Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-09-07, 21:07   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tahir Meha

Tahir Meha.

Ishte 13 maji i vitit 1981. Atė pranverė e tėrė Kosova ishte ngritur nė kėmbė dhe po kėrkonte lirinė e vet, tė drejtat e veta qė shkeleshin me dekada e shekuj nga ata qė ishin ulur nė kolltukė prej pushtuesi. Rėnia e dhjetėra tė rinjve nė zemėr tė Kosovės pėr lirinė dhe tė drejtat qė kėrkoheshin, ngriti me mijėra tė tjerė nė kėmbė. Studentė, punėtorė, tė rritur e tė moshuar, bujq e arsimtarė, nxėnės e pensionistė, ishin ata qė me zėrin e tyre tundėn themelet e ish Jugosllavisė pushtuese!

Nė Drenicėn heroike, heroizmi pėrsėritej edhe njėherė. Edhe njėherė Drenica po i bėnte ballė gjithė asaj makinerie ushtarake tė pushtuesve serbosllavė. Trimi Tahir Meha ishte fortifikuar nė kullėn e vet, si dikur Oso Kuka nė kullėn e barotit dhe po priste momentin e duhur pėr t'i treguar pushtuesit jugosllav se tokat shqiptare kanė zot! Heroizmi i ditės sė 13 majit do bėhej simbol i kushtrimit tė lirisė dalė nga grykėholla e Tahir Mehės, kushtrim ky qė pushtuesit serb i tha mė se qartė se kėtu ėshtė toka e bijve tė shqipes!...

Na ishte njė herė edhe njė 13 maj, dita e themelimit tė milicisė jugosllave. UDB-ja dėshironte qė kėtė festė ta shėnonte si fitimtare duke e zėn ė Tahirin e shumė kėrkuar pėr ta dėrguar atė mė pas nė Beograd si trofe pėr triumfin mbi rebelimin e shqiptarėve tė "pad ėgjueshėm". Pushtuesi kishte planifikuar lavdinė e kėtij aksioni qė do tė forconte imazhin e njėsitit special tė milicisė sė UDB-sė, dhe qė do tė festohej shumė nė qarqet e atjeshme tė Beogradit, se mė nė fund e zumė Tahir Mehėn tė gjallė!...

Mirėpo Tahiri nuk po flinte. Ai kishte bėrė syrin pishė dhe gjoksin digė atė pranverė tė lulėkuqeve tė Kosovės. Atij i ishte shtuar edhe mė shumė forca dhe vendosmėria pėr tė luftuar pėr atdheun tonė tė shumėvuajtur, pėr tė pėrkrahur me sakrificėn e tij mė sublime ngjarjet e asaj pranvere, pėr t'u bashkėrenditur nė radhėn e dėshmorėve tė kombit tonė tė pavdekshėm, duke kaluar kėshtu nė pėrjetėsi.

Kjo rrugė e qėndresės aktive pa dyshim se mori edhe haraēin e vet, mirėpo nuk kishte se si tė bėhej ndryshe: Liri pa gjak nuk ka. Kushtrimi i pushkės sė lirisė tė Tahir Mehės, mė vonė i lidhi nė kushtrim gjithėpėrfshirės pushkėt e shumta tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilat quan nė vend amanetin e Tahirit dhe tė qindra dėshmorėve tjerė. 13 majin, ditėn e milicisė jugosllave, Tahir Meha e vrau me guxim e vendosmėri. Po me trim ėrinė dhe heroizmin e Tahir Mehės lindi 13 maji i ri, dita e kushtrimit tė pushkės sė lirisė pėr Kosovėn. Ishte kjo pothuaj pushka e parė kaq e z ėshme qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, qė u shkreh hapur e publikisht kundėr pushtuesit jugosllav nga njė shqiptar bujar e atdhedashės siē ishte Tahir Meha i Prekazit!

