Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-06-07, 14:36   #1
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim U mbajt sesioni shkencor pėr lidhjen shqiptare tė Prizrenit

U MBAJT SESIONI SHKENCOR
PĖR LIDHJEN SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT

Me rastin e 129 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit Kryesie e Bashkėsisė Islame tė Kosovės organizoi nė Prizren me 12 qershor 2007 nė sallėn e Vakėfit tė Prizrenit Tryezėn shkencore me titull ”Mesazhet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė raport me realitetin shqiptar sot”. Nė kėtė sesion morėn pjesė hulumtues shkencor nga Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia, janė paraqitur gjithsejtė 20 kumtesa ndėrsa u lexuan 17 kumtesa nė sesion.
U mbajtėn 2 seanca, seanca e paradites tė cilin e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Gazmend Shpuza, ak.Jashar Rexhepagiqi dhe dr.Muhamed Mufaku dhe seanca e pas ditės tė cilėn e udhėhoqi kryesia e punės nė pėrbėrje:dr.Muhamed Piraku, dr.Jusuf Osmani dhe Mr.Qemajl Morina.

Myftiu i Kosovės Mr.Naim efendi Tėrnava nė fjalėn e tij pėrshėndetėse pėrveē tjerash ceku “pėr nder tė 129 vjetorit tė LSHP e organizuam kėtė tryezė pėr tė shėnuar pėrvjetorin e saj dhe pėr tė pėrkujtuar rolin dhe rėndėsinė e saj nė ngritjen e vetėdijes kombėtare dhe fetare tė popullit shqiptar”.

Kumtesėn e parė e paraqiti dr.Pajazit Nushi nga Prishtina me titull”Lidhja Shqiptare e Prizrenit pas 129 vjetėve” ku pėrveē tjerash ceku” edhe pas 129 vjetėve nga mbajtja e LSHP-it ēėshtja shqiptare hyri nė shekullin XXI si ēėshtje ende e pazgjidhur. Shqiptarėt e viseve jashtė Shqipėrisė janė dėnuar dhe persekutuar vazhdimisht pėr programin e LSHP-it. Shėnimi i 90 vjetorit tė LSHP-it bėri jehonė tė madhe dhe solli inspirim edhe pėr demonstratat e vitit 1968 nė Kosovės, ndėrsa shėnimi i 100 vjetorit tė LSHP-it u me manifestime tė shumta nė Tiranė dhe Prishtinė bėri jehonė edhe mė tė madhe dhe se vetėm pas 3 vitesh rinia studentore e Kosovės u ēua nė demonstrata masive me kėrkesėn pėr Kosovėn Republikė”, dhe se akoma pas 129 vitesh vazhdon ideja e LSHP-it”. Kumtesėn e dytė e prezantoi .dr.Gazmend Shpuza nga Tirana me titull”Pėrmasat historike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” ku pėrveē tjerash ceku”delegatėt u mblodhėn nė Prizren ku miratuan edhe programin apo dokumentin bazė tė LSHP-it. Themeluesit e saj qė tė gjithė nga Kosova janė zhveshur nga efekti historik, nė kundėrshtime me realitetin nė fjalė dhe me mjaft paragjykime pėrfaqėsuesit e saj kosovar edhe sot e kėsaj dite janė tė mėnjanuar dhe lėnė anash”. Akademik Jashar Rexhepagiqi nga Prishtina nė kumtesėn e vet me titull”Vlerat pedagogjike tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” ceku”rėndėsinė e LSHP-it nė zhvillimin dhe pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe shkollave shqipe nė trojet shqiptare. Hapja e shkollave shqipe, pėrpilimi i librave shkollor sikur abetarja, libėr lexime e pjesė tė ndryshme tė njohuri natyre zė fill pas LSHP-it. LSHP-it insistonte qė nėpunėsit duhet tė njohin gjuhėn shqipe, gjuhėn tė cilin shumica e popullatės vendase e flasin, nė shkolla tė mėsohej edhe gjuha shqipe dhe tė japin mėsim mėsuesit dhe pedagogėt mė tė rėndėsishėm tė asaj kohe”.dr. Muhamed Mufaku nga Amani nė kumtesėn e tij me titull” Figura e Ismajl Qemajlit nė shtypin egjiptian si simbol i lėvizjes kombėtare shqiptare 1878-1912” ceku pėrveē tjerash” nė shtypin arab(egjiptian) vetėm pas formimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u bė e njohur ēėshtja shqiptare dhe populli shqiptar dhe se figura mė e ēmuar nė formimin e shtetit shqiptar Ismaj Qemajl be Vlora i cili edhe e vizitoi dy herė Egjiptin. Nė seancėn e para ditės kumtesat e veta i paraqitėn edhe dr.Masar Rizvanolli”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika serbe ndaj saj”, dr.Vehbi Xhemajli”Kontributi i tetovarėve nė Lidhjen e Prizrenit”, Nehat Krasniqi” Tė dhėna tė reja dhe dilema pėr haxhi Ymer Prizrenin”, dr.Hysen Matoshi”Karakteri antishqiptar i Republikės sė Mirditės”, dr.Iljaz Rexha”Kėrkesa e popullit shqiptar pėr autonomi acaroi marrėdhanjet me portėn e lartė”, si dhe akademik Enver Gjerqeku me kumtesėn”Sonetet kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”.

