Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-08-07, 08:55   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Ēfarė shqipe duhet tė flasin filmat kosovarė?

Ēfarė shqipe duhet tė flasin filmat kosovarė?

Ēfarė gjuhe shqipe do duhej pėrdorur nė njė shfaqje ose film kosovar, qė teksti i aktorėve tė mos u duket shikuesve artificial, ose qė ai tė mos shkaktojė tė qe shura vend e pavend? S'mund tė ketė tė njėjtin nivel tė njohurisė sė shqipes sandarde, ta zėmė njė akademik me njė bandit, ashtu siē ndodh shpesh nė filmat tanė. Pėrdorimi i gjuhės shqipe nė shfaqjet apo filmat tanė shkakton shpesh hutim, reagime e pse jo edhe momente qesharake, nganjėherė edhe irrituese. Nė disa shfaqje teatrore dhe filma pėrdoret gjuha e standardizuar shqipe, e ky pėrdorim i gjuhės, pėrveēse nė disa raste mund tė shkaktojė tė qeshura, shkakton edhe ndryshim tė vetė mesazhit tė shfaqjes ose filmit. Bisedat ndėrmjet dy gangsterėve, dialogu mes tė rinjve, mes tė moshuarve ose lypsarėve, nėse ilustrohet nė gjuhėn standarde, do tė shkaktonte njė konfuzion tek shikuesi, pėr shkak se "kėtė gjuhė nuk e flasin as intelektualėt e as albanologėt tek ne, po duket se e flaskan gangėsterėt", - ishte shprehur njė shikues nė njė shfaqje tė Teatrit tė kryeqytetit. Por, nga ana tjetėr, edhe pėrdorimi kryekėput i gjuhės sė rrugės do tė shkaktonte po tė njėjtat reagime. "Nė kinematografi, ky problem ėshtė tejkaluar, kėtė problem e kemi pasur para viteve 90-ta. Ky fenomen ėshtė tejkaluar me filmat e vonshėm, qofshin ata tė shkurtėr, apo ata pak filma qė janė realizuar prej kineastėve kosovarė", - shprehet Jeton Neziraj, dramaturg dhe regjisor filmi. "Nė dramat e mia ka shumė variacione, ka dialekte dhe forma tė ndryshme qė i pėrdor, megjithėse kryesisht pėrdor gjuhėn letrare. Por, standarden nuk e pėrdor kur tema ėshtė pėr fshat, nė ndonjė temė sociale, etj. Pra, varet prej kontekstit tė dramės", - sqaron Neziraj. "Realisht, personazhet do duhej ta pėrdornin gjuhėn qė e flasin edhe nė jetėn e pėrditshme dhe unė mendoj se kjo do tė duhej tė jetė edhe gjuha nė kinematografi, njėsoj edhe nė teatėr", - mendon Neziraj. "Megjithėse nė teatėr duhet pasur kujdes, pasi shfaqjet realizohen pėr njė publik pak mė tė gjerė. Shfaqja duhet tė udhėtojė edhe nė Sarandė apo diku tjetėr, edhe pse do tė duhej tė gjendej njė lloj niveli gjuhėsor qė do tė shfaqej dhe do tė komunikonte me atė shtresė publiku tė cilit i dedikohet shfaqja. Tė komunikojė dhe tė jetė e pranueshme