Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-04-07, 22:06   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Gavril Dara (i Riu)

Gavril Dara (i Riu)

Hyrje

Zanafillėn e vet lėvizja letrare arbėreshe e pati nė ngulimet e Siēilisė, me studjues e letrarė tė ndryshėm, si: Matrėnga nė shekullin e XVI, Brankati, Filja, Keta, Gavril Dara(plaku) dhe Andrea Plaku nė shekullin e XVIII. Nė kohėn kur kjo lėvizje fitoi karakter tė ri kombėtar u pėrfaqėsua nga Gavril Dara(i riu), qė vijoi traditėn e nisur nga i ati dhe i gjyshi. Lindi nė Palac Adriano mė 6 janar 1827. Mėsimet e para i mori nė seminarin arbėresh tė Palermos. Po nė kėtė qytet ai kreu studimet e larta pėr drejtėsi. Udhėn e krijimtarisė e nisi herėt, nė moshėn 13-15 vjeēare. Nė fillim shkroi vjersha qė mė tepėr ishin intime. Shkėndia qė i dha zjarr talentit tė tij, ishin idetė liridashėse, ideali i bashkimit tė Italisė dhe dėshira pėr ndryshime demokratike. Kėto ide janė derdhur nė vėllimin "Disa poezi", shkruar nė italisht, qė doli nė dritė nė vitin mė tė zjarrtė tė revolucionit mė 1848. Vėllimi ėshtė si njė ditar i lėvizjes revolucionare tė asaj kohe. Nė tė spikat njė brendi ideore e pasur dhe disa tipare tė individualitetit krijues tė Darės, si fryma luftarake optimizmi dhe begatia e figuracionit. Vlerėn artistike tė vėllimite dėmtojnė karakteri abstrakt dhe retorizmi.
Nė shkurt 1858 Dara u bė themelues dhe drejtues i njė gazete qė ishte si njė manifest kryengritės, "Palingenesi" (Pėrtėritja e jetės). Nė artikujt qė botoi aty ai tregoi aftėsi prej prozatori, kritiku, esteti dhe historiani. Nė ēastet mė tė rėndėsishme tė luftės pėr ēlirimin e Italisė ai, si edhe arbėreshėt e tjerė, mori pjesė aktive nė lėvizjen revolucionare italiane kundėr zgjedhės austriake dhe sundimit tė Burbonėve. Madje ishte njė nga udhėheqėsit krahinor tė asaj lėvizjeje, si anėtar i komunitetit revolucionar tė Xhirxhentit dhe sekretar i pėrgjithshėm i qeverisė revolucionare tė Garibaldit, mė 1860.
Nė tė njėjtėn kohė ai s'i ndahet krijimtarisė letrare. Mė 1864 shkruan njė poemė tė gjatė italisht, po me subjekt shqiptar "Ana Maria". Poema ėshtė shkruar nė vargje njėmbėdhjetėrrokėsh, ėshtė e gjatė (1.300 vargje) dhe e ndarė nė dy pjesė. Ka dy protagonistė: Bozdar Stresin, nipin e Skėnderbeut, tė cilit i kushtohet pjesa e parėdhe Ana Maria Kominiatėn, mbesėn e Donikės, gruas sė Skėnderbeut, sė cilės i kushtohet pjesa e dytė, mė e gjatė. Dara mishėron nė kėto dy personazhe idealin e burrit dhe tė gruas shqiptare. Poema tingėllon si njė himn pėr atdheun e tė parėve. Kėto personazhe i patėm gjetur edhe te De Rada, po ai i paraqet si heronj romantikė qė kryejnė njė faj tragjik dhe shkojnė pėr kėtė drejt fundit tragjik, kuse Dara i ri thekson aspektin heroik tė karakterit tė tyre.
Nė poemė spikatin pėr vlerėn e tyre estetike pjesėt lirike. Nė vitet 1871-74 Darėn e gjejmė nė Romė ku drejton gazetėn politike "La Reforma"(Reforma), qė shpreh ide pėrparimtare tė sė majtės .
Mė vonė, ndoshta i shtyrė nga pakėnaqėsia e pėrgjithshme e arbėreshėve pėr rezultatet e arritura pėr bashkimin e Italisė, Gavrili la gazetarinė dhe politikėn.
Pikėrisht nė kėto vite Dara shkruan italisht vjershėn epistul "Tė zezat tona", ku jepet njė tabllo rrėngjethese e gjendjes sė vendit, e shtypjes dhe e mjerimit tė dyfishuar qė rėndonte mbi popullin. Ai e pikturon kėtė tablo me epitete epitete dhe metafora nga mė tė vrazhdat, nga mė tė ashprat, qė tė kujtojnė penėn e Dantes nė pėrshkrimin e skenave tė Ferrit. Vjersha demaskon me realizėm tė mprehtė shtetin e ri borgjez, me mjerimin, taksat, gėnjeshtrėn dhe korrupsionin. Patosi mohues ėshtė tepėr i fuqishėm, ndihet revolta e poetit demokrat. Tema politike trajtohet sėrish nė poemėn "Djalli dhe Muza". Vitet e fundit tė jetės sė Dara i Ri i kaloi nė Xhirxhenti, ku punoi si avokat dhe u mor me arkeologji e me studime filozofike. Aty vdiq nė nėntor tė vitit 1885 nė mjerim duke lėnė gjashtė fėmijė ende tė mitur.