Nė seancėn e pasdites kumtesėn e parė e prezantoi dr.Muhamed Piraku nga Prishtina me titull”Roli i Myderriz efendi Podgoricės nė afirmimin e ēėshtjes shqiptare nė periudhėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit”. Pas kėtij kumtesėn e prezantoi Mexhid Yvejsi nga Gjakova me titull”Roli i ulemave nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit(1878-1881)” ku pėrveē tjerash theksoi”LSHP-it e ēoj, e ngriti pėr herė tė parė ēėshtjen kombėtare shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare. Ulematė shqiptare, jo vetėm qė nuk janė pėrfillur, por janė pėrbuzur, janė nėnēmuar, madje edhe janė akuzuar si “turkoshak,turkofil,turkoman, sulltanistė”edhe me emra tjerė edhe mė tė pistė. E vėrteta ėshtė se, ulematė shqiptare ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Ulematė shqiptarė filluan pėrgatitjet pėr themelimin e njė lėvizje politike-ushtarake, qė nė muajin mars tė vitit 1878. Kuvendi themelues, Kuvendi i pėrgjithshėm i LSHP-it u organizua prej ulemave. Tė gjitha komitetet e Lidhjes, apo degėt e saj, qė ishin themeluar nė tė gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej ulemave, prej Gjakovės deri nė Shkodėr, nga Prishtina deri nė Dibėr,qė u pėrhapėn me tė shpejtė edhe nė Shqipėrinė e jugut, gjer nė Janinė. Dega e Gjakovės pėrfaqėsohej prej kadiut Ahmet efendi Korenica, myftiut tė Gjakovės Ismail efendi Yvejsi, myderriz Hasan efendi Shlaku, dega e Shkodrės kryesohej nga myderriz Daut efendi Boriqi dhe i mbėshtetir nga myftiu i Shkodrės Jusuf efendi Tabaku, dega e Ulqinit nė kryesi kishte Hafiz Salih Hylja dhe hafiz Tamizin, dega e Pejės pėrfaqėsohej nga myderriz Haxhi Zeka, dega e Prizrenit kryesohej nga myderriz Ymer efendi Prizreni, dega e Mitrovicės nga myderriz Osman efendiu dhe myderriz Ali efendiu, dega e Prishtinės pėrfaqėsohej nga myftiu Zejnel Abedini, dega e Tetovės pėrfaqėsohej nga shejh Mustafa, dega e Dibrės kishte veprimtarė hoxhė Moglicėn dhe shejh Hysenin, dega e Shkupit veprimtar tė dalluar kishte myderriz Abdyl efendiu. Nė tė gjitha degėt e LSHP-it, nė tė katėr vilajete shqiptare, ulematė ishin shtylla kryesore, disa ishin, siē thuhet sot, mė tė moderuar, disa mė konservatorė, disa mė radikal, por secili prej tyre ishte i veēantė. Ulematė ishin ata qė i shkruan, hartuan, pėrpiluan Kararnamen(aktvendimet), Talimatin(urdhėresat), peticionet, memorandumet e kėshtu me rrallė. Me pak fjalė, ky ishte roli i ulemave nė LSHP-t, kėtė nuk duhet harruar, as nuk duhet lejuar tė tjerėt ta harrojnė, sepse e harrojmė vetveten”.

{{{...Vazhdon...}}}


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 18-06-07, 14:38   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

{{{...VAZHDIMI...}}}

Olsi Jazexhiu nga Tirana nė kumtesėn e tij me titull”Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe politika panislamiste e sulltan Abdylhamidit tė II-tė” pėrveē tjerash ceku”Lidhjen e Prizrenit tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmijėt e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdylhamdi i II-tė, pėr tė mobilizuar myslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera. Mbi karakterin islamik tė Lidhjes sė Prizrenit shkruan edhe Noel Malkolmi i cili nė librin”Kosovo a short histori”kujton citimet e njė zyrtari britanik nė Kosovė mė 1878”Lėvizja ėshtė mė shumė njė lėvizje fetare sesa shekullare, dhe udhėhiqet nga myftilerė, ulematė dhe kadijtė,...Jam i mendimit se tashmė ėshtė mė se e qartė se Porta e Lartė dhe Lidhja janė nė njė mendje, dhe po punojnė pėr tė arritur njė qėllim tė pėrbashkėt- mbrojtjen e provincės”. Kėta dy paragrafė mė kanė bėrė qė pėrpara shumė vitesh tė kėrkoja dhe tė kuptoj pėrse nė librat tanė tė historisė, Lidhja e Prizrenit, ashtu si shumė pjesė tė tjera tė historisė sonė ėshtė trajtuar sipas mendėsisė sė shkollės sllavo-greke nė Ballkan e cila pre supozon se popujt e Ballkanit vuajtėn nėn tiraninė turke.
Ndėrsa Kristo Frashėri e imagjinon Lidhjen e Prizrenit si njė organizatė antiislamike dhe laiko-kombėtare, Jakob Landau, Peter Barlt, Kirby Green, Peter Barlt, Xhafer Belegu, Eqrem bej Vlora dhe njė numėr i madh historianėsh botėrorė e shohin si njė organizatė islamike tė ndėrtuar nga myslimanėt e Gegėrisė dhe Bosnjės me mbėshtetjen e sulltan Abdulhamidit II-tė, pėr tė mbrojtur myslimanėt ballkanas pas Kongresit tė Berlinit. Pėrpjekjet nė librat e historisė nė Shqipėri qė manipulojnė historinė, duke shpikur konceptin e kombit laik nė ēdo ndodhi historike, sipas Noel Malkolmit janė njė rrėfim i varfėr i historisė. Xhafer Belegu nė librin”Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajė”thotė nė rrjedhėn e ngjarjeve kishte hyrė vetė sulltan Abdylhamiti II-tė, ai i kishte thirr nė Stamboll shejh Mustafa Tetovėn dhe Abdyl bej Frashėrin pėr t’i udhėzuar pėr zhvillimin e lėvizjes, ndėrsa ju dha urdhėr komandantėve ushtarak qė tė mos e pengonin zhvillimin e Lidhjes. Kėtė fakt e pėrmend edhe Eqrem bej Vlora i cili thotė se qeveria qendrore nė Stamboll jo vetėm qė u tregua dashamire ndaj idesė, por mori pjesė aktive nė themelimin e Lidhjes nė Prizren, pasi ishte nė interesin e saj tė nxiste njė lėvizje kundėr kėrkesave sllave e pak mė vonė edhe kundėr atyre greke...qė tė tėrhiqte vėmendjen e Evropės. Lidhja e Prizrenit i zhvilloi takimet e saj nė datėn 10 qershor 1878 nė xhaminė e Bajraklisė dhe Medresenė e Mehmed Pashės pranė saj. Nė Prizren por edhe mbarė Kosovėn, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki.

