Centrali bėrthamor ne Shqiperi, alarm nė Greqi
BalkanWeb.com URL:
http://www.balkanwe b.com/index. php?id=11202
(Dėrguar mė: 05/11/07) Me titull Shqipėria planifikon tė
ndėrtojė Central Bėrthamor, gazeta greke To Ethnos bėhet
gazeta e dytė pas Eleftherotipia , qė brenda dhjetė ditėve
publikon rreth ndėrtimit te njė centrali bėrthamor nė
Shqipėri
Nga Greqia, Aleksandėr Marku
ATHINE -Mundėsia e ngritjes sė njė centrali bėrthamor nė
Shqipėri pėr prodhimin e energjisė elektrike, ka vėnė nė
alarm grekėt. Kjo, pėr faktin se ky shtet gjendet i
rrethuar, ose tė paktėn kėshtu pritet tė ndodhė, nga
centrale bėrthamore tė vendeve fqinje.
Mediat greke
Me titull Shqipėria planifikon tė ndėrtojė Central
Bėrthamor, gazeta greke To Ethnos bėhet gazeta e dytė
pas Eleftherotipia , qė brenda dhjetė ditėve publikon
reagime tė ndryshme, pėr sa i pėrket planeve pėr ndėrtimin
e njė centrali bėrthamor nė Shqipėri, nė mėnyrė qė tė
zgjidhet problemi energjetik. Ishte agjencia shtetėrore
greke ANA, e cila publikoi menjėherė dy javė mė parė,
lajmin se Shqipėria planifikon ndėrtimin e njė centrali
nuklear, pas deklaratės sė kryeministrit shqiptar, Sali
Berisha se nė tryezėn e tij ka mbėrritur njė ofertė nga
njė shoqėri e huaj franceze, pėr ndėrtimin e njė centrali
bėrthamor nė Durrės. Madje, mediat greke thonė se ka
propozime edhe prej njė shoqėrie suedeze dhe njė amerikane.
Kėshtu, Greqia do tė ndodhet e rrethuar dhe nėn njė rrezik
bėrthamor, konkludon gazeta, duke dhėnė si shembuj edhe
pikat e tjera tė rrezikshme bėrthamore qė ndodhen nė
vendet fqinje, si Turqia, Maqedonia, Egjipti, Bullgaria dhe
Rumania. Kryeministri Berisha ka treguar interes tė madh,
- vazhdon gazeta Ethnos, - dhe qeveria shqiptare ka
pėrcaktuar madje edhe vendin se ku do tė ndėrtohet ky
central, nė Durrės, rreth 100 kilometra larg kufirit
greko-shqiptar nė vijė ajrore. Argumenti mė bindės pėr kėtė
veprim tė qeverisė shqiptare ėshtė fakti se Shqipėria ėshtė
integruar nė programin e Komisionit Botėror Bėrthamor, nė
mėnyrė qė tė informohet pėr know-how tė ndėrtimit dhe
funksionimit tė reaktorėve. Pėrveē kėtij fakti, Shqipėria
prej kohėsh ka pranuar mbetje bėrthamore nga vende tė
tjera europiane, duke u shndėrruar nė njė fushė plehrash
bėrthamore tė Ballkanit.
Reagimet
Ėshtė e vėrtetė se industria bėrthamore shfaq veten e saj
si njė shpėtimtare nė udhėkryqin e ndryshimeve klimaterike,
pėr arsye se stacionet bėrthamore nuk djegin qymyr, pra nuk
prodhojnė dioksid karboni. Por, na fsheh koston e madhe pėr
ndėrtim, mirėmbajtje dhe hesht pėr sa i pėrket thembrės sė
Akilit tė tė gjitha stacioneve tė tilla, derdhjen apo
groposjen e mbetjeve bėrthamore, - ka deklaruar pėr mediat
greke, Aleksandra Mesare, drejtuese e organizatės
Greenpeace. Shqetėsimin pėr ndėrtimin e njė stacioni
bėrthamor nė Shqipėri e shprehu nė pyetjen e saj ndaj
Komisionit Europian edhe eurodeputetja greke, Marilena
Kopa, e cila kėrkoi tė dinte nėse BE-ja ėshtė nė dijeni tė
planeve tė tilla pėr tu ndėrtuar njė reaktor tjetėr, nė
njė rajon qė ėshtė i tejmbushur me burime nukleare.
Largėsia dhe ndryshimet e klimės janė faktorė qė luajnė
njė rol tė rėndėsishėm pėr sa i pėrket rrezikut nė njė rast
aksidenti bėrthamor, - ka theksuar Thanasis Geranios,
profesor i Fizikės Bėrthamore nė Universitetin e Athinės.
Njė stacion mė tepėr nė zonė do tė shtojė rreziqet pėr
Greqinė, jo vetėm pėr shkak tė distancės prej 100
kilometrash nga Durrėsi, por edhe pėr detin Adriatik,
nėpėrmjet tė cilit do tė transportohen mbetjet
bėrthamore. Njė skenar mbytjeje tė njė prej anijeve tė
tilla do tė shkatėrronte gjithė Adriatikun dhe Jonin.
Gazeta Ethnos citon edhe kryetarin e Vėzhguesve
Antibėrthamorė tė Mesdheut, Thanasis Anapolitanos, sipas tė
cilit, gjithė rajoni do tė rrezikohet. Energjia bėrthamore
me problemet e pazgjidhura tė funksionimit tė sigurt dhe tė
administrimit tė mbetjeve bėrthamore, duke i shtuar edhe
rrezikun e njė katastrofe tė plotė nga njė aksident apo nga
njė goditje e verbėr, pėrbėn njė kėrcėnim tė madh pėr
jetėn, ambientin, paqen dhe sidomos pėr situatėn tepėr tė
paqartė nė rajon nė kėto momente. (GazetaShqiptare)