Ai e kishte ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, duke marrė anėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenit dhe duke kuptuar me mprehtėsi rrezikun e synimeve tė shovinistėve fqinjė si dhe tė imperialistėve austriakė dhe italianė ndaj Shqipėrisė. Ai ishte pėr njė bashkėpunim tė ballkanasve, kundėr zgjedhės osmane.
*************************************************
Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-05-07, 08:42   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dara qe njė njeri i gjithanshėm. Ai dha ndihmesa nė fusha tė ndryshme si: drejtėsi, filozofi, arkeologji, gjuhėsi, histori, kritikė, po kryesisht shkėlqeu si poet. Nė letėrsinė tonė ai ka hyrė me "Kėngėn e spasme tė Balės", tė cilėn me modesti e paraqet si tė popullit, po qė, pėr nga fryma aktuale, uniteti i brendshėm e tiparet e stilit, si dhe romantika qė e pėrshkron duket qė ėshtė fryt i talentit tė Darės. Vepra shoqėrohet nga njė parathėnie e njė pasthėnie, ku autori, shpreh synimet e veta patriotike, duke hedhur zėrin e kushtrimit pėr shqiptarėt. Poema doli nė dritė mė 1906 si libėr mė vete, pasi ishte botuar pjesė-pjesė nė shtypin arbėresh. Aty trajtohen probleme aktuale tė kohės, duke iu drejtuar sė kaluarės historike, kohės sė Skėnderbeut. Fryma aktuale ėshtė edhe mė e ndjeshme sesa nė veprat e De Radės.
Vepra ka nė bazė dy ide qėndrore: njėra ngjan me idenė e shprehur nga De rada te "Kėngėt e Milosaos" se nuk mund tė ketė lumturi vetjake kur vuan atdheu, dhe ideja tjetėr ėshtė se atdheu mund tė ēlirohet vetėm me luftė tė armatosur. Ideja e parė shtjellohet nėpėrmjet linjės sė dashurisė. Sė dytės i kushtohet njė linjė e veēantė me tablo tė gjalla nga betejat e shqiptarėve me osmanėt. Ide tė tjera qė rrezaton ideja qendrore, janė ideja e domosdoshmėrisė sė njė udhėheqjeje tė fortė dhe ideja e bashkimit tė shqiptarėve, ideja e vitalitetit tė kombit, e virtyteve tė larta qė e dallojnė atė, ideja e luftės pėr ta ruajtur tė pastėr, duke e mbrojtur nga rreziku i asimilimit prej kombeve tė tjera.
Kėtė tematikė dhe problematikė, kėto ide i patėm ndeshur edhe te De Rada. Elementi i ri qė sjell nė kėtė drejtim Dara ėshtė forcimi i frymės aktuale, e cila jepet nė mėnyrė shumė mė tė drejtpėrdrejtė sesa te De Rada nė pjesėt lirike, kryesisht rritja e frymės luftarake e karakterit aktiv militues. Ndonėse pasqyron nė poemėn e vet edhe tragjizmin e luftės sė pabarabartė tė shqiptarėve me njė fuqi tė madhe ushtarake si Turqia, pėrmes pėrshkrimit tė tablove rrėnqethėse tė betejave dhe fati tragjik tė herojve kryesorė, poeti e vė theksin te qėndresa e madhėrishme e atdheut, te fitorja. Heroikja kėtu jepet nėpėrmjet tablove tė betejave tė cilat kanė edhe bazė objektive historike , si beteja e Beratit, dhe ajo e Valkalit. Dhe mbirja simbolike e pemėve nė fund tė veprės mund tė kuptohet si pohim i njė vitaliteti tė pashtershėm, vitalitetit tė njė populli nė luftė tė pėrhershme me ata qė duan ta shuajnė. Dara shpreh dhe tragjedinė e arbėreshėve tė mėrguar jashtė atdheut duke i dhėnė letėrsisė sonė pėrmes figurės sė plakut Balė njė tip tė ri, tipin e arbėreshit tė mėrguar nė dhč tė huaj. Idetė e veta patriotike autori i ka mishėruar te personazhet kryesore, Niku dhe Pali, te personazhet e Balės dhe tė Darės si dhe te Skėnderbeu, i cili, megjithėse personazh episodik, luan njė rol tė veēantė nė poemė. Niku dhe pali janė heronj tė frymėzuar nga folklori, qė kanė marrė veēoritė e heronjve romatikė atdhetarė. Qė tė dy janė trima dhe patriotė. Kėshtu, Niku i thotė Darės me vendosmėri:

Sa shpalosur nė er' mbi kodrat
Tė valoj' flamur i Arbrit
Gjersa n'vesht e mi tė mbrijė
Hingėllima e kuajve t'huaj,
t'i o pris i moēėm luftrash
k'tu t'vendosur do mė gjesh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-05-07, 08:43   #3
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pa asnjė ngurrim (dhe kėtu paraqitet mė i vendosur nė krahasim me Milosaon e De Radės) ai flijon lumturinė e vet familjare pėr hir tė atdheut. Kurse nė prag tė vdekjes, gėzimi pėr fitoren ia shuan dhėmbjen pėr rininė qė po i kėputet nė lulėzim e sipėr. Trimėria dhe patriotizmi i Palit shkėlqejnė nė betejėn e Valkalit, ku ai futet thellė nė prapavijat e armikut dhe bie vetėm pasi ka arritur tė zmbrapsė turqit. Ato shkėlqejnė veēanėrisht nė amanetin kuptimplotė qė ai i lė Darės duke kėrkuar qė armėt e tij tė varen nė njė pemė dhe tė vazhdojnė t'u kallin tmerrin osmanėve.
Tė dy heronjtė kanė veēori qė i dallojnė. Niku del mė i plotė si personazh. Ai ėshtė i ndjeshėm dhe ėndėrrimtar, poet dhe kėngėtar i talentuar, fizikisht i pashėm, i aftė pėr njė dashuri tė madhe e tė thellė, siē e shohim nė marėdhėnie me Marėn, krenar dhe gjaknxehtė. Po aq krenar dhe gjaknxehtė ėshtė edhe Pali, tek i cili deri diku shfaqet sedra klasore e feudalit. Kjo ndjenjė e fundit gjen shprehje nė qėndrimin e tij pėrbuzės ndaj Nikut, tė cilin e fyen rėndė, duke e quajtur "zot i dy zallishteve", "ushtarth ballukedredhur". Kėto dy personazhe i plotėson Bala qė nuk ėshtė vetėm zėdhėnės i autorit, po ka edhe njė jetė tė vetėn. Nė luftė ai ėshtė i pamėshirshėm me armiqtė, po pas betejės ėshtė plot ndjenja tė buta njerėzore. Qėllimi patriotik i poetit shprehet edhe te figura e luftėtarit Darė, i cili e qorton Nik Petėn, qė kėrkon tė martohet me njė tė huaj.
Ideali atdhetar i Darės spikat veēanėrisht tek figura e Skėnderbeut. Heroi pėrshkruhet kryesisht si prijės ushtarak, strateg e luftėtar, prandaj vendoset nė skena tė tilla qė i bėjnė tė dalin nė dritė mė qartė kėto anė tė figurės sė tij; nė kėshillin e luftės dhe nė betejė. Gjithashtu, ai zbulohet nė marrėdhėnie me tė tjerėt, duke theksuar ndikimin e fjlaėve dhe veprimeve tė tij mbi kėta tė fundit. Skėnderbeu i Darės del njeri mė tepėr i veprimit sesa i fjalės, vigjilent e largpamės (porosia qė i jep Balės pėr tė kontrolluar rojet, qėndrimi i tij ndaj plakur Harun, tė cilin nuk e lė tė ikė menjėherė, duke dyshuar pėr ndonjė pabesi nga ana e tij, po ia dorėzon Pal Golemit qė ta ruajė, fjalėt qė i thotė Nikut kur e lejon tė shkojė pėr tė ēliruar Marėn); qė di tė falė edhe gabime kur e kėrkon e mira e atdheut (skena me Moisiun). Nė luftė me armiqtė ai ėshtė i rreptė dhe i tmerrshėm, kurse nė marrėdhėniet me ushtarėt i dashur dhe i