Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-06-07, 15:57   #1
alkimisti
 
Anėtarėsuar: 06-06-07
Postime: 10
alkimisti i vlerėsuar jo keq
Gabim Ateizmi dhe Teologjia Islame

ATEIZMI DHE TEOLOGJIA ISLAME

Historia na tregon se pervec atyre qe vetequheshin ateiste, shume mendimtar jane fajesuar me ateizm, ngase kane mohuar apo kane shpjeguar pak me ndryshe doktrinat e popullarizuara fetare te periudhes se tyre. Psh. Sokrati eshte quajtur ateist ngase refuzoi perendite e Greqise se Lashte dhe ngase u drejtua ne nje lloj monoteizmi. Spinoza ngase fjalen Zot e pranon si me te gjere se fjalen “Jehova”
eshte quajtur ateist. Fichte megjithese ishte nje nga kundershtaret e ateizmit, ai nuk ka mundur t’i shpetoje etiketes “ateist”, sepse bente shpjegime te ndryshme nga tradicionalia. Keto dhe plot shembuj te ndryshem si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe te tjere tregojne se ne boten perendimore nuk kishte ndonje norme qe nje person te akuzohej ateist, por mjaftonte te refuzonte apo te pranonte ndryshe doktrinat tradicionale fetare.



ATEIZMI NE BOTEN ISLAME

Duhet te theksojme menjehere se perpjekjet e bera nga myslimanet e pare nuk ishin ndaj ateisteve por kunder politeisteve, mushrikeve, atyre qe besonin ne me shume se nje Zot. Ne Kur’an nuk verejme ndonje verset te lidhur direkt me ateizmin. Gje e cila na tregon se ne periudhen e Profetit Muhamet, ne ate zone nuk ekzistonte nje problem i tille. Dihet se edhe idhujtaret mekas besonin se idhujt ishin vetem ndermjetesues tek Zoti i Vertete. Pra, ata besonin ne Zot.
Ateizmi ne boten islame kurre nuk ka qene nje problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i jane dhene mundesite te zhvillohej ne sistemin e besimit islam. Per kete arsye, ne literaturen islame nuk gjindet ndonje term ekuivalent qe te kete kuptimin e ateizmit. Por si terma te peraferta me fjalen “ateist”
jane fjalet “kafir”, “zindik”, “mulhid” dhe “dehri”.



MENDIMET ATEISTIKE


Ateizmi si nje problem filozofiko-teologjik mund te analizohet nga disa prizma te ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktoreve burimor te ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateisteve. Ndersa ne e shohim me te pershtatshme qe kjo ceshtje te shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do perpiqemi te analizojme shkurtimisht mendimet thelbesore te ateisteve kryesore.
Do e filloj me ateizmin pozitivist te Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik te Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit dhe per ta mbyllur me ateizmin ideologjik te regjimit komunist shqiptar.


1.Pozitivizmi i Komtit

Shekulli XVIII. Shen Simoni dhe shoket e tij ofrojne nje ilac te ri per sherimin e plageve te thella te njerezimit: Pozitivizmin. Rryma qe mban kete sigel, pranon si te vertete te vetme shkencen dhe perjashton cdo gje qe nuk hyn nen analizat shkencore. Pastaj keto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlereson si fryt i fantazise cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me nje botekuptim evolucionist thote se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohes piqet intelektualisht. Faza e pare eshte ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht eshte brenda botes teologjike, e cila do te thote, te shpjegosh cdo gje me shkak Perendine, Perendite apo shpirtin. Metafizika, qe perseri sipas tij eshte “shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore”
perben shkallen e dyte qe perjeton njeriu. Ndersa grada me e larte sipas Komtit eshte periudha Pozitiviste. Ne te cilen, sipas tij, njeriu dashje pa dashje largohet nga botekuptimet absurde. Keto mendime te Komtit kane ndikuar tek disa njerez, mirepo ai eshte perballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vete ateistet e mevonshem, si Sartri.
Ogys Komti presupozonte se njerezimi duke iu drejtuar shkences/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me te vertete sot ka nje zhvillim marramendes si teknologjik ashtu edhe ne boten e mendimit. Mirepo, ne te njejten kohe edhe feja eshte ne gjallerine e saj maksimale. Shume prej shkencetareve te medhenj besojne ne Zot bashke me miliona njerez. Pervec kesaj, veshtrimi qe i ben Komti shkences dhe fese si dy pole te kunderta, eshte i pavlere per sistemin e besimit islam. Feja Islame jo vetem qe kurre nuk ka pasur ndonje njolle me emer “antishkencore”, ajo nuk eshte as a-shkencore. Ne tashme po e shohim kete fakt me ane te dokumentareve, kryesisht te Harun Yahya-s( www.harunyahya.com/albanian ) se si zbulimet e sakta shkencore po vertetojne faktin mrekullor te Kur’anit. Pastaj, myslimanet perhere kane kontribuar shume per zbulimet shkencore, kane nxitur per edukimin e lendeve ekzakte dhe kane ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa qe tashme shume shkencetare perendimore nuk e fshehin se rilindja perendimore eshte dhurate e botes islame.


