Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-07-07, 00:09   #1
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Doja te ju jape do keshilla

Doja te ju jape do keshilla


Keshilla numer nje

"Allahu na beri krenar me Islamin nese do ta kerkojme krenarine tek dicka tjeter pervec Islamit Allahu do na poshteroje" Do kisha shume deshire qe kjo te ishte ne Zemren e cdo kujt prej muslimaneve .Nese njeriu krenohet me pasurine Allahu nxjere nje person tjeter qe ka me shume pasuri se ty.nese krenohesh me bukurin tende Allahu nxjer nje me te bukur se ty.nese krenohesh me veshjen Allahu nxjere nje person qe ka veshje me te bukur se ty.nese krenohesh me makinen do jete dikush me makine me te bukur se ty.Nese krenohesh me diturine Allahu nxjrre nje me te ditur se ty. "Por nese krenohesh me Zotin dhe fene e tij te vetme Islamin nuk ka kush ta kaloje ne kete krenari"


Keshilla numer dy

Nga Ebu'l Abbas Abdullah ibn Abbasi, radijall-llahu anhuma, trasmetohet se ka thene: "Nje dite kam qene pas te derguarit te All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe me tha: ' Oj moter, do t'i mesoj disa fjale: Kije ndermend All-llahun, All-llahu do te te ruaje ty. Kije nder mend All-llahun, All-llahun do ta gjesh para teje. Kur te kerkosh, kerko prej All-llahut. Nese kerkon ndihme, kerko prej All-llahut. Dije, sikur tere populli te tubohej qe te te ndihmoje ne dic, nuk do te te ndihmonin, pervec ate cka te ka caktuar All-llahu. E nese do te tuboheshin qe ne dic te te bejne dem, nuk do te te demtonin, pervec ne ate cka All-llahu tash me te ka caktuar. Jane ngritur lart pendat dhe jane thare faqet ( d.m.th. cdo gje eshte caktuar dhe mbaruar ) ( Tirmidhiu, i cili thote: hadith hasen sahih ) Ne trasmetimet e tjera, pervec te Tirmidhiut, qendron: " Kije ndermend All-llahun, do ta gjesh para vetes. Njihe All-llahun ( kur je ) ne bollek, All-llahu do te njeh ty ne veshtiresi. Dhe dije, ajo qe nuk te ka goditur, as qe ka mundur te te godase, kurse ajo qe te ka goditur, nuk ka mundur te mos te godase. " O njeri lidhu me Zotin tend se Ai ste le kurre ne balte por krijesat te zhgenjejne qofshin ato dhe prinderit tu ose te afermit e tu. Dije se Allahu i ka ne dore cdo ceshtje dhe mos iu frikeso asgjeje pervec Atij .Te gjithe jane krijesa dhe nje dite te gjithe do te kthehen tek Ai. Behu trim dhe krenohu me te miren dhe i turpshem ne veprimin e te keqes. Dije se verte ndihma eshte me durim, gezimi me deshperim, kurse pas cdo veshtiresie ka lehtesi.Mos u bej kurre pesimist se Zoti eshte Ai qe i shikon roberit e tij besimtar dhe nuk i le ato ne balte bej durim .A nuk i shikon qafirat Allahu i ka furnizuar dhe ua largon demet atyre shpesh here po per ty a Thua se nuk mendon . JO kurre por Ai deshiron te ngreje ty ne grada te larta ne xhenet deshiron te fali gjynahet te cilat ti i ke kryer qe kur te dalesh para TIJ te jesh i paster dhe keshtu te begatoje me xhenetin e TIJ.
Dije se cdo dhimbje ka nje fund .Vertet Islamin po e luftojne po kjo eshte sprove per ty sa ti do te kontribosh ne ruajtjen e kesaj feje madheshtore A do te besh tregti me Zotin tend. A doni tju njoftoj per nje thenje te derguarit salallahu alejhi we selam.Te jepni pasurine dhe veten tuan ne rrugen e Tij .Vertet Xheneti eshte pasuri e perjetshme.A nuk e shikon sa punon ne kete dynja sa lodhesh me Zor se e blen nje shtepiu kurse Allahu ta ka lehtesuar xhenetin me 12 namaze synet ne dite te dhuron nje shtepi ne xhenet.apo kush ja kryn vllaut te vte nje pun ka mere sevap sa me nejte nje muaj ne xhmi e te pejgaberit salallhu aljhi ve selem ,dhe ka vpra te shumta si kta. SUBHANLLAH sa leht te ka bere zoti te fitosh xhentin ja pra mos e lesho kete shfritezoje para se te te kalon koha e shfritezimt .