kujdesshėm. Dara nėnvizon autoritetin e e madh tė Skėnderbeut pėrmes njė skene kuptimplotė (qė ka analogji me njė skenė tė ngjashme te "Skėnderbeu i pafat" i De Radės, po, megjithatė ėshtė origjinale): mjafton njė vėshtrim i tij qė t'i bėjė tė ndahen tė turpėruar Nikun e Palin, kur po nisnin dyluftimin pėr shkak tė Marės; nėnvizon dashurinė e ushtarėve pėr heroin, dashuri e cila ėshtė aq e madhe, sa i bėn qė edhe mendimet e fundit para vdekjes t'ia drejtojnė atij. Megjithėse Dara nuk thellohet nė botėn shpirtėrore tė heroit, Skėnderbeu i tij ėshtė i gjallė si karakter dhe, ndoshta, mė i afėrt me realitetin historik sesa paraqitet nė veprat e rilindėsve tė tjerė. Te Mara megjithėse e paraqet si tė huaj. Dara ka mishėruar disa nga cilėsitė e gruas shqiptare. Ajo ėshtė e bukur, e urtė, e menēur, e zjarrtė dhe e qėndrueshme nė dashurinė e saj. Ajo shquhet pėr trimėri tė rrallė, ēka shfaqet nė kohėn kur, e dorėzuar te Ballbani nga i ati i pabesė, mbrohet nga turqit me thikė nė dorė. Poeti jep edhe njė portret kolektiv tė grave shqiptare, tė cilat "tisi i nderit i mbėshtjell…/kanė si dasėm luftrat/andej syresh lindin trima."
Personazhet negative janė vizituar me vija tė lehta, po shprehėse. Kauri Balės ėshtė njeriu qė, pėr tė kėnaqur lakmitė, shkel edhe mbi dashurinė prindėrore; ai ėshtė njeri i pabesė qė tė vret pas shpine.
Dara i jep personazhet kryesisht pėrmes veprimit dhe herė pas here pėrmes zbulimit tė portretit tė tyre fizik, siē ėshtė rasti i Nikut ose i Marės. Ndikimi i poezisė popullore, e cila ėshtė burim i pashtershėm pėr autorėt arbėreshė, nė kėtė vepėr ėshtė shumė i madh. Dara merr nga poezia popullore heronjtė kryesorė, Nik Petėn dhe Pal Golemin, mjaft veēori tė figurės sė Skėnderbeut dhe asaj tė Ballabanit, ndėrthur nė veprėn e vet shumė motive nga poezia popullore arbėreshe, si ndarja e dy tė dashurėve, qė tė kujton legjendėn e Kostandinit tė vogėl; motivi i rrėmbilit tė vajzės nga "qeni turk"; motivi i shkėmbimit tė unazės midis bashkėshortėve, kur burri niset pėr luftė ose vritet; motivi i vjehrrės qė e qorton nusen pėr parandjenjat e saj tė kėqija; motivi i amanetit tė trimit qė e shoqja tė martohet; motivi i vdekjes sė pėrnjėherėshme tė njerėzve shumė tė afėrt; motivi i mbirjes sė njė peme mbi varr. Po tėrė kėtyre motiveve ai u jep njė formė origjinale, duke i lidhur ngushtė me idetė e veprės dhe duke plotėsuar e forcuar ato tipare qė u jep folklori heronjve tė vet. Pra, nė thelb, Dara mori thjeshtėsinė dhe frymėn e thellė patriotike tė poezisė popullore arbėreshe. Nė formė ai merr vargun karakteristik trokaik pa rimė larminė ritmike, figuracionin e gjallė, stilin, muzikalitetin e rallė qė tė tėrheq dhe, nganjėherė, vargje tė tėra.