Pra, nėse duam tė kuptojmė identitetin dhe karakterin e organizatorė tė Lidhjes sė Prizrenit sipas konsullit Kirby Green dhe jo Kristo Frashėri, i bie qė Lėvizja shqiptare duhet parė si njė pėrpjekje e miletit islamik apo kombit osman i cili e shikonte fatin e tij tė njėjtė me atė myslimanėve tė tjerė tė Perandorisė dhe sulltanit kalif, dhe jo sipas skemave”politikisht korrekt”qė ideologjia nacional-komuniste e Akademisė sė shkencave mundohet tė ndėrtojė mbi identitetin e pashallarėve, bejlerėve dhe ulemave islamik tė Gegėrisė qė formuan Lidhjen e Prizrenit nė fund shekullit XIX”.

Nexhat Ibrahimi nga Prizreni nė kumtesėn e vet me titull”Backgroundi evropian antiosman-antiislam dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit mė 1878” pėrveē tjerash theksoi”Gjysma e dytė e shekullit XIX, e sidomos para dhe pas Lidhjes sė Prizrenit, pėr shqiptarėt paraqet njė ndėr periudhat mė tė rėndėsishme gjatė dy shekujve tė fundit nė pikėpamje nacionale, religjioze, gjeostrategjike e tė tjera.

Por, Kongresi i Berlinit nuk solli ndonjė dobi tė dukshme nė llogari tė trojeve shqiptare. Peter Bartl kėtė e thotė kėshtu: “Nė Kongresin e Berlinit qenė marrė parasysh interesat e tė gjithė popujve tė Ballkanit me njė pėrjashtim tė vetėm tė shqiptarėve.” Ai kėtė e arsyeton me faktin se shqiptarėt nuk gjetėn ndonjė protektor tė fortė nė mesin e fuqive tė mėdha pėr tė mbrojtur interesat e tyre, por edhe pėr arsye se shumica dėrmuese shqiptare i pėrkisnin fesė myslimane dhe ishin lojalė ndaj Perandorisė Osmane. Po ashtu, shqiptarėt shihnin te Perandorinė Osmane edhe garancionin e mbijetesės sė tyre fizike pėrballė synimeve shfarosėse tė popujve fqinjė kristianė. Kėtė e pohon edhe njė dokument i asaj kohe: “Vetė Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte krijuar pėr tė kundėrshtuar politikėn shoviniste serbe, malazeze, greke dhe bullgare, e jo atė turke”.

Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan institucione dhe individė. Ajo vazhdon tė pėrshkruhet si njė veprim kryekėput shqiptar, i ndėrtuar dhe nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte nė konflikt tė hapur dhe tė egėr me osmanėt dhe identitetin islam tė shqiptarėve e jo me pushtuesit serbė nė veri dhe grekė nė jug Madje, nga shtypi boshnjak i kohės sė Lidhjes sė Prizrenit mėsojmė se propaganda greke nxiti konflikte tė rėnda te ortodoksėt e jugut etj. mė 1883, me qėllim tė aneksimit tė shumė trojeve shqiptare nė llogari tė grekėve.
Nė grupin e atyre shkencėtarėve qė kanė ndjekur kursin antiosman kemi njė varg historianėsh tė njohur. Ali Hadri pėrmend se Lidhja “ka pasur tri programe. Programi i parė dhe i dytė ishin bukur shumė nė frymėn panislamiste, ndėrsa programi i tretė ka qenė shumė mė pėrparimtar,” duke e hedhur poshtė si anakronik dhe regresiv mendimin e shumicės sė popullsisė dhe tė shumicės sė delegatėve tė pranishėm. Qartė, mendimi i tij ėshtė i ngjyrosur me ideologjinė e kohės kur Ali Hadri jetoi dhe veproi.
Kurse njohėsi i rrethanave shqiptare-boshnjake, dr. Haris Sillajxhiq mendon se fati pak a shumė i pėrbashkėt i kėtyre dy popujve nė tė kaluarėn e deri sot duhet tė hulumtohet pėr tė ndriēuar aspekte tė panjohura.
Hulumtuesit nuk duhet t’i tremb elementi islam i Lidhjes, sepse nė tė nuk ka asnjė tė keqe pėr ēėshtjen kombėtare. Pėrkundrazi, fetarja dhe kombėtarja mund tė bashkėveprojnė nė mėnyrė tė pėrkryer drejt sė ardhmes. Me kalimin e kohės, e nėn trysnitė nacionaliste si trend i kohės sė shekullit XIX, ndikimi i Lidhjes sė Prizrenit shkonte nė favor tė shekullares (kombėtares) kurse nė dėm tė hyjnores (fetares) dhe tė pėrkeqėsimit tė raporteve ndėrmjet shqiptarėve dhe turqve. Pikėrisht trajtimi i njėanshėm dhe i pjesėrishėm i kėsaj teme imponon domosdoshmėrinė pėr hulumtime mė tė hollėsishme dhe mė objektive nė tė ardhmen, qė tė mėsojmė njė histori pak mė reale, pėr tė ndėrtuar vetė njė histori autoktone tė kėtij populli dhe tė kėtyre trojeve, tė liruar nga prangat dhe kufizimet e ndryshme ideologjike”.
Parim Kosova nga Prizreni nė kumtesėn e tij me titull”Objektet fetare islame nė shėrbim tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit” pėrveē tjerash ceku” nė objektet fetare islame si xhamitė, medresetė, teqetė, mejtepet janė mbajtur tubime, mbledhje, strehimore pėr refugjatė, shėrimi i tė plagosurve dhe ėshtė kryer mobilizimi i forcave pėr luftė pėr mbrojtjen e trojeve tona. Kompleksi i Lidhjes sė Prizrenit ėshtė njė “per exellenc” ku nė xhaminė e Bajraklisė u mbajt Kuvendi i Lidhjes, ndėrsa nė medresenė pranė saj kanė qenė tė vendosur dikasteret e qeverisė sė Lidhjes sė Prizrenit. Nė vitin 1968 ders-hanja apo mėsonjėtorja u shndėrrua nė muze, ndėrsa nė vitin 1978 me rastin e shėnimit tė 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit edhe objekti i Medresesė sė Gazi Mehmed Pashės iu bashkėngjitė kompleksit, ashtu qė nė katin e parė janė te vendosur kostumet e veshjeve kombėtare, ndėrsa nė katin e dytė galeria. Mė 28 mars 1999 forcat serbe e dogjėn dhe rrafshuan me tokė ders-hanen apo godinėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, dhe se pas ēlirimit tė Kosovės ajo menjėherė u rindėrtua ashtu si a qenė nė formėn e mėparshme tė saj. Sot me datė 12 qershor 2007 zbulimi i pllakės pėrkujtimore nė xhaminė e Bajraklisė ėshtė njė kontribut mė tepėr nė evokimin e Kuvendit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u mbajt para 129 vitesh nė kėtė xhami”. Me kumtesat e veta prezantuan edhe dr. Jusuf Osmani “Dokumentet arkivore pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit”, Adrian Muhaj”Autonomia e territoreve shqiptare nė kontekstin ballkanik”, dr.Riza Sadiku”Lidhja shqiptare e Prizrenit nė shtypin e mėrgatės shqiptare” dhe Mr.Qemajl Morina”Faktori fe nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe sot”.

Pas pėrfundimit tė prezantimit tė kumtesave pasuan diskutimet, polemikat dhe replikat lidhur me temėn nė fjalė, nė tė cilin u shfaqėn dy qėndrime apo dy kėndvėshtrime tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri qėndrim mbronte tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, profetar, proosman ndėrsa anti serb,antimalazez, antigrek dhe antibullgar, dhe se qėndrimi i dytė mbronin tezėn se Lidhja e Prizrenit ka pas karakter prokombėtar, pro laik, proshekullar ndėrsa antiosman, antisllav e antigrek.

Nė pėrfundim tė kėsaj mund tė konkludojė se duhet bėrė rivlerėsimin nė pėrgjithėsi tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke mėnjanuar ndikimin e ideologjisė komuniste nė tekstet shkollor tė historisė dhe tė ndikimeve tė frymės sllavo-greke nė te, e duke marr parasysh pikėsėpari mbėshtetjen nė hulumtimet arkivore tė arkivave tė Londrės, Stambollit e Vjenės, kundruall atyre ekzistuese tė burimeve arkivore tė Beogradit, Moskės dhe Athinės.


17.06.2007 Faik MIFTARI
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-07, 14:47   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kosova sot

Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Kosova sot

Shkruar nga Akademik Pajazit Nushi

Marrur nga gazeta TEMA - Shqiperi!