2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut

Fojerbahu studion dy vite teologji kristiane. Pasi merr nje lekundje ne besim, kalon ne filozofi. Ishte nje nga nxenesit e Hegelit. Per arsye te mendimeve te tij materialiste pengohet ne karieren e tij akademike. Ai, vecanerisht ndaj konceptit “Zot”
mban nje qendrim te ashper. Sipas tij, koncepti “Zot” eshte pasoje e reflektimit jashta te natyres se vete njeriut. Ai thote se besimi i njeriut ne Zot eshte pergenjeshtrim i identitetit te vet, tjetersim nga vetvetja dhe varferi. Sepse ne kete rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjeter. Sipas tij, besimi ne Zot si dhe koncepti “Zot” shfaqet, formohet ne psikologjine njerezore me kalimin e kohes. Ky eshte nje pohim i shumeperdorur prej shume ateisteve. Mirepo kete mendim e kane refuzuar mjaft filozofe. Keta te fundit kane thene: besimi ne Zot eshte pjese e natyres se njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thene se ne thelbin e njeriut ndodhet mendimi i nje zoti te persosur, kete mendim qe njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vete Zoti. Dhe sipas Dekartit ky eshte argumenti me i bukur per ekzistencen e Zotit. Pervec filozofeve, tashme edhe vete shkenca e ka vertetuar se njeriu ndjenjen e te besuarit ne Zot e bart qe nga lindja. Revista angleze TIME, ne nentorin apo dhjetorin e kaluar 2004 ne faqen e pare shkruante: “The Gen Of The God/Geni i Zotit”. Bente fjale per nje studim te bere nga nje shkencetar-biolog anglez, i cili hedhte tezen se kishte zbuluar qe tek cdo njeri gjindej nje gen qe nxiste besimin ne Zot. Ky zbulim u be shkak i mjaft diskutimeve ne Amerike dhe ne Europe. Perderisa njeriu kete gen e mban me vete qe nga lindja, kush ia vendosi ne trupin e tij? Besoj se pergjigjen me te bukur kesaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thote: “kjo eshte sikur firma e nje piktorit qe hedh ne cepin e piktures se tij per te treguar se eshte i zoti i asaj veper.”


alkimisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-06-07, 16:04   #2
alkimisti
 
Anėtarėsuar: 06-06-07
Postime: 10
alkimisti i vlerėsuar jo keq
Gabim

(vijimi...)