Keshilla e trete

Ju porosis qe te mesoni shume per fene ne mynyre qe ti jepni pergjigje cdo njeriu ne lidhje me te dhe te afroheni me te Prane Zotit tuaj .Nuk kam pare dicka me te bukur ne jeten time se dituria . Transmetohet nga ebu davudi se I pejgaberi salallhu alejhi ve selam ka than :kush mson qe me to te fitohet knaqsia e Allahut nuk do ta shijoj zjarin diten e kijametit Allahu na e shtofte diturine dhe na lartesofte ne grada te larta ne xhenet. Mos harroni ne zemrat e juaja te jete gjithmone pema e besimit me frytet e saj dashurine ,sinqeitetin, friken, mbeshtetjen shpresen, durimin etj tek Allahu i Madheruar. Mos harroni se besimi plaket prandaj ripertrieni ate me dituri. Pendohuni tek Zoti juaj vertet ai eshte q ua pranon pendimin dhe eshte Fales dhe Meshirues.


Keshilla e kater

Ju keshilloj te jeni te kujdeshem ndaj namazit tuaj.Per te cilin nje dijetar ka thene Me mire per mua eshte dy rekat namaz se xheneti se cka ne te.E pyeten njerzit si keshtu.Tha- Me namazin fitoj kenqesine Zotit xheneti eshte kanqesia ime dhe eshte me e mire per mua kenaqesia e Zotit se kenaqesia ime


keshilla e peste

Zbukuroni vetet tuaja me besim ne zemer me devotshmeri.Fytyrat e juaja bejini te shndrisin duke u falur.Uallahi ka per tiu ndricuar fytyra dhe keni per ti pare shenjat e sexhdes ne fytyrat e juaja. Ndricojini mendjet ej uaja me dituri islame qe tiu udheheqi bashke me driten e besimit te zemres ne erresirat e kesaj toke dhe zullumin qe eka ajo brenda saj.


Keshilla e gjashte

Per femrat dhe motar muslimane Te vendosin buzekuq ne buzet e juaj sinqeritetin dhe fjalen e Zotit. Te jete vathi i juaj degjimi i kuranit dhe i fjaleve te mira. Te jete rimeli i juaj ne kenaqesine e Zotit dhe duke u larguar nga gjynahet. Te jete unaza e juaj kenaqesia dhe besnikeria ndaj burrit dhe ruajtja e nderit te saj. Te jete varsja e juaj turpi . Te jete rrobja e juaj devotshmeria dhe frika ndaj Allahut . Te jete boja e flokeve te juaj dituria islame ne baz te kuranit dhe sunetit Te Perpiqesh qe sa me pak te te duken pjeset (islamikisht) te turpshme te trupit: mos vish tesha te shkurta, te ngushta ose te tejdukshme. Burri yt le te martohet per bukurine tende shpirterore, e jo ate trupore (trupi humb bukurine pas nje kohe, kurse shpirti eshte i perjeteshem) Te Mos lexosh revista dhe libra me tematike "te ndyte", mos shiqo filma dhe mos degjo muzike, se keto ta roberojne shpirtin, te bejne te jetosh ne boten e enderrave dhe ta dobesojne te mbajturit mend. Te Shoqerosh me besimtare, qe te keshilloheni njera me tjetren. Kudo qe je, beju shembull per muslimanet dhe femrat tjera.