Tahir Meha me babėn plak, bacė Nebihun, i detyroi pushtuesin qė nė fushėbetejėn e Drenicės tė nxjerrin njė arsenal tė tėrė armatimi, qė ta kishin nė dispozicion ushtarėt e milicėt e saj, tė cilėt po pėrballeshin me dy burra trima tė Drenicės. Edhe gjithė ata numra ushtarėsh e milicėsh, prapė nuk mjaftuan pėr tė mposhtur dy trima shqiptarė tė Prekazit, prandaj duhej angazhuar edhe njėsitet rezervė tė mobilizuara enkas pėr kėtė rast! Edhe helikopterėt u desh tė sillen nė qiellin e Drenicės atė ditė. Njė shtet i tėrė ishte ngritur nė luftė kundėr Tahirit dhe babait tė tij mu nė zemėr tė Prekazit legjendar!... A nuk ishte kjo njė ndėr goditjet mė tė rėnda qė po merrte ish shteti i Jugosllavisė? A nuk e vuri nė lojė Tahiri Meha me babėn plak njė shtet tė tėrė ēfarė ishte Jugosllavia e atėhershme, makinerinė dhe strategjinė luftarake tė atij shteti? A nuk e hodhi pėr tokė moralin e maskuar tė atij sistemi mbi gjoja barazinė e popujve qė aq shumė e trumbetonin edhe ish lakenjtė e LKJ-sė?! Kėtij arsenali tė tėrė armatimi, Tahir Meha me babėn plak i rezistoi pėr mėse 20 orė. Tahiri me bacė Nebihun qėndruan tė palėkundur nga pozitat e tyre. Tahir Meha luftonte dhe kėndonte pėrnjėherėsh: "O Shqipni mos thuaj marova, se bijt tu oooo janė tė gjallė!"...

Qėndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim tė pashembullt popullit shqiptar nė atė pranverė tė pėrgjakur drejt pėrgatitjes pėr luftė tė mėtejme shumėdimensionale kundėr pushtuesit serb. Ai bėri tė ditur edhe njėherė se me serbin nuk ka zgjidhje tjetėr dhe kjo zgjidhje e imponuar ėshtė vetėm lufta. Pushka e Tahir Mehės la tė vrarė 13 majin e pushtuesit dhe ngriti njė 13 maj shqiptar me heroizmin dhe kushtrimin pėr luftė tė pa kompromis ndaj tė gjithė atyre qė kishin shkelur tokat tona me ēizme ushtarake. Ata dhanė shembullin personal se shqiptarėt e duan lirinė mė shumė se jetėn, prandaj edhe flijohen pėr tė!

Tahiri nuk e bėri luftėn pėr emėr e nam, pėr kėngė e histori, por emri, nami, kėnga e historia lindėn nė themelet e kullės sė tij?! Gjyshi i tij Emin Lati - Meha, ishte bashkėluftėtar i Azem Bejtė Galicės ndėrsa babai i tij Nebihu ishte bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės, dhe mė vonė i vėllai i Tahirit, Beqiri qė ishte i pėrndjekur politik, u rreshtua nė radhėt e UĒK-sė, ai luftoi edhe nė emėr tė tė vėllait Tahirit, dhe nė emėr tė babait Nebihut, dhe ra me pushkė nė dorė pėr tokat shqiptare- dėshmor i kombit! A ka diēka mėmadhėshtore, diēka mė hyjnore, diēka mė fisnike e fascionuese; nė altarin e lirisėsė atdheut u fljiuan tre breza me radhė Gjyshi, babai dhe i biri?!... Pra, Tahiri kishte brumin e njė familje atdhetare tė dėshmuar kombėtarisht, idealin dhe misionin e sė cilės ishte i obliguar ta shpie pėrpara. Tahiri e deshi jetėn si edhe tė tjerėt por mbi tė gjitha ai e deshi lirinė e atdheut tė vet pėr tė cilin edhe u flijua me heroizėm tė paparė!...

Sot edhe pas 26 viteve tė rėnies sė tij, shtrohet pyetja: a i kemi kryer obligimet ndaj Dėshmorėve tė Kombit dhe familjeve tė tyre, ne tė gjallėt?...

Mbi muret e rrėnuara tė kullės kala tė Tahir Mehės, ende nuk u ngrit kulla legjendė e tij, edhe pas 26 vitesh! Qė nga Ternavci nė veri tė Prekazit, duke kaluar pranė kullės tjetėr legjendė tė Ahmet Delisė e deri te shkolla e fshatit, pėr tė vazhduar mė tej tek rrėnojat e kullės sė Tahir Mehės e mė pas tek kulla e Shasivar Alisė! Pra edhe sot mungon njė shirit asfalti, qė pėr vizitorėt dhe pėr vetė vendėsit, rruga ekzistuese thuajse ėshtė e pakalueshme. Kjo rrugė rreth 5 kilometėrshe do tė thotė shumė pėr bashkėfshatarėt e Tahirit, e padyshim se kjo do tė thotė shumė edhe pėr historinė tonė kombėtare! Edhe sot, pas 26 viteve, mungon njė rrugė a njė objekt tjetėr shoqėror qė do ta mbante me respekt emrin e Tahirit! Edhe sot, mungon njė shtatore a bust pėr Tahirin e Nebihun nė oborrin e kullės sė tyre legjendė!...