dhe e kuptueshme jo vetėm pėr publikun kosovar. Shkurt, tė gjendet pra njė mes i artė, nė mėnyrė qė dialektet e shumta tė kuptohen edhe jashtė vendit ku flitet ai dialekt. Mirėpo, kjo ėshtė zgjedhje e dramaturgut dhe e aftėsisė profesionale tė kėtij tė fundit. Por ėshtė edhe ēėshtje personale e dramaturgut apo regjisorit", - pėrfundon Neziraj. Ndoshta gjuha mė e mirė pėr artin shqiptar do tė ishte gjuha, tė cilėn e kuptojnė banorėt e po atij vendi ku edhe krijohet shfaqja ose filmi. "Nuk kam paragjykime pėr ēfarėdo gjuhe qė pėrdoret. Ajo qė pėrcakton kriteret se ēfarė gjuhe duhet pėrdorur, ėshtė gjuha e personazhit. Gjėja kryesore qė duhet ta pėrcaktojė gjuhėn qė duhet pėrdorur ėshtė personazhi dhe natyra e tij", - shprehet regjisori Agim Selimi, drejtor i Teatrit "Dodona". "Pėr mė tepėr, mendoj se tani nė njėfarė mėnyre, qoftė nė gjuhėn standarde, apo nė dialektin e gegėrishtes mund tė komunikohet lehtė dhe kudo nė hapėsirat shqiptare", - thekson mė tutje Selimi. "Mirėpo, pavarėsisht kėsaj, teatri duhet tė flasė me gjuhėn e ambientit tė tij. Pėr ta ilustruar kėtė shembull, duhet cekur teatri "Migjeni" i Shkodrės, i cili i ka qėndruar besnik dialektit tė vetė tė gegėrishtes dhe ka qenė i suksesshėm. Megjithėse sot, ky teatėr nuk e ka atė shikueshmėri, sepse nė njėfarė mėnyre nuk po e respekton gjuhėn e ambientit prej nga i vijnė aktorėt", - pėrfundon Selimi. Ndėrkaq, nisur nga aspekti i njė gjuhėtari ēėshtja e pėrdorimit tė dialekteve, qoftė edhe nė art, shikohet paksa mė ndryshe. "Pėrdorimi i dialekteve varet nga akti i dramės dhe i shfaqjes teatrore. Pra, gjithēka varet nga qėllimi qė ka njė dramė. Pėr shembull, njė vepėr klasike duhet tė pėrdorė gjuhėn standarde, por komedia mund tė pėrdorė edhe fjalė tė pėrditshme, dialekte, ose edhe fjalė tė huaja. Gjithēka mund tė pėrdoret pėr shkaqe tė stilit, megjithėse nė tėrė botėn gjuha e teatrit ėshtė gjuhė standarde", - mendon gjuhėtari Isa Bajqinca. "Gjithmonė me qėllim tė caktuar do tė duhej tė lejohej edhe pėrdorimi i gjuhės sė rrugės, ndryshe gjuha e rrugės ėshtė pėr rrugė", - pėrfundon ai. Ndėrsa aktori Fatmir Spahiu, shprehet se "kur punojmė nė gjuhė tė standardizuar, krahas pėrpjekjeve tė aktorėve pėr tė luajtur mirė, zakonisht kemi dhe shqetėsimin se si tė flasim sa mė mirė dhe mė saktė nė gjuhėn e standardizuar. Duhet thėnė se ky problem ėshtė shumė kompleks dhe shtjellohet shumė mė herėt. Megjithatė, mendoj se duhet tė ekzistojė njė gjuhė e standardizuar".