3. Ateizmi sociopolitik i Marksit


Botekuptimi i Marksit eshte nje reaksion ndaj sistemit kapitalist Perendimor. Keshtu qe, per te kuptuar Marksin duhet te kemi parasysh gjendjen e popullit Perendimor gjate dy shekujve te fundit dhe mendimet e tija duhen vleresuar pikerisht nga kjo korrnize.
Marksi ashtu si Ogys Komti eshte interresuar per gjendjen e popullit dhe ka dashur ta riformoje gjendjen politike dhe ekonomike pasi ka verejtur probleme. Ai veren se klasa borgjeze duke pasur ne duar mjetet prodhuese po ushtronte dhune ndaj klases puntore-proleteriane. Duhej t’i jepej fund kesaj pabarazie dhe padrejtesie. Sipas Marksit, rruga me e shkurter per te realizuar kete ishte; te sillej ne pushtet nje klase punetore, si do si te jete. Per kete, sipas marksisteve, edhe dhuna mund te perdorej.
Sipas Marksit, nuk eshte e thjeshte sa duket t’u merret bergjezeve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojne arme te fuqishme. Njera nga keto arme eshte feja. Keshtu, sipas tij, feja e cila perdorej si mjet per te shtypur dhe shfrytezuar njerezit duhej eliminuar. Feja bente detyren e opiumit.
Marksi duke i dhene fese nje rol mpires, opiumi, pervojen njerezore eshte munduar ta shpjegoje me nje teori te vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur ne perberjen e tij materiale. Sa do qe pati perpjekje te medha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qendrueshem. U moren disa suksese politike, mirepo nuk munden t’ia heqin nga zemra njerezve besimin ne Zot.
Sipas Marksit, te besosh ne Zot do te thote te perkrahesh klasen borgjeze, te punosh per te. Faktikisht, ne perendimin e shekullit 19, 20 mund te hasim ne disa pika qe mund t’na bejne t’mendojme se ka te drejte Marksi. Mirepo ai gabon kur e pergjitheson kete. Perendimi dhe kultura perendimore nuk eshte nje shembull i pergjithshem per t’gjithe njerezimin. Cdo njeri duhet ta dije se nje popull mysliman ideal nuk mund te jete kurre kapitalist. Kjo nuk perputhet me etiken islame. Feja islame qe ne ditet e para ka qendruar prane atyre qe u eshte bere padrejtesi. Eshte bere jelek shpetimi per te shtypurit, te perbuzurit dhe te dobetit. Kete mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit te fundit Muhamet, ashtu edhe tek pasardhesit e tij.
Pra, shqetesimi i Marksit per fene nuk ka vlere per besimin islam. Mendimet e tija jane te lidhura ngusht me politiken dhe gjendjen e popullit ku ai jetonte. Marksi te gjitha fete i ve ne nje peshore. Nganjehere jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj te shtremberuar nga realiteti, te shkeputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Eshte me se normale per nje njeri si Marksi qe mban qendrim ideologjik per historine te thote se “Islamizmi i shpall jashteligjit te gjithe te tjeret dhe krijon gjendjen e armiqesise te vazhdueshme midis myslimaneve dhe jomyslimaneve.” Harron Marksi se paraardhesve bashkefetar te prinderve te tij, hebrenjte nderkohe qe ekzekutoheshin, deboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai qe u hapi dyerte per te dhe qe jetuan me shekuj me rralle ne harmoni. Pastaj perseri hebrenjte ishin ata qe gjeten mbeshtetjen e superfuqise Osmane, madje -sa per kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanet dergojne ne Shqiperi per te gjalleruar tregtine shqiptare. Sikur islamizmi te ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistet, ne Turqine e sotme me 99 % myslimane nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagoge te ndertuar qe nga periudha Osmane. Ne fene islame nuk ka dhune! Nuk pranohet besimi i imponuar.


4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit

Ne kohet moderne disa psikologe me ne krye Frojdin jane munduar te hedhin poshte besimin ne Zot duke perdorur metodat e psikologjise, gje e cila nuk eshte nga objektivat e kesaj fushe. Keshtu, dashje pa dashje kane treguar nje qendrim ideologjik ne emer te shkences.
Si do qofte, Frojdi dhe te tjere qe mendonin si ai kane bere mjaft studime te dobishme te pamohueshme lidhur me gjendjen shpirterore te njeriut. Ndersa ne lidhje me besimin ne Zot jane treguar me paragjykime dhe kane arritur ne perfundime te gabuara.
Menjehere dua ta theksoj nje nga gabimet e tij. Ai studion fete primitive Afrikane dhe fene e Greqise se Lashte dhe perfundimet qe nxjerr nga ato i pergjitheson me te gjitha fete e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon keto besime dhe i kategorizon ne grupin e besimeve te kota me plot bestytni. Konkretisht feja Islame eshte kunder totemizmave dhe fetishizmave qe ka studuar ky psikolog. Te njejtin gabim bente edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se te gjitha fete jane si perallat e Greqise se Lashte.
Frojdi studion shqetesimet psikologjike te shfaqura tek pacientet. Dhe ka hedhur tezen se keto shqetesime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fese. Sipas tij, keto deshira jane hedhur ne subkoshience si pasoje e kesaj dhune. Keto deshira te hedhura ne subkoshiencen e njeriut dhe te pangopura jane bere shkak te shfaqes se disa shqetesimeve ne perberjen e njeriut dhe i ka nxitur ato per sjellje jonormale.
Frojdi, themelin e besimit ne Zot e ka kerkuar ne lidhjen psikologjike midis femijes dhe babait te tij. “Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajesimit qe njeriu perjeton ne periudhen e femijerise jane faktoret e rendesishem qe kane bere te shfaqet besimi ne Zot”
thote Frojdi. Mirepo ky lloj arsyetimi qe perdorte Frojdi per besimin ne Zot mund te perdoret shume lehte edhe kunder ateizmit. Xhelozia e femijes ndaj babait, frika nga ai, perpjekja qe te shpetoje sa me pare nga pamundesia e rezistimit te dhunes se ushtruar nga i ati mund ta drejtoje te refuzoje ekzistencen e Zotit dhe mund te behet i pafe. Pra, metoda e perdorur nga Frojdi nuk duket e shendoshe.