E shėnojmė pėrvjetorin e njėqindenjėzetenėntė tė organizatės sė parė politike shqiptare – tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit -, e cila u vu nė krye tė lėvizjes kombėtare tė popullit shqiptar nė gjysmėn e dytė tė shekullit nėntėmbėdhjetė. Kjo organizatė, siē ėshtė e njohur, luftoi pėr ēlirimin e vendit tė shqiptarėve nga robėria osmane duke mbrojtur tėrėsinė e atdheut tė ndarė nė vilajete tė cenuara nga gllabėrimi i tokave tė tij nga fqinjėt duke synuar formimin e shtetit kombėtar tė shqiptarėve. Pika e pėrbashkėt ku ishin konvergjuar pėrpjekjet e lėvizjes kombėtare tė shqiptarėve nė vitet 70 –ta tė shekullit nėntėmbėdhjetė tė udhėhequra nga organizata e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit ishte: lufta pėr tė drejtat e kombit shqiptar pėr shtet tė vet, pėr pavarėsi politike dhe pėr emancipim kulturor tė tij. Pėrpjekja dhe lufta e kėtillė e LSHP, pavarėsisht nga shuarja me dhunė e saj pas katėr vitesh, ishte pėrcaktuesi kryesor i vetėdijes sė formuar kombėtare tė shqiptarėve, qė nxiti dhe drejtoi aktivitetin e tyre nė liri, pavarėsi dhe sovranitet nė kushte dhe raporte tė ndėrlikuara dhe tė kompozuara nė variante tė shumėllojshme politike, ushtarake dhe ekonomiko-sociale gjatė dekadave tė fundit tė shekullit nėntėmbėdhjetė dhe tė atyre tė shekullit njėzet. Nė rrjedhė tė njė kompozimi modalitetesh tė ndryshme tė formacioneve organizuese politike, juridike e shtetėrore tė popujve tė Evropės shqiptarėt arritėn pas tridhjetekatėr vjetėsh tė organizimit tė LSHP tė formojnė shtetin e tyre vetėm pėr rreth gjysmėn e popullsisė shqiptare dhe tė tokave tė tyre, kurse pjesa tjetėr e tokave tė banuara kryesisht me shqiptar u bė rrip toke kufizuese e shtetit tė cunguar shqiptar. Mė tepėr se njė e treta e tė gjithė shqiptarėve janė tė pėrqendruar vetėm pėrgjatė kufirit verior dhe lindor tė shtetit tė Shqipėrisė. Ky vėshtrim ėshtė lidhje faktesh tė hedhura aty-kėtu nė horizontin e njėmendėt tė vėrtetėsisė sė tyre.

Pavarėsisht nga ndarja politike e shqiptarėve tė kėtij rripi kufizues me Shqipėri qė nga viti 1913, vetėdija e shqiptarėve pėr etnikumin e horizontit tė tyre dhe pėr synimet e LSHP reflektohej vazhdimisht nė pėrpjekjet dhe angazhimet e formave tė llojllojshme pėr pavarėsi dhe sovranitet nė organizmin dhe udhėheqjen e jetės politike, ekonomike, sociale dhe kulturore tė tyre.
Etnikumi i Kosovės nė kuptimin e lidhjes sė saj me zhvillim burimor tė vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve dhe tė historisė politike tė popullit shumicė nė kontinuitet tė Kosovės ėshtė i lidhur me platformėn politike tė LSHP. Kėtė lidhje e pohojmė, sepse “Kosova nuk ishte nė pėrbėrjen e shtetit sovran dhe tė pavarur tė Serbisė me subjektivitet juridik ndėrkombėtar tė pranuar nė Kongresin e Berlinit”. Pėr kėtė shkak indi shpirtėror kombėtar i shqiptarėve dhe trupi i tij nuk ėshtė kėputur anė e pėrtej pas vitit 1913, por pas rrėnimit me forcė tė LSHP. Prej kėsaj kohe duhet kėrkuar rrėnjėt e “ēėshtjes shqiptare”, e cila, siē pohon historiani Noel Malkom “...kjo ngjarje (vrasja e Mehmet Ali Pashės nė Gjakovė P.N.) e solli “ēėshtjen shqiptare” me forcė nė qendrėn e vėmendjes sė qeverive tė Perėndimit dhe tė lexuesve tė gazetave”. Nė vitin 1913 kjo ndarje e indit shpirtėror dhe trupor ka marrė formėn juridiko-politike dhe kjo u pėrcaktua pasi forcat ushtarake serbe dhe malazeze pushtuan Kosovėn nė nėntor tė vitit 1912. A ka mundėsi tė lidhen dhe tė komentohen aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit me aspiratat e shqiptarėve tė Kosovės dhe jo vetėm tė tyre, me pavarėsi tė Kosovės?

Vetėdija kombėtare e shqiptarėve dhe zhvillimet politike pėr shtetin e Kosovės

Vetėdija kombėtare ėshtė njė kategori psikologjike, e cila i bėn shqiptarėt subjekt politik tė vetvetes Vetėdija e kėtillė nė gjuhėn juridike mė shpesh pėrmendet si formė e shprehur me vullnetin e popullit. Pėrcaktimi i popullit shumicė tė Kosovės me vullnet tė tij qė tė jetojė nė pavarėsi nga tė tjerėt nė territorin e vet ėshtė forma e qartė e manifestimit tė vetėdijes sė tij. Vetėdija e kėtillė prore ėshtė produkt i zhvillimeve ndėrkombėtare dhe i ndikimit tė tyre nė shqiptarėt, sidomos nė ata tė Kosovės, qė e bėn tė pjesshme realizimin e drejtimit tė vetėdijes kombėtare. Megjithėkėtė, ky ėshtė realitet politik, social dhe psikologjik, qė u krijua nė rrethana tė reja politike dhe historike. Madje, edhe zhvillimi shumėvjeēar i Kosovės pas rrymimeve tė shumta dhe tė llojllojshme politike, ekonomike, sociale e ushtarake prej vitit 1878 tė LSHP deri mė sot ka shpuar deri nė formimin e individualitetit gjeografik, demografik, historik, sociologjik dhe politik tė veēantė, por tė pashkėputur nga tėrėsia e kombit shqiptar dhe e integruar etnikisht dhe shpirtėrisht me horizontin e botės shqiptare. Individualizimi territorial, historik, gjeografik, social e politik i Kosovės nė kuadrin e kombit shqiptar reflektohet edhe nė vetėdijen e shqiptarėve tė Kosovės dhe tė tė tjerėve qė jetojnė nė Kosovė. Por, edhe pėrfaqėsuesit e institucioneve ndėrkombėtare duhet tė vetėdijesohen se njohja e vullnetit tė popullit shqiptar tė Kosovės si formė konkrete e emancipimit tė ardhmėrisė sė Kosovės buron nga tėrėsia e vetėdijes sė viteve shumė mė tė hershme.