Dara ėshtė njė poet piktor nė veprėn e tė cilit shkrihen muzikaliteti me ngjyrat e gjalla. Ai shquhet si nė pėrshkrimin e tablove tė ashpra tė betejave, ashtu edhe nė vizatimin e skenave lirike. Mjeshtėrisė sė poetit i shėrben figuracioni i pasur dhe konkret.
Dara dallohet nė pėrdorimin e antitezave, krahasimeve, metaforave, epiteteve, E fuqishme ėshtė antiteza e kėngės sė dytė midis trimave tė Skėnderbeut, qė gėzojnė pranė zjarrit, dhe Moisi Golemit, qė rri mėnjanė, "Te hija e lisit tė helmit". Me njė antitezė tronditėse flitet pėr trimat e rėnė nė sheshin e betejės.
Krahasimet e poetit dallohen nga forca pėrshkruese dhe nga njomėsia e ndjenjave, kurse epitetet-kompozita janė konēize. Me njė epitet tė vetėm, ai shpreh njė karakter tė tėrė. Kėshtu, p.sh., Moisiu ėshtė "ballėfshehur", Vrana Konti "zemėr e krah lisi" etj. Si tė gjithė romantikėt, Dara ka njė ndjenjė tė thellė pėr natyrėn, tė cilėn e pėrdor si element tė gjallė, qė shoqėron veprimin dhe ndalet nė anėt e saj mė tė tė ashpra e mė tė rrepta, qė pėrputhen me madhėshtinė tragjike tė epokės sė pėrshkruar. Ndikimi i poezisė antike dhe i poemave kalorsiake, nga njė anė e kanė disiplinuar vrullin e poetit romantik, dhe, nga ana tjetėr, kanė sjellė nė vepėr edhe disa shenja tė veēanta nė ndėrtimin e saj dhe nė figuracion. Nė kėtė poemė, nė krahasim me veprat e mėparshme tė letėrsisė arbėreshe, janė rritur fryma luftarake dhe ajo aktuale nė pasqyrimin e epokės sė Skėnderbeut, ngjyra historike, epizmi dhe uniteti i veprimit. Ky unitet ėshtė i dukshėm edhe pse vetė poeti, pėr ta paraqitur veprėn si popullore, mistifikim i zakonshėm ky romantik, pėrpiqet qė tė krijojė me disa shėnime iluzionin e copėtimit.
Nė krahasim me De Radėn, Dara ėshtė mė i ekuilibruar, ndonėse di tė shprehė tallazet e pasioneve, sepse ka njė pėrfytyrim mė real pėr botėn dhe jetėn.
"Kėnga e sprasme e Balės", nė tė cilėn poeti derdh tėrė diturinė e frymėzimin e vet, mbetet njė nga veprat mė tė mira tė letėrsisė shqiptare