5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit

Nice duke thene “Zoti vdiq, Ate ne e vrame”
ka shprehur se donte nje jete pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, eshte zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atehere, sipas Nices, njeriu do e rifitoje lirine dhe krnarine dhe perseri ai vete do e formoje identitetin e tij.
Klisheja “Zoti vdiq!”
ishte dhe akoma eshte nje parulle e shume perdorur dhe e shume pelqyer nga shume e ateiste dhe intelektuale si ne te kaluaren ashtu edhe ne kohet e sotme. Tregohet kur ne kohen e Nices kjo fjale e tij shkruhej gjithandej nga ithtaret e tij. Ne nje mur te madh shkruhej me germa te medha “Zoti vdiq!” dhe menjehere poshte “Nice”. Pasi vdiq Nice, besimtaret fshine parullen e ndjekesve te Nices dhe shkruajten: “Nice vdiq!” dhe poshte parulles: “Zoti”, per te treguar se kujt i perket vdekshmeria..
Sartri i ndikuar nga Nice eshte shprehur se qe te jete njeriu i lire duhet te mos ekzistoje Zoti. Sipas tij, ne se Zoti ekziston atehere liri nuk ka. Sipas ketyre mendimeve, kuptojme se ata qe nuk besojne ne Zot jane te lire. E vertete eshte kjo? Pse, besimi ne Zot behet pengese per liri?
Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri me teper se te hedhin poshte besimin ne Zot, ata arsyetojne nga aspekti etik se nuk duhet te jete Zoti. Pervec kesaj, mendimet e Nices dhe te Sartrit ne nuk duhet t’i mendojme si kritika te drejtuara fese islame. Sepse “Zoti”
qe refuzojne keta te dy filozofe, nuk eshte zoti i besimit Islam. Edhe mendimet e tyre jane te lidhura ngusht me realitetin e kultures se tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet t’i mendojme si norma universale.
Keta te dy, vecanerisht Sartri kur tregon se per te qene i lire nuk duhet te jete Zoti, ai shton se nese ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, nje besimtar eshte i pamoralshem. Kjo eshte nje hipoteze shume e dobet. Cdo fe predikon per moral, madje edhe fete jo-hyjnore. Tashi, nese nje person qe beson ne Zot, nga ana tjeter sillet edhe jomoralshem kjo nuk duhet te kerkohet ne fe, apo tek Zoti, por tek vete personi dhe keto jane shembuj te perjashtuar.

alkimisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-07, 16:10   #3
alkimisti
 
Anėtarėsuar: 06-06-07
Postime: 10
alkimisti i vlerėsuar jo keq
Gabim

(vijimi..)

6. Ateizmi i kohes se regjimit komunist Shqiptar.

Ky version ateistik nuk ka ndonje specifike qe te emerohet si nje lloj i ateizmit. Kete e radhita me shume qe te mundohem te terheq sa do pak kureshtjen lexuesve.
Fryma ateistike e ushtruar gjate regjimit komunist ne Shqiperi hyn ne Ateizmin Ideologjik qe e ka zanafillen me Marksin. Ndersa nga vete marksistet ky ateizem eshte quajtur “Ateizmi Shkencor”.
Enver Hoxha sa po kalon ne postin e sekretarit te pare te Komitetit Qendror, ai shpall si tradhetare mjaft klerike. Sipas studimeve te fundit, kete gje ai e beri ngase i shikonte si rivale te tij. Pastaj, ai ndoqi nje politike me propagande se feja eshte nje ndjenje armiqesore mes njerezish, e cila nxit per tradheti ndaj atdheut dhe per prapambetje dhe duke thene se gjoja populli vete nuk e donte me fene, ai shpalli lufte te hapur kunder fese. Prishi apo shnderroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptesisht me vite te tera praktikimin e ritualeve fetare.
Ne shkrimet e Enver Hoxhes nuk shohim ndonje kritike te mirfillte qe i ben fese. Vetem me 1967, ne letren e drejtuar komiteteve te partise na bie ne sy nje vleresim i shkurter qe ben ne lidhje me fene. Ai ben nje pyetje: “C’lidhje mund te kene enderrimet e Muhametit me realitetin tone te shekullit te 20-te? Asnje lidhje!”
pergjigjet ai. Po mire, i drejtohemi ne tani, cfare lidhje mund te kete me shekullin tone te merret nje sistem si Dialektika e marre nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para eres sone, nga ata njerez qe shumica mendonin se hena eshte rrotull djathi dhe qe gjuanin me shigjeta lart duke menduar se do acaronin perendite e tyre?!


Si perfundim mund te themi se,
nga aspekti i teologjise islame, perpjekjet e ateisteve jane te pavlera. Ato nuk perbejne ndonje kritike per besimin Islam. Teorite e tyre jane inkoherente, irracionale dhe joobjektive. Ata nuk kane hedhur poshte asnje nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam, madje ne shume raste as te besimeve te tjera monoteiste, sepse me shume jane marre me teizmin e mases –madje duke e deformuar nga realiteti- dhe me mitologji.



alkmisti


alkimisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:21.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.