Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Shėndeti
Emri
Fjalėkalimi
Shėndeti Tė rejat dhe kuriozitetet mė tė fundit nga mjeksia. Cila eshte pyetja juaj ?



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-08-07, 09:30   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Podagra (cerma)

Podagra (cerma)

Podagra eshte nje semundje e kyceve qe ne shumicen e rasteve rezulton ne inflamacion te tyre qe vjen pa “paranjoftim” dhe jep shume dhimbje. Shpesh ndikohet vetem nje nga kycet. Ne rastet me te zakonshme eshte kyci i gishtit te madh te kembes qe inflamohet ndaj dhe semundja quhet ” gisht i veres port” ose podager (podarius). Emertimi vjen nga qe ne kohet e lashta u be e njohur nje lidhje midis problemeve me artritin urik dhe te ngrenit te tepert apo konsumimit te tepruar te alkolit. Gjithashtu ngjyra kuq e blu e kyceve te infektuara te kujton ngjyren e veres PORT.



Ne kyce krijohen kristale. Inflamacioni vjen nga qe ne kyce jane krijuar kristale te acidit urik. Acidi urik eshte nje produkt qe krijohet ne trup kur organizmi shperben nje grup substancash te quajtura purina. Keto substanca jane pjese perberese te te gjitha qelizave te trupit. Ato gjenden edhe ne ushqime.

Nese koncentrimi i acidit urik eshte shume i larte mund te krijohen kristale ne radhe te pare ne kyce. Nje tjeter vend ku kristalet mund te grumbullohen jane veshkat. Kristalet fromojne gure ne veshka. Sasia e acidit urik qe gjendet ne gjak varet nga sasia qe krijohet ne trup si dhe nga sasia e acidit qe nxirret nga trupi nepermjet urines.

Permbajtja e larte e acidit urik nuk shkakton semundjen e podagres ne te gjitha rastet. Nga te gjithe personat qe kane sasi te larte acidi urik ne gjak eshte vetem nje numer relativisht i vogel qe vuan nga podagra. Kjo semundje eshte me e shpeshte nder meshkujt dhe te moshuarit. Per burrat mbi 40 vjec podagra eshte arsyeja kryesore e semundjes se kyceve, dmth kycet zbuten, dhe enjten.

Rreziku i semundjes rritet me moshen. Sasia e acidit urik rritet sa me i madh ne moshe te jete personi. Femrat kane sasi me te ulet te acidit urik ne gjak deri ne periudhen e menopauzes, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato.. Afersisht 10-20 vjete pas hyrjes ne menopauze sasia e acidit urik te grumbulluar eshte e njejte si per meshkujt.

Alkoli si faktor ndikues. Alkoli eshte nje arsye me rendesi qe shkakton nder te tjera rritjen e perqindjes se acidit urik ne gjak. Pijet alkolike, ne rradhe te pare birra por edhe vera, permbajne purina qe shkaktojne krijimin e akoma me shume acidi urik. Alkoli gjithashtu ndikon sepse bllokon boshatisjen e trupit nga acidi urik.

Rritja ne peshe si faktor ndikues. Sa me shume te shtoje ne peshe njeriu aq me shume acid urik krijohet ne gjak. Ushqimi qe permban shume purina ndikon ne rritjen e sasise se acidit urik. Sasi e larte purinash gjendet ne mish, te brendshme, bizele, fasule, sardele, harenge etj.

Semundje te tjera si faktor ndikues.Mundesia per t’u semurur nga podagra eshte me e madhe nese personi ne te njejten kohe vuan nga semundje te tjera si p.sh tension te larte te gjakut apo nivel te larte te yndyrnave ne gjak. Keto semundje nenkuptojne qe sasia e acidit urik ne trup eshte relativisht e larte dhe mundesia qe acidi kristalizohet ne eshtra e kyce rritet.

Edhe semundje qe shkaktojne transformimin e qelizave te trupit apo rikrijimin e shpeshte te tyre rrisin potencialin e semundjes. Nder keto semundje qe si ndikim anesor sjellin rritjen e acidit urik ne gjak mund te permendet psoriasis si dhe semundje te tipit kancerogjen si pershembull ne gjak.