keshilla numer shtate

Dijeni se Zoti eshte nje dhe feja e shpallur prej tij eshte nje te gjithe fete e tjera jane te shpikura prej njerzve ose te emertuar nga ato.Largoheni prej idhujtarive te kota dhe besoni vetem Zotin madheshtor dhe pa te meta.Per njeriun mbi cdo gje duhet te jete Krijuesi i tij Sepse Ai ka deshiruar qe te jesh tek prinderit e tuaj.Po te donte Ai i bente prinderit e tu qe te mos kishin mundesi lindje.Ai deshiroi qe ti te jesh ne at vend ku je dhe jo dikund tjeter.Prandaj le te jete Atdheu yt mjet per te cilin ty do te shtohet dashuria ndaj Krijuesit tend dhe jo mjet qe te largoi dashurine nga Krijuesi Yt.Beni dallimin midis fese dhe kombit se jane dy gjera te ndryshme dhe se feja eshte me e gjere se sa kombi.nese dikush do kombin me shume se fene eshte sikur ka djegur pikturen per te marre hirin e saj. Deshira e ime e fundit Mos ma marri Allahu shpirtin pa kontribuar dhe shikuar krenarine e Islamit me bote dhe na bashkofte ne xhenetin e tij bashke me te gjithe muslimanet dhe muslimanet .Na i falte gjynahet dhe gabimet tona ne me te vertet ne jemi gjynafqar.Te na i udhezoi te dashurit e zemrave tona.Prinderit te afermit shoket ne rrugen e drites islame. Te na bashkoje ne xhenet me te derguarit dhe shokt e tij dhe njerzit e mire. Inshallah Allahu e ban ket qe te marim mesim qe te perfitoj e jo qe te jet kedernesh ne at dit kur do te na thuhet se e keni ditur por se keni vepru Allahu na rujt , Qoft Allahu I keneqer me kto fjal qe I tham cka kem gabu prej shejtanit cka kem qellu prej Allahut dhe neve .


Selam aleikum we rrahmetullahi we berkatuhu

Dr. Leone


__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-07-07 nė 10:53
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-07-07, 00:15   #2
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Keshilla motrave muslimane

Keshilla motrave muslimane


1. Pakushtesisht besoi All-llahut si Zot te Vetem, i cili te ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qofte mbi te) eshte i Derguari i fundit i Zotit.

2. Mos u mbeshtet ne aske pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqesine. Lutju qe te te ndihmoje, por nese te gjen ndonje fatkeqesi, duro.

3. Frikesoju vetem All-llahut dhe dije se nje dite do te japesh llogari para Tij.

4. Kerko nga All-llahu falje mekatesh se Ai pranon pendimin, por te jesh e vendosur se me nuk do t'i perserisesh gabimet.

5. Ruaju nga mekati me i madh - shirku (kur i pershkruan All-llahut shok). cdo veper qe e ben, beje vetem per All-llahun, ndersa nga shirku kerkoi ndihme All-llahut me kete lutje:
"All-llah, ne Ty mbeshtetem nga shirku qe e njoh
dhe kerkoj falje prej Teje per shirkun qe nuk e njoh"

6. Shpesh permende All-llahun, se Ai eshte me ata qe e permendin.

7. Dije se All-llahu vezhgon cdo hap tend.

8. Beso se krijesa te All-llahut jane edhe engjujt (meleket), te cilet i zbatojne urdherat qe ua jep All-llahu.

9. Meso sa me shpejt te falesh (nese akoma nuk din) dhe filloja te falurit, sepse ky eshte nje nder kushtet per te qene muslimane. Me ane te te falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjeter nuk do te te ngele kohe per gjera te kota.

10. Agjeroje nder muajin Ramazan (kjo eshte gjithashtu nje kushtet per te te qene muslimane), ndersa ditet qe te ngelin paagjeruara agjeroi sa me shpejte, madje menjehere pas festes se Bajramit.

