Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
|
e qfare tjeter mund te beje une, dhe tjeret pos......
Ne fund te javesJul 13, '07 9:00 AM
for everyone

nga Behxhet Sh. SHALA
BOTĖRISHT DEKLAROJ:
NUK JAM AS KUNDĖR SERBISĖ E AS KUNDĖR RUSISĖ,
PĖR SHKAK TĖ SIGURISĖ
DHE ARDHMĖRISĖ !
Rrapėllima e derės , pėr shkak tė erės : Kohėve tė fundit, anėtarėt e Ekipit tė Unitetit janė radikalizuar, si shumė janė duke kėrcėnuar! Jo do tia ftohim Serbisė. jo do tia ngulim Rusisė, jo nuk e bėjmė hesap Afganistanin, jo do tė behemi bashkė me Ahmadinexhatin, saktėsisht me Iranin, jo nuk ėshtė tuneli pa dritė, jo do tė zėmė pritė nė Korzikė, nuk bėjmė kėrcėnime vetėm dekorative, ua lėshojmė mediat me SIDĖ- n infektivo informative, do tė krijojmė tensione politike duke sulmuar Shumadinė multietnike, do ti pėrdorim armėt strategjike dhe ju qesim fare duke mos kursyer as armėt nukleare, pra, mos na detyroni qė nga pozicionet tona nėntokėsore strategjike, ti pėrdorim bombat made in EU-, pordhėt, me mbushje atomike! E pastaj nuk duam qė dikush tė vjen te dera e tė ankohet se diēka si shumė po vjen era! Andaj, pėr hirė tė paqes, demokracisė dhe stabilitetit, mos luani me durimin e Ekipit tė Unitetit! Ėshtė e vėrtetė se disi po dukemi jo shumė aktiv, se premtimi ynė mė tepėr ka karakter fiktiv, se nuk e mbajmė fjalėn e dhėnė, se nuk e mbajmė besėn, se pėr shkak tė pozitės ia marrim popullit shpresėn, kėto janė mashtrime optike qė prodhojnė pasoja tektonike, nė Azi, Afrikė e sidomos nė Amerikė! Se, pėr nderė tė shqiptarit, pėr kokė tė Ahtisarit e nė veēanti pėr ate tė Hashimit, nuk i thomė, dobar dan, Zhivadinit! Edhe vet e dini, se nuk ia vlen, qė, pėr disa qėllime taktike, ta rrezikoni Kosovėn multietnike! Ėshtė rast i rrallė dhe i paparė, mė beso or mik, kur njė vend me vetėm 7% tė popullatės qė janė pakicė, kushtėzohet, tė bėhet vend multietnik. Meqė ėshtė rast i rrallė, Kosova duhet tė shėrbej si farė, jo pėr respektim tė pamjaftueshėm tė sė drejtave etnike por si njė vend me kod tė dėmtuar politiko- gjenetik dhe perspektivė skizofrenike! Ėshtė e vėrtetė, se flamurin kombėtar, flamurin e Ismail Qemalit, jo pėr interesa tona, por pėr ato tė atdheut, e varėm nė bisht tė kalit! E plandosėm pėr tokė, personin qė e qėndisi flamurin, Marigonė Rinėn vetėm mos ta hidhėrojmė, pa nevojė, Marigonėn e Vėrtetė Shqiptare, Zeuse Tinėn! Nuk e morėm nė konsideratė propozimin pėr himn, tė shkruar nga Millutini e tė pėrdorur si plagjiat nga Behxhet Trimi, Rapsodi pėr Millojkėn , jo se nuk ishte propozim autentik por shkaku se kishte 40 % tekst nė gjuhėn shqipe, pra,nuk ishte tekst i vėrtetė multietnik por diversion romantik! Tash po flitet se simbolet do tė bėhen kur Kosova tė bėhet shtet, haj medet! Ishin kėrcėnimet se do tė shpallet pavarėsia nė mėnyrė unilaterale, nė Kuvendin e Kosovė dhe Metohisė, pėr inat tė Serbisė dhe Rusisė, mirėpo pėr arsye humanitare kėtė nuk do ta bėjnė pa pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare! Ka