Banned
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
|
Terrorizėm apo Konspiracion ?
ĒALLMAT BOSH TĖ TERRORIZMIT
(
dhe probleme tė tjera nė njė letėr kundėr tendencave anti muslimane ne Shqipėri)
Po bėhen disa javė qė kur opinioni publik shqiptar po bashkėjeton me panikun e terrorizmit islamik, njė terrorizėm islamik krejt i veēantė: i mungon edhe terrorizmi edhe islamizmi. Por gjithsesi tmerron, ngjall frikė e urrejtje njėsoj si terrorizmi, pra menēurisht ia arriti qėllimit edhe pa ekzistuar. Pasojat po vetėlindin pa shkakun.
Por si funksionon ky fiction, ky terror virtual? Ku ndodhet? Fillimisht dhe pėrfundimisht nė faqet e gazetave mė tė mėdha tė vendit ku kryetitujt premtojnė pėrditė pėr BOMBĖ!, TERRORISTĖ! ISLAMIKĖ! Mė pas nėpėr faqet e kėtyre gazetave do lodhesh mė kot pėr tė gjetur ndonjė lajm a fakt terrori pėrmes togfjalėshave plot hipoteza, hiperbola e blasfemi. Boshllekun qė diskrediton, e mbulojnė si gjithmonė tre-katėr foto tė njėjta mjekėrroshėsh tė veshur me tė bardha, ku lexuesi shqiptar dallon veēanėrisht figurėn e Bin Ladenit tė Afganistanit, njeriut tė vitit, tė paktėn nė Shqipėri. Gazetarėt sigurisht do tė donin ndonjė terrorist tė vėrtetė, por nė pamundėsi pėr ta patur tė gjallė apo tė vdekur, veprojnė si paganėt e vjetėr qė pikturonin nė muret e shpellave gjahun qė do tė donin tė kapnin nė tė ardhmen.
Kuadrin e ilustrimit kanė marrė pėrsipėr edhe televizionet shqiptare. Terrorizmi islamik ka hapur edhe numrat jeshilė pėr terror telefonik 24 orėsh pranė disa tė pėrditshmeve kryeqytetase. Hot line islamik animohet veēanėrisht nga njė zė nė dialektin kuptimplotė tė Verilindjes sė Berishės, qė kėrcėnoi tė pėrditshmen me Atė qė nuk ia bėmė (bamė) amerikanėve, do tjua bėjmė (bajmė) juve!! Pėr ta mbyllur pjesėn e parė tė kėsaj letre, nėnvizoj se disa njerėz me njė gur tė vetėm duan ti vrasin tė gjithė zogjtė. Por i vetmi zog qė ata vrasin me siguri kėto ditė ėshtė zogu i Kosovės. Alarmi i terrorizmit e ka spostuar vėmendjen e opinionit nga fėmijėt e pėrgjakur tė Kosovės, tek fėmijėt e gjithkujt, qė Bin Laden kėrkon tė vrasė pėrditė. Dhe pėr fat tė mirė tė kėsaj loje, Bin Laden shpėtoi prej bombardimeve amerikane dhe gjithkush mund ta pėrdorė nga larg nė kohė krize. Po tė vdiste, duhej shpikur njė tjetėr, duhej nxjerrė njė tjetėr djalė i keq nga magazina me deus ex machina.
Duhet tė falenderojmė Zotin qė nė Shqipėri nuk ka terror me motive fetare, dhe kjo ėshtė e vetmja gjė e cila tė ngushėllon nė tė gjithė kėtė fushatė antiislamike. Tė paktėn naiviteti apo indiferenca e qytetarit shqiptar, bėn qė ai ti pranojė lajmet pėr terrorizėm, pa kėrkuar fakte, qė nė kėtė rast do tė ishin aktet e terrorit me viktimat pėrkatėse. Qytetari mjaftohet duke lexuar nė gazetė se islamikėt i shpėtuan edhe kėsaj here policisė, se ata u arratisėn nga baza para se tė vinte policia, se ata kėrcėnuan me telefon, se nė fakt ata nuk kanė vepruar, por kjo nnk do tė thotė se ata nuk do tė veprojnė. Fakti i pamohueshėm se i vetmi akt terrorizmi, i pa marrė pėrsipėr nga askush, ėshtė njė eksplozion i lehtė nė njė kishė tė qytetit tė Shkodrės, tregon se forcat qė prodhojnė terror, janė tė paktėn humane. Kėrkojnė thjeshtė tė legalizojnė e tė familjarizojnė nė Shqipėri termat fondamentalizėm apo terrorizėm islamik, pa bėrė masakra e shkatėrrime. Pėr kėtė meritojnė njė falenderim tė sinqertė.
Nė fillimet e kėsaj fushate tė psikozave tė terrorit, paralajmėroja miqtė e mij artistė e gazetarė, muslimanė, kristianė e tė pafe, se kjo fushate antiterror pa terrorin nuk mund tė vazhdojė gjatė pa ndonjė Reichstag tė tipit bombė nė kishė, skemė tepėr fėminore e po aq e pashmangshme. Prandaj janė pėr tu falenderuar ata njerėz qė deshėn ti kundėrvihen nė shtyp kėsaj fushate tė errėt me alarme tė terrorit inegzistent. Ata u treguan aq tė menēur sa tė ulnin kokat para fatalitetit: nė momentin qė do tė dokumentonin publikisht se nuk ka terroristė pa patur terror, dhe nuk mund tė ketė terror pa diēka qė ta shkaktojė kėtė gjendje, pa viktima a dhunė, fill pas kėsaj loja mund tė ashpėrsohej vėrtet. Heshtja e tė menēurve mund tė ketė qenė faktor qė e bėri qesharake kėtė fushatė tė shtypit, duke e lėnė tė rrėnohet me supozime e ndoshta qė e lodhėn opinionin qytetar, dhe i bėnė autoritetet shtetėrore tė reagojnė duke mohuar publikisht shumicėn e njoftimeve alarmante pėr terrorizėm islamik nė Shqipėri. Por pas bombės nė kishė, heshtja ndaj absurditetit tė kėsaj fushate, nuk ėshtė mė menēuri, por dita-ditės kthehet nė miratim a bashkpunim me kėtė absurditet. Forca ende tė paemėrta, tashmė e kanė tė gatshėm publikun e tmerruar prej medias, pėr tė interpretuar ēdo akt anonim dhune si terrorizėm islamik.
vazhdon...
|