11. cdo pune filloje me qellim te mire dhe duke thene:
"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
(Ne emer te All-llahut, Meshiruesit, Meshireberesit)

12. Lexoje Kur'anin sa me shpesh qe te njohtohesh me urdherat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra qe permbajne Hadithe te verteta (fjale te Muhammedit u) sepse keto me se miri e shpjegojne Kur'anin.

13. Respektoi dhe ndihmoi anetaret e familjes (posacerisht prinderit) dhe lute All-llahun per to, lutja yte shpejt do te pranohet nese do Zoti.

14. Lexo sa me teper se kjo ta permireson te shprehurit dhe nese ke mundesi studjo ndonje shkence.

15. Ruaju nga mendjemadhesia, se mendjemedhenjte i urren cdo njeri.

16. Buzeqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, qe te shtohet dashuria dhe meshira mes jush.

17. Mos genjej, mos perqesh dhe mos u be dyftyreshe, se keto ta nxijne nderin, ndersa i ben njerezit qe ta humbin respektin ndaj teje.

18. Asnjehere mos u be kokeforte dhe mos hy ne konflikt me shoqet, por nese vjen deri te konflikti sillu sa me bute (ashtu sic i perngjan nje muslimaneje) se vetem ne kete menyre mund te ngadhnjesh.

19. Behu e drejte dhe e vendosur, stabile ne qendrimet e tua, por kur ta shohesh se ke gabuar, pranoje haptazi.

20. Mos pergojo (kjo beri keshtu, ajo beri ashtu) qofte edhe nese je ne te drejte dhe mos paragjyko, sepse shpesh keto jane mekate dhe tradite e injorances.

21. Kurre mos shpif. Shpifja eshte eshte mekat edhe me i madh se pergojimi.

22. Asnjehere mos u vetmo me ndonje djale dhe shmangiu bisedave me djemte.

23. Gjithmone kur takon ndonje te varfer jepi dicka sado qofte e vogel dhe perpiqu qe kete ta besh fshehurazi duke shpresuar ne shperblim me te madh tek All-llahu.

24. Perpiqu qe sa me pak te te duken pjeset (islamikisht) te turpshme te trupit: mos vish tesha te shkurta, te ngushta ose te tejdukshme. Burri yt le te martohet per bukurine tende shpirterore, e jo ate trupore (trupi humb bukurine pas nje kohe, kurse shpirti eshte i perjeteshem).

25. Gjithmone ha me doren e djathte, ndersa te majten perdore per pastrim.

26. Pastroi dhembet para dhe pas fjetjes, si dhe para cdo namazi.

27. Mos lexo revista dhe libra me tematike "te ndyte", sa me pak shiqo filma dhe sa me pak degjo muzike, se keto ta roberojne shpirtin, te bejne te jetosh ne boten e enderrave dhe ta dobesojne te mbajturit mend.

28. Shoqeroju me besimtare, qe te keshilloheni njera me tjetren.

29. Respektoje cdo urdher te All-llahut dhe te Lajmetarit te All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).

30. Kudo qe je, beju shembull per muslimanet dhe vajzat tjera.

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-07-07 nė 10:56
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-07, 00:18   #3
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim Moter: A e deshiron lumturine?

Moter: A e deshiron lumturine?


A e deshiron lumturine? A e deshiron qetesine? A e deshiron sigurine dhe vendosmerine? A i deshiron te gjitha keto ne kete dynja apo ne ahiret? E gjithe lumturia, motra ime muslimane, gjendet ne bindjen ndaj Allahut dhe pasimin e menhexhit te Tij dhe pasimin e rruges se te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te.