Vetėdija kombėtare ka parimet e zhvillimit dhe tė veprimit tė saj, qė ndryshojnė nga parimet dhe veprimet e organeve dhe tė institucioneve juridiko-politike tė njė populli, pėrkatėsisht tė njė vendi. Ndėr tė tjera, zhvillimi i saj lidhet me historinė ekonomike, sociale dhe politike e kulturore tė njė populli, por veprimi i vetėdijes kombėtare nuk i nėnshtrohet parimeve politike dhe ekonomike tė zhvillimit tė atij populli. Vetėdija kombėtare zhvillohet dhe formohet nė kuadrin e zhvillimeve sociale, por kjo njė herė e formuar nuk e ndėrprenė ndikimin e saj sipas marrėveshjeve politiko-juridiko tė asnjė niveli, madje edhe tė nivelit ndėrkombėtar. Ndėr shqiptarėt vetėdija kombėtare e zhvilluar u shfaq nė lėvizjen kombėtare dhe u identifikua nė LSHP. LSHP u shua, por vetėdija kombėtare ushtron ndikim tė pandėrprerė nė nxitjen dhe nė organizimin e sjelljeve individuale tė qytetarit tė bazuara nė sentimentin e atdhedashurisė. Sentimenti i atdhedashurisė ndėr shqiptarėt e Kosovės e ka burimin dhe forcėn e vet nė platformėn e ideologjisė sė LSHP. Ky sentiment, sikurse edhe te tė tjerėt, e ka bazėn e vet historike. Baza burimore intelektuale, emocionale dhe vepruese e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve ėshtė LSHP. Mbi kėtė bazė kjo nxiti aktivitete tė organizuara nė forma tė ndryshme gjatė njė harku kohor sistemesh politiko-juridiko tė ndryshme, qė shtrihet prej mė se njė shekull e gjysmė. Funksionin e vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve nuk arriti ta ndėrpresė asnjė sistem politiko-juridik dhe ushtarako-policor. Funksioni i kėtillė i vetėdijes kombėtare te shqiptarėt e Kosovės, dhe jo vetėm te kėta, u manifestua posaēėrisht nė dekadat e fundit tė shekullit njėzet. Por, funksioni i kėtillė i vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve objektivisht as qė mund tė ndėrpritet. Sikur popujt e shteteve tė Evropės, sidomos ata tė shteteve Ballkanike, tė ishin tė vetėdijshėm dhe tė gatshėm pėr njohjen e sentimentit tė atdhedashurisė sė shqiptarėve, pėr respektimin e vullnetit tė shqiptarėve dhe pėr pranimin e vetėdijes kombėtare tė tyre do tė zgjidhnin rrugėn e bashkimit tė shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre pėrbri kufijve tė Shqipėrisė nė njė shtet tė pėrbashkėt ose sė paku do tė lejonin bashkimin e Kosovės me Shqipėri. Por, nė kėto rrethana politike bashkėkohore jo veē qė nuk ekziston vullneti dhe gatishmėria politike pėr njė zgjidhje tė kėtillė, por me vėshtirėsi tė mėdha po arrihet vetėdijesimi i pėrfaqėsuesve tė disa shteteve pėr zgjidhje tė statusit sė Kosovės sė pavarur dhe sovrane. Madje, ka edhe burra shteti, tė cilėt e quajnė tė dėmshėm dhe tė rrezikshėm pranimin ndėrkombėtar tė pavarėsisė sė Kosovės, bile edhe tė pavarėsisė sė mbikėqyrur!, ndonėse pėr kėtė solucion ideja lindi nė gjysmėn e dytė tė shekullit njėzet, pra rreth mė shumė se njė shekulli pas LSHP. Veēantia e individualitetit tė zhvilluar historik, sociologjik, ekonomik e psikologjik tė popullsisė sė Kosovės me njė proces tė gjatė pėrpjekjesh e luftėrash prej njėqindenjėzetenėntė vjetėsh pėr pavarėsi i bėn tė paargumentuara pohimet se Abkhazi, Osetina e Jugut, etj. do tė kėrkojnė pavarėsi, kur dihet se populli i kėtyre vendeve tė drejtėn e tyre pėr pavarėsi e kėrkojnė jo mė shumė se dy dekada. Mė nė fund pėrse tė mos u jepet kjo e drejtė edhe atyre qė kėtė e meritojnė?

{{{...VAZHDON...}}}
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-06-07, 14:48   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