edhe kėrcėnime nga carllazaristėt e Vidovdanit, njėsiti i cubave i Gazimestanit, qė kanė deklaruar se pėr Kosovė dhe Metohinė pavarėsia ėshtė autonomia plus Serbia dhe se ēdo pėrpjekje qė pavarėsinė ta qesin nė letėr do tė nxis njė reagim tjetėr! Ky ishte ai reagimi i forcave paramilitare tė Serbisė qė aspak nuk dallon nga reagimi i ushtrisė! Komandanti i ushtrisė serbe gjithashtu tha se reagimi i ushtrisė do tė jetė ashtu si do tė jetė urdhėri i politikės sė Serbisė, me njė fjalė, tė gjithė janė nė tė njėjtat valė, politika, cubėria, policia dhe ushtria! Nė ndėrkohė qė ēdo forcė qė do ta mbronte Kosovėn ėshtė neutralizuar, paralizuar, me njė fjalė, nga politika ėshtė instrumentalizuar! E tash kėrcėnohen se do tė riaktivizohen, nėse statusi i Kosovės vie nė rrezik e ai as qė duket nė fund tė tunelit, or mik! Kėto kėrcėnime qė bėhen nė emėr tė mbrojtjes sė miletit mė shumė janė pėrpjekje pėr ta realizuar njė takim me anėtarėt e Ekipit tė Unitetit! Dhe, ata qė mė parė e kanė provuar ēorbėn e Dragodanit , mos ta pėrmendin shumė fushėn e mejdanit! Nė kohėn kur parapolitikės as qė i intereson ēėshtja e pavarėsisė, pse atėhere unė tė bėhem mė i menēuri nė mesin e budallenjve dhe ta kundėrshtoj politikėn e Serbisė dhe tė Rusisė andaj botėrisht deklaroj : Nuk jam as kundėr Serbisė e as kundėr Rusisė, pėr hirė tė sigurisė dhe ardhmėrisė! Prandaj, besoj se dikush nga Shtypi i Sikletit do ta pėrcjell nė adresat e caktuara, me shifra tė koduara, me fjalėt : ja edhe njėri qė vazhdimisht rebelohej dhe ēdo gjė kundėrshtonte tashmė pozitivisht po reflekton, pėr tia ruajtur nderin dhe dinjitetin nuk po e qujmė kėtė nėnshtrim e as kapitulim por thjesht , risocializim! Pra, lexues tė nderuar tashmė po e shihni se publikisht po dorėzohem, nga e kaluara ime rebele po distancohem dhe, pėr njė kohė thjesht po pensionohem! Kam pėrjetuar goditje me radhė, asnjėhere nuk mė qitėn nė ballė, propozimin pėr flamur nuk ma pranuan, ate pėr himnin e Kosovės ma deklasuan, me njė fjalė, krejt mė turpėruan! As pėr tė blerė ve nė treg nuk mė lanė vend e jo mė qė tė bėhem deputet nė Kuvend, ku pėr 4 vite vetėm do tė mrizoja dhe lekė do tė fitoja! Edhepse, jam njėri ndėr tė parėt qė u angazhua pėr njė Kosovė multietnike, nuk mė bėn as postier nė ekipet politiko strategjike. Ani, kur iu thashė se nė Ekipin e Unitetit e dua njė vend, gati mbetėn pa mend! Kot u pėrpoqa se Skendėn e kam jaran tė vjetėr, nga ditėt e rinisė dhe se bashkė kemi luajtur gogla nė ditėt e fėmijėrisė, se edhe Fatmirin e kam njėfarė jarani se qė tė dy kemi gjak llapjani, se e njoh Kolėn dhe Agimin dhe se njė ditė jam pėrshėndetur pėr dore nė rrugė me Ylberin dhe Hashimin me ērast kam pėrjetuar emocione tė papara dhe qė nga ajo ditė duart i kam tė palara, jo se nuk e dua erėn e pastėrtisė por nė kėto duar po e ndjej puhizėn e pavarėsisė! Blerimin nuk e pėrmenda, jo sepse nuk e dua por meqė kemi tė njėjtin mbiemėr, tė kem konflikt interesi nuk dua! Vetonin nuk e pėrmenda, nė te