Tahir Meha, babai i tij e dhjetėra dėshmorė tė tjerė, qė janė mburrja jonė, kanė mbetur pa njė status dhe kujdes institucional tė institucioneve qė u ngritėn mbi gjakun e tyre. E si pėr ironi pėrfaqėsuesit e institucioneve tona, kur vjen marsi, maji, nėntori... kėta vihen nė radhė, e vihen nė garė se kush do tė shkojė mė parė tek varrezat e dėshmorėve tanė pėr bėrė njė pėrkulje krejt servile e indiferente! Pėrfaqėsuesit e institucioneve tona, nuk i vret ndėrgjegjja fare pėr obligimin e papėrmbushur pėrballė Tahir Mehės dhe dhjetėra dėshmorėve tjerė. Mos tė harrojmė se ata nuk ranė pėr dekorata, as pėr tituj, as pėr pozita politike. Ata ranė thjeshtė pėr lirinė e atdheut, duke vėnė jetėn e tyre nė themelet e forta tė Shqipėrisė e cila pa dyshim se do tė bėhet njė ditė. Nuk ka ēmim tjetėr qė shpaguan sakrificėn e tyre mė sublime nė shėrbim tė atdheut pėrvē lirisė dhe bashkimit kombėtar!


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-09-07, 20:54   #2
Undertaker
 
Anėtarėsuar: 10-06-07
Postime: 92
Undertaker i dashurUndertaker i dashurUndertaker i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tomori
Tahir Meha me babėn plak, bacė Nebihun, i detyroi pushtuesin qė nė fushėbetejėn e Drenicės tė nxjerrin njė arsenal tė tėrė armatimi, qė ta kishin nė dispozicion ushtarėt e milicėt e saj, tė cilėt po pėrballeshin me dy burra trima tė Drenicės.
Sa per infor, shume nga Policet qe ishin aty ate dite ishin Shqiptar.
Undertaker Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-07, 21:17   #3
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Undertaker
Sa per infor, shume nga Policet qe ishin aty ate dite ishin Shqiptar.
Pershendetje 'Undertaker' ..nuk ju futa detajeve se qfar kombsije kan qen Policit..
maxhup.. goran...maqedons apo Serb po se po kan qen ....?!!

Sa per shqiptare kte nuk e di ndoshta ka pas..por ne ket aksion nuk kam ndigjuar qe ka pesu naj polic shqiptar..perveq policve serb.!

-Un personalishte dyshoj qe te ket pas polic shqiptar per arsyje se vet serbet kan pas kte deshire qe kjo akcione te jet e paster serbe, qe ata te faforizojne vetveten dhe serbin dhe dva vejne ne dije popullates shqiptare se ata jan ata qe dominojne ne keto hapsira
...normalisht e kemi fjalen per vitin 1981.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-09-07, 21:41   #4
pirro
FUND!
 
Avatari i pirro
 
Anėtarėsuar: 17-12-05
Postime: 4,460
pirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėmpirro i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek pirro
Gabim

Pershendetje

Po pajtohem me Undertaker qe ka pas edhe police shqiptar,dhe kom degjuar se ka leshuar ze T.Meha nga Kulla ne te cilen qendronte duke ju then "kush eshte shqiptar te largohet".

Mirpo mua me qudit fakti i Njerzve te sotem, si historianve politikanve dhe angazhimi shume i dobet dhe injorant i tyre,duke e len anash dhe injoruar njerzit sikurse TAHIR MEHEN dhe SHABAN POLLUZHEN,MEHMET GRADICEN,dhe psh kan lartesuar pikerisht FADLI HOXHEN dhe MAHMUT BAKALLIN ,njerzit qe ndoshta kan urdheruar vrasjen e tyre,apo se kan kundershtuar.

Per mua T Meha eshte nje figur shume e madhe.
__________________
ka me u bo mire..!!

FUND!
pirro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-07, 01:48   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Zoteri !
Tahir Meha , nuk ka hy ne konflikt me policin e asaj kohe per shkaqe kombetare ose patriotike, thjeshtė , Ai ka hy per qeshtje personale tė vetat.
Ne lidhje me malin dhe ngatrresat e tij me fqiun e tij , i cili ka pasur lidhje tė medha me ish udheheqesit e asaj kohe .
Per mua , Tahir Meha , nuk ėshtė figurė e lirisė shqiptare , me shumė do tė ishte Ahmet Paqarrizi sesa ky.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-09-07, 19:34   #6
Undertaker
 
Anėtarėsuar: 10-06-07
Postime: 92
Undertaker i dashurUndertaker i dashurUndertaker i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Psikologu
Per mua , Tahir Meha , nuk ėshtė figurė e lirisė shqiptare.
Edhe une jam dakord me kete qe thua, mirpo, Tomori lart ka thurr vargje dhe e ka shendrruar T.Mehen ne hero perderisa njerezit qe e kane njohur per se afermi pohojne te kunderten.


Undertaker Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.