{{{...VAZHDIMI...}}}

Ēėshtja Shqiptare e pazgjidhur hyri nė shekullin njėzetenjė

Lėvizja Kombėtare e Shqiptarėve ka synuar dhe tash synon zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Por, kjo lėvizje kėtė nuk ka arritur ta zgjidhė. Rrethanat politike tė brendshme, nė radhė tė parė, por edhe ato ndėrkombėtare, sidomos raporti kurrė i balancuar ndėrmjet tyre pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare ka shkaktuar zvarritje tė gjatė tė kėsaj ēėshtjeje duke e vėnė kėtė nė shekullin njėzetenjė pa projekt tė zgjidhjes sė saj. E hapur qė nga viti 1913, por me rrėnjė tė mėhershme, ēėshtja shqiptare u pėrmend rrėshqitazi dhe pasukses nė mbarim tė Luftės I Botėrore, e njėjta nuk arriti tė hyjė nė dosje tė problemeve tė pazgjidhura nga Lufta II Botėrore, u pėrmend rrallė prej vitit 1945 deri rreth viteve 80 – ta tė shekullit tė kaluar. Pėrfaqsuesit e shqiptarėve nuk arritėn t`i pėrcjellnin nė Paris jo vetėm marrėveshjen e thyer tė Konferencės sė Mukjes, por as vullnetin e popullit tė Kosovės, tė shprehur nė Rezolutėn e Bujanit, sipas sė cilės populli i Kosovės dėshiron bashkimin me Shqipėrinė. M[e rendin e krijuar tė shteve pas pėrfundimit tė Luftės II Botėrore kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht ēėshtjen shqiptare e “la tė heshtur kapaku i hekurt i ideologjisė komuniste”. Po ky kapak i hekurt nuk e la tė pėrmendet edhe Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit. E pabesueshme, por i vėrtetė ėshtė fakti se shqiptarėt e viseve jashtė shtetit shqiptar janė dėnuar rreptėsishtė kur kanė pėrmendur Lidhjen e Prizrenit, por edhe mė e ēuditshme ėshtė e dhėna se “Zėri i Populli” i Tiranės e ka pėrmendur Lidhjen e Prizrenit me rastin e shėnimit tė dyzetepesė vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė! Problemi Kombėtar u pėrmend nga Enver Hoxha nė sesionin e 3 tė Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė vetėm nė fillim tė marsit tė vitit 1959. Por, edhe mė vonė Lidha e Prizrenit dhe ēėshtja kombėtare janė dy nocionet themelore tė historisė kombėtare qė mė sė paku janė pėrpunuar shkencėrisht dhe mė sė paku janė pėrmendur edhe nė shtypin e ditės. U shėnua pėrvjetori i tetėdhjetė i Lidhjes sė Prizrenit nė Shqipėri dhe shtypi i atėhershėm i dha publicitet tė kufizuar kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme; shėnimi i nėntėdhjetė vjetorit tė saj ishte mė i fuqishėm dhe ushtroi ndikim edhe nė rininė shqiptare tė Kosovės, e cila u ngritė nė demonstratė duke kėrkuar status politik tė pėrshtatshėm tė Kosovės, pėrkatėsisht duke kėrkuar tė drejtėn e vetėvendosjes dhe status tė republikės pėr Kosovėn. Kjo ngjau pikėrisht atėherė, kur Shqipėria braktisi Paktin e Varshavės. Nė kėto demonstrata nuk kanė munguar as thirrje pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė, qė ishte hap i rėndėsishėm pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė atė vit pėrfunduan edhe amendamentet kushtetuese , zbatimi i tė cilave nxitit disa ndryshime kushtetuese nė vitin 1971, kurse mė 1974 kėto ndryshime kulmuan me Kushtetutėn e parė tė Kosovės. Ngel tė studiohen mė thellėsisht faktorėt politiko-social dhe ekonomiko-ushtarak tė shqiptarėve, Shqipėrisė dhe tė fqinjėve, sikurse edhe raportet ndėrmjet shteteve juglindore tė asaj kohe. Njėqindvjetori i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u shėnua me madhėshtinė qė e meritonte si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, por edhe nė diasporėn shqiptare duke hapur perden e mbuluar tė ēėshtjes shqiptare. Jehona e shėnimit tė pėrvjetorit tė njėqind tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe botimi i punimeve tė Konferencės shkencore tė mbajtur nė Tiranė dhe nė Prishtinė, sikurse edhe botimi i librave dokumentues tė pėrpjekjeve dhe luftėrave tė Shqiptarėve pėr zgjidhje tė ēėshtjes kombėtare ushtroi ndikim tė fuqishėm nė rininė shqiptare tė asaj kohe, sidomos nė rininė e Kosovės, e cila pas tri vitesh u ngrit nė demonstrata tė fuqishme pėr Kosovėn Republikė.

Shteti – parti i Shqipėrisė moniste nė kėrkim tė qėndrimit ndaj Kosovės

Pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare Lėvizja Antifashiste Nacional Clirimtare e Kosovės u pėrcaktua pėr kushtet dhe mundėsitė e zgjidhjes sė saj nė Konferencėn e Parė Themeluese tė Kėshillit Nacional Clirimtar pėr Kosovė dhe Rrafshė tė Dugagjinit, ku u mor vendimi rezolutiv, sipas tė cilit Kosova, si rezultat i kėsaj lufte, do t`i bashkohej Shqipėrisė. Mirėpo, kjo nuk ndodhi pas pėrfundimit tė Luftės, ku morėn pjesė mbi 50 000 luftėtar nga Kosova. Nė korrikun e vitit 1945 nė Prizrenin e Lidhjes Shqiptare gjoja se u shpreh vullneti i popullit tė Kosovės pėr bashkim me Serbinė Federale. Me kėtė qėndrim fryma e programit tė Lidhjes sė Prizrenit u thye rėndė, pikėrisht siē ndodhi nė kohėn e Jasterbovit nė Prizren para mė shumė se njė gjysmė shekulli. Udhėheqsia e Shqipėrisė u vu nė pozicion tė pėrcaktimit tė qėndrimit politik tė saj pėr Kosovėn. Por, pėr interesimin e saj mori pėrgjigje: “Le t`i pėrvjel populli i Shqipėrisė duart pėr zhvillim tė socializmit dhe tė mos qaj kokėn pėr Kosovėn...”. Nė Konferencėn e paqes nė Paris delegacioni i Shqipėrisė i hodhi poshtė synimet greke, por nuk arriti ta hapte ēėshtjen shqiptare, ku Kosova kishte qėndrimet e veta.