seriozisht jam hidhėruar sepse qė nga zgjedhjet e fundit , njė borxh nuk ma ka paguar! Nė planin emocional, kam njė bilanc katastrofal, pėrkundėr serenatave tė kėnduara dhe vargjeve tė shkruara nė stilin e Petrarkės, Majakovskit dhe Lorkės jo qė nuk e fitova simpatinė e Tinės por, ēka ėshtė mė e keqja e humba dashurinė e Rinės! Po e paguaj njė ēmim, se ėndėrrat keq i pata projektuar dhe si fort u pata lazdruar! E ndieja veten si kryetar i Kosovė dhe Metohisė, si njėri ndėr prijėsit e Ballkanit dhe si pelegrin permanent i procesioneve politike tė Dragodanit! Lexues tė nderuar, po e shihni se jam mė i madhi pendestar, deri mė tani thjesht kisha qenė njė gomar! Po nėse e pranojnė robėrinė, mos i shqetėso me pavarėsinė! Ēka mė hynė mua nė punė ēėshtja e Albinit dhe Adem Trimit! Edhe unė tash u radhita nė mesin e atyreve qė e gjykojnė Albinin dhe nuk po dua as emrin ti pėrmendi atij tjetrit qė, kishe ka luftuar pėr lirinė e Kosovė dhe Metohisė,e tash, si Donald Trampi, po rrezitet nėpėr plazhet e Shqipėrisė! Pata ra nė pikė tė hallit dhe nuk dija si tia bėja Adem Djalit! Mendoja , si mund tė jetonte, ia dai, me 40 euro pension kombėtar, nė Shqipėri! Kur, nė ditė mė thanė, or djalė, ti paske rrjedhur fare, po Adem Shejtani ka sa tė duash pare! Kur mi treguan do fakte qė ishin nė lojė, mbeta me gishta nė gojė! Ky ishte pėfitimi qė nga Ekipi i Unitetit qė pati Adem Trimi : Kola i ndau 45.000 euro, Fatmiri 48.000, Vetoni 50.000, Hashimi 52.000 ndėrkaq Agimi asnjė cent sepse me ato para, pėr njė invalid lufte e ndėrtoi njė shtėpi! Ky ėshtė vėllaēko fitim, duke u rreshkur nėpėr plazhet e Shqipėrisė, e trashė konton e xhirollogarisė! Nė emėr tė pavarėsisė! As Albini, nga Ekipi i Unitetit nuk ka mbetur keq dhe pa interesin, me para tė shtetit tė Kosovės po e shetisin nėpėr burgjet e Kosovės demokratike, prej izolimi nė izolim! Pra, Ekipi i Unitetit ndaj Albinit e ka pėrmbushur obligimin patriotik dhe moral dhe tani mbetet tė finalizohet ai material! Nesėr mė duhet tė shkruaj diēka pėr vendosmėrinė e Ekipit tė Unitetit pėr tė mos biseduar as me Serbinė e as me Rusinė si edhe pėr njė veturė tė qeverisė, qė nė Mitrovicėn e Veriut ishte pa regjistrim jo se inkasantėt e Ethem Ēekut kanė vepruar pa hezitim por thjesht se atje nuk ėshte Kosovė dhe Metohi por, thuaja tani disi po e zyrtarizojnė , si Serbi! Ju kujtohet se edhe Daci, dikur, kur ishte nė fuqi, do piktura patriotike, nė Kuvendin e Kosovės i pati mbuluar me do pizhama bukolike! Pasi u realizua pavarėsia, kam vendosur tė rri te shtėpia dhe tė merrem ekskluzivisht me punėt e mia! Nėse dikush ėshtė ndjerė i prekur, unė aspak nuk e kam ndjenjėn e fajėsisė, mė parė ua kam treguar adresat e pėrgjegjėsisė!
13.07.07 Prishtinė
Behxhet SH. SHALA, ( ish mbrojtės i Albinit dhe ish pėrkrahės i Adem Trimit, i injoruar nga Ekipi i Unitetit, i sulmuar nga Shtypi i Sikletit, ish dashnor i Rinės dhe ish Benjamin i Tinės, pra krejt ish, ish, me njė fjalė , pa ardhmėri, nė Kosovė dhe Metohi
|