I Lartesuari thote: “. . . Kush e respekton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai ka arritur nje sukses te madh.” (Ahzab: 71)
Ndersa, hidherimi dhe fatkeqesia eshte ne kundershtimin e Allahut dhe mospasimin e menhexhit te Tij dhe rruges se te Derguarit te Tij.
I Lartesuari ka thene: “… E kush e kundershton Allahun dhe te Derguarin e Tij, ai eshte larguar shume larg se vertetes.” (Ahzab: 36)

Motra ime muslimane:
Me nje ze terheqes dhe me fjale keshilluese te bej thirrje qe t'i frikesohesh Allahut te Lartesuar, gjthashtu te bej thirrje edhe nje here tjeter qe ta falenderosh Allahun i Cili te ka begatuar me te gjitha keto dhunti, si: Imanin dhe Kur'anin. Te ka nderuar, te ka pastruar dhe ta ka ngritur lart poziten tende. Nuk ngrihet pozita e gruas ne cfaredo hije pervecse nen hijen e Islamit. Dhe jo vetem kaq, Ai te ka vecuar me rregulla te shumta ne librin e Tij Famelarte. Femra para Islamit ka qene e pavlere, e nencmuar para shoqerise, para familjes, e madje edhe para prinderve te saj. Nganjehere ajo eshte konsideruar si kafshe dhe bile eshte preferuar kafsha ndaj asaj.

Ti motra ime muslimane nuk e gjen lumturine tende vetem se ne fene Islame. Prandaj, permbaju asaj dhe degjoje fjalen e Allahut i Cili na e tregon te kaluaren. Kujtoje ate gjithmone ne menyre qe ta falenderosh Allahun per dhuntine ne te cilen gjendesh. Allahu i Lartesuar thote: “Kur ndonjeri prej tyre lajmerohet me (lindjen) vajze, fytyra e tij prishet dhe behet plot mllef.”“Fshihet prej njerezve, per shkak te asaj te keqeje me te cilen u lajmerua (e konsideron bela, e jo dhurate prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbaje ate, ashtu i perulur, apo do ta mbuloje ate (te gjalle) ne dhe…” (En Nahl: 59, 60)

Ne kohen e xhahilijetit (para Islamit) i mbysnin vajzat dhe nganjehere i varrosnin te gjalla ne dhe deri sa erdhi Islami si meshire per mbare boten dhe porositi qe te edukohen vajzat dhe te mbikeqyren dhe kush e ben kete do te kete shperblim te madh.

Falenderoje Allahun, oj moter e Islamit, i Cili te ka udhezuar ne kete fe, te ka nderuar dhe ta ka ngritur lart vleren tende me kete fe, nderkohe qe shume prej femrave te botes jane te devijuara. Kapu per litarin e forte te Allahut sepse eshte nje prej shtyllave te fese dhe dije se te pret denimi i Allahut nese nuk i nenshtrohesh Atij, nuk ndalohesh ne kufijte e Tij dhe nuk permbahesh prej ndalesave te Tij.

Motra ime muslimane: Armiqte e tu jane te shumte dhe deshirojne qe te shfrytezojne ty per ta shkaterruar turpin dhe fene. Ata mund te jene edhe prej atyre qe i perkasin fese tende.

Disa thone: Nuk perparon gjendja e lindjes perderisa femra nuk e heq mbulesen e saj dhe me te ta mbuloje Kur'anin Famelarte! Ata me kete deshirojne qe te te hedhin ne hidherim dhe plogeshti, te bejne thirrje per ne Xhehenem. Nese iu pergjigjesh, te hedhin ne te. Ata deshirojne qe te jesh e pamoralshme, lavire, e pambuluar. Allahu te ruajte! Te presin me padurim qe ti ta heqesh mbulesen, t'i largohesh imanit, turpit dhe pastertise dhe me pas t'i lesh obligimet e tjera. Vetem atehere do te stabilizohen ata. Ata luajne me ty si femijet me top dhe ashtu sic luajne me qenin e ngordhur. Allahu te ruajte prej tyre!

Motra ime muslimane: Cili eshte qendrimi yt ndaj tyre? Qendrimi yt ndaj tyre duhet te jete kapja per fene e Allahut, ndalimi te kufijte e Allahut dhe mospergjigjja atyre.

Injoroji ata duke mos u kthyer nga ata dhe duke mos ua vene veshin fjaleve te tyre. Leri te vlojne nga inati dhe ti permbaju fese, turpit dhe mbuleses.

