Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-05-07, 18:11   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perdorimi i tepert i kripes rrezik per shendetin

Kripa e tepert - nje rrezik i madh per shendetin

Ne Perendim, industrite ushqimore akuzohen sot per nivelin e larte te kripes se perdorur ne prodhimin e shume produkteve ushqimore dhe agro-ushqimore. Tashme dihet se kripa perdoret me shumice, pasi pa ndonje shpenzim te madh ajo i jep shije nje produkti dhe fsheh cilesine e varfer ne vlerat ushqimore. Kripa e rendon mishin, i cili fryhet, pasi thith shume uje. Por me shume kripe kane prodhimet e dritherave, buka, etj. Mishi i fresket ka pak kripe, nderkohe qe gjellet e parafabrikuara kane gjer ne 3 gr. kripe, madje dhe me shume. Perkundrazi, zarzavatet e fresketa kane pak kripe ne perberjen e tyre. Ato qe kane shume kripe jane sallamet, salcicet, djathrat.

Studimet e fundit pohojne se kripa e tepert eshte e demshme jo vetem per njerezit qe vuajne nga hipertensioni arterial por edhe ata qe kane nje tension normal. Studimi i amerikanit Myron H. Weinberger, te Indiana University School of Medicine te Indianapolis, i cili studioi mbi 600 persona te moshave nga 18-80 vjec, deshmoi se 40% e tyre kishin nje tension te larte dhe 50 % ishin te ndjeshem ndaj kripes. Ky studim zgjati 25 vjet dhe gjate kesaj periudhe 21 % e ketij grupi vdiq si pasoje e nje semundje kardiovaskulare. Por edhe personat qe nuk kishin hipertension dhe qe ishin te ndjeshem ndaj kripes, kishin te njejtin rrezik vdekshmerie. Sipas doktor Weinberger, “ndjeshmeria ndaj kripes edhe tek personat qe nuk vuajne nga hipertensioni arterial me kalimin e moshes ka rrezik vdekshmerie. Ndjeshmeria ndaj kripes eshte gjithashtu shenje e diabetit apo semundjeve kardiovaskulare”.

Interviste : Me specialistin Pierre Meneton i INSERM, te Frances.
- Perdorimi ne menyre te tepert te kripes a e rrezikon realisht shendetin e njeriut ?
- Po, kete e shpjegojne dhe studimet e bera gjate nje shekulli. Konsumi i tepert rrit tensionin arterial dhe shton rreziqet e semundjeve kardiovaskulare. Rekomandimet amerikane, kanadeze, zviceriane, skandinave, australiane, etj, si dhe rekomandimet e OMS-it kerkojne uljen e perqindjes se kripes ne perdorimin e artikujve ushqimore. Ne vendet e industrializuara konsumohen cdo dite 10-12 gr kripe ne nje kohe qe mesatarisht njeriu ka nevoje per 6-7 gr ne dite. Duhani, mbipesha dhe menyra e ushqimit luajne rol ne zhvillimin e semundjeve kardiovaskulare. Studimet epidemiologjike pohojne te njejten gje: konsumi i tepert eshte shkaktar ne mijera vdekje ne vit nga semundjet kardiovaskulare. S’ka asnje lloj dyshimi per efektin shkaterrimtar te kripes mbi shendetin e njeriut, kur ajo perdoret me shumice.
- C’duhet bere atehere, duhet ndaluar ?
- Jo, por duhet kufizuar. 80 % e kripes (klorur sode) qe ne marrim cdo dite eshte ne gjellet tona dhe vecanerisht ne suprat, buken, sallamrat, etj. P.sh. ne vendet skandinave, ne bashkepunim me industrite ushqimore qeveria ka arritur te percaktoje me ligj uljen ne 10-40 % te kripes ne perberjen e ushqimeve te prodhuara.
- Ju kritikoni pushtetin publik qe nuk eshte aktiv ne kete drejtim ?
- Sigurisht. Industrite ushqimore e detyrojne konsumatorin te marre ushqime me shume kripe. Pra, eshte thjesht nje helmim kolektiv qe behet. Ja pse eshte e nevojshme qe me ligj, te detyrohen fabrikantet qe te shenojne ne produktet e tregut perqindjet e kripes qe kane prodhimet si dhe sa kripe duhet te konsumoje njeriu ne nje dite. Do te ishte ndoshta e nevojshme qe sasia e kripes te perdorur ne keto raste te ulej ne 50 %...


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.