Pas Jeronim De Radės, Gavril Dara i Riu mbetet poeti mė i shquar arbėresh. Vepra e vetme nė shqip qė na ka arritur prej tij, "Kėnga e sprasme e Balės" ėshtė njė ndėr kryeveprat e letėrsisė sonė.
Duke ndjekur hap pas hapi lėvizjen tonė kombėtare, Dara e mbėshteti atė fuqmisht. Ashtu si De Rada, edhe Dara temėn e poemės sė vet e mori nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė , e ngriti nė art kėtė epokė, duke e bėrė shprehėse tė ideve patriotike, pėr t'i shėrbyer sa mė mirė tokės mėmė dhe vėllezėrve tė tij tė pėrtejdetit.
Dara ėshtė mjeshtėr i madh i artit tė fjalės. Vepra e tij shquhet pėr pasuri mjetesh artistike, pėr gjuhė tė gjallė e tė bukur e mbi, tė gjitha, pėr mbėshtetjen e gjerė e tė gjithanshme nė folklorin arbėresh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-06-07, 22:59   #4
Gurbardhi
 
Anėtarėsuar: 29-05-06
Postime: 35
Gurbardhi i vlerėsuar jo keq
Gabim Kenga E Sprasme E Bales

Nga Kenga e Sprasme e Bales

Kenga e pare


BALA

Mori bije, bije e Lales,
Moj e bukur, e trishtuar,
Pse m`kujton motin e shkuar?
Ja, ku mjegulla erret
Rrokulliset mal me mal!
Sa lind dielli malit t`Gropes,
Tundet,qesh i thelli shpat.
Porsi ti, e bardhe, e kthjellet
Cipeza e qiellit shtrihet
Me nje rreth-o te pasosur,
E rimet si nineza jote.
Nga zjarret e pranveres
Sec ndriqojne gjith`kodrinat
Edhe tymi ngjyre hiri
Me ret`vete e perzihet,
Ngjare kenges se trishtuar,
Qe sjell era per se largu.
Ja, dhe vashezat pa brez,
Zen` te gjitha dor`me dore,
Te therresin ty nder vallet.
Pa kujdes kemba e djemve
Hidhet rend e nder kangjellat,
Se e kan`zemren te ti.
O ti , lulja e holle e maleve,
O ti , e para e vajzerise,
Ec atje ku ne hare
Derdhet ari i moshes s`re
Edhe zemren gezo
N`endrren e embel te mengjesit!
Lerja plakut , lerja Bales
T`errtet lisa, zhurm`n e lumit,
Qe, rrembyer malit t`eger,
Thellon shtratin me perrenjte,
Si mendimi im i shkrete,
Qe me bren e me pervlon
Me te motcmet kujtime.
Dyzet here krahu i dimrit
Ra mbi Honin e mbi Brinjen
E i mbuloi e i zbardhelloi
E aq her` bleruan arat
E ugareve te Fushes,
Qe kur mblodhi dheu i huaj
Te ikurit e te pafatet;
Dhe gezimi q`atehere
Me nuk shkrepi keso nate,
Qe trut` krejt m`i erresoi.
Para sysh me fluturojne
Vite, trima e pun` te shkuara,
Sikur era nderron rete,
I shperndan e i zvarris
E i perze me fryme e gji.
Moti shkon pa u kuptuar
Per te shkretin bari,
Por mbi balle te ushtarit
Bien si plumba keto dite,
Sepse me duar te ftohta
Brenda mu ne varr e shtine.
E keto dite pushimi
Te helmuara si vdekja
Jan` per Balen, mori vajze ;
Pse ky krah, tashti i dobet,
Shum`here ushten e vertiti
Nder ushtare e bemat tona
Shume her` te bukrat vajza
Na i levduan e i kenduan.
Tashti qe eci ne shkretetire
Edhe mbeta gjalle e shkrete,
Vrulli i rinis` me le
Te harruar ne nje skaj.
Por vec ti (si rreze qielli
Lehte e lehte dimrit t`eger
Shkon e gjen t`mjerin bari
Zbjerre tek humbja e Llazit
Dhe gezon me afsh e drite)
Dhembje ndjen per t`keqen time,
Vjen me mua n`erresire.
Dhe ja, para sysh me dalin
Gjith` bujaret e fuqishem,
Te helmuar e te vrenjtur,
si m`u duken per se largu
Cukat e maleve t`dashur
Kur iu fala qe nga deti
T`fundit here e me si pashe.
Ju , o bij te motit t`madh,
Hapet nje te ndritur udhe
Ne te vjetvet thellesi.
Zulma juaj ndricoi si djell
Permbi boten e permbysur;
Ajo eshtrat jua shkelqen
Ashtu si dielli mbulon,
Edhe pasi perendon,
Valet e trazuara
Me zjarr edhe me shkendija.
Por ushtaret s`duan helme,
S`duan qare… por , po deshe,
Emri Yt ketu m`kujton
Nje perralleze plot lote.


Gurbardhi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.