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 27-08-07, 22:12   #2
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Filmat kosovar...mmm! Nuk e lexova krejt postimin...por...hajte te marrim nje shembull...nese tema e nje filmit ndodhe ne vitin 1965 ose 1945 ne ndonje fshat malor te Kosoves...dhe nese gjyshi e ka emrin Genti dhe gjyshja Kaltrina...qe ne start po dalim nga realiteti!
Apo po te ishte nje film aksion...the dialogu do te ishte:
"Leshoj armen te lutem perndryshe qellova"...cili gangster do te fliste keshtu, apo hajn (minister)! Me mire do te ishte
"A po e lshon alltine a ta *****"
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 20:51   #3
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjuha duhet ta ruaj funksionin e saj parėsor -komunikimin.Ajo nuk guxon tė bėhet pengesė komunikimi .Neve shqiptarėve te Kosovės gjuha shpesh na e zenė udhėn nė kuptimin e tė shprehurit, prandaj edhe nuk duhet tė ēuditemi pse shumė shpejt anojmė kah zgjedhja e mjeteve tjera komunikuese, tė cilat siē duket i pėrvetsojmė shumė mė mirė dhe shumė mė shpejt.Analfabetizmi i madh si dhe fjalori shumė i kufizuar e bėjnė edhe mė tė vėshtirė komunikimin me njėri tjetrin.Kujtoni sa e sa persona ka, qė nuk pėrdorin mė shumė se 300 apo 4oo fjalė gjatė tėrė jetės sė tyre , sepse nuk njohin mė shumė.Tė tillėve jo veē gjuha standarde ,por edhe gjuha qė flitet nė katundin fqinjė ju duket si gjuhė e huaj ,pra ju shkakton huti .
Ata qė kanė pėrcjellė javėn e kaluar punimet e seminarit tė gjuhėsisė nė Prishtinė ,kanė mundė tė vėrejnė njė disponim tė shumicės sė debatuesve nė favor tė futjes sė gegėrishtes nė pėrdorim, jo si konkurrente ,por si njė plotėsuese tė gjuhės.
Kur ėshtė nė pyetje filmi kosovar ,mendoj se gjuha qė pėrdoret nė tė ,duhet tė jetė pėrēuese origjinale e ngjarjes [pėrrallės] siē e quajnė ata .Ajo duhet tė transmetoj, pa hile ,por pastėr, porosinė e filmit .Ajo nuk guxon tė bjerė pre e disponimeve sezonale ,qysh ėshtė bėrė zakon gati nė tė gjitha fushat e jetės .Ajo duhet tė jetė shqip .
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 21:13   #4
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E vėrtet ėshtė se gjuha ėshtė njė mjetė komunikimi, mirėpo m'a merr mendja se sidomos nė zhanrin e filmit gjuha duhet tė jetė origjinale nė tė cilin edhe filmi ėshtė gjiruar, kurrėsesi nuk duhet qė tė bėhet sinkronizimi pėr hatėr tė analfabetėve se me kėtė rastė vetėm se smadhon numrin e tyre. Ndėrsa gjuha e pėrdorur nė tekstim duhet patjetėr t'i pėrshtatet rrethit ku edhe bėhet shfaqja e atij filmi. Se ka raste tė shumėta por po e marrim njė, pa ofendim pėr vėllezėrit matan kufirit, para '99 s'ma merr mendja se ka pasur shumė kosovarė qė e ka kuptuar tė pirdhurit dhe shkėrdhatėn.... ose ose pallimin..... e cka po di une tjetėr...
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-08-07, 21:28   #5
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kete Shqipe...

