Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 23-06-07, 14:59   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ēamēakėzėt- armiq tė dhėmbėve

Ēamēakėzėt, armiqtė e dhėmbėve

Reklamat e ēamēakėzėve, qė shohim pėrditė nė televizion, duket se na e kanė mbushur mendjen se ata mbrojnė dhėmbėt nga kavitetet. Por mesazhin e kėtyre reklamave e kundėrshtojnė ashpėr stomatologėt, tė cilėt mendojnė se ēamēakėzi ėshtė armiku numėr njė kundėr i dhėmbėve. Specialistja stomatologe, Iva Pogaēe thotė se: “Nėse dėshiron tė kesh dhėmbė tė bukur atėherė laji nė mėngjes, nėse do tė kesh dhėmbė tė shėndetshėm atėherė laji nė darkė”. Pogaēe kėshillon tė gjithė qė nė pamundėsi tė shkėputjes sė njerėzve nga ēėmēakėzi, tė bėhet njė reduktim sa mė i madh. “Nėse pas ushqimit do tė donit qė goja juaj tė ketė njė erė tė mirė atėherė mund tė pėrdorni karamele tė lehta, por edhe kėtė mbajeni pak nė gojė. Ēamēakėzi rrėzon mbushjet e dhėmballėve dhe nuk ėshtė i kėshillueshėm”, thotė ajo. Sipas saj, ēamēakėzi dėmton edhe smaltin, qė, siē dihet, ėshtė shtresa mbrojtėse e dhėmbėve. Ajo vazhdon mė tej, duke thėnė se: “Dhėmbėt duhen larė pas ēdo ngrėnieje, por nėse jo atėherė dy herė nė ditė, siē thashė dhe mė sipėr. Tek dentisti duhet shkuar pėr tė kontrolluar dhėmbėt njė herė nė gjashtė muaj. Ėshtė e kėshillueshme qė njerėzit tė shkojnė gjithmonė te i njėjti specialist, qė kanė shkuar dhe mė parė. Arsye se pse tė rinjtė nuk vinė ėshtė se ata kanė shumė frikė.” “Tė them tė drejtėn kam shumė frikė nga dentisti, shkoj atje shumė rrallė, jam 19 vjeē dhe deri tani kam hequr 2 dhėmballė dhe kam mbushur katėr”, thotė Ina. Disa tė tjerė neglizhojnė dhe shkojnė te stomatologu kur dhėmbi i tyre ka arritur nė gradė tė fundit. “Ėshtė e vėrtetė, pasi nėse njė dhėmb nuk kurohet nė kohė atėherė ndodh mė e keqja. Pėr shembull, nėse njė njeri ka problem me njė dhėmbėt e sipėrm ai ka patjetėr nevojė pėr trajtim. Nėse ai nuk vjen tek ne atėherė kalon nė sinozit”, tregon Pogaēe pėr Gazetėn e Tiranės. Ndėrsa Fatmira Caka, grua 53-vjeēare, thotė se: “Unė shkoj rregullisht pėr tė kontrolluar gojėn, ndėrsa djali im e ka tmerr, sa dėgjon “dentist” largohet nga biseda.”

Dentiste Iva Pogaēe ka rreth tre vjet eksperiencė dhe punon sė bashku me nėnėn. Kjo e fundit, nė ndryshim me tė bijėn, ka njė jetė tė tėrė eksperiencė. Ushtron kėtė profesion prej rreth 33 vitesh. “Si unė edhe nėna ime kemi realizuar ėndrrėn tonė, tė bėheshim dentiste dhe tė punonim sė bashku. Pėr mė tepėr, e falėnderoj pasi mė ndihmon shumė. Jam e lumtur pėr kėtė fat”, pėrfundon ajo pėr “GT”-nė.



Shkaktarėt e humbjes sė dhėmbit

Ekzistojnė disa shkaktarė, qė ndikojnė nė "humbjen" e dhėmbit: Kariesi, ose siē quhet nė gjuhėn e pėrditshme prishja e dhėmbit. Pezmatimi (inflamcioni)i aparatit mbėshtetės tė dhėmbit (paradontopatia) dhe trauma, humbja e dhėmbit pėr shkak tė aksidentit. Kariesi ėshtė mė i shpeshtė dhe karakterizohet me shkatėrrim tė smaltit (shtresa e parė e dhėmbit) me ecuri tė pandėrprerė dhe me mundėsi tė pėrfshirjes sė dentinės dhe tė palcės sė dhėmbit (shtresa e butė e dhėmbit). Kariesi nuk trashėgohet, por mund tė "trashėgohen" shprehitė e kėqija, si "moslarja" e dhėmbėve te tė gjithė anėtarėt e familjes, edukata e ulėt shėndetėsore, mėnyra e tė ushqyerit etj.

Valbona Ndreka


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.