Motra ime muslimane: Disa nga grate mendojne se zbulim konsiderohet vetem zbulimi i trupit. Jo, zbulim nuk konsiderohet vetem kjo. Zbulim konsiderohet edhe veshja e rrobave te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme, veshja e pantallonave, parfumosja kur del perjashta, ne vendet ku ka burra.

A nuk e ke degjuar thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te – ku ka thene: “Dy lloje prej banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . . ” dhe ka permendur: " . . . dhe ato gra te veshura por ne realitet te zhveshura, qe vishen shkurt dhe ngusht qe t'u duken pjeset e trupit dhe ato gra qe perdridhen dhe i kane kokat e tyre si te deveve, nuk do te hyjne ne Xhenet dhe nuk do ta ndiejne eren e Xhenetit edhe pse aroma e tij ndihet nga nje largesi e madhe.” {Muslimi}
Kane thene dijetaret: Fjalia - “te veshura por ne realitet te zhveshura”, nenkupton ato femra te cilat veshin rrobe por rrobat e tyre jane te ngushta, te shkurtra, te tejdukshme ose qe nuk e mbulojne gjithe trupin.

Motra ime muslimane: A pranon qe te jesh prej banoreve te zjarrit? A pranon qe te veshesh veshje e cila ta zbulon turpin?
A deshiron qe te jesh si ajo varesja e rrobave ku ne ty varen vetem te poshterit dhe te pamoralshmit?
Jo, oj vajze e Islamit, nuk mendoj se e pranon kete edhe pse kjo kerkohet prej teje.

Motra ime muslimane: Feja islame eshte kala mbrojtese e paster, ta mbron karakterin dhe nderin tend, te urdheron qe te mbulohesh dhe ta ruash turpin. Kur t'i lesh keta urdhera je afer denimit te Allahut ne ahiret ndersa ne kete dynja je synim i ujqve njerezore te cilet deshirojne qe ta marrin nderin tend me te cilin krenohesh. Largohu prej kesaj, para se te vije dita dhe t'i biesh pishmanit! Disa prej motrave, Allahu i udhezofte, i jane pergjigjur thirrjes se tyre.

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-07-07, 00:20   #4
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Motra ime muslimane:

Oj ti, e cila ke besuar ne Allahun,
Oj ti, e cila i je perulur Allahut,
Oj ti, e cila je mbuluar me perden e Allahut,
Kujdes, kujdes nga rreshqitja se rreshqitja do te jete ne zjarr.
Kujdes, kujdes nga perngjasimi me jobesimtaret se kush i perngjan nje populli eshte prej tyre . . .

Ti moter muslimane, je e vlefshme, e ndershme, e delire. E vlefshme me Kur'anin, e ndershme me imanin dhe e paster me zbatimin e fese Islame. Si e krahason te qenurit me vlere dhe e pavlere? Si e krahason te ndershmen me prosituten? Si e krahason pastertine me ndytesine?

Motra ime muslimane: Ne, pasha Allahun, habitemi prej femrave te cilat e degjojne thenien e te Derguarit te Allahut - paqja dhe shpetimi i Zotit qofshin mbi te: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh . . ." (Hadith) dhe vazhdojne me veshjen e rrobave te ngushta e te tejdukshme duke zbuluar pjeset e trupit.

Oj moter muslimane, falese dhe perulese, oj ti e cila e ke perulur koken per te Perhershmin dhe te Perjetshmin, a nuk te mjafton permbajtja e hadithit te lartpermendur te te Derguarit te Allahut: “Dy lloje te banoreve te zjarrit nuk do t'i shoh. . ." Pasha Allahun, ai eshte nje kercenim i madh dhe ka permbajtje te dhembshme dhe sikur te hedhet mbi kodrat do t'i shkrinte. A ka gje me te madhe se privimi nga Xheneti e begatshem dhe qendrimi ne shkallen me te ulet ne zjarr.