Medikamentet mund te rrisin acidin urik ne gjak.Nder to permendim ilacet qe ulin sasine e lengjeve ne trup dhe qe perdoren ne rradhe te pare ne semundjet e tensionit te larte ose ato kardiake.Megjithate rritja e sasise se acidit urik e lidhur drejtperdrejte me ilacet nuk eshte aq e larte sa te jape probleme te semundjes se podagres.

Acidi acetylsalicilik (aspirina) ne doza te vogla ndikon ne rritjen e acidit urik.

Mjekimet cytostatike qe perdoren kunder qelizave kancerogjene rrisin nderkohe ne menyre te ndjeshme sasine e acidit urik ne trup. Per te kundervepruar perdoret nje kombinim me mjekime qe ulin perqindjen e acidit urik ne trup.

Efektet e trashegimise: Trashegimia gjenetike rrit mundesine per t’u semurur nga podagra. Kjo per arsyen se menyra sesi acidi urik krijohet dhe perpunohet nga trupi komandohet nga gjenet.

Kombinimi stres dhe alkol Ky kombinim mund te nxisi shfaqje te dukshme te podagres. Nder aktivitetet stresuese mund te permenden nje operacion ose nje infeksion i fuqishem. Gjithashtu shfaqja e podagres mund te ndodhe edhe kur njeriu ha sasi te madhe ushqimi te pasur me proteina (mish) dhe ne te njejten kohe pi sasi te kosiderueshme alkoli.

Si mund ta parandalojme podagren: Nese duam te parandalojme podagren mund te perpiqemi te jemi te ndergjegjshem per disa gjera. Keshillohet pirja e sasive jo te medha te pijeve alkolike, duke e kombinuar pirjen me ngrenie ushqimesh te pasura me proteina.



Keshillohet gjithashtu pirja sa me shume e ujit dhe lengjeve te ndryshme per te lehtesuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. Duhet patur parasysh se nese vuajme nga semundjet e zemres duhet te keshillohemi me mjekun per sasine e lengjeve qe konsumojme.

Renia ne peshe eshte e rendesishme per te pakesuar rrezikun e shfaqjes se podagres.

Nuk rekomandohet renie drastike ne peshe sepse mund te sjellin shfaqjen te podagres.

Sasia e purinave ne ushqim ndikon ne nje fare menyre sasine e acidit urik ne gjak. Por edhe nje diete koncize nuk mund te sjelle uljen e acidit urik ne gjak ne te njejten menyre si mjekimi.

Ilacet qe ekzistojne sot ne treg lejojne mbajtjen nen kontroll te semundjes. Me pare mungonin mjetet efektive qe mund te ulnin sasine e acidit urik ne gjak. Ishin te zakonshme perseritjet e shpeshta te podagres qe kalonin ne nje semundje kronike te kyceve qe perhapej ne te gjithe trupin. Me mjekimet qe ekzistojne sot mund te mbahet semundja nen kontroll duke parandaluar shkaterrimin e kyceve. Ka mjekime me efekt parandalues si dhe per rastet akute te shfaqjes se podagres.

Podagra kronike: Nese konstatohet semundja e podagres kronike, mund te krijohen kristale te acidit urik ne indet e buta te trupit. Keto behen te dukshme si kokriza te verdha ne te bardhe te ashtuquajtura “tofi”, ne gishterinjte e kembes ose te dores ose ne kercin e veshit. Podagra kronike krijon mundesi per semundje kronike te kockave (mundesi qe behet gjithmone e me e rralle fale mjekimeve te pershtatshme).

Veshkat: Podagra kronike mund te jape si rezultat edhe krijmin e kristaleve ne veshka dhe uljen e ndjeshme te funksionit te tyre. Megjithate rreziku qe veshkat te demtohen vetem prej kesaj semundejeje eshte i ulet. Shpesh behet fjale per demtime qe shkaktohen nga disa kombinime semundjesh si diabet, tension i larte i gjakut etj.

Podagra (simptoma dhe diagnoza)
Podagra shfaqet zakonisht naten pa paralajmerim. Nje kyc, ne rastet me te zakonshme i gishtit te madh te kembes dhemb, eshte i enjtur dhe i skuqur. Dhimbja rritet gjate disa oreve dhe kyci nuk duron asnje prekje madje as nga carcafi. Dhimbja mund te shoqerohet me ethe, pak temperature dhe ndjesi e pergjithshme semundjeje. Kur inflamacioni pakesohet, gje qe ndodh pas disa ditesh ose nje jave, lekura rreth kycit fillon te zhvoshket.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.