Shqiperi te paca fale", ka nje kuptim krejt tjeter, ngase nuk kemi ne pse ta falim memedheun, se asgje nuk na ka borxh...nese une e kam kuptuar gabim, ndoshta dikush mund ta sqaroje me mire se cka saktesisht mendohet me kete varg.
Do interesohem te konsultoj literatur ne kete drejtim,... e ndoshta do sjelli ndonje referenc...

...ndoshta zotri Faik Miftari e ka me te ndegjuara kete fjale ēame... s'dihet .....
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-04-07, 17:27   #6
SoKoLi-i-Maleve
 
Anėtarėsuar: 18-08-06
Postime: 1,199
SoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėmSoKoLi-i-Maleve i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga UniCorN
Me duket se Faik Miftari e paska gabuar pak kete poezine popullore came, se sa e di une ky varg eshte "Shqiperi te qofsha fale, te kam nene e me ke djale", sepse "Shqiperi te paca fale", ka nje kuptim krejt tjeter, ngase nuk kemi ne pse ta falim memedheun, se asgje nuk na ka borxh...nese une e kam kuptuar gabim, ndoshta dikush mund ta sqaroje me mire se cka saktesisht mendohet me kete varg.

Pajtohem me juve,poezija thot,,'Shqiperi te qofsha fale,te kam nene dhe te kam djal' menyra tjeter e paraqitur ska ndoj kuptim.
SoKoLi-i-Maleve Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-05-07, 17:12   #7
Hattabi
Allahu Ekber
 
Avatari i Hattabi
 
Anėtarėsuar: 24-11-05
Vendndodhja: Nė Tokėn e dy Lumenjėve
Postime: 212
Hattabi i dashurHattabi i dashurHattabi i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Hattabi
Gabim

Para 2 muajve jam kan per here te pare ne memen Shqiperi.

Eshte nje ndjenje e mire, me ka pelqy TIRONA ku kam fjet edhe nje nate, por kam qen edhe ne Durres por veq disa ore.

Ne pergjithsi me ka pelqy, edhe sjelljen e mire, mikpritjen mashAllah.

1 nate kam fjet fill u mundohshna ta ndrroj theksin e gjuhes qe t'iu pershtatna gjuhes qe e flasin aq bukur.


pastaj kam qen ne Xhami ne vizite ne hoxha i nderuar Ahmed Kalaja, Allahu e shperblefdt me ka bere mikpritje te mire edhe pse per her te pare jemi taku.
Menjeher me tha per te fjetur te ata por une veq kisha pagu hotelin dhe fill me ofroi ushqim por une i kisha kryer ato.



Sdi si ta pershkruaj, ishte ndjenj e mire kam deshir me shku perseri.


__________________
" Njė grupė prej ummetit tim do tė jetė nė Xhihad deri nė orėn e Kijametit " ( Mutevatir )
Hattabi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.