Zhvillimet nė Kosovė u pėrcollėn nga ana e palės sė Shqipėrisė, por reagime tė mirėfillta nė institucionet ndėrkombėtare pėr vullnetin e shprehur tė popullit shqiptar tė Kosovės tė mbėshtetur nė parimet e Kartės sė Atlantikut dhe pėr mospėrfilljen e tyre nuk janė botuar deri mė sot.
Udhėheqėsi i Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė Enver Hoxha, udhėheqės i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, sipas shkrimit tė Ratkocerit “Kujtime”, pas trazirave nė Kosovėn e viteve 1945, 1968, 1981 dhe, duke qenė i njohur me ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare tė lidhur me aspiratat e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, paska dėrguar njė mesazh tė rinjve tė rebeluar. Sipas kėtij mesazhi “...nė Ballkan kishte vetėm njė republikė shqiptare, Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė, pra nuk mund tė kishte dy republika shqiptare”. Mė vonė edhe bashkėshortja e E. Hoxhės ka vėrtetuar se “Enver Hoxha nuk e kishte parė tė arsyeshme qė tė kishte dy republika shqiptare, njė kėtej kufiri, shtet mė vete, njė matanė kufirit brenda shtetit tė Federatės Jugosllave”. Mirėpo, pėr tė gjallė tė E. Hoxhės ky qėndrim ndryshoi pas demonstratave tė vitit 1981. Mė 8 prill tė vitit 1981 e pėrditshmja e Tiranės “Zėri i Popullit’ disa artikuj, ndėr tė cilėt i treti me radhė ka pas qėndrimin e prerė: “Kėrkesat pėr t`i njohur Kosovės statusin e Republikės ėshtė e drejtė”. Pėr zhvillimin e mendimit politik shqiptar nė pėrgjithėsi dhe pėr vėshtirėsitė dhe pengesat e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare tė lidhur drejtpėrdrejtė me zhvillimet nė Kosovėn e viteve 80 dhe 90-ta fjala e ish Presidentit tė Shqipėrisė Ramiz Alisė nė Asamblenė e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė pėrmasa ndėrkombėtare.

Proceset e zhvillimit pluralist dhe, sidomos shpėrbėrja e shteteve federale, shpuri edhe nė Kosovė nė ndryshim tė qėndrimit nė drejtim tė sė drejtės pėr vetėvendosje dhe nė formim tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės. Ky qėndrim i drejtė politik i ėshtė afruar vetėm njė hap zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve tė mbėshtetur nė programin e Lidhjes Shqiptare tė vitit 1878. Nė rastin mė tė keq, mospranimi ndėrkombėtar i pavarėsisė sė Kosovės hapė rrugėn e pėrsėritjes sė kushteve dhe tė atyre raporteve qė shpijnė nė konflikte tė reja nė Kosovė dhe mė gjerė.


P ė r f u n d i m

Fryma ēlirimtare e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ka nxitė dhe drejtuar lėvizjen kombėtare tė shqiptarėve dhe aktivitetet politike tė shqiptarėve tė tė gjitha trojeve tė tyre. Mbi bazėn e kėrkesave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit zhvilloi angazhimet dhe aktivitetin e vet Lidhja e Pejės, Lėvizja e kaēakėve, Komiteti Mbrojtja Kombėtare e Kosovės, rreshtimet nė Frontin Antifashist Nacional Clirimtar, rreshtimet politike kolaboracioniste tė shqiptarėve gjatė Luftės II Botėrore, rreshtimi i nacionalistėve shqiptar nė organizatėn e Ballit Kombėtar, Lidhja e Dytė e Prizrenit, sistemi pluralist i partive politike nė Kosovė dhe nė Shqipėri duke arritur qė Kosova vetėm pas 129 vjetėve tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė bėhet qendėr e angazhimit tė shqiptarėve tė tė gjitha trevave dhe tė atyre tė diasporės, sikurse edhe e forcave demokratike ndėrkombėtare. Me pavarėsimin e Kosovės po bėhet njė hap i rėndėsishėm i zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, qė hapė horizonte tė reja tė zgjidhjes sė tėrėsishme tė saj. Por, pėrse kaq vonė, me kaq shumė bredhje e lajthitje dhe me sakrifica tė pashoqe, por tė njohura pak nė komunitetin ndėrkombėtar?

(Shenim: Autori Pajazit Nushi mban titullin Akademik nė Prishtinė-red.DH.H )
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-06-07, 08:40   #5
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Lidhjen e Prizrenit tė cilėn nėpėr shkollat tona fėmijėt e mėsojnė si njė Lidhje sa anti-turke aq edhe kombėtare, historiani britanik Jakob Landau e klasifikon si njė organizatė tė nxitur nga vetė sulltan Abdylhamdi i II-tė, pėr tė mobilizuar myslimanėt e Ballkanit qė tė mbrohen nga pushtimi i fuqive tė krishtera.
Me duket karakterizimi 100% pro- apo anti - osman do ishte gabim. Marredheniet me sulltanin nuk kan qen njesoj gjat periudhes 1878-1881, dhe anti osmanizmi dhe kerkesa per autonomi u tregua me ashper drejt fundit te kesaj periudhe. Eor e rendesishmja eshte se ne nje grade apo nje tjeter Lidhja e Prizrenit tregoi trajta anti cdo fuqie rrethuese dhe ngriti ne piedestal Shqiptarine.

Me poshte mund te gjeni artukuj nga gazeta te huaja mbi kete periudhe

http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=17129


__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:42.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.