Motra ime muslimane: Frikesoju Allahut, ngrihu dhe veproje ate cfare ta ka obliguar Ai dhe nese e ke zemren e forte e te ashper kujtoje vdekjen te ciles nuk mund t'i shmangesh. Allahu i Lartesuar thote: “Secili njeri do ta shijoje vdekjen, e shperblimet tuaja u plotesohen diten e kijametit, e kush i shmanget zjarrit dhe futet ne Xhenet, ai ka arritur shpetim e jeta e kesaj bote nuk eshte tjeter pos nje perjetim mashtrues.” (Ali Imran: 185)

Kujtoje oj robereshe e Allahut diten kur do te vendosesh ne varr, ne ate grope te ngushte, te erresuar dhe te shemtuar.
Kujtoje, kur te fryhet ne sur dhe kur te mblidhesh me krijesat, kembezbathur dhe e zhveshur, e hutuar, dielli eshte afer teje nje milje, kur te thirret emri para krijesave per t'u llogaritur, si do te jete gjendja jote oj robereshe e Allahut? Ku eshte gatishmeria jote oj ti e hutuar? Sa mekate dhe te meta te jane shenuar ne librin tend? A do te bejne dobi ne ate moment bukuria dhe modelet? A do te bejne dobi muzika, telenovelat, filmat dhe revistat? A do te bejne dobi xhevahiret dhe stolite? Jo, pasha Allahun, nuk do te bejne dobi asnje prej tyre. Ajo qe do te beje dobi ne kete situate jane sevapet dhe punet e mira pas meshires se Zotit te tokes dhe qiejve.

Frikesoju Allahut oj vajze e Islamit.
Frikesoju Allahut oj ti e cila del tregjeve e zbuluar!
Frikesoju Allahut oj ti e cila e vesh hixhabin per bukuri dhe jo per t'u mbuluar me te!
Frikesoju Allahut oj ti e cila perzihesh me burrat!
Frikesoju Allahut oj ti e cila del e parfumosur ne tregje dhe rrugeve!
Frikesoju Allahut oj ti e cila vetmohesh me burra te huaj! “Nuk vetmohet burri me gruan vetem se i treti eshte shejtani.”


Frikesoju Allahut oj ti e cila i edukon femijet e tu me edukate jo te mire, nuk ua kujton bindjen ndaj Allahut dhe madherimin ndaj Tij dhe nuk i nxit ne ate qe ju ben dobi ne dynja dhe ne ahiret!
Frikesoju Allahut dhe ruaje veten tende qe te mos jesh kukull ne doren e atyre qe e kane besimin e dobet!
Frikesoju Allahut dhe ktheju udhezimit para se te vije dita ne te cilen do te permbysen zemrat dhe shikimet! Dije se denimi i Allahut eshte sh

Sikur kodrat te hidheshin ne kete zjarr do te shkriheshin nga nxehtesia e madhe. Oj ti, e dobet, ku je ne krahasim me keto kodra? Ti e duron urine dhe etjen, i duron fatkeqesite, por pasha Allahun, pos te cilit nuk ka Zot tjeter, nuk mund ta durosh zjarrin. He pra, shpetoje veten tende nga zjarri para se te behet vone dhe beje te ditur se dynjaja eshte kalimtare ndersa ahireti eshte i perjetshem, veprimi i turpshem eshte i madh per te paret dhe per te fundit.
Frikesoju Allahut, e edhe nje here frikesoju Allahut, oj robereshe e Allahut!
Allahu te ndihmofte ne ate qe e don Ai dhe kenaqet me te dhe inshallah te ben dobi kjo qe e lexon dhe degjon dhe behet argument per ty dhe jo kunder teje!

Dr. Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-08-07, 20:32   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Keshilla e vetme per kete Doktorin:

Msyja e jeto ne arapi...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-08-07, 22:02   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Keshilla e vetme per kete Doktorin:

Msyja e jeto ne arapi...
Sikurse ti ne NY a ? ... amu kėshill ! Lum Darania qė ju ka ....LARG !
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-08-07, 22:52   #7
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

hahahahahahahahahaha

flm Arb per keshillen u ritsh i maaaaaaaaaaaaadh


__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 03:47.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.