http://video.google.com/videoplay?do...arch&plindex=0
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-07, 00:50   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim


Nese do te perdorej Gegnishtja, ose do te perkufizohej numri i adresateve ose do te duhej te behet me perkthim apo sinkronizim ne Gjuhen e Njesuar (qe ta kupton cdo shqiptar). Nese do te perdorej Gegnishtja, do te kufizohej poashtu numri i adresateve. Ky shembull paraqet mire dilemen, ne te cilen do te vazhdojme te ndodhemi, nese Shqipja nuk njesohet edhe ne realitet.

Normal se nuk mund t“i perzihesh asnje filmberesi ne punen e tij, por po te isha une regjisor (kosovar), cdo film e kisha bere ne bashkepunim sa me te ngushte me filmberes nga Shqiperia, per te mundesuar keshtu nje gjuhe sa me autentike dhe njekohesisht per te dhene nje kontribut per njesimin e gjuhes, si porosi deri me sot e ngelur ne rruge.

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga prishtinasi
Apo po te ishte nje film aksion...the dialogu do te ishte:
"Leshoj armen te lutem perndryshe qellova"...cili gangster do te fliste keshtu, apo hajn (minister)! Me mire do te ishte

"A po e lshon alltine a ta *****"
Po, po, ama nese e kqyrim kshtu qysh po thu ti, atehere rralle naj shprehje e shqipes t“asfalltune na u kish doke si normale apo autentike. Gjyshve tone me ju pa thone: "pershendetje", kishe met pa pergjegje. Por sot kjo shprehje eshte normale. Si dhe shume tjera. Keshtu qe jemi ne ata, qe ndikojme se cka eshte apo cka do te behet dikur "normale". Pyetja eshte vec se a dojme ta pranojme sfiden qe na eshte ofruar moti..
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-07, 00:55   #7
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Nese do te perdorej Gegnishtja, ose do te perkufizohej numri i adresateve ose do te duhej te behet me perkthim apo sinkronizim ne Gjuhen e Njesuar (qe ta kupton cdo shqiptar). Nese do te perdorej Gegnishtja, do te kufizohej poashtu numri i adresateve. Ky shembull paraqet mire dilemen, ne te cilen do te vazhdojme te ndodhemi, nese Shqipja nuk njesohet edhe ne realitet.
Opa, m“falni, deshta te shkruaj: Nese do te perdorej Shqipja e Njesuar.

Fol per gjuhen, e bon gabime. Nc nc nc, a t“ja ngrehi vetit veshin pak?
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-07, 10:42   #8
Prioritet
 
Anėtarėsuar: 29-08-07
Postime: 3
Prioritet i vlerėsuar jo keq
Gabim

Gjuha shqipe eshte nje dhe e vetme, por e folmja dallon nga vendbanimi.Edhe osova e ka te folmen e vete, mendoj qe edhe ne filma duhet te perdoret e folmja e Kosoves, e folmja dardane pasi keshtu del ne pah origjinalja e atij vendi.

Kjo eshte e njejte sikurse gjermanishtja qe eshte nje gjuhe por ne Austri, ne Zvicer, ne Gjermani kjo gjuhe flitet sipas vendbanimit. Gjermanishtja ne Zvicer dallon shume nga ajo qe flitet ne Gjermani, poashtu e njejta ndodh edhe me te folmen e gjermanishtes qe flitet ne Austri!
Prioritet Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-08-07, 17:09   #9
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Nese do te perdorej Gegnishtja, ose do te perkufizohej numri i adresateve ose do te duhej te behet me perkthim apo sinkronizim ne Gjuhen e Njesuar (qe ta kupton cdo shqiptar). Nese do te perdorej Gegnishtja, do te kufizohej poashtu numri i adresateve. Ky shembull paraqet mire dilemen, ne te cilen do te vazhdojme te ndodhemi, nese Shqipja nuk njesohet edhe ne realitet.

Normal se nuk mund t“i perzihesh asnje filmberesi ne punen e tij, por po te isha une regjisor (kosovar), cdo film e kisha bere ne bashkepunim sa me te ngushte me filmberes nga Shqiperia, per te mundesuar keshtu nje gjuhe sa me autentike dhe njekohesisht per te dhene nje kontribut per njesimin e gjuhes, si porosi deri me sot e ngelur ne rruge.



Po, po, ama nese e kqyrim kshtu qysh po thu ti, atehere rralle naj shprehje e shqipes t“asfalltune na u kish doke si normale apo autentike. Gjyshve tone me ju pa thone: "pershendetje", kishe met pa pergjegje. Por sot kjo shprehje eshte normale. Si dhe shume tjera. Keshtu qe jemi ne ata, qe ndikojme se cka eshte apo cka do te behet dikur "normale". Pyetja eshte vec se a dojme ta pranojme sfiden qe na eshte ofruar moti..
Po, po Arton, ama mos prit qe regjisoret e filmave te metrazhit te gjate apo te shkurte te mbajne seminare te gjuhes shqipe ne film!


prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.